Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 82
  1. #21
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Shume sekte fetare dhe vetem nje Zot per ato sekte monoteiste e kam fjalen, nuk mund te rri pa sjellur shkrimet e disa filozofeve per kete teme

    Ja cfar ka thene Robert Ingersoll

    "Kishat nuk kanë besim tek njëra-tjetra. Pse? Sepse e njohin njëra-tjetrën."

    Stendali

    "Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve."

    Tomas pejn

    "Tërë institucionet kombëtare kishtare, qofshin këto hebraike, kristiane a myslimane, s'më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore, të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit, për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit."

    Me gjithate vete besimtaret a kane nje shpjegim se pse fete jan bere si parit politike, qe secili nga ato ofron mirqenje dhe nuk kan asnje baze ku mbeshteten vecse ne disa libra te shkruar nga njerzit, dhe sic thote nje filozof i famshem

    "Çka pohohet pa prova, mund të rrëzohet pa prova."

    Kristofer Hiçens


    .
    I kane rene pikes kur kane perkufizuar fete
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Shum teme e bukur Star.E theniet jane vertet te zgjuara,te bejne te mendosh.
    Mendon kush mendon Serafim, te tjeret e kan mbledh mendjen , toka eshte e rrafshet dhe pike
    Revolution 1848

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Star,meqe tema eshte e bukur,po shkruaj edhe un diçka,per aq sa s'vlen.
    Monoteizmi mbase fitoi mbi politeizmat e kohes,sepse supozojm qe bazohej ne jeten shpirterore te individit,ku ai duhet te tregonte meshiren,dashurin,ndaj me te varferve e me te dobétve.Sidomos ai ebraik,e me mbrapa i ndjekur nga besimet e tjera."Duaje tjetrin si vetveten"(Leviticus)..........

    Politeizmi Babilonez,Asir,Fenikas,Sirian,Grek o Roman,ishin te eger e sensual,u tregonin njerezimin me gjithe ekzaxhirimet e tyre jeten qe po jetonin.(Me ndryshe ai Egjiptjan,qe keshillonte meshiren e ndihmen ndaj te varferve)
    Ndersa politeizmi i sotem,pretendon te kerkoj llogari ne kete jete,per jeten tjeter...............

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22
    Edhe familja e drithit eshte e madhe: njerezit hane buke te bere nga gruri, nga misri, nga thekra, nga orizi, nga patatja, etj... A mjafton kjo per te provuar se "buka eshte e demshme per njeriun meqe ka kaq shume lloje bukesh"? Njeriu pa buke vdes. Te njejten gje mund te thuash edhe per ate njeri qe nuk beson ne Zot e nuk e praktikon besimin e tij: ai njeri ka vdekur shpirterisht.

    Kur shkon ne nje dyqan e shikon qe ke 20 lloje bukesh te ndryshme, ti mund te zgjedhesh ti provosh te tera, per te zgjedhur ate qe te shijon me shume, ose ne pamundesi per t'i provuar te gjitha, mund te pyesesh per mendimin e miqve te tu se cfare buke preferojne dhe pse. Bile mund te shkosh akoma me tej, mund te shikosh se cila familje eshte me e shendetshme, per te pare se cili produkt buke eshte me vlera ushqyese me te mira per shendetin e njeriut. E njejta gje edhe me besimet fetare: ose mund te mesosh per te gjitha ato me rradhe me deshiren per te zbuluar besimin e vertete apo besimin me te mire, ose mund te shikosh se si keto besime kane transformuar jetet e njerezve apo popujve, per mire apo per keq. Mund te zgjedhesh ate besim qe eshte me i mire dhe i vertete ne syte e tu e ta besh per vete.

    Fakti qe ka shume besime fetare ne bote apo ne nje shoqeri, deshmon lirine e njeriut per te besuar. Atje ku ka liri ka edhe larmi. Atje ku nuk ka liri nuk ka larmi, ka vetem utopi: nje mendim, nje besim qe u diktohet me pahir njerezve. Shembulli me konkret, 50 vjetet e Shqiperise komuniste. Shqiptaret nuk kishin lirine qe te zgjidhnin te besonin apo mosbesonin, ata ishin te veteshpallur ateiste nga rregjimi komunist, qe cuditi boten duke hyre ne historine e njerezimit si shteti i vetem ateist i veteshpallur i botes. Nuk zgjidhnin njerezit, zgjidhte diktatori, zgjidhte Partia.

    Eshte nje gje te gezosh lirine per te zgjedhur per te besuar e te mos besosh. Eshte tjeter gje te mos gezosh kete liri dhe te te imponohet me force ajo qe duhet te besosh. Por e keqja me e madhe e kohes qe jetojme, eshte kjo ideja fikse qe njerezit e gelltitin pa e pertypur qe sipas tyre: njeriu nuk eshte nje qenie shpirterore dhe detyrimisht nuk ka uri te perhershme shpirterore, prandaj nuk ka se perse i duhet besimi ne Zot. Kjo vjen jo vetem si pjese e propagandes se grupeve te caktuara per ta shekullarizuar shoqerine, por vjen edhe nga injoranca e njerezve per natyren e tyre njerezore. Kjo dallon ata qe njeriun e barazojne me kafshen, nga ata qe njeriun e shohin si nje krijese dashurie te Perendise. Ata qe duan ta shtrengojne njeriun ti mbaje syte poshte te ngulur ne toke, nga ata qe duan ti ftojne njerezit ti kthejne syte nga qielli.

    Albo

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Edhe familja e drithit eshte e madhe: njerezit hane buke te bere nga gruri, nga misri, nga thekra, nga orizi, nga patatja, etj... A mjafton kjo per te provuar se "buka eshte e demshme per njeriun meqe ka kaq shume lloje bukesh"?
    sa me pak buke dhe me shum gjelle thojn doktoret
    Njeriu pa buke vdes.
    Nuk besoj, se ka gjera te tjera per te ngrene
    Te njejten gje mund te thuash edhe per ate njeri qe nuk beson ne Zot e nuk e praktikon besimin e tij: ai njeri ka vdekur shpirterisht.
    Jo ne Zot por ne fe eshte fjala
    Kur shkon ne nje dyqan e shikon qe ke 20 lloje bukesh te ndryshme, ti mund te zgjedhesh ti provosh te tera, per te zgjedhur ate qe te shijon me shume, ose ne pamundesi per t'i provuar te gjitha, mund te pyesesh per mendimin e miqve te tu se cfare buke preferojne dhe pse.
    Po kur ke shum miq dhe ata kan shije te ndryshme , si i behet te zgjedhesh ?
    Bile mund te shkosh akoma me tej, mund te shikosh se cila familje eshte me e shendetshme, per te pare se cili produkt buke eshte me vlera ushqyese me te mira per shendetin e njeriut.
    Te gjith ata qe hajne buke , per mendimin tim jane me probleme shoqerore
    E njejta gje edhe me besimet fetare: ose mund te mesosh per te gjitha ato me rradhe me deshiren per te zbuluar besimin e vertete apo besimin me te mire, ose mund te shikosh se si keto besime kane transformuar jetet e njerezve apo popujve, per mire apo per keq. Mund te zgjedhesh ate besim qe eshte me i mire dhe i vertete ne syte e tu e ta besh per vete.
    Albo transformimin tek shoqerite e ka ber shkenca dhe jo feja, feja dhe shkenca nuk kane as nje lloj lidhje bashke, perkundrazi ata gjithmon e kan sulmuar njera tjetren
    Fakti qe ka shume besime fetare ne bote apo ne nje shoqeri, deshmon lirine e njeriut per te besuar. Atje ku ka liri ka edhe larmi. Atje ku nuk ka liri nuk ka larmi, ka vetem utopi: nje mendim, nje besim qe u diktohet me pahir njerezve. Shembulli me konkret, 50 vjetet e Shqiperise komuniste. Shqiptaret nuk kishin lirine qe te zgjidhnin te besonin apo mosbesonin, ata ishin te veteshpallur ateiste nga rregjimi komunist, qe cuditi boten duke hyre ne historine e njerezimit si shteti i vetem ateist i veteshpallur i botes. Nuk zgjidhnin njerezit, zgjidhte diktatori, zgjidhte Partia.
    Jo more !!!!! Pa pyeti njehere lideret e feve cfar thone per fen e tjetrit ? A shkohet ne parajs me fene e tjetrit ? Pergjigja eshte JO feja e atije eshte e rreme, feja jone eshte e mire do te thote lideri i asaj feje qe ti do pyesish
    Eshte nje gje te gezosh lirine per te zgjedhur per te besuar e te mos besosh. Eshte tjeter gje te mos gezosh kete liri dhe te te imponohet me force ajo qe duhet te besosh. Por e keqja me e madhe e kohes qe jetojme, eshte kjo ideja fikse qe njerezit e gelltitin pa e pertypur qe sipas tyre: njeriu nuk eshte nje qenie shpirterore dhe detyrimisht nuk ka uri te perhershme shpirterore, prandaj nuk ka se perse i duhet besimi ne Zot. Kjo vjen jo vetem si pjese e propagandes se grupeve te caktuara per ta shekullarizuar shoqerine, por vjen edhe nga injoranca e njerezve per natyren e tyre njerezore. Kjo dallon ata qe njeriun e barazojne me kafshen, nga ata qe njeriun e shohin si nje krijese dashurie te Perendise. Ata qe duan ta shtrengojne njeriun ti mbaje syte poshte te ngulur ne toke, nga ata qe duan ti ftojne njerezit ti kthejne syte nga qielli.
    Pikerisht ketu qendron pyetja , te gjitha fete i sherbejn perendis " sipas tyre" pse nuk behen bashke ne nje qellim ? APO I KANE QELLIMET E NDRYSHME ?
    Albo
    Pershendetje dhe shpresoj ti pranosh replikat, nese jo , gati e kam krevatin te hoteli qe me cove per pushime , nuk eshte ftohur ende.....!!!
    Revolution 1848

  6. #26
    Ekzistonka edhe nje teme e ngjashme si kjo ketu. Kerkoj falje se nuk e kisha ven re. Po te doni mund ta hiqni. Tema e ngjashme ndodhet tek Ateisem dhe agnosticizem

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=85049
    Revolution 1848

  7. #27
    Kerrar
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Postime
    120
    Pergjigje e Thjeshte.

    Allahu na sprovon neve ne kete bote.

    Hebrenjet kane dhene fjale qe do te besojne Musaut (A.S) nese do te shpetonte ta. Musau (A.S) shpetoi, por keta prap nuk e besuan. Tevrati i zbritur nga kati i Allahut eshte ndryshuar nga Hebrenjet per interesat e tyre.

    Pasi qe ndryshohen keta, vjen Bibla dhe Isau(A.S) per te qe eshte permirsim i rrenave te hebrenjeve, dhe nga ana e Isaut(A.S) paralajmerohet ardhja e Muhammedit(A.S). Por ndodh e njejta, hebrenjte e ndryshojne edhe Biblen, per kete arsye ne bote gjendet rreth 70 bibla e qe nuk dihet se cila eshte e sakte.

    Pasi qe behen keto, vjen Kurani me Muhammedin (A.S) e qe eshte si feja finale e njerezimit duke permirsuar edhe rrenat ne tevrat, edhe ato ndryshime ne Bibel. Dhe pikerisht Allahu eshte ruajtesi i Kuranit. Dihet se ne bote eksizton vetem nje Kuran, me shkronja, me renditje gjithkund te njejte. Qe nuk ndryshohet nga Gjuha Arabe. Ndersa ne Gjuhet tjera per shkak perkthimit mund te jene gabime ne kuptim. Por ne Arabisht eshte vetem nje, e nuk ka kurrefar dallimi mes te gjitha Kuraneve qe jane Arabisht...

    E me Ardjen e Islamit, me nuk do te kete fe, pasi qe Allahu na thote qe "Kam zgjedhur Islamin(Paqen) per ju"..

    E tash asnje prej nesh e jush, nuk ka te drejte te thote zotit qe nuk me ke lajmeruar, pasi qe qdokush lirisht mund te lexoj Kuranin...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-09-2010
    Postime
    75
    Me ardhjen e Birit te Perendise ne toke,Jezus Krishtit mbyllet ardhja e profeteve te Zotit.
    Tani ngelet vetem nje gje t'i besosh,apo te mos i besosh: nga kjo varet e gjithe jeta jote,e tanishmja dhe ardhshmja.

  9. #29
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Po, po, kjo po shihet ne Shkoder keto dite.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    si puna partive daku duan me fitu naj leke per vete
    gjoja flasin per popullin partite

    ndersa fete flasin per zotin

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •