Close
Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 194
  1. #61
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Gatuzo: Italia nuk eshte Brazil!

    10 Shtator Xhenaro Gatuzo nuk i ka "kaperdire" kritikat e shtypit pas paraqitje zhgenjyese te "axurreve" ne takimin e te shtunes, me Francen, nje barazim 0-0 qe e pozicion Italine ne vendin e trete ne grup. Mesfushori i Milanit pranon proven e dobet te skuadres se Donadonit, edhe pse pranon se forca e kater here kampioneve te botes nuk eshte shume e madhe: "Eshte e vertete, nuk luajtem nje ndeshje te madhe, por nuk duhet te harrojme qe perballe kishim nje nga Kombetaret me te forta ne bote dhe qe ne finalen e Boterorit te shkuar abdikoi vetem me penallti". "Ringio" analizon ndeshjet: "Taktikisht ishte e veshtire qe te thyeje francezet, sepse luanin shume te mbledhur dhe nuk dhuronin hapesira, sidomos ne krahe. Dhame maksimumin, kjo duhet thene, por me mungesa te shumta, s'mund te pretendonim me shume. I patem rastet me te mira ne pjesen e pare. Kanavaro mendon se nuk guxuam shume? Deri diku, ka te drejte, sepse mund te kishim ushtruar me shume presion". Perpara, ndeshja me Ukrainen, te merkuren: "Eshte nje takim qe duhet fituar me cdo kusht, per te qene edhe me te qete. Ukraina eshte nje skuader e veshtire per t'u mundur, sepse mbyllet shume mire prapa. Pastaj, jane lojtare cilesore, qe luajne ne kampionate te forta". Kritika e ka sulmuar ashper Kombetaren e Donadonit dhe Gatuzo nuk eshte dakord: "Qe kur fituam Boterorin, njerezit mendojne se jemi Brazili, por nuk eshte keshtu. Arritem nje sukses me sakrifica. Nuk jemi jashte

  2. #62
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Aleks: Perballe kishim Francen!


    10 Shtator "Franca nuk eshte nje skuader si gjithe te tjerat dhe fakti qe kryeson grupin deshmon per forcen e tyre", ne kete menyre u shpreh Alesandro del Piero, i cili e komenton sipas kendveshtrimit te tij ndeshjen me "Gjelat". "Ishte nje takim i veshtire, sidomos taktik, duke pare se Franca ishte e kenaqur edhe me barazim, ndaj qendronte ne mbrojtje, duke na pritur. S'duhet te humbnim, kjo kishte rendesi. Patem shume raste ne ne pjesen e pare, ndersa ata ne te dyten. Pra, barazimi ishte i drejte. Tani, sfida e Kievit do te marre nje rendesi edhe me te madhe. Pra, jam i bindur se do te mbulojme keto plage dhe do te mendojme per ndeshjen qe na pret. Jemi ndeshur njehere ne Boteror, edhe pse atehere situata ishte ndryshe. S'duhet te nenvleresojme asnje takim, sepse eshte per kete arsye qe ndodhemi ne nje situate te tille, sepse me Lituanine barazuam brenda fushes", tha kapiteni i Juventusit. Mungoi forma fizike? "Te kujtojme se perpara kishim Francen. Duhet te tregoheshim te kujdesshem, per te kontrolluar nje skuader qe eshte e rrezikshme. Vershellimat? Nuk eshte dicka e bukur, por eshte e qarte se mberritem ne kete sfide ne nje atmosfere te tensionuar. Tifozeve nuk u pelqen qe Kombetaren e tyre ta akuzojne per blerje ndeshjesh. Ata s'durojne dot faktin se francezet i quajne hajdute, simulues, mashtrues. Sidoqofte, ishte e gabuar, duhe te kerkojme falje".

  3. #63
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Skolari: Ishim te pafat, ndryshe me Serbine


    10 Shtator Barazimi 2-2 me Polonine nuk ishte rezultati me i mire qe mund te priste Portugalia nga takimi i se shtunes ne kualifikueset e Euro 2008. Aq me teper qe goli i Kristiano Ronaldos i kishte kaluar ne avantazh vendasit ne nje mbremje aspak te lehte. Ne fakt goli i dyte i miqve polake erdhi nga nje gabim i portierit Rikardo Pereira. Gjithsesi, trajneri Luiz Felipe Skolari, nuk pranoi te kritikonte numrin 1, por ia "faturoi" fatit te keq. Tekniku brazilian tha: "Keshtu e ka futboilli, nuk ka asnje shpjegim tjeter per kete. Ne ate aksion, kishim shtate apo tete lojtare pas topit por ai goditi shpinen e Rikardos. Ishim pak te pafat". Skolari vleresoi edhe kundershtarin, qe ia veshtoresoi vertet punet skuadres se tij. Ai shtoi: "Polonia eshte nje skuader cilesore, qe luajti me nente lojtare ne mbrojtje, duke na e bere shume te veshtire krijimin e mundesive per shenim. Lojtaret e mi bene gjithcka qe ishte ne doren e tyre, por nuk qe e thene qe te merrnim fitoren". Te merkuren, Portugalia pret ne fushen e Saj Serbine, ne nje tjeter takim te rendesishem per fatet e kualifiimit. Skuadra e Skolarit per momentin eshte e treta, por ka nje ndeshje me pak se Polonia kryesese dhe Finalnda e vendit te dyte. Trajneri brazilian e di se kjo eshte nje tjeter prove e veshtire dhe se skuadres se tij duhen tri piket per te mos nderlikuar me teper pozitat ne grup, duke qene se serbet kane vetem nje pike me pak. Ish-trajneri i Brazilit tha: "Serbia do te vije e motivuar dhe duhet te jemi te pergatitur per te mos bere te njejtat gabime si me Polonine. Sigurisht qe do te kerkojme fitoren, sepse per kete zbresim ne fushe. Duhet te mundohemi shume per te siguruar rezultatin e duhur".

  4. #64
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Bufon: Barazimi eshte i drejte!

    10 Shtator Xhanluixhi Bufon eshte i kenaqur me rezultatin e arritur ndaj Frances, edhe pse tani rruga e Italise drejt kualifikimit behet edhe me e gjate dhe ne ngjitje. Ne intervisten e dhene per "Rai", portieri "axurr" tha: "Sigurisht, fitorja do te kishte qene nje dhurate nga qielli, por duke e pare menyren se si shkoi ndeshja, mendoj se barazimi ishte shume i drejte. Francezet kishin ardhur ne "San Siro" per te mos humbur dhe ia arriten qellimit. Nuk u sforcuan. Por edhe ne s'duhet te ndihemi te zhgenjyer, nje pike eshte nje pike, kunder nje rivali te forte". Ndersa, pyetjes per vershellimat e publikut kur u ekzekutua himni i Frances, Bufon iu pergjigj: "Ishin vershellima te ekzagjeruara, s'duhet te ndodhnin. Premtuam se nuk do te kishte vershellima, sepse ndermorrem nje fushate sensibilizimi, por kjo nuk e ndaloi kete sjellje te shemtuar. Edhe pse ekziston nje rivalitet i madh mes skuadrave tona, himni i nje kombi duhet respektuar, sepse eshte si flamuri. Kur shkuam ne France, te gjitha na duatrokiten. Duhet te mesojme nga ata". Ne fund, numri "1" i portes italiane eshte optimist per ndeshjen e rradhes, ne Kiev, ndaj Ukraines: "Duhet te shkojme ne Ukraine per te fituar, per te qene me te qete. Edhe me barazim nuk humbim bileten per ne Euro 2008".

  5. #65
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Henri: Humbem dy pike!

    10 Shtator Edhe pse dominoi ne disa faza te lojes, Franca doli me vetem nje pike nga "San Siro". Megjithate, barazimi lejon "gjelat" qe te qendrojne ne krye te grupit te tyre, ne prag te perballjes vendimtare me Skocine. Perpara ndeshjes, nje barazim dukej nje rezultat me i mire per francezet, por Henri mendon qe ne fund, duhet te jene italianet ata qe duhet te ndihen te kenaqur per rezultatin. "Krijuam raste me te mira dhe e deshiruam me shume fitoren", thote sulmuesi i Barcelones. "Prisnim qe italianet te sulmonin ne 20 minutat e fundit, por nuk e bene kete dhe preferuan qe te vazhdonin te qendronin te mbyllur ne mbrojtje. Ata u mjaftuan me barazimin". Sipas Henrise, kjo eshte edhe arsyeja perse nuk u shenuan gola gjate ndeshjes. "Eshte shume e veshtire te shenosh gol ndaj Italise nese ajo vendos te qendroje ne mbrojtje dhe duhet te tregohesh i kujdesshem qe te mos krijosh shume hapesira pas, pasi mund te te godasin ne kundersulm", thote Tierri.

    615 minuta pa pesuar gol

    Kryesuese e Grupit B, Franca e gjen veten ne nje pozicion te privilegjuar per t'u kualifikuar ne menyre te drejteperdrejte ne Euro 2008. Nje fitore ndaj Skocise, te merkuren ne "Parc des Princes", do te dergonte "gjelat" shume prane Austrise dhe Zvicres. Tierri Henri do te jete i vetmi qe do te mungoje, pasi kartoni i verdhe ndaj Italise e pezulloi, por lajmi i mire vjen nga mbrojtja. Uilliam Gallas do te rikthehet, ndersa Mikael Landro duhet ende te pesoje golin e tij te pare ne perfaqesuese. Ndeshja me Italine, ishte e shtata per portierin e Paris SG ne kombetare dhe jane 630 minutat ne te cilat ai nuk eshte thyer. Persa i perket Frances, golin e fundit ajo e ka pesuar perballe Argjentines, ne nje miqesore te 7 shkurtit. Qe prej atehere, kane kaluar 615 minuta per francezet pa nxjerre topin nga rrjeta e tyre.

  6. #66
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Turam: Ndeshja qe s'duhej humbur!


    10 Shtator Lilian Turam, ish-mbrojtesi i Parmes dhe Juventusit ne Serine A foli ne mikrofonat e "RAI"-t, ne perfundim te ndeshjes. "Vershellimi i himnit tone ishte nje gjest i shemtuar, por kryesorja eshte qe midis futbollisteve italiane dhe atyre franceze ne fushen e lojes mbizoteroi nje respekt i madh. Persa i perket ndeshjes, ky ishte takimi qe nuk duhet te humbnim. Mendoj qe ishte nje ndeshje shume e veshtire per te dyja kombetaret. U detyruam te luanim edhe ne te terhequr pas, ne menyren italiane, por askush nuk luajti keq. Duhet te luajme me te njejtin perkushtim edhe ne perballjen me Skocine, edhe sepse nje Europian pa Italine dhe Francen nuk do te ishte i bukur".

  7. #67
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rijkaard: “Mos fitimi i titullit, ndoshta gjė e mirė“

    Trajneri i Barcelonės, Frank Rijkaard, ka thėnė se, duke shikuar nga e kaluara, mbase mos fitimi i titullit nė La Liga ka qenė pėr tė mirėn afatgjate tė vet klubit.

    Ndryshe nga Joan Laporta, i cili nė intervistėn e fundit ka qortuar fitimin e titullit nga Reali i Madridit gjatė sezonit tė kaluar, trajneri i Barcelonės, Frank Rijkaard, ka thėnė se ndoshta gjėrat qė kanė ndodhur do tė ndikojnė pozivisht nė klub.

    Rijkaard ka thėnė: “Nuk mendoj se ne kemi dėshtuar tėrėsisht. Kemi luftuar me pikė me kampionėt. Po, ėshtė e vėrtetė se kemi lėshuar tė na rrėshqasin shumė mundėsi tė cilat do tė na dėrgonin drejt fitores. Por, duke shikuar mbrapa, ndoshta ėshtė edhe mė mirė qė nuk arritėm mė shumė”.

    Ai ka shpjetuar tė sqarohet: “Tash do tė jemi nė gjendje tė gjejmė formėn mė tė mirė brenda vetes dhe ta tregojmė atė nė fushė. Nė njė sezon mund tė fitoni tre ose katėr trofe dhe vitin tjetėr vetėm njė, por ėshtė e rėndėsishme qė gjithmonė tė jeni lart dhe tė jepni mė tė mirėn”.

    Rajkaard ka thėnė se ėshtė i pėrgatitur tė pėrballet edhe me kritikat: “Nuk kam lexuar shumė artikuj, por kritikat gjithmonė japin energji. Ka 11 lojtarė dhe 80.000 vėzhgues nė stol. Sigurisht qė e respektoj tė drejtėn e ēdokujt pėr opinion, por nuk lejoj tė ketė ndikim nė mua”.

    Pas dy ndeshjeve tė luajtura nė La Liga, Barcelona ka grumulluar katėr pikė, kurse tė dielėn e ardhshme do tė pėrballet me Osasunėn.
    Sui generis

  8. #68
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ronaldo, edhe njė muaj jashtė fushės sė blertė?

    Qėndrimi i Ronaldos nė Rio de Janeiro duket se do tė vazhdohet edhe mė tej, bėjnė tė ditur mediat italiane, pasi qė sulmuesi i Milanit mund tė mbetet edhe pėr njė muaj jashtė fushe.

    Dje u raportua se Ronaldo do tė mungojė edhe mė tej, derisa lojtari ka zgjedhur tė mbetet nė Brazil pėr ta kompletuar shėrimin. Sot, mediat italiane shkruajnė se kjo mund tė zgjasė njė muaj ose mė shumė.

    Mjekėt brazilianė kanė qenė kritikė ndaj asaj qė e kanė quajtur maltretim tė lojtarit, me probleme tė radhitura nga keq-diagnostifikimi deri te supozimi pėr mungesė tė rehabilitimit.

    Nė tė vėrtetė, lojtarit i ėshtė thėnė se ka lodhje tė kofshės e cila do ta mbajė atė jashtė loje pėr vetėm pjesėn e parė tė sezonit. Tash, duket se lėndimi ėshtė mjaft i rėndė sa qė tė shtrojė nevojėn pėr gjen-terapi dhe rehabilitim tė mėtejmė qė mund tė zgjatė njė muaj ose mė shumė.

    Ronaldo arriti nė San Siro, nė janar tė kėtij viti, nga Reali i Madridit, duke shėnuar shtatė herė nė 14 paraqitje me ekipin e Milanit.
    Sui generis

  9. #69
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lampard dhe Hargreaves mungojnė kundėr Rusisė

    Frank Lampard dhe Owen Hargreaves definitivisht do tė mungojnė nė ballafaqimin kualifikues kundėr Rusisė, i cili luhet nė tė mėrkurėn nė Ėembley, ka konfirmuar njė zėdhėnės i kombėtares angleze.
    Tė dy lojtarėt nuk kanė arritur qė me kohė tė shėrohen nga lėndimet e tetivave dhe janė kthyer nė ekipet e tyre qė tė vazhdojnė me terapi, ka pohuar, tė hėnėn, zėdhėnėsi i kombėtares.

    Nė ndėrkohė edhe njė herė ėshtė konfirmuar qė kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, do tė jetė tėrėsisht i gatshėm pėr ndeshjen, pasi qė nuk ka mė dhimbje nė gishtin e kėmbės.

    Tė hėnėn Gerrard ka stėrvitur krejtėsisht normal me bashkėlojtarėt e tij, nė mesin e tė cilėve prapė gjendet edhe kolegu i tij i klubit, Peter Crouch, i cili pėr shkak tė suspendimit nuk ka qenė nė ballafaqimin kundėr Izraelit.
    Sui generis

  10. #70
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Real Madrid ka pasur mundėsi tė blinte Alvesin

    Presidenti i Realit tė Madridit, Ramon Calderon, insiston se ekipi i tij ka pasur mundėsi tė blinte mbrojtėsin e majtė tė Sevillas, Daniel Alves, gjatė kėsaj vere.

    Mirėpo, ai e kishte hedhur poshtė kėtė opsion, “pasi qė ka pasur skuadrėn mė tė mirė nė Evropė”.

    Calderon ka lėshuar edhe njė deklaratė kontroverse sot, duke insistuar se Bernabeu ka mundur tė jetė shtėpi e Daniel Alvesit.

    Alves, i cili vazhdimisht ka theksuar dėshirėn pėr t’iu bashkuar Chelseat, mbeti nė Sevilla pasi qė dėshtoi tė sigurojė njė kalim nė fund tė afatit kalimtar, pėr shumėn e madhe tė parave qė kėrkonte ekipi, megjithatė Calderon insiston se ata do tė mund ta kishin blerė.

    Ai ka thėnė: “Real Madrid ka mundur shumė qetė ta menaxhojė aspektin ekonomik tė nėnshkrimit me Alvesin, por ne nuk e blemė thjesht sepse trajneri mendon se, pėr momentin, ai e ka ekipin mė tė mirė nė Evropė“
    Sui generis

Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •