Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 162
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22
    Ne fakt, shkrime te tilla provokuese ne gazeten e nje minoritari grek nga Qeparoi, si ajo Shekulli, deshmojne tre gjera:

    1. Propaganden provokuese dashakeqe te gazetes qe shtremberon cdo gje per hir te provokimit te emocioneve te rruges shqiptare.

    2. Injorancen historike te shqiptare qe reagojne ndaj ketij lajmi duke u bere pre e tij.

    3. Sa te pambrojtur jane historianet shqiptare perballe injorances historike te mediave shqiptare qe shitet per patriotizem.

    Tani per te sqaruar ata qe nuk e kane haberin nga historia:

    Po flasim per "Greqine e Lashte" qe nuk eshte nje emertim etnik apo shteteror, eshte nje emertim QYTETERIMI qe shtrihet ne siperfaqe dhe ne popuj te tjere, jo vetem ne ate grek.

    Se dyti, cdo shqiptar me nje mendje te shendoshe duhet ti behet qejfi qe populli shqiptar ka qene pjese integrale e qyteterimit te lashte grek, qyteterim qe lulezoi ne Athine ashtu sic lulezoi edhe ne kolonite iliro-greke ne Apolloni, Bylis e nje dyzine tjeter qytetesh te lashta shqiptare rrenojat e se cilave jane ne kembe edhe sot e kesaj dite pas plot 3000 vjetesh.

    Mua me vjen keq vetem per ata historianet shqiptare qe kane shkruajtur ato libra, te cilet sot e gjejne veten nen sulmin e injorances se mediave dhe rruges shqiptare. Dhe me e bukura eshte se sulmet per "tradheti kombetare" vijne nga nje minoritar grek, bashkefshatar i "Xhorxh Tenet" nga fshati Qeparo i Himares.

    Behuni te duruar te dashur historiane, ky eshte cmimi i injorances historike tek shqiptaret qe e ka paguar, po e paguan dhe do ta paguaje inteligjenca shqiptare.

    Albo

  2. #12
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Albo une do te thosha se ti ke nje tendence te kundershtosh cdo postim ketu ne forum. Ti ke nje koment per cdo postim edhe kete e ben sepse ke shpirtin e kundershtimit edhe kur ne vetvete je i bindur se po kundershton dicka te drejte.
    Ti thuaj se nuk eshte ndonje hata qe ne librat e historise vogelushet Shqiptare te mesojne se harta e Greqise na paska qene deri ne Vlore. Kjo me pretendimin se ketu behet fjale per nje qyteterim. Ti e di shume mire qe qyteterimi helen (jo Grek) nuk i kishte kufijte ne Vlore por shume shume larg ne veri, ndersa ne lindje shkonte deri ne Indi. Ketu behet fjale per kufijte e Greqise se Lashte dhe kufijte kane qene shume me ne Jug se sa Vlora dhe ti e di kete. Ai ishte nje qyteterim qe la ndikimin e tij ne fiset Ilire ashtu sic la edhe qyteterimi Romak apo ashtu sic la ndikimin e tij edhe qyteterimi Osman
    Ketu behet fjale per kufinj edhe kjo eshte e papranueshme per ne Shqiptaret. Madje eshte nje katastrofe historike qe une do thosha se hartuesit e ketij teksti, gjithashtu ekspertet e Ministrise se Arsimit dhe Akademise se Shkencave duhet te mbajne pergjegjesi penale per kete gafe. Te denohen me burg qe te tilla gjera te mos ndodhin me ne te ardhmen
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Ne nje ode perplot burra ,biseda ishte shum interesante ne nje moment perjashta ndegjohen krisma sa qe e penguan edhe biseden ne ode.
    Burrat filluan te brengosen se qka ndodhi u degjuan edhe klithma shum afer pra u nderpre biseda por djali i zotit te shtepis qe dul me pare te shiqoj se ç krisi hyri ne ode dhe po u drejtohet burrave qe e shiqonin me ngulm ,vesh hapur .

    VAZHDONI MOS E NDERPRITNI BISEDEN .

    Po nje ze pyeti qka krisi kjo pushk ?, kush psoj!

    VAZHDONI VAZHDONI SEN SU BE VETEM E VRAN BABEN.......................


    THONE POPULLI ESHTE KOPE !


    KUSH PO I PRIN GOMARI APO LUANI !

    PAMVARSISHT SE CILI I PRIN PRAP POPULLI MBETET KOPE .


    Shqiptaret jan be qingja !!!


    GREKU I LASHT !!!!!!!!!! GREKU I RI !!!!!!!!!!!!!!!!!


    GREKU I M...T

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Kjo eshte harta ne fjale.
    Libri eshte urdheruar te hiqet nga qarkullimi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #15
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Greqia deri në Vlorë? Shteti pranon skandalin

    Ministria e Arsimit hesht për gabimin në librin "Historia 6". Drejtori i Muzeut, Meta: Turp që nuk është korrigjuar nga Bordi i Miratimit të Teksteve

    Skandali me njërin prej teksteve shkollore të historisë së klasës IV ku kufijtë e shtetit të lashtë grek shtrihen deri në Vlorë ka lënë në heshtje drejtuesit e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që pjesëtarët e grupit të punës që kanë marrë në pjesë në Bordin e Miratimit të Teksteve (BOMIT) kanë pranuar gabimin e bërë. Ndërkohë që një tjetër fakt ka dalë në dritë pas polemikave që ka hapur kjo çështje. Vlerësuesit e përzgjedhur nga ana e Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore që hidhen në treg nga shtëpi të ndryshme botimi kanë mundësi që të verifikojnë vetëm 30 për qind të tyre. Beqir Meta, historian dhe njëkohësisht anëtar i Bordit të Miratimit të Teksteve pohon se ata kanë mundësi që të ngrenë vlerësime vetëm mbi bocetet, që shtëpitë botuese konkurruese sjellin pranë institucionit qendror të arsimit. Ndërkohë që në këto bocete tekstet shkollore nuk janë të plota, por përmbajtja e tyre është e limituar vetëm në 30 për qind të volumit në total.

    Këtë vit, Ministria e Arsimit konsideroi si një arritje të sajën reformën e altertekstit ose thënë ndryshe botimin e disa teksteve alternative shkollore, ku çdo institucion shkollor ka të drejtë të bëjë një përzgjedhje për nxënësit që arsimon.

    Kështu, përfaqësuesit zyrtarë të Ministrisë së Arsimit vetëm pak kohë më parë bënë të ditur se Bordi i Miratimit të Teksteve (BOMIT) përfundoi miratimin e ofertave të paraqitura, nga shtëpitë botuese. Vlerësimi i këtyre teksteve shkollore mësohet se u krye në bazë të disa linjave kryesore e pikërisht kurrikulës zyrtare, cilësive teknike, çmimit, anës gjuhësore dhe shkencore. Ky proces vlerësimi për tekstet shkollore të ofruara nga shtëpi të ndryshme botimi u realizua nga 250 mësues, profesorë dhe gjuhëtarë. Një gjë e tillë bëri që për vitin shkollor 2007-2008 do të jenë prezent në tregun shkollor 155 tekste alternative nga 23 tekste, që u miratuan vitin e kaluar, që ishte edhe viti i parë i Altertekstit. Kanë qenë plot 28 shtëpi botuese ato që paraqitën 234 tekste dhe prej tyre u miratuan 130 tekste në total. Por duket se këtij volumi të madh botimesh nuk i kanë shpëtuar gabimet. Sipas historianit Beqir Meta, është turp që Bordit të Miratimit të Teksteve t‘i ketë kaluar një gabim i tillë. Por, kjo ka ndodhur dhe pikërisht me "gabimin" e një harte që tregon se ku na kanë ndarë dhe bashkuar kufijtë me fqinjët tanë, të cilët sipas historianëve korrektë në këtë periudhë të lashtësisë për hir të së vërtetës nuk kanë pasur formën e një shteti, por të disa qytet-shteteve me tipare dhe karakteristika të ngjashme e të përafërta me njëri-tjetrin.

    E ndërsa tashmë ky "gabim" historik i shkruar nga persona që mbajnë edhe titullin profesorë të historisë ka marrë përmasa publike Ministria e Arsimit duket se ka gjetur një zgjidhje të mesme. Burime pranë këtij institucioni pohojnë se e vetmja zgjidhje që mund t‘i jepet këtij problemi është porosia për të gjitha shkollat 9-vjeçare në vend që ta pezullojnë këtë libër nga përzgjedhja për nxënësit e tyre. Duke lënë kështu të humbur shtëpinë botuese "Ideart" dhe bashkautorët e tekstit, profesorët Agron Nishku dhe Adrian Papajani.

    gazeta-shqip.com

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    PJESE NGA NJE PUNIM I INSTITUTIT TE STUDIMEVE STRATEGJIKE TE USHTRISE AMERIKANE (viti 1995), KU PERPIQET TE ANALIZOHET GJENDJA NE BALLKAN DHE FAKTORET QE E KUSHTEZOJNE REALITETIN BALLKANIK

    In sum, according to the noted European historian
    Carlton J. H. Hayes, "If before 1878 the ‘Eastern Question'
    concerned one ‘sick man', after 1878 it involved a half-dozen
    maniacs. For the Congress of Berlin drove the Balkan peoples
    mad."
    Little time elapsed before the first sparks flew. An
    unsuccessful revolt racked Albania in 1880, and in 1881 the
    Ottomans ceded Epirus (with its largely Albanian population) (see
    Map 3) to Greece, further agitating Albanian nationalists and
    raising Albania to the international stage.

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Qe Epiri eshte historikish shqiptar, nuk vihet ne dyshim nga askush, pervec Karaxhafereve dhe Billanove shqiptare & CO. Pra, eshte diskutim i kote qe te merresh me provimin e dickaje te tille qe dhe vete historianet greke e pranojne qe etnikisht epiri ka qene SHQIPTAR (realisht nuk eshte me vetem ne pjeset e spastruara nga "qytetaria" e Zerves dhe "heleneve").
    Historia nuk fillon me greket, por fillon me pellazget, me doret ilire qe ishin nje vale perteritje per "Greqine e lashte", ashtu sic ishite vala tjeter ne mesjete, ku arbënit (arvanit, per ata qe nuk shqiptojne dot gluhen tënë)...e pra tere keto vale jane ato qe e mbajten "qytetrimin grek".
    Sa per ndikim qe flet ndonjeri ketu, edhe ne Britani ka rrenoja tempujsh latine, ka edhe mure, ka edhe fortes...po nuk dalin italianet te thone qe britaniket jane italiane (sepse jo te gjithe jane me logjike bizantine).

    Po Iliria e lashte ku i ka rrenjet?
    Po Leka i Math pse nuk jepet si ilir ne tekstet greke?
    Po Pirro burrin pse e bastardizojne dhe e fusin ne seren e atyre qe nuk dinin te luftonin, ne seren e grekeve (sepse nga 100 e ca kapedane 95 ishin shqiptare ne rev. grek)
    Po Çameria kjo plage kombetare, pse nuk njihet nga "qyteterimi grek", Pse nuk shkruajne per andartet qe vrane rreth 30000 njerez ne Shqiperi (sa per info keta te fundit hyjne ne altarin e heronjve greke)

    Pra ka shume pika te erreta e antishqiptare qe Papajani, do bente mire te mos i ngaterronte duke dhene harta me karakter te theksuar antishqiptar, e akoma me keq, JO TE VERTETA.

    Fakti qe reaguan historiane shqiptare te njohur dhe qe libri u hoq nga qarkullimi tregon edhe njeher tjeter se "Lumi fle, po greku jo".

    Se dyti, cdo shqiptar me nje mendje te shendoshe duhet ti behet qejfi qe populli shqiptar ka qene pjese integrale e qyteterimit te lashte grek, qyteterim qe lulezoi ne Athine ashtu sic lulezoi edhe ne kolonite iliro-greke ne Apolloni, Bylis e nje dyzine tjeter qytetesh te lashta shqiptare rrenojat e se cilave jane ne kembe edhe sot e kesaj dite pas plot 3000 vjetesh.
    A ke degjuar ndonjeher or ti, per luften qe u be per te cliruar Durresin nga kolonizuesit greke??!!
    Qe kur e deri kur, te kolonizuarit (lexo te pushtuarit) duhet te falenderojne vrasesit e tyre?!
    Ndoshta ti ke koncept tjeter per shqiptarine...goxha tjeter

    Koci Kokedhima nuk eshte minoritar grek. Ai eshte degjenerate shqiptare, ashtu si dhe Teneti. Qeparo e Himare, shqiptare kane qene, jane e do jene.

  7. #17
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Ne fakt, shkrime te tilla provokuese ne gazeten e nje minoritari grek nga Qeparoi, si ajo Shekulli, deshmojne tre gjera:
    Nese deri dje kemi menduar se minoritaret grek e kane origjinen nga greqia, kjo fjali sherben per te na vene ne dijeni qe ka dhe minoritare grek me origjine nga Qeparoi. Per tu siguruar qe do ta mbani mend, do tua perserisim perseri andej nga fundi i shkrimit.

    1. Propaganden provokuese dashakeqe te gazetes qe shtremberon cdo gje per hir te provokimit te emocioneve te rruges shqiptare.
    Fatkeqesisht nuk mund ta argumentojme, por perseri duhet te na besoni.


    2. Injorancen historike te shqiptare qe reagojne ndaj ketij lajmi duke u bere pre e tij.
    Perseri akuza pa baze. Zbardhje truri.

    3. Sa te pambrojtur jane historianet shqiptare perballe injorances historike te mediave shqiptare qe shitet per patriotizem.
    Historiane, apo asistent historiane? Prof.As.Dr Adrian Papajani dhe Prof.As.Dr Agron Nishku

    Tani per te sqaruar ata qe nuk e kane haberin nga historia:
    Ketu e kemi llafin per Neritan Ceken.

    Po flasim per "Greqine e Lashte" qe nuk eshte nje emertim etnik apo shteteror, eshte nje emertim QYTETERIMI qe shtrihet ne siperfaqe dhe ne popuj te tjere, jo vetem ne ate grek.
    Pra greqia (çfardo qofte ajo), ka qene me e madhe nga ç'mendojme ne sot.

    Se dyti, cdo shqiptar me nje mendje te shendoshe duhet ti behet qejfi qe populli shqiptar ka qene pjese integrale e qyteterimit te lashte grek.
    Pra, po nuk ishe ne te njejten mendje, nuk ke mendje te shendoshe, te dhjamur dmth.

    Mua me vjen keq vetem per ata historianet shqiptare qe kane shkruajtur ato libra, te cilet sot e gjejne veten nen sulmin e injorances se mediave dhe rruges shqiptare.
    Perseri i referohemi asistent profesoreve. Neritan Ceka eshte i pa denje te permendet megjithse ka nje eksperience pothuajse 50 vjeçare.

    Dhe me e bukura eshte se sulmet per "tradheti kombetare" vijne nga nje minoritar grek, bashkefshatar i "Xhorxh Tenet" nga fshati Qeparo i Himares.
    Siç ju premtuar dhe me siper, po ju perserisim se ne Qeparo ka minoritare grek, dhe jo vetem nje, por dy, ka disa -> ka shume -> jane shumica.

    Behuni te duruar te dashur historiane, ky eshte cmimi i injorances historike tek shqiptaret qe e ka paguar, po e paguan dhe do ta paguaje inteligjenca shqiptare.
    Ketu po ju veme ne dijeni per disa plane, qe vetem ne i dime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drity : 03-09-2007 më 04:53
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #18
    thundercloud Maska e eris1979
    Anëtarësuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ne fakt, shkrime te tilla provokuese ne gazeten e nje minoritari grek nga Qeparoi, si ajo Shekulli, deshmojne tre gjera:

    1. Propaganden provokuese dashakeqe te gazetes qe shtremberon cdo gje per hir te provokimit te emocioneve te rruges shqiptare.

    2. Injorancen historike te shqiptare qe reagojne ndaj ketij lajmi duke u bere pre e tij.

    3. Sa te pambrojtur jane historianet shqiptare perballe injorances historike te mediave shqiptare qe shitet per patriotizem.

    Tani per te sqaruar ata qe nuk e kane haberin nga historia:

    Po flasim per "Greqine e Lashte" qe nuk eshte nje emertim etnik apo shteteror, eshte nje emertim QYTETERIMI qe shtrihet ne siperfaqe dhe ne popuj te tjere, jo vetem ne ate grek.

    Se dyti, cdo shqiptar me nje mendje te shendoshe duhet ti behet qejfi qe populli shqiptar ka qene pjese integrale e qyteterimit te lashte grek, qyteterim qe lulezoi ne Athine ashtu sic lulezoi edhe ne kolonite iliro-greke ne Apolloni, Bylis e nje dyzine tjeter qytetesh te lashta shqiptare rrenojat e se cilave jane ne kembe edhe sot e kesaj dite pas plot 3000 vjetesh.

    Mua me vjen keq vetem per ata historianet shqiptare qe kane shkruajtur ato libra, te cilet sot e gjejne veten nen sulmin e injorances se mediave dhe rruges shqiptare. Dhe me e bukura eshte se sulmet per "tradheti kombetare" vijne nga nje minoritar grek, bashkefshatar i "Xhorxh Tenet" nga fshati Qeparo i Himares.

    Behuni te duruar te dashur historiane, ky eshte cmimi i injorances historike tek shqiptaret qe e ka paguar, po e paguan dhe do ta paguaje inteligjenca shqiptare.

    Albo
    O Zot!
    Nuk ka minoritare greke ne Qeparo o njerez! Thjesht nuk ka! Nuk ka mor burre i dheut! Dhe perseri nuk ka! Lexojeni vetem pak historine e ketij fshati te tejmbushur me nacionaliste shqiptare dhe thirrini mendjes!

    Kenge per Kapedanin e Kapedaneve, Sokrat Leka Qeparotasi

    1)
    Ulu mal e dil, moj hene,
    te shoç kapedanet tene;
    Sokrat Leke pall' ergjende,
    Qe na ka nderuar vende.

    2)
    Na erdhen trimat e Bregut,
    Te luftojne per Vatane,
    Per xhelepe, per nizame,
    Corraj, me Foto Kopale,
    Qeparo, me Gjike Thanasne,
    Dhe me kapedan Sokrane.
    Te gjithe trimat me palle,
    Erdhen e zune Picare.
    Atje lidhen kuvende,
    Te arra, me dege tende.

    3)
    Qaj, o Cike me Gjinice,
    Se Dreri juaj ka ike,
    Qe i shtiu dushmanit frike,
    Dhe nuk na qasej e lige...
    Qeparo, buze shkembi,
    Pataksem, si s'lot nga vendi,
    Humbi Sokrat Leka, Dreri,
    Kapedan i Bregut t'Detit
    Pall' e namuz i miletit,
    Sokellime e Kurveleshit,
    Nur i gjithe Vilajetit...
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  9. #19
    thundercloud Maska e eris1979
    Anëtarësuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Albo! Une te akuzoj publikisht! Ti mban qendrime antikombetare!
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Albo, meqenese historine e njeh shtrember, ose perpiqesh te na e paraqesesh te shtremberuar, atehere te keshilloj te merresh vetem dhe vetem me Programim. Ne fusha te tjera, mundohu te shfaqesh amatorizem, jo profesionalizem. Tani, hidhi nje sy ketij artikulli ne gazeten Shqip:

    Greqia deri në Vlorë? Shteti pranon skandalin

    Ministria e Arsimit hesht për gabimin në librin "Historia 6". Drejtori i Muzeut, Meta: Turp që nuk është korrigjuar nga Bordi i Miratimit të Teksteve

    Skandali me njërin prej teksteve shkollore të historisë së klasës IV ku kufijtë e shtetit të lashtë grek shtrihen deri në Vlorë ka lënë në heshtje drejtuesit e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që pjesëtarët e grupit të punës që kanë marrë në pjesë në Bordin e Miratimit të Teksteve (BOMIT) kanë pranuar gabimin e bërë. Ndërkohë që një tjetër fakt ka dalë në dritë pas polemikave që ka hapur kjo çështje. Vlerësuesit e përzgjedhur nga ana e Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore që hidhen në treg nga shtëpi të ndryshme botimi kanë mundësi që të verifikojnë vetëm 30 për qind të tyre. Beqir Meta, historian dhe njëkohësisht anëtar i Bordit të Miratimit të Teksteve pohon se ata kanë mundësi që të ngrenë vlerësime vetëm mbi bocetet, që shtëpitë botuese konkurruese sjellin pranë institucionit qendror të arsimit. Ndërkohë që në këto bocete tekstet shkollore nuk janë të plota, por përmbajtja e tyre është e limituar vetëm në 30 për qind të volumit në total.

    Këtë vit, Ministria e Arsimit konsideroi si një arritje të sajën reformën e altertekstit ose thënë ndryshe botimin e disa teksteve alternative shkollore, ku çdo institucion shkollor ka të drejtë të bëjë një përzgjedhje për nxënësit që arsimon.

    Kështu, përfaqësuesit zyrtarë të Ministrisë së Arsimit vetëm pak kohë më parë bënë të ditur se Bordi i Miratimit të Teksteve (BOMIT) përfundoi miratimin e ofertave të paraqitura, nga shtëpitë botuese. Vlerësimi i këtyre teksteve shkollore mësohet se u krye në bazë të disa linjave kryesore e pikërisht kurrikulës zyrtare, cilësive teknike, çmimit, anës gjuhësore dhe shkencore. Ky proces vlerësimi për tekstet shkollore të ofruara nga shtëpi të ndryshme botimi u realizua nga 250 mësues, profesorë dhe gjuhëtarë. Një gjë e tillë bëri që për vitin shkollor 2007-2008 do të jenë prezent në tregun shkollor 155 tekste alternative nga 23 tekste, që u miratuan vitin e kaluar, që ishte edhe viti i parë i Altertekstit. Kanë qenë plot 28 shtëpi botuese ato që paraqitën 234 tekste dhe prej tyre u miratuan 130 tekste në total. Por duket se këtij volumi të madh botimesh nuk i kanë shpëtuar gabimet. Sipas historianit Beqir Meta, është turp që Bordit të Miratimit të Teksteve t‘i ketë kaluar një gabim i tillë. Por, kjo ka ndodhur dhe pikërisht me "gabimin" e një harte që tregon se ku na kanë ndarë dhe bashkuar kufijtë me fqinjët tanë, të cilët sipas historianëve korrektë në këtë periudhë të lashtësisë për hir të së vërtetës nuk kanë pasur formën e një shteti, por të disa qytet-shteteve me tipare dhe karakteristika të ngjashme e të përafërta me njëri-tjetrin.

    E ndërsa tashmë ky "gabim" historik i shkruar nga persona që mbajnë edhe titullin profesorë të historisë ka marrë përmasa publike Ministria e Arsimit duket se ka gjetur një zgjidhje të mesme. Burime pranë këtij institucioni pohojnë se e vetmja zgjidhje që mund t‘i jepet këtij problemi është porosia për të gjitha shkollat 9-vjeçare në vend që ta pezullojnë këtë libër nga përzgjedhja për nxënësit e tyre. Duke lënë kështu të humbur shtëpinë botuese "Ideart" dhe bashkautorët e tekstit, profesorët Agron Nishku dhe Adrian Papajani.

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •