Me Emrin tend Jetojme.
Titulli: Hyrje
Kėto tema i kemi quajtur me emrin “Me emrin Tėnd Jetojmė”, pasi do tė flasim mbi emrat e Zotit tė madhėruar. Janė tema qė kanė dy karakteristika tė veēanta: E para, karakateristika e kohės dhe e dyta e vendit. Karakteristika e kohės ėshtė se kėto tema po trajtohen gjatė muajit tė Ramazanit. Kurse karakteristika e vendit ėshtė se po trajtohen nė Meke mu para Qabesė.
Pėrsa i pėrket karakteristikės sė vendit, ėshtė shumė e veēantė tė flasėsh mbi emrat dhe cilėsitė e Zotit, mu para shtėpisė sė Zotit. Ajo qė na ndan nga Qabeja janė vetėm disa metra, gjė e cila ia shton vlerat temave qė do tė trajtohen. Ne po i trajtojmė kėto tema, mu pranė shtėpisė sė Zotit, Qabesė, sipėr tė cilės ndodhet Bejtul Mamur. Thotė profeti a.s, rreth Bejtul Mamur:” ēdo ditė vizitohet nga 70.000 melekė, tė cilėt falen dhe bėjnė tavaf rreth saj. Kur dalin prej saj, ata nuk ktheheshin mė aty, deri nė ditėn e kijametit.”
Karakteristika e vendit ku po i trajtojmė kėto tema, padyshim qė do tė shfaqet nė cilėsitė dhe emrat e bukur tė Zotit.
Teksa qėndron nė Qabe dhe vendet pėrreth saj, padyshim qė tė shkon mendja tek Ibrahimi a.s, kur erdhi me familjen e tij nė kėtė luginė tė shkretė asokohe. Tė shkon mendja teksa ai dhe djali i tij Ismaili a.s, ndėrtonin kėtė Shtėpi madhėshtore. “Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtėpisė (Qabes - luteshin): “Zoti ynė, pranoje prej nesh, se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di!” (Bekare 127) Tė shkon mendja teksa Zoti e urdhėroi Ibrahimin a.s:” Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė dhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta.” (Haxh 27) Tė shkon mendja tek pėrgjigja e Ibrahimit a.s:” O Zot, po sa do tė arrijė zėri im?” Zoti i pėrgjigjet:”O Ibrahim! Ti ke si detyrė t’i thėrrasėsh, kurse Ne do ua komunikojmė tė gjithėve.” Nga kjo pėrgjigje, Ibrahimi a.s ngjitet mbi kodrėn mė tė lartė dhe thėrret:”O ju njerėz! Zoti e ka bėrė obligim pėr ju haxhin, prandaj kryejeni atė!” Qė nga ajo kohė, njerėzit vazhdojnė tė vijnė me dėshirėn e tyre, pėr tė kryer haxhin. Tė gjithė pėrsėrisin fjalėt:”Tė pėrgjigjemi o Zot tė pėrgjigjemi…” Ne e dėgjuam zėrin e Ibrahimit o Zot dhe po i pėrgjigjemi thirrjes Tėnde.
Patjetėr tė shkon mendja, qė nė kėtė vend tė shenjtė kryente tavafin dhe vetė profeti Muhamed a.s. Prej aty ai udhėtoi pėr nė Palestinė. Ėshtė ky vend, ku profeti a.s e vendosi vetė me duart e tij, gurin e zi, nė qoshen e Qabesė. Ėshtė ky vend, mbi tė cilin ndodhet Bejtul Mamur dhe sipėr sė cilės ndodhet vetė Arshi i Zotit tė madhėruar.
Karakteristika tjetėr ėshtė se kėto tema po trajtohen gjatė muajit tė Ramazanit. Ky muaj ėshtė muaji ku cilėsitė e Zotit, si falja, mėshira, mirėsia, shpėrblimi… shfaqen mė shumė se nė ēdo kohė tjetėr.
Nė ēdo temė ne do tė trajtojmė njė nga emrat e Zotit. Numri i emrave qė do tė trajtojmė, janė tridhjetė. Tė gjithė emrat qė do tė trajtojmė, janė emra qė janė pėrmendur nė Kuran. Nė secilėn temė do tė flasim rreth njė emri, ndikimin e tij nė jetėn tonė, ndikimin e tij nė shoqėri dhe si manifestohet nė jetėn tonė. Do tė pėrmendim si t’i pėrjetojmė emra tė tillė si: Furnizuesi, Pranues i pendimit, I drejti, Krenari… Do tė pėrmendim si t’i lidhim kėto emra me jetėn dhe aktualitetin tonė. Do tė pėrpiqemi qė emrat dhe cilėsitė e Zotit, t’i bėjmė pjesė tė jetės sonė. Kur tė flasim mbi emrin “I drejti” duhet qė drejtėsinė ta kemi boshtin kryesor tė jetės tonė.
Tema e parė, do tė pėrqendrohet nė katėr pika kryesore:
v Ēfarė synojnė kėto tema dhe cili ėshtė qėllimi?
v Si na i tregon Zoti, emrat e Tij me qėllim qė ta njohim mė mirė?
v Pėrse janė quajtur kėto tema me titullin “Me emrin Tėnd jetojmė”?
v Vėrejtje tė pėrgjithshme, para se tė hyjmė nė thelbin e temave.
Cili ėshtė qėllimi me kėtė temė? Pse pikėrisht ėshtė zgjedhur qė tė flitet mbi emrat e bukur tė Zotit? Qėllimin tonė me kėto tema, do e pėrmbledhim nė dy fjalė:”Njohja e Zotit” Qėllimi ynė ėshtė qė tė njohim mė mirė Zotin tonė. Nėse do e njohėsh Zotin, do e duash Atė. Ėshtė e pamundur qė ta njohėsh Zotin dhe tė mos e duash. Nėse do e njohėsh, do i bindesh. Nėse do e njohėsh, do tė kėrkosh kėnaqėsiė e Tij. Nėse do e njohėsh, do tė ndjesh mall pėr xhenetin e Tij. Nėse do e njohėsh, do tė tė rrjedhin lotė nga malli pėr ta takuar. Shumė njerėz kanė frikė nga vdekja, kurse ti e dėshiron, pasi tė takon me Zotin. Nėse do e njihje, do tė shkriheshe nga malli pėr tė. Nėse do e njihje, ėmbėsia qė tė fal adhurimi dhe bindja e Tij, do tė tė dukej mė e ėmbėl se mjalti. Nėse do e njihje, nuk do tė pranoje tė veproje asgjė qė e zemėron Atė. Tridhjetė temat, i pėrmbledhim nė njė fjalė:”Njohja e Zotit” Nuk ka gjė mė tė madhe dhe mė madhėshtore se kaq qė ta themi. Nuk do tė kėrkosh tė fitosh xhenetin, veēse pasi ta njohėsh Zotin. Nuk do tė frikėsohesh nga ndėshkimi i Tij, veēse pasi ta njohėsh. Nuk do tė kėrkosh tė arrish kėnaqėinė e Tij, veēse pasi ta arrish. Nuk do tė mund tė falesh, agjėrosh, kryesh haxhin, lexosh Kuranin, japėsh lėmoshė… veēse pasi ta kesh njohur. Nuk do tė largohesh dot nga harami qė ėshtė bėrė kaq i lehtė, veēse pasi ta kesh njohur. Tė githa kėto i pėrmbledhim nė njė fjali: “Nėse e njeh urdhėruesin, i pranon kollaj urdhėrat”. Ne i thyejmė urdhėrat e Zotit, pasi nuk e kemi njohur Atė. Nėse do ishe i ndėrgjegjshėm, urdhėrat e kujt ke thyer, do e kuptoje sa gabim tė rėndė ke bėrė. Mos shiko vogėlsinė e gjynahut, por shiko urdhėrin e kujt ke thyer. A e kupton urdhėrat e kujt thyen ēdo ditė o vėlla? A e kupton se kė zemėron sa herė kryen vepra tė ulėta? “Nėse e njeh urdhėruesin, i pranon kollaj urdhėrat” Sa mė shumė qė ta njohėsh Zotin, aq mė shumė i dorėzohesh vullnetit tė Tij. Sa mė shumė ta njohėsh, aq mė kollaj do ta pranosh caktimin e Tij. Sa mė shumė ta njohėsh, aq mė tė lehta tė bėhen fatkeqėsitė me tė cilat pėrballesh. Nėse do e njohėsh, do tė tė pajisė me dije dhe njohuri tė rralla. Nėse do e njohėsh, do e shohėsh qartė dashurinė, mėshirėn, keqardhjen, butėsinė… e Tij. Pikėrisht pėr kėtė, nė ēdo temė do tė trajtojmė njė nga emrat dhe cilėsitė e Tij. Kėshtu do e njohim Zotin si Furnizues tė gjithēkaje, si Tė drejtin, Tė gjithėpushetshmin, Tė gjithėditurin… E gjithė feja, pėrmblidhet nė tre fjalė: Njohuri qė ēon nė bindje, e cila ēon nė lumturi. Nėse kėrkon ta njohėsh Zotin, e njeh nėpėrmjet emrave tė Tij.
Thotė Zoti nė Kuran:”Ne nuk e shpallėm Kuranin qė tė vuash” (Taha 2) Feja nuk ėshtė pėr t’i bėrė njerėzit tė vuajnė, por pėr t’u dhėnė lumturinė e humbur. Ajetet qė vijnė pas ajetit tė sipėrpėrmendur, flasin mbi cilėsitė e Zotit;
“Ta shpallėm vetėm si kėshillė pėr atė qė frikėsohet. (kjo ėshtė) Shpallje nga Ai qė krijoi tokėn dhe qiejt e lartė. (Ai ėshtė) Mėshiruesi qė qėndron mbi Arshin. E Tij ėshtė ēdo gjė qė ekziston nė qiej dhe nė tokė, ēdo gjė qė gjendet mes tyre dhe gjithēka nėn dhe. Nėse lutesh hapurazi, Ai e di tė fshehtėn, madje mė shumė se kaq. Ai ėshtė Zoti, nuk ka zot pėrveē Tij, Atij i takojnė emrat e bukur” (Taha 3-8)
Pjesa tjetėr e sures, flet mbi Musanė i cili e njohu Zotin dhe pėr kėtė jetoi i lumtur dhe mbi faraonin, i cili nuk e njohu Zotin dhe jetoi nė vuajtje. Lumturia gjendet vetėm nė njohjen e Zotit.
E veēanta tek emrat e Zotit, ėshtė se sa herė qė pėrmenden, ato shoqėrohen me epitetin “e bukura”. Tė tillė janė emrat e Zotit, tė bukur, tė hijshėm dhe madhėshtorė. Kėshtu, qėllimi i kėtyre temave ėshtė qė tė njohim Zotin tonė. Dhe nuk mund ta njohim siē duhet, veēse duke njohur emrat dhe cilėsitė e Tij. Sa mė shumė ta njohėsh Zotin, do ta duash mė shumė, do tė sakrifikosh mė shumė pėr Tė dhe do i dorėzohesh vullnetit tė Tij mė shumė. Pėr ta sqaruar mė mirė, le tė marrim shembullin e Abdullah ibn Hudhafes, njėrit nga shokėt e profetit a.s. Para se tė pranojė islamin, ai nuk tregonte kujdes dhe pėrkushtim pėr asgjė. Nuk pranonte tė sakrifikojė asgjė nga tė mirat qė kishte. Nė njė nga betejat me romakėt, Abdullahu merret rob. Kur i treguan mbretit romak, se mes robėrve ėshtė dhe njė nga shokėt e profetit Muhamed, ai e thirri dhe i tha:”A do tė pranoje tė braktisėsh fenė, nė kėmbim tė njė shume tė madhe pasurish?” Abdullahu iu pėrgjigj:”Pėr Zotin, po tė mė japėsh gjithė pasuritė e tua, nuk pranoj ta lė fenė time as pėr njė ēast tė vetėm.” Mbreti e pyeti pėrsėri:”A do e lije fenė, nėse tė premtoj se tė jap gjysmėn e mbretėrisė time?” Abdullahu ia ktheu:”Pėr Zotin asgjė nga tė mirat e kėsaj bote, nuk mi mbush sytė, nė llogari tė fesė.” “Atėherė do tė urdhėroj tė tė vrasin” – i tha mbreti. “Bėj ē’tė duash” – ia ktheu Abdullahu. Mbreti urdhėroi ushtarėt qė ta gjuajnė me shigjeta, por pa e vrarė, me qėllim qė ta frikėsojnė. Shigjetat e qėllonin nė duar dhe kėmbė, duke i shkaktuar dhembje. Kur e pyetėn pėrsėri nėse ishte dakort ta braktiste fenė, u tha:”Jo pėr Zotin” Mbreti urdhėroi qė tė mbushnin njė kazan me vaj dhe ta linin deri sa tė valojė nė zjarr. Kur valoi, morėn dy nga shokėt e Abdullahit dhe i hodhėn nė vaj. Pėr pak ēaste trupave tė tyre nuk u mbeti gjė veē kockave. Pas tyre mbreti urdhėroi qė tė hidhnin Abdullahin, i cili sa e afruan afėr kazanit, filloi tė qajė. Mbreti ua bėri me shenjė qė ta linin dhe e pyeti: “Hė, do e pranosh fenė time?” “Kurrė!”- ia ktheu Abdullahi. “Po pėrse qave atėherė?”- e pyeti mbreti. Abdullahu ia kthen: “Pėr Zotin, nuk qava nga frika, por ngaqė nuk kam veēse njė shpirt qė do tė dalė vetėm njė herė pėr hatėr tė Zotit. Zoti shehidit i ka dhėnė shumė tė mira nė botėn tjetėr dhe tė vritesh si shehid ėshtė shumė gjė e bukur. Do tė doja tė kisha shpirtra aq sa kam qime nė trup dhe tė gjithė kėto shpirtra tė dilnin njė e nga njė pėr hatėr tė Zotit”. Pasi kishte njohur Zotin, ai ishte gati tė sakrifikojė gjithēka. Dėshironte qė tė kishte shpirtra aq sa kishte qime nė kokė dhe tė gjithė t’i jepte pėr hatėr tė Zotit.
Hansa, ishte njė grua, qė para se tė pranojė fenė, i vdiq vėllai. Nga kjo ndodhi, ajo u pikėllua shumė saqė mbushi gjithė Gadishullin Arabik me vjersha pėr tė vėllanė. Pasi pranoi islamin dhe njohu Zotin, i vdiqėn katėr fėmijė. Ishte po e njėjta grua, por kur i vdiqėn katėr fėmijėt, tha:”E falenderoj Zotin qė mė nderoi duke mė vdekur fėmijėt dėshmorė.” Pasi e njohu Zotin, ajo iu dorėzua vullnetit dhe caktimit tė Tij.
Teksa flasim mbi emrat dhe cilėsitė e Zotit, nuk kemi si qėllim qė tė flasim rreth tyre sipėrfaqėsisht. Ashtu siē pretendojnė shumė njerėz se e njohin Zotin. Ne synojmė njė njohje tė thellė, qė depėrton nė ēdo qelizė tė trupit tėnd. Ne synojmė qė njohja dhe madhėshtia e Zotit tė gjendet nė ēdo pikė gjaku tėndin. Kurdo qė t’i bėjmė analizat gjakut, tė gjejmė madhėshtinė pėr Furnizuesin e gjithėsisė. Ne synojmė qė njohuritė pėr Zotin, t’i kemi si ajrin qė thithim. Nėse tė ndėrpritet oksigjeni ti vdes, po kėshtu nėse nuk e njeh Zotin dhe emrat e Tij tė bukur. Ne synojmė qė ēdo gjė qė tė del para, tė tė kujtojė njė nga emrat dhe cilėsitė e Zotit.
Ne mund tė marrim njė gotė me ujė dhe ta pijmė. Uji qė pijmė, ėshtė krijuar pėr dy qėllime, njėri qėllim i vogėl dhe tjetri i madh. Qėllimi i vogėl ėshtė qė ti tė pish ujė dhe tė jetosh. Nėse e pin ujin dhe nuk mendon mė tej pėr qėllimin mė tė madh, qėllimin e vogėl e ke arritur. Ti e pive ujin pėr tė tė mbajtur gjallė dhe kėtė e arrite. Por nėse e pin ujin dhe mendja tė shkon menjėherė tek Ai qė tė furnizoi me kėtė ujė dhe thua: “I pa tė meta, ėshtė Ai qė ma dėrgoi kėtė ujė! I pa tė meta ėshtė Ai qė rizkun tim e nxjerr nga retė mbi qiell! Ēdo pikė uji qė mbajnė retė, ėshtė e shkruar ku do tė pėrfundojė. Njė pikė nga uji i shiut qė ėshtė caktuar se do e pish ti, zbret nga lartėsitė e qiellit, udhėton nėpėr lumenj, e tėrheqin pompat e ujit, mbushet nė shishe, mbush gotė dhe nė fund e pin ti o vėlla dhe o motėr. Qė para se tė zbresė nga retė, ajo pikė uji ishte caktuar qė do e pish ti, qė je nė filan shtet dhe qytet. E kishte caktuar Zoti qė ti do tė udhėtosh nga vendet e largėta, pėr tė pirė dhe ngrėnė rizkun tėnd nė filan vend.
Me kėto tema ne synojmė qė ta njohim sa mė shumė Zotin tonė. Me kėto tridhjetė tema ne synojmė qė nė fund tė tyre, tė arrijmė atė gradė tė pėlqyer:”Ta adhurosh Zotin njėsoj sikur e shikon, pasi edhe pse ti nuk e shikon, Ai tė shikon.”
Unė e di qė ka shumė njerėz qė thonė se e njohin Zotin, madje tė pėrmendin dhe kushtet e besimit njė pėr njė. Por ajo qė kemi si qėllim me kėto tema, ėshtė qė njohja e Zotit tė depėrtojė thellė nė qėnien tonė. Ėshtė qė ēdo lėvizje e dorės tė dėshmojė fuqishėm madhėshtinė e Atij qė e krijoi. Ta ndjesh me gjithė qėnien tėnde qė Zoti kontrollon ēdo gjė, tė mendosh nė ēdo ēast mbi madhėshtinė e Tij, t’i pėrjetosh emrat e Zotit kudo qė tė ndodhesh.
Ne tė gjithė e dimė hadithin, kur profetit a.s i erdhi Xhibrili a.s nė formėn e njė burri. Me t’u ulur pranė profetit a.s, Xhibrili a.s e pyeti:”O Muhamed, mė trego ē’ėshtė besimi” Profeti a.s ia ktheu:”Besimi ėshtė qė tė besosh Zotin, melekėt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e Tij, Ditėn e Kijametit dhe caktimin, i mirė qoftė apo i keq.” Xhibrili a.s i tha:”Tė vėrtetėn ke thėnė!” Pastaj e pyeti:”Mė trego se ē’ėshtė islami” Profeti a.s iu pėrgjigj:”Tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr pėrveē njė Zoti dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij, tė falėsh namazin, tė japėsh zekatin, tė agjėrosh Ramazanin dhe tė kryesh Haxhin nėse ke mundėsi” Xhibrili a.s i tha:”Tė vėrtetėn ke thėnė! Tani mė trego se ē’ėshtė mirėsia (ihsani)!” Profeti a.s ia ktheu:”Ta adhurosh Zotin njėsoj sikur e shikon, pasi edhe pse ti nuk e shikon, Ai tė shikon.”
Xhibrili a.s i pėrmendi mirėsinė sė bashku me besimin dhe islamin, pasi besimi dhe feja janė tė mangėta pa ndjenjėn dhe emocionet qė tė jep njohja e vėrtetė e Zotit. Janė tė mangėta nėse nuk e adhuron Zotin njėlloj sikur e shikon.
Shembulli i dytė ėshtė njė i ri 18 vjeēar, qė quhet Harithe. E pyet njė ditė profeti (a.s) Harithen: “Si u gdhive o Harithe? Nėse dikush na pyet tė njėjtėn pyetje, ne menjėherė i pėrgjigjemi “mirė” ose i tregojmė mbi pagjumėsinė qė na shoqėroi mbrėmjen e djeshme… Kurse pėrgjigja e Harithes ishte e habitshme: “Jam gdhirė besimtar i vėrtetė o i dėrguar i Allahut”.
Profeti (a.s) e pyet pėrsėri: “O Harithe, mendoje atė qė thua, pasi ēdo fjalė e ka njė tė vėrtetė, po besimin tėnd me ēfarė e vėrteton?” “O i dėrguar i Allahut – i pėrgjigjet- mė duket sikur e shoh Arshin e Allahut me sy dhe sikur shoh banorėt e xhenetit duke u kėnaqur nė xhenet dhe banorėt e zjarrit duke vuajtur brenda tij. Prej kėsaj hoqa dorė nga tė mirat e kėsaj bote dhe po e kaloj natėn me namaz dhe ditėn me agjėrim.”
“Meqė e ditke, atėherė mos iu ndaj o Harithe”– ia ktheu profeti (a.s).
Profeti a.s thotė nė njė hadith:”Zoti ka 99 emra, kush i numėron (Ahsaha) ka hyrė nė xhenet.” Vetė fjala “Ahsaha” nėnkupton diēka mė tė madhe se thjesht t’i mėsosh dhe t’i pėrsėrisėsh. Ajo nėnkupton qė rreth kėtyre emrave tė kesh njohuritė e duhura. “Ahsaha” nėnkupton diēka qė ka tė bėjė me statistika, pra tė nxjerrėsh tė dhėna tė reja rreth emrave tė Zotit. Nėnkupton qė kėto emra duhet tė mbushin zemrėn tėnde, t’i pėrjetosh dhe t’i ndjesh. Kėshtu kuptimi i hadithit ėshtė:”Kush i njeh kėto emra, i ndjen me gjithė zemėr, i bindet Zotit dhe i dorėzohet plotėsisht, hyn nė xhenet.”
Nėse do e njohėsh Zotin nė njė formė tė tillė, zemra jote do tė dėshmojė madhėshtinė dhe pushtetin e Zotit kudo qoftė. Ajo do tė dėshmojė qė gjithėsia lėviz vetėm nė saj tė vullnetit dhe pėrkujdesjes sė Zotit. Ai kontrollon gjithēka, dėgjon gjithēka dhe gjithēka ėshtė pronė e Tij. Nėse ndėrgjegjėsohesh qė Zoti ėshtė vėzhguesi i gjithēkaje, ndėrgjegja jote do tė ishte mė e mirė se njėmijė kamera dhe policė qė kontrollojnė ēdo lėvizje tėnden. Nėse e njeh qė Zotit i takon krenaria absolute dhe se Ai ia jep krenarinė dhe ia heq kujt tė dojė, kurrė nuk do e pranosh nėnshtrimin dhe pėrbuzjen nga njerėzit. Nėse e njeh qė Ai ėshtė e drejta dhe e vėrteta absolute, do tė jetosh pėr kėtė tė drejtė dhe tė vdesėsh pėr tė. Nėse e njeh si pranues tė lutjeve, ēdo lutje dhe problem do e qaje me Tė fillimisht dhe do tė ishe i sigurtė nė pranimin e saj.
Tregon Abdullah ibnu Umer:"E pashė tė dėrguarin e Zotit njė ditė mbi podium (minber) duke thėnė me zė tė lartė:"Ata nuk e vlerėsuan Zotin ashtu siē e meriton. E gjithė toka do tė jetė nė dorėn e Tij ditėn e kijametit. Qiejt do tė mbėshtillen me tė djathtėn e Tij. I pa tė meta dhe i lartėsuar ėshtė Ai, pėr gjithēka qė i shoqėrojnė." (Zumer 67)
Ai e ngriti zėrin dhe duke bėrė me shenjė me gisht, tha:"Zoti i madhėruar e lavdėron veten e Tij dhe thotė:"Unė jam poseduesi, Unė jam i plotfuqishmi…Unė jam rregullatori, Unė jam i pari, Unė jam i fundit… Vazhdoi profeti a.s t'i pėrsėrisė cilėsitė dhe emrat e Zotit, saqė pashė qė minberi filloi tė dridhet sė bashku me tė dėrguarin e Zotit." (Buhariu 7414) Megjithėse prej dėrrase, edhe minberi e ndjente madhėshtinė e Zotit.
v Si na i tregon Zoti, emrat e Tij? Cilat janė mjetet dhe mėnyrat qė ta njohim mė
mirė? Zoti na e prezanton Veten, nė dy mėnyra dhe me dy mjete; Njė libėr qė lexohet dhe njė tjetėr qė shikohet. Nėse kėrkon tė njohėsh Zotin, e njeh nėpėrmjet Librit tė Tij qė e shpalli, Kuranin. Nėse nuk e lexon Kuranin, ngaqė nuk kupton arabisht, ke Librin tjetėr tė cilin mundesh ta lexosh, gjithėsinė. Ashtu siē ka Kurani faqet ku tregohet madhėshtia e Krijuesit, edhe gjithėsia ka faqet e saj tė panumurta, tė cilat dėshmojnė mbi krijimin,
Le tė flasim fillimisht mbi Librin qė e lexojmė, Kuranin. Teksa lexojmė Kuranin, shohim qė ai pėrqendrohet nė prezantimin dhe njohjen sa mė tė thellė tė Zotit dhe emrave tė Tij tė bukur. Ajeti i parė qė iu shpall profetit a.s nga Kurani ishte:”Lexo nė emrin e Zotit tėnd qė krijoi!” (Alek 1)Kurse ēdo sure, fillon me fjalėt:”Me emrin e Zotit, Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit”. Sureja mė me vlerė nė Kuran, ėshtė sureja Fatiha. Ajo pėrmban nė ēdo ajet tė saj, emra tė Zotit dhe duhet lexuar nė ēdo namaz qė falim. Ajeti mė me vlerė nė Kuran, ėshtė Ajeti Kursij. Nė njė ajet tė vetėm, pėrmenden gjashtė cilėsi tė Zotit. Ne tė gjithė e lexojmė ajetin Kursi, me tė mbyllim namazin tonė, shumė tė tjerė e kanė mėsuar, edhe pse nuk falen. Vallė, teksa pėrfundon leximin e kėtij ajeti, a tė ka vajtur mendja ndonjėherė tek dy fjalėt pėrfunduese? (Ai ėshtė I larti madhėshtor)
Nėse ēdo sure tė Kuranit e lexojmė me emrin e Zotit (Bismilahi Rrahmani Rrahim) pėrse tė mos e themi nė ēdo punė qė fillojmė?
Sureja qė konsiderohet sa njė e treta e Kuranit, ėshtė sureja Ihlas. Ajo pėrbėhet nga katėr ajete tė shkurtėra. “Thuaj Zoti ėshtė i vetėm. Atij ēdokush i drejtohet pėr ndihmė. Nuk ka lindur kėnd dhe nuk ėshtė lindur prej kujt. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me tė.” (Ihlas 1-4)
Kujt tjetėr do i drejtohesh pėr ndihmė nė raste fatkeqėsie pėrveē Zotit qė ėshtė i vetėm? Ajo qė e bėn kėtė sure tė konsiderohet sa njė e treta e Kuranit ėshtė se duke lexuar dhe mėsuar kėtė sure, ti mėson se nuk ka zot tjetėr veē Allahut, mėson se Ai ėshtė i vetmi Zot, mėson se Atij i drejtohet gjithkush pėr ndihmė, nga kjo mėson se vetėm Atij i duhet drejtuar pėr ndihmė, vetėm prej Atij duhet pasur frikė, Ai ėshtė Furnizuesi, Kontrolluesi…
Po tė vėrejmė teksa lexojmė Kuran, do tė shohim qė shumica e ajeteve pėrfundojnė me emrat e bukur tė Zotit. Ne e lexojmė Kuranin dhe kėto emra i kalojmė njėri pas tjetrit pa u thelluar nė kuptimin dhe domethėnien e tyre. Nga veēoria dhe mrekullia e Kuranit ėshtė se flet me hollėsi mbi disa gjėra, komenton disa ajete dhe nė fund i pėrmbledh ato me emrat e bukur tė Zotit. Le tė marrim njė shembull rreth kėsaj:
“Pėrkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, mė trego se si i ngjall tė vdekurit! Ai (Zoti) tha: “A nuk e beson? Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha qė tė mė qetėsohet zemra! Ai (Zoti) tha: “Merri katėr shpendė pranė vetes (theri e copėtoi), pastaj vendos nė ēdo kodėr, pjesė tė tyre! Mė pas thirri dhe ata do tė vijnė shpejt. Dije se Zoti ėshtė i Gjithėfuqishmi, i urti” (Bekare 260)
I gjithė ajeti, pėrmblidhet nė dy fjalėt e fundit “I gjithėfuqishmi, i urti” Nėse kėrkon tė mėsosh emrat dhe cilėsitė e Zotit, lexo sa mė shumė Kuran.
“Dielli rend drejt kufirit tė tij. Ai ėshtė caktim i gjithėfuqishmit, tė diturit.” (Jasin 38)
Kur Zoti flet mbi madhėshtinė e gjithėsisė, kėto ajete i pėrfundon me fjalėt:”Kjo me qėllim qė ta dini se Zoti ėshtė i aftė pėr gjithēka” Zoti flet mbi rregullin dhe ekuilibrin mes yjeve, galaktikave…dhe kėto fakte i pėrfundon me fjalėt:”Zoti ėshtė i gjithėpushtetshmi i urtė” Me kėtė, sikur Zoti na thotė: Mos u pėrqendroni tek kėto fenomene, por tek Ai qė i krijoi dhe i solli nga asgjėja.
Nėse kėrkon tė lexosh Kuranin, bėje me nijetin qė tė kėrkosh dhe tė kuptosh emrat dhe cilėsitė e bukura tė Zotit. Vetė Zoti nė Kuran, na kėrkon qė ta lusim me emrat e Tij tė bukur:”Zoti ka emrat e bukur, prandaj
luteni me to (emrat)” (Araf 180) Nėse kėrkon qė tė tė pranohen lutjet, teksa lutesh pėrmend emrat e bukur tė Zotit. Me kėtė tė kėshillon vetė Zoti nė Kuran. Profeti a.s e kishte bėrė traditė qė kur tė lutej, pėrmendte emrat dhe cilėsitė e Zotit, tė cilat kishin tė bėnin me lutjen. Nėse ke probleme ekonomike o vėlla dhe o motėr, nėse borxhet po tė mbysin, lute Zotin duke i thėnė:”O Furnizues i gjithēkaje!” Nėse e shikon qė umeti pėrjeton gjendje dobėsie, gjaku i muslimanėve ėshtė bėrė shumė i lirė… lute Zotin me cilėsitė “I Plotfuqishėm..”
Nėse kėrkon qė Zoti tė tė mbrojė nga gjynahet dhe nga ēdo gjė e keqe, lute:”O mbrojtės..”
Lexoje Kuranin kėtė vit me qėllimin qė tu kushtosh vėmendje emrave dhe cilėsive tė Zotit. Nėse nuk din tė lexosh Kuranin nė arabisht, edhe kjo e ka njė zgjidhje, tė lexosh Librin e gjithėsisė qė ka krijuar Zoti. Shiko gjithēka pėrreth dhe medito. Nėse do tė shikosh gjithėsinė, ajo tė udhėzon drejt njohjes sė Zotit. ēdo gjė e gjallė, dėshmon Krijuesin e saj. E gjithė gjithėsia, brohoret me emrin e Atij qė e krijoi. E gjithė gjithėsia, nė kor madhėron Krijuesin e saj. Gjithėsia nuk ėshtė shurdhmemece, je ti ai qė nuk dėshiron tė dėgjosh dhe tė shikosh. Je ti ai tė cilin shejtani ia bllokon veshėt tė dėgjojė gjithėsinė se si thėrret “Zoti im”. E gjithė gjithėsia brohoret me tė madhe “Nuk ka zot tjetėr veē Allahut” Gjithēka qė na rrethon, dielli, hėna, yjet, qielli, malet… brohorasin fuqishėm “O Madhėshtor, o i Plotfuqishėm, o i Urtė, o i Gjithėditur… Nė anėn tjetėr dėgjon thirrjet e trėndafilit, bletės dhe zogut:”O Mėshirues, o Miqėsor, o i Dashur…” Ngjyrat thėrrasin dhe brohorasin:”O Shpikės i gjithēkaje” Duart e gjynahqarėve drejtohen drejt Falėsit dhe Mėshiruesit suprem. I vdekuri thėrret ēdo ditė Jetėdhėnėsin qė nuk vdes kurrė. I mbyturi nė det, thėrret me sa fuqi qė ka Shpėtimtarin ta ndihmojė…
A ėshtė e mundur pėr ty o vėlla qė po i lexon kėto rrjeshta, qė ta shohėsh gjithėsinė me njė sy tjetėr? A ėshtė e mundur qė ta shohėsh gjithėsinė sikur po e shikon pėr herė tė parė? Shikoje diellin teksa lėviz dhe pėrpiqu ta ndjesh madhėshtinė e Atij qė e krijoi. Shikoji lulet me ngjyrat e shumta dhe pėrpiqu ta ndjesh dijen dhe gjeninė e Zotit.
Imagjino dikė qė nuk e ka parė mė parė, mrekullinė e natės dhe tė ditės. Imagjinoni njė njeri qė e kanė mbajtur nėntokė qė ditėn qė lindi. Pas disa dhjetėra vitesh e nxjerrin dhe shikon natėn qė i zė vendin ditės dhe anasjelltas. Tė jesh i sigurtė qė do binte nė sexhde, kur t’i shihte kėto dy mrekulli. Kur tė shihte lindjen e diellit pėr herė tė parė, do e dėgjoje tė thėrrasė gjithė habi “Kush po e bėn diēka tė tillė?” dhe pavetėdije do tė thėrriste “Nuk ka zot tjetėr veē njė Zoti”
Provoje ta shohėsh gjithėsinė si pėr herė tė parė o vėlla dhe o motėr dhe do tė shohėsh qė ēdo gjė qė na rrethon, dėshmon mbi Krijuesin e saj. ēdo gjė qė na rrethon, na kėrkon qė ta njohim Zotin. Dielli qė lind ēdo ditė, sikur na thotė ta njohim Zotin. Shiu qė bie nga qielli, na thotė: Njiheni furnizuesin!” Njerėzit e vdekur, na thonė: Njiheni tė gjallin qė nuk vdes kurrė. Gjithėsia ėshtė e mbushur dhe e karikuar me mijėra mesazhe tė ndryshme, tė cilat na ftojnė tė njohim Zotin tonė.
Ne kemi xhamitė e vogla, nė tė cilat kryejmė faljet dhe largohemi. Por ka dhe njė xhami tė madhe, e cila na rrethon nga ēdo anė. Kjo xhami e ka emrin “gjithėsi”. Nė kėtė xhami, shohim diellin qė adhuron, madhėron dhe i bindet vullnetit tė Zotit. Shohim bimėt, qė i janė dorėzuar plotėsisht vullnetit dhe caktimit tė Zotit. Shohim ēdo gjė duke madhėruar Zotin. “Nuk ka gjė veēse e madhėron dhe falenderon Atė, por ju nuk e kuptoni madhėrimin e tyre” (Isra 44)
Vetė Kurani e pėrmend faktin qė gjithėsia ėshtė njė xhami e madhe:”A nuk e ke parė sesi Zotit i kanė rėnė nė sexhde gjithēka nė qiej dhe tokė, dielli, hėna, yjet, malet, pemėt, kafshėt dhe shumė prej njerėzve?!” (Haxh 18) Pėrse nuk shikon o vėlla? Pėrse nuk dėgjon? Gjithēka po tė thėrret tė njohėsh Zotin!
“Zotin e madhėroi gjithēka qė ėshtė nė qiej dhe nė tokė” (Hadid 1)
Qė sot e tutje le ta lexojmė Kuranin nė mėnyrė tjetėr. Qė sot e tutje, le ta shohim gjithėsinė me sy tjetėr.
Gjithēka nė gjithėsi lėviz me emrat dhe cilėsitė madhėshtore tė Zotit tonė. Nėse kėrkon tė ndjesh madhėshtinė e Zotit, thuaj dhe ndjeje me zemėr:”Me emrin tėnd o Zot i plotfuqishėm jetoj” Nėse kėrkon tė jesh krenar, thuaj:”Me krenarinė Tėnde o Zot jetoj” Nėse kėrkon tė ndjesh dhembshurinė dhe butėsinė, thuaj:”Me emrin Tėnd o I dhembshur jetoj” Nėse kėrkon tė drejtėn dhe tė vėrtetėn dhe tė jetosh pėr ta, thuaj:”Me emrin Tėnd o I vėrtetė jetoj” Nėse i frikėsohesh rizkut, thuaj:”Me emrin Tėnd o Furnizues jetoj”
Nėse je i shqetėsuar mbi personin me tė cilin do tė martohesh, thuaj:”Me emrin Tėnd o Garantues jetoj”
Sureja ku pėrmenden shumė emra dhe cilėsi tė Zotit ėshtė sureja Hashr. Kjo pasi kjo sure flet mbi njė betejė tė zhvilluar mes muslimanėve dhe ēifutėve, betejė qė u fitua nga muslimanėt.
“Ai ėshtė Allahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave), shpėtimtari, siguruesi, mbikėqyrėsi, i plotfuqishėm, mbizotėrues, i madhėrishėm. I lartėsuar ėshtė All-llahu nga ajo qė i shoqėrojnė! Ai ėshtė Allahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė tij janė emrat mė tė bukur. Atė e madhėron gjithēka ka nė qiej e nė tokė dhe Ai ėshtė ngadhėnjyesi, i urti!” (Hashr 23-24)
Kjo, pasi emrat e bukur tė Zotit janė emra praktikė pėr pėrmirėsimin e jetės dhe triumfin e umetit musliman. Emrat e bukur tė Zotit nuk janė larg realitetit tonė.
Vėrejtje tė pėrgjithshme rreth temave.
v Kurrė mos mendoni se duke folur mbi njė nga emrat e Zotit, do tė mund tė themi gjithēka qė ka tė bėjė me tė. Diēka e tillė ėshtė e pamundur:”ata nuk mund tė dinė veēse ato gjėra qė u ka mėsuar Ai” (Bekare 255) Nėse do tė mblidheshin tė gjithė dijetarėt muslimanė, tė gjithė predikuesit, tė gjithė mendimtarėt dhe shkrimtarėt, me qėllim qė tė shkruanin rreth njėrit nga emrat e bukur tė Zotit, do tė shkruanin aq sa mund tė marrė ujė gjilpėra kur futet nė det. Zotin nuk mund tė njohė plotėsisht vetėm Zoti.
Nė kėto tema ne do tė pėrpiqemi tė themi ato gjėra qė dimė dhe qė ndjejmė. Me aq sa dimė dhe ndjejmė, ne ndihemi mirė dhe tė gėzuar teksa flasim rreth Zotit dhe emrave tė tij. Njė nga kėnaqėsitė nė xhenet, mund tė jetė qė Zoti tė na e bėjė tė mundur qė tė flasim dhe tė kuptojmė shumė veēori tė emrave tė Tij, tė cilat nė kėtė botė nuk i dinim. Vetėm nė atė kohė, do tė mund t’i kuptosh siē duhet shumė ngjarje qė kanė ndodhur nė kėtė botė. Kur tė ndodhnin fatkeqėsi njėra pas tjetrės, ti zemėroheshe dhe nuk e kuptoje pėrse po tė ndodhnin, por nė atė kohė kutpon sekretin e gjithēkaje.
v Thjesht duke lexuar kėto tema, nuk do tė mund tė arrish nė njohjen e Zotit dhe gradėn e mirėsisė. Vetėm kaq nuk mund tė mjaftojė. Kėto qė thamė dhe do tė themi, janė njė ēelės qė tė ndihmon tė hapėsh portėn e njohjes sė Zotit. Ato qė do tė themi janė thjesht pėr tė tė nxitur tė mendosh rreth ēdo emri dhe cilėsie tė Zotit. Ti mund tė pėrfitosh dhe ta ndjesh madhshtinė e kėtyre emrave, vetėm kur t’i bėsh pjesė tė jetės tėnde dhe tė jetosh me to. Pas ēdo teme qė tė lexosh, ulu, merr njė letėr dhe shkruaj pėrshtypjet dhe mendimet e tua rreth atij emri. Shkruaj se sa afėr ose sa larg ke jetuar ti me atė emėr. Mė e dobishmja do tė ishte qė ēdo emėr, ta lexosh me familjen. Nė fund tė temės, uluni dhe diskutoni rreth tij. Pėrmendni me njėri-tjetrin reflektimet e secilit emėr nė jetėn tuaj.
Vėrejtja e tretė ėshtė se i falenderoj tė gjithė ata qė mė ndihmuan nė pergatitjen e kėtyre temave. Padyshim qė edhe ata kanė pjesė nga ajeti:”dhe kush ka fjalė mė tė drejtė se ai qė fton nė rrugėn e Zotit dhe vepron punė tė mira” (Fussilet 33)
Me kėtė rast, kėrkoj nga tė gjithė ata qė i lexojnė kėto tema, nėse kanė njė vėrejtje apo kritikė, tė mos e mbajė pėr vete por tė na e thotė. Thotė profeti a.s:”Feja ėshtė kėshillė…” Qėllimi ynė ėshtė qė tė njohim sa mė mirė Zotin tonė dhe nuk pretendojmė tė jemi tė pagabueshėm. Teksa pergatis kėto tema, mua personalisht me vjen zor dhe turp qė tė flas rreth Zotit. Ne njerėzit e krijuar nga balta, flasim dhe prezantojmė Krijuesin madhėshtor. Vetė profeti a.s thoshte nė lutje:”Unė nuk mund tė tė lavdėroj siē duhet. Ti je ashtu siē e pėrshkruan veten!”
http://www.ikratv-alb.net/index.php?Faqe=Index2&id=4
Krijoni Kontakt