Pse kemi te njejten lloj ADN-je ??
Pse kemi te njejten lloj ADN-je ??
nejse qe jemi eksperiment jemi ne dac i shefit te modh ne dac te ca me poshte se ai . ti hedhim shkallet nje nga nje . ne sot klonojme leprat dhe i bejme me ngjyra te ndryshme dhe me tipare te ndryshme .atehere si ka mundesi mer daj qe cdo kontinet ka ngjyren e vet .
pra ka tall ****** njoni ketu e ka tall se cdo gje e ka te veten edhe kjo e ka nje shpjegim
perrallat jane e verteta me e sakte sepse nuk eshte munduar ti ndryshoje njeri sepse thjesht nuk i ka besuar . atere sipas perrallave thuhen shume gjera . noe mori ne barke edhe luanin dhe gazelen .sikur nuk shkon fare ky muhabet po mori edhe ata zogjet qe noe nuk i kish pare ndonjehere ne bote .pra ky noe mori material gjenetik po dhe ja futi vrapit .pastaj ne nuk e dime se si kane qene en boten e noes
Njerëzit janë jashtëtokësorë, thonë shkencëtarët
Kush mendon se njerëzit janë “pronarët” e tokës, duhet të ndryshojë qëndrim, për pushtuesit që kanë ardhur nga jashtë kozmosit, sipas teorisë më të re që po përfiton gjithnjë e më shumë terren në botën shkencore.
Profesori Çandra Uikramasing, i Universitetit të Kardifit, në Uells të Britanisë së Madhe, tha se një kërkim i ri shkencor, që po gjen përhapje të madhe në botën akademike, mbështet mendimin se jeta njerëzore nisi fillimisht jashtë planetit tokësor. Astrobiologjisti tha se “farat e para të jetës” janë depozituar në planetin tonë nga hapësira 3 milionë e 800 mijë vjet më parë.
Ai pretendon se mikrobe nga jashtë Tokës arritën në planetin tonë nëpërmjet kometave, që më pas u “përhapën dhe u farëzuan” për të krijuar jetën njerëzore.
Faktet e paraqitura prej tij, të publikuara në revistën e posaçme të Universitetit të Kembrixhit, të quajtur “Revista Ndërkombëtare e Astrobiologjisë” treguan se njerëzimi dhe e gjithë jeta në Tokë, erdhi nga jashtëtokësorë të sjellë në planetin tonë nga kometat që përplaseshin me të.
“Po, ne jemi jashtëtokësorë, ne kemi një prejardhje kozmike, - thotë prof. Uikramasing. - Sa herë që një sistem i ri planetarë formohet, një grumbull i vogël mikrobesh që arrijnë të mbijetojnë gjejnë rrugën e tyre drejt kometave. Këto, më pas shumëfishohen dhe vendosen në planetë të tjeë”.
Ai shton: “Si pasojë, ne jemi pjesë e një grupimi të madh dhe të ndërlidhur që përhapet në një volum gjigand përgjatë kozmosit. Faktet tregojnë se nuk ka se si të jetë ndryshe dhe na drejtojnë në këtë përfundim”.
Profesor Uikramasing mendon se jeta është transferuar nga një planet në tjetrin përgjatë miliarda viteve.
Ai mendon se kometat përplasen me planetët, duke hedhur qenie të gjalla mikroskopike në hapësirë. Ai thotë se disa nga këto qenie të gjalla mikroskopike kanë arritur të mbijetojnë dhe u transferuan në këtë mënyrë në planetë të tjerë përgjatë një periudhe miliona - apo akoma - edhe miliardavjeçare, duke krijuar një zinxhir të plotë të formimit të jetës.
Por, ai gjithashtu pranon se ky model ende nuk ka një shpjegim të qartë shkencor se si jeta nisi në të vërtetë në fillimet e saj, që sipas profesor Uikramasingut ka ndodhur në një planet tjetër. Profesori dhe kolegu i tij i ndjerë tashmë Sir Fred Hoill, zhvilluan teorinë e ashtuquajtur “panspermia” në fund të viteve 1960.
“Faktet e sjella nga astronomia mbështesin qartësisht mendimin se jeta nuk nisi në Tokë, por se ishte farëzuar diku jashtë saj”, - thotë duke u bazuar në punën e tij disadekadëshe, profesor Uikramasingu.
“Megjithëse ne nuk e kemi dijen absolute se si jeta lindi në fillimin e saj, në çastin që ajo nisi, u përhap në kozmos dhe mbijetesa e saj ishte e pashmangshme, - thotë ai. - Teksa ne kemi hyrë në një dekadë të re, vitin 2010, një deklarim i qartë i prejardhjes sonë jashtëtokësore që është e mundshme dhe të ekzistencës së jetës jashtëtokësore në shkallë kozmike është më se e nevojshme”.
"Standard",Tirane
08/02/2010
Kshtu interesant eshte kjo puna e Adamit dhe Eves dhe gjithmon ka qen si nje lloj si krijimi i par i njerzimit por mue po me cudit nje fakte se si mundet te kete prej 2 Njerzve krijim Bota? Ok, kan pas edhe femij shum dhe jan shumu dhe pas atyre fmive qe kan ba shum thuhet se pas fmiut te 7 gjenet nuk jan te njojfta me ate te parin sepse pas 7 femijeve qe lindin pastaj nuk ka lidhje gjenetike me ate te parin qe ka lind prej Eves...ajt prap kete pergjigje po e la te hapur se nuk po eshte shum e kjart dhe kurgja s'u vertetu...
Po qysh kan mundur me i ba gjith keta Femij Adami dhe Eva? Pasi i kan pas deri ne 72 fmij atehere duhet nje kohe shum e gjate, kurse Feja tregon simbas disa shkrimev qe i kam lexu thote qe kan jetu afer 900 vite! Kurse shkenca e tregon nje potez shum t'mir se koha Primitive ka qen shum me pak jetesore sepse njerzit kan jetuar deri ne 50 vjet me se shumti sepse s'kan pas logjik t'fort per me mbijetu per me shum dhe s'kan qen kushtet siq jan ne ditet e sotme. Pra une qetu po habitna prej Fejes qe s'po e tregon te gjith te dhenat e ktyre 2 njerzve t'par...
Por pastaj eshte edhe nje gje tjeter se shkenctarisht eshte e vertetune se njeri prej Baltes nuk mundet te krijohet sepse Balta eshte nje Toke e vdekur e cila per nje Krijim t'njeriut eshte e pamundur te Krijohet, por Feja e thote vetem qe Zoti ja ka dhan Shpirtin kurse per trupin s'thote absolutisht asgje...pra kjo po jete nje dilem goxha interesante. Fakti tjeter eshte se njeriu ka me shume lende te lengshme ne trup se sa te ngurshme si per shembull qe po thuhet prej Baltes. Njeriu ka lende te lengshme 60% kurse ato te ngurta me pak.
Une kete Fenomen kerqysh s'e pranoj se s'ka dicka shum fakte rreth ketyre 2 njerzve t'par...
Por mue po me vjen cudi edhe si te kishin egzistuar keta 2 njerzi te par ne Bote e kan jetu e jan zhvillu njerzimi goxha deri ne kohen e Nohes...atehere une po du me dit nga Fetart se si erdh puna deri tek fundosja e botes siq e tregon prap feja kete fenomen...thuhet se Noha e ka ndreq Anijen vet por qysh e ka ndreq? Asi Anije per me ndertu vet duhet goxha pun dhe s'ka shanca nje njeri ta ndertoj nje Anije gjigante per te gjitha Speciet ne Bote. Ne cilen koha ka datu Noha? A ka ndonje Date qe bota u fundos? Une kurr s'kam has qe bota u fundos ndonje here kurr Shkenca s'ka tregu fakte qe u fundos e gjitha bota 7 dit e 7 net kurse per Atlantiden tregon qe bota ka qen e ngrit pershkak relievit te botes qe ndodh shpesh her edhe ne ditet e sotme qe te kesh shum ftoft por jo asi ftohti qe 80% i botes ka qen krejtesisht Akull...me SHkenc asgje su vertetu e deri sa su vertetu atehere kjo eshte nje Genjeshtar shuuuuuuuuuuuum e madhe t'cilen e besojna qorrka...
Edhe nje gje po du me dit Noha si njeri i Zotit trashigimtar i Joni siq thuhet, du me dit une nje pergjigje...
Qysh ka mundur ti merr te gjitha Speciet e botes Noha, kur Bizonet ne ate kohe kan jetu ne Amerik? E kurse Amerika ne ate kohe s'ka qen e zbulume sepse Amerika si toke e re eshte e zbulume prej kristofer Kolombos qe e ka zbulu para 500 vjete, e kurse ne ate kohe se kan pas iden se ku gjindet Amerika. E atehere po i bjen qe Bizonet me ate kohe jan zhduk apo jo? Jo Bizonet egzistojn ende ne kohen tone dhe nuk gjinden agjekundi perveqse ne Ameriken Veriore. E pra kjo po i bjen nje kondradite shum e madhe sepse ka shum gjallesa tjera qe kan qen neper vende te ndryshme te botes dhe s'i ka marr te gjitha Noha, sepse Noha ne ate kohe ka qen vetem me nje vend qe u gjind Sumeria qe eshte Iraki i sotem dhe qe jan 2 lumenje te madh Eufrat dhe Tigrit. Pra kjo simbas mendimit tim eshte absurde me besu se cfar kan deshte qe te bejne Fetart dhe librat e shkruajtur...
Pastaj qysh ka ardh koha deri tek Raca kineze kur ne Anijen e vet Noha i ka pas vetem te afermit e vet dhe Raca Kineze, Tajlandeze apo Japoneze cfaredo qofshin s'kan qen ne Anije atehere ka po na dalin keto Raca? Mos ka qen ndonje vend i pafundost ne bote? Pergjigja po! Sepse me pas qen i ter bota e fundost atehere s'kish pas rac Kineze. Por prap menyra me e mir eshte te mbeshtetmi tek Evolucioni sepse te gjitha gjerat i shpjegon me mir se siq kan ndryshu gjerat ne kete bote, dhe si jan rezultatet e se tashmes prej kohes se kaluar me miliona vite...
Evolucioni eshte proces shum i gjate por ka efekt tek ndryshem ne bote, paramendo po t'ndryshon nje Planet gjigant sikur bota qe ndryshohet pllakat tektonike te tokes e s'po te ndryshon nje gjalles mbrenda atij planeti qe eshte shum e vogel kunder Planetit hehe.
Universi, Galaksia, Sistemi i jone Diellor te gjitha jan keto ndryshime i cili eshte nje cikel qe ndryshon kete pergjigje e ka dhan Aristoteli para 2300 vjete me heret qe ka thane: Jeta eshte Levizje. Ky sen e tregon shum mir qe jeta leviz, ndryshon simbas kohes dhe pershtatjes se saj dhe kjo quhet: EVOLUCION.
Edhe dicka i pas disa postime me lart aty, po thojn se ne e kemi prejardhjen prej Majmunit? Jo, ne kemi Mutacione shum te aferme me Majmunin por Jo. Ne jemi Homosapien qe jemi shkeputur nga nje GJalles tjeter qe jan thirr Neanderthal dhe prej atyne jemi shkeput nga jeta e kafshes dhe jemi ba me nje qenje superiore ne kete bote. Dhe prej asaj kan ardh shum ndryshime e cila simbas kohes na ka pru deri ktu ku jemi...koha jone e pare ka qen Palezoiti dhe Melozoiti prej asaj kohe kemi qen njerz Primitiv qe jemi mundur me jetu diqysh dhe e kan arrit ne ate kohe shum mir me gjuajtje ndaj kafsheve, dhe kan jetu neper shpella, pastaj simbas kohes ka shku tu u civilizu njeriu...dhe ka marr prej kohes se shkuar mesim dhe ka shku tu perfeksionu deri ne kohen e tashme...
Ndryshuar për herë të fundit nga Marduk : 09-02-2010 më 14:01
Une po pajtona deri dikund me kete shkrim te atij Profit me lart, se edhe une i kam lexu disa shkrime shum interesante qe jan disa Molekula shum te imta t'cilat kan perberje shum t'gjallerueshme per me u zhvillu jeta ne Planetin tone. Por une me mira kisha thane gjate zhvillimit te sistemit tone Diellor pastaj me kometa qe e kan godit token tone, e kan pru ate perberje per me u gjalleru jeta ne Toke. Nje gje eshte e sakte se uji si burim i jetes ne toke ka ardh si shkak i Kometave sepse Kometat kan perberje te Ujit e me goditje e ka pru jeten ne toke pra Ujin. Edhe biologjikisht ADN-ja e pare u gjet ne Uje qe u zhvillu jeta ne Toke pastaj kan ardh shkaqet tjera...
Por nje fakt tjeter qe s'po me pelqen ky Profi po thote qe vetem per njerzit po thot qe ka ardh ne bote prej jashtetokesorve kurse per gjallesat tjera s'po tregon kurgje, kshtu qe s'po muj me u pajtu me gjith shkrimin e tij edhe pse ne do sene i goxha sakt.
Ky fenomen permendet te Masonet se njeriu erdh prej Planetit X dhe u zhvillu jeta ne toke kurse per kafsh asgje nuk thote, kjo po me len ne dyshim qe s'po muj me u pajtu me shkrimin e ktij profit...
Kush nderhyri qe njeriu mori kete form qe ka sot???Si ka mundesi qe ne te gjith planetin vetem ne evoluam ne kete faz dhe te tjeret ngelen gjithmon kafsh???
Jeta ka nisur njesoj per te gjith ne tok, pse do duhej qe vetem njeriu te evoluonte kaq shum,dhe pse kaq diferenc nga kafshet e tjera??,
Erdhi dikush o njerez dhe na beri njerezit qe jemi sot.Ata erdhen dhe na perdoren per qellimet e tyre, dhe ne fund paten meshiren te na linin te gjall.
Lexoni ose ndiqni Seicin nuk do zhgenjeheni.Me ane te llogjikes do gjeni te gjitha pergjigjet tuaja.
Nese skeni qef ose koh per te lexuar Seicin,mos u merakosni se krijuesit tan do vin shum shpejt per te na pershendetur.
T,jeta xfiles: Ne lidhje temen ,qe ti shtrove me larte ,se ç,mu kujtua nje debat me nje te ashtu quajtur dijetare qe spjegonte origjinen e njerzimit nga adami dhe eva..!PO mire, nder to i beme nje pyetje? I nderur po racat si i krijoi zoti? Eee tha ai, te bardhet nga dheu i bardhe ,te kuqet nga dheu i kuq, te verdhet nga dheu i verdhe, te zinjet nga dheu i zi ,dhe keshtu u krijuan racat...! Nga kjo kuptuam lol.
se zoti kishte krijuar ne fillim nga çdo race nga nje adam dhe nga nje eva...! Hahaha lol. dijetari kishte haruar ,se po binte ne kundershtim me librat fetare...!
Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 09-02-2010 më 17:51
We are all Aliens
Shume e thjeshte nga ana fetare kjo qe thua ti,por kam pershtyojen se nuk eshte keshtu krnologjia e ngjarjeve..."ata" kane qene 200o vjet para nesh ne toke,per kete jam dakort,por prap pyetja eshte se ne si erdhem ne jete...evolucioni i darwinit nuk eshte vertetuar akoma me fakte,keshtu qe shkenca thote qe kur nuk ka fakte e mira e ketij mesimi eshte ti kalohet kalamajve
Ndryshuar për herë të fundit nga La_Lune : 10-02-2010 më 05:23
Krijoni Kontakt