Ne fund te shtatorit zhvillohet Religion Today Film Festival.
Shqiperia konkuron me filmin “Kur nene Tereza ishte Gonxhe“
Me regji te Ylli Pepos


“Kur nene Tereza ishte Gonxhe“,eshte filmi me i ri dokumentar i regjisorit Ylli Pepo.Nje film qe perfaqeson Shqiperine ne Festivalin e Filmit mbi religjonet ne Trento te Italise.Filmi konkuron ne seksionin e filmave me metrazh te shkurter.Nga vete titulli,film kthehet pas ne kohe,ne ato vite kur Nene Tereza ishte vajze e re.Kerkon ne rrenjet shqiptare te Nene Terezes,nje teme e kthyer ne debat per ceshtjen e origjines se shenjtores.Filmi i Pepos realizohet ne kuadren e 10-vjetorit te vdekjes se Nene Terezes.Eshte nje prodhim qe financohet nga Ministria e Turizmit,Kultures,Rinise dhe Sporteve.Per realizimin e tij,por edhe aktiviteteve te tjera,ministri Ylli Pango i kerkoi qeverise nje fond te posacem.Behet fjale per nje shume prej 28 milione lekesh,prej te cilave 13.8 milione ishin llogaritur te shkonin vetem per filmin.
Aktiviteti
Ne“Religion Today Film Festival”marrin pjese 47 filma,te seleksionuar prej nje numri mjaft te madh konkurrentesh.Te perzgjedhurit perfaqesojne fete me te medha ne bote,si kristianizmi ne tri format e tij,katolizem ,ortodoksi e protestanizem,per te vazhduar me te tjera fe si hebrazmi,islamizmi,hinduizmi,budizmi etj.Filmat vijne nga 20 vende te botes,duke filluar me Shqiperine ,per te vazhduar me Afganistanin,Bangladeshin,Bulgarine,Kanadane,Danim arken,Francen,Indonezine,Iranin,Irlanden e Veriut,Izaelin,Italine,Polonine,Rusine,Sllovakine, Spanjen,Afriken e Jugut,ZvicrenShtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Angline.Gjate diteve te festivalit do te zhvillohen sesione shkencore nderkombetare,ekspozita artistike,takime artistesh,etj.Ne konkurs marrin pjese 11 filma me metrazh te gjate,14 me metrazh te shkurter dhe 22 dokumentare.Per te tria keto katigori do te ndahen edhe cmimet per me te miret.