Flet kryeregjistruesi i rrethit jugor: Po vuajmė ende pasojat e vitit tė mbrapshtė
Djegia e arkivave nė vitin 1997 ngatėrroi pronarėt
Dyert e zyrės sė regjistrimit tė pronave nė hipotekė zor se i gjen ndonjėherė pa njerėz qė presin tu shėrbehet, tu zgjidhet njė kėrkesė e tė jenė mendjembledhur pėr merakun e bėrjes me pronė. Muaji gusht ka qenė edhe mė i ngarkuar nė kėrkesa e radhė tė tilla, pasi banorėve tė pėrhershėm tė qytetit e rrethinave, u shtohen edhe ato tė emigrantėve qė vijnė dhe brenda atij njė muaji kohė qėndrimi nė vendbanimin e pėrhershėm, duan tė plotėsojnė shumė mangėsi edhe nė fushė tė dokumentacionit dhe tė sqarimit pronėsor. Nė ditėt dhe javėt e gushtit ishte njė shifėr e zakonshme qė tė kryheshin 80 deri 90 aplikime nė ditė. Por kjo periudhė, sipas kryeregjistruesit Arlond Kermaj tė kėsaj zyre nė Sarandė, evidentoi edhe njė varg mangėsish, qė bėhen burim sorollatjesh dhe pasigurie tė pronarėve nė pronėn e tyre. Sėrish del nė sipėrfaqe viti i mbrapshtė 1997, gjatė tė cilit u zhdukėn njė varg dokumentesh qė identifikonin pronarėt. Kjo jo vetėm qė shtoi dyshimet dhe vuajtjet e pronarėve tė vėrtetė pėr tė marrė pronat e tyre, por zgjoi dhe shton ēdo ditė, edhe dhjetė vjet mė pas, mundėsitė pėr manipulim me tė vėrtetėn, duke bėrė qė mė i sigurt tė ndjehet nė mundėsinė e marrjes sė njė prone tė pretenduar ai qė ėshtė treguar "usta" nė letra, se sa ai qė e ka pronė tė trashėguar apo tė blerė realisht. E veēanta e muajve tė verės nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurisė nė Sarandė, kanė qenė kėrkesat e shtuara pėr kalim pronėsie, lidhja e kontratave tė shitjes, blerjes apo dhurimeve e sidomos vėnia e pronės nė hipotekė, pėr efekt tė pėrfitimit tė njė kredie. Por nė 70 deri 80 pėr qind tė praktikave ka rezultuar tė mungojė dokumentacioni i origjinės sė pronės, i cili vjen nga gjykata. Shkaku - zhdukja e kėtij dokumentacioni nė "rrėmujat e 97-ės", kur godina dhe arkivat e institucionit tė drejtėsisė ishin nga tė parat qė u sulmuan, u bastisėn e mė pas iu vu flaka, pėr ti lėnė tė gjitha "mėkatet" zjarrit dhe jo zjarrvėnėsve.
Boshllėkun e kėtij dokumentacioni ligjor pėr pronėn e trashėguar apo tė blerė, e mbush tani debati pa krye, pasi nė kushtet e kėsaj mungese, shumica e pronarėve rezultojnė tė ndryshuar disa herė, duke sjellė njė kaos, karshi tė cilit hipoteka ngre supet, gjykata hap maratonė procesesh dhe pazaresh gjyqėsorė dhe shanset mė tė mėdha nuk i ka pronari i vėrtetė pėr tu bėrė pronar. Ka mjaftuar njė vendim gjyqi tė anshėm apo tė blerė, qė jo nė pak raste pronari i origjinės sė pronės tė lihet me gisht nė gojė dhe prona e tij ti kalojė "tė zotit", "tė fortit", paralliut. Madje kryeregjistruesi thotė se njė vendimi tė tillė ai "i falet" dhe ligja e detyron tė kryejė regjistrimin nė emėr tė atij qė ka vendimin, edhe sikur fals tė jetė. Kėtu vepron logjika qė pėrgjegjėsinė pėr pavėrtetėsinė ose manipulimin e vendimit tė paqenė, e mban personi dhe jo hipoteka, e cila nuk i hyn fare verifikimit, por tė bėn pronar edhe kur mund tė jesh njė falsifikator dhe meriton tė ndiqesh e ndėshkohesh penalisht.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt