Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44

Tema: Pavarotti

  1. #21
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shuhet legjenda e operas, bota qan per Pavarotin

    Ėshtė shuar nė moshėn 71 vjecare, legjenda e operas, tenori mė i famshėm i gjithė brezit tė tij Luciano Pavaroti. Pavaroti mbylli sytė mėngjesin e sotshėm nė shtėpinė e tij nė Modena tė Italisė, pas njė beteje tė gjatė me kancerin. Kėngėtari i famshėm ėshtė shtruar pėr herė tė fundit nė spital nė fillim tė gushtit pėr disa analiza dhe kurime, megjithatė asnjė deklaratė nuk u dha pėr mediat se gjendja e tij ishte aq e rėndė. Sėmundja e rėndė e detyroi kėngėtarin tė anulonte gjithė koncertet qė kishin mbetur nga turi i tij i lamtumirės nga opera, nė vitin 2006. Deputimi i parė profesionist i Pavarotit ka qenė nė vitin 1961 nė operan Bohema tė Pucinit, dhe mė pas karriera e tij vinte gjithnje e nė rritje. Ndėrsa njė nga performancat me legjendare ishte koncerti i tij ne SHBA mė 1972, ku salla ka shperthyer ne ovacione te papara. I paharruar mbetet koncerti i trios se tenoreve me te famshem, ku Pavaroti bashke Placido Domingo dhe Hose Karreras kenduan ariet me te njohura per gjithe boten. Balkanweb
    Sui generis

  2. #22
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja edhe disa foto te te ndjerit , shikoni se e gjith bota e ka njohur dhe ska patur VIP person me te cilin ska qene ndonjeher diku bashk



















    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 06-09-2007 mė 18:50
    Sui generis

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anėtarėsuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Me vjen verete keq.Shpreh ngushellimet e mia per te gjithe boten e cila humbi nje ka tenoret,nje nga artistet me te mire te te gjitha kohrave.

  4. #24
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    RIP
    muzika e tij do ta mbaje te gjalle perhere se potenca vokale e tij ka shkrire edhe akullnajat.
    ArsGothicė

  5. #25
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    “Disperatamente” Luciano Pavarotti

    Luciano Pavarotti, legjenda e operas, u nda nga jetė ditėn e enjte pas njė beteje tė gjatė mė kancerin. Me duetet e tij tė njohura me kėngėtarėt e popit, tenori 71-vjeēar ishte njė mjeshtėr i rrallė i muzikės klasikė, i cili gjithashtu njihej nė gjithė botėn si yjet e MTV-sė apo tė Hollivudit.
    Pavarotti vdiq rreth orės pesė tė mėngjesit nė Modena, Itali.

    Sapo lajmi i vdekjes sė tij u pėrhap, njerėz tė muzikės e njerėz tė zakonshėm i kushtuan homazhe mjeshtrit tė madh, i cili admirohej pėr talentin, pėr aftėsinė pėr tė qenė njė tenor pa pretendime, pėr dėshirėn pėr tė qenė pranė njerėzve.
    Pavarotti u shfaq nė skenė rreth viteve ’60, duke fituar terren nė tregun amerikan nė njė mėnyrė tė pėrshtatshme pėr njė skenar filmi, ku i talentuari fiton. Ai qėlloi tė ishte nė vendin e duhur nė vitin 1965 nė “Miami–Dade County Auditorium”, kur tenori i pėrcaktuar pėr tė kėnduar u sėmur. Vetėm tre muaj mė vonė pas debutimi tė tij fatlum, Pavarotti preku ėndrrėn “La Scala” nė Milano me Bohemėn – dhe qė atėherė vazhdoi tė ngjitej lart, pa kthim mbrapsht.
    I adhuruar pėr aftėsinė e tė bėrit spektakėl, Pavarotti ishte i adhuruar mė sė shumti pėr mrekullinė qė ishte zėri i tij. Placido Domingo, partneri muzikor dhe miku i tij u shpreh pas lajmit tė vdekjes sė Pavarott-it: “E kam adhuruar gjithnjė madhėshtinė qė Zoti i kishte dhuruar zėrit tė tij, atė timbėr tė veēantė e tė pagabueshėm qė kapte ēdo notė qė njė tenor mund tė kapė”.
    Ministri i Kulturės sė Italisė, Francesco Rutelli u shpreh se “Luciano Pavarotti ishte njė gjigand i shekullit tė 20-tė. Fuqia e tij vokale, e pakrahasueshme dhe e padiskutueshme, ashtu si dhe prezenca e tij nė skenė e kanė bėrė atė njė prej protagonistėve mė tė shquar tė traditės operistike italiane”.
    Djali i njė bukėpjekėsi nė Modena, Itali, i cili ishte njė kėngėtar modest opere, Pavarott-i i ri u rrit duke ėndėrruar nė vend qė tė ndiqte njė karrierė si futbollist. Disa dekada mė vonė, ai do tė kėndonte lirikėn e tij mė tė famshme “Nessun Dorma” nė hapjen e kampionatit botėror tė futbollit nė Itali, mė 1990, e cila ėshtė cilėsuar si performanca e tij mė e ndjekur.
    Ai ishte njėkohėsisht perfeksionit dhe “showman” i lindur dhe statusi i tij si ikonė kulturore ėshtė vulosur nga duetet e tij tė padiskutueshme me kėngėtarė tė muzikės pop dhe rok nga Bono i U2 e deri te Sting e Celine Dion. Disa puritanė tė operas nuk do ta falin asnjėherė tenorin pėr performancat e llojit “Pavarotti and Friends”.
    Nė disa intervista, para se tė operohej Pavarotti u shpreh nė disa intervista se ndihej njė njeri me fat. “Unė jam dhe kam qenė njė njeri me fat. Do tė jem optimist deri nė vdekje”. Nė vitet e fundit, sidomos nė Itali, Pavarotti ėshtė pėrfolur mė shumė pėr jetėn e tij personale se atė profesionale. Fillimisht ai u pėrfshi nė njė skandal taksash nė Itali e mė pas u kritikua pasi la bashkėshorten e tij prej 30-vitesh pėr t’u martuar me asistenten e tij tė re. Pavarėsisht tė gjithave, Pavarotti, ka qenė sa ishte gjallė e do tė mbetet dhe pas vdekjes, njė prej ikonave mė tė shquara tė skenės operistike.

    Luciano Pavarotti

    12 tetor 1935 – 6 shtator 2007
    Vendlindja: Modena, Itali
    - Fillon tė kėndojė me babain e tij nė kishėn lokale kur ishte nėntė vjeē.
    - Kur ishte i vogėl mori disa leksione pėr zėrin, tė cilat i cilėsoi mė vonė si pa domethėnie.
    - Pavaroti filloi studimet serioze tė muzikės nė vitin 1954 me Arrigo Pola, njė mėsues i nderuar dhe tenor profesionist nė Modena.
    - Nė vitn 1961, Pavarotti martohet me kėngėtaren operistike, Adua Veroni.
    - Pavaroti e kreu debutimin e tij tė parė mė 29 prill, 1961 nė rolin e Rudolfit nė “La Boheme”.
    - Nė vitin 1965 ai arriti tė bėnte debutimin e tij tė parė nė skenėn amerikane nė skenėn e famshme “Greater Miami Opera”.
    - Mė 28 prill tė po atij viti, Pavarotti arriti tė prekte skenėn e famshme tė “La Scala” me “La Boheme”.
    - Disa vite rresht iu pėrkushtua vetėm Milanos. “La Skala” ishte shtėpia e tij e dytė.
    - Pavarotti ka kėnduar nė London Park nė Angli, para njė publiku prej mė shumė se 150 mijė vetash.
    - Nė Central Park tė Nju Jorkut, ai ka dhėnė koncert pėr mė tepėr se 750 mijė dėgjues.
    - Pas njė shfaqjeje, nga duartrokitjet e shumta, perdja ėshtė ngritur plot 165 herė, rekord ky, i shėnuar nė librin Guinness.
    - Mė 13 dhjetor 2003, martohet me asistenten e tij personale Nicoletta Mantovani, me tė cilėn ka njė vajzė, Alice.

  6. #26
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    legjende artistike por edhe humane mos harroni se ka bere koncerte posacerisht per te mbledh fonde per kosoven e pasluftes
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Mua nuk me ka pelqyer ndonjehere as muzika e pavarotit as zeri , asgje.
    ēdo dite ne bote vdesin me mijera, po askujt nuk i behet vone.
    Vdiq pavaroti apo gigi, qe mire apo keq jeten e kaluan ne fame dhe pasuri dhe te gjithe po mbajne zi.

  8. #28
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Komentet jane ndonjehere edhe te teperta. I qofte dheu i lehte.
    Ishte njeri i madh.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #29
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ju prehtė shpirti nė paqe!
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    "Big Luēiano" mbylli sytė dje, pas njė sėmundjeje tė pashėrueshme

    Lamtumirė Pavarotit tė madh

    Bota e muzikės lirike nė zi. Tenori i famshėm ndahet nga jeta nė moshėn 71-vjeēare



    Bota e muzikės lirike ėshtė nė zi, ka humbur emrin mė tė madh. Luēiano Pavaroti u nda nga jeta nė orėn pesė tė mėngjesit tė ditės sė djeshme. Lajmin e konfirmoi pėrmes postės elektronike menaxheri i tij, Terri Robson, i cili njoftoi zyrtarisht agjencinė e shtypit "Associated Press" pėr vdekjen e kėngėtarit tė madh. "Maestro - shkruhej nė njoftim - luftoi pėr njė kohė tė gjatė njė betejė tė gjatė kundėr kancerit nė pankreas, i cili mė nė fund i mori jetėn. Duke ruajtur atė qėndrim qė e ka karakterizuar pėrgjatė gjithė jetės dhe punės, mbeti njeri pozitiv deri nė ēastin e fundit". 71-vjeēari kishte lindur nė Modena mė 12 tetor tė vitit 1935. Ishte tenori mė i famshėm nė botė gjatė kėtyre tri dekadave tė fundit. Mund tė thuhet me plot gojėn se jeta e tij i dedikua e tėra lirikės.

    Pavaroti dhe muzika

    Luēiano ishte bir i njė furrtari, qė punonte pėr ushtrinė italiane. Qė shumė i vogėl i kushtohet botės sė lirikės duke studiuar me tenorin Arrigo Pola dhe maestron Etore Campogaliani. Debutoi mė 39 prill tė vitit 1961 nė rolin e Rudolfit nė operėn "Bohema" nė sallėn e operės tė Rexhio Emilias. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės triumfon nė shkurt tė vitit 1965, me Xhon Suterlend, nė veprėn "Luēia" tė Lamermurit.

    Shpėrthimi

    Por shpėrthimi i vėrtetė mbėrriti mė 17 shkurt tė vitit 1972, nė skenėn "Metropolitan" tė Nju-Jorkut ku nė njė vepėr tė Donixetit lė me kuptimin e plotė tė fjalės, me gojė hapur tė gjithė tė pranishmit falė nėntė do-ve tė pėrsosura. I takon atij rekordi i 17 kthimeve pėr shkak tė duartrokitjeve pas uljes sė siparit. Qė atėherė, emri i tij u bė i njohur edhe pėr publikun e gjerė falė televizionit.

    Koncertet gjigante

    Gjatė viteve ‘90 Pavaroti u kushton shumė rėndėsi koncerteve nė ambiente tė hapura, tė cilat do tė transformohen nė suksese madhėshtore. Nė "Haid Park" tė Londrės u grumbulluan falė tij mė shumė se 150 mijė njerėz. Nė qershor tė vitit 1993, mė shumė se 500 mijė admirues tė tij u grumbulluan nė parkun qendror tė Nju- Jorkut, ndėrsa ishin miliona ata qė e ndiqnin pėrmes valėve tė televizionit. Nė shtator tė po atij viti, nėn hijen e kullės "Eifel", kėndon pėrpara rreth 300 mijė tė pranishmėve. Mes mė tė famshmėve nuk mund tė lihen pa pėrmendur koncertet e "tri tenorėve", bashkė me kolegėt e tij Plaēido Domingo e HosĆ© Karreras. Po kaq i famshėm ėshtė edhe aktiviteti intensiv nė rolin e organizuesit nė serinė e koncerteve "Pavarotti and friends", eveniment gjatė tė cilit (pėr motive bamirėsie), bashkėpunoi me yjet ndėrkombėtare mė nė zė tė muzikės pop.

    Lamtumira nga teatri

    Nė mars tė vitit 2004, Pavaroti vendosi tė hiqte dorė nga ekzibimet nė salla operistike e teatro pėr t‘iu pėrkushtuar tėrėsisht koncerteve dhe regjistrimeve tė "Pavarotti and friends", tė cilat u shoqėruan edhe me disa dalje nė ekranet e televizioneve. Mbetet emblematike interpretimi i Kavaradosit nė operėn "Tosdka" tė Puēinit nė sallėn "Metropolitan" tė Nju-Jorkut, ku pėr herė tė fundit kėndoi si protagonist veprash operistike. "Tashmė jam shėndoshur jashtė mase - kishte thėnė gjatė njė interviste pėr tė pėrditshmen italiane "Corriere della Sera" - dhe duhet tė mendoj pėr t‘u kuruar".

    Sėmundja

    U operua pėr njė tumor nė pankreas gjatė vitit tė shkuar, ndėrkohė qė muajt e fundit gjendja e tij shėndetėsore ishte pėrkeqėsuar ndjeshėm. Teksa qėndronte nė shtėpinė e tij nė kodrat e Pezaros nėn kontroll mjekėsor, mė 8 gusht u shtrua nė spital pėr shkak tė vėshtirėsive nė frymėmarrje dhe temperaturės sė lartė. Pas kėtij shtrimi, qė u zgjat mė shumė nga ē‘ishte parashikuar, u kthye pėrsėri nė shtėpi, por nė Modena, i ndjekur nga afėr nga mjekėt e departamentit onkologjik.

    Problemet me organet fiskale

    Gjatė viteve tė fundit, Pavaroti kishte zėnė faqet e para tė gazetave e revistave jo vetėm falė talentit muzikor, por edhe pėr shkak tė disa problemeve fiskale qė kishte pasur, sidomos gjatė viteve ‘90. Nė fakt nė vitin 2000, falė njė pakti me agjentėt e taksave tė vendit fqinj, pėr t‘i dhėnė fund njė dueli tė gjatė pranoi tė paguante 25 miliardė lira. Kur u paraqit nė zyrėn e ministrit tė atėhershėm italian tė Financave, Otaviano Del Turko, pėr t‘i dorėzuar njė ēek me dhjetė shifra, pėrpara dhjetėra kamerash e mikrofonave komentoi me ironi: "Tani e kam shpirtin mė tė lehtėsuar, por jo vetėm shpirtin...". Ky veprim e zhveshi nga akuzat zyrtare qė e shihnin fajtor pėr falsifikime nė deklarimin e tė ardhurave.

    Jeta sentimentale

    Nė faqet e para tė gazetave e nė edicionet informative, tenori i madh pėrfundoi edhe pėr thashetheme lidhur me jetėn sentimentale, sidomos pėr shkak tė lidhjes me ish-asistenten Nikoleta Mantovani, 34 vjet mė e re se Pavaroti. Nė mars tė vitit 1996, faqet e kronikave rozė u zunė nga njė foto qė i shfaqte dy dashnorėt tė zhytur nė njė puthje tė nxehtė nė ishujt Barbados. Do tė ishte pikėrisht kjo puthje ajo qė i dha fund martesės sė tij me tė shoqen, Adua, me tė cilėn jetonte qė prej 36 vjetėsh. Divorci i dha mė pas jetė njė beteje tė gjatė e tė lodhshme ligjore, e pėrfunduar me kompensime miliardėsh pėr llogari tė ish-bashkėshortes. Pavaroti dhe Nikoleta Mantovani u martuan mė 13 dhjetor tė vitit 2003.




    Shqip
    #VamosArgentina

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •