Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 194
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kaka i pasigurt rreth tė ardhmes sė tij nė Milan

    Mesfushori i rosonerėve, Ricardo Kaka, ka bėrė tė ditur pėr njė gazetė braziliane se ai ndoshta mund tė largohet nga klubi italian, nė tė ardhmen.
    Kaka ka bėrė disa komente tė papritura pėr tė pėrditshmen braziliane “Folha on line”, pasi qė ka deklaruar se, “ėshtė i pasigurt rreth qėndrimit tė tij tė mėtutjeshėm nė Milan”.

    “Pėr kėtė vit do tė vazhdojė me Milanin, por mė vonė nuk e di”, ka thėnė ai. “Jam i lumtur qė familja ime ndjehen mirė nė Itali, por shumėēka do tė varet prej Milanit. Nuk dua tė qėndroj nė ndonjė vend ku unė ose klubi nuk jemi tė kėnaqur”, ka sqaruar Kaka.

    “Raporti im me Milanin ėshtė i qartė: pėrderisa Berlusconi mė dėshiron, do tė mbetem me rosonerėt. Nė momentin kur presidenti nuk do tė mė konsiderojė mua tė patransferueshėm, do tė shkoj tjetėrkund”.

    Kaka ka folur edhe rreth mundėsisė sė fitimit tė Topit tė Artė. “Jam i qetė sepse pėr tė fituar Topin e Artė kam bėrė gjithēka ēfarė kam mundur: kjo do tė thotė shkoj nė fushė, luaj, trajnoj dhe e bėj punėn time”.
    Sui generis

  2. #42
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mourinho sulmon Ballackun dhe Shevchenkon

    Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka paralajmėruar Andriy Shevchenkon dhe Michael Ballackun se ata nuk janė super yje tė klubit dhe duhet tė punojnė shumė po aq sa edhe ēdokush tjetėr.
    Mourinho ka thėnė se ata tė dy duhet tė flakin idetė e tyre dhe tė fillojnė tė stėrviten si gjithė tė tjerėt nėse dėshirojnė tė fitojnė shansin tė jetė tė zgjedhur, duke shtuar se asnjėri nuk meriton trajtim mė tė veēantė.

    “Shevchenko dhe Ballack duhet tė bėjnė mė shumė, pasi qė statusi i tyre nuk ėshtė mė superior krahasuar me tjerėt. Secili nė ekip ėshtė kampion. Ata kanė kualitete, status dhe famė. Ata janė tė pasur dhe tashmė kanė fituar shumė trofe. E gjithė kjo ėshtė njė fakt i pamohueshėm”.

    “Ne ishim tė pėrgatitur tė pranojmė lojtarė si Shevchenko ose Ballack pasi qė ata janė tė tė njėjtit dimension si ata qė luanin nė Chelsea. Lampard, Terry, Drogba janė tė barabartė me kėta dy”, ka thėnė Mourinho.
    Sui generis

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Brazil fiton kundėr amerikanėve, 4:2

    Nė ndeshjen miqėsore, tė luajtur nė stadiumin “Soldier Field”, nė Chicago, Kombėtarja e Brazilit ka mposhtur SHBA-nė, 4:2. Golat pėr Brazilin i kanė shėnuar: Lucio, Ronaldinho e Elano.

    Amerikanėt ishin tė parėt qė kaluan nė epėrsi, nė minutėn 21, me golin e shėnuar nga Carlos Bocanegra, pas asistimit tė Landon Donovanit. Ndėrkaq rezultatin e ka barazuar bashkėlojtari i tyre, Oguchi Onyew, 12 minuta mė vonė, me njė autogol.

    Brazilianėt kaluan sėrish nė epėrsi, nė minutėn e 54, me golin e Lucios, i cili pranoi njė top nga Ronaldinho, ndėrsa nė minutėn 73, ka barazuar Clint Dempsey, pas asistimit nga Steve Cherundol.

    Brazilianėt kanė kaluar nė epėrsi, dy minuta mė vonė, me golin e shėnuar nga Ronaldinho, pas ekzekutimit tė gjuajtjes sė lirė, ndėrsa rezultatin pėrfundimtar, 2:4, e ka vendosur Elano, nga njėmbėdhjetėmetėrshi, tė cilin e kishte shkaktuar Michael Bradley.
    Sui generis

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anglia fton Bekamin nė ndeshjen e legjendave

    Prezenca e mesfushorit mė 2 dhjetor ėshtė nė dyshim


    Devid Bekam ka shansin qė tė luajė pėr "Legjendat e Anglisė" nė muajin dhjetor. Edhe pse ish-mesfushori i Realit tė Madridit, qė tashmė luan nė kampionatin amerikan ende nuk e ka marrė veten nga dėmtimi, atij i ėshtė ofruar mundėsia pėr tė pėrfaqėsuar sėrish vendin e tij nė skuadrėn e Shoqatės sė Futbollistėve Profesionistė XI (e drejtuar nga ish-trajneri i "luanėve", Terri Veneibėlls) nė sfidėn kundėr skuadrės sė Botės XI (tė drejtuar nga njė tjetėr ish-teknik i Anglisė), Sven Goran Erikson. Takimi do tė luhet mė 2 dhjetor nė stadiumin "Manēester", por prezenca e mesfushorit vazhdon tė jetė nė dyshim tė fortė.
    Sui generis

  5. #45
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    600 mijė euro shpėrblim pėr triumfin nė Champions

    Kalderon premton shumėn marramendėse pėr futbollistėt


    Reali i Madridit u ka premtuar futbollistėve premion marramendėse 600 mijė euro pėr secilin, nė rast se skuadra arrin tė fitojė titullin e dhjetė kampion Evrope. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga e pėrditshmja "Marca", e cila shkruante se nė rast se madrilenėt arrijnė tė sigurojnė trofeun e Ligės sė Kampioneve, atėherė klubi do tė paguajė njė total prej 15 milionė eurosh shpėrblime ekstra. Por, duke pasur parasysh se Reali ka pėrfituar 21 milionė euro nė sezonin e kaluar, edhe pse nuk e ka kaluar fazėn e 1/16, presidenti Ramon Kalderon ėshtė shumė i gatshėm qė t‘u japė futbollistėve tė tij njė motivim mė tė madh pėr t‘u shpallur mė tė mirėt nė kontinent. Drejtuesi mė i lartė madrilen ka pohuar se ėshtė i vendosur qė tė fitojė aktivitetin mė tė rėndėsishėm pėr klube gjatė kėtij sezoni dhe ka pėrfshirė nė "listėn e bonuseve" edhe trajnerin Bernard Shuster. Reali do tentojė tė triumfojė nė finalen e Moskės, mė 21 maj 2008, ndėrkohė qė pėr herė tė fundit kanė triumfuar nė Champions nė vitin 2002.
    Sui generis

  6. #46
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Real, lojtarėt kundėr metodave tė Shusterit

    Ankime nė konfidencė pėr metodat disiplinore tė gjermanit


    Nė dhomat e zhveshjes sė Realit tė Madridit ka filluar rebelimi kundėr trajnerit Bernard Shuster. Edhe pse askush nuk ka dalė publikisht, mediat spanjolle shkruajnė se nė konfidencė futbollistėt ankohen pėr metodat e forta disiplinore qė pėrdor tekniku gjerman. Madje, pritet qė nė ditėt nė vazhdim skuadra tė zhvillojė njė takim me "shefat e mėdhenj", me tė cilėt duhet tė gjejnė njė rrugė tė ndėrmjetme pėr tė bashkėjetuar tė qetė me drejtuesin e stolit. Kėrkesat e sportistėve kanė tė bėjnė me regjimin e pėrcaktuar nga tekniku: ata nuk dėshirojnė tė drekojnė nė "Valdebebas", e as tė shohin video tė ndeshjeve gjatė pasdites, pėr tė zbritur mė pas nė fushat stėrvitore nė darkė. Gjithsesi, mediat iberike citonin se Shuster beson se do tė gjejė mbėshtetjen e klubit dhe mbi tė gjitha tė drejtorit sportiv, Predrag Mijatoviē, i cili i mbėshtet "metodat lindore" tė gjermanit. Pėrkrah trajnerit ėshtė edhe presidenti Kalderon, qė ka qenė dakord me projektin pėr tė mbajtur maksimalisht tė pėrqendruar skuadrėn.
    Sui generis

  7. #47
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kaka e Mesi, nė garė pėr "Topin e Artė"

    Kur mungojnė vetėm tetė ditė nga starti i Ligės sė Kampioneve, Kaka vazhdon tė vlerėsohet si kandidati kryesor pėr fitimin e ēmimit prestigjioz, "Topi i Artė". Braziliani, i cili ka udhėhequr Milanin drejt titullit kampion Evrope ėshtė favoriti kryesor pėr tė trashėguar ēmimin e revistės "France Football", qė nė sezonin e kaluar u fitua nga italiani Fabio Kanavaro. Pėrpara pak ditėve Kaka ėshtė pėrzgjedhur edhe si Lojtari mė i Mirė nga FIFA, nė galanė e zhvilluar nė Monako, ku ėshtė hedhur edhe shorti i fazės sė grupeve nė Champions. "Mangėsia" e vetme (nėse mund tė cilėsohet e tillė) e mesfushorit milanist ėshtė mungesa nė Kupėn e Amerikės, ku Brazili ka triumfuar. Nė atė kompeticion, trofeu pėr Lojtarin mė tė Mirė u fitua nga madrileni Robinjo, qė nė momentin e fundit ia ka "rrėmbyer" Lionel Mesit. 19-vjeēari ka udhėhequr Argjentinėn deri nė finale, duke qenė protagonist i njė loje spektakolare. Paraqitja mė e mirė e sulmuesit tė Barcelonės ėshtė vlerėsuar gjysmėfinalja kundėr Meksikės, ku ka shėnuar njė tjetėr gol tė ngjashėm me rrjetėn qė Diego Armando Maradona ka shėnuar nė Beograd kundėr Yllit tė Kuq. Shpėrthimi gjatė sezonit tė kaluar e ka katapultuar Mesin mes yjeve tė futbollit botėror, duke filluar nga Kaka e pėr tė vazhduar me Ronaldinjon, Henri, Deko, Eto‘o, Drogba, Kristiano Ronaldo dhe Xherard. Problemi i vetėm i Mesit nė garėn pėr "Topin e Artė" ėshtė se Barēa nuk fitoi asnjė trofe. "Hat-trick"-u i tij nė barazimin 3-3 me Realin e Madridit, goli nė Kupėn e Mbretit kundėr Gedafes (thuajse identik me atė tė Maradonės nė Botėrorin ‘86), por edhe paraqitja mė e fundit nė Mynih thjesht kanė vėrtetuar klasin e tij. E pėrditshmja katalane citonte edhe njė ēmim tė karrierės pėr Paolo Maldinin, por lista zyrtare me 50 kandidatėt do tė publikohet nga "France Football" vetėm nė fund tė tetorit.
    Sui generis

  8. #48
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rikthehet Van der Vart, Heitinga jashtė

    Pėr takimin me Shqipėrinė, listės sė yjeve qė trajneri Marko van Basten do tė ketė nė dispozicion i ėshtė shtuar edhe Rafael van der Vart. Mesfushori i Hamburgut ėshtė rikuperuar plotėsisht nga dėmtimi, qė e ka lėnė jashtė sfidės me Bullgarinė dhe ėshtė rikthyer nė skuadrėn holandeze. Megjithatė, nė "Qemal Stafa", kundėrshtarėt do tė zbresin me dy mungesa shumė tė rėndėsishme nė mbrojtje: bėhet fjalė pėr Mario Melkiot dhe Xhon Heitinga. I pari ėshtė i skualifikuar, pasi ka plotėsuar numrin e kartonėve, ndėrkohė qė lojtari i Ajaksit ėshtė dėmtuar dhe pėr kėtė arsye nuk do udhėtojė drejt Tiranės. Pavarėsisht dėmtimeve, mediat holandeze kanė bėrė tė ditur se kundėr Shqipėrisė, Van Basten do tė ketė nė dispozicion 20 futbollistė, pasi nė kontingjent pėrveē Van der Vart janė afruar edhe Ibrahim Afellaj e Urbi Emanuelson. Ndėrkohė, bie nė sy fakti se pėr tė dytėn herė nė kėtė periudhė ndeshjesh ndėrkombėtare, trajneri i "tulipanėve" ka lėnė jashtė ekipit sulmuesin Klas-Jan Huntelar.
    Sui generis

  9. #49
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Van der Sar i trembet...vetėm Holandės

    Fitorja 2-0 pėrballė Bullgarisė ka ngritur humorin nė radhėt e holandezėve, qė pasi kanė mposhtur njė rival direkt e shohin mė pranė kualifikimin. Portieri i mirėnjohur, Eduin van der Sar e ka vlerėsuar triumfin si thelbėsor dhe menjėherė ka hedhur sytė nga sfida nė "Qemal Stafa" me Shqipėrinė. "Kundėr Bullgarisė gjėja mė e rėndėsishme ishte fitorja dhe kėtė e kemi arritur", ka deklaruar ai pėr mediat holandeze. "Tė mėrkurėn na pret njė tjetėr ndeshje e vėshtirė nė Shqipėri dhe faktor tjetėr pozitiv ėshtė qė do tė udhėtojmė me formacionin mė tė mirė". Megjithatė, historia ka treguar se "tulipanėt" janė njė skuadėr e paqėndrueshme dhe "gardiani" i Manēesterit i druhet kėsaj. "Edhe takimi nė Tiranė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr ne dhe duhet tė pėrpiqemi ta fitojmė, pėrfundoi ai. Aty kėrkohet maksimumi, pasi nė tė kaluarėn kemi treguar se e kemi shumė tė vėshtirė tė zhvillojmė dy ndeshje tė mira radhazi. Kėtė handikap duhet ta riparojmė tė mėrkurėn me Shqipėrinė".
    Sui generis

  10. #50
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Angli-Argjentine, perseritet sfida!

    10 Shtator Lojtaret mitike te cerekfinales se Boterorit te Meksike 1986, midis Argjentines dhe Anglise, do te ndeshen perseri, 21 vjet me vone ne "Villa Park" te Birmingamit. Do te jene te njejten protagoniste, dhe pse do te luajne ne nje vend dhe stadium shume ndryshe, megjithate rivaliteti do te jete i madh. Diego Armando Maradona, ishte figura me e madhe ne ate ndeshje, duke shenuar dy golat me te bukur ne futbollin boterore. Njerin e shenoi me dore dhe tjetrin e shenoi pasi kishte dribluar lojtaret angleze qe nga mesi i fushes. 14 tetori do te jete data ku sfida e madhe do te perseritet. "Kete here do te shkojme ne Angli dhe nuk do te kete gabime, vetem gola fantastike. Kjo eshte nje gje shume serioze per ne", tha Maradona. Pikerisht ajo Argjentine, me ne krye Maradonen, u shpall Kampione e Botes. Diego nuk e di nese do te jete ne gjendje per te luajtur, per shkak te gjendjes s tij shendetesore, por e sigurte eshte se do te jete i pranishem ne kete ndeshje. Vete Maradona konfirmoi se ka dy muaj qe po pergatitet per kete takim dhe nuk kerkon ta humbase aspak. "I kam bere te ditur Argjentines se dua te jem ne ate ndeshje, edhe pse gjendja ime shendetesore nuk mund te jete e mire. Kam dy muaj qe pergartitem per kete ndeshje dhe nuk dua ta humbas". Ne anen e skuadres angleze, kane konfirmuar pjesemarrjen e tyre Brajan Robson, Glen Hodell, Kris Uodell, Rei Vikins dhe Peter Reid, te cilet do te perballen me ish yjet e Argjentines si Maradona, Horge Burrucaga, Horge Valdano dhe Oskar Ruxheri. Festa do te hapet me nje nderim per Geri Linekerin, autorin e golit te vetem ne ate ndeshje per Angline, i cili nuk mund te jete i pranishem ne Birmingam.

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •