Close
Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 194
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Zambrota: “Axurre”, fitoni edhe pa mua!

    9 Tetor Nuk eshte grumbulluar nga Roberto Donadoni ne listen e futbollisteve qe do te sterviten ne prag te ndeshjes me Gjeorgjine, pasi ka qene i demtuar. Mbrojtesi i Barcelones, Xhanluka Zambrota, ka folur per Italine, duke shpalosur bindjet e tij per nje fitore te “axurreve” ne ndeshjen qe do te zhvillohet ne Xhenova. “Shpresoj qe Italia te fitoje, sepse eshte nje takim i rendesishem. Me vjen keq qe nuk do te jem ne fushe per te ndihmuar shoket e skuadres, por do te bej tifo nga tribuna. Kualifikimi ne rrezik? Nese perqendrohemi dhe impenjohemi si ne Boteror, askush s’mund te na ndale”, tha Zambrota, qe me pas eshte ndalur te ish?ekipi i tij, Juventusi, qe eshte ne vend te dyte ne kampionat dhe qe po tregon se mund te luftoje per titull. Problemet e Del Pieros nuk kane kaluar pa u vene re: “Me Del Pieron nuk kam folur kohet e fundit, por mendoj se eshte aq i madh dhe i pjekur per te kaluar kete moment te zi. Kjo i ndodh cdo futbollisti ndaj them se Aleksi s’duhet te tregohet i paduruar, por te arsyetoje me gjate. A e kam ndjekur Juventusin nga Spanja? Me ben pershtypje kur e shoh ne ate pozicion dhe qe eshte prane vendit te pare. Eshte nje surprize, sepse askush nuk e kishte menduar. Uroj me gjithe zemer qe te fitojne titullin”.

    Aleks: Donadoni te uroj shume fat

    9 Tetor Nje jave e “cmendur”, ne shume aspekte, e mbyllur me nje lajm teper te shemtuar, “debimin” nga Kombetarja e Italise, sepse emri i tij mungon ne listen e grumbullimit “axurr”. Alesandro del Piero ka kaluar shtate ditet e fundit mes probleme te shumta, duke e nisur nga “nyja” e rinovimit te kontrates (alternativa e mundshme per kalimin te Milani vitin e ardhshem), stolin ne “Artemio Franchi”, ne ndeshjen ndaj Fiorentines dhe lenia jashte ne skuadren e kampioneve te botes, per impenjimet per ne Euro 2008. Ka disa qe e kane pare zgjedhjen e Ranierit si nje pasoje e “shkendija” mes agjentit te tij dhe drejtuesve te klubit, nje “politike” e perndjekjes nga ana e bardhezinjve. Mosaktivizimi i Aleksit si titullar ne ndeshjen me Fiorentinen ka lene te gjithe te befasuar, por kapiteni i “Zonjes” nuk parapelqen te flase per kete fakt. Pra, nje tjeter “stop” per Alen. I pyetur ne lidhje me Kombetaren dhe mungesen e tij ne listen e te grumbulluarve per ndeshjen e Euro 2008, Aleksi tha: “Me vjen keq qe nuk jam pjese e grupit “axurr”, sepse per mua do te thote shume ajo fanelle, por duhet qe te dime se zgjedhjet e trajnerit nuk mun te diskutohen. S’me mbetet gje tjeter vetem se t’i uro fat Italise, qe te fitoje ndaj Gjeorgjise. Do te me kishte pelqyer qe te luaja dhe te jepja kontributin tim, por ndonjehere duhet te pranosh stolin, tribunen dhe perjashtimin nga lista e te grumbulluarve. A jam i qete? Sigurisht, gjithmone ka qene keshtu”.

    “Zonja” eshte gjithcka per mua

    Ne lidhje me barazimin ne Firence dhe me mosaktivizim e tij si titullar, Del Piero tha: “Kthehemi me nje barazim ndaj Fiorentines, ne nje trasnferte nga me te veshtirat ne historine e Juventusit, por kete here jemi te hidheruar, sepse kishim fitoren ne dore, por u barazuam ne fund. Nese do te kishim shenuar golin e dyte, atehere gjerat mund te kishin shkuar ndryshe. Mungesa ime ne fushe? Ranieri eshte ai qe ben zgjedhjet e tija. Sigurisht, askujt nuk i pelqen qe te qendroje ne stol, por keshtu eshte futbolli. Do te stervitem si zakonisht, pa probleme”.

    Parashikimi i Riberise: Eliminohet Italia!

    9 Tetor Franca dhe Skocia do te fitojne te drejten per te shkuar ne Euro 2008, ndersa Italia s’do te kete shansin per te prere kete bilete te rendesishme dhe do te qendroje. staccheranno il biglietto per Euro2008 mentre l Italia verra eliminata. Kete here, Frank Riberi “vishet” si Nostradamusi, duke bere nje parashikim shume te rendesishem ne lidhje me Europianin e ardhshem. Sipas francezit, do te jene “Gjelat” dhe Skocia ata qe do te shkojne ne Austri dhe Zvicer, per te zhvilluar kompeticionin e kontinentit. Nje mendim i hidhur per “axurret”. Mesfushori i Bajern Mynihut, ne intervisten e dhene per “Daily Record”, i drejtohet “fustanellave” tha: “Do te jeni ju, se bashku me Francen, ata qe do te kualifikoheni per ne Euro 2008, me shpresen qe te mos prishni gjithcka qe keni ndertuar. Mendoj se Italia do te eliminohet”, tha Riberi, i cili kujton humbjen ndaj Skocise se MekLishit, nje kujtim qe ende e grryen perbrenda: “Dy humbjet e pesuara ndaj Skocise ishin si nje grusht ne koke per mua. Ishte e veshtire qe t’i gelltisje dhe edhe me e keqe qe t’i pranoje. Sigurisht, edhe tani nuk kam frike se Franca do te eliminohet dhe jam i bindur se ne nentor ne dhe Skocia do te kualifikohemi, dikush tjeter nuk do t’ia dale”. Referimi? Italia...

    Lotito shpjegon largimin nga stadiumi: Isha me grip!

    9 Tetor Ishte humbja me e rende dhe e shemtuar per Klaudio Lotiton, presidentin e Lacios, i cili kur Milani ka shenuar golin e 4?1, eshte cuar ne kembe dhe i shoqeruar nga truprojet ka lene “Olimpico”?n. I vershellyer nga publiku dhe i dobesuar nga gripi dhe temperatura, padroni bardhekalter, me nje kapote te trashe, jashte stine, ka shpjeguar arsyet e largimit te parakohshem: “Nuk u largova sepse jam frikacak, ose sepse me vinte turp, ose akoma, per te mos pare poshterimin, por sepse isha semure, me ethe dhe temperature te larte. Sidoqofte, humbja ishte e thelle, por ndodh qe te kalosh nje mbremje te tille”.

    Galiani: Ishte “kthesa” e shumepritur!

    9 Tetor “Shpresoj qe ndeshja e fituar nga Lacios te jete kthesa e shumepritur nga te gjithe, mbi te gjitha nga aspekti i rezultatit”. Eshte komenti i administratorit te deleguar te Milanit, Adriano Galianit, nje dite pasi kuqezinjte kane mundur 5?1 bardhekaltrit, ne “Olimpico” te Romes. Galiani kujtoi gjithashtu se “here te tjera, Milani kishte luajtur edhe me mire, por nuk kishte arritur piket e deshiruara. Per shembull, ne Palermo kishte bere nje paraqitje shume me te mire ne krahasim me ate te se dieles dhe edhe ne Gllasgou ishte mjaft mire, por kane mberritur dy humbje te pabesueshme”, tha “krahu i djathte” i presidentit Berluskoni, i cili me pas u ndal te elozhet per Xhilardinon: “Jemi shume te lumtur, sepse shenoi dy gola shume te bukur dhe ishte e rendesishme qe ai u zhbllokua. Kur u fut ne dhomat e zhveshjes, e gjitheskuadra e duatrokiti. Ronaldo? Te shpresojme qe te kthehet pas pushimit, por ne janar do te kemi edhe Patone, talent i padiskutueshem”.

    Kaka: Une, si Ibra dhe Trezege

    9 Tetor Riki Kaka i eshte kthyer golit, duke “firmosur” nje “dopiete” ne transferten ndaj Lacios, ku Milani i tij ka fituar me rezultatin e thelle 5?1. Ne fund te takimit, brazilianit eshte ndalur te paraqitja e tij, kete here ne rolin e nje sulmuesi te fshehur: “Ndihesha shume mire ne ate rol dhe po ambjentohem qe te luaj me perpara, si nje sulmues i dyte. Nuk eshte e lehte, sepse per te shenuar, duhet te pres momentin e duhur, ndersa me pelqen me shume te kontrolloj topin dhe te ndermarr inkursione. Jam i kenaqur, sepse keto gola me afrojne me dyshen e golashenuesve, Ibrahimovicin dhe Trezegene. Jam i lumtur edhe per Xhilardinon dhe u pa qe skuadra i qendron prane”.

    Xhila rigjen golin: E prisja!

    9 Tetor “Thatesira” kishte mbuluar figuren e tij me “pluhurin” e kritikave, zhgenjimit dhe paaftesise per te shenuar gol perpara portes, por ne “Olimpico”, Alberto Xhilardino eshte “zgjuar”. Ish?”heroi” i Parmes, para tre vitesh, kur emilianet rrezikonin renien ne kategorine inferiore, tani ndihet me i qete, sepse “dopieta” e realizuar ndaj Lacios i ka dhene qetesine dhe lumturine e shumekerkuar. Sulmuesi kuqezi nuk e shtynte topin ne rrjete qe prej dates 18 prill, ndaj britma e tij cliruese ka qene teper e kuptueshme. Dhe kur e pyesin per kete mungese te gjate ne “rrugen” e golave, Alberto pergjigjet: “Ne mes ishte vera, ndaj s’mund te shenoja edhe ne nje periudhe kur nuk luhej futboll, por pushohej nen rrezet e diellit...”. Menjehere pas golit, Xhila eshte drejtuar ne pankinen e Milanit per te takuar nje shok reparti, nje mik te nguhte dhe nje kampion: Filipo Inzagin. “Perqafova Pipon, sepse vetem ai, ashtu si pjesa tjeter e futbollisteve, mund te kuptojne zemerimin brenda vetes, kur kalon nje periudhe jo te mire. Ishim gjithmone nen presion, sepse na akuzonin se sulmi nuk dinte te shenote. Te shohim se cfare do te thote tani!”.

    UEFA hap dosjen “Dida”, braziliani rrezikon skualifikimin

    9 Tetor Heshtja e Milanit dhe mungesa e nje apeli nga ana e klubit kuqezi karshi Selltikut, per zbritjen ne fushe te nje tifozi skocez, nuk ka mjaftuar per te nxjerre si te rastesishem xhestin e portierit Dida ne momentin kur eshte goditur nga nje person i publikut, pasi vendasit bardhejeshil sapo kishin shenuar golin e fitores. UEFA ka hapur nje dosje dhe mund te marre masa disiplinore karshi brazilianit, pasi ky i fundit ka lene fushen e lojes duke dale me barrele ne Champions League. Nelson akuzohet per nje simulim te paster dhe pamjet filmike mund ta “mberthejne”. Menjehere, ne lidhje te drejtperdrejte, reagimi i Dides i ishte dukur si i ekzagjeruar ne syte e gazetareve dhe tifozeve te pranishem, edhe pse dyshimi qendronte. Deklarata e Galianit ne fillim dhe Ancelotit me pas, kishin sqarua disi situaten: asnje problem per Diden. Edhe nje perfaqesues i UEFA?s kishte mbetur i befasuar nga zevendesimi i portierit ne minuten e 93 te ndeshjes dhe per kete arsye ishte drejtuar ne dhomat e zhveshjes per te folur me stafin mjekesor kuqezi dhe vete portierin. Nje dite pas ngjarjes, UEFA i kishte kerkuar me shume sqarime Milanit, per ate qe ndodhi. Dhe tani, federata europiane e futbollit vendosi qe xhesti i portierit nuk mund te kaloje pa u diskutuar dhe analizuar dhe per kete arsye eshte hapur nje dosje hetuese per Diden. Milani rrezikon keshtu qe te mos mbeshtetet te braziliani per te pakten disa jave. Nje skualifikim i gjate, qe do te shqetesonte kuqezinjte.


    p.s Alda ncuk edhe pak kithhh

    Riva: Vete Francesko mund te me kalonte!

    9 Tetor “Per Totin kam shume simpati dhe miqesia jone eshte teper e bukur. Francesko eshte nje nga ata futbolliste qe kam njohur ne Kombetaren e Italise dhe qe do ta kujtoj gjithmone, mbi te gjitha sepse eshte nje djale i pjekur dhe i mrekullueshem: i ndjeshem, i rregullt, i zoti dhe i ndershem. Por, shume flasin per te ne menye jo te mire, sepse nuk ia njohin cilesite. Jam i kenaqur qe ma ka kaluar ne klasifikimin e golashenuesve ne Serine, sepse e meriton”. Ai qe flet keshtu per kapitenin Francesko Toti eshte nje “monument” i futbollit boteror, Xhixhi Riva, njeriu qe me golat e tij beri qe te dashurohen pas tij mijera tifoze dhe qe per te gjithe do te quhet ende “Rombo di Tuono”. Me “dopieten” e shenuar te dielen ndaj Parmes, Toti e ka kaluar ne klasifikimin e golashenuesve ne kampionat: 157 gola per verdhekuqin, 156 per Riven. Nje arritje kjo e kampionit te botes qe “kurorezohet” pikerisht nga legjenda Riva, i cili i “thur” elozhe fantazistit roman: “Kur nje lojtar ka talentin dhe karakteristikat e Totit, gjithcka eshte e mundur. Ne keto dy vitet e fundit, ai ka pesuar nje transformim futbollistik te jashtezakonshem si nje fantazist qe qendron prapa sulmuesve ne nje bomber. Ne rolin e ri ai eshte me afer portes kundershtare dhe per kete arsye eshte duke shenuar edhe me shume. E pergezoj per kete”, tha Riva, duke iu pergjigjur me pas pyetjes nese kapiteni verdhekuq mund te arrije ne kuoten e 200 golave ne A: “Kjo varet nga shume faktore. Para se gjithash nga forma fizike dhe nga demtimet e shumta qe e kane mbajtur disa here jashte fushes. Por, nese eshte gjithmone i fresket dhe nuk ka probleme, atehere mund te kaloje kedo. A mund te kishte shenuar me shume, nese nuk do te ishte demtuar? Kush e di? Ndoshta po. Sigurisht, ne krahasim me te nuk kam qene i favorizuar ne tre aspekte. Ne kohet kur luaja ishim ende te traumatizuar nga humbja me Korene e Veriut, ne vitin 1966 dhe te gjithe nisem te luanim per barazim 0?0, sesa per te pesuar gol. Me pas, kampionati me i shkurter, i perbere prej 30 javesh. Ne fund, demtimet, duke pare se fraktura e Vienes me la jashte per shume kohe. Por, Toti eshte nje kampion i madh”.

    Morati: “E doja Totin tek Interi, por tani enderroj Mesin”

    9 Tetor Roma e Francesko Totit eshte kundershtarja kryesore e Interit ne rrugen drejt titullit te trete radhazi. Ky eshte mendimi i Masimo Moratit. Presidenti i Interit, ka lavderuar se tepermi skuadren e Spaletit, per reagimin e bere pas humbjeve te javeve te fundit. Dhe nuk mund te rrinte pa thene ndonje “te fshehte” te se shkuares. Morati pranon se e ka menduar disa here blerjen e kapitenit verdhekuq, Francesko Toti, por ka marre nje “jo” te thate nga Franko Sensi. I qete per “punet e shtepise”, Morati e ka kaluar te dielen, duke iu gezuar Interit te “abonuar” ne krye te renditjes, por edhe duke pare pasdite ndeshjen Barcelona?Atletiko Madrid, duke shijuar Lionel Mesin, endrren e tij te madhe...

    ? President, pas fitores se paster te Romes ne Parma dhe barazimit es Fiorentines dhe Juventusit, ke shihni si konkurrenten kryesore te Interit per titullin?

    ? Do te thoja Roma, sepse ka reaguar mire pas humbjeve me ne dhe Mancester Junaitedin. Eshte nje skuader e madhe.

    ? Me dopieten e se dieles, Toti ka arritur Roberto Mancinin ne renditjen e golashenuesve te Serise A. A jeni befasuar nga golat e shumte te kapitenit te Romes?

    ? Aspak. Toti eshte nje lojtar i rralle dhe, pasi ka qene fantastik ne rolin e organizatorit, tani eshte bere nje qendersulmues i jashtezakonshem. Eshte vertet shume i mire.

    ? Keni menduar ndonjehere ta merrnit te Interi?

    ? Po, dhe madje jam perpjekur ta bej kete gje, por jam ndalur me miresjellje nga Franko Sensi. Toti zikalter, le te themi qe ka qene vetem nje ide e kendshme.

    ? Por edhe pa Totin, Interi juaj ka mundur Napolin duke treguar forcen ne pjesen e pare.

    ? Ne fakt, ne pjesen e pare luajtem shume mire; pastaj u kufizuam ne loje sepse nuk donim te rrezikonim, edhe pse ne fund e pesuam nje gol nga Soza. Pashe qe Interi nuk pesoi renie, aq me teper pas tri fitoreve te rendesishme ndaj Sampdorias, Romes e PSV?se.

    ? Merite ka edhe Mancini?

    ? Po, ne kete skuader duket karakteri dhe “dora” e tij.

    ? Pastaj eshte edhe Ibrahimovic, i cili edhe pse nuk shenoi gezoi tifozet me lojen dhe pasimet.

    ? Zlatani eshte nje yll, nje udheheqes dhe nje lojtar teper konkret. Te jete i befasishem eshte pjese e karakterit te tij. Kam pare ne televizor numrat e Mesit me Barcelonen: ne kete moment, vetem ai dhe argjentinasi mund te jene kaq spektakolare. Jane gjeja me e bukur per ata qe dashurojne futbollin.

    ? Mos po mendoni qe t’i bashkoni te dy tek Interi?

    ? (Qesh) Bashke eshte e pamundur... Por Mesi eshte nje lojtar i mrekullueshem dhe cdo skuader do ta donte ne radhet e saj.

    ? Interi tashme eshte tri pike larg Romes e Juves. Nisi arratisja?

    ? Te mos e teprojme. Sigurisht se fakti qe jemi te paret pavaresisht mungesave te rendesishme si Materaci, Vieira e Maikon eshte nje konfirmim qe skuadra ka ecur shkelqyeshem. Ky rezultat do te na jape edhe me shume force dhe pas pushimit do te rikthehemi te vendosur per te bere gjera te mira ne Itali dhe Europe.

    Krespo: Ky sezon do te jete i mrekullueshem!

    Hernan Krespo eshte i bindur se Interi i tij do te arrije te thyeje rekorde edhe kete vit, duke perseritur sezonin e shkuar. Argjentinasi beson se me skuadren qe Mancini ka ne dispozicion, e perbere nga shume alternativa, cdo gje eshte e mundur: “Mendoj se nuk kemi rivale, nese perqendrohemi dhe nese luftojme ne cdo front. Duam qe te japim me te miren dhe te pergjigjemi ne fushe. Nese trajneri me therret, atehere une do te zbatoj urdhrat e tij. Champions League? Mendoj se eshte nje kompeticion, te cilin e duam me cdo kusht, sepse mungon shume ne ambientin zikalter. Titulli? Duam te mbrojme kuroren, edhe pse do te jete e veshtire”.



    p.s: Mare nga sportekspres.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 25-12-2007 mė 17:06 Arsyeja: 10 postime ne 15 minuta
    #VamosArgentina

  2. #162
    Manchester Maska e -Alda-
    Anėtarėsuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Thekthi ala s`mbarove mor
    м'вι вυzė ėѕнтė иנė ρυтнנє, м'вι ѕнριят ėѕнтė иנė νєтмι. נαм вσтα ρα ємėя, кυя ρяαиė мєנє ѕ'נє тι.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e visari9
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    n' Prishtinė
    Postime
    809
    Micah Richards : Me pelqen tė luaj me Arsenalin

    Mbrojtėsi i Man City Micah Richards i konsideruar si e ardhmėja e futbollit Anglez u shpreh te marten pėr shtypin Anglez se synon qė njė ditė te vesh fanelen e Arsenalit .Richards vetum 19 vjeqarė , i ka bėre nje nisje te knaqshme sezonit duke qenė titullar te Man City si dhe ne ekipin e Anglisė . Nen kontrat deri ne 2010 me citin ai po negocion per zgjatjen e kontratės , por duke menduar se nje dite do te luajė pėr Arsenalin .

    top channel
    1.Arsenal
    20.Tottenham

  4. #164
    Manchester Maska e -Alda-
    Anėtarėsuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    London
    Postime
    646
    Thekthi shyqyr qe i dhe fund kithhhhhhhh
    м'вι вυzė ėѕнтė иנė ρυтнנє, м'вι ѕнριят ėѕнтė иנė νєтмι. נαм вσтα ρα ємėя, кυя ρяαиė мєנє ѕ'נє тι.

  5. #165
    Ibracadabra! Maska e Besarb
    Anėtarėsuar
    24-12-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    20

    Post Lajmet me te reja ne Futboll

    IBRAHIMOVIĒ: INTERI ĖSHTĖ SKUADRA MĖ E FORTĖ NĖ ITALI

    e hėnė . 24 dhjetor 2007

    Edhe pse Milan ėshtė kampion aktual i Evropės dhe botės, ajo nuk ėshtė skuadra mė e fortė nė Itali. Kėto fjalė i ka thėnė ylli i Interit, Zlatan Ibrahimoviē, pas derbit qė Inter e fitoi dje ndaj Milanos me rezultat 2:1.
    Sipas Ibrės, qė asistoi nė golin e barazimit tė shėnuar nga Cruz, Milano do ta ketė vėshtirė tė pėrfundojė edhe nė mesin e katėr skuadrave tė para, pasi aty janė Roma, Juventus dhe Fiorentina qė aktualisht janė ekipe shumė mė tė mira se rossonerėt.


    INTERI E FITON DERBIN E "MADONNINAS" NDAJ MILANO-s, ROMA DHE JUVENTUSI E NDJEKIN PAS LIDERIN E TABEL

    e hėnė . 24 dhjetor 2007

    Inter e ka fituar duelin e dy gjigantėve tė futbollit italian nė ndeshjen kryesor tė javės sė 17-tė nė Serie A.
    Ndeshja ishte spektakulare, ndėrsa epėrsinė e parė e krijoi Milano me kėtė evrogol nė mesfushorit Andrea Pirlo nė minutėn e 18-tė.
    Shanse nuk pati kėtu portieri i Interit, braziliani Cezar. Nė minutėn e 36-tė, Julio Ricardo Cruz shfrytėzon reagimin e dobėt tė mbrojtjes kundėrshtare dhe arrin tė barazojė nė 1:1. Ishte ky goli i 10-tė i Julio Ricardo Cruz kėtė stinor. Tani argjentinasi ėshtė golashėnuesi mė i mirė i neroaxurėve, duke kaluar suedezin Ibrahimovic, i cili ka realizuar njė gol mė pak dhe nė duelin e sotėm ishte zero, ashtu si Lleite Kaka te Milano.
    Rezultatin pėrfundimtar pėr fitoren e 13-tė tė kampionit aktual dhe liderit nė tabelė e realizoi mesfushori fantastik argjentinas, Esteban Cambiasso, nė minutėn e 63-tė. Askush nuk e kishte prekur topin, por Dida nuk pa shumė, ngase ishte i mbuluar nga mbrojtėsit e vet.
    Me kėtė fitore Inter pėrfundon stinorin si kampion vjeshtor dy javė para pėrfundimit tė pjesės sė parė tė kampionatit me 7 pikė epėrsi ndaj pėrcjellės sė parė Romės. Inter ka mbledhur 25 pikė mė tepėr se Milano, qė ka tri ndeshje mė pak tė zhvilluara.
    Genoa ka shėnuar fitoren e parė pas plot 8 javė pritjeje. Skuadra e cila mund tė luftojė pėr ekzistencė e ka mposhtur Parmėn me rezultat minimal 1:0 me golin tė cilin nė minutėn e 43-tė nga penalltia e shėnoi realizuesi mė i mirė i Genoa-s, Marco Borriello.
    Juventus ka shėnuar fitore tė lehtė pėrballė Sienas me rezultat 2:0.
    Mesfushori nga Bosnja dhe Hercegovina Hasan Saliamigjiq shėnoi pėr epėrsinė e parė tė bjankonerėve nė minutėn e 32-tė.
    Me golin e tij tė 13-tė, realizuesi mė i mirė nė Serie A, francezi David Trezeguet vuri rezultatin pėrfundimtar nė minutėn e 59-tė.
    Juventus 2, Siena 0.
    Ashtu si Juventus, as skuadra e Romės nuk i ėshtė gėzuar aq shumė fitores kundėr Sampdorias pas asaj tė Interit nė derbi Madonnina. Ylli kryesor i takimit tė mbrėmshėm i zhvilluar nė Olympico ishte kapiteni i romakėve, Francesko Totti, i cili sė pari shėnoi kėtė penallti maestrale nė minutėn e 18-tė, ndėrsa pėr tė fundosur kundėrshtarin u pėrkujdes nė minutėn e fundit. Ishte ky goli i tij i 9-tė kėtė stinor.
    Roma-Sampdoria 2:0.
    Fiorentina ka shėnuar fitoren mė tė thellė nė javėn e 17-tė.
    Nė minutėn e 3-tė, mesfushori ofensiv, Ricardo Montolivo, shėnoi kėtė evrogol pėr 1:0.
    Vetėm dy minutė mė vonė, Michele Fini barazon. Mirėpo nė skenė paraqitet qė disa javė i heshturi Adrian Mutu, i cili sė pari realizon nga loja nė minutėn e 41 pėr tė rikthyer epėrsinė, ndėrsa nė sekondat e fundit tė pjesės sė parė qėllon pėr 3:1 nga penalltia.
    Pjesa e dytė rrodhi nė shenjė tė mesfushorit argjentinas Mario Santana. Vetėm dy minuta brenda pjesės sė dytė, Santana ngrit epėrsinė nė 4:1, ndėrsa 10 minuta pa pėrfunduar takimit shėnon pėr rezultatin pėrfundimtar. Fiorentina-Cagliari 5:1.


    REAL MADRIDIT I TAKOI "EL CLASICOO" E 155-tė NĖ LA LIGA

    e hėnė . 24 dhjetor 2007

    Kampionit nė fuqi, Real Madrid, i ka takuar "El Clasicco" e 155-tė me radhė pasi nė stadiumin Kamp Nou e mposhti rivalin e pėrhershėm, Barcelonėn, me rezultat minimal 1:0. Me kėtė rast Reali nė kėtė stadium ia shkaktoi humbjen e dytė Barcelonės nė 24 vjetėt e fundit nė kuadėr tė kampionatit spanjoll, si dhe e shtoi nė shtatė pikė diferencėn nė radhitjen tabelore.
    Pėr Barcelonėn, e cila nė kėtė ndeshje u paraqit pa Messin e lėnduar dhe Henryn nė bankėn rezervė, kjo ishte humbja e parė para publikut tė vet dhe ndeshja e parė pas 51-tė takimeve qė nuk shėnoi gol.
    Madrilienėt nė tėrėsi u treguan skuadėr mė e mirė duke dominuar thuajse nė ēdo pjesė tė fushės, derisa rastin e parė pėr tė shėnuar e pati lojtari mė i dalluar mbrėmė mbrojtėsi Pepe qė tentoi me kokė ta mposhtė portierin Victor Valdes.
    Nga ana tjetėr, Barēa u tregua si rival jo i denjė pėr realin, pasi mesfusha nuk funksionoi ashtu siē duhet duke ia vėshtirėsuar punėn edhe sulmit.
    Rastin e parė dhe tė vetėm nė 45-sė minutat e parė pėr balugranėt e pati Ronaldinho, por ishte portieri Iker Casillas ai qė nuk lejoi tė mposhtet.
    Dhe kur u mendua se skuadrat nė pushim do tė shkojnė me rezultat tė barabartė nė skenė u paraqit mesfushori brazilian Julio Baptista qė mbrėmė luajti nė vend tė Gutit, dhe e arsyetoi vetėn me kėtė eurogol, qė i heshti 98.787 mijė shikuesit e pranishėm nė Kam Nou.
    Ishte ky vetėm goli i parė i Baptistas nė kėtė edicion, por ndoshta mė i rėndėsishmi nė karrierėn e tij.
    Nė pjesėn e dytė vendasit e ndryshuan taktikėn e lojės duke treguar diēka mė shumė nga vlerat e tyre duke e kėrkuar barazimin me anė tė Iniestat, zėvendėsuesit Biojan Kėrkiē dhe Yaya Toures, por nga ana tjetėr shpėtuan mirė pasi madrilienėt lojėn e tyre e pėrqendruan nė kundėrsulme dhe sikur t'i shfrytėzonin disa nga to fitorja do tė ishte shumė mė bindėse.
    Marrė nė tėrėsi, Reali me plot meritė festoi fitoren nė Kamp Nou, dhe tani nė prag tė festave tė fundvitit e shtoi diferencėn nė shtatė pikė ndaj pėrcjellėsit tė parė Barcelonės, e cila mbetėt nė vendin e dytė me njė pikė mė shumė se Espanyoli qė mbrėmė nė udhėtimin bėrė skuadrės kryeqytetase, Ath. Madrid, festoi me rezultat 2:1.
    Gjithēka keē pėr vendasit filloi nga minuta e 32-tė kur sulmuesi argjentinas Ken Aguero pėr kėtė gjest josportiv ndaj David Garcias me tė drejtė u ndėshkua me karton tė kuq.
    Ėshtė kjo ndeshja e pestė me radhė pėr Atleticon qė futbollistėt e saj ndėshkohen me kartona tė kuq.
    Megjithėse me njė lojtar mė pak nė fushė, tetė minuta mė pas mesfushori portugez i transferuar kėtė edicion nga Benfica, fjala ėshtė pėr Sabrosa Simaon me kėtė gol tė bukur nga gjuajtja e lirė e kaloi ekipin e tij nė epėrsi.
    Mirėpo shtatė minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė rezultati u barazua nė 1:1, me kėtė gol karakteristik tė shėnuar nga kapiteni Raul Tamudo.
    Punėt pėr Atleticon u vėshtirėsuan edhe mė shumė nė minutėn e 55-tė kur alo-mbrojtėsi Manuel Pernia u ndėshkua me kartonin e dytė tė verdhė.
    Me dy futbollistė mė shumė nė fushė mysafirėt nga Barcelona e patėn gjithēka mė tė lehtė, derisa pesė minuta para fudnit tė takimit sulmuesi mė i rrezikshėm Luis Garcia me kėtė gol tė shėnuar e vulosi fitoren e nėntė tė Espanjollit qė e ngrit kėtė ekip nė vendin e tretė nė tabelė, derisa Atletico zbret nė vendin e pestė me dy pikė mė pak se Espanjolli dhe njė mė pak se Villarreali.
    Fitoren mė bindėse nė kėtė xhiro e regjistroi Sevilla, e cila nė Sanches Pizuajin e mposhti Recreativo Huelvan me rezultat 4:1.
    Reprezentuesi nga Mali, Federic Kanoute nė minutėn e 26-tė e shfrytėzoi mundėsinė e parė dhe e kaloi ekipin andaluzian nė epėrsi.
    Me kėtė rezultat skuadrat shkuan nė pushim.
    Katėr minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė Ezequiel Garay e barazoi rezultatin nė 1:1 dhe u mendua se nė vazhdim Racingu do tė jetė skuadėr shumė mė e rrezikshme, por hyrja nė lojė e sulmuesit uruguaian Ernesto Chevanton ndryshoi gjithė rrjedhėn e takimit.
    Dy minuta pas inkuadrimit nė lojė ish-anėtėri i Lecces Chevanton e riktheu epėrsinė e Sevillės.
    Racing nga minuta e 80-tė mbeti pa realizatorin e golit tė vetėm Garay-n, i cili u ndėshkua me kartonin e dytė tė verdhė, dhe epėrsinė e njė lojtari nė fushė vendasit e shfrytėzuan pėr tė shėnuar edhe dy herė.
    Fillimisht Jesus Navas nė minutėn e 85-tė, derisa Adriano me kėtė gol tė shėnuar nė minutėn e fundit e vendosi rezultatin pėrfundimtar, Sevilla 4 Racing Santander 0.


    LOW: ITALIA DHE FRANCA, PRETENDENTĖT KRYESORĖ PĖR TITULLIN E KAMPIONATIT EVROPIAN 2008

    e hėnė . 24 dhjetor 2007

    Selektori i kombėtares gjermane nė futboll, Joakhim Low, beson se Italia dhe Franca janė dy kombėtaret favorite pėr ta fituar titullin e kampionatit evropian nė futboll qė vitin e ardhshėm mbahet nė Zvicėr dhe Austri. Low mė tej ka shtuar se nga plani i dytė i sheh edhe Spanjėn dhe Portugalinė favorite derisa pėr Gjermaninė mendon se kėtė evropian nuk do tė jetė nė mesin e kombėtareve favorite, pasi kombėtaret e lartpėrmendura kanė mė shumė eksperiencė.
    Kėto fjalė njeriu i parė i pancerėve i ka thėnė pėr tė pėrditshmen gjermane, "Kicker".
    Unė nuk e shoh Gjermaninė si pretendonte kryesore. Kėtė e bazoj nė faktin se nė dhjetė vitet e fundit nė maje tė klasifikimit janė Italia dhe Franca, por kėtu nuk duhet pėrjashtuar edhe Spanjėn dhe Portugalinė ka thėnė Low.


    ĖNDRRA E RADHĖS E JUVENTUSIT QUHET RODRIGO PALACIO

    e hėnė . 24 dhjetor 2007


    Juventus e ka kuptuar se pėr ta ndėrtuar njė skuadėr tė fortė sikur qė ishte para calciopolit, duhet sjellė nė Torino disa nga emrat mė tė mėdhenj aktualisht nė futbollin modern. Pasi e ka pėrfunduar thuajse punėn me holandezin Rafael Van Der Vaart, Zonja e Vjetėr kėrkon shėrbimet e mesfushorit tjetėr ofensiv 25-vjeēarit Rodrigo Palcio, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Boca Juniorsit.
    Mediat nė Argjentinė raportojnė se nė kohėn kur nė krye tė bjankonerėve ishte Luciano Moggi Juve veē kishte nėnshkruar njė para-kontratė me Palacion, i cili pas dėshtimit nė finale tė kupės botėrore me ē' rast skuadra e tij Boca pėsoi nga Milano me rezultat 4:2, ėshtė i interesuar tė largohet nga Boca Juniors.



    COLINA MBROHET NĖN SIGURIMIN E POLICISĖ

    e hėnė . 24 dhjetor 2007

    Shefi i gjyqtarėve nė Itali, Pierluigi Colina, prej sot ka filluar tė mbrohet nga policia, pasi nė javėt e fundit ai ka marrė disa letra kėrcėnuese nė adresėn e tij.
    Sipas mediave italiane, ish referi mė i mirė i futbollit nė botė, Colina do tė jetė nėn mbrojtje tė vazhdueshme nga policia e regjionit Toskan, ku edhe jeton momentalisht 47 vjeēari qė njihej pėr imazhin e tij pa flokė dhe me karakter tė hekurt.
    Ndeshjen e fundit jashtė shtetit Colina e kishte referuar nė Japoni dhe Korenė Jugore, saktėsisht finalen e kampionatit botėror tė futbollit nė vitin 2002, tė zhvilluar mes Brazilit dhe Gjermanisė.


    SOT NĖ NYON ĖSHTĖ HEDHUR SHORTI PĖR FAZĖN E DYTĖ TĖ GARAVE NĖ LIGĖN E KAMPIONĖVE DHE KUPĖN E UEFA-s

    Kampioni aktual i Evropės, Milano, nė 1/8 e finales pėr kundėrshtarė do ta ketė skuadrėn atraktive Arsenalin e Londrės, me tė cilėn do tė pėrballet nė dy ndeshjet e fazės nok-aut. Kjo u mėsua sot pas hedhjes sė shortit pėr fazėn e dytė tė garave nė ligėn mė prestigjioze evropiane nė futboll, Ligėn e Kampionėve.
    Nuk ėshtė vetėm ky dueli i skuadrave anglo-italiane, pasi edhe njė sfidė tjetėr mes skuadrave tė kėtyre dy shteteve pritet tė jetė shumė interesante
    Takohen nėn-kampioni i Evropės Liverpooli dhe kampioni i Italisė Interit.
    Nė ndeshjet e tjera tė kėsaj faze takohen edhe kėto skuadra:
    Celtic-Barcelona, Lyon-Manchester United, Schalke-Porto, Roma-Real Madrid, Olympiacos-Chelsea dhe Fenerbahce-Sevilla.
    Ndeshjet e para tė kėsaj faze zhvillohen me 20 dhe 21 shkurt tė vitit 2008, derisa ato tė kthimit dy javė mė vonė, me pėrjashtim tė takimit Inter-Liverpool ndeshje kjo e cila do tė zhvillohet njė javė mė herėt pėr faktin se nė atė stadium do tė zhvillohet edhe ndeshja mes Milanos dhe Arsenalit.
    Ndėrkohė dy orė mė pas nė tė njėjtin vend ėshtė hedhur edhe shorti pėr fazėn e dytė tė garave, apo 1/16 e garave nė Kupėn e UEFA-s Nė kėtė fazė tė garave do tė takohen kėto skuadra:
    Aberdeen-Bayern Munchen, AEK-Getafe, Bolton-Ath.Madrid, Zenit St Petersburg-Villarreal, Galatasaray-BayerLeverkusen, Anderlecht-Bordeaux, Brann-Everton, Zurich-Hamburg, Rangers-Panathinaikos, PSV Eindhoven-Helsinborg, SlaviaPragė-Tottenham, Sporting-Basel, WerderBremen- Braga, Benfica-Nurnberg dhe OlympiqueMarseille-Sparkat Moskė.
    Ndeshjet e para tė kėsaj faze do tė zhvillohen mė 13 ose 14 shkurt, derisa ato tė kthimit njė javė mė vonė.

  6. #166
    Ibracadabra! Maska e Besarb
    Anėtarėsuar
    24-12-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    20
    Mendoj se edhe ju keni ndonje lajme te ri per te postuar!

  7. #167
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shuster: Nuk flas pėr titullin

    Ndonėse fitorja e Realit tė Madridit ndaj Barcelonės nė "Kamp Nou" i ka shkėputur madrilenėt 7 pikė ndaj ndjekėsve, trajneri Shuster mendon se ėshtė ende herėt pėr tė folur rreth titullit kampion. "Unė i shoh gjėrat hap pas hapi, jo ēfarė mund tė ndodhė pas dy ndeshjeve. Ne po aplikojmė futbollin qė na lejon tė fitojmė. Jemi nė njė situatė tė favorshme, por titujt fitohen nė fund tė sezonit, pikėrisht aty ku dėshirojmė tė paraqitemi nė njė situatė sa mė tė mirė tė mundshme", u shpreh Shuster.

    Milan, gati pėr blerjen e Frei

    Rinovimi i Milanit do tė fillojė nga porta. Gabimi i Didės nė derbin me Interin i ka kushtuar shtrenjtė portierit brazilian, i cili mund ta shohė veten nė pankinė qė nė pjesėn e dytė tė sezonit. Objektivi kryesor i kuqezinjve ėshtė gardiani i Fiorentinės, 27-vjeēari Sebastian Frei, i cili shihet nga tė gjithė si njė prej portierėve mė tė mirė nė qarkullim. Milani duket se ėshtė gati tė paguajė 15 milionė eurot e kėrkuara nga Fiorentina, ndėrsa i ofron lojtarit 3 milionė euro nė sezon.
    Sui generis

  8. #168
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mediat kundėr Rajkard e Dinjos

    Trajneri i Barcelonės, Frenk Rajkard, dhe mesfushori Ronaldinjo janė vėnė nė qendėr tė sulmeve mediatike, pas humbjes 1-0 nė sfidėn "klasike" kundėr Realit tė Madridit. Katalanėt kanė luajtur pa besim dhe mungesa e ideve ishte e dukshme, duke mos mundur tė reagojnė pas golit tė Baptistės. "Kėmbėngulja e Rajkard pėr t‘u besuar gjithmonė emrave tė mėdhenj penalizoi Barēėn", shkruante "As". Ndėrsa "Sport" citonte: "Ky ėshtė Ronaldinjo i vitit 2007: mundohet, por nuk arrin tė bėjė asgjė".

    Liverpuli, sėrish drejt shitjes?

    Pronarėt amerikanė, Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet, mund tė vendosin tė shesin Liverpulin pas vetėm 12 muajsh. Problemet kanė lindur prej vėshtirėsive tė hasura nga borxhet e klubit pas blerjes, qė nuk kanė mundur t‘i minimizojnė. Gjithashtu, premtimi pėr njė stadium tė ri shumė tė shtrenjtė (me kosto 300 milionė paund) dhe krisja me trajnerin Rafa Benitez (i adhuruar nga tifozėt) kanė bėrė qė Hiks dhe Xhilet tė mendojnė largimin, qoftė ky i pjesshėm: pra duke shitur rreth 50 pėr qind tė aksioneve.
    Sui generis

  9. #169
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Interi, skuadra pa defekte nė vitin 2007

    Duke vėzhguar shifrat e Interit, bindesh gjithmonė e mė shumė se skuadra e Roberto Manēinit nuk ka pika tė dobėta. Nė vitin kalendarik 2007, zikaltrit kanė fituar 28 nga 37 ndeshjet e zhvilluara (duke iu referuar sfidave tė zhvilluara nė Serinė A). Nė kėtė periudhė, Interi ka humbur vetėm 1 herė, nė "San Siro" kundėr Romės, kur mendonte qė tė festonte pėrpara kohe titullin kampion (mė datė 18 prill). 92 pikėt e grumbulluara janė tė paarritshme pėr kundėrshtarėt: Roma, skuadra e etiketuar nga tė gjithė si rivalja e denjė, ka grumbulluar vetėm 70 pikė. Me kėto llogari tė thjeshta, skuadra e Spaletit ka humbur nė ēdo muaj 2 pikė nė krahasim me Interin. Fiorentina ka mbledhur vetėm 68 pikė nė vitin kalendarik, Milani vetėm 59, ndėrkohė qė Juventusi gjendej nė Serinė B. Me kėtė ecuri, arritja e kuotės sė 100 pikėve nga zikaltrit nė kampionat nuk duket tabu.
    Sui generis

  10. #170
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bekham: Kapelo, trajneri ideal pėr ne

    Mesfushori mendon se federata ka bėrė zgjedhjen mė tė mirė, duke punėsuar italianin

    "Kapelo ėshtė lloji i trajnerit qė tė gjithė futbollistėt dėshirojnė tė kenė. Ai do tė bėjė gjėra tė mėdha pėr Anglinė". Nė prag tė festės sė ndėrrimit tė viteve tė gjithė bėhen mė tė mirė: ky ėshtė edhe rasti i mesfushorit Devid Bekham, qė nė mėnyrė publike i ka thurur elozhe trajnerit tė ri tė "Tre Luanėve". Mesfushori duket se i ka hedhur pas krahėve problemet e pėrpara njė viti me "Don Fabion", nė periudhėn kur tė dy ishin te Reali i Madridit. Nė atė kohė, tekniku italian nuk hezitoi qė tė linte jashtė skuadrės futbollistin anglez, qė vetėm pak ditė mė vonė vendosi tė firmoste pėr L.A. Galaksi nė kampionatin amerikan, duke i dhėnė fund aventurės nė kryeqytetin spanjoll (nga ku u largua nė fund tė sezonit). Por, nė fazėn finale tė kampionatit, Bekham u grumbullua sėrish me Realin, madje duke dhėnė njė kontribut tė vyer pėr skuadrėn, qė e drejtuar nga Kapelo, arriti tė fitonte titullin kampion tė Primera Ligas.

    Nė Angli, punėsimi i Kapelos ka ndezur njė debat mjaft tė fortė: tė gjithė kanė ngritur pyetjen se si do tė sillet trajneri me ikonėn e futbollit britanik. Drejtuesi i ri i stolit ka bėrė tė ditur se nėse Bekham do ta meritojė vendin nė skuadėr, ai nuk do tė ngurrojė ta thėrrasė, ndėrsa lojtari ėshtė pėrgjigjur me njė intervistė tė dhėnė pėr BBC. "Shpresoj tė jem nė planet e tij, Fabio ėshtė njė prej trajnerėve tė adhuruar nga lojtarėt. Tė gjithė do tė dėshironin qė ai t‘i stėrviste". "Spice Boy" ka folur edhe pėr marrėdhėniet e vėshtira nė Spanjė: "Marrėdhėniet tona kanė pasur ulje dhe ngritje. Megjithatė, ai mė futi sėrish nė skuadėr, besoi tek unė dhe mė aktivizoi nė shumė ndeshje". Nė fund tė sezonit tė kaluar, tė dy janė larguar nga Reali, pasi rikthyen titullin nė "Santiago Bernabeu". "Kapelo mė lejoi qė tė pėrjetoja njė fundsezoni tė mrekullueshėm. Kur e larguan nga drejtimi i skuadrės mė erdhi vėrtet keq. Ai ndryshoi klubin, ndryshoi futbollistėt dhe u dha tifozėve atė qė meritonin: njė titull". Tashmė tė dy mund tė punojnė pėrsėri me njėri-tjetrin. Tė paktėn kėtė shpreson Bekham, qė momentalisht numėron 99 pėrfaqėsime me kombėtaren. Data 6 shkurt ėshtė shansi pėr tė arritur kuotėn 100, nė miqėsoren kundėr Zvicrės. "Mendoj se federata bėri diēka tė shkėlqyer duke e punėsuar. Tė gjithė dėshirojnė qė t‘i drejtojė njė person, i cili di tė fitojė dhe ėshtė karizmatik. Gjatė karrierės sė tij Kapelo ka arritur suksese dhe ka fituar respekt, kjo nuk mund tė vihet nė diskutim".
    Sui generis

Faqja 17 prej 20 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •