Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Petri Bozo: Miss Globe, do e lërë Shqipërinë po s’na mbështetën

    Miss Globe International do të zbresë sërish në Shqipëri. Për të katërtin vit konkursi i bukurisë i është deleguar Deliart Association. Por e ardhmja e këtij konkursi në vendin tonë është e dyshimtë. Producenti dhe regjisori i konkursit, Petri Bozo ka deklaruar se nëse nuk do të gjejnë mbështetje financiare, do ta transferojë aktivitetin në një vend tjetër të Europës. Aty ku ai është i bindur se do t'u ofrojnë kushte më të mira. Edhe pse mbeten edhe dy vjet, deri në 2009-ën, nga afati që themeluesi i Miss Globe, Charle See ka caktuar për përdorimin e patentës së konkursit nga Deliart Assocation. Sipas Bozos, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri më tani ka ofruar vetëm mbështetje morale për aktivitetin. "Nuk kemi marrë një "jo" për projektin, por as nuk kanë ofruar ndonjë mbështetje financiare. Unë kam pasur bisedime me ministrin e Kulturës, zotin Pango, por nuk kemi përgjigje. Megjithëse ky konkurs bukurie është një nga mënyrat më të mira për promovimin e imazhit të Shqipërisë nëpër botë. Detyrë të cilën e ka kryer më së miri", - është shprehur Bozo. Por duket se edhe interesi i investitorëve privatë nuk është më në nivelet e fillimit. Konkurset e bukurisë ishin një grishje shumë e madhe për bizneset e mëdha para disa vitesh. Por me sa duket numri gjithnjë e në rritje i tyre, i ka kthyer në aktivitete të zakonshme. Ndërsa Bozo i mëshon vonesës së tyre, duke thënë se "gjithmonë mbërrijnë në ditët e fundit". Ndërsa sipërmarrjen e këtij viti për të organizuar Miss Globe International në Shqipëri pa mbështetjen e duhur, e ka quajtur si një "nëndetëse", të cilën është i bindur se do të arrijnë ta çojnë drejt suksesit. Por e ka pranuar hapur, se nuk do të ngurojë që evenimentin e bukurisë do t'ia delegojë një vendi tjetër që do të tregojë më shumë interes e do ta mbështesë financiarisht.
    Miss Globe
    Vajza nga vende të ndryshme të botës do të mbërrijnë në Tiranë. Të gjitha synojnë të marrin kurorën e Miss Globe. Në vitin e katërt të realizimit të konkursit në Shqipëri, nata finale do të organizohet në Tiranë. Mbrëmjen e 1 tetorit më e bukura do të kurorëzohet në sallën e mbyllur të Pallatit të Kongreseve. Nuk do të jetë një site arkeologjik apo kala, ashtu siç është bërë që nga 2004. Këtë zgjedhje, regjisori Petro Bozo e ka lidhur me parashikimet e kohës. "Ka shumë mundësi të jetë shi", - është shprehur ai. Vendet pjesëmarrëse këtë vit variojnë nga 52 deri në 57 të tilla. Ende nuk e kanë konfirmuar të gjitha pjesëmarrjen. Në listën e konkurrenteve përfshihen që nga Australia, Brazili, Singapori, Ekuadori, Mongolia e deri në vendet fqinje si Itali, Greqi, Bosnje, Serbi etj. Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet nga Irsa Demneri, fituesja e Miss Shqipëria 2007. Bozo ka theksuar se është bërë një plan në detaje për të gjithë itinerarin që vajzat do të ndjekin gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Mbërritja e konkurrenteve pretendente për kurorën e Miss Globe do të bëhet në aeroportin "Nënë Tereza. Nga data 14 deri në 17 shtator, ato do të kenë mbërritur të gjitha. Në ndryshim nga vitet e tjera, sivjet bukuroshet nuk do të vizitojnë jugun e Shqipërisë. Sipas Bozos, këtë vit vajzat konkurrente do të prekin vendet më të bukura të Veriut, duke përfshirë edhe tre qytete kosovare. Vizitat e para do të nisin me amfiteatrin e Durrësit, aty ku është zhvilluar edicioni i parë i Miss Globe International. Programi i udhëtimit përfshin qytetin e Lezhës, të Shkodrës, liqenin e Komanit dhe një udhëtim me traget në këtë liqen, vizitë në Tropojë dhe udhëtim përgjatë Valbonës. Itinerari do të vazhdojë më tej me qytete kosovare të Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit e më tej edhe në Ulqin. Gjatë këtyre ditëve ato do të priten nga kryebashkiakët e këtyre qyteteve. Po ashtu, gjatë udhëtimeve do të shpallen edhe tre çmimet: Miss Bikini, Miss Talenti, Miss Disco Queen. Bozo është shprehur se organizimi i vizitave nëpër Shqipëri ka bërë që kur miset të kthehen në vendet e tyre t'i promovojnë ato. "Organizimi i këtij konkursi nuk ka të bëjë vetëm me imazhin e vajzave të bukura pjesëmarrëse, por me atë çka ato sjellin në Shqipëri dhe përçojnë në vendet e tyre(imazhe të turizmit, albume fotografike, kalendare, kostume kombëtare etj). Nata finale do t'i mbledhë në datën 1 tetor në Pallatin e Kongreseve, prej nga njëra do të largohet me kurorën e Miss Globe. Para se të kthehen në vendet e tyre, në datën 2 shtator ato do të priten nga presidenti Topi në Pallatin e Brigadave.
    Sui generis

  2. #2
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Shume mire nese na vijne ne Kosove... do marrin si suvenir pak ajr te pluhurosur dhe veshtire se ndonjera do shpetoje pa bornkitiz
    e une uroj qe ky manifestim te mbeshtetet materialisht nga Ministria e kultures se Shqiperise qe edhe ne kosovaret te shijojme pak nha bukuria e bukurosheve te globit.
    ArsGothicë

  3. #3
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Neqoftese nuk shkojne ne Himare nuk behet konkursi.
    C'kuptim ka shqiperia pa Himaren,Bollanon.Kokerr leku nuk kane per te marre nga asnje Ministri.
    Besa -bese!

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Jezuiti italian që adhuronte Shqipërinë
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 06:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •