Ne fakt, shkrime te tilla provokuese ne gazeten e nje minoritari grek nga Qeparoi, si ajo Shekulli, deshmojne tre gjera:
1. Propaganden provokuese dashakeqe te gazetes qe shtremberon cdo gje per hir te provokimit te emocioneve te rruges shqiptare.
2. Injorancen historike te shqiptare qe reagojne ndaj ketij lajmi duke u bere pre e tij.
3. Sa te pambrojtur jane historianet shqiptare perballe injorances historike te mediave shqiptare qe shitet per patriotizem.
Tani per te sqaruar ata qe nuk e kane haberin nga historia:
Po flasim per "Greqine e Lashte" qe nuk eshte nje emertim etnik apo shteteror, eshte nje emertim QYTETERIMI qe shtrihet ne siperfaqe dhe ne popuj te tjere, jo vetem ne ate grek.
Se dyti, cdo shqiptar me nje mendje te shendoshe duhet ti behet qejfi qe populli shqiptar ka qene pjese integrale e qyteterimit te lashte grek, qyteterim qe lulezoi ne Athine ashtu sic lulezoi edhe ne kolonite iliro-greke ne Apolloni, Bylis e nje dyzine tjeter qytetesh te lashta shqiptare rrenojat e se cilave jane ne kembe edhe sot e kesaj dite pas plot 3000 vjetesh.
Mua me vjen keq vetem per ata historianet shqiptare qe kane shkruajtur ato libra, te cilet sot e gjejne veten nen sulmin e injorances se mediave dhe rruges shqiptare. Dhe me e bukura eshte se sulmet per "tradheti kombetare" vijne nga nje minoritar grek, bashkefshatar i "Xhorxh Tenet" nga fshati Qeparo i Himares.
Behuni te duruar te dashur historiane, ky eshte cmimi i injorances historike tek shqiptaret qe e ka paguar, po e paguan dhe do ta paguaje inteligjenca shqiptare.
Albo
Krijoni Kontakt