e verteta eshte se fjala logos nuk ka te beje me fjalen shkence drejtperdrejt!epistimi eshte perkthimi i sakte i fjales shkence.
e verteta eshte se fjala logos nuk ka te beje me fjalen shkence drejtperdrejt!epistimi eshte perkthimi i sakte i fjales shkence.
Définition Etymologique ( racine des mots)
Psyché du grec = âme, souffle
Logos : science
Perkufizimi etimologjik ( rrenja e fjalëve)
Psyché nga Greqishtja = Shpirt
Logos = Shkencë
Psikologjia është shkenca e sjelljes dhe e proçeseve mendore.
Sjellja eshte gjithcka qe ne bejme. Ajo eshte e vezhgueshme.
Proçeset mendore= të menduarit , të ëndërruarit, kujtesa zgjidhja e problemeve. Këto proçese zakonisht nuk janë të vëzhguesshme direkt… Duhet mbikqyrje ( observim) për ti kaptuar.
Bashkangjitur me studimin e te sjellurit e te menduarit studiohen edhe proçeset biologjike ose filozofike që shpesh shoqërojnë sjelljen apo dhe proçeset e te menduarit.
Si shkencë psikologjia ka qëllime dhe metoda të përbashkëta me shkenca të tjera si : Biologjinë, kiminë, sociologjinë dhe antropologjinë.
Psiqizmi= koncept teorik. Kurrë nuk e kemi parë ; nuk preket… por ama nuk do te totë që nuk ekziston. Psiqizmi na dergon efekte.
Si zanafillë çështja e pikologjisë ishte çështje filozofike.Histoiria e psikologjisë është shumë lidhur me historinë e filozofisë. Gjurmët e ideve filozofike të psikologjisë gjehen që në kohën e greqisë së lashtë p.sh Aristoteli dhe Platoni debatonin nëse idetë njerëzore ishin të lindura apo të fituara.
Rivijmë në shekulline VXII me John Locke i cile e përshkruan mendjen njerëzore si një pllake shkrimi në të cilën mund të shkruhen të gjitha përvojat jetësore.
Më pas janë ndikimet prej biologjisë . Në teorinë e evolucionit të Darwin ( naturalist) përshkruhet që njerëzit dhe kafshët shfaqin sjellje që i përshtaten mjedisit.
1879 Zyrtarizohet psiklogjia = Wundt formon laboratorine parë të psikologjisë. Psikologjia Shkencore shndërrohet në psikologji eksperimentale.
Emri psikologjise vjen nga Wolf, filozof i shekullit XVIII.
Revolucioni industrial i shekullit të XVIII kërkonte efikasitet, pra mori rol te fuqishëm materializmi. Si pasojë :
Revolucion industriel= lindja e psikologjisë shkencore ( studime të efikasitetit)
Evouluimi i shkencave fqinje ( .sh fizika)
Pra njeriu që deri në fund të shekullit të XVIII ishte qënie njerëzore me mendimet e tija u shndërrua në qënie prodhuese.
Më pas, si pasojë e luftës së dytë boterore shume njerëz mbetën me trauma. Psikiatritë nuk përballonin dot fluksin e madh të kërkesës për ndihme. Pikërisht këtu psikologjia u nda si degë më vetë dhe u krijuan fakultete vetëm për psikologe.
Shpreoj që kaq të jep një ndihmë… Për më shume bëj shok librat… Ka plot të përkthyer edhe në shqip sot.
P.s bëj kujdes me psikologjinë dhe psikologjizmin.
Psikologjizmi = zhvillim personal ( gjithe librat apo materialet që rrëfejne mendt p.sh meshkujt vijnë nga marsi, femart nga Aferdita= Psikologjizëm)
Psikologjia është studim rast për rast… Nuk ka zgjidhje magike si psikologjizmi.
Kjo s’do të thotë mos lexohet psikologjizëm, por nëse të duhet për shkollim duhet të dish të bësh diferencimin.
Mbrëmje të mirë.
Elna
Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 23-10-2007 më 18:24
Disa shpjegime...
PSIKOLOGJI
1. Shkenca që merret me studimin e dukurive psikike të njeriut dhe me zbulimin e me përcaktimin e ligjeve të veprimtarisë psikike.
2. Lënda që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë
3. Tërësia e proceseve psikike që lidhen me një veprimtari të caktuar e me kushte të caktuara të jetesës së një njeriu a të një grupi njerëzish; tërësia e veçorive të botës shpirtërore të njeriut a të një grupi njerëzish, formimi shpirtëror.
PSIKOLOGJIK
1. Që ka të bëjë me psikologjinë si shkencë, që i përket psikologjisë, i psikologjisë.
2. Që ka të bëjë me veçoritë psikike të një njeriu a të një grupi njerëzish; që ka të bëjë me psikikën e një njeriu, psikik.
PSIKOLOGJIS
Arrij t'i kuptoj gjendjen shpirtërore dikujt ose atë që ai mendon
PSIKOLOGJIZËM
Një nga drejtimet e idealizmit subjektiv, që e quan botën objektive si një tërësi ndijimesh dhe i shpjegon dukuritë shoqërore e historike me psikologjinë e njeriut.
Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 23-10-2007 më 18:43
Jeta ime, mban emrin e saj..
Elna durresi e ka dhene deri me tani perkufizimin me te definuar te Psikologjise. Une kam njohuri per Psiokologjine dhe per objekt-shqyrtimet e saj. Psiokologjia eshte shkence e cila merret me studimin e proeceseve mentale, pervojave personale dhe sjellje.
Proceset mentale jane ato procese p.sh. kur ne shiqojme nje film, kur shiqojme nj pikture, kur mendojme per diqka, kur na kujtohet diqka etj.
Pervojat personale jane ato procese p.sh. kur urrejm, xhelozojme, nervozohemi, jemi te gezuar etj.
Sjelljet jane ato qe mund te verehen me sy pra ato qe mund te shihen, p.sh. kur vrapojme, kur kendojme, kur ecim, kur duartrokasim etj.
Mendimet e para rreth psikologjise dhe fenomeneve psikike i gjemje se pari ne letersine gojore, ne religjionet e lashta dhe pikepamjet e lashta filozofike.
Psikologjia si shkence eshte pranuar ne vitin 1879 kur ne Lajpcing te Gjermanise hapet laboratori i pare psikologjik nga psikologu gjerman Woundt.
Imagjinata eshte me e rendesishme se dija sepse dija ka limit ndersa imagjinata perfshin tere boten
Krijoni Kontakt