Close
Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 194
  1. #181
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pas David Vijės, synohet Kanizares

    Nė pritje pėr tė mėsuar mė shumė rreth dėmtimit tė Ēeh (gjendja e tė cilit ėshtė mė e mirė nga sa mendohej), Ēelsi ka filluar kontaktet me Valencian pėr portierin Santiago Kanizares. Nėse "gardiani" ēek do tė mungojė pėr shumė kohė, 38-vjeēari mund ta zėvendėsojė qė prej muajit janar. Dy klubet janė nė bisedime edhe pėr sulmuesin David Vija, qė sipas tė gjitha gjasave do tė largohet nga Spanja. Pėr tė interesohet edhe Totenhemi, i drejtuar nga Huande Ramos.
    Sui generis

  2. #182
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Efenberg: Bajernit i duhet trajner gjerman

    Largimi i Otmar Hicfeld nga Bajerni i Mynihut nė fund tė sezonit ėshtė i sigurt dhe Marko van Basten duket njė prej kandidatėve mė tė fortė pėr drejtimin e skuadrės. Por, pėr Stefan Efenberg, ish-lojtar i bavarezėve, skuadrės do t‘i nevojitej njė trajner gjerman. "Mendoj se trajneri duhet tė jetė gjerman, nė tė kundėrt rrezikon tė humbasė shumė nga pikėpamja e komunikimit". Sipas mediave gjermane, njė tjetėr kandidaturė e fortė pėr stolin ėshtė edhe Klaus Alofs.
    Sui generis

  3. #183
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ferguson jep urdhėr: S‘ka mė festa

    Trajneri i Manēester Junajtid, Aleks Ferguson, ka bėrė tė ditur se lojtarėt e skuadrės nuk do tė kenė mė mundėsinė tė organizojnė apo marrin pjesė nė festa. Ai ka anuluar edhe njė festė tė mundshme nė rast fitoresh tė trofeve nė kėtė edicion, si pasojė e ngjarjeve tė shėmtuara tė javėve tė fundit, ku lojtarėt e "djajve tė kuq" u pėrfshinė nė skandale seksuale pas festave tė shthurura, nė tė cilat morėn pjesė. Ai ka bėrė tė ditur se po mendon edhe tė vėrė gjoba ndaj tė gjithė futbollistėve tė pėrfshirė, duke u hequr atyre rrogėn javore. Ferguson ka paralajmėruar se pėrsėritja e ngjarjeve tė tilla do tė ēojė direkt nė pėrjashtim.
    Sui generis

  4. #184
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Venger, luftė tifozėve "ultras"

    Arsene Venger ka propozuar nė njė mėnyrė e cila mund tė rezultojė efikase pėr t‘i "mbyllur gojėn" tifozėve vulgarė. Ideja e trajnerit tė Arsenalit ėshtė qė protagonistėt e kėngėve me sharje tė filmohen dhe regjistrimet t‘u tregohen familjarėve tė tyre. Nė kėtė mėnyrė fajtorėt do tė marrin njė ndėshkim publik, ndėrkohė qė stadiumet do tė jenė mė tė qeta. Ideja e Venger ka bėrė shumė bujė nė mediat britanike, ndėrkohė qė ajo ka ardhur pas akuzave tė mbrojtėsit tė Portsmuth, Sol Kempbėll, i cili ka treguar se prej shumė vitesh ėshtė ngacmuar nga tifozėt e Totenhemit, qė nuk e kanė harruar largimin e tij (transferimin tek Arsenali).
    Sui generis

  5. #185
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Menaxheri Pini Zahavi i ofron Realit sulmuesin meksikan Xhovani dos Santos

    Lionel Mesi shprehet i tronditur pas humbjes sė "klasikes" dhe mbron Ronaldinjon

    Pini Zahavi i ka ofruar Realit tė Madridit sulmuesin Xhovani dos Santos. Menaxheri i meksikanit ka tentuar tė fillojė bisedimet me drejtuesit "merengues", qė nga ana e tyre e hodhėn poshtė kėtė mundėsi. Momentalisht Dos Santos ėshtė nė bisedime me Barcelonėn pėr tė rinovuar kontratėn, por agjenti i tij nuk ka nguruar tė shqyrtojė edhe mundėsi tė tjera. Por rreziku mė i madh pėr klubin katalan vjen nga Anglia: shumė klube nė Premiership kanė treguar interes pėr talentin qė ėshtė rritur nė ekipet zinxhir tė Barcelonės. Zahavi mund tė shfrytėzojė njohjet e tij nė kėtė vend (menaxheri izraelit ka miqėsi tė ngushtė me pronarin e Ēelsit, Roman Abramoviē). Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga e pėrditshmja spanjolle "Marca", sipas Sė cilės ky zė qarkullon prej kohėsh nė ambientet e Barēės. Xhovani dos Santos ėshtė njė prej futbollistėve mė tė mirė tė Meksikės dhe nė fillim tė kėtij sezoni ai u afrua nė ekipin e parė nga trajneri Frenk Rajkard. Prej muajit gusht 18-vjeēari ka pasur mjaft hapėsira nė dispozicion dhe paraqitjet e mira nuk kanė munguar, si nė ndeshjen e fituar nė fushėn e Valencias, megjithatė e ardhmja e tij duket nė udhėkryq. Zahavi ka lidhje edhe me disa pjesėtarė tė bordit drejtues tė klubit madrilen, duke qenė se kishte marrė pjesė nė bisedimet qė i bėnė tė mundur vitin e kaluar Realit tė blinte argjentinasin Higuan. Kjo e ka shtyrė menaxherin qė t‘i ofrojė kampionėve tė Spanjės futbollistin, por pėrgjigja ka qenė e prerė: nė kėto momente madrilenėt nuk janė tė interesuar pėr Dos Santos. Ndėrkohė, Lionel Mesi ka folur rreth humbjes 1-0 qė Barcelona pėsoi nė shtėpi me Realin. "Ishte tronditėse, por jam optimist", ka deklaruar argjentinasi, qė momentalisht ėshtė i dėmtuar. Mė tej 20-vjeēari ka folur rreth protestės sė tifozėve ndaj Ronaldinjos: "Fėrshėllimat kundėr tij m‘u dukėn tė padrejta. Ai do tė vazhdojė t‘i japė shumė Barcelonės dhe mbetet numri 1 nė botė".
    Sui generis

  6. #186
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe Ronaldo, drejt Brazilit!

    Milan i jep leje Flamengos tė diskutojė me lojtarin pėr huazimin 6-mujor

    Ronaldo ėshtė shumė pranė rikthimit nė vendlindje, jo mė vetėm pėr pushime, por pėr t‘u aktivizuar nė kampionatin brazilian. Drejtuesit e Flamengos kanė bėrė tė ditur se kanė filluar bisedimet me futbollistin nė fjalė, pasi kanė rėnė dakord parimisht me Milanin pėr huazimin e tij deri nė fund tė kėtij sezoni. Ndonėse kuqezinjtė kishin shprehur hapur pakėnaqėsinė e tyre pėr problemet e vazhdueshme tė Ronaldos, hipoteza e huazimit tė tij nė kampionatin brazilian nuk kishte dalė nė skenė. Por ka mjaftuar vizita e sulmuesit nė vendlindje pėr festat e fundvitit qė shumė klube tė interesoheshin pėr tė, me Flamengon qė ka bėrė hapin e parė.

    "Objektivi ynė ėshtė tė sjellim Ronaldon te Flamengo. Bisedimet janė ende nė fillimin e tyre, por kemi marrė qė tani autorizimin e Milanit pėr tė folur me futbollistin". Kėto ishin fjalėt e zv/presidentit tė Flamengos, Kleber Leite, i cili ka pėrshkruar situatėn pėr mediat braziliane. Duket se klubi nė fjalė ka dashur tė shfrytėzojė nė maksimum dėshirėn e Ronaldos pėr tė qenė protagonist nė qytetin e tij tė lindjes, Rio De Zhaneiro, me njė skuadėr qė mund tė synojė shumė objektiva, pasi do tė luajė nė Kupėn Libertadores. Tani pėr tani nuk flitet pėr shifra, pasi dihet qė mė parė lojtari duhet tė jetė parimisht dakord pėr huazimin, por mendohet se Flamengo do tė paguajė vetėm njė pjesė tė rrogės "faraonike" tė sulmuesit. Vetė Ronaldo ėshtė shprehur se do tė dėshironte tė mbyllte karrierėn nė Brazil, por kjo mendohej tė ndodhte pas dy-tre sezonesh. Huazimi i tij te Flamengo do tė bėnte tė vėshtirė rikthimin te Milani, pasi kuqezinjtė janė vėnė menjėherė nė kėrkim tė njė sulmuesi tjetėr. Pėr kėtė arsye, menaxherėt e tij, janė vėnė nė kėrkim tė njė zgjidhjeje tjetėr, mundėsisht tė njė klubi nė Evropė, i cili ėshtė i gatshėm tė pranojė Ronaldon pėr gjashtė muajt e ardhshėm para se tė vendosė pėrfundimisht pėr ta blerė apo jo. Meqenėse Milani duket se ka hequr dorė plotėsisht nga braziliani, ata dėshirojnė tė gjejnė njė sistemim qė nė janar pėr Ronaldon, e pėr kėtė arsye kanė pranuar qė tė ulen tė diskutojnė edhe ofertėn e Flamengos, nė rast se nuk arrihet marrėveshja me njė klub evropian. Takimi mes palėve do tė bėhet para fundit tė kėtij viti, pėr tė njohur sa mė parė rrugėn qė do tė ndiqet. Flamengo duket e sigurtė se brenda 6 muajsh do tė "shėrojė" pėrfundimisht Ronaldon. Ajo e ka bėrė njė gjė tė tillė edhe nė tė kaluarėn me Ibson, ndėrsa po riaftėson Xhonatas dhe Kleberson, pas problemeve qė kėta tė fundit kanė pasur me klubet e tyre respektive, Espanjol dhe Manēester Junajtid. Pėr tė bėrė njė gjė tė tillė, ata i kanė afruar Ronaldos edhe asistencėn e mjekut tė pėrfaqėsueses braziliane, Hoze Luiz Runko, i cili pak ditė mė parė u shpreh se ishte nė gjendje tė riaftėsonte sulmuesin brenda pak javėsh.
    Sui generis

  7. #187
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ndalet Ēelsi, fitojnė Liverpul e Manēester

    Aston Vila e trajnerit skocez Martin O'Nil ėshtė kthyer nė makthin e Ēelsit kėtė sezon, teksa skuadra e drejtuar nga Avram Grant nuk ka shkuar mė shumė se njė barazim 4-4 nė njė ndeshje tė tensionuar dhe qė nė fund u mbyll me tre kartona tė kuq pėr tė dy krahėt. Madje, miqtė nga Birmingami kanė kaluar tė parėt nė avantazh me dy gola tė shėnuar nga Skot Maloney, por Andrij Shevēenko me dy gola herė barazoi shifrat. Braziliani Aleks kaloi blutė nė avantazh, por Aston Vila edhe pse me 10 lojtarė, nuk u dorėzua dhe barazoi me anė tė Laursen. Mikael Balak kaloi Ēelsin nė avantazh nė tė 88-tėn, por dalja me kartonė tė kuq e Rikardo Karvajos dhe Eshli Kol, sollėn barazimin e Vilės me penallti. Ndėrkohė, Manēesteri nuk ka hasur shumė vėshtirėsi pėrballė Sanderlendit, duke arritur tė triumfojė me rezultatin 4-0. Ndėrsa Liverpuli ka shpėtuar vetėm nga njė gol i Stiven Xherard nė shtesė, nga turpi nė ndeshjen me Derbi Kauntin.
    Sui generis

  8. #188
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ronaldinjon, shtypi e shtyn drejt Milanit

    Kalimi i Ronaldinjos tek Milani vazhdon tė zėrė faqet e para tė shtypit, sidomos atij spanjoll. E pėrditshmja mė e madhe katalanase, "Sport", i ka kushtuar njė rėndėsi tė madhe tė faqes sė saj tė parė dje, teksa titulli i madh ishte: "Milan pret lajme nga Ronaldinjo". Duke parė marėdhėniet e acaruara mes brazilianit dhe tifozerisė katalanase, transferimi i tij drejt kuqezinjve mund tė bėhet qė nė muajin janar. Gjithsesi, mbetet ende nė lojė edhe Ēelsi i Roman Abramoviē.

    Balkan
    Sui generis

  9. #189
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anglia, Almunia njė ide pėr portier

    Porta ėshtė problemi kryesor i Fabio Kapelos pas marrjes sė detyrės si trajner i Anglisė. Dhe duket se emri qė mund tė zėrė vendin e Pol Robinson dhe tė Skot Karson, ėshtė gardiani i Arsenalit Manuel Almunia, autor i njė paraqitje mjaft tė mirė kėtė sezon. Ai nuk ėshtė thirrur ende me kombėtaren e Spanjės, por ėshtė shprehur se e mirėpret njė ofertė nga Federata Angleze. Megjithatė atij i duhet dhe njė vit pėr tė marrė nėnshtetėsinė angleze.


    Balkan
    Sui generis

  10. #190
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Milani largon Ronaldon, zgjedh Drogbane

    Lajmi vjen nga tabloidi britanik “News of the World”. Milani i ka vene syrin Didier Drogbase. Sipas gazetes, ky afer mund te mbyllet qe ne janar, gjithmone nese Milani eshte i gatshem te zbraze nga arka e vet 23 milione sterlinat e nevojshme per te mberritur te kartoni i lojtarit, qe nga ana e tij ka dhene okey-in per kete operacion. Ēelsi nga ana tjeter duket se e ka gjetur zevendesuesin: behet fjale per Nikolas Anelkan, bomberi i Boltonit, i vleresuar 10 milione sterlina. Ne qershor mund te vije nga Valencia edhe sulmuesi David Villa (i kerkuar edhe nga Totenhem), i cili ka shprehur deshiren te largohet nga Spanja per te provuar nje eksperience te re ne Angli. Sipas “Dailly Mirror”, ky transferim mund te konkretizohet me 20 milione sterlina. Por te kthehemi per nje ēast te Drogba. “News of the World” ka theksuar qe i pari eshte i lumtur nga operacioni i merkatos, duke bere te ditur se Hoze Murinjo ka shume mundesi te zevendesoje Karlo Anēelotin ne qershor. Drogba do te zevendesoje Ronaldon qe, sipas medias braziliane “O’Globo”, mund te kthehet ne Brazil ashtu si edhe patrioti i tij Adriano, per te luajtur me bluzen e Flamengos. “Fenomeni” mund te veshe keshtu bluzen e ekipit me me shume tifoze ne bote. Ai do te jete i gatshem edhe te pergjysmoje te ardhurat e tij qe aktualisht perfiton nga Milani. Flamengo eshte gjithmone e me prane Ronaldos, duke bere realitet endrren e tij per te perfunduar karrieren duke luajtur ne klubin e zemres se tij. Lajmi eshte bere i ditur nga zevendespresidenti i Flamengos, Kleber Leite, i cili pohoi se Flamengo ka marre autorizimin nga Milani per te trajtuar me Ronaldon. “Kemi marre kontakte me lojtarin dhe jemi te sigurt qe do ta mbyllim kete transferim. Nuk kemi folur per parate”. Kontrata e Ronaldos me Milanin perfundon ne fund te qershorit te vitit 2008. Flamengo, ashtu si San Paolo qe mori ne huazim Adrianon, do te luaje gjate vitit te ri ne Kupen Libertadores dhe Ronaldo do te ishte perforcimi ideal. Siti brazilian Globoesporte, qe citon burime te brendshme nga Flamengo, shkruante se te shtunen e kaluar kishte pasur nje kontakt telefonik midis Leite dhe agjentit te lojtarit, Fabiona Farah. Milani nga ana e tij pergenjeshtroi lajmin per transferimin e mundshem te Ronaldos.
    Sui generis

Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •