Gjyshi Barron Hilton pas turpit të shkaktuar nga mbesa e tij, ka ndëshkuar këtë të fundit, duke i hequr asaj trashëgiminë e 60 milionë dollarëve.Por, Paris si për fillim ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj në kodrat e Hollywood-it, vilë e vlerësuar 4,25 milionë dollarë. Shtëpia ka katër dhoma gjumi, tre tualete, etj. Këtë herë i moshuari nuk e ka falur sjelljen e Paris, duke e cilësuar të fajshme për kryerjen e 23 ditëve burgim për drejtimin në gjendje të dehur të makinës. Nuk është e para herë që Paris bën me turp gjyshin, siç theksohet tek ‘Bild’ ku përmendet videoja në internet kur Barron ishte ndjerë tepër i turpëruar "Tani u mbush kupa, nuk dëshiron më që emri Hilton të lakohet sërish për keq", ka deklaruar Jerry Oppenheimer, biografi i Hilton. Zoti Hilton zotëron 5% të Conrad Hilton, që është shitur në fillim të muajit korrik për shumën e 26 miliardë dollarëve. Paris nuk do të marrë asnjë çentezë nga këto para, sepse gjithçka do të shkojë për bamirësi në fondacionin Conrad N. Hilton.
Krijoni Kontakt