Le ta vazhdojme historine e Parlamentareve dhe qeveritareve tane te dashur. Para tre ditesh gazetat u mbushen me kryetitullin: Arrestohet i afermi i Ministrit te Mjedisit, per zjarrvenie ne pyjet e Radhimes. Po kesaj cfare ti themi? Te qe i afermi i Ministrit te Energjitikes apo Financave edhe falej. Por i afermi i Lufter Xhuvelit, qe eshte i ngarkuar per mbrojtjen e pyjeve dhe ambientit qe eshte specialist dhe ka graden profesor ne kete fushe. Ja pra ky eshte PARLAMENTI YNE qe eshte bere si kopesht Zoologjik, ku parlamentaret tane u ngjajne kafsheve te egra. Ja dhe artikulli:
"Autorë të zjarrvënies janë edhe njerëzit e afërm të zyrtarëve të lartë dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Njëri prej tyre është kushëriri i dytë i ministrit të Mjedisit Lufter Xhuveli, i cili është në krye të institucionit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit. Burimet zyrtare të policisë së Vlorës bënë të ditur se dy ditë më parë kanë ndaluar dhe më pas kanë arrestuar shtetasin Memush Xhuveli, i akuzuar për zjarrvënie në zonat bregdetare të Tragjasit dhe Radhimës bashkë me disa shtetas të tjerë. Sipas tyre, janë ndaluar në kushtet e flagrancës për zjarrin e vënë në zonën e Tragjasit, si pasojë e të cilit u shkrumbuan rreth 14 hektarë kullota, shtetasit Gjikë Gërpaci dhe Memush Xhuveli. Ata janë arrestuar në kushtet e flagrancës teksa po vinin zjarr në kullotat në rrethinat e fshatit Tragjas. Zjarri i vënë rreth orës 11.00 të paradites është përhapur me shpejtësi, ndërsa ka shkrumbuar rreth 14 hektarë kullota. Dy zjarrvënësit, barinj në këtë fshat, janë kapur në kushtet e flagrancës, pikërisht duke vendosur të tjera zjarre në rrethina. Pas njoftimit të banorëve, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke shuar flakët dhe duke evituar që zjarri t’u afrohej banesave apo zonës së populluar të fshatit. Së bashku me zjarrfikësen, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca policie, pasi kohët e fundit kjo zonë është përfshirë nga zjarre të shumta pikërisht pasi janë ulur në mënyrë të ndjeshme temperaturat. Pas kontrolleve në zone, ata kanë pikasur dy barinjtë, teksa kishin vënë flakën. Të dy janë prangosur menjëherë, ndërsa pas marrjes së gjeneraliteteve të bëra publike nga policia ka rezultuar se njëri prej tyre, pikërisht Memush Xhuveli, është kushëriri i dytë i ministrit Xhuveli, fakt i cili është pranuar publikisht edhe gjatë seancës së marrjes në pyetje nga i akuzuari për zjarrvënie.
Sipas policisë, pronarët e kishin marrë tokën pronë shtetërore në përdorim dhe po e digjnin për të hapur kullotën. “Është hera e parë që zjarrvënësit dokumentohen dhe ndaj tyre ka prova të pakundërshtueshme”, - bëjnë të ditur burimet policore.
Arrestimet
Zjarret e rëna ditët e fundit në rrethin e Vlorës kanë çuar në ndalimin dhe hetimin e 8 personave të dyshuar si shkaktarë të vendosjes së tyre gjatë 48 orëve të fundit. Ditën e martë në mbrëmje, rreth orës 22.30, në fshatin Radhimë, janë ndaluar shtetasit Muhamet Kocaj, Selam Dervishaj, Bego Begotaraj, Sadik Çobo, Cane Kolgjinaj, si dhe 76-vjeçari Xhemal Begotaraj, i cili po ndiqet në gjendje të lirë. Të gjithë të ndaluarit janë banorë të fshatit Radhimë në Rrethin e Vlorës dhe akuzohen për vënie të zjarrit në disa vatra që kanë rënë ditët e fundit duke shkaktuar djegie banesash dhe parcelash me ullinj, ndërsa janë rrezikuar me dhjetëra hotele dhe komplekse turistike që janë ngritur në këtë zonë. Sipas të dhënave policore, të ndaluarit kanë pohuar se zjarret janë vënë për përtëritjen e kullotave. Ndërkohë, policia kërkon nga qytetarët që të lajmërojnë në rastet kur shohin vatra zjarresh. Gjatë ditëve të fundit janë regjistruar një numër rekord vatrash zjarri në Qarkun e Vlorës.
TË NDALUARIT PËR ZJARRET
Memush Xhuveli, kushëri i ministrit të Mjedisit
Gjik Gërneci, zona e Tragjasit
Muhamet Kocaj, zona e Radhimës
Selam Dervishaj, zona e Radhimës
Bego Begotaraj, zona e Radhimës
Sadik Çobo, zona e Radhimës
Cane Kolgjinaj, zona e Radhimës
Xhemal Begotaraj, 76 vjeç, hetim në gjendje të lirë"
Krijoni Kontakt