Titulli: EL-AZIZU (Fuqiploti)
Nė kėtė temė, do tė trajtojmė emrin e Zotit, El-Azizu. Nėse e ndjen dhe e pėrjeton siē duhet kėtė emėr, padyshim qė do tė ndihesh i lumtur dhe i gėzuar nė kėtė botė, do tė ndihesh i fuqishėm dhe plot energji.
Ėshtė bėrė zakon qė kur dikush pėrballet me gjėra tė vėshtira, tė tjerėt e urojnė:”Zoti tė dhashtė fuqi!”
Kjo temė do tė pėrbėhet nga:
v Hyrje
v Kuptimet e emrit El-Aziz
v Ndikimi dhe gjurmėt qė ka ky emėr nė gjithėsi
v Si ta pėrjetojmė kėtė emėr nė jetėn tonė?
v Kuptimi i katėrt i emrit El-Aziz.
Kėtė temė do e fillojmė me njė pyetje, e cila do tė jetė boshti i kėsaj teme. Kjo pyetje ėshtė:”A je ti rob i El-Azizit?” A e ndjen qė je rob dhe je nė shėrbim tė Fuqiplotit? A je krenar qė ke pėr Zot, Fuqiplotin?
v Kuptimet e emrit El-Aziz
Emri El-Aziz, nėnkupton dikė qė nuk ka shok dhe diēka qė nuk gjendet dhe ėshtė e rrallė. Duket qartė qė emri El-Aziz, i shkon pėrshtat vetė Krijuesit tonė, i cili nuk ka shok dhe rival dhe ėshtė unik nė qėnien e Tij.
Kuptimi i dytė i emrit El-Aziz, ėshtė fituesi dhe triumfatori qė nuk mposhtet kurrė. Ēdo njeri sado i aftė tė jetė, patjetėr qė ka pika tė dobėta, ku mund tė thyhet dhe mposhtet. Sado fitimtar tė jetė njė komandant ushtarak, sado beteja tė ketė fituar, nė qoftėse humbet qoftė dhe njė betejė, nuk mund tė quhet Aziz. Kurse emri i Zotit, El-Aziz, nėnkupton qė Ai nuk mund tė mposhtet dhe thyhet kurrė. Nuk ka gjė qė mund t’i bėjė ballė dhe t’i rezistojė fuqisė sė Tij. Thotė Zoti nė Kuran:”Zoti do e bėjė tė triumfojė ēėshtjen e Tij, por shumė njerėz nuk e dinė” (Jusuf 21) Patjetėr qė Zoti do e ndihmojė kėtė umet tė shtypur dhe tė vuajtur, pasi Ai ėshtė El-Aziz.
Kuptimi i tretė i emrit El-Aziz, ėshtė ai qė tė jep forcė, tė ndihmon dhe tė pėrkrah qė tė jesh krenar. Emri i Zotit El-Aziz, ėshtė pėrmendur nė Kuran 95 herė. Kjo pasi me kėtė emėr duhet tė jetojė umeti, me kėtė emėr duhet tė ndihen krenarė muslimanėt. Kush prej nesh, e adhuron Zotin duke i kėrkuar t’i japė fuqi dhe ta bėjė krenar me fenė e Tij? A e ndjen veten rob tė El-Azizit o vėlla? A je i kėnaqur me gjendjen ku ndodhet umeti sot? Ēfarė po bėn qė ta nxjerrėsh kėtė umet nga ky qorsokak?
Emrat e tjerė me tė cilėt shoqėrohet emri i Zotit, El-Aziz janė katėr:
Elhakim (I urti) i cili pėrmendet 47 herė nė Kuran i shoqėruar me emrin El-Aziz.
Kėshtu, Zoti i Madhėruar ėshtė i fuqishėm, por fuqinė e Tij e pėrdor me urtėsi. Ti mund tė jesh i fuqishėm, por kjo tė bėn tė jesh dhe i nxituar dhe merr vendime tė nxituara.
Er-rahim (Mėshirploti) i cili pėrmendet 14 herė i shoqėruar me emrin El-Aziz.
Emri El-Aziz shoqėrohet me Er-rahim, pėr tė treguar se Zoti ėshtė fuqiplotė, por ėshtė dhe Mėshirėplotė. Forca e Tij ėshtė e shoqėruar nga mėshira e Tij. Shumė njerėz qė janė tė fuqishėm ekonomikisht, fizikisht apo nga posti qė kanė, sillen ashpėrsisht dhe me dhunė ndaj tė tjerėve. Kurse Zoti i Madhėruar ėshtė dhe Fuqiplotė dhe i Mėshirshėm.
Elkavij (I forti). Thotė Zoti nė Kuran:”Zoti do e ndihmojė atė qė ndihmon
rrugėn e Tij, padyshim qė Zoti ėshtė i Fortė dhe i Fuqishėm.” (Haxh 40)
“Zoti e ka caktuar: Do fitojmė Unė dhe profetėt e Mi. Me tė vėrtetė qė Zoti ėshtė i Fortė dhe i Fuqishėm.” (Muxhadele 21)
El-alim (I dituri). Fuqia e Zotit ėshtė e shoqėruar me dijen.
v Ndikimi dhe gjurmėt qė ka ky emėr nė gjithėsi
Me qėllim qė ta ndjejmė dhe ta kuptojmė mė mirė fuqinė e El-Azizit, le ta shohim universin nga lart, nga galaktikat. Shkencėtarėt pohojnė se numri i yjeve nė qiell, janė sa kokrizat e rėrės nė shkretėtirė. Si ėshtė e mundur qė gjithė kėto yje lėvizin dhe nuk pėrplasen me njėri-tjetrin? Si ka mundėsi qė toka nuk afrohet mė shumė me diellin? Thotė Zoti nė Kuran:”Zoti i mban qiejt dhe tokėn qė tė mos bien. Por dhe nėse bien, nuk ka kusht tjetėr qė t’i mbajė veē Tij.” (Fatir 41)
Gjithēka nė univers, mbahet nė bazė tė forcės sė tėrheqjes. Ėshtė njėlloj sikur dikush tė mbajė nė largėsi tė caktuar disa sende, duke i lidhur me litarė.
Me qėllim qė toka tė mbahet, e tėrheq forca e gravitetit qė buron nga dielli. Me qėllim qė dielli tė mos e tėrheqė dhe ta gllabėrojė planetin tonė, toka rrotullohet rreth diellit, duke shmangur kėshtu afrimin dhe pėrplasjen me tė. Kėshtu, toka nuk mund tė largohet mė shumė, pasi e tėrheq dielli. Dhe diellin nuk mundet ta afrojė mė shumė tokėn, pasi ajo lėviz dhe rrotullohet. E njėjta gjė ndodh dhe me diellin dhe planetėt e tjerė. Vetė dielli rrotullohet, me qėllim qė tė mos tėrhiqet nga planetėt qė e rrethojnė. Nėse Zoti do e largonte forcėn tėrheqėse, gjithēka do tė pėrfshihej nga kolapsi dhe shkatėrrimi.
Njė herė, Musai a.s e pyeti Zotin:”O Zot. Si ka mundėsi qė nuk flen fare?!” Zoti i tha:”Merri kėto dy shishe dhe qėndro gjithė natėn, duke i mbajtur nė dorė!” Musai a.s i morri shishet dhe filloi t’i mbajė nė duar. Pasi kaluan disa orė, atė filloi ta marrė gjumi, shishet i ranė pėrtokė dhe u thyen. Atėherė Zoti i tha Musait a.s:”Nėse do tė mė merrte gjumi, qielli dhe toka do tė pėrplaseshin.”
Vallė kush tjetėr veē Zotit i mban kėto yje dhe planete qė tė mos pėrplasen? Si ka mundėsi qė njeriu e injoron gjithė universin dhe mohon Krijuesin dhe Fuqiplotin?
Thotė Zoti nė Kuran:”Dielli rend brenda kufijve tė tij. Ai ėshtė caktimi i Fuqiplotit tė ditur.” (Jasin 38) Gjithēka ėshtė krijuar dhe funksionon nė bazė tė fuqisė dhe dijes sė Zotit.
Toka rrotullohet rreth diellit nė njė orbitė vezake. Kėshtu, gjatė rrotullimit, ajo herė ndodhet mė pranė diellit dhe herė tė tjera mė larg. Nė rastet kur afrohet me diellin, ėshtė e mundur qė dielli ta thithė dhe tė djegė gjithēka mbi tokė. Por ėshtė e habitshme pasi kur toka afrohet me diellin, ajo shton shpejtėsinė e rrotullimit me qėllim qė tė reduktojė forcėn tėrheqėse tė diellit. E kundėrta ndodh kur toka largohet nga dielli. Nė raste tė tilla, forca tėrheqėse pakėsohet dhe ajo mund tė dalė jashtė orbitės. Por nė raste tė tilla, toka zvogėlon shpejtėsinė e rrotullimit, me qėllim qė ta ruajė ekuilibrin e forcės sė tėrheqjes. Mė e veēantė se gjithēka sa pėrmendėm, ėshtė se kur toka ka nevojė ta shtojė ose ta reduktojė shpejtėsinė e lėvizjes sė saj, e bėn kėtė gradualisht, me qėllim qė ne tė mos e ndjejmė ndryshimin.
Gjithė kėto yje dhe planete, edhe pse nuk janė tė vetėdijshėm, nuk pėrplasen dhe tė shkaktojnė kaos nė univers.
Le ta lemė universin dhe le tė zbresim nė planetin tokė, tė shohim forcėn e Fuqiplotit. Le tė kthehemi pas nė histori dhe tė shohim nė jetėn e profetit Ibrahim a.s. Ai i kėrkoi Zotit:” Zoti im, mė trego se si i ngjall tė vdekurit! Ai (Zoti) tha: “A nuk e beson? Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha qė tė mė qetėsohet zemra! Ai (Zoti) tha: “Merri katėr shpendė pranė vetes (theri e copėtoi), pastaj vendos nė ēdo kodėr, pjesė tė tyre! Mė pas thirri dhe ata do tė vijnė shpejt. Dije se Zoti ėshtė fuqiplotė dhe i urtė” (Bekare 260)
Pėrgjigja e Zotit ndaj kėrkesės tė Ibrahimit a.s ishte qė Ibrahim a.s tė marrė katėr zogj, t’i therrė, t’i pėrzjejė puplat me mishin dhe gjakun, pasi tė kishte veēuar kokat. Mė pas, kėtė pėrzierje mes mishit, gjakut, puplave dhe kockave, Ibrahimi a.s do e ndante nė katėr pjesė dhe ēdo pjesė do e vendoste mbi njė mal. Pas kėsaj, Ibrahimi a.s do i thėrriste qė tė vinin. Nė ēast, pjesėt e trupit tė ēdo zogu, filluan tė bashkoheshin, vinin merrnin kokėn tek Ibrahimi a.s dhe fluturonin larg.
Le t’i shohim tre kuptimet e emrit El-Aziz nė jetėn e profetit Muhamed a.s.
Nė betejėn e Bedrit, ushtria muslimane pėrbėhej vetėm nga 313 luftėtarė, kurse kurejshėt 1000. Muslimanėt kishin vetėm dy kalorės, kurse kurejshėt treqind. Pas pėrgatitjeve pėr luftė, profeti a.s iu drejtua pėr ndihmė Fuqiplotit. Thotė Zoti nė Kuran:”dhe ushtarėt e Zotit nuk i di kush tjetėr pėrveē Atij” (Mudethir 31) “Zoti ka ushtarė tė qiellit dhe tė tokės dhe Zoti ėshtė Fuqiplotė, i Urtė” (Fet’h 4) Me kėtė, Zoti na tregon se pėr tė ndihmuar besimtarėt dhe robėt e Tij, Zoti pėrdor forca tė ndryshme qė nuk i shkojnė nė mendje kujt.
Ndihma dhe ushtria e parė me tė cilėn Zoti i ndihmoi muslimanėt nė Bedr, ishte gjumi. “kujtoni kur u morri gjumi si qetėsi pėr ju” (Enfal 11) Para betejės, tė gjithė muslimanėt i zuri gjumi. Njė nga muslimanėt tregon:”Mua mė la profeti a.s tė bėj rojė. Pėr Zotin, atė natė mė ra shpata nga dora shtatė herė. Sa herė qė zgjohesha, shihja muslimanėt duke fjetur dhe gėrhitur.” Kjo ishte pėr t’i qetėsuar dhe forcuar pėr betejėn e nesėrme.
Forca dhe ushtria e dytė me tė cilėn Zoti i ndihmoi muslimanėt nė kėtė betejė, ishte ėndrra qė profeti a.s pa atė natė. Thotė Zoti nė Kuran:” Dhe (kujto) kur Allahu t’i tregoi nė ėndėrr tė paktė nė numėr. Sikur tė t’i tregonte shumė, ju do tė dobėsoheshit e do tė grindeshit pėr ēėshtjen (e luftės), por Allahu ju shpėtoi.” (Enfal 43)
Forca dhe ushtria e tretė ishte shiu qė zbriti para betejės. “kujtoni kur u morri gjumi si qetėsi pėr ju dhe zbriti shi nga qielli pėr ju me qėllim qė t’ju pastrojė” (Enfal 11)
Dikush qė i duhet tė punojė rėndė, para se tė shkojė nė punė, fle dhe qetėsohet dhe mė pas bėn dhe njė dush. Kjo me qėllim qė tė jetė i freskėt dhe i gatshėm pėr punėn e rėndė dhe tė gjatė qė e pret. E njėjta gjė ndodhi dhe me profetin a.s dhe muslimanėt nė Bedr. Madje, shiu qė ra tek muslimanėt ishte i lehtė, kurse tek kurejshėt ra shi me shumicė. Kjo bėri qė toka tek muslimanėt tė ishte e fortė, kurse tek kurejshėt u bė baltė, e cila u vėshtirėsonte lėvizjen.
Njė ushtri tjetėr qė erdhi pėr tė ndihmuar muslimanėt, ishte dhe ushtria e melekėve tė zbritur posaēėrisht pėr kėtė qėllim. “kujtoni kur i kėrkuat ndihmė Zotit tuaj dhe ai u pėrgjigj. Unė do u ndihmoj me njėmijė melekė njėri pas tjetrit.” (Enfal 9)
Teksa profeti a.s lutej, shikon nga besimtarėt dhe u thotė:”Zoti ėshtė mė i Madhi. Po shoh Xhibrilin a.s qė udhėheq njė mijė melekė.” Njė nga muslimanėt, pas betejės tregon:”Ngrita shpatėn t’i pres kokėn njė armiku, por pashė qė koka i fluturoi para se ta pres unė me shpatė.”
Pas pėrfundimit tė kėsaj beteje, Zoti thotė:” Allahu nuk e bėri atė (ndihmėn) pėr gjė tjetėr, vetėm qė t’ju gėzojė dhe pėr t’u qetėsuar me tė zemrat tuaja. Ndihma nė realitet ėshtė vetėm prej Allahut. Allahu ėshtė Fuqiplotė dhe i Urtė.” (Enfal 10)
A nuk ėshtė turp pėr ty o vėlla dhe o motėr tė mos e njihni Fuqiplotin? Si ėshtė e mundur tė lexosh dhe tė studiosh mbi universin dhe tė mos njohėsh Fuqiplotin qė e krijoi?!
Kjo ishte ndihma dhe ushtarėt qė Zoti dėrgoi pėr tė ndihmuar muslimanėt nė betejėn e Bedrit. Kurse nė betejėn e Hendekut, shohim qė ushtarėt dhe ndihma ishte krejtėsisht e ndryshme. Ushtria armike nė kėtė betejė pėrbėhej nga dhjetė mijė luftėtarė, tė cilėt rrethuan Medinen. Thotė Zoti nė Kuran rreth kėsaj beteje:”Kujtoni kur u erdhėn nga sipėr dhe nga poshtė, u zbardhėn sytė dhe zemrat arritėn fytin dhe hamendėsonit pėr Zotin lloj-lloj mendimesh. Atėherė u sprovuan besimtarėt dhe u tronditėn shumė. Munafikėt dhe ata qė kishin zemra tė sėmura thonin: Zoti dhe i dėrguari i tij na premtuan vetėm mashtrim.” (Ahzab 10)
Gjatė shtatė ditėve, profeti a.s vetėm lutej duke thėnė:”O Zot qė vė nė lėvizje retė, qė sjell ndėshkimin, qė vendos llogarinė... tė lutem t’i mposhtėsh dhe tė na ndihmosh....”
Ushtria dhe ndihma qė Zoti dėrgoi pėr besimtarėt kėtė radhė ishte i ftohti qė i detyronte tė mos qėndrojnė gjatė. Kur tė vjen ndihma e Zotit, tė vjen me gjėrat mė tė dobėta dhe tė paparashikueshme. Ajo qė kėrkohet prej teje ėshtė qė tė qėndrosh si burrė para sprovave, pasi ndihma do tė vijė.
Ndihma tjetėr ishte erė qė nuk u la ēadėr tė ngritur jomuslimanėve. “O ju qė keni besuar. Kujtojini mirėsitė e Zotit ndaj jush, kur u erdhėn ushtarė. Ne u dėrguam njė stuhi dhe ushtarė qė nuk i patė. Ai i ktheu jobesimtarėt me mllefin e tyre, pa marrė gjė tė mirė. Dhe i ruajti besimtarėt nga lufta. Zoti ėshtė i Fortė dhe Fuqiplotė.” (Ahzab 25) Ēdo fitore dhe triumf, pėrfundon me emrin e Zotit, Fuqiplot.
Era ishte aq e fuqishme saqė ua pėrmbyste enėt me ushqim mbi zjarr. Ajo ua prishte dhe ēadrat nė tė cilat flinin.
Zoti dėrgonte ushtarėt dhe ndihmėn e Tij edhe gjatė emgrimit tė profetit a.s pėr nė Medine. Kur profeti a.s dhe Ebu Bekri ishin fshehur nė shpellėn Theur, kurejshėt vajtėn deri tek shpella, por nuk i panė. Nė kėtė rast, ushtarėt dhe ndihma e Zotit ishte nė sytė e vetė armiqve tė profetit a.s. Ata, edhe pse u lodhėn duke u ngjitur malit, nuk tentuan tė pėrkulen dhe tė shohin ēfarė ka brenda shpellės. Ebu Bekri, teksa shihte kėmbėt e tyre, i thoshte profetit a.s:”O i dėrguar i Zotit, nėse ndonjėri prej tyre do tė shihte poshtė kėmbėve tė tij, do na dallonte.” Kurse profeti a.s ia kthente:”O Ebu Bekr, ē’mendon pėr dy vetė qė kanė tė tretė Zotin?”
“Nėse ju nuk e ndihmoni, atė e ka ndihmuar Zoti kur e nxorrėn ata qė nuk besojnė. Kur tė dy ishin nė shpellė dhe shokut tė tij i thoshte: Mos u mėrzit se Zoti ėshtė me ne. Zoti ia ēoi qetėsinė atij dhe e pėrkrahu me ushtarė qė nuk i patė. Ai e bėri tė ulėt fjalėn e atyre qė nuk besuan dhe fjala e Zotit ėshtė mė e larta. Zoti ėshtė Fuqiplotė dhe i Urtė.” (Teube 40)
Nė ēdo ajet qė pėrmendet emri i Zotit El-Aziz, patjetėr qė aty flitet mbi triumfin e tė vėrtetės dhe ndihmėn e Zotit.
Ajo qė kėrkohet prej teje ėshtė qė tė jesh rob i Fuqiplotit, tė punosh pėr ēėshtjen Islame. Ėshtė turp pėr ty o vėlla dhe o motėr qė tė qėndroni pasivė. Ėshtė turp pėr ju qė Ditėn e Kijametit tė dilni para Zotit dhe tė mos dini ēfarė t’i thoni.
A ke menduar se ēfarė do i thuash Zotit, kur tė tė pyesė:”A e ke lexuar librin Tim Kuranin? A e lexove qė Unė jam Fuqiploti? Pėrse nuk u pėrpoqe pėr pėrhapjen e fesė Time?
Me kėto qė themi ne nuk bėjmė thirrje pėr dhunė dhe terror, por duam qė tė vihesh nė lėvzje o vėlla. Duam qė tė lodhesh pėr kėtė fe. Duam qė tė pėrgatitesh, tė pajisesh me dije dhe eksperienca dhe tė japėsh kontributin tėnd pėr zhvillimin e vendit dhe tė umetit. Ne duam tė tė themi dhe tė tė sigurojmė qė ndihma dhe pėrkrahja e Fuqiplotit nuk do tė tė mungojė.
Kushdo qė ka dashur tė sfidojė Zotin, Ai ėshtė hakmarrė ndaj tij. Faraoni i Egjyptit tha:”A nuk kam pushtetin e Egjyptit dhe kėto lumenj qė lėvizin poshtė kėmbėve tė mia” (Zuhruf 51) Zoti bėri qė ujrat e lumenjve dhe tė detit tė lėvzin sipėr kokės sė tij. Atij i erdhi shkatėrrimi, me atė qė deshi tė sfidojė Zotin.
Ai mė parė thoshte:”Unė jam zoti juaj i lartė” (Naziat 24) Kurse teksa vdiste thoshte:”Besoj qė nuk ka zot tjetėr veē Zotit qė besojnė hebrenjtė” (Junus 90)
E kundėrta ndodh me njerėzit qė i nėnshtroheshin fuqisė sė El-azizit. Jusufi a.s hyri nė Egjypt dhe nė pallatin e padronit tė tij, si skllav. Hera e parė qė doli nga ky pallat, doli pėr tė hyrė nė burg. Por pėr shkak tė ndihmės dhe pėrkrahjes sė Fuqiplotit, ai u kthye pėrsėri nė kėtė pallat, por kėtė herė si ministri i thesareve dhe pasurive tė Egjyptit.
v Kuptimi i katėrt i emrit El-Aziz ėshtė Ai qė nuk pranon nėnshtrimin,
poshtėrimin dhe pėrbuzjen pėr robėt e Tij. Ai nuk mund tė pranojė qė robėt e Tij tė jenė tė poshtėruar, pasi janė krijesat e vetme qė i krijoi me dy duart e Tij fisnike. Ai nuk mund ta pranojė nėnshtrimin dhe pėrbuzjen pėr robėt e Tij tė cilėt deshi qė tė mos ecin si shumė krijesa tė tjera me kėmbė dhe duar, por caktoi qė tė ecin kryelartė dhe krenarė. Nė ēdo lėvizje gjatė namazit, besimtari thotė “Allahu ekber (Zoti ėshtė mė i madhi)”, pėrveē kur ēohet nga rukuja, ku pasi thotė:”Semiallahu limen hamide” thotė:”Rabbena lekel hamd (O Zot ty tė takon falenderimi)”. Ky falenderim ėshtė pėr atė qė na ka dhėnė fizik tė drejtė dhe nuk ecim kėmbadorasi. Tė falenderojmė Ty o Zot qė na ke drejtuar.
Kuptimi i emrit El-aziz, shfaqet nė fjalėt e para me tė cilat bėhesh pjesėtar i fesė sė Zotit, fesė muslimane:”La ilahe il-lallah” (Nuk pranoj t’i pėrulem zoti tjetėr pėrveē Allahut). Pėrulja, nėnshtrimi dhe adhurimi i pėrket vetėm Zotit, Fuqiplotė. El-aziz ėshtė Ai qė nuk pranon tė tė shohė kokė ulur kurrė.
Imagjino sikur babai tė viziton papritur nė shtėpi, pasi je martuar. Ai tė gjeti nė njė moment kur po bėje fjalė me gruan tėnde, para tė cilės ke qenė gjithmonė kokėulur. Kurrė nuk ke mundur t’i thuash jo dhe ta kundėrshtosh. Ėshtė ajo qė urdhėron nė shtėpi. Babai ishte dėshmitar dhe e pėrjetoi nėnshtrimin dhe pėruljen tėnde para gruas. Nė ato ēaste do tė dėshiroje tė hapej toka dhe tė tė pėrpijė mė mirė. Ti kishe vite qė jetoje nė atė gjendje nėnshtrimi dhe pėrulje para gruas, por nuk do tė dėshiroje tė tė shikonte babai.
Imagjinoje sikur babai tė tė vizitojė nė vendin e punės dhe rastis nė njė ēast kur drejtori po tė flet rėndė, me pėrbuzje dhe me tallje. Ti edhe pse je i pafajshėm, ke ulur kokėn dhe nuk flet. Nė ēaste tė tilla, tė bie vlera para syve tė babait dhe e zhgėnjen atė me qėndrime tė tilla.
Nėse nuk pranon qė babai yt tė tė shohė nė gjendje nėnshtrimi, pėrulje dhe pėrbuzje, si pranon tė tė shohė Fuqiploti?!
Ata njerėz qė pranojė tė veprojnė gjėra ilegale, me pretekst se kanė familje pėr tė ushqyer, a e ndjejnė veten robėr tė Fuqiplotit?! Ata policė qė torturojnė padrejtėsisht njerėzit, duke u justifikuar se kėshtu e kėrkon detyra, a e ndjejnė veten robėr tė El-azizit?! Ata mėsues dhe profesorė qė pranojnė para nga nxėnėsit me qėllim qė t’i kalojnė, pėrse pranojnė ta ulin veten kaq poshtė, nė njė kohė qė janė robėr tė Fuqiplotit?! Ato gra qė pranojnė tė jetojnė tė pėrbuzura me pretekstin se nuk kanė ē’tė bėjnė, a e ndjejnė veten robėr tė Fuqiplotit?! Ata qė e shohin umetin musliman nė kėtė gjendje tė nderė dhe nuk bėjnė asgjė pėr tė ndryshuar gjendjen, me pretekstin se nuk kanė ē’tė bėjnė, a e ndjejnė veten robėr tė Fuqiplotit?! Ata tė rinj qė shkojnė nė perėndim dhe martohen me vajza me qėllim qė tė fitojnė nėnshtetėsinė, pranojnė ofendimet dhe tė sharat e kėtyre grave, a e ndjejnė veten robėr tė Fuqiplotit?! Kush do e bėjė tė ndihet krenar, nėnshtetėsia qė do tė pėrfitojė duke qenė i nėnshtruar dhe poshtėruar, apo Zoti fuqiplotė?
Tė gjithė ata njerėz tė tjerė qė e pranojnė nėnshtrimin, poshtėrimin dhe pėrbuzjen, a e ndjejnė veten robėr tė Fuqiplotit?!
Ato vajza qė kanė rėnė pre e joshjeve dhe fjalėve tė bukura tė njė djali, pranojnė ēdo poshtėrim, nėnshtrim dhe pėrbuzje, vetėm qė ato qė ka vepruar tė mbeten sekret dhe tė mos i marrė vesh kush tjetjėr. Ata bien pre e presioneve tė djemve dhe plotėsojnė ēdo dėshirė tė tyre. Ata njerėz qė u janė nėnshtruar epsheve dhe kėnaqėsive haram, a e ndjejnė veten robėr tė Fuqiplotit?! Pėrse e pranojnė njerėzit nėnshtrimin dhe poshtėrimin?
Tė gjithė ata qė i nėnshtrohen pasurisė, tė gjithė ata qė i nėnshtrohen epshit, tė gjithė ata qė i nėnshtrohen eprorėve... janė tė pėrulur dhe tė poshtėruar.
Qė ditėn qė tė ka krijuar, Zoti tė ka krijuar krenar dhe kokėlartė. Diēka tė tillė ai e ka vendosur dhe nė natyrėn tėnde. Fjalėt “Nuk ka zot tjetėr pėrveē njė Zoti” janė qė tė jesh krenar dhe kokėlartė, para krijesave tė Zotit.
Zoti betohet nė shumė ajete dhe hadithe kudsij mbi krenarinė, fuqinė dhe madhėshtinė e Tij. Thotė Zoti nė njė ajet:”Ata qė i kanė bėrė padrejtėsi vetes, melekėt shkojnė pėr tu marrė shpirtin, u thonė:”Ku keni qenė dhe si? Ata thonė: Kemi qenė tė poshtėruar dhe nėnshtruar nė tokė. Ato u thonė: A nuk ishte toka e Zotit e madhe dhe tė emigronit?” (Nisa 97)
Nuk ėshtė e mundur tė jesh rob i El-azizit dhe tė jesh i poshtėruar dhe i nėnshtruar ndaj krijesave.
Thotė Zoti nė Kuran:”Kush kėrkon krenarinė, ta dijė se krenaria i pėrket vetėm Zotit (dhe vetėm prej Tij duhet ta kėrkojė).” (Fatir 10) Ashtu si dielli ėshtė burim energjie pėr tokėn, ashtu siē Nili ėshtė burim uji pėr Egjyptin, ashtu siē Eufrati dhe Tigri janė burime uji pėr Irakun... ashtu dhe burimi i vetėm i krenarisė nė tė gjithė universin, ėshtė vetėm Allahu i Madhėruar, El-azizu. Nėse krenarinė e kėrkon nė rrugė tė tjera, veē rrugės sė Zotit, nėse krenarinė e kėrkon nė numrin e shumtė tė dashnoreve, nėse krenarinė e kėrkon nė dyftyrėsinė dhe servilizmin ndaj eprorėve... atė kurrė nuk mund ta gjesh, pėrveēse tek El-aziz qė ka krijuar gjithėsinė.
“A kėrkojnė krenarinė tek ata, duke ditur se krenaria i pėrket vetėm Zotit?!” (Nisa 139)
Kurrė mos prano t’i nėnshtrohesh kujt o vėlla dhe o motėr, duke qenė rob i Krenarit suprem.
Dikush mund tė mendojė se filani edhe pse ndoqi rrugėt jo tė ndershme, edhe pse e kėrkoi pasurinė nė rrugė haram, edhe pse veproi... tė gjithė njerėzit e respektojnė dhe ndihet nė kulmin e krenarisė, respektit, vlerėsimit dhe mbrojtjes.
Betohem nė Zotin e Madhėruar qė njė njeri i tillė ėshtė i poshtėruar dhe kurrė nuk mund tė ndihet krenar dhe i respektuar. Ai mund tė jetė i nėnshtruar dhe i pėrbuzur nė shtėpinė e tij. Mund tė jetė i pėrbuzur nga fėmijėt e tij. Ne ndoshta nuk i shohim gjėra tė tillė – pasi ėshtė sprovė pėr tė gjithė – por nga brenda ai ėshtė njeriu mė i poshtėruar dhe mė i pėrbuzur. Le tė pėrmendim pėr kėtė njė shembull, qė tregon se burimi i vetėm i krenarisė, ėshtė vetėm Zoti i Madhėruar.
Padroni qė bleu Jusufin a.s, ishte ministėr i thesareve dhe financave tė gjithė Egjyptit. Nė Egjypt, ishte zakon qė kushdo qė ngjiste shkallėt e karrierės dhe posteve tė lartė, quhej “Aziz” (krenar, kokėlartė..) Zoti nė Kuran, me qėllim e ka pėrmendur me kėtė emėr dhe jo me emrin e tij, me qėllim qė ti o vėlla ta shohėsh nėse ėshtė me tė vėrtetė krenar apo i poshtėruar. Sipas standarteve dhe kritereve qė e bėjnė njė njeri tė ndihet krenar nė kėtė botė, ai ishte i tillė. Edhe vetė Kurani, e pėrmend me kėtė emėr. Por, a ishte krenar ky njeri? Jo pėr Zotin. Njė njeri i tillė, ishte njeriu mė i poshtėruar dhe mė i nėnshtruar. Ai ishte njė burrė, tė cilin dėshironte ta tradhėtojė gruaja. Madje ajo e deklaronte hapur diēka tė tillė. Si mund tė ndihet krenar njė njeri i tillė? Jo vetėm kaq, por pas skandalit, ai vajti tek Jusufi a.s dhe i kėrkoi qė tė mos ia tregojė kujt atė qė kishte ndodhur. Kėtė e bėnte pasi kishte frikė se mos humbet prestigjin dhe postin e lartė. E kėrkonte krenarinė dhe prestigjin, vetėm nga posti. Kjo e poshtėroi dhe e bėri tė nėshtruar dhe tė poshtėruar.
Vetė gruaja e Azizit, ishte nė kulmin e bukurisė, e pasur, i pėrkiste njė shtrese tė lartė tė shoqėrisė, organizonte ceremoni dhe ballo me gratė e qytetit... megjithatė ishte e poshtėruar dhe e nėnshtruar. Ajo vetė pranon para grave tė tjera:”Unė e josha atė, por ai u mbrojt fort” (Jusuf 32) Ajo ishte e poshtėruar edhe pse jetonte nė luks, kurse Jusufi a.s ishte krenar dhe dinjitoz edhe pse ishte skllav.
Por edhe nėse dikush qė ndjek rrugėt haram pėr tė arritur qėllimet dhe njė jetė luksoze, duket se ėshtė i gėzuar dhe krenar, nuk i dihet se si do tė pėrfundojė jeta e tij. Shpesh herė ndodh qė poshtėrimi dhe nėnshtrimi i njė ēasti, i humbet dhjetra vite lumturi dhe gėzim.
Teksa mbreti i fundit musliman nė Andaluzi, po largohej prej saj, filloi tė qajė. Nėna e tij qė quhej Aishe, i tha:”Qaj! Qaj si grua pėr pushtetin qė nuk e mbrojte si burrė!” Imagjinoji kėto ēaste poshtėrimi dhe nėnshtrimi pėr kėtė mbret. ēfarė vlere kishin pėr tė njėzet vitet qė jetoi nė luks dhe pushtet?
“Kush kėrkon krenarinė, ta dijė se krenaria i pėrket vetėm Zotit” (Fatir 10)
Nuk ka burim tjetėr tė krenarisė, pėrveē Zotit tė madhėruar. Thotė Zoti nė Kuran:”Krenaria i pėrket Zotit, tė dėrguarit dhe besimtarėve.” (Fatir 10)
Kurrė mos prano tė jetosh i poshtėruar dhe i nėnshtruar o vėlla! Nėse refuzon krenarinė dhe pranon poshtėrimin, dije se ti je larguar nga Zoti, nga profeti a.s dhe ke dalė jashtė rrethit tė besimtarėve. Ti mund tė thuash qė je musliman dhe tė falesh, por nuk qėndron nė krahun e besimtarėve. Falu dhe qaj nė namaz si tė duash, por po qe se nuk i nėnshtrohesh dhe pėrulesh vetėm Zotit dhe askujt tjetėr, nuk tė bėn dobi. El-aziz kėrkon qė t’i pėrulesh vetėm Atij, dhe jo njerėzve.
Unė kam frikė se gjendja nė tė cilėn ndodhet umeti musliman sot, ėshtė pėr shkak tė humbjes sė njė cilėsie tė tillė. Historia muslimane ėshtė e mbushur me krenari dhe lavdi. Vetė Kurani ynė na kėshillon tė jemi krenarė. Lexoje historinė e Jusufit a.s me qėllim qė tė mėsosh krenarinė.
Tė gjithė profetėt qė janė dėrguar tek popujt e tyre, janė dėrguar pėr tu mėsuar ekzistencėn e Zotit. Kurse Musai a.s u dėrgua tek hebrenjtė, jo pėr tu mėsuar mbi ekzistencėn e Zotit, pasi ata ishin besimtarė, por pėr
tu mėsuar krenarinė, pasi deri atėherė jetonin tė nėnshtruar dhe tė poshtėruar. Ai kėrkonte ti shpėtojė hebrenjtė nga poshtėrimi i faraonit. Kėtė fakt, e pėrmend vetė Kurani ku thotė:”
“Shkoni dhe i thoni faraonit: “Ne jemi tė dėrguar nga Zoti i tė gjitha botėve. T’i lejosh beni israilėt tė vijnė me ne!” (Shuara 16-17)
Historia e Musait a.s pėrmendet shpesh nė Kuran, me qėllim qė tė edukojė krenarinė tek lexuesit. Ajo na mėson se kur krenaria i hiqet njeriu, kthehet nė njė krijesė pavlerė. Kthehen nė njerėz qė nuk munden ta ēojnė vendin drejt zhvillimit dhe civilizimit.
Pėr shkak se populli i Musait a.s ishin mėsuar me poshtėrimin dhe nėnshtrimin, ata refuzuan tė luftonin pėr tė marrė Jeruzalemin. Pėr kėtė, ata jetuan dyzet vite tė humbur nė shkretėtirė, derisa lindi njė brez i ri, i edukuar me krenari, larg poshtėrimit.
Dijetarėt pohojnė se njė nga shkaqet qė Zoti zgjodhi Gadishullin Arabik si vend nga ku do tė dėrgohej profeti i fundit, ėshtė se banorėt e saj ndiheshin krenarė dhe dinjitozė.
Profeti a.s e pyeti njė ditė Aishen:”O Aishe, a e din pėrse populli yt e kanė ngritur derėn e Qabesė? E kanė bėrė me qėllim qė tė mos hyjė brenda vetėm njerėzit qė duan.”
Vetė profeti a.s u urdhėrua tė emigrojė nga Meka pėr nė Medine, pasi ishte periudha qė poshtėrimet, keqtrajtimet, pėrbuzja u shtuan tej mase dhe rrezikonte personalitetin e tij.
Nėse fruti i mollės nuk kėputet nė kohėn e tij, por lihet pėr njė kohė tė gjatė, kokrat fillojnė tė kalben. Pėr tė vjelė fruta molle, duhet tė presim vitin tjetėr. Kalbėsira e kėtij umeti sot ėshtė nėnshtrimi dhe pėrulja ku jeton.
Ne e duam Umer ibnul Hatabin, pasi ai ėshtė simboli i krenarisė tė umetit musliman. Ne e duam atė dhe emrin e tij ua lėmė fėmijėve tanė. Tregon Umer ibnul Hattabi:”Vazhduam tė ndihemi krenarė, qė ditėn qė pranoi Islamin, Umer ibnul Hattabi.”
Kur fiset arabe braktisėn fenė gjatė Kalifatit tė Ebu Bekrit, ai tha fjalėn e tij tė njohur:”Si mund tė dobėsohet feja, duke qenė unė gjallė?!”
Vetė vajza e Ebu Bekrit Esmaja, ishte e tillė dhe nuk pranonte pėruljen dhe nėnshtrimin. Kur profeti a.s dhe babai i saj qėndronin tė fshehur nė shpellėn Theur, Ebu Xhehli vajti nė shtėpinė e saj dhe e pyeti pėr vendodhjen e profetit a.s dhe Ebu Bekrit. Edhe pse Ebu Xhehli e qėlloi dhe i doli gjak, ajo nuk nxorri asnjė fjalė.
Diēka e tillė ndodhte nė rininė e saj. Njė qėndrim i tillė, ndodhi dhe nė pleqėrinė e saj. Djalin e saj, Abdullah ibn Zubejrin do e vriste Haxhaxh ibnu Jusufi. Djali i saj Abdullahu i thotė i frikėsuar:”O nėnė, kam frikė se mos e gjymtojnė kufomėn time!” Por ajo ia kthen me krenari:”Ēfarė dhembjesh ndjen qengji teksa e rrjepin pasi e kanė therrur?!”
Pasi e vret Haxhaxhi, shkon tek ajo dhe i thotė:”A e pe se ēfarė i bėra djalit tėnd?” “Po – i thotė ajo – i shkatėrrove jetėn nė kėtė botė, por ai tė shkatėrroi jetėn e botės tjetėr.”
Historia jonė ėshtė dėshmitare e pushtetarėve tė tillė si Elmutemi. Kur njė gruaje muslimane iu bė padrejtėsi nga romakėt, ajo thirri:”O Mutesim!” Me t’i vajtur ky lajm Mutesimit, ai i dėrgoi letėr mbretit romak ku i thoshte:”Ma dėrgo menjėherė gruan muslimane me nderime, pėrndryshe tė dėrgova njė ushtri, fillimi i sė cilės ėshtė tek ty dhe fundi kėtu tek unė.” Perandori romak u detyrua ta dėrgojė gruan muslimane me nderime dhe respekt.
Historia jonė pėrmban modele krenarie si dijetari Izz ibn Abdusselam. Ai vajti tek guvernatori i Kairos dhe i tha:”O prijėsi ynė! Kije frikė Zotin dhe tregohu i drejtė me popullin!” Guvernatori i premtoi bindje dhe drejtėsi. Vajza e Izz ibnu Abdusselam, e pyeti tė atin:”O baba! Si nuk pate frikė nga guvernatori kur i the ato fjalė?!” Ai ia ktheu:”O bija ime! Nė ato ēaste kujtova krenarinė dhe madhėshtinė e Zotit dhe guvernatori mu zvogėlua para syve dhe mė dukej sa njė mace.”
Historia jonė dėshmon dhe ankesėn e njė tė krishteri nė Egjypt, i cili ishte goditur nga djali i guvernatorit musliman, pėr shkak se kishte fituar garėn e kuajve. I krishteri, morri rrugėn pėr nė Medine dhe u ankua tek Halifeja Umer ibnul Hattab. Menjėherė Umeri i dėrgoi fjalė Amr ibnul Asit dhe kur erdhi urdhėroi tė krishterin qė tė hakmerret dhe tė godasė djalin e guveratorit.
Ajo qė kėrkohet nga ne ėshtė:
1 – Kurrė mos e prano nėnshtrimin dhe poshtėrimin. Pėr kėtė tė duhet tė planifikosh si tė shpėtosh nga padrejtėsitė. Nėse njė grua poshtėrohet nga i shoqi, le tė pėrpiqet ta ndryshojė kėtė gjendje dhe mos e pranojė poshtėrimin. Pėr kėtė, le tė mėsojė njė zanat, le tė kėrkojė njė punė dhe t’i mbėshtetet Fuqiplotit krenar. Zoti ka nė dorė ushtarėt e qiellit dhe tė tokės, por Ai kėrkon tė ndėrmarrėsh hapin e parė.
Nėse planifikon dhe punon pėr njėzet vite se si tė dalėsh nga ky poshtėrim, dije se je krenar dhe kryelartė, edhe nėse vdes mes poshtėrimit dhe pėrbuzjes.
Ebu Xhehli e vrau Sumejen, pėr shkak se ajo nuk pranoi ta braktisė fenė. Por i poshtėruar ėshtė Ebu Xhehli dhe jo Sumeja. Ai nuk arriti ta bindė dhe ta detyrojė tė ndryshojė mendimin dhe idetė e saj. Ashtu siē vdiq Sumeja, vdiq dhe Ebu Xhehli, por Sumeja vdiq krenare, kurse Ebu Xhehli vdiq i poshtėruar.
Thotė profeti a.s:”Kush i nėnshtrohet njė tė pasuri pėr shkak tė pasurisė sė tij, ka humbur njė tė tretėn e fesė sė tij.”
Kėrkojeni zgjidhjen e halleve me krenari, pasi ato vijnė sipas caktimit tė Zotit.
2 – Bėji tė tjerėt tė ndihen krenarė. Thotė profeti a.s:”Nėse njė besimtar poshtėrohet nė prezencėn e njė besimtari tjetėr dhe ka mundėsi ta ndihmojė por nuk e bėn, Zoti do e poshtėrojė para gjithė krijesave Ditėn e Kijametit.”
Nėse njė grua e ve, nėse njė jetim, nėse njė fukara... poshtėrohet nė prezencėn tėnde dhe ti ke mundėsi ta ndihmosh dhe nuk e ndihmon, dije se do tė poshtėrohesh para gjithė krijesave Ditėn e Kijametit. Por kjo duhet bėrė me urtėsi dhe mėshirė.
Nėse Zoti poshtėron dikė qė nuk pėrkrah njė tė vobekėt, ēfarė mund t’i bėjė dikujt qė nuk pėrkrah islamin? Pėrse nuk vepron diēka tė mirė? Pėrse i sheh jetimėt tė vuajnė dhe nuk u zgjat dorėn?
Hasan Elbasrij thotė:”Ditėn e Kijametit do tė vijė Islami dhe do tė shohė nė fytyrat e muslimanėve. Duke kaluar tek secili do tė thotė:”O Zot. Ky mė ka pėrkrahur. O Zot. Ky mė ka zhgėnjyer dhe lėnė pas dore...derisa tė arrijė tek Umer ibnul Hattabi. Do e kapė pėr dore dhe do tė thotė:”O Zot. Kam qenė i panjohur dhe i huaj, derisa pranoi Islamin ky burrė.”
3 – Trego pėrulje, pėrkushtim dhe nėnshtrim vetėm ndaj Zotit tėnd. Tregoji dobėsinė tėnde, tė tė pajisė me fuqinė e tij. Shfaqi pėruljen, tė tė pajisė me krenari.
Imam Ahmedi tregon se njėherė tek po bėnte tavaf rreth Qabes, dėgjon njė burrė qė lutej: “O Zot, unė jam i paaftė siē e sheh, gruaja ime ėshtė e dobėt siē e sheh, vajza ime ėshtė e dobėt siē e sheh, rrobat e mia tė vjetra siē i sheh vetė. O Ti qė na shikon dhe nuk shikohesh na ndihmo.!” Ahmedi nxorri ca para dhe ia zgjati, por ai ia ktheu: “Ēfarė janė kėto?” “Tė dėgjova problemet e tua dhe po t’i jap qė tė tė ndihmoj.” “Jo, - ia ktheu - unė nuk kam asgjė nga ata qė dėgjove, madje jam i pasur, por thjesht desha qė t’i nėnshtrohesha Zotit, pasi Ai pėlqen qė tė jemi tė nėnshtruar dhe tė shfaqim nevojėn tonė ndaj Tij.”
Thotė profeti a.s:”E pashė Xhibrilin a.s natėn e Miraxhit dhe dukej si pupul e lagur, nga pėrkushtimi dhe pėrulja ndaj Zotit.”
Profeti (a.s) kur lutej, ngrinte duart, ulte kokėn dhe me pėrkushtim lutej: “O Zot, unė jam robi yt, i biri i robit Tėnd dhe i robėreshės Tėnde. Gjithēka e imja ėshtė nė dorėn Tėnde. Gjykimin Tėnd e pranoj dhe ėshtė i drejtė ….”
Njė i ditur thotė:”Trokita nė tė gjitha dyert e Zotit, nė ēdo derė qė trokisja gjeja me mijėra njerėz qė hynin. Trokita nė derėn e namazit, agjėrimit, zekatit, haxhit etj... dhe tė gjitha i gjeta tė mbushura me njerėz. Mė pas trokita nė derėn e nėnshtrimit dhe pėruljes, tė cilėn e gjeta bosh. Hyra tek ajo dhe u thashė ejani dhe ju.”
Njė filozof romak, para se tė bjerė Roma, morri kandilin dhe nė mes tė ditės doli jashtė dhe sikur kėrkonte dikė me kandil nė dorė. Njerėzit tė ēuditur e pyesnin:”Kė po kėrkon me kandil, nė mes tė ditės?” Ai u pėrgjigjej:”Po kėrkoj njė burrė qė tė ndihet krenar.” Pas pesė viteve, perandoria romake ra.
Krijoni Kontakt