Close
Faqja 10 prej 48 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 475
  1. #91
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    E ça gallate,Kundershtaret me te medhenj te ndertimit te nje objekti fetar siç eshte katedralja jane vet fetaret(jo te gjithe)te gjithe Jofetaret po shkruajne qe le te ndertohet,sa e çuditshme.
    Tregon qarte se çfare hipokrizie ka besimi i disave.
    PS.Only truth,me vjen mire qe je besimtar i sinqerte.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Fisniku jone megjithate mbetesh i pershendetur, per ate qe e ve ne pahe rendesin e ndertimit te nje shkolle. Eshte me se e vertet se per shkoll vendi ka nevoje gjithmone. Shkolla kurre nuk ka aq sa mos te na duhet edhe nje.
    Do i vije rendi te gjithave. Jo gjithmone behet ajo qe eshte me e mira. Apo jo qdo here vendimet per diqka behen me rend. Por keshtu qenka. Nje ne populli duhet ta kemi parasyesh, vendimet qe vijne nga shteti duhet thene aminin. Eshte zgjidhja qe e bejne te gjithe njerezit normal. Nese organet tona si ; komuna qeveria parlamenti Bile edhe presidenca, thone se duhet te ndertohet nje katedrale ne Prishtine, Atehere ajo qka na mbetet ne eshte te themi se DUHET TE NDERTOHET NJE KATEDRALE NE PRISHTIN. Qdo gje tjeter eshte e kote. Mbetesh i respektuar, por si djal shqiptar mendo dhe vepro shqip, sepse asjne turk gjerman apo grek nuk mendon shqip. Turku Greku apo Italiani nuk kane nevoje per ne, Ata i kane mashkujt e vete se mendojne per vendin e tyre. E ne Shqiptaret, qka kemi ndermend te shikojme sukseset e vendeve te tjera, dhe vendin tone ta leme te shkret. Fisnik fjala e popullit thone fjala e zotit. Ne Kosovaret apo ne Shqiptaret nuk e duam me shpirte pavarsin apo perparimin e vendit, e per ate jemi ketu. Kjo eshte borgj per ne si nga Kurani Bibla apo te tjera. Te gjitha thone gjeje nje menyre dhe lulzoje vendin tend.

  3. #93
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Deklaratë per shtyp - Fuad Ramiqi - Katedralja Politike

    1 -Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, duke përcjell zhvillimet e fundit me rastin e katedrales në Prishtinë, ndjehet tepër i shqetësuar këto ditë me fillimin përfundimtar të ndërtimit të katedrales në Prishtinë, mu në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, me ç’rast u dokumentua edhe një herë politika diskriminuese e udhëheqësve tanë karshi të drejtave të shumicës shqiptare në Kosovë të cilët i përkasin besimit musliman. Katedralja po ndërtohet pa u plotësuar kushti themelor i paraparë me marrëveshje, pikësëpari i ndërtimit të godinës së re të gjimnazit” Xhevdet Doda” brenda vitit 2007, gjë që vetvetiu e bën të pavlefshme marrëveshjen në fjalë. Ndërtimi i një katedraleje mu në zemër të Prishtinës, përball kishës ortodokse serbe pranë Bibliotekës Kombëtare Universitare, në kohën kur nuk ka besimtarë të mjaftueshëm katolikë për ta mbushur as kishën ekzistuese katolike në Prishtinë, dëshmon apriori qëllimin politik të ndërtimit të katedrales, e jo nevojën elementare fetare të besimtarëve katolikë .

    2 -Në kohën kur në Prishtinë, në borë e në shi mijëra besimtarë musliman shqiptarë detyrohen të falen jashtë xhamive në mungesë të hapësirës së nevojshme për dalje, ky provokim paraqet precedentin më absurd i cili fare lehtë mund të eskalojë në përfundim të durimit të besimtarëve shqiptarë musliman me pasoja të papara, ku padyshim përgjegjësia bie mbi ata të cilët iniciuan këtë vepër, kisha katolike si dhe klasa aktuale politike e cila i kontribuoi kësaj çështje .

    3 -Forumi Musliman i Kosovës rikujton mohimin në vazhdimësi që i është bërë Bashkësisë Islame të Kosovës për të ndërtuar një xhami qendrore në Prishtinë nga qeveritarët lokal të komunës së Prishtinës, dhe duke ditur përqindjen absolute të myslimanëve si në Kosovë ashtu edhe në Prishtinë, përgëzimin dhe asistimin deri në përmasa servilizmi për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë nga vetë Presidenti i Kosovës dhe qeveritarët tjerë e konsideron skandaloz kur kihet parasysh neglizhenca me të cilën të njëjtit i qasen të drejtave të garantuara me ligj të atyre që i kanë sjellë në këto pozita në Kosovë e në Prishtinë .

    4 -Forumi Musliman i Kosovës përkujton opinionin e gjerë kombëtar e ndërkombëtar se myslimanët shqiptarë të Kosovës kanë meritat kryesore për mbarëvajtjen e harmonisë fetare në Kosovë dhe se ata do të vazhdojnë si edhe deri më tani ti përkrahin besimtarët katolikë , qoftë edhe në ndërtimin e kishave kur kjo është pa konotacione diskriminuese dhe politike e për nevoja fetare, por ata nuk do të heshtin, do të ngrisin zërin e tyre si deri më tani ndaj ndërtimit të kishave politike në dëm të lirive dhe interesave të tyre te garantuara. Shqiptarët myslimanë në Kosovë do të vazhdojnë të kontribuojnë për harmoninë fetare dhe për proceset politike në favor të krijimit të shtetësisë së Kosovës por nuk do të vazhdojnë në përjetësi të duartrokasin apo të votojnë politikanët të cilët i dhunojnë në mënyrë skandaloze të drejtat e tyre elementare fetare .

    Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës

    Fuad Ramiqi
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 22-09-2007 më 05:56
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    Pershendetje Daja - GONI , fillimisht duhet kuptuar nje gje :
    Ketu nuk shtrohet pyetja se a duhet te ndertohet Katedrala ne Prishtine a jo ! Ketu pa deshiren e atyre nxenesve te cilet mesonin ne ate shkolle " Gjevdet Doda " , pa deshiren e qytetareve te Prishtines ka filluar ndertimi i asaj Katedraleje , ti nuk idene çfare ndjenje kishin njerezit qe pjesen me te bukur te jetes e kaluan ne ate shkolle , shkolle ajo ku plot gjenerata mbaruan shkollimin aty ,

    Marrezi e jotja do ishte nese mendon qe Shkolla duhet te Prishej e te ndertohej nje Katedrale , ku ti Daja - GONI duhet ta pyesesh veten :

    Daja - GONI

    Si mund te vie deri tek kuptimi i nje feje kur nuk din te lexosh ? kur shkaterrohet vendi ku ta jep mundesine te mesosh ABC - ne , si mund ta mesosh fene me thuaj?!

    Pershendetje!
    Sikur te kishe lexuar postimin tim te pare qe kam bere(mos harro e lexoje),do te kishe kuptuar qendrimin tim rreth kesaj teme,dhe do ta kishe kursyer kete postim.
    Me thua se nuk e kam idene se si jan ndjere njerezit?
    E une te them se e kam edhe mire bile.E kam perjetuar une edhe mbylljen e univerzitetit edhe shkaterrimin e shkollave.Dhe jane ato ndjenja qe jo nuk i kam harruar por nuk do ti harroj kurre.
    Sa i perket pyetjes sate...
    Jam kunder mbylljes se cdo shkolle.Mirepo njeriu nuk meson shkrim lexim per te mesur me vone fene.A e kupton?Nuk eshte qellimi i nisjes se shkolles feja.
    Andaj ke bere nje pyetje qe nuk ka kuptim fare.

  5. #95
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Daja-GONI Jam kunder mbylljes se cdo shkolle.Mirepo njeriu nuk meson shkrim lexim per te mesur me vone fene.A e kupton?Nuk eshte qellimi i nisjes se shkolles feja.
    Andaj ke bere nje pyetje qe nuk ka kuptim fare.
    I nderuari Daja - GONI , as une nuk e ceka se njeriu duhet patjeter duhet te mesoje shkrim - leximin qe me vone te mesuar fene .
    Mirepo , ti Daja - GONI qenke i prirur te keqkuptosh gjerat , nuk e kuptove kontekstin e fjalise te cilin e shkrova , pergjigja kishte te beje ne kete rast me prishtjen e nje objekti edukativo - arsimore , nje objekti ne te cilin do te reflektohej dituria ne gjeneratat e ardhshme .

    E ne anen tjeter te prishte dicka qe ka vlere per nje katedrale ne te cilen s'do te shkonin as 50 - 100 veta ne Meshe , e nese e llogarit sa nxenes 2000 - 3000 nxenes kane shkuar ne ate shkolle del ne shesh prap se eshte dicka qe s'ja vlen te ndertohet !!!

    Respekte
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    [QUOTE=fisniku-student;1701651]1 -Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, duke përcjell zhvillimet e fundit me rastin e katedrales në Prishtinë, ndjehet tepër i shqetësuar këto ditë me fillimin përfundimtar të ndërtimit të katedrales në Prishtinë, mu në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, me ç’rast u dokumentua edhe një herë politika diskriminuese e udhëheqësve tanë karshi të drejtave të shumicës shqiptare në Kosovë të cilët i përkasin besimit musliman. Katedralja po ndërtohet pa u plotësuar kushti themelor i paraparë me marrëveshje, pikësëpari i ndërtimit të godinës së re të gjimnazit” Xhevdet Doda” brenda vitit 2007, gjë që vetvetiu e bën të pavlefshme marrëveshjen në fjalë. Ndërtimi i një katedraleje mu në zemër të Prishtinës, përball kishës ortodokse serbe pranë Bibliotekës Kombëtare Universitare, në kohën kur nuk ka besimtarë të mjaftueshëm katolikë për ta mbushur as kishën ekzistuese katolike në Prishtinë, dëshmon apriori qëllimin politik të ndërtimit të katedrales, e jo nevojën elementare fetare të besimtarëv
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Pash zotin kush te koka ky far kreteni.Cfare pasoja mund te ket ndertimi i katedrales? He?Po ky nuk te koka normal bre.Ku ka drejt ky me propagandu dhunen.Le te shkon e le te ushtron dhune kunder gruas se vete le te len popullin rehat.Debilli.
    Shkoni more ne komune kurr pa u nal deri sa te merrni lejen per ndertimin e gjamise.Cfare logjike eshte kjo kshtu,nese nuk kam une mos te ket as aj tjetri.
    Allah Allah,njerez te quditshem.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    I nderuari Daja - GONI , as une nuk e ceka se njeriu duhet patjeter duhet te mesoje shkrim - leximin qe me vone te mesuar fene .
    Mirepo , ti Daja - GONI qenke i prirur te keqkuptosh gjerat , nuk e kuptove kontekstin e fjalise te cilin e shkrova , pergjigja kishte te beje ne kete rast me prishtjen e nje objekti edukativo - arsimore , nje objekti ne te cilin do te reflektohej dituria ne gjeneratat e ardhshme .

    E ne anen tjeter te prishte dicka qe ka vlere per nje katedrale ne te cilen s'do te shkonin as 50 - 100 veta ne Meshe , e nese e llogarit sa nxenes 2000 - 3000 nxenes kane shkuar ne ate shkolle del ne shesh prap se eshte dicka qe s'ja vlen te ndertohet !!!

    Respekte
    Jo bac.E ke gabim sa je i madh.
    Lexoje edhe nje here postimin tende te parafundit.
    Lexoji dy fjalite e fundit,dhe do ta shofish se nuk kam une prirje ti keqkuptoj gjerat por paske ti prirje te harrosh qka ke shkruar me pare.
    Nese nuk me jep drejt atehere do ti perseris ato dy fjali edhe nje here.
    Edhe si duket nuk e paske lexuar postimin tim te pare ne kete teme(siq te porosita)

  8. #98
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Jo bac.E ke gabim sa je i madh.
    Lexoje edhe nje here postimin tende te parafundit.
    Lexoji dy fjalite e fundit,dhe do ta shofish se nuk kam une prirje ti keqkuptoj gjerat por paske ti prirje te harrosh qka ke shkruar me pare.
    Nese nuk me jep drejt atehere do ti perseris ato dy fjali edhe nje here.
    Edhe si duket nuk e paske lexuar postimin tim te pare ne kete teme(siq te porosita)
    Si mund te vie deri tek kuptimi i nje feje kur nuk din te lexosh ? kur shkaterrohet vendi ku ta jep mundesine te mesosh ABC - ne , si mund ta mesosh fene me thuaj?!
    Zakonisht njerezit te cilet nuk lexojne shume , jane te prirur t'i keqkuptojne gjerat , sepse e kane zakon i kuptojne gjerat siperfaqesisht e jo thelbesisht .
    Kjo fjalia : " kur shkaterrohet vendi ku ta jep mundesine te mesosh ABC - ne , si mund ta mesosh fene me thuaj ? "
    I dedikohej atyre te cileve thone qe ndertimi i kesaj Katedraleje eshte me qellim qe te kete tolerance fetare , kishte ndonjehere dhune Daja - GONI ne Kosove mes feve ?
    Nje i krishtere si mund te predikoje meshen ne kishe , nese behet shkaktar i prishjes se nje shkolle , ku ndoshta ndonje i krishtere vijonte mesimet po ne ate shkolle ?!
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Ti nuk meriton pergjigje nga une.
    Vërtetë nuk meritojnë përgjigje ata që shesin Gjuhën e lashtë shqipe, Kombin e lashtë shqipëtarë në trojet e veta dhe shpejtojnë jo ta ringjallin, jo ta bashkojnë dhe vëllazërojnë por duan ta fusin në grindje, jo ta bashkojnë atë Atdhe të coptuar, por duan ta përcajnë shesin sa më lirë dhe sa më parë! Nuk kanë faj ata, nuk e ndjejnë së pari vetën shqipëtarë, por musliman, nuk duan tradita shqipëtare por duan gjuhë arabe dhe fe muslimane dhe Kosova dhe shqipëtaret të jenë "pasqyrë" e islamizmit këtu në Europë, ashtu sic propagandonin dhe propagandojnë për ne aqë këmbëngultas, më shumë se një shekull, serbët, armiqtë tanë, të cilët armën më të fortë kundër nesh e patën gjithnjë dhe e kanë edhe sot propagandën se shqipëtarët janë "turq", muhaxhidin"...! Dhe ja, në krah të kësaj propagande gjithmonë u dalin ca palaco, ca mjekërrcjep, ca "fisnikë" aspak fisnik, të cilët madje i thonë vetës edhe"student"! Këta janë vegëlat e armiqve shqipëtarë, armiqtë e kombit shipëtarë, këta edhe ato mend që i kanë, i kanë në bark dhe barkun në Beligrad, në Tripoli, në Bagdad, në Turqi e Iran...! Pjellë e keqe! Pak është kjo për ta!
    Dhe merrnje me mend se si shprehen kur argumentojnë se gjoja nuk janë kundër ndërtimit të Katedralës në Prishtinë, por janë kundër rrënimit të një shkolle dhe pa një pa dy e thonë haptas se edhe ata duan, madje me mjete të veta ( ka mjaftë para për xhamia në Kosovë e Europë, Irani, Arabia Saudite, Bagdadi e Gadafi, ky armik i përbetueshëm i shqipëtarëve, ta ndërtojnë një xhami mu në mes të Prishtinës, një xhami të madhe, mbase mendja ua thotë një shumë të madhe, sosh që nuk ekziston askund në shtet arabe, dhe zëri i hoxhës nga ajo ta tronditë gjithë Europën! Mos u cuditni! Të tillë janë ata! Duan që shqipëtarët të jenë mish për topë për interesa aziatike, duan që trojet shqipëtare të jenë lliogore islamike! Mos u cuditni! Të till janë ata, mjekërrcapët!
    Nuk kanë bërë ndonjëherë pyetje, se përse ajo shkollë e quajtur "Xhevdet Doda", e katandisur ashtu nga motet, që as që i ka ngjarë ndonjëherë ndonjë ndërtese shkolle, por më tepër ëshë dukur si një objekt kaherë i braktisur ushtarak, nuk ndërtohet e rindërtohet, nuk kanë bërë thirrje për mbledhje fondesh për nisjen e saj, por vetëm tani derdhin lotë krokodili, kapen pas saj duke shprehur mllefin kundër ndërtimit të Katedralës!
    Dhe këta që janë kundër ndërtimit të Katedralës dihet se kush janë: pjella e Beligradit dhe e miqve të saj në Tripoli, në Bagdad, Turqi e Iran...! Dhe sa të jenë ata Kosova dhe gjithë shqipëtarët vështirë do ta kenë, për shtet dhe për ekzistencë! Aqë u bënë atyre për këtë! Dhe këtë, cfarë e bëjnë, e bëjnë pik-
    ërisht për këtë: shqipëtarëve t´u pamundësohet ecja përpara, dukja europiane, kultura europiane, mendësia europiane, traditat e veta të lashta shqipëtare europiane, shteti në vendin e vet, në trollin e vet, në trollin e Europës! Këtë ata nuk e duan, ndaj vjellin vrerë kundër Katedralës si dhe kundrejt cdogjëje shqipëtare! Por, kot do ta kenë! Shqipëtarët janë në trojet e tyre të lashta, e trojet e tyre janë në Europë!Europa nuk do të bëhet kurrë Azi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 22-09-2007 më 09:41

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Disa herë jam menduar ,se a ta postoj at informacion ne lidhje me ndertimin e Teqes,dhe kam qen i vetedijshem se Nje perfaqesues i dervisheve do reagoj ketu...

    Te lutem mos e devijo temen ,un kam fajet qe ju bera nje reklam te vogel dervisheve dhe pastaj ti thurresh lecka ketu,talibaca e terma tjere qe po behem te qeshem ne vete...dhe mos posto ne lidhje me kete punë dhe qeshtje ,se do tretman ndryshe kjo qeshtje...

    Nese do qe te diskutojm ne lidhje me ndertimin e Teqes ateher ,hape nje temë vete dhe diskutojm...

    Kjart e ke???
    Ani thote disa here jam menduar (studa eshte menduar hahaha),edhe reklam thote se po ju ben dervishve se paskan mbet te ti me ju bere reklam ,ani çfare reklama ben studa qe punon tek firma per reklama e talibancve per çdo lavdate je ti .
    O stude ti e devijove temen edhe ti mundohesh gjithçka te devijosh dhe mos i ju drejto askujt ne ate menyre.
    As qe dua te diskutoj me ty per shume gjera se ti nuk merr veshj asgje. Nje juristi student qe i thua vetes te cilit i duket se arabia e saudve nuk ka korrupcion as edhe 0,000% eshte e pamundur te bisedohet me te.

    Nuk jam perfaqsues i dervishve (s'kam fuqi une te jem) ,me siguri ka edhe perfaqsues te tyre por ata nuk merren me lloj lloj krijesash ,ata perfaqsuesit jane ma te menqur se une.
    Une dervishet i dua ma se shumti nga te gjitha grupet ,nganjehere postoj veç per qejf me i kundershtuar krijesat vehabiste ,si hobi e kam te luaj me ta.

    Ti si i menqur ti hapi temat dhe eja diskutojm por mos harro te pergjigjesh ne pyetje e jo veç me ja fut kot , e ke te kjart tash

Faqja 10 prej 48 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •