Fillon lufta "familjare" pėr pasurinė e Pavarotit
Tri bijat e Luēiano Pavarotit kane filluar nje beteje gjyqesore kunder gruas se dyte te tenorit, rreth pasurise qe ka lene ai pas vetes, qe llogaritet rreth 250 milione funte.
Modena- Tenori i famshem italian, qe vdiq javen e kaluar nga kanceri pankreatik, muajin e kaluar e kishte nderruar testamentin e tij ne favor te bijave nga martesa e tij e pare - Lorenca, Kristina dhe Xhuliana. Sidoqofte, gruaja e dyte e Pavarotit, Nicoleta, nene e bijes se tij 3-vjeēare, Aliēe beson se asaj i takon nje hise me e madhe nga pasuria e legjendes se operes. Burimet e aferta me ngjarjen, besojne qe se shpejti do te nise nje lufte ligjore ne mes te trashegimtareve te Pavarotit per pasurine e patundshme qe kishte lene ai pas vetes, si shtepite ne Nju-Jork, Monte Karlo dhe ne Modena.
Dietisti i tenorit, Andrea Strata, lidhur me keto ngjarje eshte shprehur: "Eshte gje pikelluese – ende nuk eshte ftohur trupi i tij, ndersa keto gjera po dalin ne siperfaqe”. Burimet e aferta me ngjarjen thone se, raportet e Pavarotit me Nicoletten kane qene te ftohura, ndersa bashkejetesa e tyre ka ekzistuar vetem per shkak te bijes se tyre, Aliēe. Pavaroti, i cili vdiq ne moshen 71-vjeēare se fundi e kishte vizituar avokatin e tij per ta ndryshuar testamentin – ku pasurine e vet ua kishte lene vajzave Lorenca, Kristina dhe Xhuliana, si dhe te vogles Aliēe. (MIA)
Krijoni Kontakt