Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Sherr për dhomën, nusja mbyt vjehrrën

    Tjetër krim brenda familjes në Tiranë. Dëshmia në polici e autores së vrasjes Vasilika Mazniku: Donte të më nxirrte nga shtëpia

    Vret njerkën e të shoqit për një dhomë në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pasdite në kryeqytet, ndërkohë që policia ka vënë në pranga autoren 61-vjeçare. Policia u njoftua rreth orës 16:30, se në rrugën "Sitki Çiço", përballë një shkolle 9-vjeçare, në një banese private, kishte ndodhur një vrasje. Menjëherë shërbimet e Komisariatit Nr. 4 shkuan në vendin e ngjarjes. Hynë nga një portë druri që ishte gjysmë e hapur dhe brenda në oborrin e saj kanë parë Vasilika Maznikun. "Kam vrarë vjehrrën". Me këto fjalë, Mazniku ka pritur uniformat blu, që më pas kanë hyrë në dhomën e ndenjes dhe kanë parë se aty ndodhej 76-vjeçarja Bozhana Mazniku, me një përparëse në qafë. "Pasi u zumë, i vura përparësen në qafë, e shtrëngova fort, derisa ajo vdiq. Ajo donte të më nxirrte nga shtëpia, prandaj e bëra", ka vijuar më tej 61-vjeçarja, e cila ishte në praninë e policisë. Menjëherë forcat policore kanë bërë shoqërimin e saj dhe pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes ka mbërritur Sotir Mazniku. Ai ka gjetur të vrarë njerkën, ndërkohë që policia e ka njoftuar se këtë krim e kishte kryer gruaja e tij. Pas marrjes së dëshmive, grupi hetimor deklaroi se Vasilika kishte konflikt me Bozhanën për shtëpinë që i kishte lënë babai i Sotirit. Për këtë, të dyja ishin zënë shpesh herë dhe Bozhana kishte jetuar në një dhomë, e ndarë nga thjeshtri i saj dhe bashkëshortja e tij. Konflikti ka arritur maksimumin dje pasdite, kur 61-vjeçarja, duke përfituar edhe nga mungesa e të shoqit, ka marrë përparësen e gatimit dhe ia ka lidhur në fyt vjehrrës. E ka mbajtur për disa minuta shtrënguar, derisa është siguruar se ajo kishte ndërruar jetë. Duke mbledhur gjithë provat e mundshme në vendin e ngjarjes, policia deklaroi se dyshohet që autorja e këtij krimi është Vasilika Gjice Mazniku, 61 vjeçe, e martuar dhe me dy fëmijë. Sipas policisë, ndaj saj u mor masa e arrestit në flagrancë dhe paraprakisht e ka pranuar krimin e kryer. Për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, policia ka shoqëruar edhe Sotir Maznikun, i cili ka lëshuar deklaratën e tij për këtë krim të rëndë brenda familjes. Policia mori dëshmi edhe nga dy fëmijët e viktimës.


    Familja Mazniku i vë kyçin shtëpisë


    Pas krimit të rëndë që ka ndodhur dje, familja Mazniku i ka vënë kyçin portës, pasi asnjë nuk ndodhej në shtëpi. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, policia ka arrestuar 61-vjeçaren dhe ka shoqëruar bashkëshortin e saj. Ndërkohë, çifti ka edhe dy fëmijë, një djalë edhe një vajzë, të cilët nuk ndodhen aty. Sipas fqinjëve, vajza ndodhet në Maqedoni, pasi familja është me origjinë nga Golloborda, ndërsa djali ka zgjedhur me kohë që të jetojë si prift. Sipas të dhënave, që i ri ai ka ndjekur rrugën fetare dhe ka mbaruar studimet për prift, duke u shkëputur nga familja për t‘i kushtuar jetën besimit. Ndërsa motrat e Sotir Maznikut janë martuar dhe jetojnë në lagje të tjera të Tiranës. B. G.


    Dëshmia


    Sotir Mazniku rrëfen motivin e vrasjes së njerkës


    65-vjeçari Mazniku: Dola për të blerë cigare


    Pas mbërritjes së policisë në vendin e vrasjes së 76-vjeçares, aty është paraqitur edhe thjeshtri i saj. Ai ka mbetur i habitur për praninë e policisë, por shumë shpejt është njoftuar se gruaja e tij i kishte vrarë njerkën. Duke nxjerrë nga xhepi një paketë "President", sikur donte t‘ia tregonte policisë, ai ka marrë një cigare dhe është shprehur: Dola për të marrë këto, pasi kisha mbetur pa duhan. Më tej ai ka deklaruar se në momentin që kishte dalë nga shtëpia nuk kishte lënë të hapur ndonjë debat, por shpesh herë kishin ndodhur të tilla në familjen e tij. Sipas dëshmisë, babai i tij ishte martuar dy herë dhe kur kishte vdekur, njerkës i kishte lënë një dhomë. "Unë kam tri motra, një nga nëna dhe dy të tjera nga babai. Ato janë të gjitha të martuara dhe në këtë shtëpi banonim vetëm ne të tre", është shprehur me gjysmë zëri Sotir Mazniku, teksa po shoqërohej me furgon për në Komisariatin Nr. 4.



    Gazeta Shqip
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

  2. #2
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Sa mire ia beri .................... se i ka mbajtur 2 pleq ajo dhe pastaj ta nxirrte jashte shtepie plaka?
    dont worry be happy

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    ca thu mi zhorzhi, mire ia beri weeeeeeee , si mund te vritet robi keshtu si ne mesjete moj aman.

  4. #4
    Nusja paska qene 61 vjec

    Vjehrra 76 vjec!!


    Vjehrra paska qene 15 vjet me e madhe se nusja

  5. #5
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anëtarësuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    eme se shaka bera se gjynah eshte plaka...............

    po ajo nusja mbase ka qene pak me te meta mendore...................
    dont worry be happy

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga engjellorja
    ca thu mi zhorzhi, mire ia beri weeeeeeee , si mund te vritet robi keshtu si ne mesjete moj aman.

    Pse moj ca ka?? I lidh nje perparse te qafa, edhe e shtrengon.. pastaj vdes vete viktima, cka per tu alarmuar ktu??

    ne mesjete vriteshin me shpata, jo me perparse... tani jemi ne epoken e modernizimit, te lidhim me litar mushke gjer sa te vdesesh

    Njerz po vdesin perdite, te gjitha do ti gjeni ne qytetin tone.. ku nje tabele e shtrember thote, mire se erdhen ne TIRONE.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Unë dija Elbasanin si vendin e çudirave...Qenka infenktu dhe Tirona!!!!!
    Injorantë ngelën një jetë këta njerëz?????
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Nuse terroriste paska qene kjo...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    Nuse terroriste paska qene kjo...
    Ka qene myslimane, edhe kur e pyeten me vone, ka then se e ka ber ne emer te Xhihadit

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga zhorzhi
    eme se shaka bera se gjynah eshte plaka...............

    po ajo nusja mbase ka qene pak me te meta mendore...................

    Po po gjynah i madh..

    Nje plake ka dashnor edhe e vret i biri
    kjo tjetra do me nxjerr nusen prej shpie
    nje tjeter del lakuriq neper rruge

    o njeri u ka ik menja plakave, skan faj 45 vjet komunizem ju ka lujt tepeleku.. kot nuk thone se mendja nje **** gruri eshte :P

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misteri I Mesnatës
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 08:26
  2. Duke pastruar dhomën gjen poshtë krevatit dashnoren e burrit
    Nga angeldust në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 17:46
  3. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  4. Në faqen tjetër të hënës, është hije
    Nga macia_blu në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-10-2004, 10:51
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •