
Postuar mė parė nga
rapsod
Une gjithashtu te respektoj per faktin qe je shume i drejtperdrejte dhe i drejte dhe te respektoj per ēka sjell ne menyren tende ne kete forum per dialog,.....por eshte e nevojshme te dihet se Shkenca e Hadithit eshte nje nder me te veshtirat per t'u studiuar dhe sigurisht hadithi eshte shume i nderlikuar per njerezit qe nuk e njohin Shkencen e Hadithit, kur them i nderlikuar deshiroj te them qe hasen shume probleme ne kuptimin e hadithit - si pasoje e gjuhes arabe -, hasin veshtiresi ne te konceptuarit e hadithit - si pasoje e mos njohjes se statusit (xherh ue ta'dijl) -, hasin veshtiresi ne prioritetin e transmetimit, hasin veshtiresi ne percaktimin e senedit, shprehjes, shprehje te ngaterruara - si pasoje e keqkuptimin shprehimor (idtirab fi el-lefdh), sened i ngaterruar - si pasoje e keqkuptimit ne sened (idtirab fi es-sened), etj etj qe nuk na ze vendi per t'i permendur te gjitha.
Por fakti qe ti ke sjelle kete teme dhe fakti qe ti ke sjelle kete "problematike" me ben te shoh tek ty nje luhatje mes te qenit "sunni apo shi'i" jo ne aderim por ne marrjen e burimit te informacionit.
Problemi nuk eshte ne "perzgjedhjen e haditheve" nga ana e dijetareve, ajo qe mund te quhet "problem" (nese mund ta them), jane kushtet e vendosura nga dijetaret e hadithit dhe sipas te gjitha gjasave Buhariju dhe Muslimi jane ata qe kane vene kushtet me rigoroze te pranimit te nje hadithi ne Sahihet e tyre.
Pra, Buhariju si dhe Muslimi kur ndermorren te permbledhin ne nje liber vetem hadithet Sahih kane vendosur kushtet e tyre me rogoroze nga permbledhesit e tjere te nderuar.
Permbledhja e haditheve sahih eshte e ndryshme nga aplikimi ne Fik'h i vete permbledhesve. Imam Ahmedi eshte ai qe i ka aplikuar hadithet ne Fik'hun e tij dhe per kete fakt shkolla e tij deri para disa shekujsh nuk konsiderohej Medh'heb Fikhij por Medh'heb Hadithij.
Le te shohim ate dallim qe ti sjell mes Sunniteve dhe Shiiteve!
Nuk eshte e vertete qe sunnitet nuk e marrin ne konsiderate hadithin per Ehli Bejtin dhe Kur'anin. Ketu nuk dua te bej avokatin e sunniteve por duhet te kuptohet diēka ne hadithin qe ti ia atribuon sunniteve ne kapjen pas Kur'anit dhe Sunetit te tij.
Hadithi per Sunnetin e Tij eshte me gjeneral se sa hadithi per Ehli Bejtin, per faktin se aplikimi i Ehli Bejtit nuk shpeton se qeni Sunet i Profetit s.a.v.s. ne te kundert ēfare lloj aplikimi profetik ka bere Ehli Bejti nese nuk ka aplikuar sunetin e Profetit s.a.v.s.? Prandaj une nuk shoh ndonje "ēmenduri" tek sunnitet, aq me teper kur Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani pergjate kohes se tyre si Khalifeh i jane referuar hadithit te Ehli Bejtit kur i jane referuar Aliut per ēdo problem te hasur ne Khalifat.
Persa i perket disa imameve, pa emra te perveēem, eshte ixhtihad (opinjon personal) i tyre dhe kjo nuk te predispozon marrjen ne konsiderate, qofshin sunni apo qofshin shii.
Une nuk e di se si nje imam i eshte referuar Torres apo Ungjillit per te vertetuar nje ligj ne Islam qe sipas tij nuk eshte permendur ne Kur'an. Ajo qe mund te them eshte se Islami ka qene nje, qe prej Ademit e deri tek Muhamedi s.a.v.s., me ndryshime ne ligje. Ka nder ato ligje qe aplikohen qe prej Musait, psh. ndalimi i ngrenies se mishit te derrit dhe kjo gje ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot tek ne muslimanet e ymetit te Muhamedit s.a.v.s..Israilijatet (ngjarje izraelite) te cilat shpesh here zene vend ne gojet e ligjeruesve nuk jane gje tjeter veēse nje referim i fundit qe mund te beje ligjeruesi per te mbeshtetur nje ide te tijen, por kurrsesi nuk mund te jete argument per te provuar ligjin islam.
Persa i perket kryerjes se namazit, duhet te dish se nuk ka namaz pa kryerjen e disa veprimeve te parashtruara ne Kur'an dhe ne Sunnet si: Nijeti, Qendirmi ne kembe, Ruku, sexhdeh dhe ulja ne gjunj sipas renditjes qe Profeti s.a.v.s. i ka kryer dhe i ka urdheruar.
Nje problem qe mesa duket haset tek ti eshte te njohurit e burimeve te Sheriatit qe eshte Kur'ani, Suneti, Ixhma dhe ne disa shkolla Kijasi (sinologjia) dhe ne disa te tjera praktika e medinasve. Por Kur'ani dhe Sunneti eshte baza kryesore per te gjitha shkollat Juridike te Sheriatit dhe ketu nuk hyjne "Pagabueshmeria e 12 imameve" (Ismet El-Imam) qe tek shiitet eshte nje prej doktrinave te forta ne medh'hebin e tyre.
Bilal Philips po te them qe ka marr per kot, po aq kot sa nje nder deklaratat e tij eshte qe "Hixhabi nuk eshte i detyrueshem per femrat", pra ēfare pret tjeter nga Philipsi, i cili thote se s'ka argument per Hixhabin, se ēa robi eshte ky Zoti na ruajt dhe Allahu e udhezofte.
Une nuk e di dhe nuk do te arrij te kuptoje se perse disa tipa si Bilal Philips marrin per argument ēeshtje te cilat mbase jane te perveēme per Profetin.
Shejkh Kishk (ligjeruesi i famshem egjiptian) Allahu e meshirofte dhe e dergofte ne xhenet, ne nje ligjerate te tij tha: "Muhamedi s.a.v.s. ka martuar vetem Hatixhene, pra ai vete martoi Hatixhene dhe me te tjerat e ka martuar Allahu me urdher prej shtat qiejve", shiko se ē'elokuence perfekte qe perdor Kishki.
Persa i perket Aishes r.a. ajo ishte e vetmja femer e virgjer dhe u martua me Profetin ne moshe te vogel dhe kreu marrdhenie me Profetin ne moshe shume me te madhe se mosha qe u martua, por moshat ndryshojne me kohen. Deri dje edhe ne shqiptaret martonim femra ne moshe 12-13 vjeēare por kjo ka kaluar me ndryshimet e kohes.
Persa i perket haditheve rreth biografive edhe ketu ka variacion dhe s'ka diēka stabel dhe datat apo moshat kudo levizin dhe kjo nuk eshte ceshtje te hadithit sahih apo daif, por me njohjen ekzakte te ēdo personi qe transmeton dhe ēdo kush ka argumentet e tij qe nuk mund te hidhen poshte apo te siperohen.
Profeti nuk ka thene qe ne rast lufte te vriten femije, as gra e as pleq,...eshte e ndaluar,...por ne nje lufte vritet ai qe ke perballe ne beteje, dmth qe te sulmon.
prandaj mendohu nje here me mire
me respekt Rapsodi
Krijoni Kontakt