Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Spartaku i Moskės... dhe..

    Spartaku i Moskės, Stalini, Beria dhe Shqipėria…

    Nga Besnik Dizdari

    I themeluar mė 1921 nė territorin e asaj qė njihet si “Krasnaja Presnia”, aty ku sot ėshtė zooparku i Moskės, duke marrė nė fillim emrin “Moskovski Klub Sport”, ndryshe “MKS”- fitues i Kampionatit tė parė tė Moskės mė 1922, mė mbas i quajtur po “Krasnaja Presnia” – Spartak i Moskės, skuadra mė popullore dhe ndėr mė tė mė fortat e BRSS qysh nė vitet ’20-‘30, qe personifikuar edhe nė kėtė thėnie tė Vladimir Majakovskit, poetit tė madh rusosovjetik: “Edhe tė plasėsh,- kishte thėnė Majakovski,- nė Rusi nuk mund tė gjesh njė skuadėr mė tė mirė se “Krasnaja Presnia””.

    Historia na tregon se emrin e sotėm, Spartaku e ka marrė zyrtarisht mė 1935, duke u njohur si klubi i Bashkimit tė Pėrgjithshėm tė Punėtorėve Vullnetarė, dhe nė historinė e tij 85-vjeēare, ai njeh fitimin e 34 titujve: 12 Kampionate tė BRSS, 9 Kampionate tė Rusisė, 10 Kupa tė BRSS, 3 Kupa tė Rusisė. Kjo ėshtė skuadra e Simonianit, Salnikovit, Netto-s, Onopkės e dhjetra e dhjetra tė tjerėve. Mbi tė gjitha, Spartaku njihet si skuadra e katėr vėllezėrve tė famshėm Starostin, tė cilėt sė bashku me Ivan Timovieviē Artemiev, gjithashtu pėrfaqėsues i parė i njė dinastie vėllezėrish, ata qė njihen si pesė vėllezėrit Artamiev, pa harruar kėtu edhe tre vėllezėrit Kaninikov, janė tė gjithė sė bashku themelues tė skuadrės.

    Simboli legjendar mbetet katėrshja e vėllezėrve Starostin: Nikollaj Starostin (1902-1996), Aleksandr Starostin (1903 -1981), Andrej Starostin (1906– 1987), Pjotr Starostin (1909-1993). Nuk gjėnden nė historinė e futbollit botėror katėr vėllezėr tė cilėt tė njinjisohen (identifikohen) deri nė legjendė me njė skuadėr tė vetme si vėllezėrit Starostin. Tre tė parėt janė dhe kapitenėt tė skuadrės. Edhe ky pėrbėn rast tė vetėm (unik) nė historinė e futbollit botėror. Dhe mbi kėta vėllezėr tė shndėrruar nė legjendarė nė krejt sportin sovjetik dhe rus, do tė bjerė pa mėshirė egėrsia e diktaturės.

    Nikolaj Starostin, vėllai mė i madh, ishte njeriu i cili i kishte dhėnė emrin skuadrės. Ai kishte marrė ndėr duar librin “Spartaku” tė garibaldinit Raffaello Giovagnoli, dhe kishte thėnė fjalėt qė kanė hyrė nė historinė e klubit moskovit dhe tė tė gjithė “Spartak”-ėve qė linden kudo, nė krejt botėn komuniste tė Evropės. Eshtė 1935. Me librin e Giovagnoli-t nė dorė, Nikolaj Sarostin thotė:

    “Ajo qė na shėrben ėshtė njė moto qė sintetizon cilėsitė mė tė mira tė njė sportisti: kurajo, vullnet pėr fitore, vendosmėri nė luftė, zotėsi, forcė, besnikėri pėr njė ide. Spartaku, kreu i gladiatorėve romanė, i zotėron tė gjitha kėto cilėsi. Propozojmė Spartakun si emėrtim tė shoqėrisė”.

    Mė 19 prill 1935, Kėshilli Pansovjetik i Edukimit Fizik tė Kėshillit tė Komisarėve tė Popullit tė Bashkimit Sovjetik miraton statusin e Shoqėrisė Sportive Vullnetare Sindikalo-Kooperativiste Pansovjetike “Spartak”.

    19 prilli 1935 mbetet kėshtu data e themelimit pėr tė gjithė Spartakėt qė vėrshuan nė tė gjitha vėndet komuniste.

    Dhe Shqipėria Komuniste qė ėshė ndėr mė “origjinalet”.

    Nė harkun ditor tė 15-22 qershor 1946, skuadra e Kuēovės shndrrohet nė "Spartak". Ndrrimi ėshtė i njė marke politike tė rrallė. Fjalė pėr fjalė motivacioni i botuar nė shtyp ėshtė ky:

    “Sportistėt punėtorė tė Kuēovės duke e ndjerė veten tė lidhur ngushtė me sportistėt punėtorė tė Bashkimit Sovjetik dhe pėr tė mbajtur tė paharruar kujtimin e ardhjes sė tyre nė Shqipėri, kėrkuan nga kryesia e F.S.SH. qė sportklubi i tyre "Kuēova" tė quhet "Spartak".”

    Nė Shqipėri, Kuēova kishte dhuruar "Spartakun" e parė qė do tė shndėrrohet nė njė koleksion tė tanė: Spartaku i Kuēovės, Spartaku i Korēės, Spartaku i Pogradecit, Spartaku i Shkodrės, Spartaku i Tiranės! Kaq sa pėr tė pėrmendur Spartakėt tė cilėt kanė marrė pjesė nė Kampionatin Kombėtar tė Shqipėrisė. Sot tė zhdukur tė gjithė!

    Dhe ėshtė vėrtetė e ēuditshme se si u zhdukėn Spartakėt nė Shqipėri dhe u ruajt, bie fjala, Dinamo, kuptimi human dhe historik i sė cilės nuk krahasohet asesi me Spartaku-n. Pėr tė shkuar mė tej: qe vėrtet fantastike se si ndodhi qė fanatikė tė Regjimit, njerėz mesa duket tė lidhur me Ministrinė e Mbrendshme tė tij, me arrogancė dhe cinizėm, edhe kur mė 1995 emri iu kthye nė “Olimpik”, mbas plot tre vjetėve (1998) sapo patėn diēka nė dorė, nxituan duke iu marrė fryma me letra e vula ndėr duar qė ta kthenin pėrsėri nė Dinamo!

    Kjo ėshtė Shqipėria e historisė “sė re” tė palėvizshme, tė patreguar kurrnjiherė pėrsėmbari.

    Nuk do ta zgjasim mė tej.

    Spartaku i Moskės, ishte bėrė i njohur nė Evropė qysh me ndeshjen e famshme Racing i Parisit – Spartak i Moskės 2-1 mė 1 janar 1936, njė lojė e shkėlqyeshme, madje e habitshme, siē e ka cilėsuar shtypi francez, e humbur thjesht pėr shkak tė mosnjohjes nga ana e sovjetikėve tė sistemit tė lojės WM. Por qė mbrenda njė jave shpėrthen nė fitore qė u quajtėn tė bujshme, ndonėse me skuadra tė pėrcaktuara si amatore tė punėtorėve: FSZH Lyon – Spartak 0-11, FSZH Nice – Spartak 0-17, FSZH Provansa – Spartak 0-13!

    Mbaslufės pėr Spartakun pėr ēudi, nė gjithė Evropėn do tė ishte Shqipėria.

    E vėrteta e habitshme ėshtė se Spartaku i Moskės i zhvillon ndeshjet e para tė tij ndėrkombėtare tė Mbasluftės vetėm me klubet shqiptare. Si ka qenė e mundur? Njė kėrshėri pėr tė ardhur pranė brigjeve tė futbollit italian, ende Kampion i Botės nė fuqi edhe nė atė 1946, tė njė stili pėr tė cilin sovjetikėt mendonin se ka njė qasje te klubet e Shqipėrisė mike? Apo Turneu vjen pėr hir tė miqėsisė sė madhe qė sapo lindte, ajo Shqipėri– BRSS?

    Sot mbas 60 vjetėve mund tė themi se ishin tė dyja kėto.

    Asnjė ndeshje ndėrkombėtare e Spartakut tė Moskės nuk ka gjatė vitit 1945 dhe as gjatė vitit 1946. Tė parat e tij janė vetėm kėto katėr ndeshje tė Shqipėrisė pėr tė cilat thuhet edhe sot e kėsaj dite pėrmes statistikave tė futbollit tė Rusisė, se u ndoqėn nga 70.000 spektatorė shqiptarė! E vėrteta historike kjo ėshtė: deri asokohe asnjėherė nė historinė e Shqipėrisė nuk ishin parė ndeshje ndėrkombėtare si kėto me Spartakun e Moskės. Kėtu nis starti i vėrtetė matės i futbollit ndėrkombėtar shqiptar. Na duhet ta pranojmė pa mėdyshje se trajnerėt shqiptarė si Adem Karapici, Ibrahim Dizdari apo dhe Ludovik Jakova, ia arritėn tė kuptonin se futbolli nė Shqipėri ka megjithate, mundėsi tė mėdha. Prej kėtij Turneu ata njohėn mė mirė tė metat, panė ndryshimet, por u bindėn se talente tė shumtė nuk mungonin. Spartaku nė vetvete qe njė shkollė. Nė fund tė fundit, ishte shkolla e stilit tė Wladislav Zmelkovit, Vasili Sokolovit, Sergei Salnikov, Nikita Simonianit…

    Nė kėtė 1946, siē pamė nė shkrimet e sė martės sė shkuar, kishte nisur njė histori e rrallė, edhe pėr futbollin shqiptar,. ose mė saktė kishte nisur kapitulli i historisė sė ēuditshme humbėse dhe shpesh kundėrshtuese e 11 ndeshjeve tė Spartakut tė Moskės me Shqipėrinė.

    Pėr ne, nė kėte numur tė “TemA”-s nis e flet historia tjetėr e Spartakut, ajo dramatike e tij nėn shpatėn e pamshirshme tė regjimit stalinian, ēka tregohet nė librin e Mario Alessandro Curletto-s.

    Dhe… Lavrenti Pavloviē Berija (1899-1953): i ashtuquajturi Komisar i Punėve tė Mbrendshme tė BRSS qysh nga 1938, ekzekutori i politikės shtypėse tė Stalinit, organizatori i kampeve tė punės (Gulag), mė mbas i dėnuar me pushkatim mė 1953 menjėherė mbas vdekjes sė Stalinit.

    Ministri Berija do tė kishte punė edhe me Spartakun e Moskės. Si dikur ndėr ne Ministria e Punėve tė Mbrendshme e RP tė Shqipėrisė me 17 Nėntorin e Tiranės apo Vllazninė e Shkodrės e tė tjerė. Berija zgjidhet kryetar nderi i shoqėrisė Dinamo, ashtu si si dhe Ministri i Punėve tė Mbrendshėm i RP tė Shqipėrisė, Mehmet Shehu, i cili zgjidhet mė 1950 po kryetar nderi i klubit Dinamo tė Shqipėrisė. Kur kryetar i ligjshėm ishte njė tjetėr Ministėr i Mbrendshėm, Kadri Hazbiu. Do tė jenė tė vetmit presidentė (kryetarė) nderi, por dhe tė ligjshėm, tė njė klubi sportiv nė historinė e njerėzimit tė cilėt do largohen nga jeta prej plumbit!

    Le t’ia lėmė pėrsėri fjalėn librit tė Curletto-s…




    Berija




    MARIO ALESSANDRO CURLETTO

    Nga libri ”Spartak Mosca”







    Edhe mbi Spartakun, i pėrkdhelur prej suksesit nė ēdo ndėrmarrje sportive tė tij dhe i dashtun prej miliona qytetarėve sovjetikė, nis tė bijen shéjat e para tė urrejtjes sė zotave.

    Mbas kthimit prej fitoreve tė dyfishta nė Belgjikė dhe Francė, skuadra gjen nė stacionin Beloruskij pritjen mė befasuese: askush tjetėr i pranishėm, me pėrjashtim tė tė afėrmve dhe miqve, me vėshtrimin e tyre dyshues, dhe mbi tė gjitha, tė shqetėsuar. Prej ditėsh nė Moskė dėgjohej tė thuhej se nė Evropėn Perėndomore skuadra nuk ishte mobilizuar fort pėr tė mbajtur lart nderin e futbollit sovjetik. E vėrteta, apo fakti se ishin fituar tė gjitha ndeshjet e luajtura, nuk merret aspak nė konsideratė.

    Por kjo nuk ishte e gjitha. Nė gazetat qenė dukur disa artikuj ku akuzoheshin lojtarėt e Spartakut pėr pėrfshirje nė stilin e jetės borgjeze. Dhe madje qe thėnė edhe burimi i njė korruptimi tė kėtillė: vėllezėrit Starostin. Shfaqen ndėrkohė tė dhėnat konkrete, duke denoncuar praktikėn skandaloze mbrenda shoqėrisė Spartak, tė tė paguarit tė sportistėve. Nė tė vėrtetė, sportistėve tė nivelit kombėtar nė klub iu korrespondonte njė shumė prej 80 rublash nė muaj, me autorizim tė shkruar prej Komitetit tė Kulturės Fizike. Kjo rrethanė e fundit theksohej prej gazetave.

    Natyrisht tė shqetėsuar, katėr vėllezėrit Starostin (Nikolaj, Aleksandr, Andrej dhe Pjotr) iu drejtuan njėrit prej “mbėshtetėsve” tė tyre politikė mė tė lartė, sekretarit tė Komsomolit, Aleksandr Kosarev. Vetė ky i priti dhe i siguroi. Ndonėse siē shėnon Nikolaj, ai ishte nervoz dhe i shqetėsuar, kjo nė kundėrshtim me qetėsinė e tij tė zakonshme.

    Sidodoqoftė, fushata e shtypit kundėr familes Starostin ndalet me kaq, dhe nė ”Izvestija” duket madje edhe njė njoftim lakonik qė konfirmonte rėnien e tė gjitha akuzės.

    Megjithate, nuk kishte arsye pėr tė qėndruar nė qetėsi. Nė botėn e sportit arrestimet vazhdonin me qindra (qe arrestuar edhe gjyqtari Vladimir Strepchev, si fajtor ngaqė duke qenė gjyqtar i ndeshjes, kishte lejuar humbjen 4-7 tė Dinamos nga skuadra e Vendeve baskė) me kryeakuzat krejtėsisht tė pavėrteta, qė nga spiunazhi nė tė mirė tė fuqive armike e deri te trafiku i valutės.

    Kur makina shtypėse e pėrgatitur prej NKVD, mbėrrin deri te vetė Aleksandr Kosarev, i arrestuar personalisht prej vetė Berija-s (Kosarev nė kėt vit 1939 mbas arrestimit pushkatohet, ndėrsa e shoqja internohet nė Noril’sk), Starostin-ėt po e prisnin tė keqėn nga njeri ēast nė tjetrin.

    Ndėrkohė, nė terrenet e lojės, Spartaku tregohej krejt i paepur; pėr dy sezone (1938 dhe 1939) fiton si kampionatin ashtu dhe kupėn e BRSS, ēka do tė mbeste pėrgjithmonė diēka e pambėrritėshme.

    Ēdo sukses i ri, fatalisht, nxiste gjithnjė e mė fort urrejtjen ndaj personaliteteve tė klubit, si dhe dėshirėn pėr hakmarrje prej kundėrshtarėve tė rrezikshėm tė Dinamos. Nuk pėrshkohej kjo drejtpėrsėdrejti te lojtarėt, me tė cilėt, simbas dėshmive tė njėjta tė Nikolaj dhe Andej Starostin, marrėdhėniet jashtė fushės ishin tė drejta, dhe nė disa raste madje edhe miqėsore. Drejt me e thėnė, midis dy shoqėrive nė vazhdimėsinė e garave tė ashpra midis tyre, nuk mungoi edhe njė gjest zbutjeje, i shprehur pėrmes njė ndeshjeje miqėsore 30 minutėshe nė Sheshin e Kuq mė 18 korrik 1939, qė pėrfundoi me njė 0-0 diplomatik. Pėr ēka “policėt” (siē thirreshin dinamasit) do tė merrnin vetėm njė ēdėmtim tė pjesshėm pėr shputėn qė kishin marrė tre vjet mė parė, kur po nė Sheshin mė tė shéjtė tė krejt kombit, Spartaku kishte pasė nderin t’i tregonte futbollin Stalinit. Por kjo nuk mjaftonte.

    Fati e desht qė Lavrenti Berija, i cili pasonte (nė mėnyrė gjaksore, siē qe zakoni) Ezhov-in nė krye tė NKVD (Ezhov pushkatohet mė 1940), tė kishte njė dėshirė tė madhe pėr futbollin, njė sport qė pėrveē tė tjerave, ai vetė e kishte luajtur nė mėnyrė modeste nė rini. Ndoshta edhe pėr kėte, Berija e merr me shumė seriozitet titullin e presidentit tė nderit tė klubit pansovjetik Dinamo, detyrė qė e pėrfshinte domosdoshmėrisht edhe ate nė kėto punė.

    Nė tė vėrtetė, jerarkėve tė lartė tė Komisariatit tė Punėve tė Mbrendshme dhe tė policisė politike iu pėlqente gjithnjė qė herėpashere tė dukeshin nė lozhėn e tribunės sė stadiumit “Dinamo” dhe madje ndonjeri kishte dobėsinė tė paraqitej si njė i ditur i madh i futbollit, pa shkuar kurr mė larg se sa komenti i fazave tė lojės me gazetarėt sportive dhe tė ndonjė mendimi rreth nivelit tė lojės sė futbollistėve mbas ndeshjes.

    Ajo e Berijas, pėrkundrazi, ishte njė prani e pamungueshme nė ēdo ndeshje moskovite tė Dinamos. Sportistė, trajnerė dhe drejtues tė tė gjithė klubeve, tė nisur nga fakti se njė ish futbollist kishte role kyēe nė pushtetin shtetėror, ushqenin ndėrkaq, shpresa se nė te mund tė kishin njė mbrojtės tė tyre. Nė fillim edhe Nikolaj ra nė kėte gjykim tė gabuar, por kur do tė kishte me te njė takim personal, do tė krijonte njė pėrshtypje krejt tjetėr:

    “Duke e vėrejtur Berijan, pyesja veten: si ishte e mundur qė me kėte pamje, ky tė ishte njė njeri i mirė? Shumė i shėndoshė, pavarėsisht nga trupi mesatar, ai peshonte mė shumė se njė kuintal. I fryrė, me qafėn palė palė mbi jakėn e kėmishės. Dhe me sytė pėrpirės, buzėt e mishta, gjithnjė tė lagėshta, dhe me fiksimin pėrmes lenteve tė gjyslykėve pa skelet. Me gjithė dėshirėn e mirė, nė kėte vėshtrim pėrpirės, ishte e pamundur qė tė gjeje te ai diēka njerėzore.”

    Nė botėn e futbollit filluan tė dėgjohen ndėrkaq, zėra qė thonin se “zotnia i Ljubjankės” i kishte kėrcėnuar futbollistėt e Dinamos nė rast tė rezultateve tė pakėnaqshme, duke iu referuar madje pėrveē tė tjerave deri dhe pėrmendjeve tė togave tė pushkatimit, duke shfaqur pamėdyshje dėshirėn e tij tė madhe pėr ngjyrat e klubit, nė mbėshtetje tė tė cilit ishte gati tė bėnte gjithēka.

    Nė vėrtetim tė gjithė kėsaj, Spartaku e pati provėn e tij tė parė mė 1939. Nė fund tė gushtit moskovitėt do tė luanin nė gjysmėfundoren e kupės sė Bashkimit Sovjetik me Dinamon e Tbilisit dhe do ta mposhtnin 1-0 atė. Mirėpo, mbas pak ditėve gjeorgjianėt bėjnė reklamim, sepse simbas tyre, nė golin e shėnuar nga Spartaku, topi nuk e kishte kaluar krejtėsisht vijėn e bardhė. Komisioni pėrgjegjės i Komitetit tė Kulturės Fizike e Sportit, nuk e pranon reklamimin, dhe njeh ndėrkaq, rezultatin e gjysmėfundores. Mė 12 shtator nė Moskė nė prani tė 70.000 spektatorėve, Spartak fiton 3-1 fundoren me Stalinec tė Leningradit dhe fiton kupėn pėr tė dytin vit me rradhė. Tri javė mė vonė Dinamo e Tbilisit vjen nė Moskė pėr tė riluajtur gjysmėfundoren. Spartaku nuk dinte asgjė pėr gjithė kėte kthesė. Duke e kuptuar se nė kėte ngjarje tė padėgjuar, autoritetet sportive ishin injoruar krejtėsisht, Nikolaj Starostin, me cilėsinė e drejtorit tė Spartakut, i drejtohet autoriteteve mė tė larta politike pėr tė vėnė drejtėsinė nė vend. Por pa rezultat. Nė argumentimin krejtėsisht tė rreptė, se do tė ishte absurde tė pėrsėrisje njė fundore kur mė parė nuk qe pranuar asnjė reklamim dhe se qe luajtur tashmā edhe fundorja (finalja) dhe qe dorėzuar deri dhe trofeu, ai merr si pėrgjigje kėrcėnimin pėr pėrjashtimin nga partia. Dhe kur iu thotė se nuk ishte anėtar partie, atėherė kėrcėnohet me shkarkim prej ēdo detyre drejtuese nė klubin Spartak. Askush asokohe nuk dyshonte se mbrapa gjithė kėtij makinacioni qėndronte njė kapriēio e Lavrentij Berijas.

    Spartaku u paraqit nė atė ndeshje, tė cilėn kurr nuk do tė dėshėronte ta luante, me njė formacion krejtėsisht tė ndryshuar pėr shkak tė skualifikimeve dhe traumave. Veēanėrisht e rėndė ishte mungesa e lojtarit tė tij, Andrej Starostin, i cili kishte pėsuar frakturė nė dorė gjatė njė ndeshje me CDKA.

    Por ndoshta bardhekuqtė po pėrjetonin njė ēast tė gjatė, dyvjeēar mirsinash; dhe askush nuk kishte tė drejtė qė ta cilėsonte tė humbur ndeshjen pa dalė nė fushėn e lojės. Dhe fiton (3-2) edhe nė atė ditė tė 30 shtatorit, nė stadiumin Dinamo” para 80.000 shikuesve. Pėrsa i pėrket Lavrenti Berijas, mbas golit nė 3-1, ai ngrihet i revoltuar, lė me zemėrim poltronin e tij dhe braktis lozhėn e tij tė tribunės sė nderit.

    Pėr ta kuptuar mirė masėn e kėsaj sjelljeje, dhe nė njė farė mėnyre epicitetin e gjithė kėtij kundėrshtimi, asgjė nuk vlen mė tepėr se sa vetė komenti i tė baraspeshuarit Nikolaj Starostin:

    “Edhe pse kanė kaluar vite prej asaj dite tė njė beteje tė paarsyeshme, edhe gjėrat mė tė vogla mė kanė mbetur ende tė gjalla dhe tė ngulitura nė kujtesė. Asokohe, kur nė skuadėr duhej me shprehė respektin mė tė madh ndaj njė lojtari, thuhej: “Eshtė prej atyre qė kanė luajtur kundėr baskėve”. Por qysh atė ditė lavdėrimi mė i madh i mundshėm u bė ky: “Edhe ai ka luajtur ndeshjen kundėr gjeorgjianėve”.

    Me dėshtimin e pėrpjekjes pėr hakmarrje tė Dinamos sė Tbilisit, me gjasė, kreu i gjithpushtetshėm i NKVD e humbi interesin pėr ngjarjen. Kjo mbasi Komiteti pėr Kulturėn Fizike dhe Sportin, ligjėrisht vendosi, simbas njė mirėkuptimi qė tė mos lejonte luajtjen e fundores sė fituar njė herė nga Spartaku, i cili ishte mbajtės i ligjshėm i kupės.

    Nė ēdo lloj mėnyre drejtėsia qe vendosė, por Nikolaj Starostin nuk ēlirohej asesi prej njė ndjenje rrezikshmėrie dhe tė njė ankthi shqetėsues. Dhe kėshtu, burimi i paragjykimeve tė tij pėr njė rrezik tė mundshėm nuk qe kapėrcyer, pėrkundrazi, midis tė dyve gjithēka qe pėrtėrirė pėrmes njė lloj qėndrimi tė akullt dhe disi tallės:

    “Nė dimėr nė Ujnat e Patriarkėve ndodhej njė nga pistat mė tė mira tė patinazhit, ku luhej pėr titullin e qytetit tė Moskės nė hokej. Berija, i cili banonte nė njė pallat aty afėr, shpesh vinte pėr t’i hedhur njė vėshtrim ndeshjeve tona, i shoqėruar prej truprojeve tė togės sė tij tė pafund. Kanė kaluar mė shumė se pesėdhjetė vjet, por e kujtoj ende mirė vizitėn e tij tė parė. Iu afrova, ashtu siē isha, me patina nė kėmbė. Folėm pak vetėm pėr punė sportive. Kush luante, ēfarė tė rejash kishte skuadra e tjerė. Mandej ai mė thotė:

    - Mirė, vazhdoni Nikolaj, kthejuni tek loja. Na keni spjeguar gjithēka, e tani ne mund tė shohim vetė. Faleminderit pėr informacionin.

    Dhe mė paraqet tek njė ndjekės i tij:

    - Ky ėshtė Starostini qė mė shpėtoi njė ditė nė Tbilis.

    Dhe teksa ai po kėnaqej prej efektit provokues – e as unė dhe as njeriu pranė tij nuk po dinim se si tė reagonim, se si t’i pėrgjigjeshim – mu kujtua njė ndeshje e largėt e cila mė kishte dalė krejtėsisht nga kujtesa. Nė fillim tė viteve njėzet, pėrfaqėsuesja e Moskės luante nė Tbilis. Midis kundėrshtarėve tonė ishte njė mesfushor i majtė, disi i rėndė, jo shumė teknik, por i ashpėr. Ishte Berija. Unė luaja sulmues i djathtė dhe shpesh gjėndesha ballėpėrballė me te, dhe falė shpejtėsisė qė kisha asokohe, kalimi i tij nuk mė paraqiste asnjė problem. Nė pjesėn e dytė, mbasi e kisha kaluar disa herė nė shpejtėsi, shėnova edhe njė gol. Si tė lexonte mendimet e mia, Berija mė drejtohet duke mi ngulur mirė sytė:

    - Shihni se interesante ėshtė jeta, Nikolaj, ju jeni ende nė formė, ndėrsa unė tashmā nuk jam i pėrshtatshėm pėr veprimtari sportive.

    U ndjeva nė gjėndje tė vėshtirė, nėn vėshtrimin e tij tė akullt…”

    Njė fat kapricioz, edhe njė herė tjetėr nė kėte vit 1939, tė ēon pėr te triumfi i Spartakut ndaj njėrės prej skuadrave mė tė dashtuna tė kryetarit tė NKVD. Kishte ndodhur pra mėnjanimi i Dinamos sė Tbilisit qė, nė njė ditė tė shqetėsuar tė fundit tė tetorit, Spartaku tė fitonte pėr herė tė dytė rresht titullin e kampionit tė Bashkimit Sovjetik.

    Kėto rrethana nuk bėnin gjė tjetėr veēse rrisnin dashakeqėsinė e Berija-s ndaj Spartakut, dhe mbi tė gjitha, ndaj familjes Starostin, fati i sė cilės tashmā dukej se qe vendosur.

    Duke parė edhe atmosferėn e pėrgjithshme, plot arrestime dhe zhdukje tė njerėzve simbas urdhėrit tė ditės, katėr vėllezėrit e ndjenin se vendimi qe marrė, dhe e vetmja qė ende nuk dihej, ishte dita e ankthme e realizimit. Ēdo ēast qė kalonte mund tė ishte fatal. Nė tė vėrtetė, qysh mė 1939 “zgjidhja finale” pėr vėllezėrit Starostin ishte gati. Sekretari i Komsomolit Aleksandėr Kosarev, i cili ishte pushkatuar po nė kėt vit, nė rrėfimin e tij kishte “zbuluar” ekzistencėn e njė komploti, tė ideuar dhe tė drejtuar prej tij, pėr tė eliminuar drejtuesit e lartė tė partisė dhe tė qeverisė. Realizimi i planit, vazhdonte rrėfimi i Kosarevit, i qe besuar prej tij njė komande tė pėrbėrė prej sportistėve me nė krye Nikolaj Starostin. Nė thelb, NKVD, kishte instruktuar nė njė mėnyrė krejt tė padiskutueshme dhe nuk mund tė kishte asgjė mė pėrfundimtare dhe tė pangatėrrueshme se sa ajo nga ēka kishte depozituar njė kriminel i dėnuar dhe i pushkatuar. E megjithate, ndodh ndonjėherė qė mekanizmi i montuar dhe i lubrifikuar pėrsosmėrisht, tė pengohet mu nė ēastin e fundit. Krejt papritmas dhe paparashikueshėm Molotovi, kreu i qeverisė sė BRSS, refuzon tė firmosė letrėn pėr arrestimin e Sarostin-ėve.

    Nikolaj Starostin i cili nuk e kishte njohur kurrnjiherė personalisht Molotovin, e gjen spjegimin e papritur tė aktit tė faljes, nė faktin se bija e tij Evgenija dhe vajza e politikanit, Svetlana, ishin nė tė njėjtėn shkollė, por ndoshta dhe shoqe. (Aty studjonte edhe vajza e Stalinit, Svetlana).

    Cilatdo tė kishin qenė arsyet e kėtij qėndrimi tė Molotovit, e gjitha kjo pėrbėnte njė nga rastet e rralla qė ishte ndalė arbitrariteti i tė gjithėpushtetshmit Berija. Nėse edhe nė kėte rast, ai do tė t’ia kishte arritur tė kryente nėpėrmendjen e tij, ēka tė ēonte te rėndimi i kreut tė akuzės dhe pranisė sė rrėfimit tė Kosarevit, atėherė llogaritė me familjen Starostin do tė qenė mbyllur njė herė e mirė…

    ...


    TeMa

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Starostin-ėt e Shqipėrisė
    Nga Besnik Dizdari
    Erdhėm kėshtu te fundi prej katėr edicionesh dhe tetė shkrimesh tė Dossier-it tonė, i nxitur prej vlerave tė pakundėrshtueshme tė librit “Spartak Mosca” tė autorit Mario Alessandro Curletto, njė befasi e tanė kuptimplote pėr ata qė duan dhe dijnė tė vlerėsojnė. Sidomos pėr shqiptarėt, jeta e tė cilėve ėshtė e mbushur me “raste Starostin”. Historia dramatike e Spartakut tė Moskės, sidomos e themeluesve tė tij, katėr vėllezėrve Starostin tė arrestuar njėkohėsisht mbrenda disa orėve, dhe tė cilėt regjimi stalinian i dėnoi pa asnjė faj pėr 12 vjet nė gulagun e tij gjigand, tashmā pėr ata qė lexuan, njihet. Ngjashmėria me ngjarjet shqiptare ėshtė gati e pėrpiktė. Jemi tė bindur se edhe kjo, natyrisht nė Shqipėrinė e moskujtesės, mund tė kalojė pa rėnė nė sy, siē kalojnė shumė e shumė tė tjera…







    X X X




    I rikthehemi nė kėte epilog tė Dossier-it, Spartakut tė Moskės. Aty ku e kemi lėnė, te ndeshjet e tij me Shqipėrinė. Na kanė mbetur pa pėrmendur edhe dy ndeshjet e fundit me te:




    30.08.1953. Moskė. Stadiumi Qendror “Dinamo”:

    SPARTAK I MOSKES – SKUADRA E ZGJEDHUR E SHQIPERISE 3-0




    18.06.1959. Moskė. Stadiumi Qendror "Dinamo":

    SPARTAK I MOSKES - PERFAQESUESJA E TIRANES 4-1




    Kėtu ėshtė dhe mbyllja e 11 ndeshjeve tė Spartakut tė Moskės me Shqipėrinė– njė rekord edhe pėr vetė skuadrėn legjendare tė Starostin-ėve. E 11-ta, siē shihet, ėshtė e vitit 1959. Ishte njė Tiranė 1959 e rinuar me Panajot Pano e Nikolla Bespallė. Ndėrkaq, vėllezėrit Starostin janė riabilituar. Mendja ta do se pėr rolet qė sapo kishin rimarrė, ata kanė qenė nė Stadiumin Qendror “Dinamo” tė Moskės atė ditė tė 18 qershorit 1959, pėr tė parė Spartakun e tyre me Pėrfaqėsuesen e Tiranės, nė ndeshjen e saj tė fundit pėr njė skuadėr shqiptare nė token ruse, deri mė 2003, kur nė Vollgograd (Stalingrad) mbėrriti Kombėtarja e Shqipėrisė.

    Tre vjet mė parė qe mbajtė Kongresi i 20-tė i Partisė Komuniste tė BRSS qė ka dėnuar krimet e Stalinit dhe gulagun e tij tė pėrmasave anė e kėnd hapsirės kontinentale tė shtetit sovjetik. Por regjimi komunist ėshtė ende nė fuqi, njė regjim i quajtur revizionist nga Shqipėria Komuniste. Ishte njė BRSS revizionist i cili kishte nisur me vrull mu atė, riabilitimin e viktimave tė stalinizmit, Starostin-ėve me shokė.

    Shqipėria tė kundėrtėn. Pėr fat tė keq ende sot ajo nuk di mirė se cilėt janė “Starostinėt” e saj tė shumtė, tė rangjeve apo shkallėve tė llojllojshme tė dėnimit e tė pėrndjekjes, tė burgosjes a tė pushkatimit. Dhe nuk don t’i njohė. Nuk kemi, sot e kėsaj dite, asnjė studim se ēka ka ndodhur me sportin shqiptar gjatė Regjimit. Asokohe marrėdhėniet ndėrkombtare tė Shqipėrisė nė tanėsi kanė qenė tejet tė varfėra, nė mėnyrė tė veēantė marrėdhėniet ndėrkombėtare publike. Por nė atė izolim shembullor, ėshtė vėrtetė e ēuditshme qė, marrėdhėniet mė tė shumta publike ndėrkombėtare, i ka patur pikėrisht sporti dhe mbas tij arti. Traumat e familjeve tė shumta qė i kishin bijtė dhe bijat e tyre sportistė, nuk numėrohen. Ti ishe nė qetėsinė tėnde relative, por ja qė pėr fatin tėnd “tė keq” ishe bėrė sportist i shquar, dhe papritmas, pėr shkaqe biografie familjare apo tė fisit, nuk tė jipej e drejta pėr ta pėrfaqėsuar qytetin apo vendin tėnd jashtė vendit, e kėshtu niste drama e pėrndjekjes, e prishjes tė asaj “qetėsie relative”, e tronditjes sė sigurisė, e veēimit publik, thuajse si shéji qė nazistėt iu vinin ebrejve nė krah. Nuk mund tė pėrshkuhen rastet kėsisoji, qė e mbanin nė fré deri nė egėrsi edhe sportin kombėtar.

    “Urdhėri erdhi me telefon. Tė mos pranohet as nė stėrvitje. Shefi i klubit s’gjeti mėnyrė tjetėr pėr tė ma komunikuar urdhėrin, por gjatė stėrvitjes mė dėrgoi punėtorin e stadiumit dhe m’a hoqi topin nga kėmba para syve tė sportdashėsve tė shumtė qė ndiqnin stėrvitjen…. Dola kokulur me hapa tė ngadalshėm sikur shkoja vetė, i gjallė drejt varrit… mbuluar me barin e gjelbėr tė stadiumit. Sytė m’u veshėn dhe s’pashė mė asgjė… . Me Zvicrėn dhe Irlandėn e Veriut, kėtu po. Atje jashtė shtetit, jo. Pėrsėri, biografia, babai! Pėr atje, jashtė shtetit kishin lindur tė tjerė djem. Konkretisht nė vendin tim, pėr nė Irlandė e Zvicėr erdhi drejt e nė aeroplan, pa qenė asnjė ditė nė grumbullim, me valixhe nė dorė, njė futbollist, dhėndėrr aty…”.

    Ky ėshtė njė kujtim i tė mirėnjohurit Mexhid Haxhiu.

    Kėto janė historitė, ende pak tė shkruara, ende tė paprekshme, tė patreguara mirėfilli, tė pacėnuara. Sepse historia nuk duhet tė rishkruhet, edhe pse ėshtė shkruar njė herė me rréna e mashtrime, siē thonė bijtė, pinjollėt qė kanė pushtuar Tribunat e Nderit edhe nė demokraci. Kjo ka qenė ndarja e madhe, historia e ndarė mė dysh, ndikimi i sė cilės ka qenė gati racial.

    E pat ndarė mė dysh deri nė shuarje Regjimi. Nuk e kemi bashkuar ende.







    X X X




    Tė mėrkurėn nė ndeshjen me Bullgarinė, vetvetiu hodha sytė te Tribuna e Nderit, siē i kemi thėnė dikur, pėrcaktim i marrė prej popujve tė tjerė. Ishte edhe presidenti i Republikės, Bamir Topi, pėrveē tė tjerave, njė tifoz i hershėm. Nuk e kuptova pėrse kėsaj rradhe Tribuna e Nderit nuk qe aq fort e populluar. Nuk pashė pėr habi as anėtarė tė Komitetit Ekzekutiv tė FSHF-sė, ndonjė prej atyre qė krekoset javė pėr javė edhe pse vite tė tana i ka kaluar nė drejtim tė zyrave famėkeqe tė Sigurimit tė Shtetit tė Ministrisė sė Punėve tė Mbrendshme tė Regjimit. Me sa duket kėta tipa kėsaj here e kishin kuptuar se nuk mund tė sinkronizoheshin nė tė njėjtėn tribunė me Presidentin e Republikės sė Shqipėrisė Demokratike. Me njė fjalė, janė stepur. E do tė shohim nėse do tė guxojnė tė vijnė nė ndeshjet e tjera. Po me siguri qė do tė guxojnė pėrderisa ne nuk i kemi dhėnė njė status zyrtar Tribunės sė Nderit tė Stadiumit Kombėtar, njė Tribunė qė shtetet e tjera e kanė tė paprekėshme. Ndėrsa nė Shqipėri ajo pėrdoret pėr tė pėrmirėsuar biografinė e tė papėrmirėsueshmėve.

    Ndėrkaq, Shqipėria ka harruar, ka flakur, nuk ka riabilituar Starostinėt e saj, tė cilėt nė raport me popullsinė, kėtu nė tokėn arbėnore kanė qenė tejet mė tė shumtė se sa nė BRSS prej 200 milionėsh. Nėse me “riabilitim” kuptojmė saktėsisht vlerėn e kėsaj fjale: “tė rivendosėsh njė tė drejtė ose njė funksion, tė risjellėsh nė funksionim tė plotė”. Tjetėr mandej nderimi i plotė i vuajtėsve, i tė dėnuarve tė pafajshėm, i tė pėrndjekurve.

    Eshtė vėrtet fatastike se si ndodhi qė mbrenda pesėmbėdhjetė vjetėve tė kryhet jo keq deri riabilitimi i funksionarėve tė egėr tė Regjimit, pėrderisa kanė pushtuar edhe Tribunat e Nderit (ēka nė fund tė fundit, nėse ėshtė e ligjshme nė shlyerjen qė duhet tė bėjė vetė koha, pėr njė ēast po themi mirė qė janė riabilituar). Mirėpo, ja qė ende nuk ka ndodhur riabilitimi i tė shtypurve apo tė dėnuarve tė Regjimit 47- vjeēar. Nėse njė njeri pėr shembull, i cili vitet mė tė shumta tė punės sė tij i ka kaluar nė zyrat drejtuese tė shtypjes, tė Sigurimit apo Ministrisė sė Mbrendshme po shtypėse tė Regjimit, sot ia arrin tė jetė nė drejtim tė dy federatave sportive tė Shqipėrisė, padyshim qė nė kėte rast kemi tė bėjmė me njė reabilitim “par excellence”, madje me njė super-riabilitim. Dhe mbrenda njė periudhe tejet tė shkurtėr, vetėm nė 10-15 vjetėt e Demokracisė, njė sistem tė cilin Regjimi me mekanizmat e tij, qoftė edhe ai i ne gazetarėve tė tij, e ka penguar plot pesėdhjet vjet pėr tė ardhur.

    E tash? Tash le tė shpėrthejmė vetėm me emra qė kanė tė bėjnė me sportin:

    Izedin Beshiri, Princesha Myzejen, Oakley Hill, Riza Lushta, Naim Kryeziu, Musa Juka, Nush Bushati, Prof. Besim Qorri, Ragip A. Hoxha, Eqrem Stėrmasi, Hajdar Jakupi, Mirash Ivanaj, Pjetėr Guraziu, Qemal Omari, Said Toptani, Vangjel Turtulli, Prof. Ratti, Prof. Lissoni, Dr. Vasfi Samimi, Taip Shkodra, Sulejman Karkini, Prof. Aqif Domini, Mihal Kosta, Samo Singer, Tom Gjiri, Ndoc Gera, Stefan Shundi, Anastas Koja, Telemak Nushi, Teki Selenica, Peter Andoni, Ymer Sharra, Gaqo Gogo, Anastas Koxhaj, Taq Pizha, Luigj Shala, Niko Dovana, Dake Kusi, Bexhet Jolldashi, Ragip Meta, Kin Bushati, Hil Staka, Paē Koliqi, Asim Golemi, Qazim Dervishi, Alush Leshanaku, Aqif Domini, Teufik Agaj, Halim Begeja, Sabit Ēoku, prof. Rexhep Krasniqi, prof. Besim Qorri, Mark Gurashi, Rudolf Gurashi, Selman Stėrmasi, Nefise Kokobobo, Gjylter Pipa, Adem Karapici, Ilia Likoka, Haki Korēa, Tomor Ypi, Feti Dizdari, Ibrahim Dizdari, Hasan Maluēi, Maliq Petrela, Abdulla Shehri, Sejfedin Biēaku, Rafael Dishnica, Fori Stasa, Ragip Lohja, Ali Ohri, Ilia Likoka, Nebi Faslliu, Sandėr Kraja, Kol Trebicka, Ali Haveriku, Jonuz Gjylbegu, Ndue Pali, Myzafer Pipa, Vllas Arapi, Dervish Efovia, Akil Derani, Mexhid Dibra, Sabaudin Biēaku, Arif Peza, Skender Halili, Bahri Kavaja, Bule Vathi, Qemal Vogli, Qamil Teliti, Zihni Dervishi, Dhori Gėrnjoti, Raq Manushi, Xhelal Juka, Zhan Bonati, Mexhid Haxhiu, Filip Guraziu, Skender Fusha, Paulin Ndoja, Milutin Kėrcic…

    A mjaftojnė?

    Midis tyre ka drejtues tė sportit kombėtar para vitit 1944, pra themelues tė tij. Ka dhe rekordmenė e kampionė tė shquar, pedagogė dhe instruktorė qė kanė bėrė sportin e Shqipėrisė, shumica prej tyre tė flakur tej nga historia. Ka talente tė mėdha tė cilėve ua mpakėn mu kėte talent, ndonėse gjithė kėto vite ne jemi munduar t’i pėrfshijmė nė histori. Ka midis tyre tė mallkuar, tė burgosur, tė internuar. Ka dhe trima qė guxuan tė mbanin nė shtėpitė e tyre deri njė Alush Leshanak, kur ai kėrkohej orė e ēast pėr t’u zhdukur, siē u zhduk nė tė vėrtetė ky pedagog e themelues i madh i edukimit fizik. Prej tyre ka jo vetėm nga ata qė kanė pėsuar gulagėt si Starostinėt e Spartakut tė Moskės, por qė janė rrėzuar pėrtokė edhe prej plumbit, madje duke i treguar tė vrarė nė mes tė qytetit. Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropėn e Mbasluftės qė ka pushkatuar kampionė e rekordmenė tė shquar. E kalueme edhe kjo, pėrsa kohė tjetėrkush i pamerituar, madje edhe persekutor, pushton Tribunat e Nderit.

    Dhe ėshtė kėsisoji e mundur bukur mirė qė shumicėn e kėtyre protagonistėve historikė, brezi i ri sidomos, as ua ka dėgjuar ndonjėherė emrat. Dhe vazhon tė mos ua dėgjojė. As nė rrugė e as nė shkollė, sidomos nė shkollė; as nė jetėn publike dhe as nė pėrvjetorė pėrkujtues.







    X X X




    Shtatė vjet mė parė, mė 2000, nė Shqipėri, pak para Vitit tė Ri, ėshtė organizuar njė mbrėmbje festive „Tė gėzojmė sė bashku“ qė grumbulloi nė Hotel Tirana dhjetra sportistė tė shquar. Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bashkia e Tiranės dhe Federata Shqiptare e Futbollit

    patėn njė meritė sepse bashkuan nė njė mbrėmbje breza tė tanė sportistėsh tė mėdhenj tė Shqipėrisė, madje pėr herė tė parė nė histori duke iu dorėzuar edhe njė pllaketė me emrin e secilit tė shkruar mbi te, diēka vetanake e njė vlere tė pėrjetėshme. Dhe ndoshta ky ka qenė kujtimi mė i madh i asaj mbrėmbjeje. Pllaketa do tė mbetet pėrjetė nė shtėpinė e secilit sportist pranė emrit tė tė cilit ndodhet titulli "Nderi i sportit shqiptar". Diēka origjinale.

    Tė gjithė sportistėt e nderuar patėn ardhur aty simbas njė kriteri: ata qė ishin Mjeshtra tė Merituar Sporti dhe Trajnerė Kombėtarė si dhe ato pak Mėsues tė Popullit tė sektorit. Bukur.

    Mirėpo, vetvetiu lind pyetja: a janė vetėm kėta sportistėt qė e meritojnė njė nder tė tillė?

    Qé pra, se si me historinė e sporteve kemi mbetur vetėm te vitet e diktaturės. Pėr ne mbeten nė majė mbi 90 pėrqind tė sportistėve tė cilėt kanė marrė titujt e Shqipėrisė Socialiste. Dhe vetėm kaq. Ata tituj, Mjeshtėr i Merituar Sporti apo Mjeshtėr Sporti, njė imitim sovjetik i paekuivok, qė natyrisht zotėruesit e tyre i meritojnė, megjithate pėrmbledhin vetėm njė pjesė tė historisė sė sportit shqiptar. Shtatė vjet mė parė autori i kėtushėm ka shkruar po kėshtu. Dhe nė mjerim tė plotė asgjė nuk ėshtė bėrė nė gjithė kėto shtatė vjet pėr tė baraspeshuar sado pak vlerat e sportit kombėtar dhe tė protagonistėve tė tij.

    Shpresojmė se e dijmė tashmā qė dhjetė shqiptarėt e parė tė cilėt studjuan edukatėn fizike (nė ISEF tė Romės) janė Selman Stėrmasi, Hajdar Jakupi, Luigj Shala, Eqrem Stėrmasi, Azis Rexhepi, Spiro Shuteriqi, Aqif Domini, Niko Aēka, Teni Frashėri, Malo Kodra – figura tė mėdha tė edukimit fizik nė Shqipėri. Tash na thoni: a i njeh kush? Mė 1929 ėshtė viti i dytė i shqiptarėve qė shkojnė nė ISEF, pjesė e njė gjashtėsheje emblematike pėr kulturėn fizike e sportet nė Shqipėri: Irfan Tėrshana, Adem Karapici, Mendu Agolli, Myfit Halimi, Xhevdet Skilja, Bexhet Jolldashi – tė gjithė themelues tė kulturės sonė fizike, njeri mė i madh se tjetri. Dhe shumica, jo vetėm tė panderuar, por madje tė pėrndjekur pa mėshirė.

    Historia zyrtare e sporiti kombėtar, natyrisht qė vazhdon tė mos dijė asgjė pėr ta. Madje kisha me thane, se nuk i njeh as Komiteti Olimpik Kombėtar Shqiptar. Me siguri nuk i njeh as Akademia e Kulturės Fizike e Sporteve. Nuk i njohin as Federatat Sportive, ndonėse ata ishin themelues tė tyre. Vazhdojnė tė njihen “guximtarėt” e shekullit XXI tė cilėt kur nuk vjen Presidenti i Shqipėrisė, sulmojnė Tribunėn e Nderit tė Stadiumit Kombėtar! Dhe si askund nė botė janė njėkohėsisht nė krye tė dy federatave sportive tė Republikės, ndonėse vitet, mė tė shumta se sa nė sport apo nė krye tė tij gjatė Regjimit, i kanė kaluar nė zyrat drejtuese tė shtypjes tė Sigurimit apo Ministrisė sė Mbrendshme po shtypėse tė Regjimit.

    Tė vazhdosh tė jetosh vetėm me forcėn e titujve Mjeshtėr i Merituar i Sporteve dhe tė mos ta zgjerosh historinė pėr tė mbėrritur deri nė skajet mė tė vėrtetė tė saj, e pakta kjo do tė thotė ose injorim i historisė sė parė, asaj themeluese, ose ndarje me thikė e historisė, shkurt, njė pjesė qė "dua ta njoh dhe njė pjesė qė nuk dua ta njoh". Dhe “dua tė njoh vetėm atė tė Regjimit, sepse nuk mė intereson nėse Regjimi ligjėrisht ka rėnė mė 1991”. Kur dihet ndėrkaq, qė pėr shkaqe politike, shumė sportistė tė mėdhenj tė Shqipėrisė nuk mund ta merrnin titullin e lartė sportiv tė kohės, i cili gjithmonė kishte dhe mbulesėn e qėndrimit politik, madje edhe tė familjes. Ata nuk mund tė ishin nė forumet pėrzgjedhėse tė BFSSH, nuk mund tė ishin as sekretar dhe as kryetar tė BFSSH. Dhe ka ndodhur kohėt e fundit madje, qė edhe titullin e sotėm tė madh presidencial tė ashtuquajtur tė Mjeshtrit (nuk i hyjmė sot kėtu tė komentojmė nėse e kanė merituar apo jo) ta marrin po njerėz tė sportit e tė veprimtarisė sportive komuniste, ndonjeri edhe me veprimtari tejet tė diskutueshme. Ngaqė gjithnjė dhe pėr gjithēka na trysnon vetėm “Mbasviti 1944”, vijė ndarėse ēelik!

    Ka njė konkluzion tė tmerrshėm tė mbledhjes sė famshme tė Federatės Shqiptare Sportive tė 3 shtatorit 1945, kur deklarohet me njė ndjenjė tė qartė antikombėtare fjalė pėr fjalė kėshtu: "Tė fshihet njė herė e pėrgjithmonė faqja e zezė e lėvizjes sportive tė sė kaluarės!"

    Kjo deklaratė historike ėshtė njė turp i madh i historisė sė sportit shqiptar dhe shumė pak ėshtė bėrė deri mė sot pėr dėnimin zyrtar tė saj. Kėshtu do tė ndodhė pėrsa kohė ende nuk ka njė riabilitim, pėr fat tė keq jo vetėm te emrat, pėr Starostinėt e Shqipėrisė, tė cilėt thuajse nuk figurojnė askund. Ndonėse janė tė shumtė dhe asnjeri prej tyre deri mė sot nuk ėshtė ulė nė Tribunėn e Nderit tė Stadiumit Kombėtar. Vendet janė zėnė me arrogancė prej atyre qė gjithė jetėn kanė mbrojtur thėnien: "Tė fshihet njė herė e pėrgjithmonė faqja e zezė e lėvizjes sportive tė sė kaluarės!"

    Nė kėte 2007 tė Shekullit XXI, do ta perifrazojnė kėshtu: “Tė harrohet njė herė e pėrgjithmonė ajo faqe e zezė e sportit shqiptar qė krijoj rastet e pafund tė “Starostin-ėve shqiptarė”.

    Nė Tribunėn e Nderit vendet janė rizėnė mu prej … atyre ….

    Ndėrkaq, ne do tė vazhdojmė ta rishkruajmė historinė e vėrtetė. Vetėm kėte kemi nė dorė tė bėjmė. Sepse "kush nuk ka kujtesė, nuk ka ndjenjėn e jetės sė tij".

    Tema

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Braro kjo eshte historia qe do mesojne femijet tane neper shkolla??? Qeka gallate fare...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    boraks.. fol shkoqur mor djale.. cdeshe te thuac..

Tema tė Ngjashme

  1. Kryepeshkopi Anastas, Apostull i ditėve tona
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 07-04-2015, 11:27
  2. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2006, 15:51
  4. Sporting Lisbon - CSKA Moscow
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 06:35
  5. Spartaku, i vetem perball KGB-se socialiste.
    Nga erzeni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 15-11-2002, 15:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •