Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 194
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Riberi: Itali-Francė, njė sfidė plot tension

    Vjen, ulet, 10 sekonda nė heshtje, merr mikrofonin dhe: “Ooohh, ka njeri kėtu”. Ka nisur kėshtu konferenca e djeshme pėr shtyp e Frenk Riberi. Njė pėrshėndetje pėr gazetarėt italianė. “Ciao, si po ia kaloni?”. Nė fjalėt e tij nuk ndjehet aspak inati i shfaqur nė distancė mes dy kampeve nė kohėt e fundit. “Ajo e San Siros do tė jetė njė betejė e vėrtetė. Ne jemi Franca, nuk kemi frikė askėnd. Italia mbrohet mirė, bėn edhe shumė faulla, por..”. Me Tonin ėshtė nė njė skuadėr dhe Frenk Riberi ka folur jo pak me tė kėtė kohė. “Kemi shkėmbyer disa batuta nė Gjermani dhe sigurisht do ta bėjmė edhe para ndeshjes.

    Pėr 90 minuta nuk do tė jemi shokė skuadre”, ka deklaruar mesfushori francez. Fitorja megjithatė ėshtė mė e rėndėsishme pėr italianėt, pasi “Gjelat” ndodhen nė njė pozitė mė tė favorshme nė grupin B tė Euro 2008. “Po, e vėrtetė, tė kaltėrve u duhen patjetėr tre pikė, pasi rruga e tyre mund tė komplikohet. Pėr ne njė pikė ėshtė mirė, por ju siguroj se do tė mundohemi tė bėjmė 6 nė kėto dy ndeshje, pasi do tė quhemi tė kualifikuar”, shprehet pėr kėtė mesfushori francez i Bajernit. Megjithatė, pėr Francėn do tė mungojė Domenek, njė minus i madh po tė kihet parasysh rėndėsia e ndeshjes. Tekniku i “Gjelave” u pezullua nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s pas akuzave pėr blerje arbitrash nga italianėt. “Nuk ėshtė e lehtė tė mos kesh njė teknik nė pankinė qė tė tė japė sugjerime. Nėse do tė ishte nė pankinė, do ishte mė mirė, megjithatė ne jemi futbollistė profesionistė dhe e dimė se ēfarė tė bėjmė. Jam i sigurtė se do t’ia hedhim, Pier Mankovski, zėvendėsi i tij, na njeh dhe e njohim mirė”, sqaron Riberi.

    Vigjilja e sfidės megjithatė nuk ėshtė shumė e qetė, duke nisur qė nga frazat e Domenek. “Kėshtu do tė jetė edhe ndeshja, me ndjenjat e tifozėve dhe me italianėt qė na presin,. Por ne nuk kemi frikė”, thotė Riberi. Por Itali-Francė, ėshtė gjithė Itali-Francė. “Jemi fizikisht gati pėr tė luajtur njė betejė. Kur luajmė me Italinė, ka gjithnjė pak tension, flasim shumė mes nesh. Ėshtė rivalitet mes skuadrash dhe mes tifozėve. Italia do bėjė gjithēka pėr tė na shqetėsuar, ne s’do tė kemi Domenek nė pankinė, kėshtu qė kemi shumė probleme. Por tė gjithė janė stimuj mė shumė. Presioni i publikut italian mė eksiton”, shprehet fantazisti. Nuk do tė jetė as Zidane me Materacin, mos ndoshta francezi duhet tė kėrkonte falje? “Zizu ėshtė Zizu, nėse s’ka dėshirė tė kėrkojė falje, s’duhet ta bėjė. Ēfarė doni tė thojė ai? Duhet tė ketė arsyet e tij qė nuk e bėn. Pastaj, ėshtė njė ēėshtje mes tij e Materacit”, pėrfundon Frenk Riberi.
    Sui generis

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dėmtimi, Toni nė fushė kundėr Francės

    Italia duket se do ta ketė tė gatshėm Luka Tonin pėr sfidėn qė do tė luhet nesėr nė mbrėmje nė “San Siro” kundėr Francės.

    Doktor Ferreti ėshtė shprehur optimist pėr gjendjen e sulmuesi tė kaltėr. “Situata ėshtė nė pėrmirėsim. Do tė vendosim tė premten, por unė jam optimist”, tha ai. Kjo edhe pėr faktin se lojtari nuk ka ndėrmend tė heqė dorė nga njė sfidė e tillė. “Nėse do tė ishte pėr Tonin, ai do tė zbriste nė fushė qė sonte. Por ne jemi duke vazhduar programin e rekuperimit. Them se do tė jetė i gatshėm si pėr Francėn ashtu edhe pėr Ukrainėn”, u shpreh mjeku i skuadrės axurre. Vetė Toni tha: “Do flas me trajnerin dhe do vendos”.
    Sui generis

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bufon: Jemi mė tė fortė kur na shajnė

    Xhixhi Bufon ėshtė gati pėr sfidėn e nesėrme mes Italisė dhe Francės nė “San Siro” dhe replikon me polemikat e ardhura nga kampi i “Gjelave”.

    “Unė kam shumė respekt pėr Francėn, por aspak frikė”, thotė portieri italian. “Kur nuk ndjehemi shumė tė fortė, pėrfundon keq, kur tė tjerėt na shajnė dhe na ngacmojnė, reagimi ynė nė fushė ėshtė gjthnjė mė i miri. Do tė shohim fundin pėr tė parė kush do tė qeshė”, ėshtė shprehur ai. “Domenek? Mė duket njė tip folkloristik. Nuk i dua tė keqen, pasi nuk e njoh. Por nėse i ka thėnė vėrtetė ato gjėra, eh, them se njė trajner ka edhe detyra. Duhet tė edukojė, jo tė nxisė”, tha portieri i kombėtares italiane.
    Sui generis

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anglia, dėmtimet kthehen nė makth

    Dėmtimet e shumta janė kthyer nė problemin kryesor pėr trajnerin e Anglisė Stiv Mek-Klaren, nė kuadėr tė sfidave me Izraelin dhe Rusinė.

    Pėr britanikėt vazhdon tė jetė nė dyshim Frenk Lampard, i cili ėshtė ende 50 me 50. Anglia do tė jetė gjithashtu pa Uejn Runin, Devid Bekham dhe Geri Nevil pėr kėtė ndeshje, ndėrkohė qė do tė mungojė pėr pezullim edhe Piter Krouē.
    Sui generis

  5. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Me Anglinė? Fitore dhe jo barazim”

    Trajneri i Rusisė GusHidink, u shpreh optimist se skuadra e tij do tė arrijė tė marrė 6 pikė nė dy ndeshjet e radhės, ndaj Maqedonisė tė shtunėn dhe ndaj Anglisė tė mėrkurėn e ardhshme.

    Trajneri i Rusisė GusHidink, u shpreh optimist se skuadra e tij do tė arrijė tė marrė 6 pikė nė dy ndeshjet e radhės, ndaj Maqedonisė tė shtunėn dhe ndaj Anglisė tė mėrkurėn e ardhshme. “Tė gjithė janė fokusuar te Anglia dhe deri kėtu nė rregull, por pėr ne ka mė shumė rėndėsi ndeshja me Maqedoninė”, deklaroi ai.
    Sui generis

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Probleme te Holanda, dėmtohet Van Der Vart

    Vart nuk do tė luajė pėr Holandėn nė ndeshjen e nesėrme ndaj Bullgarisė dhe mjekėt e skuadrės bėnė tė ditur se ai ėshtė nė dyshim pėr sfidėn e tė mėrkurės kundėr Shqipėrisė.

    Rafael Van Der Vart nuk do tė luajė pėr Holandėn nė ndeshjen e nesėrme ndaj Bullgarisė dhe mjekėt e skuadrės bėnė tė ditur se ai ėshtė nė dyshim pėr sfidėn e tė mėrkurės kundėr Shqipėrisė. Mesfushori i Hamburgut ka pėsuar njė dėmtim gjatė seancės stėrvitore tė ditės sė djeshme, duke shkaktuar njė problem mė shumė pėr trajnerin Marko Van Basten nė kuadėr tė dy sfidave decizive. Dėmtimi i Van Der Vart ėshtė i dyti pėr holandezėt, pas atij tė Arjen Roben qė nuk do tė luajė as nesėr e as tė mėrkurėn.

    Ndėrkaq, tekniku Van Basten ka bėrė tė ditur dje se pėr ndeshjen me Shqipėrinė do tė marrė vetėm 18 apo 19 futbollistė dhe jo 23 sa janė aktualisht nė ekipin pėrfaqėsues tė tulipanėve. “Por, gjithashtu ėshtė e mundur qė pėr ndeshjen me Shqipėrinė tė marrim edhe ndonjė lojtar jashtė kėtyre qė kemi aktualisht nė organikė”, ka thėnė Van Basten. “Ajo ndeshje kėrkon ndonjė tjetėr afrim, pasi futbollistėt tanė mund tė dėmtohen kundėr Bullgarisė”, ka deklaruar tekniku i tulipanėve. Tetė futbollistė tė Holandės nuk do tė mund tė luajnė ndaj Shqipėrisė nėse marrin kartonė nesėr. Bėhet fjalė pėr Huntelar, Jaliens, De Jong, Matijsen, Van Persi, Sedorf dhe Shnajder.
    Sui generis

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sheva nuk e ka tė qartė injorimin e Mourinhos


    Futbollisti mė i mirė i Ukrainės, Andriy Shevchenko (30), ka deklaruar se, nuk e ka tė qartė pse trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, e ka lėnė atė jashtė formacionin tė ekipit, raportojnė mediat angleze.


    “Qarkullojnė fjalėt se unė nuk po luaj pėr shkak tė dhembjes sė shpinės. Megjithatė, ēdo gjė ėshtė nė rregull me mua, unė jam plotėsisht i gatshėm pėr lojė. Nuk e kam tė qartė - se ēfarė po ndodhė - dhe jam duke e pritur rastin tim”, ka deklaruar Shevchenko.

    Ukrainasi po merr pjesė nė pėrgatitjet e kombėtares sė Ukrainės, e cila tė shtunėn luan ndeshjen kualifikuese pėr Kampionatin Evropian 2008, kundėr Gruzisė.

    Sheva ka arritur vitin e kaluar nė Chelsea nga AC Milan, pėr 30 milionė funte. Qysh atėherė flitej se pėr ardhjen e tij nė Londėr, kishte insistuar pronari i Chelseat, rusi Roman Abramovich, derisa Mourinho ishte kundėr ardhjes sė tij.
    Sui generis

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pato shėnon golin e parė pėr Milanin

    Alexandre Pato, lojtari i ri brazilian i cili kėtė verė ka ardhur nė Milan, ka arritur tė shėnojė golin e parė pėr klubin e tij tė ri.


    I riu, tė cilin shumė e shohin si mega yll tė ardhshėm tė futbollit botėror nuk ka tė drejtė tė luaj pėr Milanin deri nė muajin janar (nė lojėrat zyrtare), por pėr kėtė ai i ka kėnaqur adhuruesit nė lojėn miqėsore tė cilėn Milani e ka luajtur nė Kiev kundėr Dinamos (2-2).

    Pos shėnimit me tė cilin Milani zvogėloi rezultatin nė 1-2, Pato ka impresionuar me driblingje dhe futboll tė shkėlqyer, dhe kėshtu ka inkurajuar udhėheqėsit e Milanit tė cilėt nė tė, nė vėrtetė, mund tė shohin yllin e ardhshėm.
    Sui generis

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Donadoni: Domenekut do t'i shtrėngoj dorėn

    Trajneri i Italisė Roberto Donadoni ėshtė pėrpjekur tė ulė tensionin nė vigjilje tė supersfidės me Francėn qė do tė luhet sot nė mbrėmje nė "San Siro" tė Milanos. Madje, tekniku i kampionėve tė botės e ka quajtur ndeshjen me tulipanėt si gjithė tė tjerat dhe aspak tė veēantė pėrsa i pėrket anės sportive. "E ndjej normalisht kėtė sfidė, ndėrsa nė optikėn e kualifikimit nė Euro 2008, nuk ėshtė aspak decizive. Na duhet tė shohim mė shumė skuadrat qė janė prapa transalpinėve", ka thėnė ai. Konferenca pėr shtyp e Donadonit nė fakt ka nisur me njė lajm tė hidhur, pasi nga stafi mjekėsor ėshtė konfirmuar se Luka Toni nuk do tė jetė nė fushė kundėr Francės. Njė humbje e madhe po tė kihet parasysh fakti qė sulmuesi i Bajernit ishte mjaft nė formė dhe nga tė vetmit futbollistė qė mund tė tėrhiqte skuadrėn nė sulm.

    "Nė kėtė pikė, mund tė them se ėshtė mė e mundshme qė ai tė jetė nė dispozicion pėr ndeshjen me Ukrainėn", ka pranuar tekniku. "Dje ėshtė stėrvitur mirė dhe dha pėrgjigje tė mira, por ėshtė e vėshtirė ta hedh nė fushė tė shtunėn", deklaroi Donadoni. Nė kėtė pikė, duket se Pipo Inzagit do t'i takojė edhe njėherė detyra qė tė nxjerrė nga "balta" skuadrėn, gjė qė sulmuesi i Milanit e ka bėrė mjaft mirė nė tė shkuarėn, duke u treguar mė shumė se njėherė deciziv me klubin dhe kombėtaren. Nė "San Siro" do tė jetė njė atmosferė e nderė, kjo duke parė edhe rivalitetin tradicional mes dy skuadrave.

    Polemikat
    Trajneri i kampionėve tė botės nuk mund tė mos ngacmohej nė lidhje me polemikat e ditėve tė fundit, duke filluar qė nga deklaratat e Rajmond Domenek. "As e kam dėgjuar fare atė qė kanė thėnė", ka thėnė Donadoni duke qeshur. "Thonė qė pula kėndon kur bėn vezė, por kėtu kemi pėrballė njė Gjel", ėshtė shprehur ai. Po Domenek, tekniku francez qė do tė mungojė nė kėtė ndeshje pas skualifikimit qė i ka dhėnė UEFA pėr akuza tė pabaza? "Nėse nuk do ketė shumė shkallė pėr tė ngjitur, do t'i shtrngoj dorėn Domenekut.

    Mua tekniku francez nuk mė ka bėrė asgjė dhe tė pėrshėndesėsh njė person, ėshtė mbi tė gjitha ēėshtje edukate. Kėshtu qė do ta bėj", ka thėnė Donadoni. Trajneri italian ka siguruar gjithashtu se nuk do tė kalojė "njė natė pa gjumė", por ndoshta mė tė qetė se gjithė tė tjerat. "Unė e ndjej njėsoj si ndeshjet e tjera. Natyrisht, kemi njė kundėrshtar tė prestigjit tė lartė. Por nėse shohim matematikėn e klasifikimit, nė kėtė ndeshje nuk vendoset asgjė. Ne nė renditje na duhet tė shohim mė shumė ata qė janė pas Francės sesa Francėn qė ėshtė para nesh", tha Donadoni. Itali-Francė luhet sėrish, si nė finalen e Berlinit, por mungojnė dy aktorė: Zidane dhe Materaci.
    Sui generis

  10. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vieira tėrbon Interin, nė fushė ndaj Italisė

    Pas Rajmond Domenek, ėshtė Patrik Vieira ai qė ka xhindosur trajnerin e Interit Roberto Manēini.

    Tekniku zikaltėr ishte shqetėsuar pėr kondicionin fizik tė Vieirasė, por trajneri i "Gjelave" ka vendosur ta hedhė nė fushė pėr ndeshjen e sotme me Italinė. Madje, me insistimin e vetė futbollistit. "Jam gati pėr tė luajtur", ka thėnė Vieira. Fjalė qė kanė shkaktuar njė irritim tė vėrtetė te Manēini, duke parė gjendjen e lojtarit. Gjithsesi, prezenca e Vieira u bė mė e domosdoshme pėr Domenek, pas mungesės sė njė tjetėr futbollisti kyē si Uilliam Gallas. Ndėrsa Manēini ishte shprehur tepėr i nxehur me Domenek edhe nė ditėt e shkuara, pasi trajneri grumbulloi Vieira.
    Sui generis

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •