
Postuar mė parė nga
bebushja
Dhjetė pėrparėsi tė Shqipėrisė
Fejton nga Ymer Minxhozi
30-08-2007
Gjatė rrugės pėr nė Evropė (se, mesa duket ne jemi akoma nė Afrikė), Shqipėria ka njė numėr pėrparėsish qė na mbushin me besim se njė ditė prej ditėsh edhe ne do tė na njohin si banorė tė kontinentit ku kemi lindur e jemi rritur denbabaden. Kėto pėrparėsi unė jam pėrpjekur ti pėrmbledh nė dhjetė pika, megjithėse ato mund tė jenė shumė mė tepėr.
Pėrparėsia e parė:
Shqipėria e sotme ka njė kryeministėr qė bie nė ujė e del pa u lagur. Gjė qė, mesa dimė ne, ėshtė e vėshtirė ta gjesh nė njė vend tjetėr evropian. Ai ėshtė aq i aftė e i kualifikuar, saqė nuk i hyri asnjė gjemb nė kėmbė edhe pasi shkatėrroi shtetin nė vitin 1997-tė, as pėr kontrabandėn e naftės nė favor tė Millosheviēit nė vitet 1994-96, nė kohėn e embargos ndėrkombėtare kundėr Jugosllavisė dhe as pėr grushtin e shtetit nė shtator 1998-tė. Tani sna mbetet gjė tjetėr, veēse tė shpresojmė se Evropi do tė dijė ta vlerėsojė kėtė aftėsi tė kryeministrit shqiptar kur tė vijė puna pėr tė na ftuar nė radhėt e veta.
Pėrparėsia e dytė:
Ne zėmė vendin e parė nė Evropė pėr konsumin e qirinjve pėr frymė tė popullsisė, duke ia kaluar edhe shtetit tė Vatikanit. Kjo ka njė vlerė tė madhe morale e qytetare, sepse me dritėn e shenjtė tė qirinjve qeveria jonė i ndriēon popullit rrugėn pėr nė BE. Sapo bie muzgu, shtėpitė shqiptare nė fshat dhe nė qytet marrin pamjen e tempujve misteriozė tė kishave dhe koshėzave, ku njerėzit luten pėr qeverinė e tyre. Shqipėria e sotme ėshtė faltorja mė e madhe dhe vendi mė i shenjtė i Evropės. Asnjė popull tjetėr nuk i mban sytė nga qielli, si ne shqiptarėt, dhe kjo do tė mbahet parasysh kur tė na venė notėn e pėrmbushjes sė standardeve.
Pėrparėsia e tretė:
Shqipėria ka Ministrinė e Punėve tė Jashtme mė evropiane nė gjithė kontinentin. Ajo jep shembujt mė konkretė jo vetėm sesi mund tė shkohet nė Evropė, por edhe mėnyrat sesi mund tė flihet nė njė shtrat me Evropėn. Ministri i Jashtėm ėshtė martuar me njė grua holandeze; zv.ministrja e Jashtme ėshtė martuar me njė burrė turk; sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme ėshtė martuar me njė grua franceze. Me pak fjalė, njė internacionale e vėrtetė e diplomacisė tonė, qė na mbush me krenari tė gjithėve.
Pėrparėsia e katėrt:
Ne jemi ai vend i Evropės ku kryeministri dhe ministrat e qeverisė japin direktiva konkrete sesi duhet tė shkruhet historia e kombit. Asnjė qeveri tjetėr nuk ėshtė nė gjendje tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsi tė tilla. Jo se ata nuk e duan historinė e kombit tė tyre, por sepse kėtė punė e konsiderojnė pėrgjegjėsi tė historianėve. Ndėrsa qeveria shqiptare i ka edhe njohuritė, edhe kohėn pėr tu marrė me historinė. Kėsaj i thonė ta kapėsh demin nga brirėt. Ėshtė vėrtetuar tashmė se tė gjitha tė kėqijat dhe mungesat e kėtij vendi (duke pėrfshirė edhe krizėn e dritave dhe tė ujit), na kanė ardhur jo nga shkatėrrimi i termocentraleve dhe plantacioneve tė mbjella, jo nga mbyllja e minierave dhe industrive, jo nga emigrimi i rinisė nėpėr botė, por ngaqė historinė tonė nuk e ka shkruar vetė mjeku Berisha, nė bashkėpunim me Uran Butkėn. Tani qė u gjet rrėnja e sė keqes, do ta shihni sa mbarė do tė na venė punėt.
Pėrparėsia e pestė:
Shqipėria ėshtė vendi me dy kushtetuta, njė luks qė nuk e ka asnjė vend tjetėr i Evropės. Njėra ėshtė kushtetuta e shekullit tė 15-tė dhe qė quhet Kanun, tjetra ėshtė kushtetuta e ndėrtuar sipas tė gjitha modeleve evropiane. Ky fakt na shėrben ne, pėr tė plotėsuar tė gjitha standardet e pranimit nė BE. Nė qoftė se tė tjerėt ecin vetėm me njė kėmbė (sepse kanė vetėm njė kushtetutė), ne ecim me dy. Njėrėn kėmbė e mbajmė nė shekullin e 15-tė dhe tjetrėn nė shekullin e 21-tė. Njėra, ajo e para, tė vret ose tė mban tė ngujuar familjarisht, e dyta ti jep tė gjitha liritė nė qoftė se arrin tė mbetesh i gjallė nga e para.
Pėrparėsia e gjashtė:
Ne i kemi habitur fqinjėt tanė evropianė duke shkripėzuar ujin e detit pėr tė furnizuar qytete tė mėdha si Durrėsi dhe plazhet. Kjo arritje teknologjike shqiptare ka ngjallur zilinė e disa vendeve pėrtej kontinentit tonė, tė cilat janė ofruar tė blejnė patentėn direkt nga kryeministri, i cili ėshtė edhe autori i saj, por ai nuk ka pranuar ta shesė, sepse kjo pėrbėn njė arritje panevropiane.
Pėrparėsia e shtatė:
Ne kemi asfaltuar ose do tė asfaltojmė plot 6.000 kilometra rrugė, aq sa ėshtė gjatėsia e Murit Kinez. Kjo koincidencė fatlume me njėrėn nga shtatė mrekullitė e botės flet qartė pėr madhėshtinė qeverisėse. Por, meqenėse Shqipėria ka vetėm 4500 kilometra rrugė tė tė gjitha kategorive, 1500 km qė teprojnė do ti asfaltojmė jashtė kufirit tonė shtetėror, nė vendet fqinje, nė mėnyrė qė ti ndihmojmė edhe ato pėr tu pranuar nė Evropė.
Pėrparėsia e tetė:
Shqipėria ka pushtetarėt mė tė pėrkushtuar nė kontinent. Po arriti kryetari i partisė tė bėhet kryeministėr apo president, atij i vihet stampa lider historik dhe nuk largohet nga ai vend derisa tė ketė frymėn. Kėtė ata e bėjnė vetėm pėr ti shėrbyer popullit. Nė asnjė mėnyrė pėr interesat personale. Edhe nė qoftė se, pa dashur, liderėt historikė grumbullojnė ndonjė pasuri qė as vetė nuk e dinė nga u ka ardhur, ata nuk mbajnė asgjė pėr vete dhe ua kalojnė njerėzve mė nė nevojė vajzave, grave apo dhėndurėve. Asgjė pėr vete. Nė qoftė se lideri ka nevojė pėr ndonjė pushim a ndonjė shėtitje shėndetėsore nė Dubai, Kapri apo Sharm El Sheik, kėtė e bėjnė vetėm me shpenzimet e shoqatave bamirėse. Pėr shtetarė tė tillė tė lartė, me duar tė pastra, Evropa ka shumė nevojė dhe shembulli i qeveritarėve shqiptarė pėrbėn njė pėrparėsi pėr tė gjithė ne.
Pėrparėsia e nėntė:
Deri sot ne nuk kemi dėgjuar qė Evropa tė ketė kryeministra qė tė thonė: Prapa mė vjen historia! Ndėrsa Shqipėria zotėron kapacitete tė tilla intelektuale, qė mund ta detyrojnė historinė tju vijė pas si manare. A duhet ta mbajmė kėtė pasuri tė madhe intelektuale vetėm nė kornizėn shqiptare apo ti ndihmojmė dhe tė tjerėt? Mendoj se edhe nė kėtė fushė ne nuk duhet tė rrimė tė mbyllur, por ta eksportojmė kėtė specie shtetari. Studiuesit e globalizmit kanė rastin tė mėsojnė se Shqipėria tremilionėshe ėshtė nė gjendje tė japė jo vetėm njė milion barinj dhish, kamarierė hotelesh apo argatė plantacionesh me diploma nė xhep, por edhe koka universale qė u shkon pas historia.
Nė fund, e dhjeta, njė pėrparėsi-shtesė:
Para ca kohėsh, kryeministrin hungarez pėr pak e rrėzuan nga posti, sepse kishte bėrė njė premtim tė gėnjeshtėrt gjatė fushatės elektorale. Edhe kundėr kryeministrit shqiptar do tė ngrihet populli e tė kėrkojė rrėzimin e tij, por kjo do tė ndodhė vetėm atė ditė qė do tė merret vesh se kryeministri ynė paska mbajtur njėrin prej 1001 premtimeve tė fushatės elektorale. Natyrisht kjo ēudi ska pėr tė ndodhur kurrė, gjė qė pėrbėn njė garanci plus se nė Shqipėri ka stabilitet tė plotė qeverisjeje pėrparėsi kjo qė vlerėsohet aq shumė nė kėtė botė plot turbullira.
Krijoni Kontakt