Close
Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 194
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Trezege: Domenek mė lė jashtė? Mendoj tėrheqjen!

    6 Tetor I zhgėnjyer dhe i indinjuar, David Trezege shfryn pėrpara shtypit. Mosgrumbullimi nė kombėtare pėr dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese tė Euro 2008 “i djeg”. Mbi tė gjitha, pasi tek Juventusi e ka nisur sezonin nė mėnyrė tė shkėlqyer, duke shėnuar shtatė gola nė gjashtė ndeshje. Kėtė radhė nuk ka asnjė justifikim teknik dhe Trezege proteston ndaj trajnerit tė tij, Domenekut: “Trajneri ka thėnė gjithmonė se i grumbullon lojtarėt nė bazė tė paraqitjeve me klubet e tyre. Kam shėnuar shtatė gola nė gjashte ndeshje. Nuk mund tė bėj mė mirė se kaq dhe kurrė mė parė nuk kam qenė kaq efikas gjatė drejtimit tė Domenekut”. David ironizon me vendimin e Domenekut, pėr tė thirrur nė kombnėtare sulmuesin e Lionit, Karim Benzemanė. “Nuk ėshtė e njėjta gjė tė shėnosh me Juven nė Serinė A dhe me Lionin”, vazhdon Trezege. “Jam i zhgėnjyer dhe trajneri nuk ka asnjė shpjegim kėtė radhė. Kam folur me tė gjithė trajnerėt qė kam patur mė parė dhe askush nuk e kupton zgjedhjen e Domenekut”. Pas shpalljes tė listės sė lojtarėve tė grumbulluar, trajneri i Francės foli pėr konkurrencėn e madhe nė zonėn qendrore tė sulmit. E thatė replika e juventinit: “Mund ta garantoj qė edhe tek Juventusi konkurrenca ėshtė shumė e madhe dhe nuk luaj prej tetė vitesh kot kėtu si qendėrsulmues. Pastaj, Domeneku e di shumė mirė qė unė mund tė luaj edhe nė pozicione tė tjera”. Refuzimi i radhės e bėn Trezegenė qė tė mendojė seriozisht pėr njė tėrheqje tė mundshme nga kombėtarja: “Do t’i jap vetes dy muaj kohė pėr tė menduar me qetėsi. Unė dua tė ndihem i nevojshėm nė kombėtare dhe jo tė grumbullohem sa pėr numėr. Nėse gjėrat nuk ndryshojnė, lamtumira ime ėshtė e mundur”.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Berluskoni: Ky s’ėshtė Milani im!

    6 Tetor Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka pranuar krizėn qė po kalon skuadra kuqezi dhe gjithashtu ka komentuar kėtė situatė, e cila sipas tij ėshtė mė e vėshtira nė tė gjithė vvitet e drejtimit tė tij te Milani. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr mediat italiane, padroni i kuqezinjve thekson momentin e vėshtirė qė po kalon skuadra e tij si nė kampionat ashtu edhe nė Europė. “Po kalojmė njė moment tė vėshtirė. Pėr mua kjo ėshtė hera e parė qė kur kam marrė nė dorė presidencėn e klubit tė Milanit. E gjithė skuadra po pėrjeton ditė jo tė mira dhe tė gjithė janė tė shokuar nga kėto qė po ndodhin. Nuk di se si ta shpjegoj kėtė situatė. Asnjėherė nuk jemi nė ndodhur nė njė moment tė tillė. Gabimet qė po bėjmė vetė, i shtohet mungesa e fatit dhe gabimet e gjyqtarėve”. Pavarėisht kėsaj, presidenti Berluskoni beson nė kalimin e kėsaj krize dhe shprehet: “Milani ėshtė njė klub i madh dhe kėtė nuk mund ta mohojė askush. Me drejtuesit dhe lojtarėt qė kemi, mendoj se ky moment mund tė kalohet shumė shpejt. Kam besim tek i gjithė stafi teknik dhe tek lojtarėt, tė cilėt tė gjithė sė bashku do tė arrijnė tė dalin nga kjo situatė”. Pas momentit tė vėshtirė, Silvio Berluskoni shpreson edhe nė kontributin e Ronaldos dhe Patos pėr kalimin e kėsaj situate. “Jam i bindur se gjithēka do tė rikthehet nė normalitet dhe tifozėt do tė dėfrehen pėrsėri me futbollin qė ofron Milani. Ne jemi Kampionėt e Europės dhe tė tillė do tė mbetemi. Nuk duhet tė harrojmė qė jashtė skuadrės kemi Ronaldon dhe Paton, dy lojtarė fantastikė tė cilėt me futbollin e tyre kanė mahnitur tifozėt. Me rikthimin e tyre dhe me stabilizimin e skuadrės, gjithēka do tė jetė ndryshe. Kam besim tė madh te ky Milan dhe jam i bindur qė edhe ne do tė themi fjalėn tonė kėtė sezon”.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Dida, njė karrierė e njollosur nga gafat

    6 Tetor Si tė gjithė historitė, edhe ajo e portierit tė Milanit, Nelson Didas, e ka njė fund. I ardhur te Milani nė vitin 1999, portieri brazilian ka arritur tė gabojė shumė gjatė aventurės sė tij nė Milano. Gafa e parė e Didas vjen nė 19 shtator tė vitit 2000, atėherė kur Milani pėrballej me Lidsin nė Angli. Pas njė gjuajtje nga mesfushori Li Bojer, portieri brazilian arrinė tė presė topin, por mė pas i rrėshket nga duart dhe pėrfundon nė rrjetė. Ajo ndeshje pėrfundoi 1?0 nė favor tė skuadrės sė Lidsit. Gafa e radhės vjen nė 8 maj tė vitit 2005, kur juventini David Trezege e ndėshkon nė “San Siro” pas njė dalje tė gabuar tė portierit brazilian. Nė 25 maj tė vitit 2005, luhej finalja e Champions League nė Stamboll, ku pėrballej Milani dhe Liverpuli. Pas avantazhit 3?0 pėr italianėt, gjithēka u barazua, por gabimi i Didės ishte nė golin e Smiser. Megjithatė, kėto nuk janė tė vetmet gafa tė portierit brazilian, i cili shumė herė ka arritur tė ndėshkojė Milanin me daljet e tij tė gabuara. Ndėr gabimet e tij, mund tė numėrohen goli i Pelisier me Kievon, golat e Kruzit, Pixarros dhe Mansinit nė Kupėn e Italisė, Ismael me Bajernin, pėrsėri Trezege me Juventusin, goli i Martinsit dhe Adrianos nė derbi, ai i Altintopit nė ndeshjen kundėr Shalkes, Paolo Kanavaro me Parmėn. Tė gjithė daljet e gabuara tė Didas kanė ndikuar shumė nė rezultatet e skuadrės sė Milanit. Megjithatė, edhe nė arenėn europiane, portieri brazilian nuk ka treguar njė imazh tė mirė dhe nė kujtesė tė tė gjithėve janė gabimet e bėra pėrballė Manēester Junaitedit nė golat e Kristiano Ronaldos dhe Uejn Runit, gabimet e bėra nė “San Siro” nė ndeshjen kundėr Bajernit tė Mynihut dhe e fundit, golat e pėsuar ditėn e mėrkurė kundėr Sėlltikut.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sisinjo: Mė pėlqen trafiku i Romės

    6 Tetor Veshi fanellėn e Romės, pavarėsisht se tė tjerėt i ofronin mė shumė, pavarėsisht se qyteti qė do tė linte pas shpine quhej Madrid, pavarėsisht se ishte njė “galaktik”. “Nė jetė ka gjėra mė tė rėndėsishme se faa...!”. Sisinjo i ka thėnė “jo” presingut tė Liverpulit, “sulmit” tė Seviljes, duke pranuar nė njė revistė braziliane se ka dashur gjithmonė tė luajė me verdhekuqtė dhe ndaj i ka pranuar. Pasionet dhe sekretet e tij, mbrojtėsi i kryeqytetasve i ka zbuluar nė njė intervistė tė gjatė pėr shtyp. Jeta e Romės i pėlqen, sidomos kur “shijohet” nė orėt e vona tė mbrėmjes, mes njė trafiku tė jashtėzakonshėm dhe mes lluksit tė madh. Nga vitet e para nė Brazil, mė vendlindje, e deri tė transferimi pėrtej oqeanit, ish?futbollisti i Realit ka ndryshuar shumė. Sot, Sisi ėshtė njė njeri mė i qetė dhe zakonisht, i pėlqen qė gjatė ditėve tė pushimit, tė dalė pėr shoping dhe tė shkojė pėr peshk. Ndėrkohė, bukuritė e qytetit tė lashtė tė Romės e kanė bėrė pėr vete: “Eshtė njė vend fantastik pėr te jetuar dhe ushqimi mė pėlqen shumė. Por, gjėja qė mė bėn tė jem i dashuruar me kėtė qytet ėshtė trafiku, sepse edhe nė San Paolo kishte shumė gjallėri nėpėr rrugė. Nga skuadra mė ka goditur shumė Toti: tė gjithė e shohin si njė yll, si njė “aktor” kryesor, por ai punon mė shumė se tė gjithė. Njė shembull pėr tė gjithė. Mė pėlqen loja e Romės”.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Manēini: Inter, tani mos u ndal!

    6 Tetor Fitore ndaj Romės, fitore ndaj PSV Eindhovenit. Brenda harkut kohor tė shtatė ditėve, Interi ka arritur qė tė pėrmbysė gjithēka, duke i mbyllur gojėn kritikės, duke marrė elozhet e mediave, duke u rithyer nė normalitet dhe duke rivendosur diktatin. Mė shumė se kaq nuk kishte kėrkuar Roberto Manēini, i cili mund tė pėrgatisė i qetė sfidėn e sotme nė kampionat ndaj Napolit. Por, ajo qė e gėzon pa masė ėshtė forma qė po kalojnė zikaltrit, tė cilėt kanė arritur qė tė zhvillojnė disa ndeshje tė shkėlqyera, “fotokopje” te kampionėve tė Italisė, nė sezonin e shkuar. Milanezėt kryesojnė Serinė A dhe ndodhen nė vend tė dytė nė grupin e Champions League. Para ndeshjes me Sampdorian, Manēo kishte thėnė se do tė dėshironte qė grupi i tij tė mos i largohej rivalėve, por zikaltrit kanė bėrė edhe mė mirė se kaq: “Mbaj mend qė thashė se dua tė qėndrojmė sa mė shumė pranė rivalėve pėr titull, por djemtė mė befasuan, sepse rritėn rendimentin shumė shpejt. Ky ėshtė njė avantazh i rėndėsishėm”, tha Roberto, tė cilit nuk i pėlqen qė tė flitet pėr “arratisje”: “Jemi vetėm nė javėn e shtatė dhe kemi njė takim pėrpara pėr tė fituar ndaj Napolit. Sigurisht, duhet tė fitojmė me ēdo kusht, pėr tė vazhduar kėtė ecuri tė nisur. Mendja jonė s’duhet tė pėrqėndrohet te kundėrshtarėt dhe te fakti se ēfarė do tė bėjnė ata, por te ajo qė do tė arrijmė ne. Mė kanė kritikuar, tani mė duan? Kėshtu ėshtė gjithmonė, sepse nė njė farė mėnyre, duhet thėnė se sa herė qė ekipi fiton, trajneri lėvdohet, ndėrsa kur humbet, zgjedhjet e tij dalin tė gabuara. Jam nė futboll qė nė moshėn 6 vjeē dhe e di se kush ėshtė puna ime. I pranoj dobėsitė, por kush ėshtė perfekt? Sigurisht, suksesi nė “Olimpico” mė lumturoi pa masė, mė shumė se ai nė Europė, sepse tė mundėsh Romėn nė njė moment tė mirė do tė thotė se je rritur shumė. Napoli? Ka hasur vėshtirėsi nė fund, por i ka kaluar shumė mirė dhe tani janė tė rrezikshėm. E mbaj mend, pėr traditėn dhe famėn, kur luaja pėrballė Maradonės”. Nė fund, formacioni i mundshėm, me disa dyshime: “Pėr Ibrahimoviēin do tė vendos vetėm nė fund, ndėrsa Adriano ka njė dhimbje nė shpinė”.


    Sportekspres
    #VamosArgentina

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bekam: Deshtim po s’u kualifikuam

    8 Tetor Devid Bekam ka pranuar qe nese Anglia nuk arrin te kualifikohet per ne Euro 2008, do te jete nje deshtim i vertete. Ish?kapiteni i Anglise, i cili momentalisht eshte ne rikuperim e siper te nga nje demtim serioz ne gju, do te mungoje ne takimet vendimtare kualifikuese ndaj Estonise dhe Rusise. Por mesfushori i Los Anxheles Galaksi tha: “Tani jemi ne pozita mjaft me te mira se sa dy apo tri ndeshje me pare. Skuadra eshte e bashkuar dhe kjo eshte nje gje e rendesishme, sidomos per takimet vendimtare. Por serish do te jete e veshtire sepse cdo skuader qe luan kunder Anglise kerkon te na munde. Keshtu ka qene gjithmone dhe keshtu do te jete gjithmone. Keshtu qe na takon neve qe te fitojme ose te shkaterrojme gjithcka. Nese i fitojme ndeshjet tona, dy ne shtepi dhe nje jashte, atehere jemi te kualifikuar”.
    #VamosArgentina

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sheva: Kete vit, 20 gola

    8 Tetor Andrij Shevcenko ka premtuar se do te realizoje 20 gola ne kampionatin anglez kete sezon, tani qe ka ikur Hoze Murinjo. Sulmuesi ukrainas shenoi vjet vetem kater gola ne 33 ndeshje per Celsin, por kembenguli qe mund ta fshinte ate rekord te tmerrshem. Sheva ka qene i detyruar te si sulmues i dyte pas Didier Drogbase nen drejtimin e Murinjos, por pasi eshte bere trajner Avram Granti, Sheves i eshte dhene mundesia per te rindertuar reputacionin e tij. Ai tha: “Jam realist dhe e kuptoj qe nuk mund te kem dhjete raste ne nje ndeshje. Por gjithsesi kam planifkuar qe te shenoje 15 deri ne 20 gola ne Premier League kete sezon”. Ndersa per Murinjon, ukrainasi shtoi: “S’mund ta fsheh qe, ashtu si shumica e lojtareve, u befasova kur Murinjo u largua. Ne fund te fundit, nen drejtimin e Murinjos, skuadra ne pergjithesi nuk luante keq. Sigurisht, barazimi ndaj Rozenborgut ishte nje deshtim. Sa per Grantin, nuk eshte se sapo ka ardhur, te gjithe e njihnim mire dhe ai na njeh mire te gjitheve. Lojtaret jane gati tani qe te mbeshtesin trajnerin ne ate qe duket nje situate e veshtire. Por gjithcka eshte mire: Celsi eshte nje grup i bashkuar dhe nuk jemi dorezuar kurresesi nga lufta per titull. Granti e tregoi qe eshte nje specialist me fitoren ne Valencia. Po punojme shume ne stervitje qe te ringrihemi sa me shpejt ne nivelet e meparshme”.
    #VamosArgentina

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ronaldo ben paqe me Murinjon

    8 Tetor Kristiano Ronaldo ka kerkuar “armepushim” me Hoze Murinjon dhe i ka uruar bashkekombasit te tij gjithe te mirat per te ardhmen. Te dy personazhet u perfshine ne nje debat te madh fjalesh ne fund te te cilit ish?trajneri i Celsit tha se ylli i Mancester Junaitedit nuk kishte klas. Sulmi i tij solli pergjigjen e menjehershme te Ser Aleks Fergusonit, i cili u ndie i detyruar qe te ndihmonte lojtarin e tij, duke bere qe marredheniet e sjelleshme mes skocezit dhe Murinjos te arrinin piken me te uler. Sidoqofte, Ronaldo ka treguar se nuk i mban meri Murinjos dhe mendon se largimi i trajnerit portuez do te lere nej boshllek ne kampionatin anglez. “Futbolli anglez do ta ndjeje mungesen e Hoze Murinjos”, tha Ronaldo. “Ai eshte nje trajner i madh. Fitoi shume gjera ne Angli dhe titujt flasin vete per te. Ndoshta kerkon nje pervoje te re por i uroj gjithe te mirat”. Ronaldo nuk tha nese mendonte qe largimi i Murinjos do te kishte ndikime ne synimin e Celsit per t’u shpallur kampion kete vit. Sidoqofte, me piket e pakta qe kane marre blute deri tani, Avram Grant ka si detyre ringritjen e shpresave per titullin e trete ne kater vjet ne “Stamford Bridge”. Por cfaredo qe te beje Granti me Celsin, Ronaldo eshte i bindur qe Junaitedi eshte e sigurt qe do te fitoje te pakten nje titull te madh pavaresisht fillimit te ngadalte. “Gjithmone ka presion mbi ne per te fituar dicka”, tha ai. “Keshtu ndodh ne te gjithe klubet e medhenj ne bote dhe ky sezon nuk eshte ndryshe per ne. Duhet te fitojme dicka; Premier League apo Champions League. Keto jane trofete me te rendesishem dhe besoj se do te fitojme te pakten njerin prej tyre, ne mos te dy”.Pasi ka shenuar 23 gola per “Djajte e Kuq” sezonin e kaluar, Ronaldo e di qe kete sezon duhet te perkushtohet shume per te arritur serish ate shifer. Por edhe nese nuk e ben kete, me e rendesishme dhe e veshtire per te eshte qe Junaitedi te fitoje titullin e dyte radhazi per here te pare ne shtate vjet. “Sigurisht qe do te kete me shume skuadra ne luften per titull kete sezon”, tha ai. “Liverpuli dhe Arsenali jane shume te forte dhe bashke me Mancester Junaitedin e Celsin kane mundesine te fitojne titullin cdo sezon”.
    #VamosArgentina

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    MekKlaren: Eriksoni me ka mesuar qetesine

    8 Tetor Stiv MekKlaren nuk ka frike te pranoje se ka mesuar te pakten nje gje nga Sven Goran Erikson: si te qendroje i qete. MekKlaren pasoi Eriksonin si trajner i Anglise menjehere pas Kupes se Botes 2006 dhe, pas nje fillimi te veshtire, eshte prane ndjekjes se rruges se suedezit per te kualifikuar “Luanet” ne nje kompeticion te madh. Gjate pese viteve bashke, MekKlaren dhe Erikson, i cili po kalon shume sukses te Mancester Siti, kane ndertuar nje marredhenie te afert dhe vazhdojne te kontaktojne me njeri?tjetrin, megjithese diskutimet mes tyre per te miren e skuadres nuk jane fshehur kurre nga asnjera pale. Ne nje bote si ajo e futbollit, teper te trazuar e ku presioni eshte gjithnje i larte, MekKlaren mendon se stili i qete i Eriksonit eshte nje shembull i mire per t’u ndjekur. “Gjithmone Sveni me eshte dukur shume i qete”, tha MekKlaren. “Solli qetesi te Anglia atehere kur duhej me shume dhe kete e kam mesuar prej tij. Edhe tani duket po aq i fothte, megjithese kur fiton ndeeshje, sic po ben ai tani, te gjithe mund te duken ashtu. Flas ende me te, por sic mbaj kontakte edhe me Ser Aleks Fergusonin te Mancester Junaitedi. Por nuk flasim per Angline, pasi ka prioritete te tjera”. Por MekKlareni nuk duhet te ruaje qetesine me doemos te shtunen teksa Anglia e tij pret Estonine, ne nje ndeshje qe duhet ta fitoje edhe pse ka shume gjasa qe te mos luaje kapiteni Xhon Terri. MekKlaren mendohet se do ta ruaje Terrin per sfiden e kater diteve me pas, kur Anglia do t’i beje vizite Rusise se Gus Hidinkut ne Moske. Kjo eshte ndeshja kyce qe “Luanet” duhet te fitojne per te siguruar kualifikimin. “Me duhet te marr disa vendime te rendesishme per ndeshjen me Estonine, sepse njekohesisht duhet te mendoj edhe per Rusine. Kam lojtare qe sapo jane rikthyer nga demtimi, si Lampard e Terri, por nuk kam frike nga vendimet qe do te marr. Jam trajner i Anglise dhe eshte pergjegjesia ime qe te vendos dhe te vuaj pasojat e vendimeve te mia”.
    #VamosArgentina

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Parrulla raciste rrezikon te mbylle “San Siro”-n

    8 Tetor Jo gjithmone te gjitha vendimet e marra nga Komisini i Mbikqyrjes arrijne ne objektivin e deshiruar. Ndalimi i tifozeve te Napolit per te mos marre pjese ne transferten e skuadres se tyre ne “San Siro”, me Interin, ka pasur disa efekte anesore. Shume ultras napoletane kane mundur te futen ne stadium, duke u perziere me publikun, per te mos u dalluar. Kjo ka cuar ne nje sere grindjesh ne momente te ndryshme te ndeshjes. Sikur kjo te mos mjaftonte, gjate takimit, tifozet zikalter kane dale me nje parrulle, qe rrezikon te merret per nje sulm racist: “Napoli, kanali i Italise”. Kjo ka hapur polemika te shumta dhe presidenti i Napolit, De Laurentinas tha: “Ajo parrulle e turpshme merion nje denim te rrepte!”.
    #VamosArgentina

Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •