Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Lindes V.

  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Lindes V.

    Vetmia e diteve kur ende jetoja ne qytetin tim ishte nje loje adoleshentesh, qe luaja me vetveten, sa here me qellonte ta “haja” i pashoqeruar ate cope bulevardi qe shkonte nga Skenderbeu tek bordurat e mermerta te Piramides. Atje kishte perhere nje ***** vend qe mund ta konsideroje “tonin”. Kur binte shi dhe nen pisha nuk rrezistonin as shitesat ambulante te misrave te pjekur, por vetem ndoshta oficeret e gardes, ata me koke te rruar, te veshur civila, bariqendra e grupit ishte lehtesisht e spostueshme ne kafenete me cati kashte a teneqeje te krahut pertej. Aty pinim shpesh ndonje gote e me shpesh akoma thjesht nje kafe, duke patur perhere kujdes te mos i binim ne qafe me teper se c’duhej buxheteve tona te brishta prej studentesh te papune ne krize permanente egzistenciale. Koha kalonte duke diskutuar artikujt e “pjerdhur” te gazetave qe njoftonin lajme kot dhe duke bere sehir “bukurite” e xhiros qe ju qellonte ( per fatin tone! ) te bridhnin ne kembe e te pafshehura pas xhamave te erreta te makinave lluksoze.

    Dikur, i merzitur nga “gjuetia” e pafryt prej “kembesori”, e ndava edhe une se isha nje nga “te preret” per fuoristrade dhe vendosa te perpiqem seriozisht ti siguroja vetes nje kater per kater, full-optional, qe te zoteronte magjine e duhur per ti bere fytyrat e lezetshme te adoleshenteve zbukuruar me tualet te ktheheshin ne drejtimin tim. Fatkeqesisht zgjodha menyren e gabuar per tu bere i pasur.

    Iluzioni se me pune ( te ndershme ) edhe mund te arrish dicka, me hodhi ndonja dymije kilometra larg shkalleve te Universitetit. Jam ketu tani,me goten perhere plot, por pa nje fryme te gjalle te ciles ti bie ne qafe me mendimet, fobite dhe gaz-marazet e mia lehtesisht alkoolike. Askujt te pakten, te cilit te mund ti zbrazem ne te folmen time dialektale, te lemuar, si guret e hershem te kalldremeve, rrugicave te ngushta Tiranase.

    Pasioni im, i lene menjane prej kohesh rilindi prej syve te tu, ne ate vend absolutisht anonim mes kodrave te Toskanes meridionale, ku duhej te kalonim, ne shoqeri te njerezve te huaj, 48 ore seminaresh te gjate e te merzitshem. Veshtrimi im bredharak te zbuloi gjate njeres prej shetitjeve te veta mikluese, qe kane zakon te hetojne shkujdesur linjat e fytyrave simpatike. Mu be menjehere te ti perkedhel, ne cast i dashuruar, dhe ato sy te shkeqyer, te zinj e te pafajshem me zune rob.

    Nuk e dija akoma athere, se ishe Shqiptare edhe ti.


    ( ndoshta vazhdon, po me pelqeu edhe neser..kur te jem pak me ne terezi...)

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    NIKE

    JUST DO IT!!!

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    pls do it.
    dmth vazhdoje.... edhe nese nuk te pelqen sot (se sot eshte bere nesra jote)
    eshte krejt e bukur per tu pelqy edhe pasneser.
    vertete e BUKUR!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shume e bukur deri tani.



    Askujt te pakten, te cilit te mund ti zbrazem ne te folmen time dialektale, te lemuar, si guret e hershem te kalldremeve, rrugicave te ngushta Tiranase.
    .................................................. .............................

    Veshtrimi im bredharak te zbuloi gjate njeres prej shetitjeve te veta mikluese, qe kane zakon te hetojne shkujdesur linjat e fytyrave simpatike. Mu be menjehere te ti perkedhel, ne cast i dashuruar, dhe ato sy te shkeqyer, te zinj e te pafajshem me zune rob.

    Nese mundesh e deshirohesh, vazhdoje BenAlban!

  5. #5
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Zbulimi se ishim patriote na beri te dyve te buzeqeshnim. Mua sepse nderkaq e kisha kaluar prej nje cope here cakun e “thjesht pelqimit” dhe po hyja ne maje te gishtave ne nje territor emocional te cilit perhere ja kam patur friken: ne boten hapesire-kohore pa kritere racionale, ku sundon, perjetesisht e pakapshme, Dashuria. Persa te perket ty, nuk guxoj te hamendesoj arsye as larg e larg te krahasueshme me te miat, ndaj kam rene ne kompromis me veten per ta vleresuar buzagazin tend te prezantimit, si thjesht shprehje te kenaqesise qe lind nga njohja e rastesishme ne dhe’ te huaj me moshatare te vendit tend.

    Ate dite e jetova sipas tik-takut te sahatit te padukshem te atyre shkembimeve sporadike fjalesh e veshtrimesh qe ende kam frike ti quaj “marrdhenia mes nesh”. Ora jone kapricioze me nxiste nje cast te “fluturoja” i lumturuar ne krahet e veshtrimit tend dhe tjetrin te nxihesha krejt e te mbyllesha i pangushellueshem ne vetvete, sa here prania jote me mungonte dhe nuk mundesha ti gezohesha buzeqeshjes se syve te tu drejtuar tek une.

    Sesionet kaluan te paperfillura, nga mengjesi, ne mbremje, me mua te perqendruar teresisht ne perpjekjen mbinjerezore per te te dhene te kuptoje se me interesoje shume shume, pa te rene nderkaq ne sy per keq. E jetoja edhe gjestin tend me te parendesishem i pershkuar nga emocione te forta. Ku do te zgjidhje te uleshe? Dhe beja “lufte” qe te pakten njera prej karrikeve ne krahun tim te ishte perhere bosh. Dhe ndodhi qe u zhgenjeva: te gjitha ato here qe me kast, apo pa e menduar u ule larg. Dhe ndodhi gjithashtu qe te shperblehesha, kur ti e vleresove te pakten “jo te bezdisshme” shoqerine time.

    Ashtu si mbremjen e asaj dite. Sesioni i fundit ishte film dhe ti erdhe e u ule prane meje. Veshtrimi jot, te cilin ( o Zot sa keq! ) nuk guxova ta interpretoja, si qofte edhe vetem pak me teper se miqesor, me mbeti ne mend i pashlyer gjate gjithe shfaqjes. Nuk kam fjale te te pershkruaj sesa do te kisha dashur te kridhesha me gjate ne mrekulline e prekjes kazuale te trupave tone. Sesa fort kam enderruar ate mbremje me sy hapur perqafimin tend, apo edhe thjesht prekjen e trupit tend mbeshtetur leshuar pas meje.

    Ate nate dola prej vetes dhe duke lene pas dhomen e “gerrhitjeve kengetare” ku flija me te tjere, fluturova me ndihmen e imagjinates ne nje vend ne kohe ku ne te dy jetonim nga fillimi ne fund nje histori te vertete dashurie. Nuk di te te them se cfare zgjodha te deshiroj. Per mua do te kishte magji edhe casti pafundesisht ngarkuar me ndjenje i jetuar ne kohezgjatjen e nje puthjeje solitare. Do te vlente perpjekjet e nje jete te tere edhe nje dashuri prej personazhesh te Garsia Markezit, me kusht qe trofeu im final te ishe ti dhe anasjelltas.

    Por ndoshta nuk eshte e thene te jete keshtu.

    Nder duar mbaj shtrenguar, si te ishte nje grusht mjegull, nje pusulle me adresen e postes tende elektronike.

    Nuk kam guxim te te shkruaj i pari.

    Pres me padurim nje mesazh prej teje.

    Derisa nje dite, i zbehur dalengadale prej kohes, te vdese tek une, i mrekullueshmi kujtim i yt.

Tema tė Ngjashme

  1. Krijime - Per macen blu
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-06-2002, 00:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •