Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Shqipëria etnike duhet të bëhet nga shqiptarët

    Shtetet etnike nuk janë shtete të pastra etnike. Ato janë shtete kombëtare, të dominuara me shumicë nga kombi shtetformues dhe të banuara me pakica të ndryshme kombëtare. Asnjë shtet kombëtar i Evropës nuk është shtet i pastër etnikisht, por ata janë shtete kombëtare.


    Shqipëria etnike, pas krijimit dhe bashkimit të saj, kurrsesi nuk do të jetë shtet i pastër etnikisht, siç po përpiqen ta arsyetojnë disa politikanë shqiptarë në Tiranë e Prishtinë, mosangazhimin e tyre për formimin e Shqipërisë Etnike, sepse në kuadër të saj do të ketë pakica të ndryshme etnike, si ato sllave, greke, boshnjake, turke, rome,…etj. Shteti i bashkuar dhe etnik i Shqiptarëve zyrtarisht nuk do të quhet Shqipëria Etnike, por do të quhet si edhe sot Republika e Shqipërisë. Dhe dallimi do të jetë se atëherë do të jetë shtet kombëtar i të gjithë shqiptarëve dhe nuk do të jetë i ndarë e gjysmak siç është sot. I vetmi shtet kombëtar i Evropës, i cili nuk pranon dhe nuk njeh pakicat etnike në territorin e vet është Greqia. Por, ky qëndrim racist e shovenist i pushtetarëve grekë nuk e bën aspak atë shtet të pastër etnik, por e bënë atë vetëm shtet jodemokratik, sepse realiteti nuk mund të fshihet e as të futet në xhep. Në këtë drejtim nuk mbetet shumë prapa edhe Turqia, e cila, përpos tjerëve, nuk pranon ekzistencën e popullit kurd dhe gjuhës së tyre në formë zyrtare e ligjore. Edhe regjimi kommunist i shtetit bullgar dikur nuk pranonte ekzistencën e pakicës turke në territorin e tij. Askund në botë nuk ka dhe nuk mundet të ketë shtet të pastër % monoetnik. Kjo është propagandë e atyre që janë kundër bashkimit të popujve e të kombeve, janë ata që duan të coptojnë tokat e të tjerëve dhe t’i mbajnë kombet të përçarë e të sunduar nga kombet më të mëdhenj e më të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht.

    Bashkimi Evropian është për ndarjen e Kosovës dhe sëbashku me Rusinë dhe Serbinë do të provokojnë një shpërthim mbarëpopullor në Kosovë dhe në këtë mënyrë do të hiqet nga agjenda ditore Pavarësia e Kosovës dhe do të kalohet në bisedime direkte për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Serbisë së Madhe, duke spostuar Marrëveshjen e Dejtonit (1995) dhe duke hapur çështjen e ndryshimit të kufijve të Ballkanit dhe krijimin e shteteve etnike. Evropa është e vetëdijshme se Marrëveshja e Dejtonit ishte një ndërprerje e përkohshme e luftës, por jo një paqtim i atij regjioni. Të gjithë tanimë e kanë parë se kjo Marrëveshje ka dështuar dhe është e pazbatueshme. Edhe 12 vjet pas arritjes së asaj Marrveshjeje paqa dhe bashkëjetesa midis tre popujve të ndryshëm etnikë nuk është arritur dhe nuk do të arrihet kurrë. Në Bosnjë dhe Hercegovinë janë të pranishëm forcat ushtarake të Evropës dhe misioni civil ndërkombëtar. Në momentin që ata do të tërhiqen nga atje do të bëhet ndarja e atij shteti, qoftë me paqë, qoftë me luftë. Pra, Evropës i duhet që atje të qëndrojë me dekada e dekada të tëra që të ruaj paqen artificiale dhe bashkimin e dhunshëm të këtij shteti. Por kjo i kushton shumë shtrenjtë ekonomikisht Evropës dhe botës.

    Të njëjtën kopje të Dejtonit paraqet edhe Pakoja e Ahtisarit. Kosova sipas kësaj pakoje do të jetë një shtet gjysmak e jofunksional dhe paqa aty do të ruhet nga NATO, kurse pushtetin suprem do ta ketë i ashtuquajturi Misioni Civil i Bashkimit Evropian. Dhe kjo prani ushtarake e civile në Kosovë do të detyrohet që të qëndrojë atje përgjithmonë, sepse në momentin që ato do të tërhiqen prej aty, të nesërmen do të shpërthejë përleshja shqiptaro-serbe.

    Në këtë mënyrë bashkësia ndërkombëtare po investon kot në një projekt jetëshkurtër e të paqëndrueshëm, të destinuar për dështim që në fillim të tij, ashtu siç ka dështuar Marrëveshja e Dejtonit. Prandaj, OKB-ja, SHBA-të Bashkimi Evropian dhe Rusia nuk duan që të investojnë edhe në një Dejton II në Kosovë, duke shpenzuar miliarda dollarë dhe duke e lënë edhe më tej Ballkanin një ”fuçi baroti”, një bombë të kurdisur te porta e Evropës. Këtë më së paku do ta tolerojë Evropa, e cila pretendon të bashkohet dhe të shndërrohet në një Superfuqi të re ekonomiko-ushtarake. Evropa dhe bota kanë vendosur që Ballkanin nga ”fuçi baroti” ta kthejnë në një oazë të paqes dhe ta bëjnë vërtetë Evropë. Dhe kjo gjë arrihet vetëm përmes organizimit të një Konference Ndërkombëtare për Ballkanin, ku do të ndryshoheshin, me konsensus, kufijtë aktual të Ballkanit dhe do të krijoheshin shtetet etnike kombëtare, ndër ta edhe Shqipëria e Bashkuar, etnike dhe natyrale.

    Bashkimi Evropian është i vetëdijshëm se pa bërjen e Shqipërisë Etnike dhe konsolidimin etnik edhe të disa shteteve tjera të Ballkanit, nuk do të ketë paqe në Evropë dhe rrjedhimisht as bashkim të Evropës dhe as zhvillim ekonomik të saj. Evropa e Bashkuar nuk do të jetë kurrë e bashkuar me një Ballkan të ndarë e të copëtuar dhe as me Shqipërinë Etnike të pabashkuar. Evropa e Bashkuar nuk do që të mbesë prapa SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës në ambicjet e saja për t'u bërë superfuqi ekonomike dhe më vonë edhe superfuqi ushtarake. Bashkimi Evropian duke plotësuar ambiciet serbomëdha të Serbisë, ajo indirekt edhe do të bëjë të mundur edhe hapjen dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe formimin edhe të Shqipërisë Etnike dhe të disa shteteve tjera etnike në Ballkan.

    Edhe pa pëlqimin e pushtetarëve shqiptarë Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare do ta bëjë ndryshimin e kufijve të Ballkanit, por është në të mirën tonë që Shqiptarët të kyçen në ketë proces që në fillim, se kështu do të kenë favore më të mira. Vetë humbja e durimit tonë, shpërthimi i shqiptarëve të Kosovës në revolta masive kundër status-kuosë së tanishme do të çonte në heqjen nga rendi i ditës të Kosovës-Shtet dhe fillimin e bisedimeve për ndryshimin e kufijve të Ballkanit. Por, ka një ndryshim të madh këtu, sepse në këtë rast shqiptarët do të cilësohen si rrebelë, paqeprishës e ektremistë dhe kështu do ta kenë një barrë mbi shpinë në Konferencën Ndërkombëtare për Ballkanin. Prandaj që t’i ikin revoltës së pakontrolluar të shqiptarëve, udhëheqësit shqiptarë duhet që t’i dalin së keqes përpara duke e shtruar në mënyrë të organizuar dhe paqësore zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan dhe formimin e shteteve etnike në këtë Siujdhesë të trazuar me shekuj e mijëvjeçarë. Pikërisht tani është rasti i përshtatshëm që Shqipëria dhe shqiptarët të mos mbeten si gjer më tani vetëm spektatorë të ngjarjeve në Ballkan, por duhet të zgjohen nga gjumi dhe të shndërrohen në aktorë të ngjarjeve të sotme dhe të nesërme që do të ndodhin patjetër në Ballkan.

    Të mos i përsërisim gabimet e shkuara të fillimit të shekullit që shkoi, kur e gjithë Evropa dëshironte prishjen e Turqisë, largimin e saj nga Ballkani dhe ndryshimin e kufijve etnikë të Ballkanit, kurse pikërisht udhëheqësit e shqiptarëve kërkonin ruajtjen e Turqisë, duke u kënaqur vetëm me një Autonomi brenda Turqisë. Dhe ndodhi ajo që deshën Fuqitë e Mëdha, Turqia u dëbua nga Ballkani, por shqiptarët mbetën me gisht në gojë, sepse ishin të papërgatitur për ndryshimin e kufijve, ishin të papërgatitur për formimin e shtetit kombëtar shqiptar. Kështu shqiptarët morën aq sa u dha Evropa, një gjysmë Shqipëri. Edhe nesër kur Evropa e bota do ta ndajnë edhe njëherë e përfundimisht Ballkanin, shqiptarët do të marrin një gjysmë Shqipëri Etnike, nëse nuk kyçen me kohë në rrjedhat e ngjarjeve të ardhshme dhe të bëhen aktorë të këtyre ndryshimeve.

    Pushtetarët shqiptarë nuk duhet të deklarojnë orë e çast, me paturpësi, se ”ne nuk kemi tjetër platformë, pos asaj për shtetin e Kosovës”(!), se ”ne nuk jemi për ndryshimin e kufijve të Ballkanit”(!), se ”ne nuk jemi për krijimin e shteteve etnike”(!),… dhe përralla të tjera me mbret. Ai pushtetar që do t’i përsërisë edhe në të ardhmen, si papagall, këto fraza antikombëtare, do ta dëshmojë para gjithë kombit shqiptar se është kundër lirisë, kundër bashkimit kombëtar dhe kundër formimit të Shqipërisë së Bashkuar, etnike e natyrale! Ai apo Ata pushtetarë do ta thonë e dëshmojnë me gojën e vet se janë tradhëtarë dhe meritojnë ndëshkimin kapital nga ana e gjyqit popullor.

    Në anën tjetër, Serbia i ka disa platforma për veprim: 1.Platformën për autonominë e Kosovës brenda Serbisë, 2.Platformën për copëtimin e brendshëm të Kosovës, 3.Platformën për ndarjen e Kosovës dhe 4.Platformën për formimin e Serbisë së madhe apo etnike. Serbia është e vetëdijshme se po të bëhet Kosova-Shtet do të fillojë zinxhirë edhe copëtimi i mëtejshëm i saj, sepse me këtë rast, heret a vonë, bile shumë shpejtë, do të kërkojë Sanxhaku që të shkëputet nga Serbia dhe një pjesë e Vojvodinës e banuar me shumicë hungareze. Që t’i iki kësaj Serbia, në momentin e fundit (e përkrahur haptas nga Rusia dhe disa shtete të Evropës), do të kërkojë hapur ndryshimin e kufijve të Ballkanit dhe krijimin e shteteve etnike. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të qetësohet, duke dhënë disa territore, por duke marrë dyfishin e tyre me bashkimin e Republikës Serbe me Serbinë. Në këtë mënyrë do të qetësohej Serbia, por do të qetësoheshin edhe Shqiptarët, Kroatët e Bullgarët, do të qetësoheshin kombet relevante të Ballkanit dhe në këtë mënyrë do të qetësohej mbarë Ballkani dhe Evropa.

    Siç po duket, të gjithë në Ballkan dhe në Evropë janë të vetëdijshëm se pa formimin e shteteve etnike, pa ndryshimin e kufijve aktual të Ballkanit nuk mund të vendoset paqa e vërtetë dhe e qëndrueshm në këtë pjesë të Evropës, përveç shqiptarëve dhe pushtetarëve të tyre! A nuk e ka thënë kryepatrioti i Lëvizjes sonë Kombëtare, Abdyl Frashëri se: ”Pa bashkimin e trojeve shqiptare dhe formimin e Shqipërisë Etnike, nuk do të ketë kurrë paqe Evropa dhe Ballkani”? Ai e ka thënë përafërsisht kështu, por pushtetarët tanë antikombëtar, që janë kundër Platformës kombëtare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kanë harruar këtë, apo bëhen sikur e kanë harruar, vetëm e vetëm që të ruajnë pushtetin, postet, karriket dhe privilegjet e tyre aktuale!

    Edhe po të bëhet Kosova shtet, kjo nuk do të thotë se do të qetsohej Ballkani, sepse pikë së pari Serbia nuk do ta pranonte kurrë një gjë të tillë, nuk do ta hiqte nga Preambula e Kushtetutës së saj Kosovën si pjesë integrale të saj dhe kështu do të nxiste trazira të vazhdueshme në Kosovë, përmes pakicave serbe atje, me qëllim që Kosovën ta rikthente nën sovranitetin dhe sundimin e saj. Por, çka është edhe më me rëndësi, Kosova-Shtet nuk do t’i kënaqë dhe nuk do t’i qetësojë fare as edhe Shqiptarët, përkundrazi, shteti i Kosovës do t’i trimërojë edhe më tepër Shqiptarët për t’u riorganizuar dhe për të vazhduar veprimtarinë dhe luftën e tyre për bashkim kombëtar dhe për Shqipërinë Etnike. Kosova-Shtet nuk është fundi, por është fillimi i një lufte të re serbo-shqiptare, e cila domosdoshmërisht do të çonte në mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare për Ballkanin dhe në ndryshimin e kufijve të këtij Gadishulli dhe në formimin e shteteve etnike në Ballkan. Por, pse të imponohet me luftë të re serbo-shqiptare mbajtja e Konferencës për Ballkanin, kur kjo gjë mund të bëhet tani në rrugë paqësore?! Përse duhet edhe një gjakderdhje e re e shqiptarëve që të binden pushtetarët tanë se heshtja dhe mosveprimi i tyre është një kasaphanë e re për popullin tonë?! Se mosshtruarja për zgjidhje nga ana e pushtetarëve tanë e Shqipërisë Etnike është edhe një robëri e re për më se gjysmën e shqiptarëve dhe trojeve të tyre etnike! Një gjjë të këtillë Evropa e di, Serbia e di, Rusia e di, bota e di, por mjerisht vetëm pushtetarët shqiptarë të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit nuk e dijnë dhe nuk duan ta dijnë. Ata do ta dijnë kur të mbështeten për muri, kur të tjerët t’i vënë para aktit të kryer, por atëherë do të jetë shumë vonë, sepse do ta paguajnë me territore haraçin e pavetëdijsimit e të mosveprimit me kohë. Nga Konferenca Ndërkombëtare do të dalin me cungimin edhe të Shqipërisë Etnike, ashtu s, dolëm me një gjysmë Shqipëri nga Konferencat e Kongreset e Evropës në shekullin e kaluar! Mbajtja e Konferencës Ndërkombëtare për Ballkanin nuk do të thotë automatikisht se kufijtë e Shqipërisë Etnike janë të siguruar, por për ta duhet të argumentohet me urtësi, me fakte dhe me këmbëngulje të madhe edhe atje në tryezën e kësaj Konference.

    Pushtetarët shqiptarë të ”principatave” aktuale mesjetare shqiptare dhe të ”vilajeteve” aktuale otomane duhet të heqin dorë një orë e më parë nga teoria e tyre antikombëtare: ”Më mirë i pari në fshat, se i dyti në qytet”, të heqin dorë nga karrierizmi, egoizmi dhe bajraktarizmi i tyre personal dhe t’i bashkojnë forcat e idetë, të krijojnë një Platformë Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe në këtë mënyrë t’i bashkojnë edhe ”principatat” dhe ”vilajetet” e tyre aktuale. Në të kundërtën mallkimi dhe dënimi i kombit do të bjerë mbi ta. Në të kundërtën ata do të jenë shkaktarë të një gjakderdhjeje dhe vëllavrasjeje të re brendashqiptare.

    Shqipëria Etnike mund edhe të mbesë e pabashkuar dhe e copëtuar, për shkak të politikës antikombëtare të pushtetarëve të saj, por as pushtetarët nuk do t’i gëzojnë privilegjet dhe pasurinë e tyre, ata jo vetëm që do t’i humbin ato, por do ta humbin edhe jetën e tyre nga revolta popullore dhe luftëtarët kombëtarë, të cilët kurrë nuk do të rrijnë duarkryq, kurrë nuk do t’i dorëzojnë armët pa u bërë Shqipëria Etnike. Nëse sot në Kosovë janë 400 000 armë në duar të popullit, nesër do të jenë me siguri 4000 000 armë në duar të Shqiptarëve e të Shqipërisë Etnike, sepse kjo do të jetë rruga e vetme për ribashkimin kombëtar, për dëbimin e pushtuesve sllavo-grekë nga trojet tona dhe për dënimin e tradhëtisë dhe të tradhëtarve të sotëm e të nesërm. Moti kohë nuk është dënuar me plumb tradhëtia dhe tradhëtarët, prandaj po bëjnë të qetë gjumin e ariut pushtetarët shqiptarë dhe po shtojnë përditë pasuritë e tyre të paligjshme, duke grabitur popullin dhe atdheun. Por, ”kungulli nuk shkon gjithmon mbi ujë”, thotë populli. Këtë herë askush nuk do t’i shpëtojë dënimit kapital për tradhëti kombëtare. Shqiptarë e pushtetarë, ruajuni tradhëtisë kombëtare, sepse këtë herë populli nuk do t’ua falë tradhtinë. Hakmarrja e popullit do t’ju ndjekë deri në varr e përtej varrit, djalë pas djali e nip pas nipi.

    Kosova shtet është rruga e shkurtër dhe gjysmake e zgjidhjes së çështjes shqiptare, kurse ndryshimi i kufijve të Ballkanit, formimi i Shqipërisë Etnike është rruga më e gjatë, por zgjidhje e plotë e përfundimtare e çështjes shqiptare. Është paradoksale sjellja e papërgjegjshme dhe antikombëtare e pushtetarëve shqiptarë në Tiranë, Prishtinë e Shkup, kur ata deklarojnë se janë vetëm për Kosovën-Shtet, se nuk janë për ndryshimin e kufijve të Ballkanit dhe për formimin e shteteve etnike në këtë Gadishull. Ata ose nuk janë të vetëdijshëm se çka thonë, ose janë antikombëtarë dhe kundër bashkimit kombëtar të trojeve etnike shqiptare në Ballkan! E si mund të formohet Shqipëria Etnike pa ndërrimin e kufijve të Ballkanit?! Status-quoja e djeshme dhe e sotshme është pushtim e robëri, është copëtim i trojeve shqiptare. Vetëm ndryshimi i kësaj status-kuoje bën të mundur bashkimin kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm - në Shqipërinë e Bashkuar, etnike e natyrale.

    Shqiptarët dhe politikanët e tyre në pozitë dhe në opozitë duhet të jenë të parët që duhet të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë ndërrimin paqësor të kufijve të Ballkanit, të kërkojnë formimin e shteteve etnike në këtë rajon dhe bërjen e Shqipërisë së vërtetë. Askush më shumë se kombi shqiptar dhe trojet e tij në Ballkan nuk janë më të copëtuar e më të ndarë, prandaj askujt më tepër se shqiptarëve nuk u takon dhe nuk u konvenon ndryshimi i kufijve dhe formimi i shteteve etnike.

    Kombi shqiptar nuk ka çka të humbasë nga ripërcaktimi i kufijve të Ballkanit, përveç copëtimit dhe robërisë aktuale. Nga ndryshimi i kufijve të Ballkanit ne do të fitojmë lirinë kombëtare dhe do të humbasim pushtimin e sotëm sllavo-grek. Deri tani as me luftë e gjakderdhje nuk kemi mundur që ta bashkojmë Shqipërinë. Tani është momenti historik që këtë ta bëjmë në mënyrë paqësore. Nëse edhe këtë çast historik kombi ynë nuk e shfrytëzon, atëherë shqiptarët do ta dëshmojnë tezën antishqiptare serbe se "nuk janë popull i civilizuar dhe shtetformues"(!). Atëherë edhe unë do të thosha se shqiptarët nuk e meritojnë as edhe këtë gjysmë Shqipërie (londineze) që e kanë!

    Deri tani pushtetarët shqiptarë, andej e këtej kufinjve shqiptaro-shqiptarë, janë në një gjumë të thellë dimëror, janë në kllapi, janë pasivë, janë të pavetëdijshëm e të pandërgjegjshëm dhe nuk e kanë opcion e vizion politiko-kombëtar formimin e Shqipërisë Etnike! Ata, në këtë mënyrë, rrezikojnë edhe tërësinë territoriale të Kosovës unmikistaneze! Nëse pushtetarët shqiptarë nuk do të jenë edhe në të ardhmen për ndryshimin e kufijve dhe formimin e shteteve etnike në Ballkan, atëherë Evropa dhe bota do t’i detyrojnë ata në ndarjen e Kosovës dhe në këtë rast do të fitojë vetëm Serbia, sepse nuk do të bashkohen shqiptarët dhe trojet e tyre, nuk do të bëhet Shqipëria e bashkuar etnike, por vetëm do t’i hiqet edhe një pjesë (Kosova veriore) integritetit territorial të Shqipërisë Etnike!

    Prandaj, po e përsëris edhe njëherë se, Organizatat patriotike dhe formacionet paraushtarake kombëtare, legale e ilegale, duhet t'u japin një Ultimatum të afatizuar pushtetarëve tanë që ata të zgjohen nga gjumi dhe një orë e më parë të shtrojnë para opinionit ndërkombëtar zgjidhjen e çëshjtes kombëtare shqiptare - formimin e Shqipërisë Etnike. Kurse përtej këtij afati, në rast se pushtetarët shqiptarë nuk zgjohen, atëherë forcat kombëtare politiko-ushtarake, legale e ilegale, duhet të bashkohen, pa kushte, ndërmjet veti dhe të marrin në dorë zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, duke i eliminuar nga skena politike pushtetarët antikombëtar, përmes një Kryengritjeje të Përgjithshme Mbarëkombëtare për çlirimin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike.

    Koha e fjalëve ka perënduar, tani është koha e veprimit. O sot, o kurrë, nesër do të jetë tepër vonë! Shqipëria Etnike duhet të bëhet nga Shqiptarët, për Shqiptarët dhe jo për inat të Shqiptarëve dhe në dëm të Shqiptarëve.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    flori te lumte per temen, citoj vetem fjaline e fundit se forumistet pertojne ta lexojne andaj dhe nuk pergjigjen
    Koha e fjalëve ka perënduar, tani është koha e veprimit. O sot, o kurrë, nesër do të jetë tepër vonë! Shqipëria Etnike duhet të bëhet nga Shqiptarët, për Shqiptarët dhe jo për inat të Shqiptarëve dhe në dëm të Shqiptarëve.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Shqipëria Etnike Varet Nga Shqiptarët

    SHQIPËRIA ETNIKE VARET NGA SHQIPTARËT
    Shkruar nga Titan TIVARI
    Thursday, 13 September 2007
    Aktualisht, Shqipëria Etnike përkundet ndërmjet ëndrrës dhe realitetit, me synimin, shpresën dhe besimin që Ëndrrën ta bëjë Realitet. Por, si do të bëhet ëndrra realitet? Disa thonë përmes rrugës paqësore, me mjete demokratike, siç është Referendumi dhe Vetëvendosja, si dhe përmes së drejtës natyrale që kanë popujt për të qenë të lirë dhe të bashkuar në atdheun e vet.

    Deri më sot në Ballkan, për zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarrëveshjeve ndëretnike dhe ndërshtetërore, mjetet paqësore dhe demokratike nuk kanë gjetur zbatim dhe përdorim. Kanë qenë luftërat e armatosura dhe përleshjet e përgjakura ndërmjet pushtuesve dhe çlirimtarëve ato që u kanë prirë zgjidhjeve të problemeve ndërshtetërore, kurse mjetet demokratike e bisedimet politike kanë ardhur pas ndërprerjes së luftës. Se si do të jetë në të ardhmen, këtë askush nuk e di, këtë vetëm e nesërmja do ta vërtetojë. Një gjë dihet me saktësi - në rrugën tonë për bërjen e Shqipërisë Etnike, Ne, shqiptarët, duhet t'i kemi parasysh e në dispozicion që të dy opcionet: edhe opcionin e luftës së armatosur çlirimtare, edhe opcionin paqësor të mjeteve demokratike.
    Ne shpeshherë në analizat dhe debatet tona për gjendjen e ndarë e të pushtuar të Shqipërisë Etnike e fajsojmë faktorin e jashtëm ndërkombëtar dhe shumë pak e rrallë i analizojmë e i zbulojmë gabimet, të metat dhe mosunitetin tonë të brendshëm. Prandaj edhe na përsëriten humbjet, dështimet dhe mosrealizimi i aspiratës sonë shekullore për krijimin dhe ribashkimin e Shqipërisë Etnike.
    Liria jonë fillon tek ne, te organizimi, bashkimi dhe lufta jonë e vendosur për çlirimin dhe ribashkimin kombëtar, kurse përfundon me njohjen ndërkombëtare të kësaj lufte. Por nëse kjo liri e kjo luftë fillon me defekte e të çara në rradhët tona, atëherë s'do mend se do të përfundojë pa sukses dhe për fajin e shqiptarëve e jo të ndërkombëtarëve. Ne duhet të punojmë më shumë me vetveten tonë, ne duhet ta edukojmë veten dhe popullin tonë, ta armatosim atë me dituri e arsim, me informacion politik e kombëtar, ta armatosim me idealin kombëtar të luftës për liri e ribashkim kombëtar, ta brumosim me dashurinë për atdheun tonë, për Shqipërinë Etnike.
    Atdhedashuria e zjarrtë dhe nacionalizmi i pastër janë baza e fitores sonë. Shqiptarët së pari duhet ta integrojnë - bashkojnë atdheun e vet dhe pastaj të integrohen në Europë. Nuk hyhet në Europën e bashkuar me shqiptarë të ndarë. Në Europë duhet të shkojmë si komb i bashkuar, jo si fise mesjetare. Në Europë duhet të shkohet me dinjitet, si shtet i bashkuar, si Shqipëri Etnike.
    Duhet ta theksojmë me përgjegjësi dhe sinqeritet të plotë se ëndrra është teoria e çështjes sonë kombëtare, kurse realiteti është praktika, zbatimi, vënia në jetë e kësaj ëndrre, e kësaj teorie. Dhe ne, gjithashtu, duhet ta pranojmë me arsye shkencore se gjithmonë ekziston një shpërputhje midis teorisë dhe praktikës. Në rastin tonë konkret ekziston një disharmoni ndërmjet ëndrrës dhe realitetit, ndërmjet ëndrrës për Shqipërinë Etnike dhe realitetit të Shqipërisë Etnike.
    Mijëvjeçari i tretë dhe fillimi i shekullit XXI nuk janë e nuk do të jenë si mijëvjeçari e shekulli i kaluar, prandaj edhe gjendja e Shqipërisë Etnike do të jetë shumë më e ndryshme se ajo e së kaluarës. Para Shqiptarëve në këtë shekull të ri shtrohen edhe forma e rrugë të reja të veprimtarisë dhe luftës së tyre për bërjen e Shqipërisë Etnike.

    *****

    Shqipëria Etnike është reale, realiste, realitet dhe e realizueshme.
    Shqipëria Etnike është edhe ëndërr, edhe zhgëndërr, edhe realitet.
    Shqipëria Etnike është rrugëtimi i pandalshëm dhe titanik mijëvjeçar i ëndrrës drejt realitetit.
    Ëndrra për Shqipërinë Etnike është fillimi, kurse realiteti është përfundimi i këtij rrugëtimi të gjatë e maratonik për bërjen e Shqipërisë Etnike e të Ribashkuar.
    Është fatkeq vendi që nuk ka heronj. Një komb nuk mund të vdesë, vetëm nëqoftëse bën vetëvrasje. E ardhmja e kombit tonë duhet të mbillet në të tashmen, sot, tani. Ardhmëria jonë është në të tashmen, varet nga ajo, por është edhe në të kaluarën. Jemi ne ata që e krijojmë atë. Po të jetë ardhmëria jonë e keqe, atëherë jemi ne fajtorë për këtë.

    *****

    Shqipëria Etnike është plagë e hapur që kullon gjak pellazgjik, ilirik e shqiptar. Êshtë lapidar i ngritur ndër mijëvjeçarë nga eshtrat e mijëra e miliona luftëtarëve, dëshmorëve dhe heronjve të saj.
    Shqipëria Etnike është shtiza, mburoja, shpata dhe përkrenarja e Akilit, Hektorit, Pirros, Lekës së Madh, Bardhylit, Teutës e Gjergj Kastriotit.
    Shqipëria Etnike është kandili, qiriri, pena, pushka e pishtari i Rilindasëve tanë, që nuk kursyen as jetën, as pasurinë e tyre për ta bërë Shqipërinë.
    Shqipëria Etnike është katakomb, varr gjigant, terr, ferr e skëterrë për barbarët, pushtuesit, sundimtarët, kolonizatorët dhe armiqtë e saj të të gjitha kohërave.
    Shqipëria Etnike është e pavdekshme, është Feniks që përgjaket, plagoset, rrëzohet e për liri bëhet pluhur e hi dhe nga hiri i vet ngritet, ringjallet dhe bëhet sërish Shqipëri.
    Shqipëria Etnike është e pavdekshme, sepse i pavdekshëm është kombi shqiptar me rrënjë pellazgo-ilire.
    Ëndrra për Shqipërinë Etnike është një ëndërr njerëzore e mbarëkombëtare, që do të shndërrohet në një realitet tokësor, me një bukuri engjëllore dhe madhështi hyjnore. Të gjitha rrugët çojnë drejt Shqipërisë Etnike.

    Shtator 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Une po jap nje parashikim ,ne vitin 2020 ne Ballkan do te kete tre presidente shqiptare,ne Kosove,Shqiperi,Maqedoni.......................... ..

  5. #5
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Une po jap nje parashikim ,ne vitin 2020 ne Ballkan do te kete tre presidente shqiptare,ne Kosove,Shqiperi,Maqedoni.......................... ..
    Eshte e pamundur nje gje e tille...Mbare diplomacia boterore e di se nuk mund te ekzistojne tre shtete shqiptare,sepse do jete vec nje zgjatje e perjetshme e krizes ne ballkan.... Flamuri i Kosoves per te cilin debatohet ,nese eshte i ndryshem nga flamuri i t'Madhit Kastriot do jete thjesht nje flamur fallco..askush nuk mund ta ndieje te tijin nje flamur tjeter...une skam per ta njoh kurre nje flamur te kosoves ndryshe nga Flamuri i Skenderbeut...Po historia e kosoves,cka do jete pervecse kopja e historise se Shqiperise,po gjuha zyrtare si do quhet? Gjuha Kosovare???!!!!

    E njejta histori me shqiptaret e Maqedonise....Te gjithe e dine se nje shtet i kosoves eshte thjesht nje hap drejt shqiperise etnike....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Treshja nesër dhe pasnesër takohet me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit

    Treshja nesër dhe pasnesër takohet me delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit
    Shkruar nga Shqipëria e Bashkuar.Org - United Albania.Org
    Tuesday, 18 September 2007
    Treshja ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e përbërë nga ambasadori amerikan, Frank Vizner, rusi Harçenko dhe përfaqësuesi evropian, Ishinger, nesër dhe pasnesër në Londër pritet të ketë takime të veçanta konsultative me palët negociatore të Prishtinës dhe Beogradit. Takimi i Londrës do t’i kushtohet përgatitjeve për fillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet dy palëve, që do të zhvillohen më 28 shtator, në Nju-Jork. Ndërkohë, përfaqësuesi rus në këtë treshe ndërmjetësuese, Aleksandër Harçenko, ka thënë se dialogu i drejtpërdrejtë do të ishte në interesin e të gjitha palëve të përfshira në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ky zyrtar rus edhe njëherë bëri thirrje për mos caktimin e një datë, kur do të përmbyllej procesi i negociatave, duke synuar shndërrimin e këtyre në një proces të pafund.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nga vet ne Shqiptaret , e jo te presim nga te tjeret dhe te jemi te varur prej tyre , SHQIPERIA ETNIKE ALTERNATIVA E VETME.
    Sui generis

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Arrow Shqipëria Natyrale është Shpëtimi Kombëtar

    SHQIPËRIA NATYRALE ËSHTË SHPËTIMI KOMBËTAR



    Shkruan: Nexhmedin MUSTAFA

    Duke përciellur shtypin ditor si dhe debatet e ndryshme në ekranet televizive që nga data e 30 Korrikut 2007 lidhur me pozicionin aktual politik të pjesës më veriore të Shqipërisë të quajtur me nocionin gjeografik Kosovë ,e të amputuar me vendimet e po kësajë bashkësije ndërkombëtare fatkeqësisht të një pjese të shteteve të Europës që tani po e lozin një lojë të ngjashme vetëm se me aktor të rinj që si duket edhe këta po e mbështesin thënjen e kontit plak të viteve 1912-1945”delenda est albanens’ që në përkëthim do të thot:shqiptarët duhet fshir nga faqja e dheut. Po edhe neve ju themi se shqiptarët e kësaj pjese të Shqipërisë natyrale janë të vendosur që të drejtën e tyre të natyrshme për liri të plotë dhe sovranitet të pa cenueshëm do ta mbrojn makar edhe deri në shfarosje biologjike të shqiptarv,me fjalë të tjera ,shqipëtarët ose do të jetoin të lirë, e sovran në një shtet të vetëm shqiptar me emrin Shqipëri, ose do të mbesin kujtesë e historisë për popujt paqëdashës e jo paqëdashës të këtij planeti nëpër arhivat e tyre historike , “se na ishte një komb me emrin shqipëtar”, e kurrsesi pjellë e marrëzirave të tre shqipëfolësve që çdo ditë nëpër mes mjeteve të shkruera por më tepër në ato elektronike e televizive.
    Të tillët janë nën mbikqyerjen e disa rrymave ndërkombëtare nga të cilat kan përfitue shuma të mëdha të mjeteve materiale në mënyrë që sipas kërkesave të tyre në mjetet informative të prezentoin ide e mendime të turpshme e të pa kuptimta ,sepse me turp kan lindur,jetoin dhe do të vdesin.Andaj për ta arsyetuar atë pages që e marrin kan lansue tezat si thot një shok i joni për gjuhen ; “gege e bege” turp,pastaj për kombin” koshtovar ,e koçovar “edhe ma turp, e këto janë tri koka të krisura tradhtare që i sfidoin tri akademi të shkencave atë në Prishtinë ,Shkup dhe të Tiranës.
    Bëjmi pyetje: ku janë gjuhtarët ,linguistët, historianët dhe arkeologët e këtyre tri akademive që flejn dhe sfidohen nga këta tre matrapaz si A.Salihu,N.Spahiu dhe M.Kelmendi. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se ndërgjegjëja e kohës e quajtur OKB i sponzorizon dhe ndërsen për realizimin e projekteve të veta të plaqkitjës por edhe të degjenerimit historik e kombëtar sepse në brendin e këtyre organizmave janë future përbindsha të cilët për karrier, e grabitje të pasurive nga të tjerët nuk kursejn as një popull apo komb tjetër që nuk i takon apo mbështet politikat e tyre djallzore. Politikë kjo e maskuar por edhe e ndihmuar nga politikaj të mjerë vendor që më gjas koha i nxorri dhe rreshtoi në politikë sepse nuk shofin as përtej hundës.Të cilët me slloganet e veta e dëmtoin qështjen kombtare dhe kauzen shumë të drejtë e të pa alternaivë për krijimin e shtetit të vetëm shqipëtar në Europën Juglindore të quejtur me emrin natyral SHQIPËRI që është garancë e shpëtimit të kombit shqiptar para këtyre rrebesheve edhe fortunave të cilat sa vijnë e po bëhen gjëthënjë e ma të rrezikshme, e tragjike për popullin në këtë fazë të rëndësishme të histories më të repër kombin shqiptar.

    Kam përshtypjen se politikajt e kësaj periudhe janë tejet skeptik apo jan të lidhur troç me tre emrat e sipërpërmendur më lartë dhe punoin e angazhohen për politikën e UNMIKISTANIT për Kosovë e mbi Kosovën, konkluzioni na del, se po, sepse jan heterogjen nga mendja e vizioni dhe ende jetoin në ëndrra. Janë “iluministët” e “pamvarsisë” së sotme të Kosovës që thirren në aftësitë e tyre. Gjëja se me dijen që kan qëndroin mbi të tjerët e që duhet veprue çdoherë ashtu si atyre ua thot mendja e tyre ,pa e ditur se me veprimet e tyre atje ku aderoin qoftë në parti politike apo edhe nëpër bina e forume tjera udhëheqin “koncerte “të turpshme me opcione shterrp që me sjelljet e tyre të pa përgjegjëshme, prangosin fjalën dhe mendimin e lire akademik e që si pasojë të kësaj rruge sot e kësaj dite nga Akademit tona të Shkencave nuk kemi një platformë të përbashkët për veprim të drejtë të zgjidhjës së çështjës kombëtare,pra për çasjen dhe format,rrugët,metodat e diplomacit që duhet aplikuar karshi fortunave dhe vorbujve të erërave që krijojnë shtërgata anti shqiptare në çdo kohë para faktorve të mirëfillt vendor e ndërkomëtar.Konsideroi se është koha dhe çastet e fundit që shkenctar e akademikinguist ,ekonomist etnolog,arkeolog,historian e gjeolog si dhe shumë e shumë ekspert të profileve tjera të zgjohen nga gjumi dimror,e këtyre egoistve polifolklorik që sot luftojnë për pushtet kur ende nuk e kemi shtetin real shqiptar duke u sorrollatur nëpër parti të ndryshme politike deri te grupi i unitetit ,“presidenca”dhe “qeveria”,tu thohet mjaft ma,mjaft ma,me hipokrizin tuaj e “ këngën e Rolandit” në gojë.Se kjo tokë e Shqipëris as nuk shitet as nuk falet as nuk ndrrohet e as nuk vehet në treg se është tokë Shqiptare dhe Shqiptare do të jetë.Kam një dozë ndjenje se gjatë kësaj periudhe të kaluar të bisedimeve, personalitetet e vetmandatuar kan qenë shum inferior karshi palve biseduese në tavolinë,por mjerisht shum aktiv në hipnotizimin e një pjese dërmuese të shqiptaris që nuk është për tu befasuar por është befasi kur hipnotizohen intelektualët e posaqërisht ata të lamive përkatëse të rangut të ekspertve si janë ata me diplomën e fakultetit juridik e që bien pre e laikve të atij drejtimi fisnik.
    E thash këtë togfjalësh sepse a ka gjë ma të pa vend se mendimit laik ti duartrokitet e kjo mjerisht po iu ndodh profesionistve me diploma fakulteti.Po iu ndodh atyre që janë të thirrur, dhe mbajn tituj për ta mbrojtur drejtësinë, qoftë atë kombëtare apo ndërkombëtare ,skena të tilla I pam në ekranet televiziv si dhe nëpër takime të ndryshme kur bëhej fjalë për decentralizimin e me theks të veqant për exteritorialitetin.Si duket si shqipëtar që jemi,jemi i sojit të veçant që në momente më kritike e vendimtare për kombin na stepet mendimi dhe e marrim rrolin e papagallit e që përshpërisim vetëm fjalët e fundit duke aluduar në suksese kështu ndodhi edhe me pakon e Ahtisarit në “parlamentin”eKosovës që e propozoi“plaku i urtë Finlandez që nga viti 1959,kryetar i shoqatës së pleqve të urtë Finlandez”.Nuk u lejue debati dhe analiza e asj pakoje nga ana e atyre pjesëmarrësve në “parlament”që konsideronin se pakoja e Ahtisarit nuk është e favorshme për shqiptarët por në të kundërtën është e dëmshme.Ndodhi ajo pra, e ngjashme,po si në ish kuvendin e Kosovës të vitit 1989 kur u bë suprimimi i asaj pak autonomie nga Serbia,që kosovës i ishte dedikuar nga krijesa artificiale e ish Jugosllavis.

    Dallimi është se pakoja e Ahtisarit tani u miratue nga vet shqiptarët gjërsa suprimimi i autonomis u bë me dhunë policore dhe njå numri simbolik të shqiptarve lojal që nuk kishin mndat për votim.Atë botë po fillonte shpërbërja e krijesës artifiçiale që elita Btrore e 300 e kishte krijuar me paramendim si një bombë të kurdisur për interesa të veta.I tillë është sot angazhimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për një “Europë të Bashkuar” e që nuk do të arrihet kurr por aludohet nëpër foltore të ndryshme,e nëse arrihet në një periudhë të ardhëshme kohore do të jetë fatale dhe shumë e dhimbshme për disa popuj dhe shtete të vogla që do ti formojn në këto lojra biznisi.Ja,kështu ndodhi edhe me Kosovën në krijesën artificiale Jugosllavi në vitin 1989 kur u suprimue autonomia që nuk ishte ku ta dijm se çka por pozicioni i Kosovës më vonë do të jetë shum i dhimbshëm dhe me shum sfida për kohën, kur bëheshin diskutime për amandamente (ndryshime) në kushtetuten e ish Jugosllavis e posaqërisht në ate të Serbis.Zërat e asaj kohe ishin të ngjashëm me zërat që dalin sot nga grupi i ” unitetit”,në atë kohë.Nëpër mes mjeteve të informimit popullit i thonin “se me ndryshime Kosova nuk humbet asgjë “ato thënje mbetën vetëm fraza sepse më vonë u pa se çka i ndodhi kësaj pjese të Shqipëris.Mjerisht ,një numër i po të njejtave personalitete janë në përbërje të “grupit të unitetit”që në gojë mbajnë frazologjin se Kosova do të jetë e pa varur e sovrane.Zotërinjët harrojn se egziston e vërteta shqiptare e pa mposhtur e që në latinishte do të thuhej “L`infallibile verita della albanens” andej pyesim athue ky grup i unitetit nuk deshi të shfrytëzoi të dhënat arhivore që nga koha e mesjetës apo i mjaftoi që në tryez u ofrue Kodi Sulltan Bajazitit të II i viteve 1481-1512 ,apo atë e shfletoi vetëm Marti Ahtisari dhe ua suall të përtypur ashtu si deshi vet, që dhunuesit dhe kriminelët ti favorizoi prap “me ligjin e të mbrojturve sipas Kodit të Bajazitit II “ .
    I tëri ky ledhatim për kanibalistët serbosllav erdhi nga pjesë të shumta esenciale të mitologjisë religjioze serbe në frymen e tyre kombtare.Vazhdimsin e atyre kërkesave mesjetare për pushtime dhe mbajtje kolonish e bëjnë sot Pavle e Artemije ,pra ngjashëm me platformën e peshkopit.Pavle në vitet 1520 në Peshkopaten e Ohrit e që më von nëpër mes vezirit të madh turk Mehmet Sokoli (në gjuhën turke)me origjinë orthodokso -hercegovase Mehmet Sokolloviç,do të bëj që selinë e patriarshis serbe e cila kishte qenë e vendosur në mnastirin Proçinski afër Miloshevës në mes të Kralevës dhe Tregut të Ri (Novi Pazarit) e që ishte djegur nga tatarët dhe kumanët ta sjell dhe zyrtarizon në Patriarshi të Pejës.

    Do të doja që edhe një herë ta ve në spikam se janë çastet e fundit që sterotipeve vendor e ndërkombëtar të tipeve W.Goldstone ,Bikensfild,Çubrilloviç,Bizmarku e të tjer tu thohet mjaft se jeni kokë zbrazur ose mercenar që serish dëshironi të na i sjellni ret e zeza mbi kët pjesë të Shqipëris Natyrale.Nga i tëri ky shkrim dhe nga i tëri ky historik fjalish përfundimisht nxjerrim këto konkluzione(përfundime) : se sa më parë që ta kuptojë i riu e plaku,sa më parë që ta kuptojë bujku e akademiku se duhet punuar e angazhuar vetëm në kët drejtim të krijimit të Shqipëris Natyrale ndërkombtarisht të pranuar, se alternativë tjetër të pranueshme nuk ka për shqiptar por as për bashkësin ndërkombtare aq më mire do të jetë për demokracin në Botë dhe vetë drejtësin ndërkombëtare.Tani për shqiptarët kudo që janë vlenë vetëm një këshillë, fillimisht duhet ta përvetësoin një thënje të një mendimtari, shkenctari amerikan Rusvelt Franklini ,jo ish presidenti por një shkenctar i mirëfillt i cili thot: po citoi : “ freadom from faier”që në gjuhën shqipe do të thot “lirimi nga friga”.Shtrohet pyetja nga e cila frigë,shum normale nga friga evdekjës dhe burgosjes e posaqërisht nga friga për tradhëti që mund ti bëhet kombit e atëhet kombit e atëdheut.Në ato vende ku nuk ka drjtësi dijnë vetëm të burgosin si po ndodh rasti me zotëri Albin Kurtin në këto ditë por edhe më parë me të burgosur tjer: si zotrnjët Sali Veseli,Fatmir Limaj,Ramush Haradinaj me shokë si dhe shumë e shumë të tjer me qëllim që pjestarët e luftës të shkatrrohen sipas planeve po të atyre kancelarive nën ëmblemën e OKB-ës.Shumë personaliteteve shqiptare sot kam frigën se në derë po ju troket me vetëdije apo pa vetëdije vepra e ligë me nocionin “tradhëti”sepse këtë epitet të tmershëm do ta marrin të gjitha ato personalitete e individ që hyjnë në tregun e shitjes së pjesëve të Shqipëris natyrale e veproin pa pasur autorizimin e sovranit, se sovran është populli që askujt nuk i ka dhan mandat që tokat e Shqipëris ti ndaj e bëjë tespishte ashtu si do të dëshirojë vet, këta kokë krisur vendor në regjimentin sherbyes UNMIK,që i kan dhënë të drejt veti si më të diturit në këtë pjesë të shqiptaris ,populli do ti quante me një nocion shum të keq….!

    Mjerisht në vallen e Regjimentit UNMIK nga vendorët bëjnë pjesë edhe një numër shum i madh i të këtillve nga të gjitha nivelet dhe poret e jetës politike që nga shoqatat e ndryshme qeveritare ejo qeveritare e deri tek matrapaz përkthyes,që nuk njofin nënën e baben e vet, e lere më Atdheun e historin e hidhur të popullit shqiptar në këtë pjesë të rruzullit tokësor. Të nderuar lexues shqiptar , e të tjer , brenda dhe jasht Shqipëris natyrale me siguri fare nuk do ti shkruejsha këta rreshta sikur mos ta shof me syt eballit se në çfar drejtimi po shkon dhe po katandiset kjo pjesë e Shqipëris e quajtur Ksovë. nga vetë gabimet që i bëjnë shqiptarë e që sa për ilustrim që edhe ju vet të nxjerrni përfundime gjatë këtij shkrimi do ti zëm në gojë disa shembuj e që autorët e atyre mendimeve ndoshta do të dëshiroin të polemizoin por edhe të jen të zemruar por me kohë do të ju them se fare nuk do të merrem me ta sepse nuk ia vlen barra qiran të humbësh kohë për gabimet e tyre të qëllimshme apo të pa qëllimshme që kan bër , por me ua thën duhet me ua thën publikisht sepse nuk janë të ngopur ende me damet që i kan sjell dhe po i sjellin popullit e që prap kan hyr në gar për pushtet e jo për………
    Kjo formë e sjelljes së tyre na rikthen kujtesen në kohën e para luftës në kohen e “shallagjis ………i cili mbante zgjidhje ?! “ , ndërsa në shum pjesë të vendit luftohej e derdhej gjak për liri sipas betimit të UÇK-ës, prandej për ta treguer se edhe tani ky nuk është një veprim i mir dhe i dobishëm për shqiptar por në të kundërtën i damshëm , po e shkëpus një thënje të zonjës Ardita Dërguti në një shkrim të saj me titull “Keq interpretimi i historisë “, që thot: citoimi “Përmes këtij procesi , Serbia po realizon një terren historik që automatikisht e ndryshon historin tone.”tani ne po thomi se nëpër mes këtij veprimi ,UNMIK dhe kundërshtar të qështjes kombtare shqiptare po krijoin terren dhe hapsirë që qështja shqiptare të prolongohet në vazhdimsi sepse shqiptart nuk dijn se çka kërkoin konform Rregullimit të Ri Botror,andej edhe ndryshoin rrjedhat e pozicionit të qështjes shqiptare në Europen Juglindore.
    Një gjë është mase e vërtetë se këtë po endihmoin politikajt vendr të pa ditur e këtu do të vlente një thënje e imja që mendoi se është ma se e vërtet ‘dashuria ndaj parave(pasurisë) është bazë e çdo të keqje’ e mu për kët arsye janë të shumt ata të cilë vrapoin pas këtij profesioni fitimprurës personal,duke mos pasur nuhatje të politikanit, si shpjegohet ndryshe edhe a ishin shumica e po këtyre politikajve në vitet 1997/98 kur zotri Gilbardi ish “iluministit ?!” tani të ndjer i thot : “unë nuk mund të bëhem supermen dhe të ta çliroi Kosovën”pse politikajt e asaj kohe dhe të kësaj kohe shumica nuk e kapen me kohë ate këshill amerikane,pse tani thënjen e ish gjeneralit të NATO-së cili i bëri vizitë Shqipëris disa javë para Georg W.Bushit icili tha sipas mjeteve të informimit që i kemi dëgjuar ,citoi “Kosovës nuk duhet decentralizimi e aq më pak exteritorialiteti “ a nuk ësht kjo këshillë që po duhet me ia hjek maskën për hire të politikajve ton që nuk kuptoin,ndërsa hiqen si të ditur “illuminist”polifolklorik.A nuk pësuem nga thënjet e politikajve gjatë këtij procesi të stërzgjatur thomi se po, a nuk na damtuen rend e thelbësisht thomi se po , e tani prap kërkoin voton e qytetarit për të notuar ende dhe ushqyer në oqeonin e hapsirës shqiptare e që duhet të ua themi,disa zotrinjëve të kësaj orkestre që ta ken parasysh një thënje të urtë të Firdusit “për këtë arsye ithtarë e një shteti janë më të rëndësishëm se sundimtari i tyre sepse pikrisht ata i kan mundsue një funksion të till “iu besuem por na zhgënjyet sikur mos ti analizoimi thënjet e tyre u mbetem borgj lexuesve.

    I rikthehemi kujtesës së vitit 2004 ,pra në natën{mbrëmjen} e 16 Marsit 2004 skenari i përgatitur mire nga Pavle dhe Artemije udhëheqës të kishës othodokse serbosllave si dhe nga akademia e shkencave të Serbis e politika zyrtare e Beogradit shkrepi shum mire në favor të tyre. Armiku duke studjuar dhe njohur mire mentalitetin e shqiptarve se po në të njejtën mënyrë do ti kundërpërgjigjen akteve të dhunës por tani në turmat e shqiptarve duke future njerz të shërbimit të BIAS-ë e tradhtar shqiptar që janë të përbetuar me punue në shërbim të shkjaut e folloi skenarin me ndezjen (kalljen)e gjamive në Beograd dhe Nish me 16 Mar 2004 pamjet e të të cilave u shfaqen në ekranet e rrjeteve televizive të Serbis gjatë orve të mbrëmjes me qëllim të caktuar që të jenë nxittëse për shqiptar të nesermen ku veq në terren kishin vendosur spiunë dhe bashkpuntorët e vet.Ashtu si e kishin planifikue edhe ndodhi, të nesermen si revansh filloi ndezja e kishave në disa vende të Kosovës nga dashakqinj të qështjes shqiptare.Gjatë ditës së 17.Marsit deri në orët e paraditës të dates 18 Mars nuk u dëgjue zëri i as një politikani qoft vendor apo ndërkombtar për vlersim të këtyre veprimeve në Serbi e më pas në Kosovë.Mirëpo dikush nxitoi si që e ka gjithmon bajraktarizmi ndër shqiptar për ta rrokur flamurin e kush tjetër përpos “iluministit polifolklorik” i cili grumbulloi disa “intelektual “ në Gjakoven heroike të Kelmendasve,ku ndër të tjera edhe u tha “….në Kosovë filloi spastrimi etnik ndaj jo shqiptarve (minoriteteve)….etj.” kjo ndodhi në ora 11 ndërsa menjëheer pas kësaj deklarate doli deklarata nga Këshilli i Europës pa e analizuar fare problemin por duke gjetur menjëhere fajtorin kujdestar dhe shkaktarin, e kënd tjetër përveç shqiptarët sepse vet ia trasuem rrugen duke dashur që ta grabisim bajrakun e të të diturit.Deklarata e tij dhe ajo e Këshillit të Europës do të jetë shumë negative qëdo të kthehet në bumerang duke e humbur simpatin që kishin shqipëtarët në Botë.Këtë e lansoi dhe mundësoi maratonisti i sotshëm që për fitim të mandatit të dytë ka zhvilluar një maratonë ,duke shetitur këmb nëpë Kosovë,që serish të bëjë mashtrime për mandat të ri të politikanit !?…..vlersojeni vet lexues të nderuar.
    Shembullin tjetër të gabimeve që kan bër politikajt e kësaj periudhe e vërejmi se është tek kjo thënje që është publikue në të përditshmen Koha Ditore me 1 Dhjetor 1999, e cila pas deklarimit të tij është vendosur posht Deklaratës Univerzale për të drejtat e Njeriut të OKB-së të viteve 1948.,do ta citoimi ate thënje të pa përcaktuar e të pa definuar që më pas do të jetë e keqja e së keqes sepse i është lënë mundësia për keq interpretim të till.,citoimi “nuk mund të festojmi deri sa të tjerve u mohohet liria dhe e drejta e cila iu takon……Qytetarët e Kosovës në çdo mënyrë duhet të tregohen se janë për paqë dhe mirkuptim e jo për dhunë e mos tolerancë.”?!.Çka do të thot kjo thënje nëse e përtypim mirë,si tha një shok i imi po njashtu si skandinavët që i përtypin germat me bukë,gjatë kohës sa ishte në pushim.(dmth.gjat ngrënjes edhe lexoin).

    Prandej edhe neve nëse e përtypim mirë thënjen e politikanit mund të themi se është thënje pa emrues pa emër e mbiemër që ka que uji në mullirin e okupuesve të shqiptarve sepse do të përvetsohet dhe menjëher do të dalin me programe e platforma” se pakica serbe në Kosovë nuk ka liri dhe liri të lvizjes “,që gjëthnjë tani sipas politikajve serb se ky është edhe vlersim i politikajve shqiptar,ne jemi shumë të vetëdijshëm se kjo thënje është thënë me rastin e vrasjes së 11 shqiptarve në veri të Mitrovicës dhe se kjo i është drejtue pakicës serbe por politikani nuk e ka emrue dhe tani është kthyer në favor të pales serbe duke aluduar se ata nuk kan kurfar lirie që është apsurditet i llojit të vet,edhe ky politikan prap kërkon voten eqytetarit ?!.Ndërsa thënja tjetër e njëpolitikani që Epoka e Re e boton me 18 Gusht 2007 sa e pa vend aq edhe e quditëshme,po e citoimi “nëse ndahet Kosova do të largohem nga politika ….”.shtrohet pyetja kush është sot ai personalitet që në ekuivalencë sjell kokën e vetë me gjysmen e kombit mendoi se ai personalitet nuk do të merrte not kaluese për politikan ,lexuesit le ta vlersoin vetë,shtrohet pyetja tjetër nëse e ka thënë në frymen e një njohësi të mirë të strategjis ushtarake thomi se ka gabue dhe vjen ndesh me ligjet e mbrojtjes sepse nxjerr në shesh fsheftësin mbrojtëse të konceptit të vet mbi mbrojtjen.Për personalitete tjera të pozitës në pushtet most ë flasin fare se janë të pa numërt ata që bënë gabime të shumta në ish sistemin që i kam cekur në fillim të shkrimit duke ua rikujtuar prezencën e tyre në komisione diferencuese të asaj kohe , pot ë njejtit në stilin e akrobatit fituan pushtet edhe në këto vite të fundit, tani sërish kërkojnë voton e qytetarve,qytetar të nderuar dhe lexues vlersoni vet dhe sjellni përfundime.Ma thot mendja se të gjithë ata shqipëtar që kan vetëdije kombëtare dhe shpirt të pastërt nga patrioti angazhohen dhe punojnë për shtetitin e Shqipëris Natyrale që është edhe shpëtim kombëtar në Epokën e Rregullimit të Ri Botëror.

    18 shtator, 2007

    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Shqipëria etnike dhe Dardania antike
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 19:36
  4. Çka i ndanë dhe çka i bashkon shqiptarët?
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •