Close
Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 194
  1. #171
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Adriano-Ronaldo, festė nė Rio mes alkoolit dhe femrave

    Dy shokėt e ngushtė janė takuar pėrsėri nė njė diskotekė

    Duket se sulmuesit brazilianė nuk zėnė mend lehtė. Adriano dhe Ronaldo kanė rėnė pėrsėri nė kurthin e paparacėve, pasi kėtė radhė janė zėnė "mat" nė njė festė tė organizuar nė Rio De Zhaneiro. Dy futbollistėt nuk u janė ndarė pijeve alkoolike, kryesisht birrės, ashtu si edhe femrave tė ndryshme, tė cilat kanė shfaqur interesim ndaj tyre. Nėse San Paolo nuk e ka cilėsuar tė gabuar sjelljen e Adrianos, duke e cilėsuar me pushime, pritet reagimi i Milanit, pasi kuqezinjtė kishin dėrguar futbollistin nė Brazil pėr t‘u riaftėsuar nga dėmtimi dhe jo pėr tė festuar deri nė orėt e vona tė natės.

    Nėse Milani dhe Interi po luftonin nė fushė gjatė derbit, dy sulmuesit brazilianė tė kėtyre skuadrave, Adriano dhe Ronaldo, po festonin me shokėt e tyre nė njė diskotekė tė Rio De Zhaneiros, duke mos u kujdesur as pėr "Dietėn" strikte qė i kanė vėnė klubet, pėr shkak tė dėmtimeve qė kanė kaluar. Lojtarėt janė argėtuar nė njė festė tė organizuar nga grupi "Jota Quest", duke mos i kursyer birrat e njėpasnjėshme nėn shoqėrinė e disa vajzave. Nė fakt, tė dy i kanė thyer edhe premtimet e bėra pak kohė mė parė, sidomos Adriano, i cili ishte zotuar se i kishte dhėnė fund jetės sė shthurur dhe se tashmė do tė mendonte pėr t‘u kthyer sa mė shpejt "Perandori" i zakonshėm. "Nuk do tė pi mė alkool", ishin fjalėt e tij pak ditė para se tė huazohet nga Interi te San Paolo, njė betim i harruar nė festėn e dy ditėve mė parė. Sulmuesi ėshtė shfaqur para fotografėve me kanoēe birre nė dorė, i shoqėruar nga miku i tij, Ronaldo, i kthyer nė vendlindje para kohe pėr festat e fundvitit, nė vend qė tė qėndronte nė mbėshtetje tė skuadrės pėr ndeshjen e fundit tė 2007-ės. Zyrtarisht, dy lojtarėt janė me pushime, ndonėse kjo nuk ishte plan i klubeve pėr ta, pas dėmtimeve qė i kanė lėnė pėr njė periudhė tė gjatė jashtė fushės sė lojės. Mė shqetėsuese duket situata e Ardianos, i cili ka njė histori prej tė alkoolizuari, pasi disa muaj mė parė e shihte atė si mėnyrėn e vetme pėr tė zgjidhur problemet. Interi ka preferuar tė mos e komentojė kėtė situatė, pasi futbollisti ėshtė dhėnė nė huazim te San Paolo. Vetė drejtuesit e klubit brazilian nuk i kanė dhėnė shumė rėndėsi ngjarjes. "Askush nuk e ndalon lojtarin tė shkojė nė njė festė, ai ėshtė i ri dhe ėshtė me pushime. San Paolo beson nė profesionalizmin e tij", ishte justifikimi zyrtar nga San Paolo, ndonėse nė Brazil shumėkush i sheh si pushime tė paguara edhe 6-mujorin e huazimit tė futbollistit. Ndėrsa pėr Ronaldon, reagimi i kuqezinjve ėshtė i pashmangshėm, sidomos pas humbjes nė derbi ku ai duhej tė ishte protagonist, por ku nuk u aktivizua pėr dėmtimin e zakonshėm qė e mban jashtė fushės. "Duhet tė bėjė 3-4 javė fizioterapi. Dėmtimi ėshtė shumė pranė riaftėsimit, por mbetet njė traumė nė pulpė", ishte komenti i doktor Runkos, mjekut tė Milanit qė po merret me riaftėsimin e "fenomenit". Natyrisht, festa mes birrave dhe shoqėrisė sė femrave nuk ishte parashikuar nė terapinė e pėrgatitur nga Milan Lab, ndaj braziliani vėshtirė se do tė pritet me duartrokitje nga drejtuesit e ekipit kur tė kthehet nė Itali.
    Sui generis

  2. #172
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjyqtari nxjerr kartonin dhe...pistoletėn

    Njė gjyqtar nė Malajzi, emri i tė cilit ka mbetur anonim ka shtėnė disa herė nė ajėr pėr tė larguar nga vetja njė grup futbollistėsh qė po protestonin pėr kartonin e kuq qė kishte marrė shoku i tyre i skuadrės. Nė jetėn e pėrditshme "xhaketa e zezė" punonte edhe si polic dhe kur ishte nė fushė duke arbitruar, pistoletėn e kishte lėnė nė makinėn e shėrbimit. Nė momentin qė protestat e lojtarėve u bėnė shumė tė ashpra ai ka shkuar nė automjetin e policisė, e pasi ka marrė nė dorė pistoletėn nuk ka hezituar ta shkrepė, duke e mbajtur tė drejtuar nė ajėr. Veprimi nuk u ka pėlqyer eprorėve tė tij, tė cilėt vendosėn ta arrestonin dhe mbanin nėn vėzhgim nė paraburgim. Agjencia e lajmeve "Reuters" publikoi njė prononcim zyrtar tė policisė pėr njė gazetė lokale, ku shkruhej: "Po hetojmė nėse veprimi i policit pėr tė nxjerrė armėn dhe pėr ta shkrepur ėshtė i justifikueshėm. Gjithashtu, po hetojmė edhe pse ai e kishte marrė me vete armėn gjatė ndeshjes". Fakti kurioz ėshtė se nė qeli, sė bashku me policin kanė pėrfunduar edhe pesė futbollistė: ata akuzohen se kanė shkaktuar rrėmujė dhe pėr kėtė mund tė penalizohen.
    Sui generis

  3. #173
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fabregas ka "uri" pėr trofe: Tė fitojmė sa mė shumė

    Pėr spanjollin, largimi i Henrit ndihmoi lojtarėt e tjerė qė tė shkėlqenin

    Ēesk Fabregas ka paralajmėruar rivalėt e Arsenalit nė Premiership se "topēinjtė" janė tė "uritur" pėr tė fituar titullin dhe vėrtetuar se opinioni sportiv ka gabuar nė gjykim. "Skuadra ėshtė e ‘uritur‘ dhe kėrkon tė fitojė diēka pėr tė vėrtetuar se njerėzit e kishin gabim kur mendonin se nuk ishim njė skuadėr e denjė pėr tė marrė trofe", tha mesfushori spanjoll. "Nė 12 muajt e ardhshėm dėshirojmė tė fitojmė sa mė shumė. Nėse do t‘i fitonim tė gjithė trofetė ku luajmė do tė ishte diēka perfekte, por do tė ishte e jashtėzakonshme edhe sikur tė triumfonim vetėm nė Premiership". Momentalisht, Arsenali ėshtė skuadra qė zhvillon futbollin mė tė bukur dhe zgjedhjet teknike i kanė dhėnė tė drejtė trajnerit Venger. Pėr Fabregas, ndryshimi ka ndodhur qė pas largimit tė Tierri Henri: transferimi i ish-kapitenit te Barcelona u dha mundėsi tė rinjve qė tė konfirmohen, pasi deri nė ato momente ata kishin qėndruar nė hijen e sulmuesit francez. Fillimisht, ikja e Henrit nuk u prit mirė nga tifozėt, pasi nė tetė vjet lojtari ishte shndėrruar nė ishull, por shumė shpejt skuadra me tė rinj tė talentuar bėri qė ai tė harrohej. "Kam mė shumė pėrgjegjėsi se mė parė, vazhdoi Fabregas. Kur shihje Arsenalin e pėrpara njė ose dy viteve, lojtari qė dallohej ishte vetėm Henri. Ndėrsa kur ai u largua tė gjithėve iu krijua mundėsia pėr tė treguar vlerat, pėr tė treguar se jemi njė skuadėr e mirė, njė klub i mirė. Edhe pse u largua futbollisti mė i mirė nė botė, ne kemi shansin qė tė fitojmė diēka".

    Ndėrkohė, trajneri Arsen Venger ka hedhur poshtė mundėsinė se nė janar klubi do futet nė merkato pėr tė zėvendėsuar mungesat e Kolo Ture dhe Emanuel Ebue, tė cilėt do jenė tė impenjuar me kombėtaren e Bregut tė Fildishtė nė Kupėn e Afrikės. "Topēinjtė" synojnė tė fitojnė titullin e parė qė prej vitit 2004, por Venger nuk kėrkon ta mbipopullojė kontingjentin. "Nėse blejmė njė tjetėr mbrojtės rrezikojmė qė pas janarit (kur tė mbarojė Kupa e Afrikės) tė kemi shumė futbollistė nė kėtė pozicion. Nė disa raste duhet qė tė vuash paksa dhe t‘i lėsh futbollistėt tė luajnė". Njė tjetėr humbje pėr kryesuesit e Premiershipit mund tė jetė ajo e portierit Jens Lehman, qė brenda javės tjetėr pritet tė vendosė nėse do tė vazhdojė tė luajė me Arsenalin apo do tė largohet. Volfsburgu nė Bundesligė ėshtė shprehur i gatshėm ta marrė veteranin e portės: "Nėse do tė ndryshoj skuadėr, vendimin do ta marr nė fillim tė janarit, pohoi Lehman. Bėhet fjalė pėr afro njė javė kohė. Jam nė dijeni tė interesimit tė Volfsburgut, por, pėr momentin nuk ka asgjė konkrete".
    Sui generis

  4. #174
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kaka, “njėshi” i botės!

    MundėsitėShfaq FirmėnTa citoj mesazhin nė pėrgjigje? *Po Postojmė Pėrgjigjen Tuaj - Ju Lutem Prisni Funksionet e Temės Versioni i Printueshem Shkarkoje temėn si PDF Dėrgo me email faqen Abonohu nė kėtė TemTekniku Luis Aragones ka dhėnė mendimin e tij pėr fituesin e Topit tė Artė dhe “FIFA World Player” dhe ka thurur elozhet e tij pėr yllin e Milanit. “Eshtė njė lojtar qė ēdo skuadėr apo trajner do ta kishte zili. Pėr momentin ėshtė futbollisti mė i mirė nė botė dhe nuk ka asnjė dyshim. Ka arritur tė fitojė gjithēka nė vetėm 24?vjeē dhe kjo nuk ėshtė aspak e lehtė nė botėn e futbollit, sidomos nė kohėt e sotme, ku nė skenė ka edhe shumė yje tė tjerė. Ndoshta mund tė them se ėshtė njė shkallė mė poshtė se Di Stefano, Pele, Maradona apo Garrinēa, por mendoj se Kaka ėshtė midis Bobi Ēarltonit apo Pushkashit”.
    Sui generis

  5. #175
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Raul, ndoshta nė kombėtare!

    Misteri mė i madh nė listėn e lojtarėve qė do tė shkojnė nė Euro 2008, ėshtė emri i kapitenit tė Realit, Raul Gonzalez. I pyetur pėr kėtė ēėshtje, tekniku Aragones hapi njė dritė jeshile pėr madrilenin: “Shumė njerėz mė kanė pyetur pėr kėtė temė dhe mund t’ju them me sinqeritet se pėrgjigjet e mia nuk kanė qenė tė njėjta. Sigurisht qė Raul ėshtė njė lojtar i madh, por Spanja ka edhe shumė futbollistė tė tjer` qė mund ta justifikojnė mė mirė njė vend nė kombėtare. Nuk e kam vendosur ende nėse Raul do tė jetė apo jo nė Europian, por nėse tregon njė formė tė mirė, atėherė rruga pėr tė do tė jetė e hapur. Tashmė jam i lodhur me kėtė ēėshtje, por tė gjithė do ta marrin vesh vendimin tim kur unė tė kem brė gati listėn e lojtarėve”.
    Sui generis

  6. #176
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Grupi ėshtė i kalueshėm, por duhet kujdes!

    Greqia, Rusia dhe Suedia do tė jenė tre skuadrat me tė cilat do tė pėrballet Spanja nė Europianin e Austri dhe Zvicėr. Duket se shorti ka qenė bujar me iberikėt, megjithatė Luis Aragones mendon tė kundėrtėn: “Nuk ka mė skuadra tė vogla apo tė mėdha. Tė gjithė dinė tė luajnė futboll dhe nė njė kompeticon kaq tė rėndėsishėm mund tė ndodhė gjithēka. Jam i bindur se tė katėrta skuadrat e grupit do tė luftojnė pėr t’u kualifikuar, mundėsitė e i kanė dhe nuk shoh arsye se pse tė mos arrihen objektivat. Me grupin e lojtarėve qė kemi, mendoj se shanset janė tė mėdha pėr t’u kualifikuar, por nė tė tilla raste duhet treguar njė kujdes shumė i madh. Greqia ėshtė kampione nė fuqi, ndėrsa Rusia dhe Suedia kanė treguar se janė skuadra qė mund tė tė ndėshkojnė nė ēdo moment”.
    Sui generis

  7. #177
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Barēa, mė mirė pa Dinjon!

    Pėrshtypjet janė se Barcelona luan mė keq kur Ronaldinjo aktivizohet si titullar dhe kėtė mund ta konfirmojnė edhe shifrat. Katalanasit humbėn pėrballė Realit tė Madridit me brazilianin nė fushėn e lojės, ndėrsa nė Valencia fituan nė mėnyrė komode me Ronaldinjon nė stol. Rivalėt nuk janė tė njėjtė, por as nuk pėrjetojnė tė njėjtėn situatė. Por, ēfarė ka ndodhur nė ndeshjet e tjera ku ka qenė i pranishėm Ronaldinjo? Statistikat tregojnė se Barcelona fiton mė pak pikė kur Ronaldinjo luan. Nga 17 ndeshje tė luajtura nė kampionat, ylli brazilian ėshtė aktivizuar nė 11 prej tyre. Nga 33 pikė nė lojė, Barēa ka marrė vetėm 19 pikė (5 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje), tė cilat shkojnė te 57,5% tė pikėve tė grumbulluara nga skuadra katalanase. Barēa ka luajtur gjashtė ndeshje pa Ronaldinjon, nė tė cilat ka fituar pesė dhe ka humbur njė. Qė do tė thotė, ka fituar 15 nga 18 pikė tė mundshme, rreth 83,3%, njė shifėr pothuajse perfekte. Rastėsi apo jo, skuadra e Frenk Rajkardit ka arritur tė marrė rezultate mė tė mira, kur tekniku holandez ka ulur nė stol yllin brazilian. Duket se varėsia nga Ronaldinjo ka marrė fund dhe skuadra e Barcelonės ėshtė mėsuar tė fitojė edhe pa tė. Prezenca e tij nė fushėn e lojės nuk ka qenė pozitive dhe Ronaldinjo pėr asnjė moment nuk ėshtė ngjitur nė lartėsinė e duhur. Problemet dhe pakėnaqėsitė ndaj tij kanė qenė tė shumta, por pėrsėri skuadra e Rajkardit nuk e ka patur tė vėshtirė tė “jetojė” edhe pa Ronaldinjon. Braziliani mbetet njė lojtar i madh dhe me aftėsitė shumė tė mira, por rrethanat janė tė tilla qė i lejojnė Frenk Rajkardit qė tė bėjė edhe pa tė. Me njė Mesi nė formė tė shkėlqyer, me njė Eto’o qė ka rigjetur golin dhe me dy tė rinj si Bojan dhe Dos Santos, tekniku holandez i ka tė gjitha mundėsitė qė tė ndėrtojė njė Barcelona tė madhe pa Ronaldinjon.
    Sui generis

  8. #178
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kambiaso, “mushkria” e Interit

    Mesfushori argjentinas i Interit, Esteban Kambiaso, sapo ka mbyllyr njė vit tė mrekullueshėm, jo vetėm pėr faktin se sezonin e shkuar ka fituar njė titull kampion nė Serinė A, por sepse rendimenti i tij ka qenė gjithmonė i lartė. Edhe nė ndeshjen e fundit pėr 2007﷓n, nė derbin ndaj Milanit, ai ishte “mushkria” e ekipit zikaltėr. Kambiaso shėnoi golin e fitores tė ekipit tė tij (2﷓1 rezultati pėrfundimtar), dhe tregon se kjo ėshtė periudha mė e mirė e karrierės pėr mesfushorin. Esteban ishte njeriu i javės nė Serinė A. Kur flasim pėr Interin, nuk mendojmė direkt pėr tė. Lojtarėt qė duket se janė shpirti i ekipit janė Ibrahimoviē, Kruz, Materaci dhe Figo. Madje edhe trajneri zikaltėr ka njė hapėsirė mediatike mė tė madhe se argjentinasi. Eshtė njė fatkeqėsi shumė e madhe qė nuk i lihet njė vend mė i madh Esteban Kambiasos. Por sigurisht, qė pas ditės sė derbit, me shėnimin e golit tė fitores, i gjithė pėrqėndrimi po shkon drejt tij, dhe po i jep interistit pak famė. E pėrditshmja sportive italiane, “Corriere dello Sport”, shkruan pėr tė si njė artist﷓piktor por edhe arkitekt. Kambiaso ėshtė i dyfishtė, shumė punėtor dhe me njė tip qė sakrifikohet shumė pėr ekipin e tij por gjithashtu ka edhe aftėsi tė mira sulmuese. Eshtė njė lojtar qė tė bėn tė flasėsh pėr tė. Por mesfushori i Interit meriton qė tė jetė mė shumė nė qendėr tė vėmėndjes. Eshtė njė lojtar kryesor nė formacionin e Manēinit. Eshtė ai qė mban ekuilibrin nė mesfushė, falė punės sė tij tė madhe pėr tė shkatėrruar aksionet kundėrshtare dhe inisiativat pėr tė dalė nė sulm. I palodhshmi Esteban ėshtė njė element qė ka njė bazė tė mirė teknoke dhe njė vizion tė shkėlqyer pėr lojėn. Pėr mė tepėr, ai shėnon edhe gola vendimtarė. Goli qė shėnoi kundėr Milanit, me njė gjuajtje prej 20 metrash, ishte goli i katėrt pėr kėtė sezon. Ai i ka shėnuar njė gol Xhenoas ku Interi fitoi 4﷓1, dhe dy kundėr CSKA Moskės, 4﷓2, nė Champions League. Pas derbit tė Milanos, ai tregon tė gjithė lumturinė e tij disa orė pėrpara Krishlindjeve: “Jam vėrtet shumė i lumtur. Jam i lumtur dhe krenar qė mbaj fanellėn e Interit. Tė fitosh derbin ėshtė diēka e jashtėzakonshme. Nuk ka gjė mė tė bukur. Ēfarė ndjenje e bukur kur shėnova atė gol”! Prezantimi i Kambiasos ka qėnė edhe njė herė i shkėlqyer. Pėr golin qė shėnoi dhe pėr tė gjitha ndėrhyrjet qė bėri nė mesfushė, qė bėnė qė aksionet e Milanit tė ndėrpriteshin. Argjentinasi ka qėnė vendimtar edhe nė mbulimin e “Topit tė Artė” Kaka, i cili po ēekulibronte tė gjithė mbrojtjen interiste, nė minutėn e 30﷓tė tė lojės. “Nuk dėshiroja tė bėja gabim”, u justifikua Kambiaso, qė mori frymė thellė kur pa qė gjyqtari nuk vėrshėlleu faull.

    Periudha mė e bukur e karrierės

    “Fitorja kundėr Milanit mbyll njė vit tė shkėlqyer pėr klubin dhe pėr mua”, tha Kambiaso. “Eshtė periudha mė e mirė e tė gjihė karrierės sime”, tha ai pa asnjė hezitim. Shifrat e tregojnė kėtė shumė mirė, nė 22 nga 23 ndeshje tė luajtura nė Serinė A, ai ka qėnė si titullar dhe ėshtė lojtari qė ka luajtur mė shumė ndeshje pėr ekipin e Manēinit. Dhe ēfarė paraqitjesh! Me mungesėn e Vierasė, Dakurit, Stankoviēit dhe Figos, Kambiaso ėshtė i vetmi mesfushor i deklaruar. Nė ndeshjen e derbit kolegėt e tij nė kėtė repart ishin Himenez, i cili ishte mė i avancuar, Zaneti dhe Kivu tė cilėt janė mbrojtėsa. “Esteban ėshtė njė element shumė i vlefshėm, nga ato lloj qė ēdo trajner do tė kishte dėshirė ta kishte nė ekip”, theksoi trajneri i Interit. Masimo Morati ėshtė plotėsisht dakord me kėtė fakt, duke parė ēmimin e ulėt tė lojtarit. Jo pėr rrogėn e tij, e cila ėshtė shumė herė mė e vogėl se ajo e Ibrahimoviēit dhe Adrianos, por pėr ēmimin qė ai erdhi tek Interi, qė domethėnė zero euro! Faktikisht, Kambiaso ishte nė pėrfundim tė kontratės sė tij me Realin ndėrkohė qė klubi milanez dėshironte ta merrte atė nė verėn e vitit 2004. Ato nuk e refuzuan atė. Edhe pse kishte njė mesfushė tė mbingarkuar sėbashku me Veron, Stankoviē apo Davits, Esteban do tė bėhej titullar shumė shpejt. Nė Realin e galaktikėve, si pėr hakmarrje pėr mungesėn e tij, ashtu si Makelele, mungesa e tyre u bė shumė e ndeshjme.

    Zanafilla e talentit

    Reali shki deri nė Argjentinė nė vitin 1996 pėr tė blerė atė. Kambiaso nė atė kohė ishte 16 vjeē dhe kishte rėnė nė sy nė ndeshjen pėr vendin e tretė me ekipin e tij. Talenti qė nuk ishte formuar akoma aq sa duhej, do tė fitonte me kombėtaren pėr moshat mė tė vogla se 20 vjeē, Kupėn e Amerikės sė jugut, dhe vitin qė vijonte atė tė moshės mė tė vogėl se 17 vjeē. “El Kuēu”, qė ėshtė pseudonimi i Kambiasos qė frymėzohet nga njė film i animuar nė Argjentinė, u dėrgua nga ekipi madrilen pėr tė luajtur mė njė ekip zinxhir i cili quhej Kastija. Kambiaso do tė debutonte me Realin vetėm nė vitin 2002. Ndėrkohė ai iu dha borxh Independentes pėr sezonet 1998﷓2001, dhe River Plates pėr sezonin 2001﷓2002. Dy sezonet qė ai luajti tek Reali nuk mjaftuan qė ti mbushnin mėndjen presidentit Perez dhe tė trajnerėve qė erdhėn nė ekip. Atėherė shumė mirė pėr Interin!
    Sui generis

  9. #179
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Adriano, alkool, femra dhe telashe...

    Adriano qė premton dhe Adriano qė nuk i mban premtimet. Njė sjellje tepėr e shėmtuar karshi atyre qė i besojnė, karshi fanasve, karshi publikut qė e ka pėlqyer nė fushė dhe qė vazhdon tė shpresojė se “Perandori” do tė rifitojė njė ditė “fronin” e tij, pas krizės qė po e persekuton. Por, e vėrteta ėshtė se nė vullnetin e brazilianit ka mė shumė vend pėr jetėn e qejfit, lluksin, paratė, alkoolin, femrat e bukura dhe kėnaqėsitė qė tė ofrojnė veset. “Tani ndihem mė i lumtur dhe falenderoj Moratin qė mė dha mundėsi tė luaj kėtu te Sao Paulo. Do tė kthehem nė Milano, nė qershor, shumė mė nė formė, pasi tė kem rifituar familjaritet me golin”. Njė deklaratė qė mund tė flaket nė koshin e plehrave qė nga momenti kur fotot e sulmuesit zikaltėr kanė pėrfunduar nė faqet e para tė gazetave sportive braziliane. Ndėrsa tė premten ėshtė kapur nė njė diskotekė tė njohur nė Rio de Zhaneiro, nėn shoqėrinė e Edmundos dhe Ronaldos, dy futbollistė tė njohur nė botė, tė shtunėn, Adri ėshtė fotografuar nė njė klub nate, kėtė herė i rrethuar nga femrat dhe nga shishet e birrave. Nė materialin e shkruajtur nė disa tė pėrditshme, edhe pse thuhet se braziliani nuk e ka ekzagjeruar me tė pirė, ėshtė zbuluar se kanė qenė plot 300 tė ftuar nė parti dhe pėrveē 50 shisheve tė uiskit, janė pirė edhe disa shishe vodka, pėrveē shampanjės dhe birrės. Ndėrkohė, presidenti i Sao Paulos ka sqaruar: “Nuk di asgjė pėr kėtė episod, por lojtari ėshtė me pushime dhe nėse nuk e ka ekzagjeruar me alkoolin, s’kam pse tė komentoj jetėn e tij private. Ai di si tė kontrollojė veten. Kemi njė pakt me lojtarin dhe ai do ta respektojė. Disa festa s’mund tė prishin premtimin qė na ka dhėnė. Sidoqoftė, dyshimi mbetete...
    Sui generis

  10. #180
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Dida? i pafajshėm, titulli? Njė utopi”

    Kaka ėshtė i bindur se skuadra e tij mund tė ecė nė Champions: “I kemi tė gjitha shanset”



    Tė fitosh brenda njė viti njė trofe tė Champions League, njė Superkupė Europe, njė “Top tė Artė”, “FIFA World Player” dhe Botėrorin e Klubeve nuk ėshtė pak, pėrkundrazi, ėshtė ėndrra e ēdo futbollisti. Riki Kaka ėshtė njė nga kėta lojtarė qė kanė dėshiruar gjithmonė tė ngrenė lart tė tilla Kupa dhe “kurora”. Viti 2007 ka qenė i mrekullueshėm pėr brazilianin e Milanit, i cili e ka falenderuar pikėrisht klubin kuqezi pėr mundėsinė qė i ka dhėnė dhe ndihmėn pėr tė triumfuar nė shumė kompeticione. Ndeshja e fundit ka qenė e hidhur pėr “Djaloshin e Artė”, duke parė se humbja nė derbi ėshtė gjithmonė njė “pastė” jo e mirė pėr t’u kaluar nė stomak. Ndėrsa kritika akuzon Nelson Didėn pėr gabimin nė golin e Kambiasos, fantazisti kuqezi ėshtė i bindur se portieri nuk ka asnjė faj, duke i dalė plotėsisht nė mbrojtje: “Tė gjithė ne tė dhomave tė zhveshjes”, tha Kaka pėr “Globoesporte”, “jemi me Didėn, sepse Nelsoni ka dhėnė gjithēka pėr kėtė skuadėr dhe sepse sipas meje mbetet njė nga portierėt mė tė fortė nė botė. Mund tė ndodhė qė tė gabosh, edhe unė e bėj kėtė gjė, edhe shokėt e ekipit. Tė Askush nuk ėshtė perfekt, por ėshtė e padrejtė qė tė vendoset gishti mbi njė person. Kur fitojmė, fitojmė tė gjithė. Duhet tė jetė njėsoj edhe kur humbasim. Titulli? Mund tė them se ėshtė njė utopi, por i kemi tė gjitha shanset pėr tė luftuar pėr Champions League”.

    Riki: Maldini do tė vendosė pėr shiritin

    Edhe pse objektivi Champions League, nė kėtė sezon, ėshtė i pari nė listėn e kėrkesave tė Milanit, edhe ēėshtja e kapitenit ėshtė nga mė tė diskutuarat, sepse dita e madhe e “lamtumirės” sė Paolo Maldinit ėshtė duke ardhur. Nė qershor, “legjenda” kuqezi do tė “ngrejė flamur tė bardhė”, duke varur kėpucėt nė gozhdė, por Kaka nuk ėshtė gati t’i “rrėmbejė” rolin, pėrkundrazi: “Do tė isha i lumtur nėse do tė ndodhte, por jam i mendimit se vetė Paolo do tė zgjedhė pasardhėsin dhe tė gjithė do tė jemi dakord”.
    Sui generis

Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •