Dhënia e plotë është një tjetër eksperiencë seksuale të cilën patjetër që duhet ta përjetoni. Lëreni mënjanë ankthin dhe ndrojtjen dhe shijoni atë që realizoni me partnerin tuaj. Mos nguroni të lini të lirë fantazinë, askush nuk do t’ju keqkuptojë. Specialistët theksojnë se, sa më e lirshme të jeni gjatë një akti seksual, aq më mirë do të kaloni. Vetëm kështu do të arrini të kapërceni kufijtë e seksualitetit tuaj, si dhe të zbuloni një intensitet që kurrë nuk e dinit se ekzistonte brenda jush. Por dorëzimi tek një trup mashkullor nuk ndodh sikurse paraqitet zakonisht përmes filmave, megjithëse afron shumë. Shpesh dorëzimi ka pasoja mendore, çlodhëse dhe çlirimi. Por nëse ndjeheni shumë e trembur ose e dëshpëruar, atëherë nuk bëhet fjalë për dorëzim, por robërim. Si mund ta kuptoni ndryshimin? Kontrolloni reagimin tuaj në mëngjes, pas aktit. Nëse zgjoheni me buzëqeshje, atëherë patët sukses. Por, nëse jeni akoma në krevat dhe ndjeheni pa qejf, kjo tregon se diçka nuk shkon mirë.
Të thyesh tabutë
Keni dëgjuar ndonjëherë “seks shoqëror”? Me fjalë më të thjeshta, seks me meshkuj më të vegjël ose më të mëdhenj në moshë se ju. Rregulli kërkon që të paktën një herë duhet të flini me një mashkull, të cilin kurrë nuk do t’ia njihnit familjes suaj dhe që do t’i bënte miqtë tuaj t’iu shikonin shtrembër. Gjithmonë, vjen një moment i tillë në jetën e gruas, kur ajo duhet të thyejë tabutë, për të mësuar më tepër për vlerën e vërtetë të atij tipi mashkulli që duhet të zgjedhë. Nga ana tjetër, vetëm kështu do të mësojë se seksi i mrekullueshëm nuk është vetëm pronë ekskluzive e meshkujve, sikurse mendonte deri në ato momente.
Sa seksual duhet të jetë partneri
Në një lidhje nuk ka rëndësi vetëm historiku juaj seksual, por edhe i tij. Ekspertët amerikanë parashtrojmë eksperiencat që duhet me doemos të ketë një mashkull përpara se të shtrihet në krevatin tuaj.
- Duhet të ketë në të kaluarën një mësuese të mirë dhe jo një vajzë të padalë, që sa herë kryenin marrëdhënie e shikonte me ndrojtje.
- Duhet të ketë të paktën një lidhje të gjatë erotike. Dhe, koha e përshtatshme është të paktën 1 vit. Kjo do t’iu ndihmojë që të merrni në krevat një partner erotikisht të përgatitur, i cili ka ide të qarta mbi trupin dhe di si ta trajtojë atë.
- Duhet të ketë provuar seks të keq. Natyrisht meshkujt theksojnë se ekzistojnë dy kategori seksi, i mirë dhe ai fantastik. Ndërsa për sa i përket të keqit, atë e mohojnë si ekzistencë. Por kjo nuk do të thotë se është e vërtetë. Provoni t’i ktheni një herë shpinën dhe ta refuzoni, dhe shikoni reagimin e tij. Nëse kjo ndodh për herë të parë, duhet të dini se për çdo herë që do t’iu kërkojë diçka të tillë dhe ju do të thoni “jo”, ai do ta konsiderojë disfatë, por ka mundësi që herët e tjera të përpiqet shumë për t’iu zgjuar epshin erotik.
- Duhet të jetë shoqëruar me një femër seks të simbolit. Ky fakt ju ndihmon të përdorni sa më shumë fantazi dhe ai të mos iu keqkuptojë, pasi të tilla ka pasur rastin t’i shijojë me ish-të dashurën e tij. Gjithashtu, do të dijë si t’iu kënaqë, pasi eksperienca me seksin e simbolit duhet t’i ketë mësuar shumë, përveç rastit kur ajo mund të jetë një flluskë boshe që ka vetëm emrin e tillë.
Një marrëdhënie pa komplekse
Për disa femra fakti se mund të harrojnë kofshët e pastërvitura gjatë aktit seksual është kaq e zakonshme, sa edhe mundësia për të harruar emrin e tyre për momentin. E çuditshme është se, ndonëse të gjitha femrat janë në dijeni të faktit se duhet të largojnë nga mendja çdo kompleks, pak prej tyre janë krejtësisht të përkushtuara, duke humbur në vazhdim momente kënaqësie. Shumë prej tyre nuk duan të zhvishen krejtësisht dhe fillojnë të marrin poza të ndryshme gjatë aktit dhe si rrjedhim nuk arrijnë të provojnë kënaqësinë e seksit në përmasat e tij reale. Pavarësisht se cilat janë pasiguritë tuaja, ekzistojnë mënyra për t’i luftuar. Bëni një udhëtim të shkurtër në të kaluarën, kujtoni të gjitha komplimentet që iu kanë bërë herë pas here rreth pjesëve të ndryshme të trupit tuaj. Përqendrojeni vëmendjen në atë eksperiencë seksuale që po kryeni dhe vetëndërgjegjësohuni se nuk është trupi që bën aktin seksual, por vetë akti.
Kur femrat marrin iniciativën
Mos e nënvleftësoni veten dhe në përgjithësi mos prisni kurrë nga meshkujt. Nëse ndjeheni se niveli i hormoneve është ngritur në kufij të konsiderueshëm, merreni vetë iniciativën. Natyrisht që çdo femër udhëheq me mënyrën e saj të veçantë, ndaj nuk duhet të krahasoheni me të tjerat. Por mbi të gjitha, mos harroni të kujdeseni për nevojat tuaja. Kjo nuk do të thotë se nuk duhen respektuar nevojat e partnerit, por përderisa ju keni kësaj here timonin në dorë, bëni atë që në të vërtetë dëshironi. Duke përdorur këtë strategji, arrini që të kufizoni ankthin e partnerit, pasi atij në këtë rast nuk i duhet të provojë se çfarë iu pëlqen. Madje, ky është një mësim i mirë për t’i treguar atij preferencat tuaja me qëllim që t’i ketë parasysh edhe në rastet e tjera. Mos nguroni të lini të lirë fantazinë, askush nuk do t’ju keqkuptojë. Specialistët theksojnë se sa më e lirshme të jeni gjatë një akti seksual, aq më mirë do të kaloni.
Momentet e “dështimit” të përkohshëm
E dini se çfarë thonë amerikanët për picën dhe seksin? Edhe në rastet kur është i keq, është mjaft i mirë. Ne, si popull mesdhetar, nuk jemi aspak dakord. Seksi i keq mund të na shtyjë të mendojmë se diçka nuk shkon mirë apo dikush nga partnerët nuk ka oreks, pra, ka të dashur. Por, nëse jeni ju, ajo që bën seks jo të mirë, atëherë duhet të kontrolloni të gjithë elementët përbërës të një akti seksual nëse ato funksionojnë mirë, që nga veshja juaj e deri tek aromat që përdorni. Nuk duhet ta fusni shumë herë në krevat seksin e keq, pasi më pas e bën rrugë. Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni, pasi në çdo lodhje ka momente “dështimi” të përkohshëm, të cilat me kalimin e kohës ose rregullohen ose në fund lidhja merr fund. Eksperienca e mirë seksuale, s’do thotë një listë e gjatë me gjëra që duhet me doemos t’i provoni akoma edhe nëse nuk ju pëlqejnë. Ekzistojnë disa parametra ndriçues që mund t’iu shndërrojnë në një femër të pjekur seksualisht.
Krijoni Kontakt