Close
Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 194
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ronaldinjo: S’e mendoj veten jashtė Barēės!”

    12 Shtator Ronaldinjo ishte njė nga protagonistėt e fitores sė Brazilit nė miqėsoren me SHBA?nė. Edhe pas ndeshjes, mediat amerikane ishin tė pėrqendruara tek ai. Njė nga ēėshtjet “kryesore” ishte mėnyra se si festoi golin e shėnuar me goditje dėnimi, duke bėrė sikur po tundte njė bebe. Kohėt e fundit ėshtė spekuluar se ylli i Barcelonės pret njė fėmijė tjetėr, por ai tha: September 13, 2007_?_prim e bėra pėr t’ia kushtuar golin djalit tim tė vetėm, nuk pres tjetėr. “Deri tani, djalit tim Zhoao nuk kam pasur asnjė mundėsi qė t’i kushtoja njė gol me kombėtaren, prandaj edhe e bėra”. Duke u kthyer te ēėshtje mė serioze, Ronaldinjo konfirmoi se ndihem mjaft i lumtur te Barcelona dhe nė kombėtaren braziliane. “Ndihem nė formė mjaft tė mirė, me Barcelonėn dhe me Seleēaon. Jam i fortė dhe gjėrat po mė shkojnė mirė”. Gjatė kėsaj vere, Milani, por nė fund edhe Ēelsi, u pėrpoqėn qė ta shkėpusnin brazilianin nga Barcelona, por ai vetė pranon se ndihet mjaft mirė atje. “Jam shumė i lumtur qė luaj nė Spanjė dhe nuk e imagjinoj veten nė ndonjė vend tjetėr. E di qė ka edhe kampionate tė tjerė mjaft tė fortė, por sot pėr sot nuk e mendoj veten jashtė Barcelonės”, shpjegoi Dinjo, i pyetur pėr situatėn e tij te katalanasit. Ronaldinjo pėrfitoi nga mundėsia pėr tė bėrė autokritikė kur foli pėr problemet qė kishte sezonin e kaluar skuadra spanjolle. “Kemi mėsuar tashmė qė nuk mund tė mendojmė se do tė fitojmė gjithēka me lehtėsi. Ai ishte gabimi qė bėmė sezonin e kaluar dhe tani po punojmė mjaft fort qė gjėrat tė shkojnė ndryshe”, pohoi braziliani. Ndėrsa pėr kundėrshtarėt e Barēės nė Champions League, Dinjo pranoi se skuadra duhet tė ketė kujdes dhe tė mos mendojė se ėshtė e kualifikuar: “Me Lionin, Shtutgartin dhe Gllasgou Rejnxhėrs, kemi njė grup shumė tė vėshtirė, ku tė gjithė do tė pėrpiqen qė tė bėjnė rezistencė. Duhet tė jemi tė pėrqendruar nė ēdo ēast sepse nuk ka skuadra tė dobėta nė kėtė grup”.



    Sportekspres
    #VamosArgentina

  2. #82
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Djalli” shtrėngon fort Kakanė

    13 Shtator “Kemi gati 90 milion euro pėr Kakanė!”. Kjo frazė ngjalli shumė dyshime te tifozėt e Milanit, tė cilėt, pėr njė ēast, pyetėn veten: “Vėrtetė Riki do tė linte skuadrėn kuqezi pėr disa miliarda mė shumė?”. Por, pėrgjigjia e fantazistit brazilian nuk vonoi: “S’kam ndėr mend qė tė largohem, sepse tė gjithė besojnė te mua dhe deri kur presidenti Berluskoni do tė mė cilėsojė si tė pashitshėm, jam nė pronėsi tė “Djallit”. Me kaq e mbyllim!”. Dhe, “galaktikėt”, tė paktėn pėr momentin, kėtė sezon tė saponisur, kanė hequr dorė, duke shpenzuar para nė investime tė tjera: Pepe, Drende, Roben. Aktualisht, rroga e “Djaloshit tė Artė” prek shifrėn 6 milion euro, askush nuk fiton sa milanisti nė Serinė A (Toti vjen pas brazilianit, 5,5 milion euro). Por, plani i kampionėve tė Europės ėshtė njė tjetėr: tė modifikojė gradualisht rrogėn e lojtarit tė “Seleēaos”. Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ka analizuar me kujdes situatėn e Rikit, duke e mbyllur pėrfundimisht ēėshtjen e tij dhe duke mos i lėnė hije dyshimi publikut, pėr njė “lamtumirė” tė tipit Shevēenko Kakasė. Drejtuesit e Milanit, nė njė takim tė fshehtė, duket se kanė arritur njė marrėveshje si me babain e futbollistit, ashtu edhe me lojtarin, deri nė vitin 2012. Kontrata e re parashikon njė rrogė prej 7 milion eurosh pėr sezonin 2008?2009 dhe njė rritje pėr ēdo vit: kėshtu, sipas kėsaj linje, Kaka do tė pėrfitojė 8 milion nė 2009?2010, deri nė 10 milion nga 2010 deri 2012?n.
    Sui generis

  3. #83
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skocia shkul “puplat” e “Gjelave”

    13 Shtator “Heroi” i ri i Skocisė quhet MekFaden, autori i golit tė fitores pėr britanikėt, tė cilėt arrijnė tė thyejnė Francė 1?0 nė “Parc des Princes”, duke pllakosur heshtjen nė Paris dhe duke vėnė nė rrezik kualifikimin pėr “Gjelat” e Domenekut. Me kėtė trepikėsh, skocezėt ngjiten nė vend tė parė, nė kuotėn e 21 pikėve. Por, duhet tė theksohet se ėshtė portieri Gordon ai qė, si njė “mur”, shmang pėsimin e golit, nė mė shumė se njė rast, duke pritur njė gjuajtje tė afėrt tė Riberisė dhe duke i hequr kėnaqėsinė e golit Anelkasė, i cili tenton nė disa raste pėr tė gjetur rrugėn e rrjetės, ashtu si edhe Maluda, me njė “silurė” nga jashtė zone, qė bllokohet nga portieri skocez. Gjuajtja e vetme nė portė nga skuadra e MekFadenit, prej gati 25 metrash i dhuron britanikėve njė triumf historik. Minutat e fundit tė takimit janė “tragjike”, sepse blutė nuk dorėzohen, por luajnė nė njė portė, pėr 20 minuta, edhe pse “barrikada” e kundėrshtarit nuk thyhet. Nė kėtė mėnyrė, Skocia bėn “bis” ndaj bluve, pas suksesit tė arritur edhe nė ndeshjen e parė, tetorin e shkuar.



    MekLish: Shpirti ynė ėshtė patriotik!

    Eshtė i lumtur Aleks MekLish pėr fitoren e rėndėsishme tė arritur nė Francė, ndaj “Gjelave”, falė golit tė vetėm tė shėnaur nga MekFaden. Tani Skocia ėndėrron pėr njė kualifikim pėr nė Euro 2008, duke parė se qėndron nė vend tė parė tė grupit: “Jam shumė krenar pėr djemtė, sepse treguan njė shpirt patriotik dhe kjo ėshtė ajo qė ēdo trajner kėrkon nga skuarda. Mė nė fund, po korrim tė mbjellat, pas njė pune tė shkėlqyer tė zhvilluar gjatė kėsaj kohe. Pashė pasion nė fushė dhe sidomos vendosmėri. Tė mundėsh Francėn nė Paris nuk ėshtė asnjėherė e lehtė, por mund tė them se kėtė herė fituam me grintė dhe kjo ka rėndėsi. Asgjė s’ka mbaruar ende, duhet tė ndeshemi edhe me Italinė. Kualifikimi? Ende i hapur, por nėse vazhdojmė kėshtu...”.
    Sui generis

  4. #84
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Di Natale ndriēon: Italia gjen rrugėn

    13 Shtator “Duhet njė fitore nė Kiev!”. Kushtrimi i Roberto Donadonit ėshtė dėgjuar nga djemtė e tij, edhe pse ėshtė Di Natale ai qė vendos “flamurin” e pushtuesit nė Kiev, duke shėnuar dy gola tepėr tė rėndėsishėm pėr fatin e kampionėve tė botės. Shevēenko, me rrjetėn e tij mundohet qė tė bllokojė Italinė, por nė fund rezultati i buzėqesh “axurrėve”, tė cilėt me suksesin 2?1 ndaj Ukrainės lėnė pas “hijet” e rrezikut tė kualifikimit, pėr t’u renditur nė vend tė dytė, pas Skocisė, qė arrin tė mposhtė 1?0 “Gjelat” e Domenekut, nė Francė. Njė ndeshje e dyluftuar, nė tė cilėn skuadra e Donadonit mundohet qė tė kontrollojė lojėn, por gjen pėrpara vendosmėrinė e vendasve. Por, falė pėrvojės dhe cilėsisė sė padiskutuar tė shumicės sė futbollistėve, kampionėt gjejnė “rrugėn e daljes”, pas njė nisjeje jo tė mirė: Shevēenko rrezikon dy herė nga goditjet e dėnimit, duke goditur traversėn dhe duke gjetur pėrpara Bufonin, qė pret njė “silurė” tė sulmuesit tė Ēelsit. Italia zgjohet dhe Pirlo kroson bukur nė zonė pėr Di Natalen, qė nuk gabon me kokė. Pjesa e dytė nis me grintėn e formacionit tė Blohinit, qė ushtron presion deri kur Shevēenko, pasi humb rastin mė tė mirė, ballė pėr ballė me Bufonin, barazon me njė kthesė tė bukur brenda zonės sė rreptėsisė. Por, pikėrisht nė momentin kur dukej se paniku do tė zinte “axurrėt”, Pirlo “pikturon” njė top pėr Di Natalen: “dopietė” pėr bomberin e Udinezes dhe tre pikė tė arta pėr Italinė.



    Donadoni: Skuadra meriton notėn 10!

    Trajneri i Italisė, Roberto Donadoni, ėshtė shumė i kėnaqur pėr fitoren e arritur ndaj Ukrainės, ndeshje e vėshtirė nėn shumė aspekte. Tekniku i kampionėve tė botės pėrgėzon djemtė e tij pėr paraqitjen nė Kiev: “Italia ka dhėnė njė provė tė madhe karakteri. E dimė se nė kėtė moment jemi njė hap prapa nė krahasim me kundėrshtarin, pėr sa i pėrket formės fizike, por me kėtė grintė dhe vendosmėri, nuk kemi frikė nga askush. Ne do tė ecim pėrpara nė rrugėn tonė, s’ekzistojnė trena apo thirrje tė fundit: duhet vetėm qė tė fitojmė. Di Natale? Mė pėlqeu shumė ndeshja e zhvilluar nga Antonio, qė diti tė interpretojė mirė lojėn, duke zbatuar detyrat. Tė gjithė meritojnė notėn 10 pėratė qė dhanė nė fushė”.



    Zambrota: Fitorja, meritė e grupit!

    Xhanluka Zambrota i “thur” elozhe shpirtit tė “axurrėve” pas fitores nė Kiev. Mbrojtėsi italian, nė fund tė ndeshjes me Ukrainėn e komentoi kėshtu fitoren 2?1: “Pėrqafimi im me Donadonin? Kjo tregon se jemi tė gjithė tė bashkuar dhe se Kombėtarja vjen pėrpara ēdo gjėje tjetėr. Ishte njė takim tepėr i vuajtur, sepse luftuam pėr 95 minuta. Di Natale ėshtė njė lojtar i madh dhe cilėsor, duke parė se edhe njėherė bėri diferencėn. Humbja e Francės? Ndoshta nuk ėshtė njė rezultat pozitiv pėr ne, por mendja ėshtė pėrqėndruar te sfida nė Skoci. Do tė jetė njė “ferr” i vėrtetė. Kemi kohė tė mendojmė pėr atė sfidė dhe forma fizike do tė pėrmirėsohet”.
    Sui generis

  5. #85
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ouen bėn dopietė dhe Anglia “fshin” Rusinė

    13 Shtator Njė dopietė e Majkėll Ouenit ishte shumė e vlefshme pėr t’i siguruar Anglisė fitoren 3?0 ndaj Rusisė. Sulmuesi i Njukasėllit ruajti qetėsinė dhe realizoi bukur qė nė fillim tė takimit pas krosimit tė Garet Berrit. Rusit Konstantin Zhyrianov iu anullua njė gol pėrprekje tė topit me dorė para se Oueni tė realizonte golin e dytė ? tė 40?in e tij me fanellėn e pėrfaqėsueses ? duke siguruar tri pikėt. Mė vonė, ishte Rio Ferdinand qė realizoi golin e tretė, pasi vendasit vuajtėn disi preisonin e rusėve tė Gus Hidinkut. Skuadra e Stiv MekKlarenit doli me gjashtė pikė nga dy takimet vendimtare tė fazės kualifikuese, duke treguar se nė ēastet vendimtare diti tė mblidhej. Stiven Xherard ishte ndėr mė tė mirėt nė fushė, ndėrsa Emil Heski dha sėrish ndihmėn e tij pėr skuadrėn pasi zuri njė vend titullari nė vend tė Piter Krauēit. Rusėt patėn disa raste tė mira pėr tė shėnuar, por edhe portieri Pol Robinson u duk nė formė, pas paraqitjeve jo nė nivel tė lartė kohėt e fundit. Pas shėnimit tė golave, anglezėt ruajtėn mjeshtėrisht zotėrimin e topit dhe mbyllėn hapsirat pėr kundėrshtarėt e tyre. Pas kėsaj fitoreje, Anglia ngjitet nė vend tė dytė nė grup, me tri pikė pas Kroacisė (qė fitoi mbrėmė 6?0 me Andorrėn). Rusėt mbeten nė vend tė tretė me 18 pikė dhe tashmė e kanė mė tė vėshtirė pėr tė arritur njė vend pėr nė fazėn finale tė kompeticionit.
    Sui generis

  6. #86
    Torres po shijon jetėn te Liverpuli

    Blerja rekord e Liverpulit, Fernando Torres, ka pranuar se po e shijon plotėsisht jetėn nė qytetin anglez. Ndėrsa disa lojtarė tė tjerė qė janė blerė ndoshta edhe mė shtrenjtė se ai duan kohė qė tė pėrshtaten me jetėn nė Angli dhe futbollin nė Premier League, ish-kapiteni i Atletikos sė Madridit ka shpėrthyer menjėherė. Torres beson se stili i lojės nė Angli i vjen nė ndihmė lojės sė tij pasi stili i Liverpulit e lejon qė tė pėrdorė armėn e tij mė tė fortė, kundėrsulmet e shpejta. "Ndihem mjaft mirė dhe po shijoj ēdo ēast te Liverpuli, si kur mbėrrita pėr herė tė parė tek Atletiko. Nuk e prisja tė merrja aq shumė ndihmė pėr t'u pėrshtatur", tha lojtari. "Ēdo gjė po shkon pėr bukuri, megjithėse mė duhet ende shumė punė pėr t'u pėrshtatur plotėsisht. Jemi duke u mėsuar me njėri-tjetrin, por ėshtė e vėrtetė qė golat dhe fitoren po i bėjnė gjėrat shumė mė tė lehta. Tek Atletiko ishte mė i pėrfshirė nė mesfushė dhe duhet tė kthehesha prapa qė tė merrja topin para se tė filloja tė mendoja tė sulmoja portėn kundėrshtare. Te Liverpuli i kemi lojtarėt nė mesfushė pėr tė bėrė kėtė punė, sepse kėtu ēdo lojtar ka njė detyrė tė caktuar brenda skuadrės. Ndoshta kjo shtė njė prej arsyeve qė futbolli anglez i shkon pėr shtat lojės sime. Kėtu bėhet njė lojė mė e drejtpėrdrejtė, qė ėshtė gjithashtu e shpejtė dhe me shumė kundėrsulme. Gjithashtu ka edhe njė mbėshtetje tė madhe nga publiku qė ndihmon nė ēdo ēast tė ndeshjes".

  7. #87
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Van Basten: Shqipėria nuk duhet nėnvlerėsuar

    Trajneri i Holandės, Van Basten, ėshtė i kėnaqur me lojėn e pėrzgjedhėsve tė tij nė ndeshjen e mbrėmshme ndaj kuqezinjve, dhe ka thėnė se Shqipėria ėshtė njė kundėrshtar i fortė, qė nuk duhet nėnēmuar.
    Derisa Shqipėria pėsoi humbje nė ndeshjen e mbrėmshme 1-0 kundėr Holandės, nė minutat e fundit tė takimit, pas mbetjes me 10 lojtar, si pasojė e kartonit tė kuq tė Canės, Marco Van Basten ka preferuar tė theksojė anėt pozitive tė ndeshjes, duke qenė i kėnaqur me ekipin e tij, pas fitores 1-0 nė Tiranė.

    Ish- lojtar i tė portokalltėve dhe tash trajner i tyre, Van Basten, ka thėnė pėr UEFA-n: “Ne ishim mjaft tė kujdesshėm dhe, nė fund, bėmė njė hap tė madh drejt Kampionatit Evropian”.

    shqiperi-holande3.jpg

    “Shqipėria nuk duhet tė nėnvlerėsohet. Ata janė kundėrshtarė tė vėshtirė tė cilėt luajnė fizikisht dhe pėrdorin tė gjitha llojet e dredhive. Por, ne mbetėm tė qetė, asgjė e ēmendur nuk ndodhi dhe nė fund siguruam fitoren e merituar. Nėse jeni profesional, nė fund fati do tė jetė nė anėn tuaj”.

    Reagimi i ashpėr i Lorik Canės e dėrgoi atė jashtė loje, nė minutėn e 87-tė, duke iu dhėnė holandezėve njė hapėsirė mė tė gjerė sulmi. Megjithėse ndeshja dukej se do tė pėrfundonte me barazim, pak minuta mė vonė, erdhi goli i ndėshkimit nga Ruud van Nistelrooy.

    shqiperi-holande2.jpg

    Golashėnuesi i vetėm ka thėnė: “Ne dinim qė do tė ishte e vėshtirė qė para ndeshjes. Nėse do tė kishim mbetur 0-0, kėta do tė bėnin festė tė madhe kėtu, por nė fund ne fituam duke shfrytėzuar njė lojė tė mirė anėsore dhe krosim tė mrekullueshėm nė tė djathtė. Duhet tė luani deri nė minutėn e fundit. Kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn tė gjithė kemi punuar shumė”.

    Bashkėlojtari i tij nga Real Madrid, Wesley Sneijder, ka thėnė: “Kushtet ishin tė vėshtira dhe kundėrshtarėt tanė bėnė gjithēka pėr tė fituar. Ata e bėnė shumė tė vėshtirė pėr ne, por gjėja mė e rėndėsishme, nė fund tė fundit, janė tri pikėt”.
    Sui generis

  8. #88
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Werder do ta zgjasė kontratėn me Diegon

    Klubi gjerman, Werder Bremen, ėshtė duke bėrė pėrpjekje pėr tė zgjatur qėndrimin e Diegos nė Weser Stadion, pas njė eksperience tė hidhur, me humbjen e sulmuesit, Miroslav Klose.

    Pas largimit tė Kloses drejt Bayern Munichut, Bremen ėshtė i gatshėm pėr njė ofertė tė re, tė pėrmirėsuar, pėr yllin e mesfushės, Diego, me qėllim ta mbajnė atė nė Weser Stadion, nė tė ardhmen.

    22-vjeēarit do t’i ofrohet kontratė deri nė vitin 2012, qė do t’i sjellė atij 4 milionė euro nė vit. Kontrata e tashme e tij ėshtė deri nė vitin 2010, derisa me kontratėn e re ai do tė jetė futbollisti i dytė mė i paguar nė Bremen, pas Torsten Frings (4.2 milionė euro).

    “Paraqitjet e lojtarit duhet tė merren nė konsideratė kur bėhet ofertė pėr kontratė”, ka sqaruar menaxheri i klubit, Klaus Allofs.

    Udhėheqėsit e klubit gjerman tashmė kanė filluar negociatat me babanė e tij, Djair Cunha, i cili ėshtė po ashtu edhe menaxher i lojtarit.

    Edhe braziliani ka shprehur dėshirė pėr tė mbetur nė Bremen, duke thėnė: “Ndjehem mirė kėtu. Klubi mė ka dhėnė shansin tė tregoj ēfarė mund tė bėj”.
    Sui generis

  9. #89
    Djalli” shtrėngon fort Kakanė
    “Kemi gati 90 milion euro pėr Kakanė!”. Kjo frazė ngjalli shumė dyshime te tifozėt e Milanit, tė cilėt, pėr njė ēast, pyetėn veten: “Vėrtetė Riki do tė linte skuadrėn kuqezi pėr disa miliarda mė shumė?”. Por, pėrgjigjia e fantazistit brazilian nuk vonoi: “S’kam ndėr mend qė tė largohem, sepse tė gjithė besojnė te mua dhe deri kur presidenti Berluskoni do tė mė cilėsojė si tė pashitshėm, jam nė pronėsi tė “Djallit”. Me kaq e mbyllim!”. Dhe, “galaktikėt”, tė paktėn pėr momentin, kėtė sezon tė saponisur, kanė hequr dorė, duke shpenzuar para nė investime tė tjera: Pepe, Drende, Roben. Aktualisht, rroga e “Djaloshit tė Artė” prek shifrėn 6 milion euro, askush nuk fiton sa milanisti nė Serinė A (Toti vjen pas brazilianit, 5,5 milion euro). Por, plani i kampionėve tė Europės ėshtė njė tjetėr: tė modifikojė gradualisht rrogėn e lojtarit tė “Seleēaos”. Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ka analizuar me kujdes situatėn e Rikit, duke e mbyllur pėrfundimisht ēėshtjen e tij dhe duke mos i lėnė hije dyshimi publikut, pėr njė “lamtumirė” tė tipit Shevēenko Kakasė. Drejtuesit e Milanit, nė njė takim tė fshehtė, duket se kanė arritur njė marrėveshje si me babain e futbollistit, ashtu edhe me lojtarin, deri nė vitin 2012. Kontrata e re parashikon njė rrogė prej 7 milion eurosh pėr sezonin 2008﷓2009 dhe njė rritje pėr ēdo vit: kėshtu, sipas kėsaj linje, Kaka do tė pėrfitojė 8 milion nė 2009﷓2010, deri nė 10 milion nga 2010 deri 2012﷓n

  10. #90
    Maluda: Mė pėlqen sfida te blutė
    Florent Maluda ka kėmbėngulur se ėshtė ende duke u pėrshtatur me lojėn e kampionatit anglez, por e pranon se kjo vjen nga qė prejk lojtarėve tė Ēelsit pritet njė rendiment dhe nivel loje tepėr i lartė. Francezi iu bashkua klubit londinez kėtė verė, i blerė pėr13 milionė stėrlina nga Lioni dhe deri tani ka qenė titullar nė pesė ndeshjet e kampionatit. Maluda pranoi se konkurrenca pėr vende nė skuadėr te Ēelsi ėshtė e zjarrtė, por shtoi gjithashtu se ėshtė gati tė pėrballojė sfidėn pėr tė qenė i suksesshėm nė "Stamford Bridge". "Jam pėr bukuri te Ēelsi. Sigurisht qė nuk jam pėrshtatur ende plotėsisht, por jamė nė njė periudhė tė mirė. Kjo nuk ėshtė aspak e habitshme, duke pasur parasysh se tani jam nė njė klub si Ēelsi. Nuk do tė jetė gjithmonė fushė me lule, do tė ketė patjetėr disa vėshtirėsi. Pikė sė pari, ka njė konkurrencė shumė tė fortė. Pa harruar qė nė Angli ka njė tjetėr kulturė. Mė duhet tė "pėrtyp" kėto ndryshime, por jam i lumtur, sepse ėshtė njė sfidė e re dhe emocionuese. Eshtė diēka fantastike tė ndodhesh nė kėtė situatė, kur tė gjithė presin shumė prej teje. Kjo mė jep mė shumė pėrgjegjėsi dhe mė pėlqen shumė kjo". Maluda shpjegoi gjithashtu se nuk ėshtė i interesuar qė tė zėrė faqet e para tė gazetave, por preferon tė jetė njė lojtar skuadre. "Nuk kėrkoj tė mė dalė emri te titulli kryesor i gazetave. Thjesht dua tė jem efektiv nė atė qė bėj dhe gjithmonė trajnerėt e kanė vlerėsuar punėn time"

Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •