Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 54 prej 54
  1. #51
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ty hero i poplllit.. po te vem pak lakmusin se si shum po bilbilos..

    cmendim ke per enver hoxhen ti o hero?

    cmendim ke per PPSH-ne?

    pergjigju..
    Kto pyetje beja Sales, Tosit, Edit, Fahri Balliut, Ekrem Spahise, Jemin Gjanes e ca te tjereve qe kane qene sekretare Partie dhe bashkepuntora te Sigurimit te Shtetit. Une kam qene shume i vogel per ti arrit keto kohra!
    Tani qe jam rritur merrem me kohen time! Rolin e P.P.SH dhe Enverit, le ta diskutojne historianet dhe nostalgjiket si puna jote (sa shume qe merresh me ta mo Burri i Dheut? Do ti kesh njohur mire)

    Nashti po ta ve njehere Heroi ate lakmuesin per te pare se cfare ngjyre del ti Brari (o me duket e kuqe e thelle)!
    Perse i ben keto pyetje si ato Hetusat e kohes se Dulles?
    Clidhje ka kjo teme me P.P.Sh?
    Po flasim per te tashmen! Pse sa here kemi dhe diskutojme probleme aktuale ti, Albo dhe ca te tjere merrenime Enver dhe P.P.Sh?
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 24-10-2007 më 21:29
    FLANGO MA NON FLECTO

  2. #52
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Per hir te se vertetes, duhet thene se me keta kryeministra ish-komunista, duke filluar nga fatos nano (apo duhet nisur nga adil çarçani), vijo me te tjeret, deri te i tashmi sali berisha, jemi njesoj: pa drita, pa uje, pa shoqeri civile, pa dinjitet, te fundit ne proceset integruese euro-atlantike.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KLAN

    E Shtune, 03 Nentor 2007

    Bar West




    Mesimi i Rakipllarit

    Kryeredaktori i “Panorames”, Robert Rakipllari, ca dite te shkuara u perfshi ne konflikt me nje gazetar te kronikes ne gazete, pasi rastesisht i bie ne vesh se ky i fundit i kishte shitur nje lajm “Shekullit”. Megjithese tip i qete, Berti u nxeh dhe e beri per nje euro gazetarin, por djali per te dale nga situata, u justifikua me pretendimin se kete akt fatal e kishte bere pas ofertes se Koco Kokedhimes: “Biri im, ndihmoje gazeten time qe te mesosh si te behesh milioner”. Rakipllari, ish-kryeredaktori me jetegjate i “Shekullit”, buzeqeshi hidhur dhe ia priti: “Ore djale i mbare. Une qendrova pese vjet me Kocon dhe nuk mesova dot sesi u be ai milioner, dhe jo me te behet ndonje gazetar. Harroje ate muhabet dhe veri gishtit kokes, ndryshe gishtin ta vura une”.

    Nano1/ Babaramo

    Ilir Babaramoooo ishte i nervozuar keto ditet e fundit, sepse mori vesh qe kete here, protesta e “Mjaftit” dhe e opozites ne shesh, nuk behej per shkak te tij. Po ngaqe nuk kish cfare t’i bente Edi Rames, e mblodhi mendjen dhe shkroi nje artikull ne gazete kunder Nanos, me titull “Ajatollahu socialist”. Kur e lexon Nano, merr ne celular Andi Bejten, eprorin e Liros, dhe i percjell kete ese telefonike: “Andi, thuaj Bamos se i ka mbetur ora tek lavdia e vjeter e drurit qe hengri nga Luan Rama. Por sot s’jam une kryeminister, eshte Saliu; ministri qe te rreh nuk eshte Luani, por Bujar Nishani; dhe e fundit, shefi i Bamos nuk eshte me Ilva Tare, por je ti, O Andi”.

    Nano 2/Ashensori

    Me sebepin e takimit te disa studenteve kosovare, ku Nano thirri mediat per te bere disa deklarata ne zyren e tij ne katin e gjashte te Kullave Binjake, u morren vesh edhe preferencat ushqimore te tij ne fushen e nenprodukteve te mishit. Nje gazetare topolake mberriti ne kohe per te kapur ashensorin, por pasi shtyp butonin, dera hapet dhe asaj i del perpara Nano dhe dy miq te tij. Nano e preu njehere me sy dhe i thote: “Ti EHW mos u fut, se nuk na nxe”. Vajza ne moment nuk e kuptoi mesazhin, por kur ua tregoi ngjarjen dy kolegeve te saj, ato i thane: “Ua moj e zeze, po te ka thene “salsice” moj korbe”. Qe nga ajo dite, gazetarja e inatosur ben roje tek ashensori i Kullave, per t’i thene Nanos: “Po ti cfare je, parizier?”.

    Nano 3/ Xhepat

    Ish kryeministri Ilir Meta i telefonoi ish vartesit te tij Ilir Kulla, qe t’i thote ish kryeministrit Nano, se kish degjuar qe ish ministri Blushi pat deklaruar ne nje rreth te ngushte se “une me Ramen, erdhem me duar ne xhepa e duke fershellyer ne PS, dhe larguam edhe Nanon, edhe Meten, edhe Majkon”. Kur ish kryeministri Nano e mori mesazhin, e percolli mbrapsht, duke i thene ish vartesit Kulla qe t’i thote ish kryeministrit Meta: “Thuaji qe te mos kete merak, se kur te largohen nga PS, ata te dy do ikin pa xhepa fare”.

    Protesta

    Avokat Ngjela ne parim ishte shume dakord me protesten e te premtes qe kaloi, por e cuditi pak formulimi: “Do te mbahet nje koncert festiv per te protestuar ne mbrojtje te lirise se medias”. Pasi e vrau mendjen dhe nuk i dha dum, avokati beri me ze pyetjen retorike: “Po mire xhanem, po kur ta sigurojme lirine e medias, cfare do bejme? Do organizojme nje miting proteste per ta festuar?”.

  4. #54
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Oksigjeni i Kuq e Roze

    Origjina, Percaktimi e Perdorimi i Oksigjenit Komunist

    Gazeta Metropol, 04/11/2007

    Dokle kundër Nanos: Është oksigjeni i Berishës

    Namik Dokle

    Partia Socialiste nuk mund të vazhdojë kështu duke mbledhur njerëz nga ana e anës për të thirrur “poshtë Edi Rama e rroftë Fatos Nano”. Në këtë mënyrë nuk bëjmë gjë tjetër, veçse shtojmë ditët politike të Berishës, vetëm i japim oksigjen Sali Berishës. Vetëm naivët në politikë nuk e kuptojnë, ndërsa ata që e bëjnë e dinë se çfarë janë duke bërë. Berisha është shprehur: “Mua pushtetin nuk ma merr Nano por Edi Rama”

    Ethem Ruka

    Rama është në gjendje të shndërrojë PS-në në një Parti Evropiane, një parti që është më pranë qytetarëve. PSSH-ja po punon me një frymë të re, me një frymë ekipi, duke e ndërtuar programin për bujqësinë në arat e Myzeqesë. Kush janë ata që thonë se Partia Socialiste nuk është e hapur, ata përjashtojnë veten. Udhë të mbarë atyre, le të vazhdojnë rrugën. Kush do, le të ikë.

    Ermelinda Meksi

    Këto takime do t’i japin jetë një vizioni për një Shqipëri më pranë Evropës. Mesazhi që dua t’i jap dhe që kam marrë nga socialistët është: Socialistë në të gjithë Shqipërinë, të jemi të bashkuar dhe të mos harxhojmë kohë me gërrmëret, sepse ato janë një politikë e vjetër, sepse ato ia shtojnë ditët Sali Berishës, sepse ato ia bëjnë komode qeverisjen atij. Më shumë besim dhe respekt tek njëri-tjetri, më shumë respekt tek PS-ja dhe tek kryetari i PS-së.

    Anëtari i kryesisë thotë se lëvizja e ish-kryesocialistit është kundër interesave të opozitës. Rama, njeriu i duhur për PS

    “PS s’mund të vazhdojë duke mbledhur njerëz nga ana e anës për të thirrur poshtë Rama, rroftë Nano”

    Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht anëtar i kryesisë, Namik Dokle, ka dalë hapur në mbështetje të kryetarit Rama dhe ka kritikuar ashpër qëndrimin e ish-kryetarit Nano, i cili sipas tij nuk po bën asgjë tjetër, veçse po i jep oksigjen Sali Berishës. Gjatë një takimi në Patos, Dokle ka komentuar për herë të parë zhvillimet e fundit në PS, ndërsa e ka cilësuar lëvizjen e Fatos Nanos kundër interesave të opozitës. Sipas tij, Rama është njeriu i punës dhe ka arritur të realizojë atë që ka premtuar, kontaktin me njerëzit. “Partia Socialiste nuk mund të vazhdojë kështu duke mbledhur njerëz nga ana e anës për të thirrur ‘poshtë Edi Rama e rroftë Fatos Nano’. Kur thërritet ‘poshtë Edi Rama dhe rroftë Fatos Nano’ nuk bëjmë gjë tjetër, veçse shtojmë ditët politike të Sali Berishës, vetëm i japim oksigjen Sali Berishës”, tha Dokle.

    Kritikat

    Anëtari më i heshtur i kryesisë socialiste, Namik Dokle, nuk ka kursyer dje kritikat në adresë të Fatos Nanos, i cili sipas tij po vepron në kundërshtim me vendimet institucionale të PS-së. “Vetëm naivët në politikë nuk e kuptojnë, ndërsa ata që e bëjnë e dinë se çfarë janë duke bërë. Berisha është shprehur: ‘Mua pushtetin nuk ma merr Nano por Edi Rama’. Politikë institucionale do të thotë të zbatosh vendimet e institucioneve të partisë”, tha Dokle. Duke i qëndruar pikërisht kësaj çështjeje, Dokle është shprehur se nuk mund të ndërmerret një lëvizje për të rehabilituar gjashtë deputetë të shitur. Deputetët, të cilët kanë bashkuar votat me Berishën për zgjedhjen e Presidentit, sipas tij nuk kanë më vend në Partinë Socialiste. “Nuk mund të ketë lëvizje për të rehabilituar 6 të shitur, nuk mund të ketë lëvizje për të rehabilituar 6 pengje në çengelin e Berishës. 6 të rrjepurit nga Berisha nuk mund të rifuten në PS. Ata të 6 nuk kanë më vend në PS. Ju ftoj të bashkohemi me Ramën për të zhdukur të keqen, korrupsionin dhe çdo fenomen negativ që gjenerohet nga Berisha”, tha Dokle. Ndërsa duke vlerësuar punën e bërë nga kryetari Rama, anëtarësi i kryesisë së PS-së tha se Rama në këta muaj ka bërë në punë për t’u vlerësuar duke shkuar cep me cep të Shqipërisë, për të shpjeguar vizionin dhe vullnetin e PS-së për të zgjidhur problemet.

    Zgjedhja e Presidentit

    Namik Dokle gjatë takimit në Patos, ka komentuar gjithashtu dhe zgjedhjen e Presidentit Topi, duke e konsideruar atë si një pazar të ndyrë. Sipas tij, ajo që ndodhi në rastin e zgjedhjes së Presidentit, nuk ishte asgjë tjetër veçse një pazar. “Çfarë ndodhi në Tiranë në zgjedhjen e Presidentit? Kush i çoi ata deputetë për të votuar për kandidatin e Berishës? Ata i çuan marrëveshjet e pista, marrëveshjet e ndyra, marrëveshjet që kanë të bëjnë edhe me shitje financiare të votave. Është këtu një deputet i qarkut të Fierit, të cilit i ofruan deri në 500 mijë euro për të votuar pro Topit. Ai është këtu një njeri i ndershëm”, tha Dokle, ndërsa shtoi se socialistët e ndershëm nuk mund të shesin votën për tenderë. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të forcuar PS-në. Bashkimi me kryetarin Rama, sipas tij zhduk të keqen, korrupsionin dhe çdo fenomen negativ që gjenerohet nga Berisha.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •