Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    7 ipeshkë në Shqypni, veç 2 janë shqyptarë...

    SHTETI DHE FEJA

    (Kë duhet të besojnë shqiptarët?!…)

    “Pushtimet moderne” tanimë janë bërë në modë në Shqipërinë e trazuar. Këta lloj pushtuesish vijnë si misionarë paqeje dhe instruktorë për të na bërë jo pushtues(!)… Vijnë si monitorizues dhe propozues për të ngritur OJQ-a, vijnë si “klerikë mjeshtra” dhe në fund të fundit vijnë për të rrjepur lëkurën këtij populli fukara.
    Kjo rracë pushtuesish modernë, mirë që vijnë vetë por gjejnë shesh e bëjnë përshesh duke ngritur edhe struktura të tëra rrjepsish. Rrogat e majme të tyre paguhen prej nesh.
    Kohët e fundit, ndërkomëtarët ja kanë msye kombit tonë nga të gjitha anët. Çka kapë hapsina jetësore teritoriale shqiptare. Kudo, patjetër do të hasësh ndërkombëtarët duke dhanë mend, duke bërë leksione kualifikuese që edhe abetaria e shkollës fillore do të skuqej nga turpi.
    Megjithatë uzurpimi më kërcënues është ai i hapsinave shpirtnore. Shohim rrugës duke kaluar turlifarë xhube mjekrroshësh, apo turlifarë kostume fetarësh, turlifarë ndërkombëtarësh fetarë derisa edhe Jezu Krishti na del me katër – pesë sozi(!)
    Tashti po futem në temë.
    E kam fjalën për fenë e parë të njerëzimit që Shën Pali predikoj në zanafillë sapo mbërriti në brigjet shqiptare. Pra për fenë e kshtenë, atë fe që shqiptarët e mbajtën dhe e ruajtën pjesërisht deri kur erdhën osmanllinjtë. Më pas kur erdhi në fuqi “kjoftëlargu”, thënë ndryshe komunizmi, ajo murtaja që prishi faltoret e shenjta ne vitin 1967 dhe që pushkatoi fretën e shëlbyes të fesë kattolike. Mos harroni, kaluam 42 vite të terrorit e gjenocidit fetar deri në mohimin e Zotit, duke u bërë shtet e popull i pafe…
    Ndërsa sot një tjetër rrezik i kërcënohet kombit.
    Po të risjellim në kujtesë Abat Doçin që para 84 viteve nuk u ba kardinal shqiptar sepse “e donte Shqypninë ma shumë sesa i duhej Vatikanit(!)”, apo rastin flagrant që Dom Lush Gjergji mbeti një prift katundi, nuk duhet të çuditet lexuesi. Katilokët shqiptarë dhe shëlbyesit e fesë katolike, me strategjinë vatikanasve, prej shekujsh shkollohen e shugurohen në Dioqezën e Peshës së Rëndësisë të Zagrebit. Dihet sesa fort na duan sllavët(!)
    Sapo e mbajt mesha e parë në lterin e shenjtë të Fushës së Rrmajit në Shkodër ku vëllezërit e besimit mysliman respektuan me ardhjen dhe ndihmesën e tyre tek ai eveniment, Shqipërisë i deleguan një nunc apostolic (Ivan Diaz) që erdhi diku nga xhunglat afrikane apo të Amazoneve dhe prej ahere në krye të shëlbyesëve shqiptarë sundojnë të huajt.(!)
    Këta ministra apo kryeipeshkë që e “njohin” shpirtin apo karakterin fetar shqiptar, amatorizmin apo tolerancën midis besimeve tona, aq sa na njihte dikur U T’hani i lindun në xhunglat e Birmanisë, na nënshtrojnë me sitemin e votës duke humbur edhe atë pak pavarësi e mëvetsi.
    Kanë ardhur në fronet e larta katolike persona që e flasin gjuhën shqipe pak ma keq sesa kinezët e rrugës se Medresesë apo greku i ortodoksave njëfarë qirje Janullatosi. Bukur besa! Aq bukur sa Edvin Rama na e propozon këtë qirjen qytetar nderi të një farë kryeqytetit(!). Ky asht rëndom peshqesh i Ramiz Alisë dhe troç antishqiptarizëm.
    Ndërsa Vatikani hesht, një farë Macerati na ideon sitemin e votave me supermaci të huejsh, dhe mirë që nuk merr edhe aprovimin e OSBE-së apo të KQZ-së për të bërë megadushkun katolik me ligj kanonik.
    Flini zotërinj të nderuem dhe të përvuejtëm shëlbyes të fesë katolike, se vetëm më një “Kjoftë levdue Jezu Krishti”, nuk mbrohet trinia e shenjtë: Flamur, Atdhe e Fe.
    Amin.



    Agim Doçi
    mirditas

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Po të risjellim në kujtesë Abat Doçin që para 84 viteve nuk u ba kardinal shqiptar sepse “e donte Shqypninë ma shumë sesa i duhej Vatikanit(!)”, apo rastin flagrant që Dom Lush Gjergji mbeti një prift katundi, nuk duhet të çuditet lexuesi.
    I nderuari Agim,
    me keqardhje mund te them qe je krejtesisht gabim.

    Shiko sa Ipeshkvi jane shqiptar:

    Imzot Rrok Mirdita (Tirane)
    Imzot Zef Simoni (Shkoder)
    Imzot Lucian Augustini (Lac Vau Dejes)
    Imzot Hil Kabashi (Vlore)

    dhe

    Imzot Dode Gjergji (Prizren)
    Imzot Zef Gashi (Tivar)



    Abat Doci nuk eshte bere kardinal sepse ka qene rregulltar benediktin dhe e kane si rregull te tyrin qe te mos marrin poste te larta kishtare. Titulli me i madh nderues kishtar per Ate Docin ka qene titulli Abat ne Abacine e Oroshit ne Mirdite, qe eshte njesoj sikur titulli i ipeshkvit.

    Ndersa prap je gabim! Sa per azhurnim tendin Dr. Don Lush Gjergji qe nje kohe te gjate eshte duke sherbyer ne Kishen e Konkatedrales ne Prizren.

    Sapo e mbajt mesha e parë në lterin e shenjtë të Fushës së Rrmajit në Shkodër ku vëllezërit e besimit mysliman respektuan me ardhjen dhe ndihmesën e tyre tek ai eveniment, Shqipërisë i deleguan një nunc apostolic (Ivan Diaz) që erdhi diku nga xhunglat afrikane apo të Amazoneve dhe prej ahere në krye të shëlbyesëve shqiptarë sundojnë të huajt.(!)
    Nunci apostolik nuk mund te jete shqiptar ne Shqiperi! Eshte norme kishtare, qe nunci apostolik te jete i nje kombi tjeter. Sa per ilustrim as ne SHBA apo Gjermani nuk mund te jete Nunci apostolik amerikan apo gjerman. Dhe sa per dijeni Ivan Dias ka qene prej Indise dhe ishte ai qe ngriti hierarkine kishtare ne Shqiperi. Nderkohe po te shikosh instutucionet e tjera religjioze kane akoma sot problemet e tyre te organizimit strukturor hierarkik (si psh. Kisha autoqefale shqiptare Ortodokse apo Komuniteti Islamik shqiptar etj..)
    [/QUOTE]

    Dhe ne fund nuk kam se cka te shtoj tjeter, pervec qe t'i lutem Zotit qe ta "ndricoj" mendjen tende te erret, per fene e te pareve tu qe flijuan jeten dhe gjakun e tyre per FE dhe GJUHE Shqiptare.



    Kjoft Levdue Krishti!
    NoName

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    NoName!!!!!!!

    Tesh po te jap fakte te gjalla, dhe mandej flasim se kush e ka "te erret" e kush ka nevoje per "ndriçim".
    Mire u pjekshim sy me sy e jo virtualisht.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    NoName.!!!!
    A e din se kush asht nenshtetas shqyptar? Tashti mbaj shenim se kush jane prelatet e larte neper Shqypni;

    Une e di qe jane 3 italian Angelo Masafra (italian) Shkoder,
    Cristofor Palmieri (italian) Merdite,
    Ottavio (italian) asht ne Lezhe, Në Zhape asht Luciano Agustini (kosovar), Ne Tirane Durres asht miku im Rrok Mirdita (prej malit te Zi Ndersa i vetmi shqyptar Shqypnije asht Monsinjor Zef Simoni, qe asht pa asnje detyre ose ma sakte si pensionist.
    A u morrem vesht ti i No Name???????
    Prap tash te shkruej ty e tash NDRICOJ FORUMIN!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi
    NoName.!!!!
    A e din se kush asht nenshtetas shqyptar? Tashti mbaj shenim se kush jane prelatet e larte neper Shqypni;

    Une e di qe jane 3 italian Angelo Masafra (italian) Shkoder,
    Cristofor Palmieri (italian) Merdite,
    Ottavio (italian) asht ne Lezhe, Në Zhape asht Luciano Agustini (kosovar), Ne Tirane Durres asht miku im Rrok Mirdita (prej malit te Zi Ndersa i vetmi shqyptar Shqypnije asht Monsinjor Zef Simoni, qe asht pa asnje detyre ose ma sakte si pensionist.
    A u morrem vesht ti i No Name???????
    Prap tash te shkruej ty e tash NDRICOJ FORUMIN!
    Nji pyetje:
    Pse rasti i Dom Lush Gjergjit, shqiptar i Kosoves, merret si argument per nenvleresimin e klerikeve shqiptare, kurse rasti i Agustinit e Mirdites merret si i kundert (si ipeshkvij joshqiptare Shqipnijet)?! A s'vlejne njisoj perkah prejardhja?

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    O Agim, po sjane feja jote keto, as Katolike e as Orthodokse po ta mendosh mire kshu qe ka nje fare kuptimi qe mos kete shqiptare. Plus qe te gjithe shenjtoret me origjine shqiptare qe nuk jane pak, keta i kane quajtur te tyret kshu qe nje aresye me teper qe mos ndjesh lidhje. Ne shqiptaret i kemi sa per sy e faqe, kshu jemi katandis. Fene tone e kane vjedhur dhe rishkruar te dya partite qe komandojne boten.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema të Ngjashme

  1. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  2. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •