Lotito: Kalderon me tha se meritonim tri pike!
5 Tetor Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, u shpreh i kenaqur per barazimin e skuadres se tij 2?2 perballe Realit te Madridit dhe gjithashtu pergezoi Goran Pandevin, autorin e dy golave per skuadren italiane. “Jam shume i kenaqur sepse skuadra zhvilloi nje ndeshje te madhe. Mendoj se edhe tifozet duhet te jene te kenaqur. Luanim perballe nje skuadre te madhe dhe ky eshte nje fakt shume i rendesishem. Ishte nje ndeshje e hapur, te dyja skuadrat krijuan shume raste per gol, por mendoj se Lacio u tregua me e rrezikshme”. I pyetur per sulmuesin maqedonas dhe protagonistin me te adh te takimit, Goran Pandev, Lotito tha: “E pashe ne forme te shkelqyer. Te gjithe zhviilluan nje ndeshje te madhe, edhe pse perballe ishte Reali. Kemi lojtaret te rinj, shume te talentuar, por te cilet luajten pa frike kunder nje prej skuadrave me te medha te Europes. Besoj se e meritonim fitoren, kete ma tha edhe presidenti i Realit, Ramon Kalderon. Ndihem te kenaqur dhe shume te vleresuar, sepse arritem te ngrinim lart emrin e Lacios. Dhame nje imazh shume te mire perballe 65 000 tifozeve, te cilet na mbeshteten ne cdo moment. I falenderoj sepse fale entuziazmit te krijuar nga ata, skuadra arriti te barazonte dy here avantazhin e krijuar nga Reali”. Per sa i perket polemikave me nje pjese te tifozeve, te cilet kerkojne largimin e Lotitos nga presidenca e Lacios, ky i fundit u pergjigj: “Tifozeve qe vazhdojne te me ofendojne ne te gjitha ndeshjet, i them se une nuk do ta le asnjehere Lacion. Ndihem krenar dhe i kenaqur per punen qe po bej, dhe ju siguroj se do te vazhdoj keshtu edhe ne vitet e ardhshme”.
Krijoni Kontakt