Komplimente Albo, ndryshon strategji me shume elegance. Pasi nuk te ecen debati ne planin objektiv, e kthen pllaken ne planin subjektiv dhe me citon himariotet qe vetedeklarohen greke. Ta kam thene dhe po ta perseris, himariotet dhe kushdo tjeter, qofshin dhe shumice, mund te bejne c'te duan me veten e tyre ne planin individual dhe personal. Kjo eshte pune e tyre dhe mua me vjen shume keq, por nuk kam c'bej dhe e respektoj. Por askush nuk ka te drejte te ndyshoje kombesine e te vdekurve qe jetuan dhe vdiqen si shqiptare. Askush nuk ka te drejte te paraqese stergjysherit e tij si greke, sepse vete ai sot ndihet grek. Historia e Himares i perket historise se Kombit Shqiptar, dhe sebashku me ate te Mirdites perbejne dy faqet me te ndritura te Historise Shqiptare. Kjo eshte pasuria e vyer nga e cila asnje shqiptar me sado pak vetedije kombetare nuk mund te heq dore. Ketu nuk behet fjale per nje krahine ku kane mbetur vec pleq e plaka, por per nje krenari kombetare
Sa per pathosin per te cilin me akuzon, une shkruaja ne fund te postimit se i referohesha nje libri te nje autori himariot, dhe per t'i qendruar sa me besnik teksit kam bere minimumin e nderhyrjeve, kryesisht pjeset qe nuk permbanin shume infomacion.
Ndersa per vendasit renegate qe u prinin grekeve, t'i dhashe disa emra, dhe po te duash kam dhe ca te tjere, keshtu pasurohet dhe fondi i himarioteve grekofile. Cdo lufte ka tradhetaret e saj dhe kjo nuk eshte asgje sensasionale. Nga ai Piluri i tradites dolen plehrat P. dhe M. Merkuri qe i vajten pas Spiro Spiromilos dhe kretasve te tij, por c'jane ata perpara kollosit Lefter Cipa qe shkruan:
"Pse poetin pse s'e duan,
Pse s'e ngjitin ne tribune,
Apo pse eshte betuar,
Flamurit t'i qendroje burre.
Nuk pranon erera te tjera,
Vecse eres se Flamurit,
S'mirret me megali idera,
Edhe kur esht' perpara plumbit...
Ndaj s'e duan ne tribune
Trumbetaret e triblimit,
Se u prish dhe u hap pune,
Per hallet e pasurimit..."
Kur te flasim per njerezit qe vetevriten me fotoksine, te jesh i sigurte se do ta shpreh shqetesimin tim dhe per ate problem. Ne postimin tim flisja per Shqiptaresine e Himares, dhe ndryshe nga ty nuk kisha pse hidhesha dege me dege.
p.s. Dy-tre replikat e fundit, me ke quajtur me origjine nga Himara. Ky eshte nje konkluzion i yti. Une e njoh relativisht mire krahinen e Himares fale dashurise dhe nderimit qe kam per te, por nuk jam prej andej, megjithese do ta kisha per nder po te isha.
Krijoni Kontakt