Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 162
  1. #81
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Albania

    Albania.........
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #82
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    albo

    nuk mu përgjigje për ç të shkruajta më lartë???

    mbreti zogë(kurve) ishte ai i cili bëri marveshjen për hapjen e shkollave greke në jugë edhe hapjen e shkollave shqipe në çamëri edhe arvaniti.....në shqipëri u hapen edhe po hapen....matan jo?????????????enver motermadhi i njohi botërishtë ....pa kërkuar asnjë këmbim për çamëri e arvaniti....në gjurmët e tij po ecen edhe kryeministri Sali Bollano?

    megjith këto o albo bej pak durim se do vijnë në dritë disa botime të reja të cilat do nxjerrin në dritë shumë të palara të flliqsirës asimiluese ortodokse:

    MIQ QË KENI NJË PIKË GJAKU SHQIPTARI JU KËRKOJ NDIHMË?....tek www.arvanitet.com ose www.oi αρβανοιτεσ.com....kërkoni tek "i alvaniki propoganda sto internet" edhe gjeni disa "jutube"shqipë edhe postojini në këtë temë....pasi nuk kamë njohiri nga "jutub".

    salamina edhe egjina flasin shqip ashtu si 4 milion arvanitas që ndodhen në greqi...para pak kohesh egjina kërkoj vendosjen e shqipes në administratë edhe u sulmua nga pisat ortodoksë fanatikë ????ju që njihni greqishtë futuni edhe mësoni më shumë aty për arvanitasit gjuhën edhe miliona këngë të tyre në shqipë.....futuni edhe postajani albo dhe sali anastas bollanos????/

  3. #83
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    alfeko,nuk hapen kto sajtet qe thua,nuk ekzistojne
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #84
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove Lexo Postimin
    Harta skandal për kufijtë e Greqisë, botuesve të librit "Historia 6" u shkau pak lapsi

    Ministria e Arsimit: Gabimin e "IDEART" e kapëm ne

    Nxënësit do të mësojnë me tekstin e Historisë ashtu siç ajo është. Me kufij që dihen botërisht dhe jo me ato të stisura në një "libër variant" të shtëpisë botuese "IDEART" së cilës i ka lëshuar lapsi më shumë bojë seç duhet kur ka dashur të tregojë në mënyrë vizive, kufijtë mes Shqipërinë dhe Greqisë së Lashtë. Libri me hartën e Greqisë së Lashtë deri në Gjirin e Vlorës, i nxjerrë në treg nga kjo shtëpi botuese me drejtor Arjan Lekën është tërhequr tashmë nga libraritë dhe është zëvendësuar me tekstin e saktë. Burime pranë Ministrisë së Arsimit deklaruan të njëjtën gjë si edhe botuesi. "E kapëm gabimin dhe e rregulluam në kohë", thonë specialistë të MASH-it. Dhe në këtë dikaster gjenden vetëm variantet e "Historisë 6" me hartë të rregullt dhe jo me atë të gabuarën ku kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndahet në Vlorë. Po sipas botuesit Leka, publikimi i hartës ka qenë vetëm një lapsus, i cili tashmë është korrigjuar dhe nxënësit e klasave të 6-ta do të kenë tashmë në dorë një libër të saktësuar.

    "Bëjmë të ditur se problemi është kapur nga BOMIT pranë ministrisë dhe na është bërë vërejtje më parë se publikimi tij në media", thuhet në njoftimin e Shtëpisë Botuese. Leka, si drejtues i projektit, garanton se bëhej fjalë për një gabim grafik dhe lapsus dhe jo për një veprim me dashje dhe sipas tij ngjashmëria e hartës me atë që pretendohet si "Epir i Veriut" nga grekët, është krejt rastësore. "Libri është tërhequr tashmë nga të gjitha libraritë. Nga ana e saj, Shtëpia Botuese garanton trajtimin e këtij gabimi si një lapsus dhe sqaron se i njëjti tekst, në vijim të po të këtij libri mësimor e me të njëjtët bashkautorë vendos në faqen 80 hartën korrekte, të vërtetuar shkencërisht, si edhe përmbajtja e tekstit ku autorët shprehen qartë dhe pa ekuivokë se kufiri i fundit i qytetërimit të lashtë grek shkon jo përtej Gjirit të Ambrakisë, pra pikërisht aty ku ky kufi ndahet me kufirin e fiseve ilire të Thesprotëve, Mollosëve dhe Kaonëve". Po kështu edhe autorët, që janë historianë të njohur, Adrian Papajani dhe Agron Nishku nuk kanë mbrojtur idenë e Greqisë së Lashtë deri në Vlorë, siç përshkruhet në hartë, por atë që dihet tashmë, kufirin në Gjirin e Ambrakisë.


    Sa për të sqaruar nja dy gjëra që mendoj se i di disi më mirë nga ju të tjerët në lidhje me botuesit e librit të historisë, "Ideart".

    Arjani (Leka), e para fare nuk merret fare me librat shkollorë por merret botimet e tjera dhe më besoni që nuk i kontrollon njeri më mirë se Ariani ato. Duke e njohur dhe ditur se sa dashuri ka ai njeri për Shqipërinë, nuk kam asnjë lloj dyshimi që s'ka të bëjë fare me këtë 'lapsus', por është detyruar i shkreti të dalë në tv dhe të mbajë qëndrimin "politically correct".

    Redi, bashkëpronari tjetër, është marrë historikisht me librat shkollorë, por ju këtu, mbase duke mos ditur se sa keq menaxhohet nga ministria periudha që duhet për të botuar libra të tërë shkollorë, nuk e keni idenë se me sa ngut punohet për realizimin e botimit të librit në shtyp, dhe jam i sigurtë që as nuk ka arritur ta shikojë faqen në fjalë (duke qenë se vërtet kontrollon përgatitjen, por nuk mund të kontrollosh 10 libra njëkohësisht). Për të qeshur, por është e vërtetë, Redi ka nja 2-3 vjet që nuk blen asgjë greke, sepse zbaton politikën personale të bojkotit.

    Ky është tërësisht faji i autorëve dhe i grupit shqyrtues të Ministrisë së Arsimit, dhe përgjegjësia ndahet midis këtyre.

    Thjesht duke qenë se i kam njohur, dhe nuk kanë të bëjnë fare me hipotezat e ngritura poshtë e lart nëpër gazeta, kam ndjesinë që po i bien në qafë shumë më tepër se ç'duhet.
    Prektora

  5. #85
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Respekt per iniciativen qe keni marre Z.Albo .
    Kur them respekt , nenkuptoj hapjen dhe kujdesin per kete forum te shqiptareve .
    Lexova dhe rilexova dhe prape do te rilexoj kete:
    Se dyti, cdo shqiptar me nje mendje te shendoshe duhet ti behet qejfi qe populli shqiptar ka qene pjese integrale e qyteterimit te lashte grek, qyteterim qe lulezoi ne Athine ashtu sic lulezoi edhe ne kolonite iliro-greke ne Apolloni, Bylis e nje dyzine tjeter qytetesh te lashta shqiptare rrenojat e se cilave jane ne kembe edhe sot e kesaj dite pas plot 3000 vjetesh.
    Kjo do te thote qe ,pa kolonizimin grek te trojeve Ilire , ne do te kishim ngelur kafshe.
    Faleminderit o Greke* te lashte qe na bete njerez , ja u pacim borxh!Megjithese kolonizatoret asnjehere nuk ftohen ne nje vend tjeter, neve na pelqeka si komb qe prej lashtesie.
    Cfare ironie, turp!
    Jam i bindur, se jeni penduar dhe do te heshtni ose do ta fshini ate qe keni shkruar ,ose kete qe kam shkruar.Nuk prish pune , une prape i pasur do te ngelem ne ndienja,te pakten.
    Paci bese !
    Dajo.
    __________________________________________________ _____________________
    *Perjashtim nga rregullat e drejtshkrimit per kolonizatore te denje.Greket shkruhen me shkronje te madhe, sepse nuk jane si cdo komb , jane Greke.

  6. #86
    thundercloud Maska e eris1979
    Anëtarësuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Do te kemi te bejme me dy "Qeparonj" pasi ai Qeparo qe une njoh, vendlindja e prinderve te greko-amerikanit Xhorxh Tenet dhe Koco Kokedhimes, eshte nje fshat qe po nuk dite greqisht nuk gjen dot as rrugen. Une per shembull qe nuk di greqisht do te kisha humbur ne Qeparo, kurse ti si shqiptar nga ato ane, nuk do te kishe humbur se di te cicerosh si ne greqisht edhe ne shqip shume bukur.

    Pse je ti nje budalla e gjysem per mua? Sepse kur e kane pyetur Xhorxh Tenet se cfare eshte, ai u eshte pergjigjur urte e bute: "Greko-amerikan" dhe as nuk i eshte bere ndonjehere vone per Shqiperine e shqiptaret. Kur e pyeti ai gazetari kusheririn e Tenet qe jeton edhe sot e kesaj dite ne Qeparo, se cfare origjine ka familja juaj, ai u pergjigj: "origjine greke", kemi ardhur nga Korfuzi per ti shpetuar hasmerise. Dhe te njejten gje thote per gjithe fshatin, jo vetem per familjen e tyre Koka.

    Tani te me falesh mua qe nuk jam aq i ndricuar sa duhet mbi nje fshat te humbur te Shqiperise si Qeparoi, por une i ve me shume peshe fjales qe del nga goja e njeriut te lire se sa "por.... te pazarit" te puneve tuaja.

    Sa per "patriotizmin e himarioteve" ate shko e tregojua ndonje shqiptari qe nuk e di ku bie Himara ose nuk ka takuar ndonje himariot ndonjehere. Une e di ku bie Himara dhe kam takuar nga afer plot himariote per te kuptuar qarte se me cfare kallep njerezish kam te bej.

    Dhe mos te te genjeje mendja se je ti duke folur ne emer te Himares, pasi himariotet cdo 4 vjet dalin e votojne njeriun qe do te drejtoje bashkine me te vogel ne vend, Bashkine e Himares. Dhe perfaqesuesi i shumices se himarioteve eshte ai Bollano i famshem qe eshte zgjedhur dy here kryetar bashkie.

    Kesaj i thone: "edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin perpjete..." Dhe mos te te genjeje mendja se i behet vone Albos se cfare mendon ti per mua. Ka mbledhur Kokedhima gjithe bashkefshataret e tij e i ka bere "gazetare" e kujtojne se ka ngelur patriotizmi shqiptar ne kurrizin e greqishtfolesve te anesdetit.
    Natyrisht qe kemi te bejme me dy "Qeparonj". Njeri eshte ai qe ekziston realisht dhe qe njoh dhe une, dhe tjetri eshte ai qe nuk ka per te qene kurre dhe qe projektohet ne mendjen tende dhe ne planet e atyre qe qendrojne pas teje. Kuajt e tu te betejes per ta paraqitur Qeparoin si fshat me popullsi greke jane dy personazhe: Xhorxh Tenet dhe Koco Kokedhima. Persa i perket te parit, ate deklaraten e famshme ne te cilen e paraqet veten si grek e kam degjuar dhe une dhe kjo eshte e drejta e tij. Eshte e drejta e tij qe te beje karriere ne Administraten Amerikane duke perdorur mbeshtetjen e lobit te fuqishem grek ne Amerike, por nuk eshte aspak e drejta e tij qe te tjetersoje perkatesine etnike te vendorigjines per qellimet e tij personale, dhe ketu Xhorxh Tenet eshte nje bastard, karakteri i te cilit i shkon shume pershtat funksionit qe ka patur si kryespiun. Persa i perket Koco Kokedhimes, nuk e di se ku e ke degjuar ndonjehere zotrote qe ta paraqese veten si grek. Apo ti e etiketon vete keshtu se keshtu ta ka qejfi dhe te leverdis. Koco Kokedhima te pelqen apo jo ty, ai si personazh dhe linja e gazetes se tij, eshte nje shqiptar i kulluar dhe kete pervec njerezve si puna jote nuk e ve kush ne dyshim. Persa i perket cicecerimit dhe kakarisjes, ato jane mjeshterite e tua me te cilat perpiqesh te disinformosh opinionin sepse qeparotasit kane folur dhe kane kenduar ne jete te jeteve shqip, por ti duket qe ke humbur rrugen dhe jo ne Qeparo ku nuk te ka shkelur kemba kurre.

    Pse ti per mua nuk je aspak budalla? Ti nuk je aspak budalla sepse e di fort mire se cfare ben e cfare thua. Gjithcka qe shkruan ti e shkruan me vetedije dhe ne funksion te nje qellimi te caktuar. Ti i paraqet himariotet si greke me qellim krijimin e klimes se armiqesise midis tyre dhe shqiptareve te tjere. Ne kete menyre e ben me te lehte helenizimin e krahines se Himares. Politike tipike greke: afroje himariotin me veten dhe distancoje nga te tijet, por dhe te tijet nga himarioti. Pse ti je dhjete budallenj e gjysme? Ti je dhjete budallenj e gjysme sepse mendon se kjo strategji do te kete sukses duke bere te tjeret per budallenj. Ti kerkon te perdoresh ate qe ti vete e ke quajtur “Nacionalizmi i rruges” dhe kerkon ta perdoresh kunder shqiptareve duke i paraqitur ata si greke. Persa i perket ardhjeve nga Korfuzi, po te them se ka jo nje, por pafundesi rastesh te himarioteve qe shkonin te jetonin ne Korfuz me vite, por dhe me breza e pastaj ktheheshin ne Himare. Shkrimtari dhe Shqiptari i madh, himarioti Odhise Grillo ka lindur ne Korfuz, dhe me krijimet e tij te letersise per femije ka kultivuar ne moshat e njoma dashurine per Shqiperine dhe nderin e te qenit shqiptar.

    Une nuk pretenduar kurre te flas ne emer te himarjoteve, une flas vetem ne emer te nenshkruarit Eris Gjermeni, dhe kete e bej me argumenta dhe me dashuri per krahinen e Himares jo si pjese thjesht gjeografike e Shqiperise, por si nje nga pjeset me te lavdishme te historise se saj. Himariotet qe votojne Bollanon e qe ti me te drejte i quan shumice kane te drejte te vetedeklarohen si te duan, por ata nuk mund dhe nuk kane se si te ndryshojne historine e kesaj treve me te cilen krenohet gjithe Shqiperia. Nese ata deklarohen greke, heqin dore me vullnet te lire nga kjo pasuri e cila i perket te gjithe shqiptareve dhe eshte detyra e cdo shqiptari qe ta mbroje nga njerezit si puna jote kete pasuri. Eshte ky patriotizmi shqiptar qe ka ngelur te mbrohet nga bregasit dhe nga te gjithe shqiptaret. Duhet te mbrohet nga dhite e zgjebosura ketej e andej kufirit te cilat duan ta tjetersojne dhe ta pervetesojne, ashtu sic bene me historine e lavdishme te Sulit shqiptar te Bocareve.
    Une te bera nje pyetje te qarte dhe te drejteperdrejte: Mbi cilet argumente historike, etnografike, gjuhesore, kulturore, zakonore, folklorike, bazohesh ti kur i quan qeparotasit minoritare greke. Ti keto i quan pordhe pazari sepse keto argumente ty te mungojne plotesisht, ndersa per Himaren fshat, Dhermiun dhe Palasen ke vetem argumentin gjuhesor, sepse te gjithe treguesit e tjere flasin per nje popullsi te paster shqiptare.

    Tani po te jap disa te dhena historike qe flasin per kontributin e qeparotasve dhe te himarioteve ne Ceshtjen Shqiptare.

    Ne vitin 1852, qeveria malazeze, e perkrahur dhe nga Rusia, kishte futur ushtri ne tokat shqiptare; nje pjese ne Kernice dhe pjesa tjeter i ishte drejtuar Taraboshit, per pushtimin e Shkodres. Kapedanet qeparotas Sokrat Leka dhe Gjike Thanasi jane te pranishem edhe ne kete prove. Ne keto luftime u vra tradhetisht heroi i Laberise, Zenel Gjoleka dhe pak me pas edhe kapedani Gjike Thanasi dhe Jani Ligori nga Corrajt.
    Humbja e shokut nuk e thyen luftetarin himariot, perkundrazi, i jep me shume force e kurajo, per te marre hakun. Prandaj luftetaret e Bregut dhe ata Kurveleshit e bejne me te rrepte luften, qe u sjell fitoren e plote shqipetareve te bashkuar.

    Ne vitin 1854, banda te organizuara greke zbresin ne brigjet e Himares dhe ne Ksamil. Trimat Sokrat Leka e Odhise Kazneci u vene pushken duke patur ne krah dhe luftetaret e matanmalit, ata te Kurveleshit dhe te Lumit te Vlores.

    Me 12 shkurt 1978 renegati nga Qeparoi, Jorgji Stefani zbret ne Sarande ne krye te 460 trupave greke. Pasi ze Lekuresin, perpiqet te futet ne thellesi, ne Delvine, Gjirokaster dhe Himare. Nga krahina e Himares u nisen kapedanet Odhise Kazneci nga Vunoi, Sokrat Leka nga Qeparoi, Jani Kocani nga Dhrimadhet (Dhermiu), Mehill Qirjaqi nga Corraj, me thirrjen luftarake ne laberishten “vence”:
    “Doli greku ne Sarande,
    Kush eshte djale ne kembe,
    Te hidhet e te zere vend...”
    Zbriten dhe trimat e Laberise nga fshatrat Verri, Zhulat, Lazarat, Fushebardhe, etj. Ushtuan brigjet e Lekuresit, te Berndeneshit e te Qafe Gjashtes. Luftimet vazhduan deri ne mesin e marsit dhe mbeturinat e ushtrise greke qe i shpetuan “palles labe”, u detyruan te largohen nga syte kembet.
    Mbledhja e Viseve Jugore te Shqiperise u mbajt kater muaj pas ketyre ngjarjeve, ne Janine me 24 korrik 1878. Kjo mbledhje, e cila ishte ne zbatim te vendimeve te Komitetit te Lidhjes se Prizrenit, te krijuar me 10 qershor 1878, miratoi nje telegram dhe nje Rezolute drejtuar Portes se Larte dhe fuqive te medha, ne te cilat shprehej vendosmeria e shqiptareve per te mbrojtur me arme, cdo aneksim te tokes se tyre nga Greqia, sipas Artikullit 13 te Vendimeve te Berlinit. Rezoluta u nenshkrua nga perfaqesuesit e viseve te Gjirokstres, Vlores, Himares, Beratit, Janines, Prevezes, Permetit dhe Tepelenes, te cilet formuan dhe Kometetin Nderkrahinor te Janines.

    Me 10 qershor te vitit 1978 krijohet Lidhje e Prizrenit me inisiativen e atdhetarit Abdyl Frasheri. Krahina e Himares perfaqesohet ne kete Kuvend nga kapedanet, Sokrat Leka nga Qeparoi, Odhise Kazneci (Nesturi) nga Vunoi, Jani Kocani dhe Kapedan Kumi nga Dhrimadhi (Dhermiu), te cilet sollen ne krahine dhe Abetaren e pare shqipe te Veqilharxhit. Strehuesin dhe perhapesin e Abetares Shqipe nga fisi Dhrako, djale i vetem dhe vellam i Jani Kocanit, e vrane pabesisht nje nate te erret, sa dhe qellimi i tyre, “miqte” e tij. Te nesermen i cuan te atit, nje dash te zi, per ngushellim, “alla labce”, meqe ishte mik i labeve qe kishin sjelle ketu “te mallkuaren Abetare te gjuhes se Djallit, te mallkuar nga Shen Kozmai e te “aforesuar” prej tij, ne kishen e Shen Spiridhonit.

    Me 5 nentor te vitit 1912 hedh spiranncen ne Gjirin e Spilese nje lufteanije greke me dyqind trupa nga Kreta. Atyre u printe i biri i Dielles, himarioti renegat Spiro Spromilo, major i xhandarnerise greke. Majori me qillota do ta gjente ustane, tek burri dhe kapedani i fjales shpate, doktori himariot i cetes se Cerciz Topullit, Jani Foto Rexho. Dy labe – dy himariote, njeri mal e tjetri grope. Te nesermen e zbarkimit, majori e ftoi doktorin “qe te bashkepunonte me te”. Doktori as qe pranoi qe t’i pergjigjej. Ne mbledhjen e organizuar me kete rast, doktor Jani i tha “shqip e prere”, majorit: “Ne qofte se ke ardhur ne himare, si himariot, per te nxjerre mallin e vendlindjes, te urojme megjithe zemer, “Mire se na erdhe!”. Ne qofte se ke ardhur per te na vene flaken e te na fusesh ne vellavrasje, me mire eshte te ngrihesh e te ikesh nga ke ardhur. Ti do te na prishesh vellazerine dhe te na vesh ne zgjedhe te re. Himara vetem qiellin pranon mbi koke. Zgjedha cfaredo ngjyre dhe forme qe te kete, qofte te gjysmehenes, qofte te kryqit, zgjedhe eshte. Neve kemi nje flamur e nje atdhe, ate qe na kane lene te paret tane, Himaren dhe Arberine. Himara kurre nuk ka pranuar byk mbi vehte.
    Kur me ne fund majori u bind se doktori nuk “hahej”, vuri ne perdorim vrasjen pas shpine dhe erresiren. Nje mbremje te erret dergon dy te paguar, per ta vrare. Ata i afrohen shtepise zbathur e me kepuce ne duardhe nga dritarja e farmacise, pane doktorin qe ishte duke vizituar nje te semure. Qelluan dhe ia mbathen vrapit neper erresire, por plumbat nuk qelluan ne shenje. Doktori la te semurin, rrembeu dyfekun dhe doli ne oborr duke sokellitur: “Kusaret qellojne naten nga dritarja. Per burrat eshte sheshi I burrave”!
    Me zbritjen e andarteve te Spiromilos, trimat e vegjelise rroken armet ne mbrojtje te krahines dhe te vendit. Djemte e krahines kane ne krye atdhetaret Jani Rexho, Thanas Grillo, Mico Leka, Kosta Cipa, Polo Gjika, Nikolla Milo, Dhimiter Konomi, Konom Zoto, Fane Kazneci, etj. Midis te tjere dallon djaloshi trim vunjotas Nase Beni i cili nga minarja e xhamise se Kallaratit qelloi dhe vrau komandantin grek J. Collaqi, qe me flamurin grek ne dore, priu bandat kriminale ne djegien e fshatrave te jugut. Ne kete lufte qe zgjati deri ne veren e 1914-es, patriotet e Himares e te Laberise se brendshme u perforcuan dhe me 700 trupa qeveritare te qeverise jeteshkuter te Princ Vidit. Historia dhe ngjarjet e ketyre diteve frymezuan trimin vetetime te krahines, Nase Beni, te shkruaje e te kendoje “kengen hymn”, “Kush eshte lulja e Vilajetit”, ne te cilen eshte koncentruar shpirti shekullor i himariotit, madheshtia e burrerise dhe e krenarise himariote, historia e qendreses fitimtare nder shekuj, pavdekesia e tij.

    “Kush eshte lulja e Vilajetit,
    qe i ka bota sevdane...
    Himara, ne Breg te Detit,
    shtate fshatra qe jane,
    rreth e rreth anes se detit,
    htisure ne Akroqerane...
    I tregojne gjoksin dovletit,
    si zogjte ne tramundane.
    Te penes e te dyfekut,
    Aman trima... kapedane...”

    Ne kuvendin e pare te Shpalljes se Pavaresise, Himara u perfaqesua nga Epaminonda Koleka, Spiro Koleka, Jorgo Koleka dhe Nase Beni nga Vunoi, nga Gjike Nuri nga Qeparoi dhe Naqe Konomi.
    Te nesermen e 28 Nentorit 1912, Epaminonda Koleka, sjell ne Himare telegramin e Kuvendit Kombetar, drejtuar popullit te krahine se Himares, me ane e te cilit njoftohej krahina per ngritjen e Flamurit te Skenderbeut dhe Shpalljen e Pavaresise se Atdheut.
    Perfaqesuesit e fshatrave u mblodhen ne Himare, sic veproni ne te tilla ndodhi ngjarjesh me vlera per krahinen dhe kombin. Per kete kuvend krahinor qe shpreh mbeshtetjen e krahines se Himares ndaj Kuvendit te Vlores, marrim vesh nga Letra e pergjigjes, qe i dergojne Qeverise se Vlores. “Ne, pleqesia e Bregdetit te Himares, pasi lecitem karten e sjellur nga doktor Epaminonda Koleka dhe zoteria e tij Jani Minga, jemi ne nje mendje dhe mbeshtetim me shpirt mbledhjen e Kuvendit te Vlores, ku me hir te Zotit, u ngrit flamuri yne, u sosen kusuret e u be Shqiperia jone e lire, me vehte e e ikur nga duart e liga te Turqise. Ne mbledhje dhame besen per shpetimin e Memedheut. Kemi shfaqur mendimin se do te jemi me ate qe thoni Ju. Te gjithe jemi ne kembe. E shohim te udhes te dergojme dy delegate, zoterinjte e tyre, doktoret Jani Rexho dhe Epaminonda Koleka qe te piqen me Zoterine e tij, Ismail Qemali e te na deftejne si te bejme, duke iu lutur perendise, Ymer Memedheut tone. Ne mbledhje jane, Jani Rexho, Thanas Grillo, Mico Leka, Kosta Cipa, Polo Gjika, Nikolla Milo, Dhimiter Konomi, Konom Zoto, Fane Kazneci, Thanas Labi, Thanas Beni.

    Ne kete pasqyrim ngjarjesh qe fillojne nga mesi i shekullit XIX e perfundojne me Shpalljen e Pavaresise i jam referuar me se shumti librit “Jipet e Iperit, Himariotet” te studiuesit nga Dhrimadhet, (Dhermiu) Foto Bixhili, Botimet Toena Tirane 2004.

    Himariotet dhe shqiptaret e tjere, qofshin dhe shumice, mund te bejne c’te duan me veten e tyre, mund te shiten, te blihen, te tjetersohen e te shnderrohen si t’ia kete qejfi, por askush nuk mund te preke historine e Himares dhe te Shqiperise, dhe gjakun qe eshte derdhur per te. Ajo eshte prone e te gjithe shqiptareve dhe te gjitheve u takon ta mbrojne.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Pse ti per mua nuk je aspak budalla? Ti nuk je aspak budalla sepse e di fort mire se cfare ben e cfare thua. Gjithcka qe shkruan ti e shkruan me vetedije dhe ne funksion te nje qellimi te caktuar. Ti i paraqet himariotet si greke me qellim krijimin e klimes se armiqesise midis tyre dhe shqiptareve te tjere. Ne kete menyre e ben me te lehte helenizimin e krahines se Himares. Politike tipike greke: afroje himariotin me veten dhe distancoje nga te tijet, por dhe te tijet nga himarioti.
    Une kur i kam takuar ata himariotet (labe + greqishtfoles) nuk u kam vene vulen si patriote apo tradhetare, por i kam bere nje pyetje te thjeshte: Ke kombesi shqiptare apo greke? Dhe pervec ndonje labi te ardhur ne fshatrat e anesdetit, shumica me jane pergjigjur shkurt dhe qarte qe jane minoritare greke, shtetas shqiptare me kombesi greke.

    Dhe gjeja e dyte qe une bej, qe ta rekomandoj qe ta besh edhe ti se mbase te ndihmon te besh divorc me mentalitetin komunist te turmes, une cdo kater vjet, ne cdo zgjedhje parlamentare apo lokale qe mbahet ne Shqiperi, shikoj se per ke voton Himara, per cilen parti dhe per cilin kandidat. Vota deshmon se kush je, cfare beson e perfaqeson, dhe vota e shumices se himarioteve shkon per PBDNJ dhe Bollano e kompani.

    Keshtu qe kur me drejtohesh mua, leri hartimet plot pathos te xhaxhit Enver, dhe behu pak me pragmatist dhe realist qe ti pershtatesh kohes. Nuk jam une qe e bej Himaren greke, jane ata himariotetet qe preferojne te flasin greqisht perpara shqipes, qe preferojne shkolla fillore greke per femijet e tyre, qe preferojne te votojne per PBDNJ dhe per Bollanot. Ky eshte realiteti i Himares dhe nuk eshte as faji i Tiranes, dhe as faji i Athines, qe himariotet preferojne sot te perqafojne identitetin grek, perpara atij shqiptar. Te vjen keq per kete? Bej dicka per ta ndryshuar si himariot, por mos u bej aq driteshkurter sa te mohosh realitetin e vendit tend te origjines.

    Dhe sic te thashe me lart, ti perfaqeson shume mire vetveten me ate qe shpreh, ti shume mire thua qe une jam himariot shqiptar e jo grek, une kam zgjedhur te perqafoj identitetin shqiptar perballe atij grek. Por mos kujto se Himara dhe fshatrat e saj perfaqesohet vetem nga nje Eris. Sikur Himara te kish ca me shume Erise e ca me pak Bollano, atehere do te kishe te drejte ti e do ta kisha une gabim. Por deri atehere, mos kembengul ne pikellimin tend por prano realitetin per ate qe eshte, sadi i hidhur qe ai te jete.

    Ai qe po e perplas Himaren e himariotet me shqiptaret eshte ai drejtori i gazetes Shekulli, ai bashkefshatari yt, qe e nxjerr Himaren ne faqen e pare te gazetes se tij. Te ishte per mua, te flasesh per bashkine me te vogel ne vend e braktisur nga popullsia e re dhe e katandisur me pleq e plaka, eshte humbje kohe. Qendrimi im i hershem, qe sot eshte edhe politika e qeverise Berisha, eshte depolarizimi artificial i Himares e himarioteve, lenia e tyre te qete, njohja e kerkesave legjitime te minoritetit grek per shkollim ne gjuhen ametare greke, integrimi i tyre ne qeverine qendrore ne Tirane.

    Prandaj kur "rruga ushetin" me shkak e pa shkak per Himaren e himariotet, Tirana zyrtare hesht. Kur nje qerre me budallenj kerkojne te bejne me zor shqiptare minoritaret greke ne fshatrat e Himares duke insistuar qe ata jane shqiptare, qeveria shqiptare u jep lejen qe te kene nje shkolle fillore ne gjuhen greke dhe shqipe per femijet e tyre. Kur njerez te caktuar ne media kerkojne te polarizojne dhe provokojne Himaren ne cdo zgjedhje parlamentare e lokale qe mbahen, me qellim te "nderkombetarizimit te problemit", qeveria e Tiranes nuk prononcohet per keto provokime por pranon te punoje me cdo njeri qe himariotet zgjedhin me votat e tyre.

    Ajo qe i acaron himariotet me shume se cdo gje tjeter eshte kur lexojne zelote si puna juaj, qe kerkoni te "argumentoni" me "fakte historike" se ata jane "greke" apo "shqiptare". Ajo qe himariotet duan, ajo qe cdo krahine e Shqiperise do, ajo qe cdo shqiptar do, eshte qe te deshmoje vete se cfare eshte brenda lirise se tij si shtetas i lire. Pak rendesi ka per mua nese himariotet e mbajne veten per shqiptare apo per greke, per aq kohe sa ata jane shtetas shqiptare dhe respektojne ligjet e atij vendi, ne syte e mi nuk ka asnje dallim midis nje shtetasi autokton dhe nje shtetasi minoritar. Perpara ligjit demokratik te dy jane te barabarte e gezojne te njejta te drejta.

    Pse ti je dhjete budallenj e gjysme? Ti je dhjete budallenj e gjysme sepse mendon se kjo strategji do te kete sukses duke bere te tjeret per budallenj. Ti kerkon te perdoresh ate qe ti vete e ke quajtur “Nacionalizmi i rruges” dhe kerkon ta perdoresh kunder shqiptareve duke i paraqitur ata si greke. Persa i perket ardhjeve nga Korfuzi, po te them se ka jo nje, por pafundesi rastesh te himarioteve qe shkonin te jetonin ne Korfuz me vite, por dhe me breza e pastaj ktheheshin ne Himare. Shkrimtari dhe Shqiptari i madh, himarioti Odhise Grillo ka lindur ne Korfuz, dhe me krijimet e tij te letersise per femije ka kultivuar ne moshat e njoma dashurine per Shqiperine dhe nderin e te qenit shqiptar.
    Shkunde mentalitetin e llogores "ne" dhe "ata", "me ne ose kunder nesh". Sot jeton ne epoken e lirise dhe paqes dhe mbizoteron UNE dhe jo ne, dhe nuk ka me njerez qe flasin "ne emer te popullit", ka njerez te zgjedhur me voten e lire te shumices se shqiptareve qe flasin e perfaqesojne interesat e zgjedhesve.

    Sa per "faktet historike" te nxjerra nga librat, ato jane te zgjedhura me kujdes dhe nuk reflektojne gjithe portretin e historise se Himares. Po te kujtoj, qe levizja "voiro-epirote" lindi ne mes te Himares, ata qe luftuan dhe u vune ne krye te saj ishin po himariote. Sa per diten e shpalljes se pavaresise, po te kesh lexuar kujtimet e Eqrem Bej Vlores, dita e pavaresise ate e gjeti ne Himare, ne krye te fshatareve te tij qe kishin shkuar ne Himare per te ndalur avancimin e grekerve me ne krye vendasit himariote ne territorin e vendit. Dhe ne nje vizite qe beu i Vlores kish bere ne Himare nga deti, ai i pershkruan himariotet si "minoritet grek" qe shikojne punen e tyre e nuk i bien ne qafe njeriu.

    Prandaj une them shpesh ne kete forum, lerini pleqte e plakat e Himares ne hallet e tyre dhe shikoni hallet tuaja apo hallet e shqiptareve te tjere qe po zgjedhin fotoksinen per ti dhene fund jetes.

    Albo

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Kjo do te thote qe ,pa kolonizimin grek te trojeve Ilire , ne do te kishim ngelur kafshe.
    Faleminderit o Greke* te lashte qe na bete njerez , ja u pacim borxh!Megjithese kolonizatoret asnjehere nuk ftohen ne nje vend tjeter, neve na pelqeka si komb qe prej lashtesie.
    Cfare ironie, turp!
    Duhet te thuash, faleminderit o iliret e lashte qe nuk keni qene aq injorante sa jemi ne sot, e nuk keni refuzuar dijen dhe te bukuren vetem e vetem se ajo "nuk ishte shqiptare".

    Lum une per bashkeatdhetare mendjendritur si puna juaj...

    Albo

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    U NGRE FLAMURI NË VLORË

    U ngre flamuri në Vlorë,
    fol, Ismail Qemail folë !
    Gjithë Evropa ta degjojë,
    se shiptarët u mblodhë,
    karar dhanë në një gojë,
    që më vehte të qendrojnë.
    Gjithë ç'janë shqipëtarë,
    jan' vllzër të pandarë,
    siç ishin me Skenderbenë,
    kur e tundën gjithë dhenë !

    Qeparo

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    TI SAZAN E MOJ KANINË

    Ti Sazan e moj Kaninë
    pse u nxitë kaq nashtinë,
    sikur ju kan'hedh'mavrinë,
    Italia me Greqinë
    në një marrveshje vinë;
    " Të prishin Shqipërinë ! "
    Por të keqen ia kan'marrë,
    se i ka djelmt asllanë,
    barutin me grusht e hanë !

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •