Zambrota: Axurre, fitoni edhe pa mua!
9 Tetor Nuk eshte grumbulluar nga Roberto Donadoni ne listen e futbollisteve qe do te sterviten ne prag te ndeshjes me Gjeorgjine, pasi ka qene i demtuar. Mbrojtesi i Barcelones, Xhanluka Zambrota, ka folur per Italine, duke shpalosur bindjet e tij per nje fitore te axurreve ne ndeshjen qe do te zhvillohet ne Xhenova. Shpresoj qe Italia te fitoje, sepse eshte nje takim i rendesishem. Me vjen keq qe nuk do te jem ne fushe per te ndihmuar shoket e skuadres, por do te bej tifo nga tribuna. Kualifikimi ne rrezik? Nese perqendrohemi dhe impenjohemi si ne Boteror, askush smund te na ndale, tha Zambrota, qe me pas eshte ndalur te ish?ekipi i tij, Juventusi, qe eshte ne vend te dyte ne kampionat dhe qe po tregon se mund te luftoje per titull. Problemet e Del Pieros nuk kane kaluar pa u vene re: Me Del Pieron nuk kam folur kohet e fundit, por mendoj se eshte aq i madh dhe i pjekur per te kaluar kete moment te zi. Kjo i ndodh cdo futbollisti ndaj them se Aleksi sduhet te tregohet i paduruar, por te arsyetoje me gjate. A e kam ndjekur Juventusin nga Spanja? Me ben pershtypje kur e shoh ne ate pozicion dhe qe eshte prane vendit te pare. Eshte nje surprize, sepse askush nuk e kishte menduar. Uroj me gjithe zemer qe te fitojne titullin.
Aleks: Donadoni te uroj shume fat
9 Tetor Nje jave e cmendur, ne shume aspekte, e mbyllur me nje lajm teper te shemtuar, debimin nga Kombetarja e Italise, sepse emri i tij mungon ne listen e grumbullimit axurr. Alesandro del Piero ka kaluar shtate ditet e fundit mes probleme te shumta, duke e nisur nga nyja e rinovimit te kontrates (alternativa e mundshme per kalimin te Milani vitin e ardhshem), stolin ne Artemio Franchi, ne ndeshjen ndaj Fiorentines dhe lenia jashte ne skuadren e kampioneve te botes, per impenjimet per ne Euro 2008. Ka disa qe e kane pare zgjedhjen e Ranierit si nje pasoje e shkendija mes agjentit te tij dhe drejtuesve te klubit, nje politike e perndjekjes nga ana e bardhezinjve. Mosaktivizimi i Aleksit si titullar ne ndeshjen me Fiorentinen ka lene te gjithe te befasuar, por kapiteni i Zonjes nuk parapelqen te flase per kete fakt. Pra, nje tjeter stop per Alen. I pyetur ne lidhje me Kombetaren dhe mungesen e tij ne listen e te grumbulluarve per ndeshjen e Euro 2008, Aleksi tha: Me vjen keq qe nuk jam pjese e grupit axurr, sepse per mua do te thote shume ajo fanelle, por duhet qe te dime se zgjedhjet e trajnerit nuk mun te diskutohen. Sme mbetet gje tjeter vetem se ti uro fat Italise, qe te fitoje ndaj Gjeorgjise. Do te me kishte pelqyer qe te luaja dhe te jepja kontributin tim, por ndonjehere duhet te pranosh stolin, tribunen dhe perjashtimin nga lista e te grumbulluarve. A jam i qete? Sigurisht, gjithmone ka qene keshtu.
Zonja eshte gjithcka per mua
Ne lidhje me barazimin ne Firence dhe me mosaktivizim e tij si titullar, Del Piero tha: Kthehemi me nje barazim ndaj Fiorentines, ne nje trasnferte nga me te veshtirat ne historine e Juventusit, por kete here jemi te hidheruar, sepse kishim fitoren ne dore, por u barazuam ne fund. Nese do te kishim shenuar golin e dyte, atehere gjerat mund te kishin shkuar ndryshe. Mungesa ime ne fushe? Ranieri eshte ai qe ben zgjedhjet e tija. Sigurisht, askujt nuk i pelqen qe te qendroje ne stol, por keshtu eshte futbolli. Do te stervitem si zakonisht, pa probleme.
Parashikimi i Riberise: Eliminohet Italia!
9 Tetor Franca dhe Skocia do te fitojne te drejten per te shkuar ne Euro 2008, ndersa Italia sdo te kete shansin per te prere kete bilete te rendesishme dhe do te qendroje. staccheranno il biglietto per Euro2008 mentre l Italia verra eliminata. Kete here, Frank Riberi vishet si Nostradamusi, duke bere nje parashikim shume te rendesishem ne lidhje me Europianin e ardhshem. Sipas francezit, do te jene Gjelat dhe Skocia ata qe do te shkojne ne Austri dhe Zvicer, per te zhvilluar kompeticionin e kontinentit. Nje mendim i hidhur per axurret. Mesfushori i Bajern Mynihut, ne intervisten e dhene per Daily Record, i drejtohet fustanellave tha: Do te jeni ju, se bashku me Francen, ata qe do te kualifikoheni per ne Euro 2008, me shpresen qe te mos prishni gjithcka qe keni ndertuar. Mendoj se Italia do te eliminohet, tha Riberi, i cili kujton humbjen ndaj Skocise se MekLishit, nje kujtim qe ende e grryen perbrenda: Dy humbjet e pesuara ndaj Skocise ishin si nje grusht ne koke per mua. Ishte e veshtire qe ti gelltisje dhe edhe me e keqe qe ti pranoje. Sigurisht, edhe tani nuk kam frike se Franca do te eliminohet dhe jam i bindur se ne nentor ne dhe Skocia do te kualifikohemi, dikush tjeter nuk do tia dale. Referimi? Italia...
Lotito shpjegon largimin nga stadiumi: Isha me grip!
9 Tetor Ishte humbja me e rende dhe e shemtuar per Klaudio Lotiton, presidentin e Lacios, i cili kur Milani ka shenuar golin e 4?1, eshte cuar ne kembe dhe i shoqeruar nga truprojet ka lene Olimpico?n. I vershellyer nga publiku dhe i dobesuar nga gripi dhe temperatura, padroni bardhekalter, me nje kapote te trashe, jashte stine, ka shpjeguar arsyet e largimit te parakohshem: Nuk u largova sepse jam frikacak, ose sepse me vinte turp, ose akoma, per te mos pare poshterimin, por sepse isha semure, me ethe dhe temperature te larte. Sidoqofte, humbja ishte e thelle, por ndodh qe te kalosh nje mbremje te tille.
Galiani: Ishte kthesa e shumepritur!
9 Tetor Shpresoj qe ndeshja e fituar nga Lacios te jete kthesa e shumepritur nga te gjithe, mbi te gjitha nga aspekti i rezultatit. Eshte komenti i administratorit te deleguar te Milanit, Adriano Galianit, nje dite pasi kuqezinjte kane mundur 5?1 bardhekaltrit, ne Olimpico te Romes. Galiani kujtoi gjithashtu se here te tjera, Milani kishte luajtur edhe me mire, por nuk kishte arritur piket e deshiruara. Per shembull, ne Palermo kishte bere nje paraqitje shume me te mire ne krahasim me ate te se dieles dhe edhe ne Gllasgou ishte mjaft mire, por kane mberritur dy humbje te pabesueshme, tha krahu i djathte i presidentit Berluskoni, i cili me pas u ndal te elozhet per Xhilardinon: Jemi shume te lumtur, sepse shenoi dy gola shume te bukur dhe ishte e rendesishme qe ai u zhbllokua. Kur u fut ne dhomat e zhveshjes, e gjitheskuadra e duatrokiti. Ronaldo? Te shpresojme qe te kthehet pas pushimit, por ne janar do te kemi edhe Patone, talent i padiskutueshem.
Kaka: Une, si Ibra dhe Trezege
9 Tetor Riki Kaka i eshte kthyer golit, duke firmosur nje dopiete ne transferten ndaj Lacios, ku Milani i tij ka fituar me rezultatin e thelle 5?1. Ne fund te takimit, brazilianit eshte ndalur te paraqitja e tij, kete here ne rolin e nje sulmuesi te fshehur: Ndihesha shume mire ne ate rol dhe po ambjentohem qe te luaj me perpara, si nje sulmues i dyte. Nuk eshte e lehte, sepse per te shenuar, duhet te pres momentin e duhur, ndersa me pelqen me shume te kontrolloj topin dhe te ndermarr inkursione. Jam i kenaqur, sepse keto gola me afrojne me dyshen e golashenuesve, Ibrahimovicin dhe Trezegene. Jam i lumtur edhe per Xhilardinon dhe u pa qe skuadra i qendron prane.
Xhila rigjen golin: E prisja!
9 Tetor Thatesira kishte mbuluar figuren e tij me pluhurin e kritikave, zhgenjimit dhe paaftesise per te shenuar gol perpara portes, por ne Olimpico, Alberto Xhilardino eshte zgjuar. Ish?heroi i Parmes, para tre vitesh, kur emilianet rrezikonin renien ne kategorine inferiore, tani ndihet me i qete, sepse dopieta e realizuar ndaj Lacios i ka dhene qetesine dhe lumturine e shumekerkuar. Sulmuesi kuqezi nuk e shtynte topin ne rrjete qe prej dates 18 prill, ndaj britma e tij cliruese ka qene teper e kuptueshme. Dhe kur e pyesin per kete mungese te gjate ne rrugen e golave, Alberto pergjigjet: Ne mes ishte vera, ndaj smund te shenoja edhe ne nje periudhe kur nuk luhej futboll, por pushohej nen rrezet e diellit.... Menjehere pas golit, Xhila eshte drejtuar ne pankinen e Milanit per te takuar nje shok reparti, nje mik te nguhte dhe nje kampion: Filipo Inzagin. Perqafova Pipon, sepse vetem ai, ashtu si pjesa tjeter e futbollisteve, mund te kuptojne zemerimin brenda vetes, kur kalon nje periudhe jo te mire. Ishim gjithmone nen presion, sepse na akuzonin se sulmi nuk dinte te shenote. Te shohim se cfare do te thote tani!.
UEFA hap dosjen Dida, braziliani rrezikon skualifikimin
9 Tetor Heshtja e Milanit dhe mungesa e nje apeli nga ana e klubit kuqezi karshi Selltikut, per zbritjen ne fushe te nje tifozi skocez, nuk ka mjaftuar per te nxjerre si te rastesishem xhestin e portierit Dida ne momentin kur eshte goditur nga nje person i publikut, pasi vendasit bardhejeshil sapo kishin shenuar golin e fitores. UEFA ka hapur nje dosje dhe mund te marre masa disiplinore karshi brazilianit, pasi ky i fundit ka lene fushen e lojes duke dale me barrele ne Champions League. Nelson akuzohet per nje simulim te paster dhe pamjet filmike mund ta mberthejne. Menjehere, ne lidhje te drejtperdrejte, reagimi i Dides i ishte dukur si i ekzagjeruar ne syte e gazetareve dhe tifozeve te pranishem, edhe pse dyshimi qendronte. Deklarata e Galianit ne fillim dhe Ancelotit me pas, kishin sqarua disi situaten: asnje problem per Diden. Edhe nje perfaqesues i UEFA?s kishte mbetur i befasuar nga zevendesimi i portierit ne minuten e 93 te ndeshjes dhe per kete arsye ishte drejtuar ne dhomat e zhveshjes per te folur me stafin mjekesor kuqezi dhe vete portierin. Nje dite pas ngjarjes, UEFA i kishte kerkuar me shume sqarime Milanit, per ate qe ndodhi. Dhe tani, federata europiane e futbollit vendosi qe xhesti i portierit nuk mund te kaloje pa u diskutuar dhe analizuar dhe per kete arsye eshte hapur nje dosje hetuese per Diden. Milani rrezikon keshtu qe te mos mbeshtetet te braziliani per te pakten disa jave. Nje skualifikim i gjate, qe do te shqetesonte kuqezinjte.
p.s Alda ncuk edhe pakkithhh
Riva: Vete Francesko mund te me kalonte!
9 Tetor Per Totin kam shume simpati dhe miqesia jone eshte teper e bukur. Francesko eshte nje nga ata futbolliste qe kam njohur ne Kombetaren e Italise dhe qe do ta kujtoj gjithmone, mbi te gjitha sepse eshte nje djale i pjekur dhe i mrekullueshem: i ndjeshem, i rregullt, i zoti dhe i ndershem. Por, shume flasin per te ne menye jo te mire, sepse nuk ia njohin cilesite. Jam i kenaqur qe ma ka kaluar ne klasifikimin e golashenuesve ne Serine, sepse e meriton. Ai qe flet keshtu per kapitenin Francesko Toti eshte nje monument i futbollit boteror, Xhixhi Riva, njeriu qe me golat e tij beri qe te dashurohen pas tij mijera tifoze dhe qe per te gjithe do te quhet ende Rombo di Tuono. Me dopieten e shenuar te dielen ndaj Parmes, Toti e ka kaluar ne klasifikimin e golashenuesve ne kampionat: 157 gola per verdhekuqin, 156 per Riven. Nje arritje kjo e kampionit te botes qe kurorezohet pikerisht nga legjenda Riva, i cili i thur elozhe fantazistit roman: Kur nje lojtar ka talentin dhe karakteristikat e Totit, gjithcka eshte e mundur. Ne keto dy vitet e fundit, ai ka pesuar nje transformim futbollistik te jashtezakonshem si nje fantazist qe qendron prapa sulmuesve ne nje bomber. Ne rolin e ri ai eshte me afer portes kundershtare dhe per kete arsye eshte duke shenuar edhe me shume. E pergezoj per kete, tha Riva, duke iu pergjigjur me pas pyetjes nese kapiteni verdhekuq mund te arrije ne kuoten e 200 golave ne A: Kjo varet nga shume faktore. Para se gjithash nga forma fizike dhe nga demtimet e shumta qe e kane mbajtur disa here jashte fushes. Por, nese eshte gjithmone i fresket dhe nuk ka probleme, atehere mund te kaloje kedo. A mund te kishte shenuar me shume, nese nuk do te ishte demtuar? Kush e di? Ndoshta po. Sigurisht, ne krahasim me te nuk kam qene i favorizuar ne tre aspekte. Ne kohet kur luaja ishim ende te traumatizuar nga humbja me Korene e Veriut, ne vitin 1966 dhe te gjithe nisem te luanim per barazim 0?0, sesa per te pesuar gol. Me pas, kampionati me i shkurter, i perbere prej 30 javesh. Ne fund, demtimet, duke pare se fraktura e Vienes me la jashte per shume kohe. Por, Toti eshte nje kampion i madh.
Morati: E doja Totin tek Interi, por tani enderroj Mesin
9 Tetor Roma e Francesko Totit eshte kundershtarja kryesore e Interit ne rrugen drejt titullit te trete radhazi. Ky eshte mendimi i Masimo Moratit. Presidenti i Interit, ka lavderuar se tepermi skuadren e Spaletit, per reagimin e bere pas humbjeve te javeve te fundit. Dhe nuk mund te rrinte pa thene ndonje te fshehte te se shkuares. Morati pranon se e ka menduar disa here blerjen e kapitenit verdhekuq, Francesko Toti, por ka marre nje jo te thate nga Franko Sensi. I qete per punet e shtepise, Morati e ka kaluar te dielen, duke iu gezuar Interit te abonuar ne krye te renditjes, por edhe duke pare pasdite ndeshjen Barcelona?Atletiko Madrid, duke shijuar Lionel Mesin, endrren e tij te madhe...
? President, pas fitores se paster te Romes ne Parma dhe barazimit es Fiorentines dhe Juventusit, ke shihni si konkurrenten kryesore te Interit per titullin?
? Do te thoja Roma, sepse ka reaguar mire pas humbjeve me ne dhe Mancester Junaitedin. Eshte nje skuader e madhe.
? Me dopieten e se dieles, Toti ka arritur Roberto Mancinin ne renditjen e golashenuesve te Serise A. A jeni befasuar nga golat e shumte te kapitenit te Romes?
? Aspak. Toti eshte nje lojtar i rralle dhe, pasi ka qene fantastik ne rolin e organizatorit, tani eshte bere nje qendersulmues i jashtezakonshem. Eshte vertet shume i mire.
? Keni menduar ndonjehere ta merrnit te Interi?
? Po, dhe madje jam perpjekur ta bej kete gje, por jam ndalur me miresjellje nga Franko Sensi. Toti zikalter, le te themi qe ka qene vetem nje ide e kendshme.
? Por edhe pa Totin, Interi juaj ka mundur Napolin duke treguar forcen ne pjesen e pare.
? Ne fakt, ne pjesen e pare luajtem shume mire; pastaj u kufizuam ne loje sepse nuk donim te rrezikonim, edhe pse ne fund e pesuam nje gol nga Soza. Pashe qe Interi nuk pesoi renie, aq me teper pas tri fitoreve te rendesishme ndaj Sampdorias, Romes e PSV?se.
? Merite ka edhe Mancini?
? Po, ne kete skuader duket karakteri dhe dora e tij.
? Pastaj eshte edhe Ibrahimovic, i cili edhe pse nuk shenoi gezoi tifozet me lojen dhe pasimet.
? Zlatani eshte nje yll, nje udheheqes dhe nje lojtar teper konkret. Te jete i befasishem eshte pjese e karakterit te tij. Kam pare ne televizor numrat e Mesit me Barcelonen: ne kete moment, vetem ai dhe argjentinasi mund te jene kaq spektakolare. Jane gjeja me e bukur per ata qe dashurojne futbollin.
? Mos po mendoni qe ti bashkoni te dy tek Interi?
? (Qesh) Bashke eshte e pamundur... Por Mesi eshte nje lojtar i mrekullueshem dhe cdo skuader do ta donte ne radhet e saj.
? Interi tashme eshte tri pike larg Romes e Juves. Nisi arratisja?
? Te mos e teprojme. Sigurisht se fakti qe jemi te paret pavaresisht mungesave te rendesishme si Materaci, Vieira e Maikon eshte nje konfirmim qe skuadra ka ecur shkelqyeshem. Ky rezultat do te na jape edhe me shume force dhe pas pushimit do te rikthehemi te vendosur per te bere gjera te mira ne Itali dhe Europe.
Krespo: Ky sezon do te jete i mrekullueshem!
Hernan Krespo eshte i bindur se Interi i tij do te arrije te thyeje rekorde edhe kete vit, duke perseritur sezonin e shkuar. Argjentinasi beson se me skuadren qe Mancini ka ne dispozicion, e perbere nga shume alternativa, cdo gje eshte e mundur: Mendoj se nuk kemi rivale, nese perqendrohemi dhe nese luftojme ne cdo front. Duam qe te japim me te miren dhe te pergjigjemi ne fushe. Nese trajneri me therret, atehere une do te zbatoj urdhrat e tij. Champions League? Mendoj se eshte nje kompeticion, te cilin e duam me cdo kusht, sepse mungon shume ne ambientin zikalter. Titulli? Duam te mbrojme kuroren, edhe pse do te jete e veshtire.
p.s: Mare nga sportekspres.
Krijoni Kontakt