Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 174
  1. #21
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Më 19 shtator 2007 fillon gjykimi kundër Albin Kurtit
    Shkruar nga Shqipëria e Bashkuar.Org - United Albania.Org
    Thursday, 13 September 2007
    Lëvizja “Vetëvendosje” bën të ditur se më 19 shtator fillon gjykimi kundër atdhetarit të shquar Albin Kurtit. Procesi gjyqësor udhëhiqet prej gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë. Trupi Gjykues me në krye italianin, Maurizio Salustro, ia ka vazhduar arrestin shtëpiak, z Kurti edhe për dy muaj të tjerë, deri më 11 nëntor 2007. Si palë të "dëmtuar" në këtë seancë, e cila mbahet në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, janë ftuar: kryeadminitratori Ruker, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Kuçi e të tjerë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #22

    Zgjedhjet për heshtje dhe ndarjen e brendshme
    Shkruar nga Albin Kurti
    Sunday, 02 September 2007
    Sigurisht se u vlerësua që ka potencial popullor për të shpërthyer në vjeshtën e këtij viti. Andaj, Joakim Ryker, bëri publik vendimin e tij për mbajtjen e zgjedhjeve më 17 nëntor. Fushata parazgjedhore përfundimisht u pa si mundësi për absorbimin e pakënaqësisë së qytetarëve. Dhe, jo vetëm kaq. Në vend se kjo pakënaqësi të bëhet aktive për liri e pavarësi, ajo shmanget e zbutet duke u bërë pasive në votime për parti. Natyrisht se që të gjithë e dimë se cilido vendim i Joakim Rykerit vlen deri në vendimin e ardhshëm të Joakim Rykerit. Ai mund të shfuqizojë gjithçka dhe secilin. Madje edhe veten e tij (paraprake). Joakim Ryker në çdo moment do të mund t'i shtyjë zgjedhjet. Sidoqoftë, ai e pa të udhës që të na e përkujtojë këtë. Mbase, që të mos befasohen pastaj ata që mund ta kenë harruar fuqinë e tij: nënshtrimi i gjatë gjithsesi e bën të padukshme fuqinë e dominuesit. Që ta zbus ca këtë thirrje të vrazhdë që ia bëri kujtesës së qytetarëve, Joakim Ryker tha se, sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, ai vetëm sa po e përfill qëndrimin e Grupit Negociator të Kosovës. Linte përshtypjen se i kishte dëgjuar vartësit e tij ashtu që ata të mos duken si vartës të tij. Dhe, i gjithë ky gjest ishte sikurse ai i një prindi që krenohet me fëmijën e tij të sjellshëm para të tjerëve që mendojnë se 'i ka ngjarë aq shumë babait të vet'. Në anën tjetër, versioni militarist i Joakim Rykerit, komandanti i KFOR-it, Roland Kater, para se të shkonte nga detyra e tij, vazhdimisht përsëriste se si nuk ka shenja që mund të ketë dhunë në Kosovë. Kjo do të thotë se ka shenja që mund të ketë dhunë në Kosovë. Mirëpo, ai deklaronte asisoj në mënyrë që të mos fajësohet KFOR-i për mungesë përgatitjesh në rast të shpërthimit të dhunës dhe të sigurohen qysh tash se pas dhunës do të mund të thonë se edhe ata u befasuan me dhunën.

    Megjithkëtë, zgjedhjet në Kosovë nuk po organizohen duke pasur për objekt vetëm pakënaqësinë e tanishme të popullit por edhe pakënaqësinë e ardhshme. Gjatë këtyre 120 ditëve të negociatave shtesë po gatuhet ndarja e brendshme e Kosovës. Ndarjen klasike dhe përfundimtare të Kosovës nuk e dëshiron askush. As negociatorët serb, as ata kosovar e madje as ndërmjetësit ndërkombëtar: Serbia nuk e dëshiron për shkak se e aspiron tërë Kosovën, por kësaj radhe disi më ngadalë dhe qetas; politikanët nga Kosova nuk e duan ndarjen për shkak se nuk kanë kurrfarë force që nga ndarja të dalin ndopak fitues apo të kompensuar; ndërkaq, ndërmjetësit ndërkombëtar gjithashtu nuk e duan një ndarje përfundimtare dhe të plotë për shkak të pasojave të paparashikueshme (së paku) për rajonin. Mirëpo, për dallim nga ndarja e tërësishme, ndarjen e brendshme të Kosovës me marrëveshje e dëshiron edhe Serbia, edhe ndërmjetësit ndërkomëtar e, rrjedhimisht, edhe negociatorët kosovar. Serbia e do ndarjen e brendshme të Kosovës në mënyrë që ta përforcojë dhe zgjerojë veten brenda Kosovës. Serbia e do këtë lloj ndarje në marrëveshje me negociatorët kosovar në mënyrë që të mos ketë kokëçarje gjatë implementimit të marrëveshjes në terren. Faktorët ndërkombëtar po ashtu e duan këtë ndarje të brendshme sepse ajo pak a shumë e formalizon gjendjen ekzistuese në terren dhe ia zgjat jetën burokracisë ndërkombëtare që sundon me Kosovën. Faktorët ndërkombëtar do ta pranojnë pa hezitim atë ndarje të brendshme me marrëveshje sepse kësisoj - pra, përderisa ajo është bërë me marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit - nuk do të ishte presedent që do të mund të shfrytëzohej për Luginën e Preshevës dhe Maqedoninë perëndimore. Edhe Rusia patjetër që do të ishte e kënaqur pasi që ajo gjithnjë ka deklaruar se pranon çfarëdo përcaktimi për statusin e Kosovën me të cilin pajtohen palët. Po, pra, palët (sic!): me hyrjen në negociata me Serbinë për Kosovën, Grupi Negociator i Kosovës e ka shfajësuar Serbinë duke mos e konsideruar atë më problem të Kosovës por partner dhe palë në zgjidhjen e problemit të quajtur Kosovë! E, atëherë kur Serbia dhe faktorët ndërkombëtar (tash përfshirë këtu në të njëjtin vend edhe Rusinë) janë dakord për ndarjen e brendshme të Kosovës me marrëveshje të dyanshme e cila del nga një konferencë e ardhshme ndërkombëtare drejt së cilës mësyejnë këto 120 ditë, atëherë vërtetë është e paimagjinueshme çfarëdo rezistence (të cilën edhe ashtu nuk e pamë asnjëherë) e negociatorëve nga Kosova. Për më tepër, edhe vetë këta negociatorët kosovar e duan ndarjen e brendshme të Kosovës për të thënë mandej se Kosova megjithatë nuk është e ndarë ndërkohë që, si gjithnjë, u bë 'edhe një tjetër hap drejt pavarësisë'. Mbase nuk ka nevojë të elaborohet më gjatë këtu edhe gatishmëria e GN-së që të ekzistojë përgjithmonë jo vetëm ai vetë por edhe tutela ndërmbëtare, qoftë ajo si UNMIK apo 'EUMIK', e cila ua mbron vjedhjet dhe privilegjet politikanëve të lartë me kusht që kjo t'i shpaguhet me dëgjueshmëri politike.

    Që të ketë marrëveshje për ndarjen e brendshme të Kosovës lypset një legjitimitet më i madh i qeverisë së Kosovës. Kjo është arsyeja tjetër që këto zgjedhje po organizohen – qëllimi i tyre është ashiqare koalicioni LDKPDK. Ky koalicion i ardhshëm qeverisës konsiderohet si mjaft i fuqishëm që të merret me pakënaqësinë e ardhshme qytetare e cila do të shpërthejë me rastin e marrëveshjes fatale për ndarjen e brendshme të Kosovës. Paralelisht me këtë, këto zgjedhje do të diciplinojnë edhe më shumë Kuvendin e Kosovës meqë krerët e partive kryesore nuk do t'i fusin nëpër lista për zgjedhje ata që gjatë këtyre dy vjetëve kanë kundërshtuar Grupin Negociator dhe politikat partiake të mpleksura me shpërdorimet e ndryshme. Madje, do të ketë një prirje për heshtje dhe servilitet te politikanët e rangjeve të mesme e më të ulta me shpresë se kjo do t'iu ndihmojë që të kuotohen sa më lart nëpër listat partiake për zgjedhje. Në anën tjetër, si pasojë e pragut të lartë zgjedhor, partitë e vogla – që nganjëherë i kundërshtonin negociatat anipse këtë e bënin zakonisht për shkak se ishin të përjashtuar nga procesi, e jo për atë çfarë ishte karakteri dhe qëllimi i procesit – do të mbesin jashtë Kuvendit të ardhshëm të Kosovës. Vendime të rënda për Kosovën po priten andaj edhe hegjemonia e pushtetit po bëhet më e egër dhe më absolute. Ndarja e brendshme e Kosovës po afrohet me shpejtësi.

    Ndarja e brendshme e Kosovës është projekt i Serbisë që ka mirëkuptimin e shumë qarqeve ndërkombëtare dhe, në rastin më të mirë, moskokëçarjen e negociatorëve kosovar. Serbia nuk mund ta sundojë Kosovën pa e ndarë atë njëherë përbrenda. Kosova si e tërë është e paqeverisshme për Serbinë. Andaj plani për ndarje të brendshme, andaj këto 120 ditë negociata shtesë, andaj përmbajtja e atillë e Pakos së Ahtisaarit që e ndan Kosovën në baza etnike dhe fetare. Regjimi i Milosheviqit u mundua që ta gllabërojë Kosovën të tërën. Ky synim rezultoi me diskriminim, represion, vrasje dhe deportim masiv, me gjenocid. Nuk arriti ta gllabërojë Kosovën të tërën dhe përnjëherë. Tash, Serbia sërish mëton ta rimarrë Kosovën por pasi ta ketë copëtuar atë njëherë.

    Zgjedhjet po organizohen për heshtjen e popullit para ndarjes së brendshme të Kosovës në udhëtimin e saj drejt Serbisë. Kosova është kafshatë e vështirë për Serbinë. Zgjedhjet po organizohen që Kosova të pranojë të shndërrohet në disa kafshata më të vogla, lehtë të kapërdishme për Serbinë. Koalicioni i ardhshëm qeverisës LDK-PDK është veçse edhe një mjet më shumë për këtë.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #23
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Çka po ndodh? Kah po na çojnë? Çka duhet të bëjmë?
    Shkruar nga Albin Kurti
    Friday, 24 August 2007
    Aq shumë koncesione ka bërë Grupi Negociator (GN) i Kosovës deri sa ka arritur te Pakoja e Ahtisaarit, saqë tash natyrisht se do të kërkohen koncesione të reja. Duke e parë fleksibilitetin e negociatorëve kosovar Serbia, Rusia, por edhe jo pak vende evropiane kërkuan negociata të reja. Serbia bile kërkonte negociata të drejtpërdrejta, duke pasur parasysh përfitimin që kishte nga kësolloj negociatash në Vjenë dhe duke qenë e vetëdijshme për inferioritetin e papërmirësueshëm të negociatorëve nga Kosova. Ata realisht ngadhënjyen në këtë betejë të rëndësishme. Tash, e gjithë ajo që quhet bashkësi ndërkombëtare është për negociata të reja dhe ato porsa kanë filluar. Madje është përcaktuar edhe një afat prej 120 ditëve për kohëzgjatjen e këtyre negociatave që për fillim do të kenë formën e diplomacisë fluturuese. Me këto 120 ditë duan ta krijojnë përshtypjen se ka zhvillime, se megjithatë po punohet, se sidoqoftë ka angazhime dhe përpjekje, andaj njerëzit duhet të (vazhdojnë të) presin.

    Pra, ata do të shtiren se kinse po bëjnë diçka në mënyrë që të mund të na thonë që ne, populli i Kosovës, të mos bëjmë asgjë. Që të mund ta kërkojnë pritjen dhe durimin, qetësinë dhe heshtjen e qytetarëve të Kosovës, atyre medoemos u duhej të shpiknin ndërmarrjen e ardhshme, farsën e radhës. Pikërisht kështu erdhi ky propozimi për 120 ditë, i cili jo vetëm që synon t’i paralizojë qytetarët por nuk i lejon ata as të presin lirisht. Krejt çfarë duhet të bëjmë sipas tyre është të presim, mirëpo, jo të edhe presim ashtu siç duam vetë ne. Ndonëse realisht s’mund të themi gjë për mënyrën e pritjes përderisa ajo asnjëherë s’është alternativë kundrejt asnjë konteksti, edhe në pritjen e ‘sugjeruar’ (duan të) intervenojnë. U thuhej qytetarëve që duhet të presin fillimin e këtyre 120 ditëve. Tash u thuhet të presin skadimin e 120 ditëve. Më pas, sigurisht, do të kalojnë te premtimet e reja për të rifilluar me negociata të drejtpërdrejta mu ashtu siç ka kërkuar Serbia. S’ka se si të jetë ndryshe. Sepse, qysh tash dihet se me përfundimin e atyre 120 ditëve nuk mbaron ama bash asgjë. Rrjedhimisht as pritja.

    Zgjedhjet që po planifikohen tash, edhe njëherë për institucione pa sovranitet, janë të kota. Manipulimi me datën dhe mënyrën e zgjedhjeve – si një aspekt themelor i demokracisë (atje larg diku në botë) – i bën ato kundërproduktive. Vetë shefi i UNMIK-ut, Joakim Ryker, si një guvernator i kolonisë që është, tha se e sheh mundësinë e zgjedhjeve të reja nga prizmi i ndikimit në procesin e statusit. Ja se çfarë është kjo demokracia pa vetëvendosje të cilën na e rrëfejnë dhe sjellin nga lart. Zgjedhjet do t’i mbajnë në nëntor të këtij viti nëse vlerësojnë që në shtator ka potencial për shpërthim të situatës. Zgjedhjet do t’i shtyjnë për pranverë nëse vlerësojnë se atëherë do të ketë mundësi shpërthimi, me ç’rast pakënaqësia kanalizohet në fushata parazgjedhore. Shpërthimin, për të cilin do të flasim më vonë, këta sigurisht nuk e duan tash. Shpërthimin e duan vetëm pas këtyre 120 ditëve dhe atëherë kur të jemi në prag të konferencës së re ndërkombëtare për Kosovën për marrëveshje të re me Serbinë të arritur nga ky Grupi Negociator i Kosovës.

    Ndërkohë, Grupi Negociator nuk do të ketë as mandat e as detyrë të re. Negociatorët kosovar do të orvaten që t’i normalizojnë gjërat jonormale, që të jashtëzakonshmen ta bëjnë të zakonshme. Kush në këmbë e kush me duar, ata qysh tash kanë nisur fushatën që të pranohen edhe negociatat e reja. Më vonë do ta bëjnë edhe fushatën tjetër për pranimin e marrëveshjes me Serbinë, e cila (do të thonë ata) është në ujdi me bashkësinë ndërkombëtare, dhe (sërish do të thonë ata) e shpie Kosovën (edhe) një hap drejt pavarësisë. Ngjashëm, para tetë vjetëve e gjysmë, këta politikanë u patën ‘konsultuar’ me popullin për dokumentin e Rambujesë të cilin, siç e mbajmë mend mirë, e shitën në emër të ‘referendumit’ që kinse do të organizohej pas tre vjetëve. Natyrisht, referendum nuk pati, ai nuk u mbajt asnjëherë. Thuhej se do të merret për bazë ‘vullneti i popullit’ mirëpo mendohej për popullin e tërë Jugosllavisë meqë ne atje as që konsideroheshim popull. Burimet legale e juridike të problemeve të sotme vijnë nga defektet dhe dëmet e shumta të Rambujesë. Është e domosdoshme që të theksohen gabimet e djeshme për të kuptuar hallet e sotme. Me këtë rast, do të kufizohem duke i përmendur vetëm edhe 13 të këqija të tjera të Rambujesë që na kanë degdisur në tatëpjetën ku po rrokullisemi sot: me shkuarjen në Rambuje bëhet shkelja e betimit të ushtarit të UÇK-së por madje edhe e referendumit të vitit 1991; bëhet degradimi i luftës çlirimtare në konflikt të armatosur; Jugosllavia, të cilën nuk e pranonte atëbotë as vetë bashkësia ndërkombëtare, bëhet shtet i shqiptarëve përmes katër nënshkruesve shqiptar që pranuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Jugosllavisë; bëhet kategorizimi i popullit shqiptar në Kosovë si bashkësi nacionale sikurse edhe serbët në Kosovë që më së shumti ishin vetëm 8%; vuloset mungesa e sigurimit shtetëror për Kosovën duke paraparë vetëm sigurimin publik për të; bëhet trajtimi i Kosovës si pjesë e Serbisë, përveçse e Jugosllavisë, me ç’rast Kosova duhej t’i dërgonte 20 deputetë në Kuvendin e Serbisë; nuk përmendet askund UÇK-ja – ajo konsiderohet në grupin e formacioneve të tjera; nënshkruhet çarmatosja e UÇK-së; bëhet defaktorizimi i plotë i Kosovës dhe natyrisht se pastaj përfaqësuesit e saj nuk i pyet askush për marrëveshjen në Kumanovë e as për Rezolutën 1244; u jipet pushtet i madh komunave gjë që e bën Kosovën dhe integritetin e saj territorial shumë të brishtë dhe mundëson autonomi brenda autonomisë; bëhet pamundësimi i mëvetësisë ekonomike të Kosovës, resurseve të saj e i kontrollit të kufijve dhe qarkullimit të mallrave; bëhet pamundësimi i së drejtës së Kuvendit të Kosovës për ndryshime kushtetuese; që prej atëherë çdo dokument në Kosovë bëhet në bazë të marrëveshjes së Rambujesë ose ndonjë dokumenti tjetër që i referohet marrëveshjes së Rambujesë. E gjithë kjo batërdi juridike e politike u hesht atëbotë duke u mbuluar me gënjeshtrën për referendumin pas tri vjetëve; për referendumin që po na mohohet edhe pas tetë vjetëve!

    Negociatorët kosovar rregullisht e kanë gënjyer popullin. Pse do të ishte ndryshe tash? Pse do të jetë ndryshe në të ardhmen? Sa më shumë që gënjejnë, aq më tepër zvogëlohen gjasat që të mos gënjejnë edhe herën e ardhshme. Induksioni e thotë këtë. Induksioni s’ka nevojë për përvojën; por, anasjelltas vlen. Të besosh se do të jetë ndryshe kësaj radhe me këta negociatorët kosovar, kjo s’ka kurrfarë shpjegimi racional. Për më keq, gënjeshtra e këtyre politikanëve është e skajshme. Kur ata thonë që s’do të negociojnë për këtë e për atë gjë, kjo do të thotë saktësisht e kundërta: se do ta bëjnë pikërisht atë që thonë se nuk do ta bëjnë (pasi që UNMIK-u të bëjë pak trysni mbi ta, natyrisht). Ndonëse gënjeshtra e tyre është aq e veçantë në kuptimin që është aq larg së vërtetës, megjithëkëtë, ajo na e tregon të vërtetën si asnjë gënjeshtër tjetër. Duke qenë vetë e kundërta e së vërtetës ajo na ndihmon aq shumë, në mos plotësisht, që ta zbulojmë të vërtetën.

    Por, le t’i kthehemi edhe njëherë Rambujesë, ku Kosova u la juridikisht nën Jugosllavi dhe Serbi, duke u pranuar edhe çarmatosja e UÇK-së. I pari që e pat nënshkruar dokumentin e Rambujesë atëbotë ishte Veton Surroi. Krejt njësoj, ky sërish prin me ecjen e tij drejt negociatave shtesë e marrëveshjeve të reja. Duke konsideruar se banorët e qyteteve tashmë janë bindur, në shënjestër të tij janë fshatrat. Fundja, në negociata shkohet për marrëveshje e jo për mosmarrëveshje. Veton Surroi është njeri i marrëveshjeve. Kjo marrëveshje e re me Serbinë do të ndodhet ndërmjet Pakos së Ahtisaarit dhe qëndrimit të Serbisë e që sërish i bie të jetë qëndrim i Serbisë, meqë gjithnjë brenda suazave të formulës së saj të kahmotshme për ‘më shumë se autonomi, më pak se pavarësi’. Më shumë se autonomi e më pak se pavarësi është veçse autonomi. Serbia pa dyshim që ia ofron autonominë (që e kishte) Kosovës vetëm dhe vetëm që t’ia marrë atë pastaj mu sikurse bëri në vitin 1989.

    Negociatat e mëtutjeshme të paralajmëruara nga ndërkombëtarët e tashmë të pranuara nga vendorët do të sjellin zgjidhje të cilat do të jenë nën Pakon e Ahtisaarit. Kjo flet se të pakënaqurit fitojnë nga vazhdimi i negociatave. E këta janë në politikën zyrtare në Beograd, jo në Prishtinë. Përkundër kësaj, negociatorët kosovar i pranojnë dhe madje i afirmojnë negociatat e reja. Korit të këtyre negociatorëve në fushatën për të promovuar negociatat e reja drejt marrëveshjes së re, në stilin ‘Kosova e mirëpret të ardhmen’ (çfarëdo qoftë ajo), do t’i bashkohen edhe aleatët tradicional: ndërkombëtarët vendas (burokratët e UNMIK-ut) dhe vendasit ndërkombëtar (burokratët e OJQ-ve) . Nëpër shumicën e mediave, OJQ-ve e partive politike, donatorët e ndryshëm ndërkombëtar do të japin paga të majme e fonde të mëdha vetëm e vetëm që qytetarët të rrinë duarkryq. Do të na paguajnë mirë e mirë që të mos bëjmë asgjë. Do të na paguajnë që të sodisim veten tonë në fjalët e tyre. Jo më kot për vite të tëra me radhë e kanë fabrikuar njëfarë shoqërie civile kompradore si lidhje organike e shumicës së OJQ-ve, mediave dhe ‘intelektualëve’ të cilët a priori e dënojnë dhe do ta dënojnë rebelimin dhe ‘dhunën’ e protestuesve. ‘Jeta dhe siguria, ligji dhe rendi, janë mbi të gjitha!’ – deklarojnë ata. Po – sepse jeta e tyre është e mirë dhe u dashka të jetë e sigurt, në kohën kur jeta e popullit është e rëndë dhe e pasigurt. Po – sepse ligji i UNMIK-ut mbron pasurinë e tyre, kurse rendi që sjell ky pushtet siguron rehatinë e tyre. Fenotipi i tyre është i njëjtë. Sikurse edhe ministrat dhe politikanët e tjerë të pasur, edhe këta, kanë dhe janë në botën e tyre të veçantë bashkë me familjet e tyre. Të varfërit i shohin vetëm në televizor ose nëpër statistika. Nëse përjashtojmë këtu lypësit e shtrirë nëpër rrugë nga të cilët ndjehen të bezdisur, atëherë kur rrallëherë ecin këmbë.

    Alternativat

    Përderisa përpiqeshin që ta miratojnë një rezolutë të re për Kosovën në KS të OKB-së, faktorë të rëndësishëm botëror na rrëfenin se si kjo është ‘rruga e duhur përpara’, duke na përkujtuar se alternativa tjetër e kësaj – ajo e shpalljes së (njëanshme të) pavarësisë – na shpie në ndarje të Kosovës, e mbase edhe në një luftë të re. Pra, thoshin se janë dy alternativa: rezoluta për Kosovën ose ndarja e Kosovës. I aludonin, e dikur edhe përmendnin qartazi, këto dy alternativa që të kuptohej se ka vetëm një alternativë – rezoluta e re për Kosovën, pra, mu ajo që po mundoheshin ta arrinin. Rrëfenin për dy alternativa që të kuptohet se ka vetëm një të tillë, dhe kësodore ta përforcojnë drejtimin e tyre që përputhet me atë alternativë e cila asisoj bëhet ekskluzive. Së pari, e reduktojnë realitetin e së mundshmes në alternativat që ata i shfaqin, për t’i totalizuar më pas ato deri në okupimin e përgjithshëm të së mundshmes (sipas tyre). Së dyti, alternativat paraqiten ashtu që shpejt atrofizohen në mendjen e secilit qytetar, për të mbetur në fund vetëm një alternativë e cila përputhet plotësisht me procesin aktual politik të dirigjuar nga vetë ata. Kur e panë se Rusia jo vetëm që nuk po lëshon pe por se as që e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, atëherë konceptualisht propozuan kthimin në të kaluarën – negociatat me Serbinë. Mirëpo, përmbajtësisht propozuan vazhdimin e avazit të vjetër. Pasi që e negociuan copëtimin e brendshëm të Kosovës mbi baza etnike dhe fetare, radhën e kanë negociatat për statusin e Kosovës i cili për rrjedhim tani nuk do të jetë as ai i pavarësisë së mbikëqyrur, por i njëlloj federate me Serbinë. Edhe njëherë, si alternativë tjetër e negociatave të mëtutjeshme drejt fundosjes së mëtejme paraqitet ndarja e Kosovës, pra përsëri po ajo alternativë e mëparshme, e cila shërben si kërcënim për ata që kanë dilema rreth vazhdimit të negociatave.

    GN-ja dikur thoshte se nuk po bën koncesione. Kompromiset në Vjenë, GN-ja i interpretonte si një e mirë në vetvete për Kosovën dhe jo si kompromise e koncesione. Andaj, më pastaj u tha se palët nuk arritën të merren vesh dhe, si rrjedhim, në emër të Kosovës që e pranoi Pakon e Ahtisaarit u vazhduan kompromise të tjera nëpër draftrezolutat evro-amerikane për KS të OKB-së. E, siç dihet, këto rregullisht hedheshin poshtë nga Rusia. Sepse ajo mundej dhe sepse Serbia kështu donte. Për atë pse Serbia e donte këtë do të përpiqem ta shpjegoj më vonë. Paraprakisht, është e nevojshme që ta trajtojmë temën e ndarjes së Kosovës në kontekstin e këtyre negociatave të reja, apo, siç do të thoshin Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi, të këtyre ‘angazhimeve shtesë që po kërkohen’.

    Ndarja?

    Gjithnjë e më shumë flitet e shkruhet sesi me këto negociatat e reja do të ndahet Kosova. Është interesante sesi mu ata analistë që dikur thoshin se pavarësia është çështje e kryer tash thonë se ndarja e Kosovës është punë e kryer. Ata gabuan atëherë. Ata gabojnë edhe tash. Kësaj radhe gabojnë dyfish. Së pari, ata nuk e kuptojnë se Kosova faktikisht është e ndarë dhe bashkimi i saj nuk bëhet me negociata. Dhe, së dyti, edhe nëse Kosova juridikisht dhe legalisht është një entitet i tërë: ajo s’mund të ndahet me negociata.

    Vetëm kur Kosova të jetë shumë afër pavarësisë, vetëm atëherë Serbia do ta dëshirojë fuqishëm ndarjen e plotë, vetëm atëherë Kosova do të mund të ndahej, natyrisht, nëse ne s’jemi të përgatitur për kundërvënie. Kur Serbia ta shohë se përfundimisht po e humbet Kosovën, ajo do t’i angazhojë të gjitha forcat për ndarjen e saj. Një gjë të tillë ajo pak a shumë e ndërmori në qershor të vitit 1999. I koncentroi serbët në veri dhe në lindje të Kosovës në frikë e sipër se (ndonëse asnjëherë legalisht) do të mund ta humb Kosovën faktikisht. Në vitet e mëpasshme Serbia nuk e deshi më ndarjen sepse iu shtuan edhe shanset edhe apetitet për rimarrjen e Kosovës. Tash që me këto negociata jemi duke iu larguar pavarësisë së Kosovës, është naivitet të mendohet se Serbia e do ndarjen. Serbia do ta kërkojë ndarjen vetëm nëse Kosova nis t’i afrohet pavarësisë dhe atëherë kur ajo t’i jetë afruar dukshëm asaj. Tash për tash nuk po duket askund një rast i tillë. Po ashtu, Serbia nuk ka nevojë për veprime ilegale të ndërhyrjes masive në Kosovë. Procesi politik legal është aq shumë në favor të saj. Zyrtarja e lartë e Serbisë për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq, pat deklaruar hapur se ka qenë sukses i madh i Serbisë hyrja në Kosovë në sferën e shëndetësisë dhe arsimit pa shkrepur asnjë plumb. Vetëm atëherë kur ky proces do të ndryshojë kahje, do të vihen në jetë mjetet ilegale të forcës brutale të Serbisë.

    Pra, Kosova nuk do të ndahet (legalisht). Në një kuptim ajo tashmë është e ndarë dhe këtë e përforcon dhe legalizon Pakoja e Ahtisaarit brenda së cilës Kosova mund të futet vetëm e bërë copë-copë. Ndërkaq, në kuptimin e ndarjes së plotë dhe përfundimtare, kjo s’bëhet dot pa pastrim etnik dhe pa luftëra të reja.

    Në këtë kohë Serbisë i duhet ndarja e Kosovës në kuptimin e ndarjes së brendshme. Kjo mundëson që ajo ta shantazhojë pavarësimin e Kosovës duke betonuar dhe ndërlidhur enklavat serbe në një federatë të komunave serbe. A nuk ia hap shtegun Serbisë për këtë pikërisht Pakoja e Ahtisaarit? Pse ta ndajë ajo Kosovën kur legalisht mund ta ketë të tërën, ndërsa praktikisht mund ta zgjerojë edhe territorin edhe numrin e komunave me shumicë serbe drejt sajimit të kompaktësisë së tyre territoriale? Bashkësia ndërkombëtare pa dyshim që do ta pranojë një ndarje të brendshme të Kosovës e cila do të arrihej me marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në negociatat e ardhshme. Me një kusht i cili përputhet me paradigmën e tyre për stabilitet rajonal: që ndarja e brendshme në Kosovë të mos reflektohet edhe në Maqedoninë perëndimore dhe në Luginën e Preshevës. Negociatorët kosovar janë simptoma se një marrëveshje e tillë mund të arrihet. Ata dikur thoshin se Kosova nuk do të ndahet, e tash kanë zbritur në qëndrimin se ndarja nuk është e pranueshme. Po, e di se i kemi dëgjuar shpesh angullimat e politikanëve kosovar dhe të analistëve të afërt me ta se po qe se lëvizin kufijtë e Kosovës (të mos harrojmë se në Debëllde kanë lëvizur që ç’ke me të!), atëherë edhe Lugina e Preshevës dhe Maqedonia perëndimore do t’i ndryshojnë kufijtë e Serbisë e Maqedonisë. Dhe, e di që po të njëjtit po gargarisin se nëse ndahet Kosova pason reaksioni zinxhiror i llojit të njëjtë në Serbi e në Maqedoni. Në fakt, ata thonë kështu për shkak se nuk mendojnë kështu – ngaqë nuk do të jetë ashtu gjersa nuk ka as plan e as organizim për atë reaksion zinxhiror. Kot thua me fjalë kur nuk jep asfarë shenjash për veprat që do t’i materializonin fjalët. Në Debëllde, para pesë vjetëve, shqiptarëve ua kanë matur pulsin. Pulsi i tyre doli të ishte paimagjinueshëm i ultë. Sot, këta negociatorë kosovar do të bëjnë marrëveshje me Serbinë, duke përfshirë gjithfarë copëtimesh e ndarjesh në Kosovë përderisa ato do të jenë edhe ashtu të brendshme dhe t’iu mundësojnë atyre të thonë se Kosova megjithatë nuk është e ndarë. Edhe Serbisë i konvenon shumë një ndarje e brendshme paqësore e Kosovës në marrëveshje me Kosovën. Serbia nuk do që në këtë fazë të sundojë plotësisht në çdo pëllëmbë të Kosovës ashtu siç donte ajo në kohën e Milosheviqit. Ajo do që ta kontrollojë rreth 30% të territorit të Kosovës, ndërsa pjesën tjetër ta ketë Misioni Civil Ndërkombëtar (MCN). MCN do të jetë njëlloj EUMIK-u: trashëgimtar pasues dhe regjim zëvendësues i UNMIK-ut, përgatitja e zellshme strukturore për të cilin, e nisur qysh para një viti, dëshmon se burokracia ndërkombëtare është thelbësisht një fenomen recidivist. I gjithë angazhimi i MCN-së do të jetë në konservimin, e mbase edhe përjetësimin e gjendjes ekzistuese, e cila për nga forma e rregullimit institucional, administrativ dhe territorial do t’i shëmbëllejë modelit të Bosnjes dhe Hercegovinës. MCN zyrtarisht do ta sundojë tërë territorin e Kosovës, mirëpo, zaten sikurse edhe në rastin e UNMIK-ut sot, kontrolli i tij në 30%-shin serb do të jetë shumë më i butë sesa në 70%-shin shqiptar të Kosovës.

    Në këtë mënyrë, Kosova do të përbëhej prej dy pjesëve. Njëra do të ishte realisht Serbi, ndërsa tjetra në Serbi (në njëfarëlloj federate me të) por nën Misionin Civil Ndërkombëtar. Pjesa shqiptare e Kosovës, e cila natyrisht nuk do të quhej ashtu, do të ishte analoge me Republikën Serbe në Bosnje. Kësisoj, do të kemi Republikën Shqiptare në Serbi (që megjithatë nuk do të quhet kështu) dhe Republikën Serbe në Bosnje. Serbia do të vendoste një baraspeshë që do të dukej joshëse sidomos për disa vende evropiane me ç’rast, pas disa vjetëve, pavarësimi i përafërsisht 70% të Kosovës ose bashkimi i saj me Shqipërinë, do të përcjellej me bashkangjitjen e Republikës Serbe në Bosnje me Serbinë. Sidoqoftë, më shumë ka gjasa që këto shkëmbime territoriale të mos ngjajnë fare, por përkundrazi, për shumë kohë të ruhet pat pozicioni. Pra, Republika Serbe në Bosnje dhe ’Republika Shqiptare’ në Serbi. Natyrisht që kjo s’do të jetë kaq eksplicite që në fillim. Për disa vite me radhë një pjesë e shqiptarëve të Kosovës do të kërkojnë që misioni i ardhshëm ndërkombëtar të qëndrojë në Kosovë, duke mos lejuar në atë mënyrë që të shkëputen tërësisht ana veriore dhe lindore e Kosovës. Pra, ngjashëm sikurse boshnjakët që e duan bashkësinë ndërkombëtare në Bosnje, ashtu që Republika Serbe së paku formalisht të mbetet në Bosnje. Ajo që në Bosnje është realizuar përmes pastrimit etnik, në Kosovë do të përpiqen ta bëjnë dalëngadalë dhe legalisht nëpërmjet implementimit të Pakos së Ahtisaarit. Sepse, pastrimi etnik mund të jetë i rrufeshëm por edhe i ngadalshëm, shumëvjeçar. Lloji i parë ngjau në Bosnje, kurse për llojin e dytë po investohet në Kosovë.

    Deri kur do të mbetej një Kosovë e tillë e ndarë dhe e përçarë përbrenda nën EUMIK (MCN)? Deri atëherë kur Serbinë, bashkë me Kosovën, do t’i fusnin në BE pas një dekade apo edhe më shumë. Madje, Kosova mund të mbetet edhe ca prapa jo vetëm për shkak të rritjes ekonomike të Serbisë por edhe shembullit të Qipros. Dhe, jo vetëm shembulli i Qipros tregon që, BE-ja nuk është as zgjidhje dhe as zëvendësim për zgjidhjen e konflikteve dhe luftërave që kanë marrur primesa etnike. Sido që të jetë, MCN, një mision ky kryekëput i BE-së, me ardhjen e tij në Kosovë ka edhe dy qëllime tjera jo më pak të rëndësishme.

    Së pari, qëllimisht na lënë të gjymtë në mënyrë që ne vetë ta kërkojmë ndihmën e tyre e ata të na sundojnë. P.sh. duke mos na e lejuar ushtrinë tonë, na detyrojnë që ne ta kërkojmë ndihmën e KFOR-it për të na mbrojtur (së paku psikologjikisht) nga Serbia. Ose, duke avancuar e privilegjuar kuadrot e dyshimta vendase që lehtë korruptohen, ata krijojnë përshtypjen te qytetarët se vetë populli nuk ka njerëz të zot e të ndershëm për të qeverisur drejt. Në përgjithësi, burokratët ndërkombëtar të shkuar, të tanishmit dhe ata të ardhshmit e duan jetën tonë të mjerë sepse e duan produktin e tyre. Sipas Aristotelit, mirëbërësi e do jetën e pranuesit të mirësisë të cilën e ka bërë ai, mu ashtu sikurse që poeti e do poezinë e tij. Më shumë e do mirëbërësi atë që e ka ndihmuar sesa i ndihmuari mirëbërësin. Mëshiruesi e do më shumë të mëshiruanin sesa anasjelltas. A nuk e imagjinojnë zyrtarët e UNMIK-ut veten e tyre porsi ky mëshiruesi e mirëbërësi? A nuk është pikërisht kjo mënyra sesi ata ia racionalizojnë vetes pozitën karshi neve? Kënaqësia që ua sjell kjo gjendje i kushtëzon ata që të luftojnë për ta ruajtur këtë marrëdhënie. Që të mund të na duan na japin mëshirë dhe ndihma. Që të na japin vetëm mëshirë dhe ndihma nuk na lejojnë të zhvillohemi, nuk na lënë të lirë që të zhvillohemi.

    Dhe, së dyti, misioni i ardhshëm ndërkombëtar në Kosovë – i cili, pra, do të jetë në i BE-së përmbajtësisht megjithëse jo edhe në emërtim – do që ta farkojë një elitë politike proevropiane në Kosovë. Nuk duan që Kosova të futet në BE me një elitë politike që e karakterizon proamerikanizmi i pakushtëzuar. Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush u prit me entuziazëm dhe lule në Shqipëri porse me protesta në dy vendet e BE-së që i kemi në fqinjësi – në Greqi e Bullgari. BE-ja nuk do Kal të Trojës brenda meqë së paku në rrafshin ekonomik ajo i ka konkurrent SHBA-të dhe do t’i ketë edhe në të ardhmen. BE-ja nuk do që ta fusë Kosovën në gjirin e saj pa u siguruar se pushtetin në Kosovë në mënyrë afatgjate do ta kenë forca të reja proevropiane dhe jo aq proamerikane. Kjo është arsyeja pse Serbia është kaq tërheqëse për BE-në. Serbia është antiamerikane, dhe nëse nuk është aq proevropiane, megjithatë nuk është as antievropiane. BE-ja, thjesht, është e zhgënjyer me vendet e Evropës lindore që më shumë e kthejnë kokën kah Uashingtoni sesa kah Brukseli. BE-ja do që ta forcojë politikën e saj të jashtme dhe nuk do çarje të vetes karshi botës, siç ishte rasti në kohën e intervenimit të fundit amerikan në Irak kur Donald Ramsfeld e ndau Evropën në ’të vjetër’ dhe ’të re’.

    Përgjithësisht, ky është drejtimi i negociatave të dikurshme dhe të ardhshme për Kosovën dhe shtegu kah po na shpien ato. Po mirë, e luftë a do të ketë? Nëse jo luftë, atëherë ndoshta shpërthim të dhunshëm? Situata mund të shpërthejë pa kontroll dhe asgjë s’mund të parashikohet më, apo jo? Le t’i analizojmë pak në vazhdim edhe këto.

    Lufta?

    Pa dyshim se lufta është gjithnjë një alternativë dhe madje disi një alternativë jashtë alternativave. Ajo është rruga që besohet se së paku të kthen në udhëkryq. Mirëpo, a thua është kështu edhe në rastin e Kosovës tani? Nuk besoj. Rusia, me sugjerimin e Serbisë sigurisht, me ngulm i ka refuzuar edhe draftet e favorshme për Serbinë që ofroheshin si propozime për rezolutën e re për Kosovën në KS të OKB-së. Përkundër që e dinë mirë se shqiptarëve të Kosovës po u soset durimi dhe se ata megjithatë nuk mund të presin edhe shumë gjatë, Rusia i ka hedhur kategorikisht poshtë ofertat për rezolutë të re të cilat thelbësisht janë mjaft të favorshme për Serbinë. Kjo tregon që Serbia ka plan se çfarë të bëjë në rast të shpërthimit të shqiptarëve. Hezitimi perëndimor dëshmon dy gjëra jo aq të ndryshme lidhur me këtë. E para, se ata janë të vetëdijshëm që Serbia ka plan. Dhe, e dyta, se realisht vetëm Serbia ka plan. Madje, nuk është fare vështirë që të parashikohet ca më konkretisht ky plan i saj. Modeli i viteve të ’90-ta i rebelimit të serbëve në Kroaci dhe Bosnje kur këta shpallnin autonomi e pavarësi atje duke bllokuar rrugët dhe duke vendosur pushtet ushtarak, është fare lehtë i mundshëm në Kosovë. Serbia nuk do ta pranonte se ka ndërhyrë në Kosovë ashtu siç nuk e pranonte dikur as Milosheviqi ndërhyrjen e tij në Bosnje, duke thënë se serbët lokal janë të diskriminuar, rrezikuar dhe të pakënaqur. Natyrisht që Serbia do t’ua dërgonte armatimin shtesë po qe se një gjë e tillë do të ishte e nevojshme, por edhe oficerët dhe planin strategjik me ç’rast asnjërën prej këtyre asnjëherë nuk do t’i shihnim në televizor. Krejt çfarë do të bënte KFOR-i në atë situatë është se do të futej ndërmjet shqiptarëve që mund të sulmojnë (sic!) dhe serbëve të barrikaduar. Dhe, sulmin eventual të shqiptarëve Serbia do të orvatej ta përdorte si arsyetim për ndërtimin e mureve rreth e përqark enklavave (mundësisht sa më të zgjeruara për nga territori) sikurse që kjo tashmë po bëhet me këto zonat e veçanta përreth manastireve në Deçan dhe Pejë por që do të zgjerohet edhe gjetiu në mbi 40 këso zonash anekënd Kosovës. Palestinizimi i Kosovës do të rrumbullakësohej dhe konflikti do të përjetësohej. Po ky skenar do të ishte pothuajse tërësisht i zbatueshëm edhe në rast të shpalljes së pavarësisë nga ana e Kuvendit të Kosovës pa u përgatitur mekanizmat që do të siguronin mbrojtjen e kufijve të Kosovës dhe integritetin territorial të saj. Në rast të një shpërthimi të armatosur të situatës nuk besoj se do të ketë kohë as për riaktivizimin e UÇK-së. Serbia nuk synon luftë të kohës së Milosheviqit në Kosovë, por organizim të serbëve si dikur në Kroaci e Bosnje. E, nëse ajo megjithatë do të intervenonte, vështirë se do të kishte çfarëdo casus belli, lufta do të ndodhte në formën e një blitzkrieg-u disaditor, ngjashëm sikur intervenimi izraelit më 1967 në shtetet përreth apo ai turk më 1974 në veri të Qipros. Për këtë arsye investimi i Serbisë në ushtrinë e saj është dedikuar kryesisht për këmbësorinë dhe armatimin e nevojshëm për të si dhe për 30 bazat lëvizëse ushtarake dhe të xhandarmërisë në Luginën e Preshevës (ndërkohë që Shqipëria lavdërohet për shkatërrimin e armëve të llojllojshme). Më e rrezikuara me këtë rast do të ishte Anamorava, komunat e Burimit, Klinës, e madje edhe ajo e Pejës, por gjithsesi edhe vetë Lugina e Preshevës.

    UNMIK-u nuk ndejti duarkryq për tetë vjet në Kosovë. Drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet mekanizmave të tij, dihet që pjesën e TMK-së që nuk e kontrollonte e ka lodhur. Komandantët dhe pjesëtarët e shquar të saj gjatë këtyre tetë viteve i çonte nëpër burgje dhe, më pas, kur dilnin nga burgu e kuptonim se ata tashmë e kishin braktisur TMK-në, me ç’rast menjëherë rraseshin nëpër parti politike (kujto këtu p.sh. gjeneralët Rrustem Mustafa-Remi dhe Daut Haradinaj). Zaten, kjo është veçse vazhdim i Rambujesë. Kur u nënshkrua fundi i ushtrisë çlirimtare, krerët e saj njëkohësisht po bëheshin zyrtar civil të qeverisë së përkohshme para se të formonin më pas edhe partitë e tyre politike. Dikur dorëzoheshin armët dhe hyhej në politikë. Sot, dorëzojnë uniformën dhe hyjnë në politikë. Agim Çeku me këshilltarët e tij janë shembull tipik i këtij kalimi në një variant të butë për dallim nga rasti i lartëpërmendur i Remit dhe Dautit i kalimit në variantin e fortë përmes gjyqeve e burgjeve. Këto tetë vjet kanë shërbyer për të shkapërderdhur dhe shterrur potencialin revolucionar dhe kryengritës në Kosovë. Jo vetëm në Kosovë politika ishte gjyq dhe gjyqi politikë. Edhe Tribunali i Hagës pati këtu një rol të theksuar. Duke mos qenë një gjyq i pavarur, ai u mundua ta kompensojë këtë me paanësinë të cilën e sendërtonte nëpërmjet ngritjes së akuzave për politikanë e ushtarakë të shquar nga të gjitha palët në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi. Dy procese e goditën rëndë UÇK-në. Në procesin kundër Fatmir Limajt, për shkak të mbrojtjes dhe paraqitjes së tij të dobët dhe jo të denjë, u la të kuptohej gabimisht se UÇK-ja nuk kishte pasur strukturë të qartë komanduese e cila është karakteristikë themelore e ushtrisë dhe se ajo na paska qenë vetëm një mori bandash të paorganizuara. Ndërkaq, në anën tjetër, procesi kundër Ramush Haradinaj mëton që ta paraqesë UÇK-në si kriminale, përmes akuzave për dhunime grash minoritare dhe mizori e tortura ndaj kolaboracionistëve të arrestuar. Shteti është shkalla më e lartë e organizimit shoqëror e politik. Bërthama e shtetit të ardhshëm të Kosovës do të konsiderohej pikërisht UÇK-ja si organizim që kishte kreun e saj ushtarak dhe politik, ushtarët, strukturën, hierarkinë, gjyqin ushtarak, zonat operative dhe komandat e tyre, armatimin dhe logjistikën, mbështetjen popullore etj. Pasi që e çarmatosën UÇK-në, ngadalë por sigurt, e zhbënë edhe përfytyrimin për të, duke e degraduar nga një ushtri çlirimtare siç ishte, në një shumësi grupesh të pakoordinuara kriminale. Për pasojë, sipas tyre, meqë s’kishte luftë dhe ushtri çlirimtare por konflikt dhe rebelë të armatosur, nuk do të ketë shtet të pavarur e sovran por vetëm federatë me Serbinë, bile edhe me një federatë komunash serbe përbrenda Kosovës. Formula serbe për ‘autonomi brenda autonomisë’ do të mund të transformohet maksimalisht vetëm në ‘federatë brenda federatës’. Asgjë më shumë.

    E gjithë puna ilegale e grupeve dhe organizatave të ndryshme shqiptare përgjatë shekullit XX u kurorëzua me lindjen e UÇK-së. Prushi njëshekullor më në fund u shndërrua në zjarr çlirimtar. Dhe, çfarë ngjau? Delegacioni shqiptar në Rambuje, në krye me Hashim Thaçin, këtij zjarri çlirimtar ia hodhi një kovë ujë. E pranuan çarmatosjen e UÇK-së dhe, më pas, transformimin e saj drejt shuarjes së saj. Dëshmorët e dhanë jetën që t’ia vazhdojnë jetën luftës. Jeta e tyre u ndërpre që kjo të mos i ndodhte luftës. U ndal jeta e tyre që të vazhdohet lufta. Hashim Thaçi e bëri të kundërtën. Hashim Thaçi e ndali luftën për ta vazhduar jetën. Ai është anti-dëshmor. Nuk është e rastësishme që Hashim Thaçi pak muaj më parë në një tubim në Pejë deklaronte se nuk ka gjë kundër ‘pavarësisë së mbikëqyrur’ dhe se ai do t’i frikësohej pikërisht pavarësisë pa mbikëqyrje! Ai me të drejtë deklaronte kështu dhe e dinte saktësisht se çfarë po fliste: ai i frikësohet pavarësisë pa mbikëqyrje sepse frikësohet për vete, natyrisht. Në përgjithësi, politikanëve kosovar pikërisht MCN-ja ua zgjat jetën. Pavarësia i mbyt ata. Sepse në atë rast nuk do ta kishin mbikëqyrjen ndërkombëtare mbi popullin që i mbron ata nga populli. Në anën tjetër, e mbase jo aq shumë në anën tjetër ngaqë nuk ka një çarje doktrinare LDK-PDK, për strukturën udhëheqëse të LDK-së, kreun e dikurshëm të së cilës mundohet ta kopjojë Hashim Thaçi (dorën në zemër – jo pa sukses), njëmend nuk ka se çfarë të flitet. Ata duan që të mos marrin vendime. Kjo gjithmonë ka qenë vetë thelbi i tyre: shprehje e një vetëdije të një shtrese të gjërë njerëzish pasivë dhe meskinë. Shumica e tyre vetëm do të sodisin çfarëdo situate dhe në çfarëdo situate. Ata janë spektatorë të pakundshoq. Edhe deportimi që ua ka bërë Serbia në pranverën e vitit 1999 atyre u kujtohet vetëm ashtu siç shfaqej e dukej ai mandej në televizor. Ata nuk e mbajnë mend jetën e tyre, por vetëm transmetimin e jetës së tyre.

    Origjina është kriminale, thoshte Frojdi. Grupi Negociator është formuar që të mos ketë tradhtarë. Që të gjithë tradhtarë, andaj askush tradhtar. Grupi Negociator do të kollapsojë jo për shkak se do të dështojë, por për shkak se do të ketë sukses. Ata do të arrijnë të bëjnë marrëveshje me Serbinë. Negociatat me Serbinë te Serbia na shpien. Negociatat me Serbinë janë proces regresiv i cili na kthen në të kaluarën. E, në të kaluarën na pret Serbia (dhe terrori i saj). Kjo është arsyeja pse Lëvizja VETËVENDOSJE! qysh prej fillimit, me emërtim dhe nocione, me strategji dhe aksione, tregon te parimi e jo te qëllimi, tregon te mënyra e jo te rezultati. Andaj koncepti i saj është aq i fuqishëm – ai është koncept i së drejtës. Ajo shënon qasjen e kundërt me atë të politikës zyrtare. Jo negociata (me Serbinë për Kosovën) por vetëvendosje (e popullit të Kosovës). Mbi të gjitha, s’mund të ketë rezultat të duhur – sado që të dëshiruar – me mënyrë të gabuar. Dhe, çështja e Kosovës nuk është fare e ndërlikuar për t’u zgjidhur. Mënyra se si këta negociatorë prej dhaskalësh kinse po përpiqen të gjejnë zgjidhje e komplikon zgjidhjen sikundërqë tashmë edhe ka ngjarë. Kosova nuk është nyjë gordiane por mbase po e shndërrojnë në një të tillë.

    Shpërthimi i dhunshëm (për federatë)?

    Aktualisht po kalojmë në një fazë shumë të dhimbshme: bashkësia ndërkombëtare në Kosovë po punon për t’i zvogëluar pritjet e popullit të Kosovës. UNMIK-u (dhe jo vetëm ai) nuk po brengoset për cilësinë e përcaktimit të statusit të Kosovës. Pasi që disi na shpallën edhe sui generis, tash për neve s’vlejnë kurrfarë parimesh e kriteresh. Problem shihet pamundësia e menaxhimit të shpërthimit eventual të situatës në Kosovë. Nuk ka shqetësim për përmbajtjen e statusit të ardhshëm, por për kontrollimin e pakënaqësisë! Kjo do të thotë që nëse do të arrinin që ta kontrollonin dhe menaxhonin shpërthimin, atëherë s’do të ishte fare problem për ta kjo shtyrje e pandërprerë. Në synimin e tij për të kontrolluar gjithçka e madje edhe shpërthimin e krizës, UNMIK-u do të përpiqet që me çdo kusht ta shkatërrojë frymën antikolonialiste dhe antiimperialiste që po e sendërton Lëvizja VETËVENDOSJE!. Ata e dinë mirë që Lëvizja jonë ka goditur aty ku duhet duke e problematizuar sistemin politik, e jo dallimet etnike që veçsa ushqehen nga sistemi politik, prandaj regjimi i UNMIK-ut në luftën kundër nesh nuk do të hezitojë të bëjë edhe projektimin e konflikteve të reja etnike dhe fetare. Imperializmit (jo vetëm rus, apo jo!) i konvenojnë luftërat e vogla lokale dhe të mbyllura. UNMIK-u pa dyshim që është i interesuar që shqiptarët t’i urrejnë serbët në Kosovë (dhe anasjelltas) në mënyrë që të mos e urrejnë atë, dhe ai të ketë përgjithmonë punë këtu. Nëse Serbisë i levërdis një konflikt i dhunshëm shqiptaro-serb në Kosovë për t’i fortifikuar enklavat, gjë të cilën e sjell edhe implementimi i Pakos së Ahtisaarit, UNMIK-ut i levërdis po ai konflikt për t’ia vazhduar vetes jetën së paku edhe për një dekadë në po këtë format. Ka edhe një arsye tjetër jo më pak të rëndësishme, pse Serbisë dhe UNMIK-ut iu konvenon një konflikt i dhunshëm shqiptaro-serb përbrenda Kosovës. Marrëveshja e re ndërmjet Grupit Negociator të Kosovës dhe Serbisë për federatën e Kosovës me Serbinë, për të cilën folëm më lart, nuk është lehtë e nënshkrueshme për shkak të opinionit publik në Kosovë. Nëse paraprakisht do të ngjante një shpërthim kaotik i llojit të 17 e 18 marsit të vitit 2004, pra shpërthim pa kokë dhe organizim politik, atëherë shumë më lehtë do të kalohej te pranimi i federatës, përfshirë këtu edhe disa organe të përbashkëta që i nënkupton federata. Një federatë e tillë do të mund të nënshkruhej edhe më lehtë kur Kosova do të ishte në një gjendje pak a shumë emergjente (që medoemos e imponon shpërthimi) me ç’rast negociatorët kosovar, diku pas këtij preludi prej 120 ditëve, do të mbylleshin në një konferencë ndërkombëtare të ngjashme sikurse Dejtoni apo Rambujeja. Këto organe të përbashkëta të federatës nuk do të ishin të shumta për nga sasia meqë Serbia nuk e do Kosovën në Serbi sa e do Serbinë në Kosovë. Ajo nuk është aq e interesuar që Kosova të jetë në Serbi sa Serbia të jetë në Kosovë. Pra, jo që Kosova të ketë pjesën dhe përfaqësimin e vet në Serbi, por që Serbia të jetë e pranishme dhe të ketë sa më shumë kontroll në Kosovë. Apo, e thënë më saktë, Serbia do që Kosova të jetë formalisht pjesë e Serbisë, formalisht në Serbi, dhe që Serbia të jetë sa më praktikisht dhe konkretisht në Kosovë, mirëpo tash për tash pa u bërë shënjestër shumë e qartë për shqiptarët. Një gjë e tillë, aspak paradoksalisht, iu shkon për shtati edhe politikanëve kosovar të cilët do të mund të thoshin se Serbia nuk është këtu dhe gjithashtu se edhe ata nuk po shkojnë (aq shumë) atje.

    Shpërthimet e shpejta në Kosovë që po ashtu mund të ndalen shpejt, duke zbrazur pakënaqësinë si një ventil, nuk janë të pamundshme pikërisht për shkak se UNMIK-u, të cilit ato i konvenojnë porsi Serbisë, ka shumë mundësi për provokimin e tyre si rezultat i pushtetit të tij arbitrar dhe të pakufizuar. Hegjemonia e UNMIK-ut nuk ndodhet vetëm në politikë por ajo shtrihet edhe në shumë sfera të shoqërisë. Armët, paratë dhe propaganda kontrollohen nga ai. Me gjithë këtë varfëri, papunësi dhe zemërim që mbretëron te shumica e popullit, UNMIK-u nuk e ka vështirë që të provokojë xixa shpërthyese. Ata nuk do t’i ndiqte askush për çfarëdo të pabërash që do t’i planifikonin e zbatonin ndërkohë që kanë mundësi të panumërta për të kushtëzuar veprimet dhe sjelljet e të tjerëve. Pushteti arbitrar, siç është ky i UNMIK-ut me imunitetin e tij, është vetë përkufizimi i mohimit të lirisë. Pushteti arbitrar është fuqi pa kufi e cila asnjëherë askund s’mund të jetë legjitime. Ky pushtet është më i rrezikshëm sesa gjendja natyrore në variantin e saj më të keq të mundshëm. Ata pushtetarë janë dëshmi e mungesës së kontratës shoqërore. Legjislacioni, thjesht, nuk vlen për ta. Sikurse çdo regjim tjetër shtypës edhe UNMIK-u shërbehet me formulën ‘përçaj e sundo’. I ushqen përçarjet e vjetra dhe sajon të reja. Qytetari ynë (nga regjimi) identifikohet vetëm etnikisht. Ai është bërë jashtëzakonisht pasiv. Mirëpo, njerëzit në Kosovë janë pasiv pikërisht meqë sistemi është autarkik. Sistemi politik demokratik e bën njeriun qytetar dhe qytetarin aktiv. Despotizmi i shkurajon njerëzit për pjesëmarrje politike. Ata bëhen pasivë e më pas edhe indiferentë. Madje, Alexis de Tocqueville shkruan se “despotizmi e bën indiferentizmin virtyt të popullit.” Për ndryshimin e kësaj gjendjeje, para së gjithash, duhet t’i flakim iluzionet. Nuk mund t’ua heqim privilegjet dhe arbitraritetin pushtetarëve pa konflikt me ta. Ata kanë aq shumë interesa prej të cilave nuk heqin dorë lehtë. Njerëz të ndryshëm në pozita të ndryshme janë ndërthurur organikisht nëpër shkallët e pushtetit ndërkombëtar e vendor në Kosovë. Organizimi i tyre e bën shtypjen dhe korrupsionin të organizuar.

    Mirëpo, shtrohet pyetja, çfarë të bëjmë ne, çka të bëjë populli i Kosovës, qytetarët e saj? Po, pra, çka të bëjmë ne?

    Çka të bëjmë?

    Jo vetëm që lirinë nuk ta sjell kush, por ajo duhet të fitohet vetë. Për hir të së kaluarës (atyre që u vranë e u zhdukën në vend tonin) dhe për hir të së ardhmes (atyre që po i rrezikojmë nëse vazhdojmë të heshtim e të rrimë të qetë) duhet të ballafaqohemi e të mos ndalemi. Duhet të ecim përpara edhe vetëm për shkakun që të mos ecim prapa. Vetëm kur janë të mashtruar njerëzit presin. Sidomos tash nën administratën e Bushit kur SHBA-të janë të zhytura në kriza të tjera ne nuk i kemi as për së afërmi SHBA-të PËR pavarësinë e Kosovës (përkundër deklarimeve verbale) ashtu siç i kemi Serbinë e Rusinë KUNDËR pavarësisë së Kosovës. Republikanët në SHBA nuk janë treguar aq të suksesshëm në diplomaci dhe për ta mund të thuhet se më parë kanë plane kur ato janë ushtarake. Pra, planet e tyre disi janë thelbësisht ushtarake prandaj duket që aktualisht edhe me Iranin e humbën garën diplomatike. Demokratët në SHBA sigurisht që kanë shumë më tepër motiv që Kosova të jetë rrëfim i suksesshëm. Nëse bota përfundimisht do të dështonte në Kosovë, intervenimi i NATO-s i vitit 1999, në mënyrë retroaktive do të fitonte kuptim krejtësisht tjetër.

    Ne nuk duhet të presim më. Javët, muajt dhe vitet deri te pavarësia janë vetëm javët, muajt dhe vitet e zgjatjes së mandatit të negociatorëve kosovar dhe pushtetit të tyre. Ata s’çajnë kokën për humbjen kolektive por brengosen vetëm për përfitime individuale. Nëse do të heshtim në vjeshtë, MCN do të instalohet në pranverë. Nëse do të heshtim në pranverë, autonomia nën Serbi e quajtur federatë me Serbinë na pret në vjeshtën e vitit 2008. Meqë MCN do të instalohet pa pavarësi për Kosovën, do të përpiqet ta kompensojë këtë me atë që BE-ja i ka me shumicë: paratë dhe donacionet. Detyra e MCN-së do të jetë politikisht kriminale. Do t’i bëjnë përgatitjet për kurorëzimin e mohimit të vullnetit të popullit të Kosovës në marrëveshjen e re me Serbinë e cila vetëm si e tillë do të kalonte në KS të OKB-së. Në gjysmën e parë të këtij viti çështja e Kosovës ishte në KS të OKB-së, por e larguan prej atje duke e përflakur sërish në Grupin e Kontaktit. E qartë: KS i OKB-së do që ta tregojë veten rrëfim të suksesshëm dhe kërkonte pajtim paraprak të Kosovës me Serbinë (dhe Rusinë); dhe, e dyta, KS i OKB-së nuk donte të merrej me një çështje e cila nuk ishte urgjente pasi që në Kosovë përveç VETËVENDOSJE!-s të gjithë të tjerët heshtnin. Gjatë kësaj kohe, partitë politike në Kosovë sërish e dëshmuan se nuk kanë qëllime kombëtare por vetëm objektiva personale e grupore; se ato s’kanë strategji por vetëm taktika dhe, rrjedhimisht, ato taktika janë brenda strategjive të huaja.

    Pavarësia nuk bëhet me mënyra kryekëput të varura siç pretendohet në Kosovë. Mali i Zi nuk kërkonte njohje por referendum. Vetëm pas refrendumit ata e bënë shpalljen dhe e kërkuan njohjen. Referendumi e bën konkrete lirinë kolektive. Edhe nëse për një moment mendojmë se si Kuvendi i Kosovës do ta shpall pavarësinë, për çfarë njëmend imagjinata jonë duhet të jetë shumë e bujshme, atëherë edhe këtë gjë do të duhej ta bënte pas mbajtjes së referendumit, ashtu që vendimi të jetë legjitim dhe fuqiplotë, vendim jo i ca politikanëve por i tërë një populli.

    Aq shumë dëgjojmë të thuhet nga aq shumë njerëz shprehja vullneti i popullit. Mirëpo, ai vullnet duhet të shihet dhe veprojë. Politika matet me vepra. SHBA-të edhe në qofshin tërësisht në anën tonë kurrë nuk bëjnë demonstrata për neve. Vullneti ynë është i yni. Ai duhet të shfaqet në greva e bojkote, në demonstrata e protesta, në padëgjueshmëri qytetare. Atëherë do të jemi popull sepse do të bëhemi popull. Në kundërshtim dhe në ballafaqim me regjimin që po na e mohon vullnetin si popull.

    E di se mund të mos kemi mjaft fuqi e madje nganjëherë edhe të ndjehemi të pafuqishëm. Mirëpo, kur nuk je i fuqishëm të mbetet vetëm një mundësi: të bëhesh i fuqishëm! Kur nuk ke fuqi të mjaftueshme në politikë të mbetet vetëm një mundësi: ta krijosh e ndërtosh atë fuqi. Fuqia që nuk është politike bëhet politike. Politika pa fuqi mbetet opinion tragjik. Fuqia në politikë mund të jetë ushtri, ekonomi ose masa e organizuar popullore. E treta është më e rëndësishmja. Vetëm ajo e siguron qëndrueshmërinë e dy të parave kur ato janë.

    Masat e organizuara popullore zakonisht për nga natyra janë paqësore. Jo vetëm në manifestime, por edhe në demonstrata e protesta. Jo vetëm atëherë kur janë të kënaqura me gjendjen por edhe atëherë kur të indinjuara përpiqen ta ndryshojnë atë. Për më tepër se kaq, bazuar në kushtet dhe rrethanat e tanishme në të cilat është kurthuar Kosova, mu ashtu siç janë aktivitetet popullore rruga e duhur politike për daljen nga kjo situatë politike, njësoj, natyra e padhunshme e këtyre aktiviteteve masive publike është mënyra e duhur. Le ta shtjellojmë tash më detalisht joviolencën si karakter të veprimeve politike që duhet t’i ndërmarrim.

    Pse joviolenca?

    Me joviolencë duhet kuptuar grevat, bojkotet, padëgjueshmërinë qytetare, protestat dhe demonstratat. Qendra Ndërkombëtare për Konflikt Joviolent, shpjegon se si shumica dërrmuese e atyre që kanë përdorur aksionet joviolente nuk e kanë pasur joviolencën qëllim në vete. Ata nuk kanë qenë të motivuar nga dëshira për paqe ose nga dëshira për të qenë joviolent. Ata kanë dashur të luftojnë për të drejtat dhe interesat e tyre dhe, me atë rast, kanë zgjedhur mjete të tjera prej armëve dhe bombave – për shkak se kanë vlerësuar se dhuna nuk do të jetë e dobishme ose për shkak se nuk kanë pasur armë në dispozicion.

    Ne në Kosovë s’kemi as armë tashmë, e as përvojë të mjaftueshme ushtarake. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, as 1% e popullësisë dhe atë për më pak se një vit – aq sa realisht zgjatën luftimet e ashpra – nuk kanë përvojë të ballafaqimit të armatosur e as përvojë militare. 70% të popullatës në Kosovë janë nën moshën 30 vjeçare. Të gjithë këta s’dinë çfarë është ushtria. Por çfarë kemi ne? Ne kemi shumë njerëz. Dhe, kemi shumë njerëz të rinj. Kjo mbase është edhe krejt ajo që na duhet për të filluar. Nëse Serbia ka përvojë në nisjen e luftërave, Kosova ka në atë të demonstratave paqësore.

    Kosova do të kishte shansë në një luftë me Serbinë vetëm nëse Shqipëria dhe shqiptarët e tjerë në Ballkan do t’iu vinin në ndihmë shqiptarëve nga Kosova për një ballafaqim përfundimtar – shqiptarët kundër Serbisë. Nëse na imponohet lufta, atëherë s’mbetet rrugë tjetër përveçse të luftojmë. Por, do të jenë të dhimbshme dhe të mëdha humbjet njerëzore dhe ato të territorit nëse vetëm shqiptarët e Kosovës ballafaqohen me Serbinë pa përfshirjen e Shqipërisë si shtet dhe shqiptarëve të tjerë nga rajoni. Njëkohësisht, faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar nuk do të brengosen aq shumë nëse shpërthen një luftë e re në Kosovë përderisa ajo mbetet e kontrolluar përmes komandantëve të dëgjueshëm ose të shitur dhe e kufizuar vetëm në territorin e Kosovës.

    Ndërmjet pritjes e cila na molis deri në agoni kolektive dhe luftës për të cilën s’jemi të përgatitur – e cila për më keq do të zhvillohej në territorin tonë duke u përcjellur asisoj pashmangshëm me zvogëlim të mëtejmë të territorit tonë – ndodhet rruga e demonstratave. Forma e tyre do të duhej të ishte sikurse ajo në vitet 1988, 1989 dhe 1990. Kur institucionet ndahen nga populli, atëherë populli duhet të bashkohet në rrugë. Populli duhet t’i bllokojë padhunshëm institucionet e atij pushteti që e ka gënjyer dhe vjedhur.

    Mjerimi social, ngecja ekonomike dhe zhgënjimi politik gjithnjë e më shumë po njëjtësohen. Pakënaqësia qytetare duhet të veprojë. Demonstratat gjithëpopullore janë mënyra më e drejtë dhe më e volitshme. Ato demonstrata hapur duhet t’i thonë jo negociatave me Serbinë dhe të jenë kundër Grupit Negociator të Kosovës e secilit anëtar aty. Ato demonstrata duhet të jenë për vetëvendosjen e popullit të Kosovës, por edhe për të drejta e liri qytetare, për mirëqenie e barazi. Ato demonstrata duhet ta artikulojnë ndarjen e qartë aktuale të popullit me pushtetin dhe të kërkojnë përmbysjen e marrëdhënies ndërmjet këtyre: jo populli të ekzistojë për hir të pushtetit, por pushteti të jetë për hir të popullit. Çdo demonstratë e cila kategorikisht nuk është e këtillë, do të degjenerojë në karneval. Demonstratat popullore duhet të jenë kundër atyre që e mbajnë gjendjen në të cilën jemi dhe për lirinë që duhet ta kemi. Vetëvendosja është kjo liri. Por, ajo është edhe më shumë se kaq. Vetëvendosja është edhe e drejtë dhe vlerë universale.

    Vetëvendosje!

    Vetëvendosja e jashtme që nënkupton vetëvendosjen deri në shkëputje është e normuar edhe me vetë dokumentet e OKB-së. Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve të Kolonizuar si një Rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme, numër 1514 (XV), e datës 14 dhjetor 1960, flet për ‘dëshirën e pasionuar për liri të të gjithë popujve të varur dhe rolin ve¬n¬di¬m¬tar të këtyre popujve në rrugën për pavarësi’; flet se si ‘procesi i çlirimit është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm’; flet për ‘konfliktet në rritje që sjell mospranimi apo pengesat që ushtrohen ndaj lirisë së këtyre popujve, gjë që përbën një kërcënim serioz për paqen botë¬rore’; flet se ‘mungesa e përgatitjes në fushat politike, ekonomike, shoqërore, apo në atë të ar¬si¬mit kurrë nuk duhet të merret si pretekst për të vonuar pavarësinë’. Etj.etj. Duke e kundërshtuar Serbinë në vendin tonë ne marrim dhe japim shembull nga të gjithë dhe për të gjithë popujt që s’janë të lirë. Duke e kundërshtuar misionin e OKB-së në Kosovë mbrohet OKB-ja në tërë botën.

    E kundërta e vetëvendosjes së popullit të Kosovës janë pikërisht këto negociata që po bëhen me Serbinë për fatin e Kosovës. Ato janë negociata ndërmjet të pabarabartëve: Serbia është shtet me qeveri reale; Kosova konsiderohet vetëm provincë, qeveria e së cilës është fiktive. Ato janë negociata pa reciprocitet: po bëhen vetëm për territorin e Kosovës, jo edhe për atë të Serbisë. Ato janë negociata rehabilituese për Serbinë: Kosova plotësonte kushte për këto negociata, e jo Serbia! Aty u barazua krimi dhe gje¬nocidi (shteti i Serbisë) me viktimën (populli i Kosovës) si dhe agresioni me lu¬f¬tën çlirimtare. Ato janë negociata mashtruese: Kosovës nuk i mungon statusi, por popullit të Kosovës i mungon liria. Dhe, ato janë negociata të dëmshme: e nënkuptojnë gatishmërinë për kompromis dhe me vetë fillimin e tyre shënojnë fundin e pavarësisë dhe sovranitetit si mundësi.

    Sidoqoftë, edhe vetëvendosja e jashtme mbetet liri formale nëse nuk ka edhe vetëvendosje të brendshme që nënkupton zgjedhjen e popullit për sistemin politik, për qeverisjen dhe mënyrën e qeverisjes së vendit. Hurst Hannum ka shkruar se ‘Aspekti i ‘brendshëm’ i vetëvendosjes mund të shikohet si fundamental për të dyjat: demokracinë politike dhe zhvillimin ekonomik’. Kjo e dyta ka nevojë edhe për kontrollin tonë mbi resurset natyrore (të cilën neve na e mohon AKM-ja) e që gjithashtu është e kodifikuar në Rezolutën 1803 (XVII) të Asamblesë së Përgjithshme. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar ‘të drejtën e popujve dhe kombeve për sovranitet të përhershëm mbi pasuritë dhe resurset natyrore’. Konventat Ndërkombëtare mbi të drejtat humane në Nenin 1(2) afirmojnë të drejtën e popujve ‘për të disponuar lirisht me pasuritë dhe resurset natyrore’.

    Realizimi i dy aspekteve përbërëse të vetëvendosjes paraqet themelin e qëndrueshëm për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Pas vetëvendosjes vjen vetëvendosja. Zgjedhja e lirshme e rrugëve për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Megjithëkëtë, cilat do të duheshin të ishin hapat e parë pas vetëvendosjes në një tjetër kuptim, më praktik e konkret, prej atij më lartë?

    Pas vetëvendosjes...

    Demonstratat për ndryshimin rrënjësor të kursit aktual të politikës nuk duhet të jenë vetëm masive por edhe afatgjate nëse është nevoja. Dhe, aq afatgjate sa të jetë e nevojshme. Ato demonstrata duhet të kërkojnë afatin e përfundimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë që do të përputhej me referendumin për popullin e Kosovës, si ushtrim i së drejtës për vetëvendosje, si akt konkret politik i lirisë kolektive, si inaugurim i demokracisë që hap rrugën për sundimin e shumicës. Ndërkohë, do të bëhej Kushtetuta e Kosovës, por edhe përgatitjet për bërjen e TMK-së ushtri dhe të SHPK-së polici. NATO-ja le të qëndrojë dhe duhet të qëndrojë në Kosovë, por në marrëveshje me Kosovën (“Status of Forces Agreement” - SOFA marrëveshje siç është rasti p.sh. në Shqipëri e Maqedoni), e jo siç është tash KFOR-i këtu në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës (9 qershor 1999) të bërë me ushtrinë kriminale jugosllave të cilën e trashëgoi Serbia. Çdo mision dhe prani ndërkombëtare në Kosovën e lirë duhet të jetë në marrëveshje me ne. Kosovës i duhet ndihma dhe sugjerimet ndërkombëtare, por jo sundimi ndërkombëtar. Jo misioni sundues i OKB-së në Kosovë, por misioni diplomatik dhe bashkëpunues i Kosovës në OKB. Jo misioni tutor i BE-së në Kosovë, por misioni aderues i Kosovës në BE. Që të dyja këto i mundëson vetëvendosja dhe vetëm ajo.

    Misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë do të jetë i dhunshëm mbasi në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe pa e pyetur popullin. Hyrja e Kosovës në BE nuk do të ishte e dhunshme dhe as kufizim sovraniteti për Kosovën. Siç ka shkruar Hurst Hannum: ‘aderimi në një marrëveshje nuk është kufizim i sovranitetit; më parë është mu një ndër aktet sovrane’. Vetëvendosja e popullit e konfirmon popullin, vullnetin dhe interesat e tij.

    Pas vetëvendosjes së popullit të Kosovës duhet të mbahen zgjedhje të reja e të lira për pushtetin e vërtetë në Kosovën sovrane. Vetëm atëherë do të mund të kemi zgjedhje njëmend të lira e demokratike dhe pluralizëm politik me parti serioze ideologjike e jo me këso parti të amështa që argalisen. Këto parti që i kemi tash, e mbase edhe parti të reja, realisht do të jenë e do t’i kemi edhe atëherë, por jo me këto udhëheqje aktuale dhe politikat e tyre. Udhëheqjet aktuale janë të status quo-së, të kësaj situate që atyre iu konvenon. Lëvizja e Kosovës, qoftë kjo në drejtim të kompromisit të ri me Serbinë ose në drejtim të pavarësisë së Kosovës do të shkaktojë tërmete brenda partive. Do të imponojë kurse e udhëheqësi të tjera aty që do të lindin gjatë grahmave të fundit të politikës së kulisave dhe improvizimeve. Partitë që nuk do të ndryshojnë, do të zhduken.

    Përfundim

    Në Kosovë do të ngjajnë luftëra e gjakderdhje të reja, në dy raste. E para, nëse populli hesht dhe pret tepër gjatë, me ç’rast realizimi i decentralizimit në terren do t’i sjell njerëzit para aktit të kryer kur mbase atyre do t’iu duhet të reagojnë ekstremisht në formën e një saltomortale (kur me gjasë do të jetë tepër vonë). Dhe, e dyta, mospritja e popullit të rezultojë me ndonjë shpërthim të dhunshëm apo konflikt të armatosur që mbetet i kufizuar, i kontrolluar nga jashtë dhe i shkurtër në kohë. Duke pasur parasysh rrethanat dhe momentin e tanishëm në Kosovë, Lëvizja VETËVENDOSJE! beson që nuk duhet të durojmë e të presim por edhe që veprimi duhet të jetë i organizuar, i padhunshëm dhe kundër regjimit, e jo etnive tjera. Pavarësia që vjen nga vetëvendosja e popullit është destinimi i rrugës së lirisë dhe pavarësia që e bashkon Kosovën e ndarë. Pavarësia që vjen nga shpallja formale që mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës, vetëm sa do të provokojë shpalljen e pavarësisë që do ta bënin enklavat, e cila pavarësi do të ishte shumë më e njëmendtë sesa ajo e Kuvendit të Kosovës. Në manifestimin e vullnetit të tij në demonstrata populli do ta dëshmonte këtë vullnet por edhe do të shndërrohej në fuqi që e ndryshon gjendjen drejt përputhjes me atë vullnet.

    Populli i Kosovës nuk vuan nga narkolepsia dhe as nuk është grigjë. Populli i Kosovës edhe më tutje pret dhe duron por jo pse është i sëmurë, i lodhur ose i pafuqishëm, por kryesisht pse është i mashtruar. E, populli i Kosovës mashtrohet pikërisht sepse është i mirë, sepse lehtë u beson të tjerëve. Mëpastaj, pikërisht besimi i popullit e mundëson gënjeshtrën e të tjerëve. Prandaj edhe mungon veprimi i popullit sot mu për shkak të inflacionit të besimit të tij në gënjeshtarët e tij.

    Është bërë më shumë se mjaft me mbiçmimin e misioneve e diplomatëve ndërkombëtar. Është bërë më shumë se mjaft me nënçmimin e vetes sonë. Kur ta respektojmë veten tonë do të mund të fitojmë edhe respektin e të tjerëve. Njohja e Tjetrit nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa Vetja. Njohja e Tjetrit e pason Veten tonë dhe nuk i paraprin asaj. Aq më pak ne mund të jetojmë për njohjen e Tjetrit ose në pritje të saj. Në fillim të viteve ’90 LDK-ja shpërfillte faktin e realitetit brutal nën robëri dhe kërkonte njohje ndërkombëtare. Në fund të viteve ’90 politika e UÇK-së iu bashkua LDK-së. E flaku tutje faktin për njohje. Për t’u pranuar ndërkombëtarisht nënshkroi dorëzimin e armëve në Rambuje. U njoh nga faktorët ndërkombëtar me kusht që realisht të mos jetë më!

    Koha është tash, jo më vonë. Më vonë mund të bëhet tepër vonë, madje pakthyeshëm vonë. Gjërat e dëshiruara nuk ndodhin (vetvetiu). Gjërat e nevojshme ndodhin kur konsiderohen të domosdoshme dhe atëherë kur bëhesh i vendosur për t’i arritur. Të tjerët pastaj do të thonë se ato kanë qenë të pashmangshme.

    Prishtinë, 12-16 gusht 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #24

  5. #25
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Më 19 shtator 2007 fillon gjykimi kundër Albin Kurtit
    Shkruar nga Shqipëria e Bashkuar.Org - United Albania.Org
    Thursday, 13 September 2007
    Lëvizja “Vetëvendosje” bën të ditur se më 19 shtator fillon gjykimi kundër atdhetarit të shquar Albin Kurtit. Procesi gjyqësor udhëhiqet prej gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë. Trupi Gjykues me në krye italianin, Maurizio Salustro, ia ka vazhduar arrestin shtëpiak, z Kurti edhe për dy muaj të tjerë, deri më 11 nëntor 2007. Si palë të "dëmtuar" në këtë seancë, e cila mbahet në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, janë ftuar: kryeadminitratori Ruker, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Kuçi e të tjerë.
    __________________
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Në anën tjetër Kosova, pa vetëvendosje, e kontrolluar prej regjimit antidemokratik dhe neokolonial të UNMIKut, me institucione politike të ndërtuara, prandaj të kontrolluara prej tij, të mbushur me njerëz partish politike, të cilët kanë dy detyra themelore: të jenë të dëgjueshëm ndaj UNMIK-ut dhe të pasurohen personalisht në të gjitha mënyrat e pista të mundshme. Kurse është populli ai i cili ndodhet tërësisht në anën e kundërt, i lënë anash, i përbuzur, i mashtruar, i vjedhur…
    Nisur nga teoria jote, a do te ishte Kosova intakte pa UNMIK-un + forcat e NATO-s? Nese thua po, ma shpjego si. Nese thua jo, keto qe ke shkruar siper hidhi ne ditar.

  7. #27
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Rikujtojmë Hashim Thaçin Dhe Agim çekun Se Po Shkelin Betimin E Dhënë:

    --------------------------------------------------------------------------------

    BETIMI I UÇK-së:

    „Unë, luftëtari i UCK-së, në emër të popullit tim dhe të armës betohem se do të jem besnik i Luftës Nacional çlirimtare i papërkulur deri në fund, i gatshëm në çdo çast që të mos kursej as jetën time për çlirimin e Kosovës dhe viseve të saj nën robëri deri në bashkimin a tyre me Shqipërinë. Si atdhetar shqiptar do të luftoj deri në pikën e fundit të gjakut kundër pushtuesve dhe gjithë tradhtarëve të vendit tim. Unë s’do ta lëshoj armën nga dora deri sa të mos mbetet asnjë ushtar pushtues dhe deri sa mos shfarosen armiqtë e popullit tim. Në emër të fitores së lirisë dhe të bashkimit të atdheut do të bindem dhe do të zbatoj urdhërat e komandantëve dhe të udhëheqësve politikë e ushtarakë që kanë për qëllim asgjësimin përfundimtar të pushtuesve dhe tradhtarëve tejendanë trojeve shqiptare të pushtuara. Deri në fund të jetës do të jem luftëtar trim në radhët e UÇK-së, besnik i komandantit dhe shokëve të idealit tim. Në rast se shkel betimin, unë jam gati të pranoj dënimin që më jep ligji ushtarak i luftës. Nëse tradhtoj luftën e nisur le të bjerë mbi mua mallkimi i nënës time, i atdheut, i popullit dhe plumbi i shokëve të mi. Betohem

    Kujdes: Mallkimi i nënave tuaja, atdheut dhe popullit ju ka rënë, së shpejti edhe plumbi i shokëve tuaj do t'ju gjejë!

    FBKSH
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #28
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Letër e hapur - dëshmitarëve në procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit

    Shkruar nga Adnan ABRASHI
    Thursday, 13 September 2007
    AJO ÇKA THUHET E MERR ERA, NDËRSA AJO QË SHKRUHET MBETET PËRHERË

    Të nderuare bashkështetas të mijë shqiptar, dëshmitarë në procesin politik kundër Albin Kurtit, por edhe ju të tjerë jo shqiptar, e që shumica vini nga vendet që kaherë kanë promovuar drejtësinë e mirëfilltë në sistemet e tyre të gjyqësisë së pavarur,

    Më datën 19. 9. 2007, do të filloj procesi i montuar politik gjyqësor ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, i cili, bazuar në pikat e aktakuzës zyrtare të ngritur kundër tij, ai, aty nuk do të paraqitet si i pandehur, por si i dëmtuar, jo si kriminel por si liridashës dhe zëdhënës real i synimeve të vërteta të popullit të vet, ku përmes organizimit të një proteste gjithëpopullore janë shpalosur kërkesat më të natyrshme dhe civilizuese për pavarësi dhe vetëvendosje. Bilanci i tyre dihej: 2 të vdekur dhe mbi 80 të lënduar.

    Ju, në këtë proces do të paraqiteni si dëshmitarë. Shumica do të jeni nga tanët, por do të ketë dhe nga ata të tjerë, ndërkombëtarë. Këtë herë, fare nuk do të merrem me ata dëshmitarë nga radhët e përfaqësuesve ndërkombëtarë, shënjestrën e apelit tim do ta orientoj kah ju, tanët.

    Të nderuar dëshmitarë shqiptar në këtë proces të montuar politik,

    Atë çfarë ky popull me dhjeta vite përjetoi nga një sundim më i egër dhe një regjim më shovinist në Evropë, sot, me disa metoda të ngjashme por në një mënyrë më perfide, po përsëritet edhe nga ky regjim kinse demokratik i UNMIK-ut, i cili, qe 8 vite është instaluar në Kosovë dhe po luan pamëshirshëm me fatin e popullit tonë shumicë shqiptar.

    Të gjithëve, sigurisht ju kujtohen proceset e montuara politike ”famoze” gjyqësore, kundër “iredentistëve”, “terroristëve” dhe “separatistëve” shqiptar, në të cilat u shqiptuan dënimet më drakoniane ndaj “fajtorëve”. Atëbotë, këto gjykata, akuzat e pavërteta kundër këtyre djelmoshave tanë, i mbështetshin në fakte të kurdisura dhe trillime nga më absurdet, e posaçërisht ato bazoheshin në deklaratat e dëshmitarëve të rrejshëm.

    Intimisht, gjithmonë jam rrëqethur kur tentoja t’i kuptoj këta dëshmitarë, se si ata munden që me dëshmitë e veta të rrejshme të paraqiten para organeve të instaluar të drejtësisë së pushtuesit, duke deklaruar pa fije turpi, trillime nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm që të dënohen sa më rëndë atdhetarët tanë më të dëshmuar të çështjes kombëtare.

    Edhe pse gërditesha me ta, këtë marrëzi të tyre, shpesh tentoja t’i arsyetoja me shantazhe dhe presione nga më drastike që ju bëheshin, duke mos përjashtuar edhe ato fizike, të cilat i ushtronte atëbotë UDB-ja, vetëm e vetëm ta përmbushte farsën formale të mbarëvajtjes, gjoja ligjore dhe të mbështetura në fakte të këtyre proceseve gjyqësore, që kryekëput kanë pasur prapavijë politike.

    Ky pushtet i sotëm i UNMIK-ut, me disa metoda të veta të veprimit, si duket, nuk dallon aq shumë nga veprimet mëparshme të Serbisë. Shprehur me gjuhën e plakut tonë popullor të lagjes, mixhës Dilë, këta të tanishmit, njësoj po na “shkërdhenë” por vetëm po i dallon poza e veprimit: ata të parët na kanë “fut” ashiqare dhe ballë për ballë - “përpara”, kurse këta të dytët, pak me një stil më të përsosur dhe jo aq ashiqare,-“nga prapa”.

    Sa e sa procese politike gjyqësore janë mbajtur pas lufte në Kosovë, ku në bankën e të akuzuarit ishin veteranët dhe luftëtarët më të devotshëm të UÇK-së? Këso procesesh të montuara, s´patën vetëm përmasa kombëtare por edhe ndërkombëtare, duke na i dërguar komandantët tanë legjendarë të UÇK-së edhe në Gjykatën e Hagës.

    Të nderuar dëshmitar shqiptar,

    Këso fakte të proceseve të montuara politike gjyqësore, ndaj njerëzve dhe bijve më të mirë të këtij populli, kemi mjaft, dhe secila nga to, në vete ngërthejnë një histori të dhembshme.

    Në vazhdim, të ndalemi në këtë proces të fundit, në atë ku ju para altarit të kësaj drejtësie UNMIK-ase, do të paraqiteni si dëshmitarë. Para se ta merrni këtë rrugë më 19 shtator të këtij viti, ju lutem vetëm për një çast, përkujtoni emrat e dy dëshmorëve tanë të fundit të lirisë: Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. Ktheni filmin mental të kësaj ngjarje dhe le t’ju ushtoj në vesh deklarata e prindërve krenar të këtyre djelmoshave të viktimizuar mu në lulen e rinisë: “Hallall ju qoftë qumështi i nënës ...ata ranë për idealin e tyre të vetëvendosjes”

    Doni ende dëshmi? Ka mjaft?

    Albin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje” atakohet nga ky regjim antidemokratik sepse është kundër bisedimeve me Serbinë, armiken tonë shekullore e cila në luftën e fundit në Kosovë vrau rreth 14.000 njerëz. Afër 90% prej tyre civilë të paarmatosur. Të pambrojtur. Kryesisht fëmijë, gra dhe burra të moshuar. Rreth 3.000 persona të rrëmbyer janë ende të pagjetur. Pjesa dërrmuese e tyre gjenden në Serbi. Afër 20.000 femra të dhunuara. 740.000 persona të deportuar dhunshëm. 120.000 shtëpi të shkatërruara apo të dëmtuara nga ushtria serbe.

    Albin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje” atakohet nga ky regjim antidemokratik sepse angazhohet për Vetëvendosje! Pa kusht. Deri në shkëputje përfundimtare. Deri në çlirimin e plotë të vendit. Sepse, asnjë populli nuk mund t'i vendosen kushte për lirinë e vet. Sepse, çdo popull ka të drejtë të dekolonizohet; të jetë përcaktues absolut i kahjeve të zhvillimit të mundësive të veta; i resurseve vetjake ekonomike; i pasurive të veta nëntokësore. Të përcaktojë lirshëm identitetin e tij dhe të kultivojë i papenguar frymën autentike kulturore. Kërkon vetëvendosje, sepse kjo është diçka e natyrshme: është gjë e pritshme të vendosim në interes të vetes më shumë seç do ta bënte këtë gjë tjetërkush dhe gjithkush tjetër për ne.

    Të nderuar dëshmitar shqiptar, të këtij procesi të montuar politik.

    Dijeni se, mu kjo çfarë predikon Alkbin Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje”, janë vetëm stereotipe të synimeve tona të vërteta të brumosura si ideale në ndërvetëdijen tonë kolektive si popull, për të cilat, gjatë shekujve janë dhënë shumë jeta dhe është derdhur shumë gjak. Albin Kurti, është vetëm artikulues i këtyre zërave të natyrshëm latent në brendësinë e ndërvetëdijes së çdo individi që ka në veta gjene të pastra shqiptare. Ai është vetëm shpirti i bashkuar kolektiv në veprim. Andaj, pa marr parasysh dhunën, burgosjet, proceset e montuara dhe viktimat, ideali i “Vetëvendosjes” do të fitoj patjetër, sepse, siç thotë Albini, populli është nisur drejt saj.

    Albin Kurti dhe pjesëtarët tjerë nga lëvizja “Vetëvendosje”, janë bijtë dhe bijat më të zgjedhur të popullit tonë. Ky organizëm nuk është vetëm institucionalisht si një lëvizje popullore, por ajo paraqet edhe një universitet akademik ku kaliten dhe përgatiten mijëra e mijëra atdhetarë të rinj, timonier dhe bartës të ardhshëm të proceseve shoqërore - politike në Kosovë. Pra, Vetëvendosja është një kult i edukimit masiv, ku përgatitet një brez i ri i cili është i panënshtrueshëm para emocioneve dhe instinkteve momentale, që refuzon të përkulet dhe nënshtrohet para sakrificave, nuk është pjatalëpirës dhe lajkatar, nuk frikësohet nga askush, e më së paku nga vetja. Është gjeneratë që është kalitur t’i gjej shkaktarët në pasoja, të dallon realitetin nga iluzionet, të vlerësoj saktë ç'është patjetër për momentin.

    Tek ta nuk ka kokëfortësi, por vendosmëri. Ata janë të patjetërsueshëm, sepse në vete ngërthejnë forcën e madhe të realitetit.

    - Ja, se pse gjykohet sot Albini Kurti dhe lëvizja “Vetëvendosje”!

    - Ja, se në çfarë procesi gjyqësor do të paraqiteni ju si dëshmitarë!

    Edhe një kërkesë të vogël kam prej jush, të nderuar bashkëkombës të mi: Para se të shkoni të dëshmoni, kujtoni përgjegjësitë e vërteta të këtij procesi - policët rumun; larg nga vendi veprës së kryer dhe të dekoruar për krimin e bërë. Provoni t’i paramendoni se si ata, duke dëgjuar dëshmitë e juaja të montuara, po ju “zgërdhihen” nga larg, të kënaqur se do t’i rehabilitoni. Nëse në ndërgjegjen tuaj nuk jeni ndjerë ndonjëherë sinqerisht shqiptar, e keni shansin ta bëni atë më 19 shtator të këtij viti! Një fjalë e urtë latine thotë: “Verba volant, scripta ma nent” (Ajo çka thuhet, e merr era, ndërsa ajo që shkruhet mbetet përherë). Mos harroni se në këtë proces, dëshmia e juaj do të shkruhet dhe stërshkruhet jo vetëm nga formalitetet zyrtare gjyqësore, por edhe nga shumë të tjerë...

    Dhe për fund, atë që e kamë thënë edhe më parë në shkrimet e mija, po e përsëris edhe këtë herë: Si duket, tek ne, ka mjaft nga ai soj njerëzish, që nuk e di se historia shkruhet SOT, për t’u lexuar NESËR?, se historia ka edhe një taraf tjetër: “PLEHUN E SAJ TË HISTORISË”.

    Ju pikërisht në këtë ditë, jen në pozitë që vetë të zgjidhni se në cilin taraf të historisë dëshironi të mbeteni.

    Aman, mos e zgjidhni atë të turpit...?!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #29

    Citim Postuar më parë nga biligoa Lexo Postimin

  10. #30
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Ftesë për promovimin e librit "ZGJOHU!"

    Shkruar nga Lëvizja VETËVENDOSJE
    Sunday, 16 September 2007
    Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e librit të Albin Kurtit – Zgjohu!: Për Rezistencë Drejt Lirisë. Libri përmbledh mbi 100 shkrime të Albinit, duke përfshirë edhe ato të shkruara në burgjet e UNMIK-ut. Aty do ta gjeni zërin e VETËVENDOSJE!-s për vetëvendosje, artikulimin e kërkesës së patjetërsueshme të popullit të Kosovës për liri. Liri që vjen si përpjekje kundër regjimit shtypës të UNMIK-ut, kundër negociimit të së ardhmes sonë, kundër copëtimit të atdheut, për referendum, për sovranitet.

    Promovimi mbahet në Institutin Albanologjik, të marten, më 18 shtator, në orën 12:00. Prania Juaj është e pazëvendësueshme.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Nga vudi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 15:55
  2. Levizja Studentore 8-12 Dhjetor
    Nga MaDaBeR në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-12-2008, 02:31
  3. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10
  4. LËVIZJA EKUMENIKE ("Që të gjithë të jenë një")
    Nga Shpresmiri në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 17:05
  5. Koha dhe Levizja
    Nga Hyllien në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •