Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Virusi vrasës mbërrin në Evropë!

    Mushkonja tigër gjendet edhe në Shqipëri. Vjet u regjistrua një rast i pickimit prej saj, në Dhërmi

    Virusi vrasës mbërrin në Evropë

    Disa zona në Itali preken të parat. Rrezik përhapja


    Mushkonja tigër ka përcjellë në vendin fqinj, Itali, një virus tepër të rrezikshëm, që shkakton edhe vdekjen. Në rajonin e Emilia Romanjas është ngritur alarmi për epideminë me një emër të çuditshëm: Çikungunia. Ekspertët e Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bëjnë të ditur se ky virus strehohet në këmbët e një insekti, që ndryshe quhet mushkonja tigër. Emri i saj në latinisht është Aedes albopictus. Kjo mushkonjë për fat të keq gjendet edhe në shumë zona në Shqipëri, por deri tani pa shkaktuar epidemi apo viktima. Specialistët e ISHP-së pohojnë se në verën e vitit të kaluar u regjistrua vetëm një rast i pickimit nga ky insekt. Viktima ishte një grua e moshuar, e cila u infektua me virusin e rrezikshëm gjatë pushimeve në Dhërmi, duke kaluar një trombozë dhe paralizë të pjesshme. Ndërkohë që Ministria italiane e Shëndetësisë ka konfirmuar prezencën e virusit Çikingunia pranë Ravenës në rajonin e Emilia Romanias, 200 milje në veri të Romës. Një total prej 191 rastesh u raportuan në dy fshatrat pranë qytetit të Çervias në harkun kohor mes 4 korrikut dhe 3 shtatorit. 11 pacientë u dërguan në spital. Njëri prej tyre vdiq. Kjo është hera e parë që transmetimi i një virusi të tillë është zbuluar në Evropën Perëndimore dhe ka ngritur rrezikun, që ai mund të shpërndahet edhe në vende të tjera të saj. Çikungunia është një virus tropikal, që ka shkaktuar sëmundje të rënda dhe ka përhapur panik të gjerë në ishujt e Oqeanit Indian, ku vetëm vitin e kaluar në ishullin francez La Reunione preku rreth 180 mijë vetë. Vdekshmëria, sipas specialistëve, është një në 1000 vetë që janë pickuar prej kësaj mushkonje. Tashmë ky virus është shfaqur për herë të parë edhe në Evropë. "Provinca e Ravenës duhet të konsiderohet tashmë, si një zonë ku po qarkullon virusi i Çikingunias", u shpreh qendra. Kjo mendohet se ka ndodhur nga një udhëtar nga India, i cili mbarti virusin nga kontinenti, ku më shumë se 1.4 milionë njerëz u konsideruan si raste të dyshimta të regjistruara vetëm në vitin 2006.

    Virusi shkakton ethe të forta, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, rrjedhje gjaku nga hundët dhe veshët. Infeksioni zakonisht zgjat tre deri në pesë ditë dhe shumica e pacientëve e marrin veten pas disa javësh, por një në 10 raste mbeten me dhimbje kronike kyçesh, kollë dhe komplikacione të tjera. Miza Aedes Albopictus pickon gjatë ditës zakonisht në pellgje dhe vende me pluhur. E njëjta specie transmeton edhe ethet denge në tropik. Nuk ka ende një trajtim mjekësor për sëmundjen e çikikungias dhe asnjë vaksinë që të përdoret kundër saj. E vetmja masë parandaluese është që t‘i shmangesh pickimit të saj. Njerëzit që udhëtojnë në zonat e infektuara janë paralajmëruar që të përdornin ilaçe kundër insekteve dhe të veshin bluza më mëngë të gjata, si dhe pantallona të gjata. Nga ana tjetër institucionet shqiptare duken krejt të papërgatitura për të përballuar ndonjë epidemi të mundshme të këtij virusi, transmetuesit e të cilit janë aktualisht prezent në vend. Specialistët e Ministrisë së Bujqësisë kanë deklaruar se nuk është kompetencë e tyre situata që krijon mushkonja tigër. Kjo, pasi ky insekt nuk dëmton bimët ose kafshët, por njerëzit. Në këtë rast bujqësia ia delegon përgjegjësinë për të marrë masat përkatëse Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, specialistët e bujqësisë kanë deklaruar se nuk ka pesticide të veçanta për mushkonjën tigër. Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë këtë e konsiderojnë si "një rrezik të kaluar" që i përket vetëm stinës së verës. Por askush nuk ka ndërmend që të ndërrmarrë një fushatë sensibilizuese për popullsinë dhe rreziqet që ky virus shkakton. Madje as të bëjë dezinfektimin e zonave potenciale ku mushkonja tigër strehohet. Vetë ekspertët e ISHSH janë të mirënjohur me këtë insekt mbartës të më shumë se gjashtë viruseve vdekjeprurës, por sipas tyre ka shumë hallka që e pengojnë veprimin aktiv kundër tij. A. Rr.



    Ekspertët


    Insekti, si erdhi në Shqipëri



    Mushkonja tigër mendohet se ka mbërritur në Shqipëri nga Kina. Ajo ka qenë "udhëtare klandestine" në anijet e mallrave të importuara nga ky vend dhe kryesisht gomave të përdorura për automjete dhe makina bujqësore. Kanë qenë vitet 1980 kur ky insekt është shfaqur për herë të parë në zonat bregdetare shqiptare. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, kjo mushkonjë bëhet e rrezikshme jo thjesht prej pickimit të saj por për shkak të viruseve që mbart. Ajo strehon nën vete mbi 6 lloje virusesh tepër të rrezikshëm për jetën, të cilët në pjesën më të madhe të tyre nuk mund të trajtohen nga ana mjekësore pasi nuk ka kura specifike. Gjithashtu specialistët pohojnë se kundër këtyre viruseve mungojnë edhe vaksinat, që mund të mbrojnë popullsinë në raste epidemish. Niveli i vdekshmërisë së tyre është i lartë dhe kjo e bën edhe më të rrezikshëm prezencën e këtij insekti në vend. Mushkonjat tigër preferojnë të strehohen kryesisht në pellgje me ujë të ndenjur, pranë vendeve ku hidhen mbeturinat. Por "shtëpia" e tyre e preferuar janë gomat e makinave të përdorura.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    O thekthi,boll o burr i dheut,se u lage u bone qull,ke dy muj perjasht ne shi,futu mrena t'ngrofesh.(me shaka)
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema të Ngjashme

  1. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  2. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37
  5. Xhefri: Vdekshmëria foshnjore, më e larta në Evropë
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2004, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •