Close
Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 194
  1. #91
    Njė pijanec godet Fergusonin: "Mė fal, s'e pashė qė ishe ti"
    Njė pijanec anglez ka pranuar se ka goditur me grusht nė bark Sėr Aleks Fergusonin dhe me kokė njė polic. 43-vjeēari Kevin Reinolds u gjykua fajtor pėr sulmin ndaj trajnerit tė Manēester Junaitedit jashtė njė stacioni treni para se tė sulmonte policin dhe ta ofendonte me fjalė raciste. I akuzuari doli nė gjykatėn e Londrės dhe u paralajmėrua se mund tė burgosej pėr veprimet qė kishte bėrė. Sulmi ndodhi tė hėnėn nė orėn 4 tė pasdites kur Sėr Aleks po priste shoferin e tij jashtė stacionit tė trenit nė qendėr tė Londrės. Personi nė fjalė, qė tani ėshtė i pastrehė, iu afrua Fergusonit, i cili nė fillim kujtoi se ishte njė lypės qė donte para. Por Reinoldsi e goditi Fergin nė stomak, duke i shkaktuar dhembje. Por gjykata u befasua kur mori vesh se ai kishte thėnė mė pas: "Mė fal Fergi, nuk e pashė qė ishe ti". Dhe mė pas bėriti: "Fergi, Fergi, qepe gojėn", duke kujtuar njė thėnie tė zakonshme tė futbollit nė Skoci. Menjėherė u afrua njė punonjės policie dhe Sėr Aleks i tregoi se kush e kishte sulmuar. Dhe ndėrsa po pėrpiqej qė ta kapte personin, ai u godit nė fytyrė dhe u ofendua. Flitet qė Sėr Aleks mbeti i shtangur nga sulmi, por nuk pati nevojė pėr ndonjė kurim tė azjgatur pas goditjes. Avokatja e tė pandehurit pranoi nė sallėn e gjyqit qė klienti i saj kishte menduar nė fillim se kishte parė dikė qė i ngjante Fergusonit, por jo qė ishte vetė trajneri i Manēester Junaitedit. Ajo shtoi gjithashtu se Reinoldsi po bėnte shaka em Fergusonin dhe nuk kishte asnjė qėllim qė t'i bėnte keq. Por gjykatėsja e ēėshtja u pėrgjegj: "Nuk e di qė Sėr Aleks Fergusoni ta ketė marrė si shaka atė qė ndodhi". Gjithsesi, ajo vendosi qė nuk kishte akuza tė mjaftueshme pėr ta dėnuar tė akuzuarin me gjashtė muaj burgim pėr agresion.

  2. #92
    Tevez: "Djajtė" do tė kthehen
    Karlos Tevez ka premtuar se Manēester Junaitedi do tė bėjė kthesėn e sezonit tė shtunėn kundėr Evertonit. Sulmuesi argjentinas ka parė se si skuadra e tij e re ka hasur vėshtirėsi pėr tė dalė nė lojėn e saj. Edhe golat kanė qenė njė problem deri tani, pasi "Djajtė" kanė shėnuar vetėm tri herė nė pesė ndeshje. Prandaj Tevezi kėrkon me ngulm qė tė rikthejė Junaitedin nė rrugėn pėr titull. Ai tha: "Mė duhet tė bėhem mė i fortė fizikisht dhe qė tani e tutje dua tė jem pjesė e kėsaj skuadre tė madhe. Pasi tė jem pėrshtatur plotėsisht shpresoj qė tė filloj tė luaj ashtu si kam bėrė sezonin e kaluar dhe tė ndihmoj skuadrėn qė tė arrijė suksese". Nė takimin e radhės, Tevez mund tė gjejė nė sulm Uejn Runin, nėse kthehet nė kohė rekord nga dėmtimi. Dhe Tevez mezi po pret qė tė luajė mė nė fund pėrkrah sulmuesit tė Anglisė, me tė cilin beson se mund tė formojė njė dyshe vdekjeprurėse". Ai shtoi: "Nuk mendoj se jemi shumė tė ngjashėm, kur tė zbresim tė dy nė fushė, njėri mund tė luaj pak mė i tėrhequr se tjetri, ose anasjelltas. Gjithsesi mund tė luajmė bashkė. Do tė jetė njė pėrvojė shumė e bukur tė luaj pėrkrah Runit, jam shumė i emocionuar pėr kėtė mundėsi". Tevez momentalisht ka njė kontratė huazimi dyvjeēare te Junaitedi nga kompania MSI, por nuk ėshtė penduar qė ndėrroi Uest Hamin me Junaitedin. Ai shtoi: "Kam mbėrritur nė klubin mė tė mirė nė botė, ku luajnė lojtarėt mė tė mirė nė botė. Dhe jam shumė i kėnaqur qė punoj me njė trajner tė madh si Sėr Aleks, i cili mė mbėshtet gjithmonė"

  3. #93
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sherr ne ndeshjen Portugali-Serbi, Skolari grushta nje serbi

    Skena te shemtuara ne fund te ndeshjes Portugali- Serbi, te vlefshem per kualifikimin ne Euro 2008, dhe qe ka perfunduar me rezultatin1-1. Ne fund te ndeshjes trajneri portugez u gjend duke sulmuar mbrojtesin serb Ivica Dragutinovic, nje gjest per te cilin Uefa ka hapur hetim. “ Fajin e ka arbitri. Goli i Serbise ishte 2 metra jashte loje dhe ai nuk e anulloi. Markus Merk demton gjithnje Portugaline. Ajo qe bera ishte vetem per te mbrojtur Quaresma, qe po merte shume goditje” tha Skolari.
    Sui generis

  4. #94
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Foto Reth Lajmit Siper


    Sui generis

  5. #95
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464


    Sui generis

  6. #96
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464


    Vertet nuk i ngjan nje trajneri te nivelit te tij nje gjesti i tille
    Sui generis

  7. #97
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kaka pushon nė udhėtimin pėr tek Siena

    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, duket se do ta pėrmbysė skuadrėn e tij gjatė vizitės tek ekipi i Sienės, me Kaka-nė i cili do tė jetė njė nga tre lojtarėt qė pritet ta ngrohin stolin, nė stadiumin Artemio Franchi.
    Ancelotti duket se do t’i pushojė Kaka-nė, Pirlon dhe Oddon, gjatė vizitės qė ia bėn Sienės, kėtė fundjavė.

    Me tre tė lodhurit, pas ndeshjeve me kombėtaret e tyre, menaxheri ka vendosur tė mos rrezikojė kundėr Sienės, andaj ata mund tė pushojnė pėr takimin e javės sė ardhshme nė kuadėr tė Ligės sė Kampionėve, me Benfican.

    Siena nuk ka marrė asnjė pikė nga dy ndeshjet e para dhe duket se ėshtė nė njė gjendje jo tė mirė. Ish- ekipi i Erjon Bogdanit, vitin e kaluar, pėrfundoi nė vendin e 15-tė, duke rrezikuar tė binte nga liga, derisa kėtė herė ėshtė nė mesin e favoritėve pėr tė rėnė nė Serie B.

    Me Oddon jashtė fushe, linja e fundit me siguri do tė pėrbėhet nga Bonera, Nesta, Kaladze dhe Jankulovski, derisa Gattuso, Emerson, Brocchi dhe Seedorf do tė marshojnė nė mesfushė. Inzaghi dhe sulmuesi i kritikuar, Gilardino, do tė duhej tė nisnin lojėn nė sulm.

    Vitin e kaluar, tė dy ekipet barazuan nė San Siro dhe Milan triumfoi me njė gol tė vetėm nė Siena, nė njė fitore dramatike nė udhėtim, 4-3.
    Sui generis

  8. #98
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Franca, shaka tė hidhur Italisė!

    14 Shtator Pėr kampionėt e botės ishte shumė e rėndėsishme fitorja nė Ukrainė, pėr tė mbajtur gjallė shpresat pėr kualifikim. Gjithēka erdhi nė momentin e duhur, por fitorja e Skocisė nė Francė sfumoi pak gėzimin e asaj fitoreje tė bukur nė Kiev. Humbja e "gjelave" nė fushėn e tyre, vėshtirėson kualifikimin e Italisė pėr nė Europianin e Austri?Zvicėr 2008. Megjithatė, situata nė Grupin B i lė tė qetė "axurrėt". Skocia me 21 pikė, renditet nė vend tė parė, ndėrsa Italia renditet e dyta me 20 pikė dhe Franca ka mbetur e treta nė kuotėn e 19 pikėve. Skuadra e Francės i ka pėrfunduar ndeshjet direkte me rivalėt e mėdhenj tė grupit dhe duket se kualifikimi pėr ta ėshtė shumė afėr. Nė anėn tjetėr, nė dy ndeshjet e ardhshme Italia do tė ndeshet me Gjeorgjinė dhe Ishujt Faroe, ndėrsa Skocia do tė pėrballet me Ukrainėn dhe Gjeorgjinė. Sfida mė e rėndėsishme e Grupit B dhe ajo qė do tė zgjidhė shumė mistere, ėshtė Skoci-Itali e cila do tė zhvillohet nė 17 nėntorė nė Glasgou dhe me shumė mundėsi, njėra prej kėtyre dy skuadrave do tė kualifikohet pėr nė fazėn finale tė Europianit. Ndėrsa pėr Francėn, tre fitore radhazi do t'i siguronte vendin e parė nė grup dhe do tė pėrjashtonte ēdo surprizė tė pakėndshme.
    Sui generis

  9. #99
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Donadoni: Asgjė nuk ka pėrfunduar!


    14 Shtator Pas fitores tė vėshtirė nė Ukrainė, trajneri i kombėtares italiane, Roberto Donadoni, ėshtė shprehur shumė i lumtur pėr tri pikėt e marrė nė fushėn e vėshtirė tė Ukrainės, tė cilat e rendisin skuadrėn "axurre" nė vendin e dytė nė grup, njė pikė prapa Skocisė. "Kemi vuajtur, por nė fund arritėm tė fitonim. Ukraina zhvilloi njė ndeshje tė mirė deri nė fund, por ne u treguam tė zgjuar dhe shumė tė fortė nė mbrojtje. Jam shumė i kėnaqur pėr fitoren e arritur dhe mė duhet tė falnderoj tė gjithė lojtarėt pėr atė qė dhanė nė fushėn e lojės". I pyetur pėr lėnien nė tribunė tė Aleks del Pieros. tekniku i Italisė tha: "Aleksi shpenzoi shumė kundėr Francės dhe kishte nevojė pėr forca tė reja. Me tė nuk kam asgjė personale dhe kėtė mund t'ua sigurojė edhe vetė lojtari. Vendimi i marrė ishte thjesht teknik, edhe pse ndonjėherė ėshtė shumė e vėshtirė tė pranosh vendime tė tilla".

    Gjeorgjia ? Roberto Donadoni shprehet i kėnaqur me paraqiten e skuadrės sė tij, sidomos nė njė ndeshje jashtė fushe dhe kundėr njė skuadre tė vėshtirė pėr t'u mundur. Megjithatė, pas fitores surprizė tė Skocisė nė Francė, gjithēka ėshtė bėrė e vėshtirė dhe emocionuese, nė njė grup ku rivaliteti ėshtė shumė i madh. Kėtė e konfirmon edhe vetė Donadoni, i cili shprehet se Italia do tė ketė akoma shumė punė pėr tė bėrė nė ndeshjet e ardhshme. "Nuk ndryshon asgjė me fitoren e Skocisė. Jemi tė gjithė aty. Vetėm Ukraina ėshtė larguar pak dhe ėshtė e detyruar qė nė katėr ndeshjet e ardhshme tė arrijė katėr fitore. Por ne duhet tė bėjmė gjithmonė llogaritė tona dhe tė shohim gjendjen tonė. Nėse ne triumfojmė nė sfidat e ardhshme, atėherė asnjė nuk do tė na pengojė tė arrijmė kualifikimin. Ndeshja e radhės kundėr Gjeorgjisė do tė jetė shumė e rėndėsishme pėr ne dhe nuk na lejohet asnjė gabim. Luajmė nė fushėn tonė dhe shpresojmė qė tė vazhdojmė kėshtu".

    Kualifikimi ? Grupi i "ferrit". Kėshtu e ka cilėsuar Donadoni nė fillim tė aventurės sė tij me "axurrėt". "E dinim qė nė fillim qė ēėshtja e kualifikimit do tė ishte shumė e vėshtirė, fitorja e Skocisė nė Francė e konfirmon kėtė. Eshtė njė grup shumė i ekuilibruar dhe qė do tė vendoset vetėm nė ndeshjet e fundit".

    Di Natale - Asnjė nuk e priste dhe asnjė nuk e imagjinonte qė Alberto di Natale do tė bėhej shpėtimtari i Italisė nė Ukrainėn e largėt. Nuk ishte Luka Toni, as Filipo Inzagi dhe as Aleks del Piero, por ishte pikėrisht sulmuesi i Udinezes, i cili me dy golat e shėnuar, arriti t'i jepte njė fitore shumė tė rėndėsishme kampionėve tė botės. Duket qartė se zgjedhja e bėrė nga Donadoni ka rezultuar shumė pozitive. "Jam shumė i kėnaqur me tė gjithė skuadrėn, por sidomos me Di Natalen, i cili ka shėnuar dopjetėn mė tė rėndėsishme pėr Italinė dhe karrierėn e tij. Tė gjithė bėnė njė punė shumė tė mirė dhe pėr kėtė nuk mund tė veēoj asnjė. Megjithatė, asgjė nuk ka pėrfunduar dhe duhet tė tregohemi tė kujdesshėm. Ndeshja me Ukrainėn ka pėrfunduar, tani duhet tė shohim sfidat e ardhshme, tė cilat do tė jenė edhe mė tė vėshtira".
    Sui generis

  10. #100
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Messi i dyshimtė pėr takimin me Osasunan

    Super talenti argjentinas, Lionel Messi, ėshtė i dyshimtė pėr udhėtimin e Barcelonas qė do tė luajė nė fushėn e Osasunas, tė dielėn, pasi qė ėshtė rikthyer nga kombėtarja argjentinase, me lėndim tė pėsuar.

    Messi luajti pėr Argjentinėn nė miqėsoren kundėr Australisė, nė Melbourne, dhe ėshtė kthyer nė Camp Nou, me ijė tė tėrhequr.

    Gjatė trajnimit tė parė tė Barēas sot nė mėngjes, Messi ka ushtruar ndaras nga pjesa tjetėr e skuadrės, derisa pėrpiqet tė eliminojė problemin.

    Messi ėshtė shoqėruar edhe nga Dos Santos, i cili po ashtu ėshtė kthyer i lodhur nga ndeshja e Meksikės kundėr Brazilit
    Sui generis

Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •