Riberi: Itali-Francė, njė sfidė plot tension
Vjen, ulet, 10 sekonda nė heshtje, merr mikrofonin dhe: “Ooohh, ka njeri kėtu”. Ka nisur kėshtu konferenca e djeshme pėr shtyp e Frenk Riberi. Njė pėrshėndetje pėr gazetarėt italianė. “Ciao, si po ia kaloni?”. Nė fjalėt e tij nuk ndjehet aspak inati i shfaqur nė distancė mes dy kampeve nė kohėt e fundit. “Ajo e San Siros do tė jetė njė betejė e vėrtetė. Ne jemi Franca, nuk kemi frikė askėnd. Italia mbrohet mirė, bėn edhe shumė faulla, por..”. Me Tonin ėshtė nė njė skuadėr dhe Frenk Riberi ka folur jo pak me tė kėtė kohė. “Kemi shkėmbyer disa batuta nė Gjermani dhe sigurisht do ta bėjmė edhe para ndeshjes.
Pėr 90 minuta nuk do tė jemi shokė skuadre”, ka deklaruar mesfushori francez. Fitorja megjithatė ėshtė mė e rėndėsishme pėr italianėt, pasi “Gjelat” ndodhen nė njė pozitė mė tė favorshme nė grupin B tė Euro 2008. “Po, e vėrtetė, tė kaltėrve u duhen patjetėr tre pikė, pasi rruga e tyre mund tė komplikohet. Pėr ne njė pikė ėshtė mirė, por ju siguroj se do tė mundohemi tė bėjmė 6 nė kėto dy ndeshje, pasi do tė quhemi tė kualifikuar”, shprehet pėr kėtė mesfushori francez i Bajernit. Megjithatė, pėr Francėn do tė mungojė Domenek, njė minus i madh po tė kihet parasysh rėndėsia e ndeshjes. Tekniku i “Gjelave” u pezullua nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s pas akuzave pėr blerje arbitrash nga italianėt. “Nuk ėshtė e lehtė tė mos kesh njė teknik nė pankinė qė tė tė japė sugjerime. Nėse do tė ishte nė pankinė, do ishte mė mirė, megjithatė ne jemi futbollistė profesionistė dhe e dimė se ēfarė tė bėjmė. Jam i sigurtė se do t’ia hedhim, Pier Mankovski, zėvendėsi i tij, na njeh dhe e njohim mirė”, sqaron Riberi.
Vigjilja e sfidės megjithatė nuk ėshtė shumė e qetė, duke nisur qė nga frazat e Domenek. “Kėshtu do tė jetė edhe ndeshja, me ndjenjat e tifozėve dhe me italianėt qė na presin,. Por ne nuk kemi frikė”, thotė Riberi. Por Itali-Francė, ėshtė gjithė Itali-Francė. “Jemi fizikisht gati pėr tė luajtur njė betejė. Kur luajmė me Italinė, ka gjithnjė pak tension, flasim shumė mes nesh. Ėshtė rivalitet mes skuadrash dhe mes tifozėve. Italia do bėjė gjithēka pėr tė na shqetėsuar, ne s’do tė kemi Domenek nė pankinė, kėshtu qė kemi shumė probleme. Por tė gjithė janė stimuj mė shumė. Presioni i publikut italian mė eksiton”, shprehet fantazisti. Nuk do tė jetė as Zidane me Materacin, mos ndoshta francezi duhet tė kėrkonte falje? “Zizu ėshtė Zizu, nėse s’ka dėshirė tė kėrkojė falje, s’duhet ta bėjė. Ēfarė doni tė thojė ai? Duhet tė ketė arsyet e tij qė nuk e bėn. Pastaj, ėshtė njė ēėshtje mes tij e Materacit”, pėrfundon Frenk Riberi.
Krijoni Kontakt