Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 54
  1. #11
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385

    Parlamenti i Kafsheve te Egra!

    Le ta vazhdojme historine e Parlamentareve dhe qeveritareve tane te dashur. Para tre ditesh gazetat u mbushen me kryetitullin: Arrestohet i afermi i Ministrit te Mjedisit, per zjarrvenie ne pyjet e Radhimes. Po kesaj cfare ti themi? Te qe i afermi i Ministrit te Energjitikes apo Financave edhe falej. Por i afermi i Lufter Xhuvelit, qe eshte i ngarkuar per mbrojtjen e pyjeve dhe ambientit qe eshte specialist dhe ka graden profesor ne kete fushe. Ja pra ky eshte PARLAMENTI YNE qe eshte bere si kopesht Zoologjik, ku parlamentaret tane u ngjajne kafsheve te egra. Ja dhe artikulli:

    "Autorë të zjarrvënies janë edhe njerëzit e afërm të zyrtarëve të lartë dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Njëri prej tyre është kushëriri i dytë i ministrit të Mjedisit Lufter Xhuveli, i cili është në krye të institucionit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit. Burimet zyrtare të policisë së Vlorës bënë të ditur se dy ditë më parë kanë ndaluar dhe më pas kanë arrestuar shtetasin Memush Xhuveli, i akuzuar për zjarrvënie në zonat bregdetare të Tragjasit dhe Radhimës bashkë me disa shtetas të tjerë. Sipas tyre, janë ndaluar në kushtet e flagrancës për zjarrin e vënë në zonën e Tragjasit, si pasojë e të cilit u shkrumbuan rreth 14 hektarë kullota, shtetasit Gjikë Gërpaci dhe Memush Xhuveli. Ata janë arrestuar në kushtet e flagrancës teksa po vinin zjarr në kullotat në rrethinat e fshatit Tragjas. Zjarri i vënë rreth orës 11.00 të paradites është përhapur me shpejtësi, ndërsa ka shkrumbuar rreth 14 hektarë kullota. Dy zjarrvënësit, barinj në këtë fshat, janë kapur në kushtet e flagrancës, pikërisht duke vendosur të tjera zjarre në rrethina. Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke shuar flakët dhe duke evituar që zjarri t’u afrohej banesave apo zonës së populluar të fshatit. Së bashku me zjarrfikësen, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca policie, pasi kohët e fundit kjo zonë është përfshirë nga zjarre të shumta pikërisht pasi janë ulur në mënyrë të ndjeshme temperaturat. Pas kontrolleve në zone, ata kanë pikasur dy barinjtë, teksa kishin vënë flakën. Të dy janë prangosur menjëherë, ndërsa pas marrjes së gjeneraliteteve të bëra publike nga policia ka rezultuar se njëri prej tyre, pikërisht Memush Xhuveli, është kushëriri i dytë i ministrit Xhuveli, fakt i cili është pranuar publikisht edhe gjatë seancës së marrjes në pyetje nga i akuzuari për zjarrvënie.
    Sipas policisë, pronarët e kishin marrë tokën pronë shtetërore në përdorim dhe po e digjnin për të hapur kullotën. “Është hera e parë që zjarrvënësit dokumentohen dhe ndaj tyre ka prova të pakundërshtueshme”, - bëjnë të ditur burimet policore.
    Arrestimet
    Zjarret e rëna ditët e fundit në rrethin e Vlorës kanë çuar në ndalimin dhe hetimin e 8 personave të dyshuar si shkaktarë të vendosjes së tyre gjatë 48 orëve të fundit. Ditën e martë në mbrëmje, rreth orës 22.30, në fshatin Radhimë, janë ndaluar shtetasit Muhamet Kocaj, Selam Dervishaj, Bego Begotaraj, Sadik Çobo, Cane Kolgjinaj, si dhe 76-vjeçari Xhemal Begotaraj, i cili po ndiqet në gjendje të lirë. Të gjithë të ndaluarit janë banorë të fshatit Radhimë në Rrethin e Vlorës dhe akuzohen për vënie të zjarrit në disa vatra që kanë rënë ditët e fundit duke shkaktuar djegie banesash dhe parcelash me ullinj, ndërsa janë rrezikuar me dhjetëra hotele dhe komplekse turistike që janë ngritur në këtë zonë. Sipas të dhënave policore, të ndaluarit kanë pohuar se zjarret janë vënë për përtëritjen e kullotave. Ndërkohë, policia kërkon nga qytetarët që të lajmërojnë në rastet kur shohin vatra zjarresh. Gjatë ditëve të fundit janë regjistruar një numër rekord vatrash zjarri në Qarkun e Vlorës.

    TË NDALUARIT PËR ZJARRET
    Memush Xhuveli, kushëri i ministrit të Mjedisit
    Gjik Gërneci, zona e Tragjasit
    Muhamet Kocaj, zona e Radhimës
    Selam Dervishaj, zona e Radhimës
    Bego Begotaraj, zona e Radhimës
    Sadik Çobo, zona e Radhimës
    Cane Kolgjinaj, zona e Radhimës
    Xhemal Begotaraj, 76 vjeç, hetim në gjendje të lirë
    "
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Zjarri per para

    Po pse mor hero nuk e kupton mekanizmin ti?
    Ver zjarr dhe minitria e mjedisit jep fonde per fikjen dhe ndajne parate.
    Se ska mundesi kjo zjarrvenie kaq e madhe sivjet.
    Se kupton se sa peshkaqen eshte Xhuveli e kompani? Se tani ska as shik e informacion eshte rrumpalle dhe oburra te tere per para.

  3. #13
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ne nje vend ku mbijeton psh,nje idiot si L.Xh dhe shume politikane te tjere medioker,mos prisni se do te kete ndonjehere zhvillim,
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #14
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Po ku je mor Land! Je shpirti i opozites ne kete forum!
    Po pra keta jane idiotet. Por e meritojme ne shqiptaret te qeverisemi nga keta parlamentare, te cdo spektri partiak qofshin?
    FLANGO MA NON FLECTO

  5. #15
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Problemi me vendin tone qendron ketu,me mijera intelektuale te mirefillte qe mund ta drejtonin vendin,shumica kane emigruar,per shkak te klimes mbytese qe eshte ne Shqiperi,ata intelektuale te mirefillte qe jane ne Shqiperi kane ne dore çelsat e kashtes,pra shkurt muabeti,atje sundon mediokriteti,eshte e pabesueshme se si keta plera politikane(te te gjitha kraheve) nuk i garantojne dot ketij populli te pakten kushtet me elementare te jeteses(nuk po flas per te tjerat)si dritat,uji etj ,qe çdo popull europian i ka,kjo eshte e tmershme.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Sot, 17 Shtator 2007

    Servilët e gjithkujt në emër të përfitimit personal
    Nga Besi Bekteshi

    Sa buste diktatorësh u vendosën në kohë të pushtetit të proletariatit. Në sa vende u vendos Stalini, ose më mirë “Baba Stalini”, si në Tiranë dhe nëpër rrethe.Besnikëria ndaj tij dhe doktrinës së tij ishte nëpër të gjitha faqet e mureve dhe të shesheve. Kishte në Kombinat, në sheshin ku më vonë u vendos heroi ynë kombëtar “Skënderbeu”. Kishte në disa rrethe të Shqipërisë buste dhe përmendore të tij. Baba Stalini përmendej nga udhëheqësi ynë në çdo referencë politike dhe në çdo fjalim, ku duhej patjetër të afishohej edhe ndihma e madhe e BRSS-së. Ishim në kampin e socializmit të udhëhequr nga Stalini dhe servilizmi, përveç forcimit të pushtetit të klikës medemek komuniste të Enver Hoxhës, kishte të bënte edhe me ndihmat ushqimore dhe industrialo-ushtarake të BRSS-së.
    I gjithë servilizmi ynë prosovjetik kishte dy paralele. E para pushteti absolut i diktatorshipit në Tiranë dhe, e dyta, ky servilizëm i deklaruar si dashuri bënte të vinin edhe ca ndihma e investime ruse, që edhe këto përforconin pushtetin e atij që ishte kryeservili. Nuk ishte hera e parë që me diktaturat dhe diktatorët administratorët e këtij vendi bënin kështu. Pushteti fashist në Itali gjatë viteve ’33-’39 kishte marrë me dashje, apo pa dashje, pjesën e madhe të luanit dhe busti i një dileranti që kishte qenë “herët” një socialist dhe pastaj u transformua në një doktrinar të fashizmit, ishte edhe në kompanitë e naftës dhe disa zyra qoftë edhe private të mbretërisë shqiptare. Por, edhe gjatë luftës servilët ndaj partisë komuniste jugosllave arritën që ajo të ishte praktikisht themeluesja e kësaj shqiptare. Ishin emisarët e jugosllavëve miq të Hoxhës që pastaj bashkuan “komunistët” shqiptarë nën modelin e Titos. Vazhdoi kjo gjë edhe pak pas çlirimit, deri sa Xoxe kërkoi ta eliminonte Hoxhën, por nuk arriti ta bënte, sepse ky i fundit, inteligjent sikundër ishte, filloi servilizmin me “Baba Stalon” dhe vrau Titistët shqiptarë. Tentativa për servilizëm ndaj Hrushovit eci deri në vitet ’59-’60, kur vetë rusët kuptuan se Hoxha ishte më i keq se ata vetë. Por gjatë këtyre viteve Hrushovi përmendej si një yll dhe një pritje madhështore iu rezervua me puthjet alla ruse në aeroporte e takime të ndryshme, si dhe me fotot e “yllit të ri” në çdo mbledhje dhe takim. Buste, pemë të mbjella, takime, pritje, puthje, përcjellje, brohoritje, vjersha, këngë, poema, opera, filma, kooperativa, festivale dhe shumë të tjera tipike ruse të një ndikimi absurd deri në një idiotizëm të pamatur dot nga asnjë parametër dhe njësi matëse për të tilla subjekte, e cila nuk ishte shpikur deri atëherë. Kaq shumë servilizëm dhe kaq shumë kotësi ideologjike dhe falsitet, saqë vetë sovjetikët po kuptonin se me ne e kishin tepruar. Por servilët nganjëherë ia kalojnë në poshtërsi edhe padronëve të tyre dhe stalinizmi ynë i deklaruar përpara botës po tentonte në fakt shkëputjen nga kampi i padronëve tashmë të zbutur me “luftën e klasave”, që më vonë vizituan edhe Amerikën.
    Patjetër që do të gjendej një padron tjetër dhe “dashuri” e re, dhe kjo ishte Kina e Maos. Së paku me rusët kishin disa vjerdha dhe romane për të lexuar, apo balet dhe teatër për të mësuar. Me kinezët filluan çmendurinë aziatike në bazë të servilizmit të pashembullt enverian, që përfitonte shumë për vete dhe disi, kur mungonte buka, edhe për vendin e tij. Anijet kineze bridhnin oqeanet me flamurin shqiptar dhe revolucioni katastrofik kultural kinez filloi zbatimin edhe në Shqipëri. Filluan të prodhohen “lejfenët” shqiptarë, të cilët po bëjnë hajër edhe sot e kësaj dite në politikën e vendit, që servilizmin e dinë si një veti të çmuar dhe si një virtyt. Pikërisht në ato vite, servilët shqiptarë filluan sulmin kundër fesë dhe institucionit të saj në Shqipëri. Nën idetë e një deliranti tjetër si Maoceduni që, në fakt, prodhonte ide për racën e tij dhe eksperimentonte revolucione dhe “dacibao”me shumicë edhe servilët në Shqipëri, rrënuan kulturën dhe dënuan njerëz të pafajshëm. Vranë dhe pushkatuan klerikë dhe u sha e u kërdis si doktrina e Krishtit dhe ajo e Muhametit. Prodhuan sekretarë partie, sidomos të pranuar pas këtij revolucioni, që shikonin si model për asgjësim çdo gjë normale dhe evropiane të njerëzit, me qëllim shkatërrimin e asaj pak kulture tonën dhe ndikimin e televizionit perëndimor në të. Kolektivizuan gjithçka në atë kohë, hoqën gradat në ushtri dhe e bënë atë ushtri të rreckamanëve dhe ushtarëve me barkun bosh, por që armë kishte, sepse Kina sillte plot, akoma më shumë se sovjetikët. Servilët në Shqipëri nuk ndaleshin përpara asnjë gjëje, me të vetmin kriter ruajtjen e pushtetit të kastës, por kryesisht të familjeve tashmë të formuara të aristokracisë komunisto-servile të Shqipërisë. U prodhuan mijëra intelektualë të modelit “servili nuk do të vdesë nga dënimi, por vetëm nga frika”. Ishte pikërisht kjo kohë që prodhoi mëse treçerekun e demokrato-socialistëve të sotëm, të cilët janë në drejtim të demokracisë dhe shtetit ligjor në vazhdim. Por edhe Kina pa idiotizmin kur kishte arritur dhe ndryshoi kurs. Niksoni, i thirrur nga pasardhësit e Çu En Lait, dhe transformimi i Kinës në një vend gjithsesi më të “përtypshëm” i bëri servilët autentikë shqiptarë të prishen shumë shpejt me të, sepse rrezikonin tepër me kursin e ri kinez.
    Servilët mbeten vetëm dhe shqiptarët filluan të hanë vetëm bar në saj të mosgjetjes së një padroni tjetër për t’u servilosur. Kjo nuk vinte se nuk kishte padronë, por se servilëve tashmë askush nuk iu afrohej afër, pa kushtin themelor të “largimit të pushtetit absolut dhe donkishotesk” të superservilëve shqiptarë dhe lidershipit të tyre, i cili filloi të vriste që nga kryeministri e poshtë. U nxorën jashtë ligjit pulat, derrat, lopët dhe çdo gjë që hahej e pihej. Modeli i viteve ’80-’90 ishte edhe çmenduria e fundit kur servilizmi ynë nuk bëhej më nga “brenda jashtë”, por nga “brenda-brenda”. Një kastë skuthash dhe sahanlëpirësish, po i serviloseshin familjes së parë për t’i marrë asaj në fund pushtetin. Përsëri ato fituan dhe servilizmi filloi demokracinë me njerëzit e tij dhe strukturat e gatshme, por jo vetëm për të marrë pushtetin e pluralizmit partiak, por edhe për të gëzuar pasurimin që vjen kur pushteti zbatohet nga “servilët” profesionistë dhe të trashëguar brez pas brezi.
    Nejse, sot servilët e dikurshëm janë po ata, por kanë një ndryshim, sepse kanë filluar “dashurinë” me perëndimin. Megjithatë kanë një mungesë të madhe dhe të veçantë. Ata kujtojnë se perëndimi nuk i njeh dhe nuk i di. Servilët të cilët përgjatë 17 viteve nuk lanë eliminime partiake pa bërë, nuk lanë përjashtime ideologjike pa bërë, nuk lanë vjedhje dramatike pa bërë, nuk lanë revolucion me armë pa bërë dhe vonë, në 97-ën, nuk lanë piramida financiare pa lejuar, nuk lanë zgjedhje politike pa vjedhur, nuk lanë emërim spiunësh të dikurshëm pa bërë në administratë, nuk lanë moment pa e çuar popullin e tyre në cep të humnerës ekonomike dhe financiare, nuk lanë asgjë pa bërë për ta demaskuar shtetin në sy të botës me gjithfarë korrupsioni, me një fjalë nuk lanë pisllëk pa bërë, dhe, për më tepër, kujtojnë se perëndimi nuk i di se janë vetëm e vetëm servilë?!!!!

    Mostrat e prodhimit më të keq të diktaturës, të prodhimit më të keq të pruralizmit shqiptar, të prodhimit më pa identitetit shqiptar dhe qytetar që dikur pritnin fashizmin me lule dhe gjatë diktaturës spiunuan njerëzit e tyre, mostrat e një servilizmi të poshtër që nuk ka parasysh as Evropën dhe as Amerikën si qytetërim, si dhe nuk ka kurrfarë respekti e dashurie në drejtim të tyre, por vetëm servilizëm të theksuar ndaj tyre për pushtetin personal mund të vazhdojnë teoritë e dikurshme të ngritjes së çdo “tredimensionali apo dydimensionali”, por nuk është se i beson më kush. Për t’u servilosur mjaftojnë jo vetëm buste, emra rrugësh dhe objektesh, por edhe një fjali e vetme.
    Por, për t’u besuar, duhet diçka më shumë. Për t’u besuar, duhet që të ndjekësh rrugën e atyre busteve që vendos. Kjo gjë as që është bërë dhe as që do të bëhet prej servilëve ndonjëherë. Nuk ka si të kryhet kjo gjë, sepse brumi i servilëve është “zënë në kohë kolere” dhe nuk ka si të mos jetë i infektuar. Që të duash me sinqeritet “Nënë Terezën”, duhet që dikur të mos kesh marrë pjesë në mbledhje partie apo t’i kesh kryesuar ato, kur ajo është konsideruar “agjente e imperializmit” apo diçka më tepër. Ta duash “Nënë Terezën” me sinqeritet dhe pa servilizëm, duhet që të jesh besimtar në kohëzgjatje dhe në formim ose, së paku, të kesh qenë një ateist i cili kupton se duhet respektuar njeriu që fal vazhdimisht dhe shërben në mënyrë të devotshme dhe humane. Ta duash sinqerisht “Nënë Terezën”, nuk duhet të mburresh për dhjetat në shkollë dhe sidomos për notën 10 në “Marksizëm Leninizëm”. Të duash “Nënë Terezën” dhe të tregosh se nuk je thjesht servil, së paku, duhej kërkuar të falur për absurdin në qëndrimin e dikurshëm personal dhe kolektiv, jo vetëm për doktrinën e saj, por edhe të humanizmit dhe të gjithë doktrinave njerëzore dhe religjioze në botë. Të duash “Nën Terezën”, duhet të respektosh qenien humane në të gjithë dimensionet e saj, sidomos në atë religjioz, pa bërë tifozin dhe sulmuesin e fshehtë. Të duash “Nënë Terezën”, në asnjë mënyrë nuk duhet të kalosh në provokacion dhe nuk duhet të kesh inat edhe zogjtë që fluturojnë e që të “prishin pamjen”. Që të jesh sinqerisht me “Nënë Terezën”, nuk duhet të duash vetëm njërën anë të horizontit dhe të urresh fshehurazi apo haptas anën tjetër. Po kjo vjen kur je në thelb i dashuruar me perëndimin dhe demokracinë e aplikuar dhe provuar prej tij. Vjen kur e ndjek atë dhe jo kur e “imiton” duke e shtrembëruar në çdo zbatim të mundshëm.
    Po, vjen kur nuk je servil dhe kur servilizmin nuk e “subvencionon” politikisht dhe materialisht. Përndryshe është krejtësisht e natyrshme se përfiton, por nuk vonon dita kur kuptohesh se nuk je i sinqertë. Natyrisht që sinqeritet nuk mund të ketë me servilë të tillë, dhe kjo është edhe pasoja e madhe e shumë e shumë praktikave të tilla në kohë nga lidershipet e politikës shqiptare. Ka vetëm një diçka të provuar në këtë mes për servilët. Ata zotërojnë politika dhe administrim, derisa “ata lart e kuptojnë se servilizmi i tyre është i dëmshëm edhe për ata vetë”, dhe më vonë pastaj iu vjen pikiata e vërtetë. Gjithsesi, jemi në rrugë të demokracisë dhe vetëm e vërteta nuk ka për të munguar, edhe pse nuk ka dëshirë të dalë vetë në lartësi të tillë aq sa ta shohin të gjithë.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    2
    sipas kokes edhe festja, cdo popull meriton qeverine dhe udheheqjen qe ka mbi krye.

  8. #18
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga djallezore Lexo Postimin
    sipas kokes edhe festja, cdo popull meriton qeverine dhe udheheqjen qe ka mbi krye.
    Kjo qe thua ti eshte e vertete deri ne nje fare shkalle per popujt e tjere,per ne nuk vlen kjo shprehje,sigurisht qe ne nuk e meritojme kete klase politike mizerabel,ne meritojme shume me teper.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Te mbushesh parlamentin me studente te ardhur nga ky fakultet, per mendimin tend, do te thuash te veme intelektu-hale te mirefillte? Atehere me detyrove te permend emra te ketyre baballareve te Kombit te cilet vijne prej ketij Auditoriumi qe ti e quan elite e intelektualeve te kombit!
    Prof.Dr. Shaban Memia (qe nje zot e di sesi e arriti graden me te larte shkencore pas 10 vjetesh qe kishte marre diplomen si Bachelor)
    Prof. Dr. Lufter Xhuveli (medioker qe nuk mbron dot pyjet nga zjarret edhe pse ka mundesite teknike dhe aftesite intelektuale)
    Ndricim Hysa (ish kryetar kooperative- nje zot e di se cfare do ne parlament)
    Stefan Cipa (ish kryetar kooperative - parlamentar por dhe ish minister i brendshem)
    Me duket se po i ben qejfin vetes me duket duke hedhur balte mbi figurat e intelektualeve shqiptare, kushdo qofshin keta, dhe cfaredo shkolle qe kane shkuar, e cfare profesioni qe kane patur. Ka shume shqiptare si puna tende qe une njoh, dhe e has shpesh ne forum, qe mundohen ti bejne qejfin vetes si ne nje nivel me te ngritur se keta intelektuale qe ti ze ne goje, duke folur keq me te drejte e pa te drejte per ta.

    1. Se pari, ku ke lexuar apo mesuar, apo degjuar qe nje deputet duhet te jete detyrimisht "elite" dhe "intelektuale". Ne Kongresin Amerikan ka plot kongresmene e senatore qe nuk kane ndonje formim te mire akademik, bile ka edhe nga ata qe nuk kane bere shkolle te larte, por qe jane nder kongresmenet me te respektuar te vendit. Ta them kete qe te kuptosh qe cdo shtetas shqiptar, pavaresisht nga profesioni apo niveli kulturor, ka te drejten per tu zgjedhur si perfaqesues i elektoratit te vet.

    2. Se dyti, vete profesioni i deputetit nuk kerkon ndonje "shkolle" apo "oratori" te madhe pasi tek e fundit, elektorati nuk deshiron te shohi se sa bukur mban oratori ne parlament deputeti i zones se tyre, por kerkon te shohi se a u ndertua ai ujesjellesi i qytetit dhe fshatit, a u be furnizimi me uje dhe energji i zones, a u ndertua ajo ura e re e premtuar, a u hapen 100 vende te reja pune ne zone.

    3. Se treti, virtyti qe vleresohet me shume tek nje njeri i zgjedhur me vote ne nje vend si Shqiperia nuk eshte as kultura dhe as imazhi mediatik por SINQERITETI dhe NDERSHMERIA. Nje deputet qe nuk ben vetem premtime e nuk i mban, por di te shpjegoje edhe veten se pse nuk u realizua premtimi i bere 4 vjet me pare. Nje deputet qe nuk pasurohet per vete ne kurriz te zgjedhesve te vete.

    4. Se katerti, kur merr persiper te damkosesh parlamentin shqiptar dhe ata parlamentaret e tij, je duke damkosur demokracione shqiptare dhe popullin tend qe i ka zgjedhur. Prandaj mos kujto se je duke folur per Memiat e Xhuvelet e kuvendit, je duke ofenduar edhe ata qe kane zgjedhur me voten e tyre te lire Memiat dhe Xhuvelet.

    5. Se pesti, ne demokraci, nese nje zgjedhes nuk eshte i kenaqur me perfaqesimin e tij ne parlament, eshte i lire te vere kandidaturen e tij ne zgjedhjet e ardhshme dhe te kerkoje votebesimin e zgjedhesve. Nese ti mendon se ti do te beje nje pune me te mire se sa Xhuveli e Memia apo se Bamir Topi, askush nuk te pengon qe te konkurosh me ta ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe kur ta besh kete gje, hajde pastaj prape ne forumin shqiptar te lexosh nje hero tjeter te popullit qe del e tallet me deputetin Hero i Popullit dhe na thuaj se si do te ndihesh.

    Albo

  10. #20
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    [QUOTE=Albo;1698423]Me duket se po i ben qejfin vetes me duket duke hedhur balte mbi figurat e intelektualeve shqiptare, kushdo qofshin keta, dhe cfaredo shkolle qe kane shkuar, e cfare profesioni qe kane patur. Ka shume shqiptare si puna tende qe une njoh, dhe e has shpesh ne forum, qe mundohen ti bejne qejfin vetes si ne nje nivel me te ngritur se keta intelektuale qe ti ze ne goje, duke folur keq me te drejte e pa te drejte per ta.

    Ty Albo te vjen keq se perdhoset nje institucion demokratik, apo te vjen keq per kete garde horrash dhe bastardesh? Ti kujton se ne qe ngrejme probleme ne forum paskemi xhelozira personale apo komplekse ndaj parlamentareve? Po me vjen per te qeshur dhe per te qare. Si ta quaj kete akuze tende: naivitet apo avokat i kesaj klase politike! N.q.se eshte e para atehere eshte e falshme se ti nuk jeton ne Shqiperi. N.q.se eshte e dyta atehere nuk do te merrem fare me akuza dhe fyerje!

    1. Se pari, ku ke lexuar apo mesuar, apo degjuar qe nje deputet duhet te jete detyrimisht "elite" dhe "intelektuale". Ne Kongresin Amerikan ka plot kongresmene e senatore qe nuk kane ndonje formim te mire akademik, bile ka edhe nga ata qe nuk kane bere shkolle te larte, por qe jane nder kongresmenet me te respektuar te vendit. Ta them kete qe te kuptosh qe cdo shtetas shqiptar, pavaresisht nga profesioni apo niveli kulturor, ka te drejten per tu zgjedhur si perfaqesues i elektoratit te vet.

    Se pari vendi yne ndodhet me Europe, prandaj je shume larg me konceptin dhe krahasimin me demokracine Amerikane! Une di qe Shqiperia eshte prane berjes anetar brenda B.E, dhe jo berjes se nje shteti te 53 (mos gaboj) brenda Sh.B.A.; pra krahasimi yt eshte i pavlere!(Edhe per te sqaruar dicka, lojen e te drejtave te njeriut - baze e demokracise, e kane hapur Anglezet qe ne shekullin e 13 me Bill of Rights)
    Sa per joshkollimin e Kongresmeneve (dhe asaj qe per ty nuk ka rendesi shkolla), po me dukesh si Marksi me teorine e Llumpen Proletariatit, apo me justifikimet qe beheshin ne kohen e xhaxhit, per Simon Stefanin (bashkeqytetari i imi dhe i yti): qe edhe pse nuk ka shkolle, ai eshte i afte (e madhe kjo per nje cop marangozi)


    2. Se dyti, vete profesioni i deputetit nuk kerkon ndonje "shkolle" apo "oratori" te madhe pasi tek e fundit, elektorati nuk deshiron te shohi se sa bukur mban oratori ne parlament deputeti i zones se tyre, por kerkon te shohi se a u ndertua ai ujesjellesi i qytetit dhe fshatit, a u be furnizimi me uje dhe energji i zones, a u ndertua ajo ura e re e premtuar, a u hapen 100 vende te reja pune ne zone.

    Perseri gabim! Po ta fal se nuk jeton ne Shqiperi! Ketu keta shoket e tu parlamentare vetem bejne gam gam (orator/ia eshte art lol; dhe keta nuk kane aq nivel) dhe as u rruhet se populli vuan akoma per UJE, DRITA dhe RRUGE. Dhe gjersa jemi ne kete gjendje te vajtueshme, atehere faji nuk me bie mbi mua dhe qytetareve te thjeshte por kafsheve te parlamentit zoollogjik.

    3. Se treti, virtyti qe vleresohet me shume tek nje njeri i zgjedhur me vote ne nje vend si Shqiperia nuk eshte as kultura dhe as imazhi mediatik por SINQERITETI dhe NDERSHMERIA. Nje deputet qe nuk ben vetem premtime e nuk i mban, por di te shpjegoje edhe veten se pse nuk u realizua premtimi i bere 4 vjet me pare. Nje deputet qe nuk pasurohet per vete ne kurriz te zgjedhesve te vete.

    Vyrtyti i ndershmerise dhe i sinqeritetit jane fjale te huaja brenda asaj salle. Mbase gjendet ne ndonje salle kishe apo xhamie!

    4. Se katerti, kur merr persiper te damkosesh parlamentin shqiptar dhe ata parlamentaret e tij, je duke damkosur demokracione shqiptare dhe popullin tend qe i ka zgjedhur. Prandaj mos kujto se je duke folur per Memiat e Xhuvelet e kuvendit, je duke ofenduar edhe ata qe kane zgjedhur me voten e tyre te lire Memiat dhe Xhuvelet.

    Kush te tha ty qe ne shqiperi ka demokraci? Akoma Shqiperia, ne raportet e organizatave nderkombetare cilesohet se ka demokraci te brishte. C'fare demokracie kemi kur zgjedhjet dhe datat na i vendos O.S.B.E e O.D.H.I.R
    Edhe ata qe i zgjedhin Xhuvel and Co jane akoma me shume qenie Zoollogjike se baballaret e Kombit! Po te kishim qytetari mes zgjedhesve do te kishim parlamentare me te afte!


    5. Se pesti, ne demokraci, nese nje zgjedhes nuk eshte i kenaqur me perfaqesimin e tij ne parlament, eshte i lire te vere kandidaturen e tij ne zgjedhjet e ardhshme dhe te kerkoje votebesimin e zgjedhesve. Nese ti mendon se ti do te beje nje pune me te mire se sa Xhuveli e Memia apo se Bamir Topi, askush nuk te pengon qe te konkurosh me ta ne zgjedhjet e ardhshme. Dhe kur ta besh kete gje, hajde pastaj prape ne forumin shqiptar te lexosh nje hero tjeter te popullit qe del e tallet me deputetin Hero i Popullit dhe na thuaj se si do te ndihesh.

    Jam shume larg ambicieve politike. Ty perse te erdhi keq? se te shava idhujt apo mos je ti ndonje nga ata deputete? Atehere po te jap une nje leksion mbi demokracine! Une jam qytetar i Republikes se Shqiperise (nenshtetas), dhe kam te drejten e fjales se lire dhe te Komentit tim Politik! Askush nuk mund te me ndaloj per te folur mbi problemet qe shqetesojne nje popull te tere!
    FLANGO MA NON FLECTO

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •