Trezege: Domenek mė lė jashtė? Mendoj tėrheqjen!
6 Tetor I zhgėnjyer dhe i indinjuar, David Trezege shfryn pėrpara shtypit. Mosgrumbullimi nė kombėtare pėr dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese tė Euro 2008 “i djeg”. Mbi tė gjitha, pasi tek Juventusi e ka nisur sezonin nė mėnyrė tė shkėlqyer, duke shėnuar shtatė gola nė gjashtė ndeshje. Kėtė radhė nuk ka asnjė justifikim teknik dhe Trezege proteston ndaj trajnerit tė tij, Domenekut: “Trajneri ka thėnė gjithmonė se i grumbullon lojtarėt nė bazė tė paraqitjeve me klubet e tyre. Kam shėnuar shtatė gola nė gjashte ndeshje. Nuk mund tė bėj mė mirė se kaq dhe kurrė mė parė nuk kam qenė kaq efikas gjatė drejtimit tė Domenekut”. David ironizon me vendimin e Domenekut, pėr tė thirrur nė kombnėtare sulmuesin e Lionit, Karim Benzemanė. “Nuk ėshtė e njėjta gjė tė shėnosh me Juven nė Serinė A dhe me Lionin”, vazhdon Trezege. “Jam i zhgėnjyer dhe trajneri nuk ka asnjė shpjegim kėtė radhė. Kam folur me tė gjithė trajnerėt qė kam patur mė parė dhe askush nuk e kupton zgjedhjen e Domenekut”. Pas shpalljes tė listės sė lojtarėve tė grumbulluar, trajneri i Francės foli pėr konkurrencėn e madhe nė zonėn qendrore tė sulmit. E thatė replika e juventinit: “Mund ta garantoj qė edhe tek Juventusi konkurrenca ėshtė shumė e madhe dhe nuk luaj prej tetė vitesh kot kėtu si qendėrsulmues. Pastaj, Domeneku e di shumė mirė qė unė mund tė luaj edhe nė pozicione tė tjera”. Refuzimi i radhės e bėn Trezegenė qė tė mendojė seriozisht pėr njė tėrheqje tė mundshme nga kombėtarja: “Do t’i jap vetes dy muaj kohė pėr tė menduar me qetėsi. Unė dua tė ndihem i nevojshėm nė kombėtare dhe jo tė grumbullohem sa pėr numėr. Nėse gjėrat nuk ndryshojnė, lamtumira ime ėshtė e mundur”.
Sportekspres
Krijoni Kontakt