Bekenbauer: Mesi, pasardhesi i Maradones!
5 Tetor Loja e mire e argjentinasit Lionel Mesi ne “Gottlieb?Daimler Stadion” te Shhtutgartit, ka lene pa fjale te gjithe boten e futbollit gjerman dhe sidomos presidentin e Bajernit te Mynihut, Franc Bekenbauerin, i cili nuk ka kursyer elozhet ne adrese te talentit te Barcelones. “Kaizeri”, lideri i Bajernit me te mire te te gjitha koherave dhe i kombetares gjermane, deklaroi nese vazhdon ne keto nivele, Mesi mund te arrije mitet e futbollit boterore si Pele apo Maradona. “Mesi eshte nje lojtar i mrekullueshem dhe qe te jep shume alegri kur e sheh duke luajtur. Nese vazhdon te punoje ne kete menyre, mendoj se do te behet nje nder me te medhenjte e futbollit boterore si Maradona apo Pele. Duhet te kemi parasysh se eshte vetem 20 vjec dhe ka perpara nje te ardhme te shkelqyer”. Bekenbauer beri keto komente gjate takimit Shtutgart?Barcelona, te cilen katalanasin e fituan me rezultatin 2-0, ku njeri nga golat u shenua nga Lionel Mesi. I pyetur nese vete “Kaizeri” ishte po kaq i mire ne moshen 20?vjecare, u pergjigj: “Une isha nen-kampion bote, dua te them se nuk ishte nje fillim i heshtur. Me pas fitova tre Kupa Europe me Bajernin dhe Kupen e Botes ne 1974 me Gjermanine. Megjithate, mendoj se ne futbollin e sotem ka shume presion, lojtaret luajne me shume ndeshje ne sezon dhe gjithcka behet me e veshtire. Futbolli yn ishte shume ndryshe, me i qete dhe nuk kishte presione te tilla. Por, mendoj se Mesi ben diferencen, eshte shume i talentuar dhe mendoj se do te jete pasardhesi natyral i Maradones”.
( Shifni ju Milanistat qe na e beni Kaka'-n me mire nga Messi )
Krijoni Kontakt