-
i/e regjistruar
maturidinjet
MATURIDINJET
DEFINICIONI:
Maturidinjet jane pasuesit e shkolles ortodokse skolastike ne islam i cili themelues ka qene Ebu mensur el-maturidi . Ky grupacion eshte i bazuar ne argumentet racionale edhe ne argumentet ilmul kelamistike kunder kundershtarve te tyre : mu, tezilive , xhehmijeve edhe tjerve .
FUNDAMENTI EDHE PERSONALITET MA TE NJOHURA :
Ebu mensur el-maturidi ka vdekur ne vitin 333/945 . emrin maturid e ka mare sipas vendit te lindjes maturid , afer semerkandes ne transoksanij . Nuk dihet saktesisht datlindja e tij , poashtu nuk dihet as kush kane qene mesuesit e tij , e as nuk dihet se prej ciles shkoll eshte ndikuar . Njeri prej te rallve i cili permendet eshte nusajriju (sipas disave me emrin nasr ) b. jahja el-belhi prej te cilit e ka mesuar te drejten e islamit sipas drejtimit te medh-hebit hanefi . Simpatizuesit e maturidis e kane quajtur ate edhe me emrash tjer per shkak se tek ata ka pasur autoritet te lart . Emrat ma te njohur jane : Imam al-huda (udheheqesi i rruges se drejt ) , edhe Imam al-mutakalimin (udheheqesi i dijetarve te ilmul kelamit ).
IDEOLOGJIA EDHE BINDJA :
Burimet ne te cilat eshte bazuar maturidija jane te ndara ne burime te ndryshme sikur se jane-al-aklijjat qe d.m.th. krejt cka ka mundsi te argumentohet me logjik se pari (al-akl) , tek mbas kesaj me ane te shpalljes .
- ash-sheriat ose as-samijjat , gjerat te cilat per ata qe mendojn jane te pranuara , por as nuk ke mundsi te argumentohesh e as ske mundsi ti refuzojosh sikurse eshte pejgamberlleku , denimi i vorrit edhe gjerat tjera qe jane te lidhura me ate bote .
Kete ndarje qe e ka bere el-maturidi nuk eshte e perputhur kjo metodologjin e pasuesve te ehli sunetit dhe xhematit , ku burimet e tyre te fes jane: Kurani , suneti edhe konsezuesi i mendimeve te as-habve (ixhma) . Kjo eshte nje gabim i madhe qe e ka themeluar ne baze te filozofis kete ndarje te burimit te fes islam . Kjo cka e ka shtyr ate te beje kete ndarje eshte per shkak qe sipas tij te jet kjo nje rruge e mesme ne mes mendjes (logjikes) edhe tradites se sunetit te muhamedit s.a.v.s. , por kjo ate prap e ka shtyr qe mendjen e njeriut ta qet ne nje qorsokak te pa rrugdalje . Krejt kjo ka qene pasoj qe t,i nxjerin disa gabime te medhaja e qe jane ne kundershtim me shpalljen kuranin edhe sunetin .
Perderisa tesktet te cilat cka perputhet me mendimet e tyre ata i pranojn nga njera ane kurse nga ana tjeter cka nuk kane aftesi mendjet e tyre ta kuptojn se pranojn , ata vazhdimisht do te kundershtohen me ehli sunetin edhe do te kundershtohen ne mes veti per shkak qe po i largohen interpretimit te drejt te teksteve te kuranit edhe hadithit , ata jane duke vepruar keshtu ne kete menyr vetem e vetem qe ti pershtatet mendimeve te tyre edhe pse kjo eshte ne kundershtim me mesimet e ehli sunetit dhe -xhematit . Pra ata i japin perparsi se pari interpretimit te shtrebruar mbi emrat edhe cilsit e Allahut e tek mandej besojn ne ato cilsi te cilet i kane keqinterpretuar edhe ndryshuar tekstet e kuranit edhe hadithit. Duhet ta permendim edhe kete se termini sikur qe eshte interpretimi ne menyr te ndryshuar nga fjala e Allahut edhe pejgamberit te tij (at-tavili) kjo nuk ka qene e njohur ne kohen e pejgamberit te Allahut s.a.v.s e as ne kohen e gjeneratave ma te mire te ketij ummeti sahabve , tabiinve edhe tabitabiinve , por kjo eshte nje risi te cilet e kane shpikur bidatgjinjet sikurse jane : xhehmijet , mu,tezilit te cilet keto emertime i kane mare nga te krishteret edhe cifutet edhe i kane shtie ne islam . Keto inerpretime te cilat interpretime jane keqinterpretuar (at-tavili) e kane ndar ummetin ne sekte edhe grupacione edhe e kane percar bashkesin islame te ketij ummeti . Pra kjo eshte nje e keqe e madhe edhe nje rezik shume i madhe qe i kane bere krim emrave edhe cilsive te Allahut s.v.t .
Sa i perket besimit al-akaid , ata nuk i shfrytezojn si argument , per shkak se sipas tyre nuk ka mundsi qe te argumentosh besimin , bile edhe ne rast se i ke plotesuar te gjitha kushtet ne baze te usuli fikhut . Nese mendja e tyre nuk i percepton tekstet e kuranit edhe hadithit atehere ata ato tekste i refuzojn sipas thenies se tyre se kjo ka te beje ose per shkak te hareses , ose gabimit te transmetuesit , a kurse nese te kuptuarit e jashtem eshte e cart , atehere ata thejne se me kete mendohet ne dicka tjeter .
Ky eshte qendrimi i te gjithve maturidinjve , si per ata te meparshmit poashtu edhe per ata te mevonshmit . Disa prej maturidinjve , sikur qe eshte el-kevtheri edhe te njejtit mendim qe e kane divebendijet shkojn edhe ma larg sa qe i refuzojn dy sahihejnet (buharijun edhe muslimin) edhe i kritikojn disa prej imamave te hadithit . A kurse keto te gjithe ne e dijm se eshte ne kundershtim me praktiken e pejgamberit te Allahut s.a.v.s (sunetin) .
Ne teuhid maturidinjet jane te njejt sikurse esharinjet edhe ne kete drejtim ata i shfrytezojn argumentet filozofike ku te cilet te paret i kane sjell keto argumentime mu,tezilit , edhe ne kete ata deri diku iu perngjajn mu,tezilive . Maturidinjet i pranojn vetem 8 cilsi te Allahut s.v.t sikurse jane:,, jeta , fuqia , dituria , vullneti , te ndegjuarit , te shiquarit , te folurit , edhe te krijuarit , sa i perket cilsive tjera qe na udhezon kurani edhe suneti ata te gjitha keto i mohojn . Per dallim nga ehli suneti sikur qe besojn ne te gjitha emrat e Allahut poashtu besojn edhe ne te gjitha cilsit e tij . Ehli suneti besojn ne to ashtu qe i pranojn pa e perngjasu ate me krijesat e tij kjo eshte ashtu per shkak se ai i lartesuari thot : lejse kemithlihi shej we huve se,miul besir (asgje nuk i pergjan atij ai eshte shikuesi edhe ndegjuesi) . ash-shura 11.
Thenia e maturidinjve se kurani nuk eshte fjal e Allahut , por eshte fjal shpirterore ku i cili mbasi eshte ashtu nuk mund te ndegjohet , edhe thojn se kurani eshte i krijuar a kurse kjo eshte nje risi te cilen as kurani e as suneti nuk na kane udhezuar ne kete . I pari i cili e ka sjell kete risi ka qene ibn kulabi . Perkundrazi , Allahu i lartesuar fol nese don , kur te deshiron , edhe si te deshiron . Fol ashtu si i ka folur muses a.s. , pra sipas kesaj kurani eshte fjal e Allahut edhe nuk eshte i krijuar . Keshtu besojn pasuesit e ehli sunetit edhe xhematit .
Maturidinjet thejne qe besimi (el-iman) eshte te vertetuarit vetem me zemer at-tashdik , disa prej tyre shtojn edhe me gjuhe , qe as nuk zmadhohet e as nuk zvoglohet . Ata me kete jane te pajtuar me murxhiat , a kurse jane te dalluar nga pasuesit e ehli sunetit . Imani tek ehli suneti eshte bindje me zemer , te shprehurit me gjuhe edhe te vepruarit me gjymtyret e trupit , edhe ne anen tjeter imani zvoglohet me gjynahe duke mos e respektuar krijuesin e tij edhe zmadhohet duke i respektuar urdherat e tij .
Pra lexuesi duke lexuar me kujdes edhe duke i analizuar keto ideologji te maturidis ne akide do te sheh se ka mendime te paskta edhe ka mendime te sakta . Ai mendim cka eshte i sakte eshte mar nga pasuesit e ebu hanifes se meparshme , poashtu hulumtuesi do te sheh se mbas ebu hanifes Allahu e meshiroft jane nda ne shume sekte mbas tij simpatizuesit e tij .
Sipas kesaj ebu mensur el-maturidiu ne menyr direkte apo indirekte , ka qene i ndikuar nga imamet e xhehmijve , posacerisht ne lidhjen per irxhan qe i ka mohuar disa cilsi te Allahut s.v.t. . prej kesaj mund te shohim se maturidinjet jane nje shkoll kelamistike e cila ka ekzistuar ne shekullin e kater hixhrije ne qytetin e semerkandes edhe jane emertuar me kete emer sipas themeluesit ebu mensur el-maturidijut . Ne burimet e tyre te fes i japin perparsi mendjese edhe logjikes edhe ne akide kane sjell nje risi qe e kane ndar ate ne aklijjat ( ate me cka kuptohet edhe argumentohet me logjik) edhe sam-ijjat (gjera te panjohura qe jane te lidhura me ate bote ) .
Mar nga libri : AL-MAWSU AL-MUJASSARA
Fil al-adjan wa al madahib wa al-ahzab al-mu,ashira
WAMY Me disa shkurtime edhe ndryshime sipas nevojes nga Ebu Muhammed el-garib
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt