Katana
------------------------------------------------------------------------------------
Kot sa per te harxhuar kohe po lexoja kendej nga arti dhe mendova se do lexoja me shume per te po jo. Arti shqiptare eshte akoma e ne zhvillim dhe se ka arritur lulezimin e tij. PO nga shqiperia kan dale shume artista te afte dhe do te dalin. Pershembull une personalishte njoh 3 qe jane nga Peshkopia dhe jane me te vertete te talentuar, sidomos njeri qe na ka lene. Ky i fundit ka qene me te vertete i talentuar po ca ti besh qe rregjimi i kohes nuk e vlersoi punen e tij dhe ai kaloi i cik. Po sikur ka thene Emerson te medhenjt keqkuptohen.
Eshte pak e veshtire qe te flasesh per artin shqiptar tani per tani sepse akoma rritet. Dhe doja ty pyesja se cfare artistash shqipetar preferoni dhe te flisni per to. Dhe ne qoftese mundeni jeni me shume se te mirpritur.
Ti kthehemi artin boteror qe eshte veshtire te mos flasesh. Dua te di se cfare rryme arti preferoni, Artistat dhe pikturat e preferuara?
Le te vazhdoj me veten time. Ndonjeri nga ju edhe mund ta kete kuptuar po "still life fast moving" eshte titulli i nje pikture nga artisti im i preferuar Salvador Dali. Me pelqen shum sepse eshte i cik "strange" ose sic e kan quajtur "mad". Ai eshte surealisti me i madh qe ka jetuar. nga fotografia me pelqen nje tjeter mik i tij Man Ray. Preferenca ime sdo te thot se nuk me pelqejne rrymat e tjera te artit si impressionism, kubismi ose pointilism. Ka shume artista te talentuar po nuk mundem ti permend te gjith se sdo me lejonin te shkruaja perseri ne forum. Anyway me tregoni preferencat tuaja.


Fjalet
--------------------------------------------------------------------------------
Mbi artin shqiptar, ose me mire mbi pikturen ne shqiperi nuk di shume. Me eshte dhene rasti te admiroj krijimet e shume studentėve te piktures dhe mund te them se si vlera, piktura ne Shqiperi ka pasur me shume se sa eshte vleresuar. Nga ana tjeter nenvleresimi i artit nuk eshte cudi, pasi ne c'do vend te botes "shumica", eshte me shume e interesuar te dije se ca vlere do kete leku neser apo ca ligje do i shtohen ose do i hiqen kushtetutes se sa te degjoje lajme mbi nje kryeveper pikture apo dhe arti tjeter figurativ. Arti per njerezit ka qene dhe do mbetet nje 'lluks', jo nje domosdoshmeri, dhe eshte realiteti ai qe na dikton kete fakt.

Preferencat e mia...Jane shume, dhe do thoja c'do pune arti, pikture me konkretisht, ka dicka qe te terheq.

Nje lloj pikture qe me ka terhequr gjithmone dhe mendoj eshte nje nga stilet me te veshtira te piktures eshte piktura anamorfike (eshte nje loje me perspektiven lineare, pikturat duken ndryshe nga kendveshtrime te ndryshme).

Mbaj ment kam pare nje pikture (nuk e mbaj ment autorin) po eshte afersisht e vitit 1500 pasi kjo eshte dhe koha kur kjo lloj pikture u zhvillua. Ishte nje pikture me permasa reale,e nje ambasadori Frances me nje mikun e tij. Prane tyre jep pasurite qe kane te dy, dhe i jep me veshje lluksoze, ndersa ne kembet e tyre ka vendosur nje kafke njeriu, e cila po te shifet nga perpalle nuk e dallon dot ca eshte, duket me shume si vije ndarese,nq se e shef pikturen nga anash e dallon formen e kafkes. Ata qe e kane komentuar ne ate moment kane thene qe autori e ka bere pa vetedije, ose me mire nuk ka dashur te zhvilloje kete lloj perspektive, me shume i eshte pershtatur vendit ku piktura do te vendosej.(nuk me kujtohet autori, po nq se e gjej ne web do e post, eshte me te vertet pikture interesante)
Kelly Houle eshte nje tjeter perdoruese e ketij stili ne pikture. Por mendoj ne ditet tona, me zhvillimet qe ka arritur matematika dhe teknikat e piktures eshte shume me e lehte te zhvillosh nje art te tille.

Po e kesaj periudhe (1500) eshte dhe e njohura "Monalisa" e Da Vincit. Pikture "PERFEKTE", me cuditi nje teori mbi kete pikture ne internet, e cila thosh se ne te vertet Da Vinci ka futur tiparet e autoportretit te tij. Nuk e di sa eshte e vertete po eshte ide interesante.




Mone me terheq gjithashtu me pikturat e tij. Ai eshte "piktori i pikave" , te pakten keshtu e quaj un. Shumica e pikturave te tij perbehet nga pika te madhesive te ndryshme dhe rralle me disa forma por qe ne distance te japin idene e nje objekti te plote. Nga impresionistet e tjere Moriost, Van Gogh apo dhe Pissarro me terheqin shume.


Alban People
Artist
--------------------------------------------------------------------------------
...Mbi pikturen Shqiptare eshte pak e veshtire te japesh
nje historik objektiv.Une per aq sa kam studiuar ne Lice
di shume pak pasi eshte teper e varfer nje histori PIKTURE
per Shqiperine.
Ka disa piktore te mire Shqiperia(A.Buza,I.Kodra,Z.Shoshi..
Edi Hila,G.Leka),por jane nje pasuri per historine tone
e,jo per nje nivel nderkombetar.
Kur flitet per te shikuar nje veper Arti(Pikture,Skulpture)
ne radhe te pare duhet patur parasysh niveli kulturor i
personit e me vone pastaj mund te arrihet te krijohet nje
kombinim i frytshem idesh mbi nje fushe aq te zgjeruar si
Arti.
Nje liber i domosdoshem per t'u lexuar mund te jete edhe:-
"HISTORY OF ART"(perkthyer edhe ne Shqip)i E.Gombrich.
Eshte nje analize qe me teper sesa kritike Arti eshte
Perceptim i asaj qe ne quajme Art.
Te shikosh me optimizem rrugen e Artit Shqiptar ne 50 vitet
e fundit eshte nje menyre per te nxjerre ne pah disa vlera
-monopol-te regjimit ne fuqi;Ndersa te shikosh me fryme analize Arti-n shqiptar,mund ta maresh qe ne kohen e Bizantit(ONUFRI),e aty.mund te krijohet nje pergjigje sesi
ne nje vend te vogel,te pushtuar,kishte njerez qe dashuronin vendin e tyre e krijonin pikture me nje vlere
kombetare por,edhe mbare kombetare(sikur te ishim nje vend
i fuqishem)qe edukojne nje brez per te arritur me te vertete
vlera ne ARTI-n Shqiptar.



KERKIME
--------------------------------------------------------------------------------
Gjithēka qe lidhet me fushen e Artit eshte nje deshire
per te kerkuar e per te marre nje impuls nga objektet
qe qe ndrojne ne palevizje me origjinen e tyre te lashte.
Arti ka filluar ose(...)me sakte eshte vleresuar si nisja ne
nje bote te pavlere qe kerkonte te shtrengonte ēdo gje,
detyronte te mbulonte ēdo te drejte qe shtypte lirine.
Arsyet pse disa njerez merren me Art eshte nje gjykim qe
i behet nevojes njerezore per te jetuar,eshte nje deshire e huaj dhe qe s'perkon me tonet e erreta ne te jashtmen
e ēdo individi.Te gjitha ngjarjet,historite qe lidhen me kete natyre pune(Arti eshte dhe pune)kane si baze edhe
dashurine e personave qe lidhin mardhenje te shumta
me publikun;Ai publik qe e ndjek dhe qe i jep (Ndoshta)
emrin Artist!

Poshterimi i disa energjive per te ngadalesuar emrin e nje
apo disa "Teorive"njeh si baze ate impuls qe koha na jep dhe na detyron te pershtasim si nje vlerre levizese drejt
dukurive te reja.Jane keto dukuri qe te mbushura me
ngjyre drite percojne tek njerezit tingujt e nje kohe ne
ardhje.Dhe kjo mund te jete edhe arsyeja pse njerezit
perdorin perceptimin viziv si te vetmin shkak per te
pare ndryshimet,ndersa shkaku kryesor mund te jete
krejt banal...E kuqja eshte teper trasgresive,qe mohon
ēdo sens morali;nje pershtatje nen kete faktor ngjyre
eshte edhe nje levizje drejt kerkesave te shumte absurde
qe ndjenjat tona kerkojne...Me ane te kesaj ngjyre kane
ndodhur luftra te medha dhe qe s'kane pushuar derisa ai,
njeriu i Madh,te kete ardhur per te ndezur shpirtrat e
luftetareve te rinj,qe te ecnin nen shkembinj duke u
lutur per te,per njeriun e Madh.

Arti mbi keto dimensione leviz dhe nenshtron nje politike
te paarsyeshme qe mundohet ta ktheje ne nje kromatike
gri!

Arti eshte i ēuditshem,pse duhet te jete i ēuditshem,pse
kerkon te ushtrohet nga njerez te ēuditshem?

Arti eshte i veshtire per tu kuptuar,pse arti eshte i veshtire per tu kuptuar,pse ai ushtrohet nga njerez te
ēuditshem?

Arti eshte i rrezikshem per shoqerine,pse arti eshte i
rrezikshem per shoqerine,pse arti mjeshterine e tij e
lidh me fjalen -Revolucin-?

Arti eshte nje parashikim dhe paraqitje reale e atyre
gjerave qe ne shikojme ēdo dite,pse arti ndodhet larg
mundesive tona,atehere jane te ēuditshem njerezit qe
merren e ushtrojne artin!?

Te ushtrosh nje profesion a do te thote qe ta dashurosh
ate,pse arti dashurohet apo duhet qe te jesh i dashuruar
me pare...,a jane te ēuditshem ata njerez qe merren me
kete profesion...ARTISTET: kerkesa me e larte qendron
tek fuqia qe te mos i pergjigjemi pyetjeve te drejtperdrejta,ate funksion qe kryen sot Arti...


E vertete...

Ti beje nje pyetje cfare eshte e bukur ne Art?-"E bukura eshte ndjenja e shpirtit individualist por qe gjithnje s'arrin
te shmangi erresiren e kudogjendeshme"...mendoj,per te shuar e per te rregulluar forma qe me pare ishin inekzistente(nen nje presion te thelle).
E bukura gjendet kudo ne Art(pikture-skulpture-fotografi-
muzike-kinematografi)por koha dhe menyra sesi nje shoqeri eshte e zhvilluar e kushtet historike jane tepr
faktor baze per te perceptuar te Bukuren.
Gjithmone i eshte kenduar te bukures,edhe pse subjekti ishte nje tragjedi apo ...eshte pikturuar ne baze te nje
koncepti qe te paraqitej e bukura,e keshtu me radhe ne cdo fushe te Artit.
Pra e bukura ne art,me shume se nje menyre vleresimi,
eshte nje mundesi per te transmetuar nje kohe te kaluar
e qe eshte karakterizuar pikerishte nga kjo menyre te
shprehuri.
Me perpara kur art ishte teper figurativ,prezantohej si model vetem nje trup i "bukur";Lnje peizazh i "bukur"...
kurse me renien e sistemit feudal,me dobesimin e oborreve mbreterore-e bukura-mori nje tjeter koncept...
artistet duhet qe gjendeshin sa me real dhe te drejtperdrejte me objektet perballe,personazhet duheshin
paraqitur te tille(te shemtuar)sepse ky ishte realiteti
dhe vlera e se bukures ishte prone(tashme)e nje klase sociole te caktuar.
Te paraqesesh sot te bukuren eshte e veshtire pasi mund te thjeshtesosh te perkryeren e,mund te japesh
vlera per nje gje te rendomte...


ARTIT DHE VETEM ARTIT?

..do te kerkoja qe nje person t'i drejtohej nje sistemi qe mberthen shume njerez dhe qe i garanton atyre nje levizshmeri me te te madhe,e shoqeruar kjo me nje liri te pakufizuar per te medituar dhe riformuluar teza te kaluara por,qe s'mund te quhen te imituara edhe nga ndonje tjeter pjesmarres.
Debatet mbi artin gjithnje mbesin ne fazen e nje kendi te paarsyeshem per llogjiken e ēdokujt,sepse kalimi nga nje prolem tek nje tjeter eshte teper i paperdorshem...dhe i paarritshem ne ndihmen psikollogjike qe jep ambjenti.

Te shohesh qe ne markimin tim : Alban People(artdashes),
e pavertete sepse une nuk jam nje spektator por,nje inisiator per ato persona qe do te duan te shohin nje ekspozite apo nje aktivitet artistik.
Une merrem me artin porsi nje femije merret me lodra dhe i dashuron ato si je vlere e pamohueshme,sepse aty ndodhet : aktualiteti,kerkimi dhe deshira qe...kjo e fundit i mungon pak SHQIPTAREVE!!!


KERKESAT SOCIALE

...Jane te pamohueshme...ato japin dhe marrin nga artistet dhe anasjelltas;p.sh.-nje ngjyre qe vendoset me pasion ne telajo mundohet te arrije ate faze qe syri njerezor thote:"und i nje tragjedie kromatike"
-Ne shoqeri ka shume njerez qe ushtrojne aktivitet teresisht Artistik,dhe nga ana tjeter ka Artist qe bejne pjese pjeserisht ne "kerkesat"e Artit.
-Artistet nuk kane mohuar asnjehere ekzistencen e nje shtrese shoqerore qe i ka shoqeruar ato ne gjithe veprimtarine e tyre artistike;perkundrazi arti i tyre ka qene edhe nje stad per te kontrolluar me mire arsyet e nje periudhe te tille,nje veprimi te tille(S.Dalģ-krijonte skulptura me derdhje floriri!)qe binte mbase shume ne sy perballe nje opinioni dhe nje kerkese te nje shoqerie qe shkaktonte jo pak probleme per inekzistencen e vleresimit moral nga ana e disa grup-problematikave...
-Artisti me krijimtarine e tij jep vlera qe,keto i vendos perballe nje publiku ku mundohet te japi maksimumin e potences se tij intelektuale?Eshte pak e pakuptimte sepse arti ne fund te fundit mbetet nje loje e hapur per kedo e me ketet menyre mjeron ato "lojtare" qe largesojne-"te afermen"-,e afrojne te" largeten".

-Ngyra eshte magjike dhe cdo mjeshteri eshte e perkufizuar ne menyren sesi nje artist kombinon ngjyrat,qe ne fund eshte dhe potenciali i nje vepre te mirfillte artistike.Ekspresionismi,sidomos ne vendet gjermanike kishte nje ngjyre teper te fuqishme,me nje drite te theksuar pikerisht aty ku nuk mund te njoftohej se mbetet nje cilesi apo nje gjykim.E kjo pjese e shfrytezimit te kapacitetit dhe demostrimit ekspresiv sherbeu mjaft,per situsten e nje arti qe po degradohej nga progresi i nje industrie gjithnje e ne rritje,dhe nga percjellja e traumave njerezore pikerisht ne keto saituata
te paperseritshme mbase per njeriun?(Lufta 1,2 boterore)...
(Mbi kete teme mund te jepen mendime personale mbi lidhjet qe krijon arti me shoqerine)

pershendetje.