Close
Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 162
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Ali Baba Tepele
    O ju o trimat e Bregut,
    Të penës e të dyfekut,
    Që merrni gjysmën e lekut,
    Se latë flamurin e Grekut.
    Kush ka lindur në Himarë,
    Krenohet që është Shqiptarë.

    Kështu këndon populli dje, sotë, e do këndoj gjithmonë.

    Albo mund te jet Zot i forumit, por Zot i vatanit jemi ne shqiptaret
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  2. #32
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Ky eshte provokacion i hapur i grekut...ka vite qe po ben provokime krahinore,per te testuar pak shqiptarin,tani pagoi akademsat dhe ta solli megalloidene mu ne librin e historise tende.... Ketij provokimi per mendimin tim i duhet pergjigjur ashpersisht,duhet te jemi jo ligjore por pragmatike me ata 'profesorat'...Largim i menjehershem nga akademia e nga cdo institucion shteteror,qofte edhe mesuesia...

    Te jete per mua,i kepus edhe nja 3 vjet burg ,po meqe jemi demokraci jane gjera qe s'behen...

    p.s O Eri o plako ke edhe ti do pune me albon mos ki merak,po vec.. (shih firmen time)
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #33
    son of eagle Maska e eri12ing
    Anëtarësuar
    13-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    150
    Jo lal jo koken s'kam per ta ulur kurre edhe sikur ta di qe te me periashtojne nga forumi.
    Ne 2001 kur pati trazira elektorale ne himare qe na dergoi greku edhe autobuzat e mbushur me mercenare politik e deputete grek,u mbushen muret E HIMARES me grafite greqisht qe evokonin vorio epirin.
    Nuk durova dot dhe per gjithe naten bashke me nje shoke nga Qeparoi "grek" sic do te thoshte Albo,i kemi mbushur muret e unazes se himares me parulla nacionaliste ku ajo qe i cmendi me shume tradhetaret ishte:
    VDEKJE TRADHETAREVE,VDEKJE PIRRO DHIMES.
    Sons of eagle we are and like eagles we fight in war.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Ka njerez(nga ta jam edhe une) qe mezi presin ,qe Greqia te gjitha ato kercenime per teritore,brenda kufirit shqiptare,te filloje ti realizoj.Dhe do ta shofi se ku do ti shkojne flaket.Edhe "albo" e te gjithe albot e tjere,nuk jan gje veq se ... qe fshihen mbrapa forumeve.
    Do ti harroj Greqia flaket e kesaje vere.Dhe siq thoshte gjithmone baba im:"Nuk kam deshire tjeter veq se te vdes balle per balle me shka(serb)"
    Edhe une po ua themane te shumte nga ne qe si deshire te fundit kan MEJDANIN me grekun e felliqur.


    Na prifte e mbara!

  5. #35
    son of eagle Maska e eri12ing
    Anëtarësuar
    13-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    150
    Hallall te qofte plako
    Sons of eagle we are and like eagles we fight in war.

  6. #36
    Per 3 gjera nuk mund te bie dot dakort:

    1. Qe Greqia e lashte shtrihet derin ne Epir

    2. Qe nje tekst i tille te jete pjese e mesimit ne shkollat tona

    dhe

    3. Qe fshati Qeparo ka minoritare grek. Kjo e treta eshte dhe me e pabesueshmja pasi ne zonen e Bregut pervec fshatrave Palase, Dhermi dhe Himare, gjithe te tjerat banohen nga shqiptare puro dhe gjuha e folur eshte shqipja.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #37
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga eri12ing
    Jo lal jo koken s'kam per ta ulur kurre edhe sikur ta di qe te me periashtojne nga forumi.
    Ne 2001 kur pati trazira elektorale ne himare qe na dergoi greku edhe autobuzat e mbushur me mercenare politik e deputete grek,u mbushen muret E HIMARES me grafite greqisht qe evokonin vorio epirin.
    Nuk durova dot dhe per gjithe naten bashke me nje shoke nga Qeparoi "grek" sic do te thoshte Albo,i kemi mbushur muret e unazes se himares me parulla nacionaliste ku ajo qe i cmendi me shume tradhetaret ishte:
    VDEKJE TRADHETAREVE,VDEKJE PIRRO DHIMES.
    E tregove veten me kete te fundit ! Ose je genjeshtar gje qe karakterizon shume keta cecenet e mordenizuar te kryeqytetit ose je picirruk ,vogelush nga ata qe ju vene me gure makinave mbrapa...

  8. #38
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Historia me hartën e "Vorio Epirit" tërhiqet nga libraritë

    Vladimir Karaj
    03-09-2007

    Drejtuesi i projektit, Arjan Leka pohon për "Shekullin" se botimi i hartës ishte lapsus dhe se në treg do të dalë varianti i saktë

    TIRANË- Libri me hartën e Greqisë së lashtë deri në Gjirin e Vlorës, i nxjerrë në treg nga shtëpia botuese "Ideart" është tërhequr dje nga libraritë për t'u zëvendësuar me një variant të saktë, pas publikimit të skandalit nga "Shekulli". Arian Leka, që ka drejtuar projektin botues të këtij teksti tha për gazetënse libri është gjendur dje rastësisht në librari, pasi "urdhri për tërheqjen e tij ishte dhënë më parë dhe të hënën do të jetë në treg versioni me hartën e korrigjuar". Sipas Lekës, publikimi i hartës ka qenë vetëm një lapsus, i cili tashmë është korrigjuar dhe nxënësit e klasave të 6-ta do të kenë tashmë në dorë një libër të saktësuar. Ndërkohë, edhe shtëpia botuese "Ideart" ka reaguar duke dhënë të njëjtin version dhe duke lajmëruar korrigjimin e gabimit. "Duam t'ju bëjmë me dije gjithashtu se problemi është kapur nga BOMIT pranë MASH dhe na është bërë vërejtje më parë se publikimi tij në media",- thuhet në njoftim.

    Korrigjimi

    "Që në krye duam t'ju sqarojmë se kemi të bëjmë me një gabim, një problem grafik, një lapsus të paraqitjes së materialit ilustrativ dhe jo me një veprim të qëllimshëm e provokativ", -thuhet në njoftimin zyrtar të "Ideart", të nisur dje për shtypin. Por "Ideart" mohon edhe faktin që libri ishte hedhur njëherë më parë në librari, duke pohuar se gabimi ishte kapur më parë dhe korrigjuar, "përpara se ai të hidhet në treg për shkollat". Version që duket se ka të bëjë vetëm me faktin se libri ende nuk ishte tërhequr nga shkollat, pasi gazeta "Shekulli" arriti të blinte librin të shtunën në një nga libraritë e Tiranës. Leka i pyetur rreth këtij fakti tha se bëhej fjalë për një nga libraritë ku ende nuk ishte bërë e mundur tërheqja e librit, por ai saktësoi se: "nga libri janë shitur vetëm 2 kopje dhe brenda ditës së nesërme në librari do të jetë versioni i korrigjuar i tij".

    Gabimi

    Leka si drejtues i projektit garanton se bëhej fjalë për një gabim grafik dhe lapsus dhe jo për një veprim me dashje dhe sipas tij ngjashmëria e hartës me atë që pretendohet si "Epir i Veriut" nga grekët, është krejt rastësore. "Libri është tërhequr tashmë nga të gjitha libraritë dhe ju nesër (të hënën) mund të kërkoni në librari dhe të gjeni versionin e korrigjuar të tij",- garanton Leka.Nga ana e saj, Ideart informon se: "trajtimin e këtij gabimi sinjë lapsus e dëshmon më së miri dhe fakti se i njëjti tekst, në vijim të po të këtij libri mësimor e me të njëjtët bashkautorë vendos në faqen 80 hartën korrekte, të vërtetuar shkencërisht, si edhe përmbajtja e tekstit ku autorët shprehen qartë dhe pa ekuivoke se kufiri i fundit i qytetërimit të lashtë grek shkon jo përtej Gjirit të Ambrakisë, pra pikërisht aty ku ky kufi ndahet me kufirin e fiseve Ilire të thesprotëve, mollosëve dhe kaonëve". Një gjë e tillë vërtetohet faktikisht nga teksti në faqen 78, ku thuhet se Ilirët shtriheshin në jug deri në Gjirin e Ambrakisë dhe gjithashtu edhe në shënimin korrekt në dy harta të tjera brenda të njëjtit tekst.

    Pas publikimit të lajmit, teksti i historisë nuk gjendej në libraritë e kryeqytetit

    Ideart: Nxënësit do

    kenë versionin e saktë

    Tërheqja e librit nga vendet ku ishte vendosur për t'u shitur duket se ka qenë e menjëhershme. Gjatë ditës së diel, në libraritë e Tiranës nuk gjendej më asnjë kopje e këtij libri dhe personat që kërkuan ta kishin atë, u është thënë se ai ishte hequr dhe nuk ishte më në treg. Të njëjtën gjë konfirmon edhe Arjan Leka, duke saktësuar se nga libri ishin shitur vetëm dy kopje, ndërsa pjesa tjetër ishte tërhequr në magazina. Ndërkohë sipas tyre të hënën në treg do të ketë një version të ri të librit, i cili pritet të ketë të korrigjuar hartën në fjalë."Me këtë rast u sigurojmë se nxënësit e klasës së 6-të të arsimit 9-vjeçar, në fillimin e vitit shkollor 2007- 2008 do të kenë në përdorim versionin përfundimtartë librit Historia 6, kuharta e lartpërmendur nuk figuron më",- thuhet edhe në njoftimin e "Ideart".

    Tekstet

    Dy versionet e tjera të historisë

    Në të dy librat e tjerë gjendet harta që paraqet qytetërimin grek dhe fushën e ndikimit të tij, por në të dy tekstet hartat përfundojnë në Gjirin e Ambrakisë, duke shënuar me ngjyrë të veçantë dhe përmendur edhe tre ngulimet e hershme koloniale greke në Iliri. Këto tekste, njëri punimi i Tomi Treskës dhe Menduh Dërgutit dhe tjetri i Profesor Vilson Kurit veçojnë atë që mund të quhej si Greqi e Lashtë, qoftë nga Epiri qoftë nga Maqedoni dhe kufiri i saj i fundëm verior është Ambrakia gjë që pritet ta bëjë në punimin e ri edhe libri i përfolur. Të tre librat janë të ngjashëm në përcaktimin e fiseve Ilire që përbënin Epirin dhe duket se nuk kanë më tej diferenca të tjera, veç mënyrës së formulimit të tekstit apo rëndësisë që i kanë dhënë njërës apo tjetrës pjesë të historisë së lashtë deri në Mesjetë, që i takon ta shqyrtojnë specialistët.

    Libri

    Serviren tre harta të ndryshme

    Libri në fjalë i punuar nga Prof.As.Dr Adrian Papajani dhe Prof.As.Dr Agron Nishku ndodhej në libraritë si një nga tekstet alternative që mund të zgjidhnin shkollat 9-vjeçare për të kryer mësimin e historisë. Ai është pjesë e lëndës që jepet në klasën e 6 dhe ka 152 faqe. E vetmja paqartësi e tekstit që duket se është hequr menjëherë nga qarkullimi duket se është harta, e cila përsëritet ndryshe në dy faqe të tjera, njëra paraprirëse ku shënohen territoret e fiseve Ilire, e cila e shënon këtë pjesë si Epir dhe tjetra pas hartës në fjalë, ku shënohen fiset ilire të Epirit.

    Shekulli
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #39
    Epra nje gafe e tille ishte e pamundur qe te justifikohej dhe te tolerohej lehtazi. Te pakten kesaj rradhe u morren masat e duhura
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #40
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237

    Leka si drejtues i projektit garanton se bëhej fjalë për një gabim grafik dhe lapsus dhe jo për një veprim me dashje dhe sipas tij ngjashmëria e hartës me atë që pretendohet si "Epir i Veriut" nga grekët, është krejt rastësore.

    Po si u gjet ajo harte e ngjashme ne hard diskun tuaj mor i paudhe?

    Ja dhe ky me siper qe na siguroi qe ishte gafe.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 4 prej 17 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •