Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Afrim Alia, modeli shqiptar ne token e kangureve

    Afrim Alia, modeli shqiptar ne token e kangureve

    Nga Neritana Kraja

    Karriera e modelit shqiptar mes suksesit dhe vėshtirėsive. Pėr Afrim Alinė, njė ndėr modelet mė seriozė, mė tė vlerėsuar dhe tė kėrkuar nė Australinė e largėt, ēdo moment i jetės ėshtė njė garė. Njė maratonė qė nuk ia di fundin asnjėherė, por qė i lejon tė kuptojė jetėn shumė mirė.

    Shtatė vite mė parė Afrim Alia kishte jetėn e njė emigranti tė thjeshtė. Punonte, vishej dhe dėfrehej si tė gjithė meshkujt e tjerė. Luante futboll dhe shihte televizor, pa u shqetėsuar pėr pamjen, kilogramėt e trupit, veshjen qė zgjidhte dhe aq mė tepėr pėr modėn, tė cilėn e konsideronte si kategori qė u pėrket vetėm femrave. Por janė shtatė vite kohė nė mes, qė kanė ndryshuan gjithēka pėr Afrim Alinė, modelin 30 vjeēar, qė nė fushėn e modės ka zgjedhur tė quhet “Alessio”. Rrjedha e kėtyre viteve e ka transformuar atė nga emigranti i zakonshėm nė kėrkim tė fatit, nė njė ndėr modelet mė seriozė, tė vlerėsuar dhe tė kėrkuar tė modės nė Australinė e largėt.

    I rritur mes Tropojės dhe Tiranės, ku tradicioni i vendit tė origjinės pėrzihej me kontrastet bardh e zi tė kryeqytetit shqiptar, nė moshėn 15 vjeē Afrimi largohet pėr nė Itali pėr tė kuptuar dimensionin e vėrtetė tė tij, drejt njė jete tė re. Gjatė viteve tė qėndrimit atje, asnjėherė nuk e ka parė Italinė si vendin ku mund tė bėhej model, megjithėse jetonte nė qendrėn e stilistėve mė tė njohur tė Botės dhe shanset do tė ishin mjaft tė favorshme nėse do tė provonte qysh atėherė. Kjo sepse moda nuk ka qenė asnjėherė ėndrra e tij.

    Punėn si model nisi ta projektonte vite mė pas, nė vitin 2000, kur shkeli mbi tokėn e kangurėve, akoma pėr njė ndryshim cilėsor nė jetė dhe rastėsisht e pa veten nė njė konkurs bukurie, fitues tė njėrit prej dy ēmimeve tė para qė jepeshin aty. “Ishte e dashura ime e asaj kohe, njė modele, qė mė nxiti tė marr pjesė nė konkursin e njohur “Sexy man of the ocean”. Vija nga njė vend i varfėr, nuk kisha edhe aq besim tek vetja, pastaj ishte edhe problemi i pėrshtatjes, edukimit. Tė gjitha kėto bėnin qė fillimisht tė isha i ndrojtur nė kėtė gjė tė re qė po provoja. Pastaj i thashė vetes “pse mos e bėj?” Premtova se do t’ia arrija patjetėr dhe ky premtim them se mė ka ndihmuar. Mbaj mend se nė fillim kisha shumė ndrojtje tė vishesha dhe zhvishesha para fotografėve dhe bliceve tė tyre, nuk dija si tė sillesha dhe tė reagoja me ata. Por kjo gjė me kalimin e kohės dhe kėmbėnguljen time nuk ekziston mė dhe unė ia kam dalė nė krye”.

    Qė nga ky konkurs i parė shumė gjėra kanė ndryshuar pėr jetėn e Afrimit. Ishte pikėrisht ky konkurs kur ai zgjodhi edhe emrin “Alessio” pėr tė hyrė nė tregun e modės. “Mė pyetėn se si dėshiroja tė mė prezantonin dhe menjėherė mendova se emri “Afrim” pėr atje nuk kishte as edhe njė kuptim. E kam zgjedhur menjėherė “Alessio”, nuk e di pse, mbase ngaqė ishte emri i parė qė mė erdhi nė mendje. Sot e kėsaj dite unė njihem si Alessio, megjithėse kėtu nė vendin tim dua tė mė thėrrasin Afrim”, shton ai duke qeshur.

    Modeli shqiptar 30 vjeēar, sot ėshtė ndėr modelet e kėrkuar nė Australi, Singapor, Hong Kong, Tokio, etj. Ai ėshtė bėrė imazhi mashkullor i parfumeve tė ndryshme, veshjeve pėr burra, veshjeve tė brendshme, etj. Fiziku ideal i Afrimit, njė muskulaturė e punuar mirė, portreti paksa i ashpėr nė dukje, vėshtrimi i egėr qė fsheh njė buzėqeshje shpėrthyese, kanė bėrė qė kritika ta vlerėsojė modelin shqiptar, madje ta pėrcaktojnė si “old ilirian” (ilir i lashtė) gjė tė cilėn Afrimi e pėlqen. “Me veshjen e lashtė tė kohės romake, me mburojė, pėrkrenare dhe heshtėn, duke dashur tė gjejnė njė pėrcaktim pėr imazhin e asaj qė krijuan dhe qė lidhej me lashtėsinė, ato mė cilėsuan si “old illyrian”, “old roman”, apo “old greek”. Nuk e di se si u ndjeva kur dėgjova atė tė fundit, “old greek”, nuk mė pėlqeu fare, prandaj kam kundėrshtuar. Tani jam vetėm njė “old illyrian”.

    Ndėrsa vitet ikin dhe ai ka krijuar njė emėr tė mirė si model, pasi imazhi i tij ka shoqėruar produkte tė mjaft firmave serioze, Afrimi ka kuptuar se nuk mund tė punojė pėrgjithmonė si i tillė, pasi ky ėshtė njė profesion qė ka limitet e veta tė moshės. Prandaj krahas kėsaj pune ai ka ushqyer ambicien e tij me hapjen e njė dyqani veshjesh nė Australi, ndėrkohė punon si instruktor palestre, ku kujdeset pėr modelet dhe pėrpunimin e tyre, dhe njėkohėsisht, ėshtė bėrė mjeshtėr i organizimit tė festave tė ndryshme, tė cilat ai i quan si “After Party”. Jo vetėm qė prodhon ide pėr festa tė tilla, por kujdeset deri pėr detajet e tyre, duke arritur tė organizojė festa fantastike, plot atmosferė dhe surpriza pėr tė ftuarit. Duke jetuar nė njė botė qė lidhet ngushtė me imazhin ai ka kuptuar mjaftueshėm se cilat janė hallkat perfekte tė realizimit tė kėtij imazhi. Ndonėse pėr momentin sytė i ka sėrish nga Italia, ku nė shtator ka vendosur tė fillojė njė shkollė pėr aktrim, projekti i tij mė i madh lidhet me krijimin e njė marke veshjesh dhe tė njė lokali me tė njėjtin emėr. E ku tjetėr do tė gjejė zbatim projekti i tij, pėrveēse nė Tiranė?! Pėr njė tė ardhme, mbase pak mė tė largėt, njė tjetėr plan ambicioz: njė Agjensi Mode, si profesionist i vėrtetė, ku tė merret me modelet shqiptare, me veshjet tyre, t’i pėrgatisė pėr sfilatat, apo blicet e fotografėve. Liēensa pėr “Fashion Model”, ėshtė dėshmia mė e mirė e Afrimit, qė ai di ta bėjė kėtė gjė mė mirė se asnjė tjetėr.

    Ndėrsa revista “Man’s health” nė numrin e ardhshėm do ketė imazhin e Afrimit nė kopertinėn e saj dhe ai ka pėrfunduar tė gjitha detajet qė lidhen me kėtė projekt, ėshtė hedhur “njė vrap pėr nė Shqipėri”, bashkė me mikun e tij fotograf, Roberto Granata, njė ndėr bashkėpunėtorėt e ngushtė tė regjisorit Sergio Leone. Realisht, tė vish nga Australia nė Shqipėri nuk ėshtė thjesht “njė vrap”, pasi janė 18 orė udhėtimi me avion, por gjithsesi ai kurrė nuk pėrton tė pėrfitojė nga rasti pėr tė bėrė njė ndalesė, tė gjatė apo tė shkurtėr nė vendin e tij. Arsyeja pse pėlqen tė kthehet herė pas here lidhet me familjen, (nėnėn dhe motrėn) qė dėshiron t’i shohė, takimet me miqtė e shumtė tė krijuar nė vite, e mbi tė gjitha ėshtė kureshtar pėr ndryshimet pozitive qė i vė re sa herė kthehet nė atdhe. Sidomos adhurimi i tij kalon drejt moshės sė re, brezit tė ri, tė cilėt sipas Afrimit kanė bėrė shumė pėrpara. “Janė tė talentuar, estetikė, njohin shumė gjuhė tė huaja dhe kjo ėshtė shumė pozitive pėr kulturėn dhe sidomos hapjen e njė vendi. Nė
    njė tė ardhme kjo gjė do tė bėjė qė tė huajt tė ndihen mjaft mirė kur tė vijnė si vizitor, sepse do tė takojnė tė rinj shqiptarė qė nuk u lėnė asgjė mangut tė hujave nėpėr Botė”.

    Duke ecur nė rrugėt e Bllokut Afrim Aliaj kalon jo pa tėrhequr vėmėndjen e tė tjerėve. Njė veshje sportive nė ngjyrė tė zezė, lėkura nė ngjyrėn e ēokollatės, flokėt e prera shkurt dhe tė stiluara me kujdes, aksesorė tė ndryshėm nė duar, apo qafė.... Ai nuk mund tė ecė pa tėrhequr vėmendjen sidomos tė femrave, tė cilat nuk ngurojnė t’i japin buzėqeshje apo joshje. Thotė se mė femrat e sheh veten tė suksesshėm, por nga ana tjetėr kėrkon tė jetė i matur dhe i kujdesshėm. Akoma nuk ka bėrė zgjedhjen e tij tė jetės, pasi mendon se zgjedhjet duhet tė jenė tė pjekura dhe jo rastėsore. “Nuk jam i dashuruar, por ēdo gjė qė bėj e bėj me dashuri”, rrėfehet lirisht Afrimi, ndėrsa premton se nuk do tė rreshtė sė kėrkuari, derisa tė gjejė personin e duhur. “Do tė lidhem me atė person qė ta ndiej thellė nė zemėr, pėr tė cilin tė jem komplet i sigurtė”.

    Modeli shqiptar veē kureshtjes qė ngjall kur ecėn rrugėve tė Bllokut, nė fakt ėshtė shumė miqėsor dhe i thjeshtė me kėdo qė njeh. Nė qafė mban njė varėse me shqiponjė, gjė pėr tė cilėn njerėzit bėhen edhe mė kureshtarė. “Nuk e heq asnjėherė, tregon Afrimi, ėshtė diēka qė mė kujton pėrherė Shqipėrinė”.

    Pėr Afrimin, ose Alessio-n, tė jesh model ėshtė diēka sa e bukur, aq edhe e vėshtirė. “E bukura ėshtė se sheh njerėz tė ndryshėm, bashkėpunon me ta, zbulon dhe kupton Botėn. Tė jesh model ėshtė si tė kesh njė universitet mė vete. E megjithatė ka vėshtirėsitė e veta. Konkurenca, intrigat, zhgėnjimet, preukopimi pėr veshjen, pėr ushqimin qė zgjedh, kilogramėt e tepėrt e gjithēka tjetėr qė lidhet me imazhin. Ėshtė njė ankth qė nuk resht kurrė. Ēdo moment i jetės ėshtė njė garė. Njė maratonė qė nuk ia di fundin asnjėherė, por qė tė jep tė kuptosh jetėn shumė mirė”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •