Close
Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 162
  1. #91
    thundercloud Maska e eris1979
    Anëtarësuar
    29-05-2006
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    87
    Komplimente Albo, ndryshon strategji me shume elegance. Pasi nuk te ecen debati ne planin objektiv, e kthen pllaken ne planin subjektiv dhe me citon himariotet qe vetedeklarohen greke. Ta kam thene dhe po ta perseris, himariotet dhe kushdo tjeter, qofshin dhe shumice, mund te bejne c'te duan me veten e tyre ne planin individual dhe personal. Kjo eshte pune e tyre dhe mua me vjen shume keq, por nuk kam c'bej dhe e respektoj. Por askush nuk ka te drejte te ndyshoje kombesine e te vdekurve qe jetuan dhe vdiqen si shqiptare. Askush nuk ka te drejte te paraqese stergjysherit e tij si greke, sepse vete ai sot ndihet grek. Historia e Himares i perket historise se Kombit Shqiptar, dhe sebashku me ate te Mirdites perbejne dy faqet me te ndritura te Historise Shqiptare. Kjo eshte pasuria e vyer nga e cila asnje shqiptar me sado pak vetedije kombetare nuk mund te heq dore. Ketu nuk behet fjale per nje krahine ku kane mbetur vec pleq e plaka, por per nje krenari kombetare
    Sa per pathosin per te cilin me akuzon, une shkruaja ne fund te postimit se i referohesha nje libri te nje autori himariot, dhe per t'i qendruar sa me besnik teksit kam bere minimumin e nderhyrjeve, kryesisht pjeset qe nuk permbanin shume infomacion.
    Ndersa per vendasit renegate qe u prinin grekeve, t'i dhashe disa emra, dhe po te duash kam dhe ca te tjere, keshtu pasurohet dhe fondi i himarioteve grekofile. Cdo lufte ka tradhetaret e saj dhe kjo nuk eshte asgje sensasionale. Nga ai Piluri i tradites dolen plehrat P. dhe M. Merkuri qe i vajten pas Spiro Spiromilos dhe kretasve te tij, por c'jane ata perpara kollosit Lefter Cipa qe shkruan:

    "Pse poetin pse s'e duan,
    Pse s'e ngjitin ne tribune,
    Apo pse eshte betuar,
    Flamurit t'i qendroje burre.
    Nuk pranon erera te tjera,
    Vecse eres se Flamurit,
    S'mirret me megali idera,
    Edhe kur esht' perpara plumbit...
    Ndaj s'e duan ne tribune
    Trumbetaret e triblimit,
    Se u prish dhe u hap pune,
    Per hallet e pasurimit..."

    Kur te flasim per njerezit qe vetevriten me fotoksine, te jesh i sigurte se do ta shpreh shqetesimin tim dhe per ate problem. Ne postimin tim flisja per Shqiptaresine e Himares, dhe ndryshe nga ty nuk kisha pse hidhesha dege me dege.

    p.s. Dy-tre replikat e fundit, me ke quajtur me origjine nga Himara. Ky eshte nje konkluzion i yti. Une e njoh relativisht mire krahinen e Himares fale dashurise dhe nderimit qe kam per te, por nuk jam prej andej, megjithese do ta kisha per nder po te isha.
    I came so far for beauty
    I left so much behind

  2. #92
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Trojet tona Shqiptare
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-07-2006
    Postime
    170
    Tani po them edhe une nja dy fjale per ate gjoja "lapsus" te Adrian Papafillos (Papajani)! Mire, qe e tha se, ate harte e kishte te kopjuar,ashtu me "symbyllur" po me emertimin c'pati xhanem? Ku bazohet ay, qe ajo na qenkesh harte e "Greqise se Lashte" dhe jo e njeres prej kater shteteve, te krijuara nga shperberja e perandorise se Aleksandrit te Madh, pas vdekjes me 323 BC dhe pikerisht pjesa "Ballkanike" e kesaj perandorie te Maqedhonise se Lashte dhe qe kaloi nen vartesine e Antigonit, nderkohe kur dinastite pellazge me ne veri te kesaj vije, githashtu u shkeputen nga vartesia ndaj kesaj perandorie dhe kuptohet dolen me vehte, po ashtu Egjypti, Bardhia dhe Anatolia, ku te katra keto shtete u ndane sipas kater gjeneraleve me te rendesishem te Aleksandrit te Madh. Meqa ra fjala, kjo Bardhia vazhdoi te mbijetoje edhe per nja 500 vjet te tjera, nga ku edhe marrin emertimin edhe ata Albanet e Kaukazit.
    Qe te mos dalim nga tema, ceshtja nuk qendron tek harta, se faktet historike na pelqejne, ose jo, nuk mund t'i ndryshojme dot, por sic e permenda sdhe me lart, ceshtja qendron tek emertimi.
    Pike se pari vet termat "Grek-Greqi" nuk i gjejme te perdoren deri ne periudhen e Romes, madje edhe pikerisht gjate kesaj periudhe, pjesa jugore e Ballkanit eshte quajtur Provinca e Maqedhonise dhe jo e Greqise.
    Pra, nuk ka vend per t'u perdorur termi Greqi e Lashte, edhe sikur kater qytet shtetet e jugut te gadishullit te identifikohen sot si shtete greke, gjithesesi kemi te bejme me te kunderten, se keto shtete ishin te pushtuara qysh nga Maqedhonia e Filipit te II. Pa permendur ketu, se ne kohen perkatese Athinasit identifikoheshin si "helene", ndoshta zografisje te mevonshme te termit "hyllas/hyllenas" dhe jo "grek", ku greket e sotem nuk kane asnje perqindje pronesie, pervec atyre nja 30- 40%, qe jane pe rraces pellazge.
    Ja c'thone te tjeret per kete pune:
    The French author Zacharie Mayani (1899 – ) put forth a thesis that the Etruscan language had links to the Albanian language. This thesis places the Albanian language outside the group of Indo-European languages sharing one branch with Etruscans as well as ancient Greek.
    Nga ku, ky babuci ketu siper na thote se keta te ashtuquajturit greket e lashte na paskeshin folur albanisht!
    Greece possessed a large Nordic element, but as this element declined, so did Greek culture and civilization.
    Ketu na thone se, rraca e bardhe ka kaluar ne minoritet dhe kjo eshte mese e vertet dhe ata jane albanishtfolesit!

    Po te bazohemi tek Sokrati, "greket" kane c'bere shume emertime pellazge, duke i lene vetem nje rrokje, madje edhe nje shkronje nga origjinali, te cilen pasatj e rrethonin me para/prapashtesat e veta.
    Greek writers agreed that Pelasgians had spoken a "barbaric" or "unsophisticated Greek" language.
    The Athenians deemed themselves "true Hellenes" due to their well-developed society. by Daphne Elliott
    Pra ngado qe ta kthesh rroten prape tek rraca pellazge perplaset e gjithe ajo historia e para Romes ne ballkan, porse tani kemi te bejme me ndryshim te raportit te forcave midis dy rracave te ndryshme ne Greqine e sotme, sic edhe i thone "different genetik makup" dhe qe identifikohen me rracen e para Romes.

  4. #94
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Per mendimin tim Himara nuk ka ndonje shanc te behet greke.Interesat ekonomike jane qe kjo pjese te mbetet shqiptare.Finalizimi i rruges Dhermi-Himare do ta zgjidhte perfundimisht kete rebus.Ilir Meta ka qene politikani shqiptar qe e ka kuptuar me mire kete ceshtje.Himara si nje qender kryesisht turistike ka me shume interes te mbushet me shqiptare, se me greke qe kane vende te tjera ku te shkojne.Megjithate vlerat ortodokse te kesaj treve duhet te njihen dhe te ruhen si brenda vendit ashtu edhe nga nderkombetaret.Jane vlera shekullore ,te cilat i japin kesaj treve nje pikance dhe unicitet te vecante te pakrahasueshme.

  5. #95
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Akoma vazhdoni me keto Himarjotet dhe Qeparotasit ? Meqe ti takon shume Himarjote un takoj shume Greke. Me ka rastisur nje here te takoj nje nga Arkitektet me te medhenj te ketyre te fundit, me mbiemer Kondilis. Mbas shume diskutimesh duke pire dicka,i bera te njejten pyetje qe i ben ti Himarjoteve kuptohet me me stil "nga e ke origjinen ti". Per cudine tende, dhe jo timen, me doli me origjine shqiptare. Ne memorien time, e kam humbur numerimin e sa e sa Grekeve qe kane dale me origjine shqiptare. Dhe normale, nga KONDI e ka bere KONDILIS, dhe origjina e tij dalloheshe menjehere jo vetem nga fytyra e paster dhe e bardhe fisnike, por dhe nga mbiemri i tij puro shqiptar.


    Ti duhet te thuash "lum si une per disa dembele qe ne vend te punojne dhe te shtrohen punes, zgjedhin rrugen e shkurter te marrjes se pashaportes Greke dhe pensioneve qe i jep vendi fqinj". Me kete hap, mbasi te mbaroj misionin percares Greku, pritet qe te vije ndonje Kryepeshkop Bullgar qe te na "vertetoje" per 100,000 Bullgar, dihet duke i joshur me pashaporta Evropjane duke qene se Bullgaria eshte ne BE tashme.

    Kjo eshte loje politike dhe un nuk do i jepje shume rendesi fjales se nje injoranti nga Himara apo Qeparoi(edhe pse ketu un megjithmend nuk kam pare kembe greku edhe kur isha sivjet), por do shikoja historine, mbiemrat e tyre, emrat e tyre, kush kane qene te paret e tyre, dhe do i konsideroja keta njerez si drunj te shtrember dhe fenomene te castit. Nuk do harxhoja as nje kokerr leku qe te rrisja ne vend nje dru te shtrember qe neser pasneser do bie siper tarraces se shpise time.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #96
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    Megjithate vlerat ortodokse te kesaj treve duhet te njihen dhe te ruhen si brenda vendit ashtu edhe nga nderkombetaret.Jane vlera shekullore ,te cilat i japin kesaj treve nje pikance dhe unicitet te vecante te pakrahasueshme.

    Jam shume dakort me Qerimin, eshte per te ardhur keq te shikosh ato kisha te mrekullueshme ortodokse 200 vjeçare me ndikime veneciane te "restaurohen" nga interesat e kohes. Restaurimi i kishes se Himares se vjeter ishte nje skandal, shpresoj qe ajo e Qeparos te shpetoje.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Lapsus?????

    Prof.As.Dr Adrian Papajani dhe Prof.As.Dr Agron Nishku
    MOS VALLE EDHE KETA PRO_TE MARRIN NDONJE PENSION.....PREJ ???
    NUK PO SPEKULLOJ POR TURP E FAQJA E ZEZE PER SAMARIN E NGARKUAR ME TITUJ SE EDHE NJE 6-VJECAR DO TE KISHTE KAPUR LLUFLLEKUN E TREGUAR PREJ CA KOPJACEVE TE HARTAVE INJORANTE TE CA SUMCAVE YANKI TE PAGUAR PREJ LOBISTEVE GREKE.
    LE TE MOS E TEPROJME ME DEMOKRACINE E MESUAR (NGA DISA)NE USA SE MUND E NUK PRAKTIKOHET E USHTROHEN LEHTE NE SHQIPRI E NDER SHQIPTARE...
    ME TEPER SE KURRE KEMI NEVOJE PER QARTESI E NGRITJE SHPIRTERORE, KEMI NEVOJE PER VETEDIE E KRENARI KOMBETARE, KEMI NEVOJE PER C'VARROSJE TE VLERAVE SI POPULL E VENDOSJES NE VEND TE VET TE CDO SKUTE TE MJEGULLT LIDHUR ME KETO VLERA......E SHUM E SHUM TE TJERA
    MENDOJ SE DUHET ME FUQI TE NGREME PRESIONIN NDAJ KLASES POLITIKE TE SUPER KORRUPTUAR NE SHQIPERI QE TE DEMASKOHET SADOPAK MANIA PERULESE DHE SHERBETORLLEKU PA KUFI NDAJ NDAJ C'DO DACKE FQINJE SI DHE PERPJEKIA PER TE NDREQUR GABIMET FATALE E DASHAKEQE TE BERA PREJ VITEVE 90 E KETEJ

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565

    Kolonet, barbaret qe rrenuan muret e Athines

    Amfilokia-ngulmim i hershëm grek i ngritur nga Korinti, në gjirin e Prevezës në Epir.
    Epidamni- ose Dyrrahu (Durrësi)-ngulmimi tjetër, pranë Taulantëve në Shqipërinë e epërme

    Me këto dy ngulmime grekët pretendojnë se "Shqiptarët janë me grekë se grekët", por historia e antikitetit flet ndryshe, pasi shqiptarët as kanë qenë kurrë të pushtuar e as kanë qenë të nënshtruar asnjëherë nga grekët, në mos po e kundërta:

    ...Të keqtrajtuar nga të pasurit, kolonët e vërfër të Epidamnit ngritën krye kundër tyre dhe shtinë në dorë ngulmimet e tyre (432 para Krishtit)..
    ...e që këtu nis zanafilla e një luftë të përgjakshme.Fillon lufta mes Korintit dhe Korfuzit. Athina nuk duhej të ngatërrohej por megjithatë ajo nuk ndenji mënjanë. Sparta u përfshi gjithashtu në këtë luftë. Kështu ngjau lufta e Peloponezit, një luftë barbare sipas Tuqididit (Tuqididi, libri 1, K.67)...dhe ku grekët u bënë me turp (Rolin Vëll. 3, fq.14).
    Dihet si përfundoi ajo luftë. Athina humbi flotën e saj në Ego Potamo, në vitin 405. Një vit më vonë ajo u pushtua dhe muret e saj u rrënuan, flota e saj u katandis në 12 galera dhe qeverisja e saj iu besua tridhjetë të huajve, tridhjetë tiranëve, siç u tha më pas.


    Se çfarë është Amfilokia, e mësojmë nga Tuqididi (lib 3, k.68), i cili thotë se ky vend është një vend barbar dhe se banorët e Argosit-kryeqyteti i vendit, e kishin mësuar greqishten veç prej Ambrakiotëve, dhe se më pas Ambrakiotët i kthyen Argët në shërbëtorë.
    Argët ngritën krye duke u bashkuar me Akarnanët dhe Lelegët (fis tjetër pellazg) dhe i kërkuan ndihmë Athinës e cila u dërgoi ndihmë 100 anije. Argët dhe Akarnanët rimorën Argosin dhe dëbuan preja andej Abrakiotët e Korintit.

    Sa për Akarnanët, aleatët e trojanëve dardanë, mjafton të përmendet një citim shumë i bukur :
    "Ata asnjëherë nuk kanë shkuar në ndihmë të grekëve kundër trojanëve, të cilëve Roma u detyron prejardhjen e saj"(Justini, lib. 28, k.1)


    -----------------------------------------------------

    Per te mos i hyre fare pastaj se kush ishte kultura e lashte e gadishullit ilirik
    Sa cudi?!...pse nuk quhej gadishulli grek...se ata ishin dhe te kulturuar.

    A..e drejte, se per pak harrova, eshte dhe Herodoti qe e thote se PARA SE TE VININ GREKET I TERE VENDI QUHEJ PELAGONI DHE BANORET E TIJ ISHIN BARBARET PELLAZGE, e me pas u quajt (H)Ellada....

    Po Herodoti dhe Tuqididi nuk kishin nga ta njihnin as Bollanon e as Spiromilon

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Cool Historia 6

    <<<< tregon për gjith figurat shqiptare në greqi..ata që çliruan ortodoksin nga myslimanizmi....edhe sotë lehin këlyshat e bushtres..... >>>>>>>

    SA PER TE PASTRUAR PAK MJEGULLEN SE C'CLIRUAN FIGURAT SHQIPE NE GREQI.... I REFEROHEM TE MADHIT SHQIPFOLES PO EDHE SHQIPDASHESIT ARISTIDH KOLA I CILI ME NJE VERTETSI VETKRITIKUESE NA THOTE QE REVOLUCIONI GREK ISHTE NJE BESLIDHJE MIDIS SHQIPTAREVE TE TE DYJA BESIMEVE PER NJE LUFTE TE PERBASHKET KUNDER PUSHTUESVE......BESLIDHJE E CILA U KTHYE NE VLLAVRASJE PAS SHPINE TE TE GJITH ATYRE HERONJVE DHE TE TE MBARE POPULLSISE TE BESIMIT MUHAMEDAN PREJ ATYRE ORTHODHOKS, VLLAVRASJE E CILA VAZHDOI DERI NE FUND TE LUFTES SE 2-TE BOTERORE ME PERZENIEN E MASAKRIMIN DHE ASIMILIMIN E CAMVE.....PRA VELLAU IM KAFSHO GJUHEN KUR FUT BESIMIN FETAR NE MES DHE KUJDES KUR IDENTIFIKON SE KUSH CLIROI TJETRIN......JANE NIPERIT E KETYRE "FIGURAVE" TE CILET ME SHPIRTIN E MBUSHUR ME NDJENJE PTRIOTIKE SE JANE GREKE TE KULUAR E ME FRIKEN SPREJ PRIFTERINJVE HOMO SE PO TE FLASIN "ARVANITIKA" BEJNE MEKAT E ZOTI I VRET PO VAZHDOJNE TE NJEJTEN POLITIKE TE KALIT TE TROJES EDHE SOT E KESAJ DITE... KA VETEM NJE RRUGE PER TE ZGJIDHUR KETE MESELE ... UCC ...E KUFIRI TE THANA (E ATHINES)

  10. #100
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100

    Historia 6

    I Drejtohemi Jakovo Thomopulos 1912 Edhe 1933 Me Dy Librat E Tij Me Titull Pellazgji...nga Ku Do Njohim Se ç Shkruajnë Guret E Lashtë Të Gjendur Në Greqi Azin Egjyptë Edhe Etruri.....................shkruajnë Shqipen Pellazge Para Greke .greqishtja Lindi Edhe U Përhap Me Anë Të Fesë...lufta Kundra Turqis Ishte Luftë Shqipfolsish Me Besimë Ortodokse Edhe Mysliman................ndaj Ti Gëzoni Mullaret E Kashtes Që Ju Ndertoj Janullato Me Qeverrin Shqiptare ...neser Greku Do I Kujtoj Botes Atë Qe I Kujton Serbi Sotë...kishat Edhe Manastiret E Tij:

Faqja 10 prej 17 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •