Pershendetje Styx dhe te falenderoj per sqarimin plotesues te thenies persa i perket pushtetit te Sulejmanit a.s.
Te them te drejten, nder librat e pare qe kam lexuar pas atyne me figura ne kopesht kane qene ato te Eskilit Euripidid Sofokliut Homerit per lashtesine Greke. Me kane pas pelqy aq shume saqe i kam lexuar me shume se dy tre here dhe ishte i vetmi referim per mua kur flisja per ate periudhe dhe kuptohet historite e kohes ne fjale. Mirpo "goditjen" e pare ne kete si te thuash mur qe ishte kriju ne mendjen time persa i perket historise se lashtesise greke e mora ne Greqi ndersa punoja ne nje shtepi profesori pikture. E shoqja nje profesore muzike ne nje kolegj privat ndersa une i kerkova te me thoshte dicka per lashtesine greke dhe ato historite qe pershkruhen nga ato shkrimtaret e mesiperm persa i perket Zeusit etj ajo me tha; per ke pyet ti per ato prrallat per femije?!! Une u stepa dhe pas pake pyes; Ato jane veprat me me fame persa i perket historise tuaj si greke. Ajo m'a ktheu perseri qe ato jane te krijuara per femijet pasi nuk ka pas lloj lloj perendish dhe ketu me tha bie poshte vertetesia e tyre.
Une as qe ia zura me kete muhabet.
Dhe te them te drejten me vone ndersa rashe ne kontakt me biblen dhe fillava t'a lexoj ate e besova ate qe ajo me tha. pastaj ne Kur'an m'u perforcua edhe me shume pavertetesia e atyre historive. Ato jane thjesht mite te krijuara nga njerezit. Ndersa ne ato kryevepra letrare ka te verteta te padiskutueshme persa i perket organizimit te jetes ne kohen qe ato jane shkruar e me pare.
Persa i perket asaj pyetje qe ti me te drejte e shtron ashtu si edhe une kam pyetur personin qe me tha se ylli eshte simbol me ane te te cilit Sulejmani a.s. mendohet se ka mbledhur xhindet une nuk kam asnje lidhje vijuese argumentuese dhe sqaruese ndermjet posedimit te yllit nga Daudi a.s. te Sulejmani a.s.. Kush e verteton qe yllin e ka pas Daudi a.s. dhe cili esht argumenti per ato qe mendojne keshtu?
Krijoni Kontakt