Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 94
  1. #51
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Liri per mua do te thote te mos egzistojne njesite matese,si teke apo dopio neper bare.

  2. #52
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Liri per mua do te thote te mos egzistojne njesite matese,si teke apo dopio neper bare.
    Si nuk e le njehere kete te shkrete raki o burr i dheut

  3. #53
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Koncepti i lirise behet disi i komplikuar kur jetohet ne nje komunitet ose shoqeri, ku shume persona jane te bindur qe "te tjeret" perfaqsojne kundershtare me te cilet duhen matur forcat. Dhe keshtu mendohet qe jeta eshte nje sfide e vazhdueshme, ne vend te bashkepunimit.
    Per ata nuk egziston ideja qe duke bashkuar forcat, njerezit mund te jetojne mire njesoj dhe te arrijne ate qe duan.
    Mbi te gjitha ne nje komunitet heterogjen, ku shpesh bie ne kontrast me konceptin e tolerances, respektin e lirise se tjetrit, qe na kujton qe duhe edhe te impenjohemi per te respektuar kufijte baze.
    Me behet qejfi qe te shoh perseri ketu , Shoku Tanku.Te uroj suksese!
    La vida es un carnaval

  4. #54
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Liria eshte te qenit i lire, gjendja e nje njeriu jo te burgosur e qe nuk ka kushtezime, nuk eshte i kufizuar ose te kete mangesi. Liria ne kuptim me te gjere eshte edhe mundesia e njeriut te veproje e mendoje ne autonomi te plote, eshte kushti qe te veprosh ne baze te zgjedhjeve te tuja, e ne disa raste edhe fale mundesise qe na japin ligjet.

    Isaiah Berlin ndan dy kuptime lirie: e menduar si jo-nderhyrje e nje fuqie te jashtme (liri negative) ose ne kuptim me te gjere si liri per te kryer gjera te caktuara (liri pozitive).

    Mund te thuhet qe kush ben nje akt eshte i lire, kur ka mundesine e zgjedhjes e madje veprimi vete eshte ne keto raste inteligjent, spontan e kontingjent. Inteligjent, sepse akti i lire sjell njohjen e objektit te lirise. Spontan, sepse shkaku i aktit qendron ne ate qe e kreu si pasoje e vullnetit te tij e pa nderhyrje nga jashte. Kontigjent, ne fund, sepse akti nuk dhet te jete nje nevoje e domosdoshme ne menyre absolute.

    Liri eshte edhe ai kusht moral e shpirteror, per te cilin gjehet forca per t'u pranuar kur nuk eshte zgjedhur ose kur nuk mund te zgjidhet, edhe se nuk eshte e thene te jemi te kushtezuar ta zgjedhim ashtu.

    Liria nuk duhet te ngaterrohet as me te drejtat as me licencat.

    Liria eshte edhe cilesia me fondamentale njerezore, sepse e formon si person, e ka te beje me mos qenien subjekt i nje rrethi te mbyllur i pre-ekzistueshem, por ne pasjen e nje natyre te hapur, qe edhe se me limit per jeten e njeriut qe ka nje fund, i jep mundesine di autorealizohet e autoprojektohet ne baze te zgjedhjeve qe ben; e madje kusht thelbesor per njeriun, qe ne baze te impenjimeve morale e intelektuale ben qe te kalohen pengesat qe mund te hasi gjate perpjekjeve ne jete, duke e formuar ne menyre progresive.

    Filozofet kane trajtuar pehere mbi lirine njerezore. Sipas disave njeriu eshte i lire, per te tjere nuk ehste i lire por eshte i kushtezuar nga ligjet e natyres. Historianet mendonin se njeriu s'eshte i lire. Gjithcka ndodh sipas nevojave, cdo gje eshte vendosur qe me pare. Prandaj nuk duhet te ndjekim emocionet, por duhet te perballojme si momentet e dhimbjes e si ato te gezimeve me qetesi e racionalitet (Spinoza).

    Kishte filozofe te tjere qe e konsideronin lirine si nje nder elementet qe ndajne njeriun nga kafsha. Nje nder keta ishte Kartezio i cili mendonte se njeriu, ndryshe nga kafshet (te cilat veprojne mekanikisht) eshte i lire sepse eshte i formuar. Duke pasur mundesine te mendoje e arsyetoje njeriu eshte i lire.

    Immanuel Kant e fut lirine ndermjet antinomive, dmth atyre pyetjeve metafizike (dhe ne vacaneri te kozmologjise se arsyes) te cilave njeriu nuk mund t'i pergjigjet me saktesi te plote sepse si tezat dhe antitezat e ketyre antinomive jane ne te dyja anet te pershtatshme e duken te sakta. Njeriu pra sipas Kant, nuk mund te tregoje lirine e tij me ane te arsyes: Mund te besoje ne liri. Eshte e domosdoshme per moralin qe njeriu te jete i lire, dmth qe te kete arbitrin e lire.
    Si qenie fenomenike, qe njeh realitetin nepermjet senseve, per Kant njeriu nuk eshte i lire sepse i perulet idese shkak-efekt. Por njeriu eshte edhe i paparashikueshem e arrin te lirohet edhe nga veset e pasionet. Njeriu eshte i lire pikerisht kur nuk ehste skllav i veseve dhe pasioneve.

    David Ickle e shume filozof te tjere new age te diteve te sotme, kane analizuar konceptin e lirise dhe e kane vendosur si objektiv shpirteror per t'u arritur. Te arrish mos te varesh nga asgje sjell nje ide te plote te ashtuquajtures ne siglen anglo-saksone "freedom". Nqs analizohet kjo fjale "freedom" e nese e ndajme mund ta interpretojme si vend afrimi i asaj qe kerkohet me aq shume deshire (freedom--->feardom: Liria mund te arrihet vetem nqs nuk kemi frike).
    La vita è bella...

  5. #55
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-11-2008
    Vendndodhja
    do i Q! r0pt3 albaguard robokopi, se eshte ()!thm0tr3 njeri o rracQ!m smer vesh ti o plera shqipris.
    Postime
    61
    Ç'është liria për ju?
    nje bir ne uje.

  6. #56
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar më parë nga A-Zemer Lexo Postimin
    nje bir ne uje.
    Ske faj ti mor djale se kur mijera e miliona vete vriteshin neper bote per te fituar te drejtat dhe lirite e tyre, ti skishe lindur akoma.

  7. #57
    of diamonds... Maska e dust
    Anëtarësuar
    13-10-2008
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    67
    Liria eshte mungesa e saj.
    Jeto cdo minute,si te jete e fundit.

  8. #58
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Citim Postuar më parë nga J@mes_Douglas Lexo Postimin
    Jam shume kurioz te di perkufizimin e gjithesecilit nga ju mbi lirine.
    Ky perkufizim mund te jete i vjele nga ideologjite e ndryshme politike, nga ndonje filozof i vecante, por edhe personal.

    Ju lutem me thoni: c'eshte liria per ju?
    Mundesia e nje individi,per te njohur dhe per te perdorur sipas vullnetit të tij ligjet,objektive te zhvillimit te natyres e te shoqerise!!

    Feel the pump √

  9. #59
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Liria per mua eshte deri aty ku nuk cenoj te drejtat e te tjereve.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  10. #60
    Aq shume e dua lirin sa qe celulari po me pengon teper sepse fjala e dyte kur te lajmerohesh eshte "ku je" gje qe ta cenon lirin.

    liria eshte çdo gje per çdo kend,kuptohet per deri sa perdoret racionalisht.

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fe Ç'është, Komb Ç'është.'
    Nga Redi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-12-2017, 09:11
  2. "Ka qenë komunist po aq i flaktë sa ç'është sot demokrat"
    Nga Albmaster në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 18-01-2013, 10:12
  3. Ç'eshte Sistemi Operativ, Hardveri, Softveri?
    Nga Aurora00 në forumin Pyetni ekspertët
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 15:33
  4. C'eshte meshira?
    Nga green në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 12:06
  5. C'eshte e Perendise, dhe c'eshte e njeriut.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 00:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •